{"id":106034,"date":"2025-02-28T09:41:36","date_gmt":"2025-02-28T09:41:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=106034"},"modified":"2025-02-28T09:41:36","modified_gmt":"2025-02-28T09:41:36","slug":"si-i-perfitojne-tenderat-dhe-koncensionet-burrat-e-drejtoreshave-te-besuara-te-ballukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/28\/si-i-perfitojne-tenderat-dhe-koncensionet-burrat-e-drejtoreshave-te-besuara-te-ballukut\/","title":{"rendered":"Si i p\u00ebrfitojn\u00eb tenderat dhe koncensionet burrat e drejtoreshave t\u00eb besuara t\u00eb Ballukut"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb evidentimit t\u00eb konflikteve t\u00eb interesit dhe abuzimet me fondet publike, q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Belinda Ballukut, \u201cVetting\u201d do t\u00eb zbuloj\u00eb afera t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me zyr\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, me drejtoreshat e Ballukut, familjar\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve marrin tenderat dhe koncesione nga vet zv.ministrat e Ballukut. K\u00ebta t\u00eb fundit jan\u00eb t\u00eb lidhur me biznesmen\u00eb q\u00eb kan\u00eb kompani n\u00eb offshoret e Malt\u00ebs dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do hedhim drit\u00eb mbi err\u00ebsir\u00ebn q\u00eb lidhen me tenderat e shit-blerjes n\u00eb sektorin e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhjet e drejtor\u00ebve t\u00eb zv.kryeministres Balluku me biznesmen\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb vend nuk jan\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi. Drejtoreshat n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs, Erjola Muka dhe Irena Malolli rezultojn\u00eb t\u00eb lidhura indirekt me biznesmenin Besnik Leskaj, q\u00eb ka kontrat\u00eb koncesioni me Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga vendimet apo mund t\u00eb monitorohet nga nj\u00ebsi t\u00eb varura nga k\u00ebto t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Prej gati 3 vitesh Erjola Muka \u00ebsht\u00eb Drejtoresh\u00eb e P\u00ebrgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Territorit n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe m\u00eb p\u00ebrpar\u00eb ka punuar administratore e kompanis\u00eb publike \u201cAlbpetrol\u201d sha, po n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb bashk\u00ebshorti i saj, Redion Biba rezulton administrator i kompanis\u00eb \u201cABKONS\u201d shpk n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb \u201cBlessed Investment\u201d e biznesmenit Besnik Leskaj dhe Redjan Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, prej shum\u00eb vitesh Irena Malolli \u00ebsht\u00eb Drejtoresh\u00eb e Politikave dhe Strategjive t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Telekomunikacionit dhe Postave n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe rezulton bashk\u00ebshortja e Sokol Malollit. Ky i fundit ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar pran\u00eb kompanis\u00eb \u201cABKONS\u201d shpk dhe si drejtor pran\u00eb kompanis\u00eb \u201cIKONS\u201d, edhe kjo n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Besnik Leskaj si aksioner kryesor dhe 25% t\u00eb aksioneve n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb Josif Gjanit.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Arben Llangozi, \u00e7do lloj veprimi apo kontrate\u00a0 q\u00eb lidhet n\u00eb dukje me konflikt interesi meriton nj\u00eb konflikt penal.<\/p>\n<p>\u201cKonflikti i interesit n\u00eb vetvete udh\u00ebzon dhe \u00ebsht\u00eb krijuar si ligj p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebzuar institucionet ligjzbatuese p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb hetim\u201c, tha p\u00ebr \u201cVetting\u201d avokati Llangozi.<\/p>\n<p>Por Erjola Muka dhe Irena Malolli jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb publike \u201cHekurudha Shqiptare Sha\u201d si p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb Ministris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb familjar\u00ebt e tyre jan\u00eb drejtues te kompanit\u00eb \u201cABKONS\u201d dhe \u201cIKONS\u201d t\u00eb biznesmenit Leskaj q\u00eb ka aksione te koncesioni i hekurudh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ngre dyshime p\u00ebr konflikte interesi me detyr\u00ebn \u00ebsht\u00eb kontrata koncesionare e fituar nga v\u00ebllez\u00ebrit Leskaj dhe \u201cALB-STAR\u201d p\u00ebr rehabilitimin, operimin dhe transferimin e rrjetit t\u00eb transportit hekurudhor n\u00eb linjat Fier-Ballsh dhe Fier-Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1513247\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-27-at-17.40.15-640x360.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-27-at-17.40.15-640x360.jpeg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-27-at-17.40.15-1280x720.jpeg 1280w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-27-at-17.40.15-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-27-at-17.40.15-1536x864.jpeg 1536w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-27-at-17.40.15-750x422.jpeg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-27-at-17.40.15-1140x641.jpeg 1140w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-27-at-17.40.15.jpeg 1600w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"360\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka publikuar nj\u00eb raport, ku zbulohet se kompania koncesionare ka shkelur kushtet e kontrat\u00ebs. Realizimi i kontrat\u00ebs ka ngelur mbrapa me afatet dhe kjo ka sjell\u00eb probleme, ku evidentohet se Ministria e Infrastruktur\u00ebs q\u00eb drejtohet nga Balluku nuk ka ngritur grupin e Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Zbatimit t\u00eb Projektit.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Arben Llangozi, konflikt interesi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm momenti i fitimit t\u00eb nj\u00eb prokurimi publik, por \u00ebsht\u00eb edhe kur t\u00eb gjith\u00eb zbatimin e nj\u00eb kontrate e cila n\u00eb rastin konkret, si\u00e7 e ka konstatuar edhe Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb e cila nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Kjo kontrat\u00eb, ashtu si edhe kontratat p\u00ebr dy parqet fotovoltaike t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Leskaj, q\u00eb po nd\u00ebrtohen n\u00eb zon\u00ebn e Semanit n\u00eb Fier jan\u00eb firmosur dhe monitorohen nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas auditit nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs t\u00eb treja k\u00ebto kontrata kan\u00eb patur probleme me zbatimin dhe dokumentet duke ngritur dyshime p\u00ebr favorizim nga institucioni q\u00eb drejtohet nga Belinda Balluku.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2023, Fondi Green for Growth (GGF), i cili mb\u00ebshtetet nga Banka Europiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim, Bashkimi Europian dhe Banka Gjermane e Frankfurit KFW miratoi nj\u00eb hua prej 28 milion\u00eb eurosh p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe funksionimin e termocentralit diellor \u201cSPV Blue \u201c1 n\u00eb Fier, duke financuar 75% t\u00eb projektit. N\u00eb qershor 2023, Enti Rregullator miratoi kalimin e pasurive t\u00eb paluajtshme t\u00eb kompanis\u00eb \u201cSPV Blue 1\u201d n\u00eb favor t\u00eb fondit \u201cGreen for Grovvth\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Seman, kompanit\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve Leskaj kan\u00eb p\u00ebrfituar sip\u00ebrfaqe t\u00eb m\u00ebdha toke p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebtyre projekteve, por Besnik Leskaj rezulton bashk\u00ebshorti i Ledia Totaj, e cila deri n\u00eb n\u00ebntor 2023 p\u00ebr gati 7 vite ka qen\u00eb zyrtare e lart\u00eb si drejtuese e Agjencis\u00eb s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Territorit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimi i lejeve p\u00ebr parqet fotovoltaike apo edhe p\u00ebr zona t\u00eb caktuara ka ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr favorizime pasi ka qen\u00eb vet Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, q\u00eb ka konstatuar probleme me kontratat p\u00ebr parqet fotovoltaike.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, duke qen\u00eb se Besnik Leskaj \u00ebsht\u00eb person i lidhur me Ledia Totaj, automatikisht \u00ebsht\u00eb subjekt i Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Redi Ramaj, personi i lidhur n\u00eb kuptimin q\u00eb i jep ligji p\u00ebr deklarimin e pasurive, raporton nj\u00ebsoj dhe deklaron nj\u00ebsoj si personi i cili \u00ebsht\u00eb subjekti deklarues.<\/p>\n<p><em>\u201cTregon t\u00eb dh\u00ebnat e pasuris\u00eb, lidhjet e tij me biznesin, \u00e7far\u00eb gjeneron n\u00eb vitin n\u00eb t\u00eb cilin po deklaron, pra \u00e7far\u00eb pasurie ka gjeneruar\u201d,<\/em>\u00a0u shpreh avokati Ramaj.<\/p>\n<p>Nga informacionet e siguruara nga \u201cVetting\u201d, Leskaj ka deklaruar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2017 themelimin e deg\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb \u201cIKONS GLOBAL LIMITED\u201d n\u00eb Angli, por n\u00eb vazhdim nuk ka deklaruar t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet me k\u00ebt\u00eb kompani apo l\u00ebvizjen e aksioneve.<\/p>\n<p>Por Besnik Leskaj \u00ebsht\u00eb aksioner te kompania n\u00eb Angli, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb dege t\u00eb k\u00ebsaj kompanie q\u00eb e ka themeluar n\u00eb 2018, n\u00eb offshoret e Malt\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb fiskale p\u00ebr biznesmen\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb fshehin pasurit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kjo kompani e cila zot\u00ebron aksione te kompania n\u00eb Angli nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb ILDKPKI nga Leskaj.<\/p>\n<p>Nga dokumentet zyrtare, kjo kompani guack\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr malteze \u201cBlessed Investment Limited\u201d, e cila ka si pronar fundor kompanin\u00eb shqiptare \u201cBlessed Investment\u201d shpk. Kjo kompani \u00ebsht\u00eb aksionere drejtp\u00ebrdrejt te kompanit\u00eb e parqeve fotovoltaike, te kompania \u201cIKONS\u201d dhe \u201cABKONS\u201d shpk, ku kjo e fundit ka marr\u00eb fonde nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Ramaj, rreziku n\u00eb mosdeklarimin e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave\u00a0 \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale, \u00ebsht\u00eb falsifikim i stampave, formular\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfshihen nga Kodi Penal si vep\u00ebr penale dhe rrezikon cdo zyrtar n\u00eb momentin e mosdeklarimit apo deklarimit t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb k\u00ebto formular\u00eb t\u00eb ndiqet penalisht nga prokuroria.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2021 \u201cIKONS\u201d shpk s\u00eb bashku me kompanin\u00eb italiane \u201cBGP Management Consulting\u201d spa do t\u00eb p\u00ebrfitonte tenderin me vler\u00eb 1 milion euro ose 107 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr \u201cImplementimi i aplikimeve dhe funksioneve ERP n\u00eb KESH sh.a \u2013 moduli i menaxhimit financiar dhe moduli i menaxhimit t\u00eb burimeve njer\u00ebzore\u201d nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tiran\u00eb. Edhe kjo gar\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnohej me flamur t\u00eb kuq, pasi do t\u00eb skualifikoheshin t\u00eb gjith\u00eb konkurrent\u00ebt duke u shpallur konsorciumi i kompanive italo-shqiptare fitues.<\/p>\n<p>P\u00ebr tenderin pati ankesa, t\u00eb cil\u00ebt u refuzuan nga administratori Besjan Kadiu.<\/p>\n<h4><strong>Zv.ministrat i \u201cjapin\u201d tenderin burrit t\u00eb drejtoresh\u00ebs s\u00eb Ballukut<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb 15 korrik 2024, biznesmeni Nursen Metuli do t\u00eb themelonte kompanin\u00eb \u201cUcrypt\u201d, e cila ka si veprimtari Dizenjimin dhe p\u00ebrshtatjen e sistemeve t\u00eb Siguris\u00eb kibernetike dhe sigurimi i netvvork dhe datacenter nga sulmet kibernetike dhe \u00e7do d\u00ebmtim i pron\u00ebs digjitale. Pas disa jav\u00ebsh, Metuli do t\u2019i rishp\u00ebrndante aksionet duke i kaluar 30% t\u00eb aksioneve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb vet \u201cA-T-D \u2013 ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION\u201d dhe 70% t\u00eb tyre kompanis\u00eb \u201cEURO TECHNOLOGY\u201d me nj\u00eb vler\u00eb simbolike prej 7 mij\u00eb lek\u00ebsh ose 70 euro, duke ngritur dyshime p\u00ebr q\u00ebllimin e transaksionit.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Arben Llangozi kemi dyshime t\u00eb cilat \u00e7ojn\u00eb n\u00eb disa vepra penale, si dyshimi \u00ebsht\u00eb i pabarazis\u00eb n\u00eb tendera q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i diskutuesh\u00ebm, por mund t\u00eb kemi dhe dyshime p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb ky duket nj\u00eb transferim i zakonsh\u00ebm, por djalli fshihet n\u00eb detaje. Kompania \u201cEURO TECHNOLOGY\u201d \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit 2017 nga Elno Rrapaj, i cili n\u00eb 13 shtator 2021 ia ka shitur kompanin\u00eb Egmont Ngjel\u00ebs. Sipas informacioneve t\u00eb siguruara nga \u201cVetting\u201d, Egmont Ngjela \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti i Kledia Ngjelas, ish-Sekretare e P\u00ebrgjithshme e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe drejtoresh\u00eb e p\u00ebrgjithshme e Drejtoris\u00eb Rregullatore dhe P\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Infrastruktur\u00eb dhe Energji prej disa vitesh n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs n\u00ebn var\u00ebsi t\u00eb Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>Dyshimet e para lidhen edhe me nepotizmin pasi Egmont Ngjela ka qen\u00eb jurist te kompania publike AlbControl, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga korriku 2021 deri n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2022, e shoqja Kledia Ngjela ka qen\u00eb an\u00ebtare e bordit t\u00eb Albcontrol, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kompania \u201cA-T-D \u2013 ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION\u201d ka p\u00ebrfituar disa tendera.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret duke qen\u00eb se kemi lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb midis bashk\u00ebshortes dhe nj\u00eb personi i cili ka fituar tendera, at\u00ebher\u00eb duhet par\u00eb lidhja reale me k\u00ebt\u00eb kompani, n\u00ebse kjo kompani q\u00eb ka fituar k\u00ebto tendera i p\u00ebrket me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebtij zot\u00ebrie apo bashk\u00ebshortit apo bashk\u00ebshortes q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb dhe drejtoresh\u00eb e p\u00ebrgjithshme\u201d, u shpreh p\u00ebr \u201cVetting\u201d avokati Llangozi.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb flagrante \u00ebsht\u00eb fakti se zv.ministrat e Ballukut, Ceno Klosi dhe Ami Kozeli rezultojn\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Operatorit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb Elektrike, ku Ceno Klosi \u00ebsht\u00eb Kryetar i K\u00ebshillit prej korrikut 2024 dhe Ami Kozeli prej vitit 2023.<\/p>\n<p>Sipas nenit 16 t\u00eb statutit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb publike OSHEE-ja \u00ebsht\u00eb e ngarkuar me mbik\u00ebqyrjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb Administratorit, merr dhe jep vendime nga Asambleja, ekzekuton vendime. Madje administratori i shoq\u00ebris\u00eb zgjidhet ose shkarkohet nga K\u00ebshilli i Mbik\u00ebqyr\u00ebs i OSHEE-s\u00eb dhe sipas nenit 20, pika 3 e statutit t\u00eb OSHEE-s\u00eb, administratori duhet t\u00eb marr\u00eb miratimin paraprak nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme ose K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebrpara marrjes ose zbatimit t\u00eb ndonj\u00eb vendimi specifik.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb rastin konkret?<\/p>\n<p>Disa jav\u00eb pas em\u00ebrimit t\u00eb Ceno Klosit si Kryetar i K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe zv.minist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, n\u00eb 20 gusht t\u00eb vitit 2024, Operatori i Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb Elektrike do t\u00eb shpallte fituesin p\u00ebr tenderin \u201cSh\u00ebrbimi i GPS p\u00ebr mjetet motorike te OSSH sh. A\u201d me vler\u00eb 25 milion\u00eb lek\u00eb ose 25 mij\u00eb euro kompanin\u00eb \u201cA-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION\u201d e Nursen Metulit, n\u00eb nj\u00eb tender pa gar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00eb do t\u00eb merrte pjes\u00eb edhe kompania \u201cVodafone\u201d, e cila do t\u00eb skualifikohej pasi nuk kishte paraqitur ofert\u00eb dhe asnj\u00eb dokument tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar, duke u shpallur automatikisht fituese kompania e biznesmenit Metuli.<\/p>\n<p>Sipas \u201cOpenprocurement.al\u201d, ky tender do t\u00eb sh\u00ebnohej me flamur t\u00eb kuq sepse ka indicie p\u00ebr korrupsion dhe favorizim kompanie p\u00ebr p\u00ebrfitimin e fondeve publike.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1513249\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/tender-me-flamur-te-kuq-640x360.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/tender-me-flamur-te-kuq-640x360.jpeg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/tender-me-flamur-te-kuq-1280x720.jpeg 1280w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/tender-me-flamur-te-kuq-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/tender-me-flamur-te-kuq-1536x864.jpeg 1536w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/tender-me-flamur-te-kuq-750x422.jpeg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/tender-me-flamur-te-kuq-1140x641.jpeg 1140w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/tender-me-flamur-te-kuq.jpeg 1600w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"360\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Por dyshimet nga \u201cOpenprocurement.al\u201d nuk ishin thjesht dyshime sepse Metuli e ka fituar tenderin duke qen\u00eb ortak me burrin e drejtoresh\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs Kledia Ngjela, Egmont Ngjela i cili disa dit\u00eb para n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb \u201c\u201cEURO TECHNOLOGY\u201d rezulton bashk\u00ebpronar me kompanin\u00eb \u201cA-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION\u201d t\u00eb Metulit te kompania \u201cUcrypt\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi dyshime t\u00eb forta p\u00ebr korrupsion dhe favorizim pasi Ceno Klosi \u00ebsht\u00eb drejtuesi i Kledia Ngjelas, ashtu si edhe Ami Kozeli dhe t\u00eb dy k\u00ebta jan\u00eb respektivisht kryetar dhe an\u00ebtar t\u00eb OSHEE-s\u00eb, q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb tenderin burrit t\u00eb Drejtoresh\u00ebs. Sipas ligjit nr .9367, dat\u00eb 7.4.2005 \u201cP\u00ebr Parandalimin e Konfliktit t\u00eb Interesave n\u00eb Ushtrimin e Funksioneve Publike\u201d, ky rezulton person i lidhur dhe nuk mund t\u00eb ushtroj\u00eb asnj\u00eb aktivitet q\u00eb lidhet me fush\u00ebn ku ka ndikim e shoqja. Madje drejtoresha nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb fonde publike nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Arben Llangozi, n\u00eb rastin konkret kemi konflikt t\u00eb hapur interesi dhe duhet verifikuar m\u00ebnyra sesi \u00ebsht\u00eb fituar ky prokurim publik, m\u00ebnyra sesi \u00ebsht\u00eb zbatuar, n\u00ebse kemi shkelje ligjore apo jo.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb rastin konkret shkelja ligjore \u00ebsht\u00eb evidente q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb prokurim publik t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb ligjit p\u00ebr konfliktin e interesi<\/em>t\u201c, deklaroi avokati Llangozi.<\/p>\n<p>Por tenderi i OSHEE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shembull flagrant p\u00ebr t\u00eb treguar se si shkelet ligji, duke marr\u00eb fonde publike nga buxheti i qytetar\u00ebve. N\u00eb momentin q\u00eb Egmont Ngjela do t\u00eb b\u00ebhej ortak me Nursen Metuli, ky i fundit do t\u00eb merrte disa tendera me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nga tetori 2024 deri n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit t\u00eb kaluar, ortaku i burrit t\u00eb Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Ballukut, Kledia Ngjela, biznesmeni Nursen Metuli n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb private do t\u00eb p\u00ebrfitonte 3 tendera me vler\u00eb totale 13 milion\u00eb euro nga AKSHI. Konkretisht \u201cA-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION\u201d shpk ka p\u00ebrfituar tenderat \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i Sistemit Shqiptar t\u00eb Integruar t\u00eb Informacionit n\u00eb Pyje (ALFIS)- p\u00ebr Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Pyjeve\u201d, \u201cNgritja e Regjistrit p\u00ebr Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave p\u00ebr Institucionet Shtet\u00ebrore\u201d, \u201cImplementimi i platform\u00ebs qeveritare t\u00eb nd\u00ebrveprimit 2.0 dhe site sekondare\u201d.<\/p>\n<p><strong>\/Emisioni \u201cVetting\u201d<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb evidentimit t\u00eb konflikteve t\u00eb interesit dhe abuzimet me fondet publike, q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Belinda Ballukut, \u201cVetting\u201d do t\u00eb zbuloj\u00eb afera t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me zyr\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, me drejtoreshat e Ballukut, familjar\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve marrin tenderat dhe koncesione nga vet zv.ministrat e Ballukut. K\u00ebta t\u00eb fundit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":106035,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-106034","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106034","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106034"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106034\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":106036,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106034\/revisions\/106036"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106035"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106034"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106034"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106034"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}