{"id":106348,"date":"2025-03-03T13:11:25","date_gmt":"2025-03-03T13:11:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=106348"},"modified":"2025-03-03T13:11:25","modified_gmt":"2025-03-03T13:11:25","slug":"zelensky-pendohet-per-sjelljen-me-trump-dhe-thote-se-eshte-i-gatshem-te-nenshkruaje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/03\/zelensky-pendohet-per-sjelljen-me-trump-dhe-thote-se-eshte-i-gatshem-te-nenshkruaje\/","title":{"rendered":"Zelensky pendohet p\u00ebr sjelljen me Trump dhe thote se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha t\u00eb diel\u00ebn se vendi i tij \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr mineralet e rralla me Shtetet e Bashkuara dhe se beson q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Presidentin amerikan Donald Trump.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtypin pas nj\u00eb takimi t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve evropian\u00eb n\u00eb Britani, zoti Zelensky tha se mendon q\u00eb Shtetet e Bashkuara do t\u00eb jen\u00eb gjithashtu t\u00eb gatshme t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb marr\u00ebveshjen e mineraleve, por mund t\u00eb &#8220;duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb analizuar disa gj\u00ebra&#8221;.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja pal\u00ebt pritej t\u00eb n\u00ebnshkruanin nj\u00eb marr\u00ebveshje jav\u00ebn e kaluar gjat\u00eb nj\u00eb vizite t\u00eb zotit Zelensky n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, por marr\u00ebveshja u prish pas shk\u00ebmbimeve t\u00eb ashpra gjat\u00eb nj\u00eb takimi me Presidentin Trump dhe n\u00ebnpresidentin JD Vance.<\/p>\n<p>Presidenti Zelensky tha t\u00eb diel\u00ebn se Ukraina mb\u00ebshtetet n\u00eb ndihm\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb luft\u00ebn e saj kund\u00ebr Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Un\u00eb mendoj se ndalimi i nj\u00eb ndihme t\u00eb till\u00eb vet\u00ebm do t\u00eb ndihmoj\u00eb (Presidentin rus Vladimir) Putin&#8221;, tha zoti Zelensky. \u201cDhe p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj, un\u00eb mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar, udh\u00ebheq\u00ebsit e k\u00ebsaj bote, definitivisht nuk do ta ndihmojn\u00eb Putinin\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti Trump e quajti zotin Zelensky mosmir\u00ebnjoh\u00ebs gjat\u00eb takimit t\u00eb tyre t\u00eb s\u00eb premtes dhe ka k\u00ebrkuar marr\u00ebveshjen p\u00ebr mineralet si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb rimbursuar Shtetet e Bashkuara p\u00ebr miliarda dollar\u00eb ndihma q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti Trump ka theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs dhe ka zhvilluar nj\u00eb bised\u00eb telefonike me Vladimir Putinin, p\u00ebrve\u00e7 zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb u takuan me zyrtar\u00ebt rus\u00eb n\u00eb Arabin\u00eb Saudite, p\u00ebr t\u00eb diskutuar nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme paqeje, pa p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00eb ukrainas n\u00eb bisedime.<\/p>\n<p>\u201cNe duhet t\u00eb shpenzojm\u00eb m\u00eb pak koh\u00eb duke u shqet\u00ebsuar p\u00ebr Putinin dhe m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb duke u shqet\u00ebsuar p\u00ebr bandat e emigrant\u00ebve p\u00ebrdhunues, bos\u00ebt e drog\u00ebs, vras\u00ebsit dhe njer\u00ebzit nga institucionet mendore q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfundojm\u00eb si Evropa!\u201d, shkroi Presidenti Trump t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb platform\u00ebn e tij \u201cTruth Social\u201d.<\/p>\n<p>Kjo pasoi bisedimet e s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Lond\u00ebr, gjat\u00eb t\u00eb cilave Kryeministri britanik Keir Starmer u tha 18 aleat\u00ebve se me Shtetet e Bashkuara t\u00eb l\u00ebkundura n\u00eb mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr Ukrain\u00ebn, Evropa e gjen veten &#8220;n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq historik\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7ast p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb biseda &#8211; \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb vepruar. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019u ngritur, udh\u00ebhequr dhe bashkuar rreth nj\u00eb plani t\u00eb ri p\u00ebr nj\u00eb paqe t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme&#8221;, tha Kryeministri Starmer.<\/p>\n<div data-owner-ct=\"Article\" data-inline=\"False\">\n<div class=\"media-block also-read\">\n<div class=\"media-block__content also-read__body also-read__body--h\">\n<h4 class=\"media-block__title media-block__title--size-3 also-read__text p-0\">Starmer: Evropa duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten<\/h4>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi britanik tha se pa nj\u00eb garanci p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb vepruar si nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr forcat e mundshme paqeruajt\u00ebse, &#8220;Evropa duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb&#8221; p\u00ebr t\u00eb siguruar paqen n\u00eb Ukrain\u00eb. Ai tha se kishte nj\u00eb &#8220;koalicion t\u00eb t\u00eb vullnetshm\u00ebve&#8221; t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb mbrojtjen e \u00e7far\u00ebdo arm\u00ebpushimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebshilltari i Presidentit Tump p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, Michael Waltz, duke folur p\u00ebr zotin Zelensky i tha emisionit &#8220;State of the Union&#8221; t\u00eb rrjetit CNN t\u00eb diel\u00ebn se \u201cajo q\u00eb nuk ishte e qart\u00eb p\u00ebr ne ishte n\u00ebse ai ndante q\u00ebllimin ton\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebsaj lufte. Nuk ishte e qart\u00eb se ai ishte gati t\u00eb shkonte drejt paqes\u201d.<\/p>\n<div data-owner-ct=\"Article\" data-inline=\"False\">\n<div class=\"media-block also-read\">\n<div class=\"media-block__content also-read__body also-read__body--h\">\n<h4 class=\"media-block__title media-block__title--size-3 also-read__text p-0\">Waltz: Nevojitet nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs ukrainas q\u00eb d\u00ebshiron paqe<\/h4>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Ndryshe nga Uashingtoni, zoti Zelensky u prit ngroht\u00ebsisht n\u00eb takimin Londr\u00ebs nga shum\u00eb prej udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb shteteve evropiane, s\u00eb bashku me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe shefin e NATO-s Mark Rutte. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e zotit Zelensky u mblodh\u00ebn jasht\u00eb rezidenc\u00ebs s\u00eb zotit Starmer n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajm\u00ebroi se \u201cne duhet urgjentisht t\u00eb riarmatosim Evrop\u00ebn&#8221; dhe &#8220;t\u00eb p\u00ebrgatitemi p\u00ebr m\u00eb t\u00eb keqen&#8221; n\u00eb kontinent.<\/p>\n<p>Kryeministri polak Donald Tusk, u b\u00ebri thirrje Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Evrop\u00ebs q\u00eb t\u00eb &#8220;flasin me nj\u00eb z\u00eb&#8221; p\u00ebr t&#8217;i treguar presidentit rus Vladimir Putin &#8220;se Per\u00ebndimi nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb kapitulloj\u00eb para shantazhit dhe agresionit t\u00eb tij&#8221;.<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn zoti Zelenskyy u takua me mbretin Charles n\u00eb rezidenc\u00ebn e tij private n\u00eb Sandringham.<\/p>\n<p>Kremlini tha t\u00eb diel\u00ebn se ndryshimi dramatik i qasjes s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara ndaj politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Evrop\u00ebs ndaj Rusis\u00eb, \u00ebsht\u00eb kryesisht n\u00eb p\u00ebrputhje me pik\u00ebpamjen e Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;Administrata e re po ndryshon me shpejt\u00ebsi t\u00eb gjitha konfigurimet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme. Kjo p\u00ebrkon kryesisht me pik\u00ebv\u00ebshtrimin ton\u00eb&#8221;, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Kremlinit Dmitry Peskov n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me televizionin shtet\u00ebror rus, q\u00eb u regjistrua t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e kaluar.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb negociat\u00eb paqeje nuk \u00ebsht\u00eb planifikuar.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltari i Presidentit Trump p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, Michael Waltz, tha se p\u00ebrfundimisht Rusia dhe Ukraina do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb l\u00ebshime negociuese p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje. &#8220;Do t\u00eb ket\u00eb nga t\u00eb gjitha llojet e karotave dhe shkopinjve p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, theksoi gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb ulen n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve.<\/p>\n<p>&#8220;Ne po p\u00ebrpiqemi t&#8217;i japim fund luft\u00ebs\u201d, tha sekretari Rubio. &#8220;Ju nuk mund t&#8217;i jepni fund nj\u00eb lufte n\u00ebse t\u00eb dyja pal\u00ebt nuk ulen n\u00eb tryez\u00eb, duke filluar nga rus\u00ebt. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja ku e ka v\u00ebn\u00eb theksin presidenti\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri Starmer tha se Britania, Franca dhe Ukraina kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb plan arm\u00ebpushimi p\u00ebr t&#8217;ia paraqitur Shteteve t\u00eb Bashkuara. Disa vende evropiane kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb trupa paqeruajt\u00ebse n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zbatimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb mundshme paqeje, por kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb sigurojn\u00eb mb\u00ebshtetje ushtarake rezerv\u00eb p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrballur me Rusin\u00eb, n\u00eb rast se Putini bie dakord p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim dhe m\u00eb pas e shkel at\u00eb ose fillon nj\u00eb agresion t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Presidenti Trump ka refuzuar ofrimin e nj\u00eb mb\u00ebshtetjeje t\u00eb till\u00eb nga Shtetet e Bashkuara dhe tha se i beson Putinit se do t\u00eb respektoj\u00eb \u00e7do zgjidhje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai pajtohet.<\/p>\n<p>Kryeministri Starmer tha se ai nuk i beson Putinit, por i beson Presidentit Trump.<\/p>\n<p>\u201cA i besoj Donald Trumpit kur thot\u00eb se d\u00ebshiron paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme? P\u00ebrgjigja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb po\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Zoti Starmer tha se ka &#8220;diskutime t\u00eb ngjeshura\u201d p\u00ebr nj\u00eb garanci sigurie nga SHBA-ja si nj\u00eb nga disa komponent\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndalim t\u00eb luftimeve, at\u00ebher\u00eb ajo marr\u00ebveshje duhet t\u00eb mbrohet, sepse m\u00eb e keqja nga t\u00eb gjitha rezultatet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pauz\u00eb e p\u00ebrkohshme dhe pastaj Putini vepron s\u00ebrish\u201d, tha Kryeministri Starmer. \u201cKjo ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik real dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ne duhet t\u00eb sigurohemi q\u00eb n\u00ebse ka nj\u00eb marr\u00ebveshje, ajo t\u00eb jet\u00eb e q\u00ebndrueshme, jo nj\u00eb pauz\u00eb e p\u00ebrkohshme\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha t\u00eb diel\u00ebn se vendi i tij \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr mineralet e rralla me Shtetet e Bashkuara dhe se beson q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Presidentin amerikan Donald Trump. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtypin pas nj\u00eb takimi t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve evropian\u00eb n\u00eb Britani, zoti Zelensky tha &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":106349,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-106348","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106348","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106348"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106348\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":106350,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106348\/revisions\/106350"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106349"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106348"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106348"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106348"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}