{"id":106047,"date":"2025-02-28T11:02:48","date_gmt":"2025-02-28T11:02:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=106047"},"modified":"2025-02-28T11:19:51","modified_gmt":"2025-02-28T11:19:51","slug":"tigri-1-dhe-tigri-3-bardhi-spak-te-hetoje-aferen-80-milion-euro-e-ballukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/28\/tigri-1-dhe-tigri-3-bardhi-spak-te-hetoje-aferen-80-milion-euro-e-ballukut\/","title":{"rendered":"\u201cTigri1\u201d dhe \u201cTigri2\u201d\/ Bardhi: SPAK t\u00eb hetoj\u00eb afer\u00ebn 80 milion euro t\u00eb Ballukut"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi denoncoi s\u00ebrish aferat e Belinda Ballukut. Ai tha se afera me anijet TEC ka kushtuar t\u00eb pakt\u00ebn 80 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi tha se, SPAK duhet t\u00eb hetoj\u00eb deri n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb skandal.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Emri i Belinda Ballukut \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sinonim i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Nuk ka asnj\u00eb rast, n\u00eb asnj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb firma e saj t\u00eb mos ngrej\u00eb dyshim p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb parave publike dhe p\u00ebrfitim personal sipas nj\u00eb skenari t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p>E till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe afera e termocentraleve l\u00ebviz\u00ebs \u201cTigri 1\u201d dhe \u201cTigri 2\u201d, q\u00eb u soll\u00ebn me urgjenc\u00eb nga fundi i bot\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb imagjinare energjetike t\u00eb shpallur nga Edi Rama, disa muaj p\u00ebrpara nisjes s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, q\u00eb solli pasiguri globale dhe \u00e7mime t\u00eb larta n\u00eb tregun e energjis\u00eb. Madje as at\u00ebher\u00eb, Tigrat e Belinda Ballukut dhe Edi Ram\u00ebs nuk u vendos\u00ebn n\u00eb pun\u00eb, duke provuar se q\u00ebllimi ishte shp\u00ebrdorimi i dyshimt\u00eb i 80 milion\u00eb euro dhe jo furnizimi me energji elektrike.<\/p>\n<p>Historia e termocentraleve l\u00ebviz\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin i kam k\u00ebrkuar zyrtarisht SPAK-it t\u00eb nis\u00eb hetimet penale p\u00ebr Belinda Ballukun dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e saj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e ngjashme me at\u00eb t\u00eb incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Edi Rama shpall papritur emergjenc\u00ebn energeitike n\u00eb tetor 2021. 2 muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb dhjetor 2021, autorizohet KESH-i t\u00eb marr\u00eb me qera asete gjeneruese termike shtes\u00eb q\u00eb t\u00eb lidhen leht\u00ebsisht n\u00eb rrjet. N\u00eb Janar hapet tenderi, n\u00eb Mars shpallet fituesi, n\u00eb prill lidhet kontrata.<\/p>\n<p>Pas 3 vjet\u00ebsh, kemi p\u00ebrfunduar me blerjen e dy Tigrave t\u00eb Belind\u00ebs, me nj\u00eb kosto tmerr\u00ebsisht t\u00eb lart\u00eb dhe nj\u00ebsoj si incinerator\u00ebt, nuk kryejn\u00eb funksionin p\u00ebr t\u00eb cilin u shpenzuan para. Madje shum\u00eb para!<\/p>\n<p>Do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb shpjegoj me fjal\u00eb sa m\u00eb t\u00eb thjeshta pse, n\u00ebn drejtimin e Belinda Ballukut, afera e Termocentraleve l\u00ebviz\u00ebs, bie era korrupsion dhe pse i kam k\u00ebrkuar SPAK-ut t\u00eb kryej\u00eb hetim penal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb q\u00eb u ka marr\u00eb padrejt\u00ebsisht shqiptar\u00ebve t\u00eb pakt\u00ebn 80 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, vendi nuk ishte n\u00eb kushtet e emergjenc\u00ebs. Kryeministri nuk ka marr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb zyrtare asnj\u00eb njoftim p\u00ebr mungesa afatgjata t\u00eb burimeve p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, ministrja Balluku \u00ebsht\u00eb shprehur publikisht se anijet l\u00ebviz\u00ebse termike do t\u00eb prodhonin energji vet\u00ebm pas 2 vitesh, duke rr\u00ebzuar arsyen e emergjenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn qeveria u investua me vendim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, KESH zhvilloi procedura kaotike me afatet e tenderit p\u00ebr asetin gjenerues termik, t\u00eb cilat ishin t\u00eb ndryshme n\u00eb shqip dhe n\u00eb anglisht. Dhe ishin jo vet\u00ebm t\u00eb ndryshme, por edhe shum\u00eb t\u00eb shkurtra, me q\u00ebllim favorizimin e nj\u00eb operatori t\u00eb paracaktuar nga shefat politik\u00eb.<\/p>\n<p>Po q\u00ebndroj pak tek afatet p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb informacion tjet\u00ebr q\u00eb provon se jo vet\u00ebm gjoja gara e hapur nga KESH, por edhe vendimi i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb autorizuar KESH-in n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb kan\u00eb qen\u00eb fiktiv\u00eb, sepse fituesi ishte i paracaktuar.<\/p>\n<p>Kompania fituese Excelarate Energy, n\u00eb regjistrat zyrtar\u00eb amerikan\u00eb, ka referuar q\u00eb n\u00ebJanar se ishte njoftuar nga shteti shqiptar p\u00ebr shpalljen fituese. Pra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tenderi n\u00eb Shqip\u00ebri ishte ende i hapur formalisht, kompania ka njoftuar autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse amerikane se e kishte fituar at\u00eb. Pala shqiptare, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Belinda Balluku, e shpalli fituesin n\u00eb mars 2022.<\/p>\n<p>Besoj se askush nuk ka ndonj\u00eb dyshim se Belinda Balluku dhe ligji jan\u00eb dy pika q\u00eb nuk takohen askund.<\/p>\n<p>Le t\u00eb vazhdojm\u00eb me abuzimet e tjera q\u00eb na \u00e7ojn\u00eb s\u00ebrish tek i nj\u00ebjti p\u00ebrfundim- fituesi i tenderit p\u00ebr asetet gjeneruese termike ishte i paracaktuar dhe se, s\u00eb paku, 80 milion\u00eb euro, q\u00eb jan\u00eb paguar, nuk dihet pse, nuk dihet kujt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr fakt q\u00eb e provon se kriteret e tenderit u qep\u00ebn p\u00ebr kompanin\u00eb e paracaktuar \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb KESH k\u00ebrkoi m\u00eb janar asete gjeneruese me fuqi 110 MegaVat. Pse 110 dhe jo 100 apo 120? Apo \u00e7do shif\u00ebr tjet\u00ebr? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Fituesi i paracaktuar merrte p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb kapacitet prodhimi prej 110 megavat. 60 mega nga nj\u00ebra anije dhe 50 nga tjetra. Nj\u00eb skem\u00eb kaq e t\u00eb trash\u00eb abuzimi me pushtetin, nj\u00eb skem\u00eb kaq ul\u00ebrit\u00ebse korrupsioni e abuzimi vet\u00ebm Belinda Balluku mund ta vendos\u00eb kaq mendjeleht\u00ebsisht n\u00eb funksion!<\/p>\n<p>Dhe nuk mbaron k\u00ebtu. P\u00ebr afer\u00ebn e Tigrave t\u00eb Belind\u00ebs jo vet\u00ebm u prodhuan 2 vendime qeverie, u shpall gjendje emergjence nga asgj\u00ebja, u b\u00ebn\u00eb u b\u00ebn\u00eb l\u00ebmsh afatet e tenderit nga KESH-i, u qep\u00ebn kriteret e kapacitetit prodhues, por n\u00eb koh\u00ebn e zhvillimit t\u00eb tenderit kompania fituese as nuk i zot\u00ebronte k\u00ebto anije t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet zyrtar\u00eb provojn\u00eb se fituesi i paracaktuar i bleu anijet n\u00eb Bangladesh n\u00eb prill 2021. Kjo dot\u00eb thot\u00eb se as gjat\u00eb shpalljes s\u00eb ofert\u00ebs n\u00eb janar 2022, as n\u00eb dit\u00ebn e firmosjes s\u00eb kontrat\u00ebs n\u00eb prill 2022, kompania e regjistruar n\u00eb parajs\u00eb fiskale n\u00eb Delauer, nuk dispononte mjete t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb, nj\u00eb nga kushtet kryesore p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Pse Belinda Balluku, q\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij operacioni dhe \u00eb publikisht ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr autor\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebveshjes, \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb shkel\u00eb ligjin kaq hapur, me kaq arroganc\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante, k\u00ebt\u00eb duhet ta zbuloj\u00eb SPAK-u.<\/p>\n<p>Tani, sa para jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00ebn e pist\u00eb antishtet q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb luaj\u00eb Belinda Baulluku prej s\u00eb paku 12 vitesh?<\/p>\n<p>Jan\u00eb shum\u00eb para! Shum\u00eb fare! Kosto ditore e aseteve q\u00eb nuk prodhojn\u00eb energji, \u00ebsht\u00eb 94 mij\u00eb e 500 dollar\u00eb. N\u00eb total llogaritet rreth 69 milion\u00eb dollar\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr qiran\u00eb, operimin dhe mir\u00ebmbajtjen. Plus 2.6 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs, plus 7.2 milion\u00eb euro p\u00ebr depozitim dhe ngarkim-shkarkim i l\u00ebnd\u00ebs djeg\u00ebse, plus 1.7 milion\u00eb euro siguracion p\u00ebr Termocentralin Lundrues. Jan\u00eb rreth 80 milion\u00eb euro, por q\u00eb kostoja \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e lart\u00eb, pasi KESH ka shpenzuar miliona edhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb funksional Tigrat e Belind\u00ebs dhe p\u00ebr t\u2019i lidhur ata n\u00eb rrjetin energjetik shqiptar, pasi TEC-et l\u00ebviz\u00ebse operonin me nj\u00eb nivel t\u00eb ndrysh\u00ebm tensioni nga ai i sistemit shqiptar.<\/p>\n<p>A na \u00e7ojn\u00eb k\u00ebto shkelje t\u00eb ligjit dhe shpenzime t\u00eb larta n\u00eb prodhimin e nj\u00eb energjie m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se n\u00eb treg? Jo! Absolutisht jo!<\/p>\n<p>Energjia e prodhuar nga Tigrat e Korrupsionit t\u00eb Belind\u00ebs \u00ebsht\u00eb 100%-160% m\u00eb e shtrenjt\u00eb se \u00e7mimi mesatar n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim nuk kan\u00eb dal\u00eb vet\u00ebm ekspert\u00ebt tan\u00eb, gjetjet e t\u00eb cil\u00ebve i kemi dor\u00ebzuar n\u00eb SPAK. \u00c7mimi shum\u00eb i lart\u00eb q\u00eb k\u00ebto termocentrale l\u00ebviz\u00ebse prodhojn\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe nga Raporti i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Kur SPAK-u t\u00eb nis\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb t\u00eb frikshme t\u00eb abuzimit me pushtetin, do t\u00eb gjej\u00eb edhe oponenc\u00ebn e ekspert\u00ebve nga brenda sistemit, ekspert\u00eb me integritet q\u00eb kan\u00eb paralajm\u00ebruar ministren Balluku p\u00ebr kostot e\u00a0 prodhimit t\u00eb energjis\u00eb\u00a0 nga TEC-et si n\u00eb koh\u00eb lufte. \u201cKostot e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtij impianti, variojn\u00eb nga &#8220;mjaft m\u00eb t\u00eb larta&#8221; n\u00eb &#8220;jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta&#8221; sesa \u00e7mimet mesatare t\u00eb pritshme\u201d- thuhet n\u00eb nj\u00eb dokument zyrtar q\u00eb Belinda Balluku e ka injoruar.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, k\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb \u00e7do rast q\u00eb prishte planet e saj dhe t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara axhenda personale q\u00eb kan\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb interesin publik.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb me shitblerjen e paligjshme t\u00eb energjis\u00eb. Ka injoruar ligjin dhe ka bler\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb energji jasht\u00eb Burs\u00ebs dhe e ka shitur m\u00eb lir\u00eb energjin\u00eb, po jasht\u00eb Burs\u00ebs.. Nj\u00eb afer\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kam k\u00ebrkuar hetim penal n\u00eb SPAK dhe p\u00ebr t\u00eb cilin jam informuar se hetimet vijojn\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb me panelet diellore n\u00eb Dig\u00ebn e Zadej\u00ebs, ku u kryen punime me \u00e7mime gati tre her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta sesa n\u00eb privat. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam informuar SPAK-un dhe pres prej Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Lidhur me afer\u00ebn e termocentraleve l\u00ebviz\u00ebs q\u00eb s\u2019prodhuan asnj\u00ebher\u00eb energjin\u00eb por p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u paguan parat\u00eb, i kam dor\u00ebzuar Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me nj\u00eb mal me dokumente. Jan\u00eb 11.3 kilogram\u00eb prova n\u00eb let\u00ebr p\u00ebr korrupsionin, shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs, shkeljen e barazis\u00eb n\u00eb tendera dhe abuzimin me pushtetin t\u00eb numrit 2 t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Mjafton vet\u00ebm pak vullnet nga SPAK dhe disa specialist\u00eb me integritet q\u00eb t\u2019u provojn\u00eb shqiptar\u00ebve se Belinda Balluku e ka keqp\u00ebrdorur postin publik dhe ka djegur jo p\u00ebr interes t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb pakt\u00ebn 80 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Belinda Balluku duksh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozicion t\u00eb favorsh\u00ebm n\u00eb raport me drejt\u00ebsin\u00eb. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe q\u00eb skemat korruptive n\u00eb sektorin e energjis\u00eb, abuzimi me pushtetin dhe parat\u00eb publike t\u00eb zbardhen plot\u00ebsisht nga drejt\u00ebsia dhe sistemi qeveris\u00ebs t\u00eb \u00e7lirohet nga keqb\u00ebr\u00ebs si Belinda Balluku dhe Edi Rama!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi denoncoi s\u00ebrish aferat e Belinda Ballukut. Ai tha se afera me anijet TEC ka kushtuar t\u00eb pakt\u00ebn 80 milion\u00eb dollar\u00eb. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi tha se, SPAK duhet t\u00eb hetoj\u00eb deri n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb skandal. DEKLARATA E PLOT\u00cb Emri i Belinda &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":106053,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-106047","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106047","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106047"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106047\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":106052,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106047\/revisions\/106052"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106053"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106047"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106047"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106047"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}