{"id":106434,"date":"2025-03-05T09:23:00","date_gmt":"2025-03-05T09:23:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=106434"},"modified":"2025-03-05T09:23:00","modified_gmt":"2025-03-05T09:23:00","slug":"sulmet-e-rames-ndaj-spak-vene-ne-pikepyetje-integrimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/05\/sulmet-e-rames-ndaj-spak-vene-ne-pikepyetje-integrimin\/","title":{"rendered":"Sulmet e Ram\u00ebs ndaj SPAK v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje integrimin"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>N\u00eb tryez\u00ebn e negociatave me BE, qeveria \u00ebsht\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, por q\u00ebndrimet e fundit t\u00eb kryeministrit Edi Rama cenojn\u00eb k\u00ebto detyrime dhe parimet kushtetuese t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit 2024, Shqip\u00ebria u ul n\u00eb tryez\u00ebn e dyt\u00eb nd\u00ebrqeveritare me Bashkimin Europian dhe zyrtarizoi \u00e7eljen e negociatave p\u00ebr grupin e par\u00eb t\u00eb kapitujve, t\u00eb njohura si \u201cThemeloret\u201d, n\u00eb bisedimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim.<\/p>\n<p>Grupi i kapitujve \u201cThemeloret\u201d p\u00ebrfshin funksionimin e institucioneve demokratike, reform\u00ebn n\u00eb Administrat\u00ebn Publike, Gjyq\u00ebsorin, Drejt\u00ebsin\u00eb, Lirin\u00eb dhe Sigurin\u00eb si dhe Prokurimet Publike.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, pala shqiptare premton angazhimin p\u00ebr t\u00eb ruajtur reform\u00ebn e arritur n\u00eb vitin 2016 dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e saj me \u201cndryshime ligjore q\u00eb i p\u00ebrmbahen parimeve t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto angazhime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit bien n\u00eb kontradikt\u00eb me qasjen e re t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe mazhoranc\u00ebs qeveris\u00ebse ndaj institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb ve\u00e7anti SPAK-ut, pas arrestimit t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj.<\/p>\n<p>N\u00eb disa dalje publike t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, kryeministri Edi Rama kontestoi arrestimin e Veliajt, sulmoi prokurorin dhe gjyqtarin e \u00e7\u00ebshtjes dhe paralajm\u00ebroi se ai vet\u00eb nuk do t\u2019i pranonte m\u00eb \u201cparaburgimet me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit dhe k\u00ebto noterizimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale\u201d.<\/p>\n<p>Rama po ashtu i krahasoi hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me me metodat e Ish-Sigurimin fam\u00ebkeq t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb rast kur SPAK publikoi strategjin\u00eb e hetimit t\u00eb krimeve zgjedhore, k\u00ebrkoi nd\u00ebrprerjen e k\u00ebtij plani duke pretenduar c\u00ebnim t\u00eb liris\u00eb s\u00eb partive politike.<\/p>\n<p>Sulmet verbale t\u00eb kreut t\u00eb qeveris\u00eb, i cili deri dje kishte mbrojtur reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb prodhuan institucione si SPAK, frym\u00ebzuan nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj strukture nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e Veliajt dhe Partis\u00eb Socialiste, duke v\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb dyshim angazhimet e mazhoranc\u00ebs n\u00eb negociatat me BE.<\/p>\n<p>SPAK u krijua n\u00eb fund t\u00eb vitit 2019 si nj\u00eb nga institucionet e reja q\u00eb prodhoi reforma e thell\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, e miratuar me konsensus politik n\u00eb vitin 2016, me nxitje t\u00eb fort\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas sulmeve publike t\u00eb Ram\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb BE-s\u00eb ritheksuan r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb \u201cky\u00e7e\u201d q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr integrimin k\u00ebto institucione t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Ambasadori i Bashkimit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri, Silvio Gonzato e cil\u00ebsoi reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe krijimi i SPAK-ut si nj\u00eb \u201cgur themeli n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE\u201d dhe theksoi angazhimin e BE-s\u00eb p\u00ebr rritjen e efektivitetit t\u00eb SPAK-ut dhe t\u00eb gjith\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor, gjat\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrimi publik n\u00eb fund t\u00eb shkurtit.<\/p>\n<p>Komisioni parlamentar p\u00ebr Integrimin i kaloi n\u00eb heshtje sulmet politike dhe an\u00ebtar\u00ebt e mazhoranc\u00ebs dhe t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision nuk iu p\u00ebrgjigjen pyetjeve t\u00eb BIRN p\u00ebr ndikimin q\u00eb k\u00ebto sulme mund t\u00eb ken\u00eb n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb politik\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb civile e shohin sjelljen e Kryeministrit dhe mazhoranc\u00ebs si c\u00ebnim t\u00eb sistemit kushtetues t\u00eb vendit, me pasoja negative edhe n\u00eb procesin e integrimit europian.<\/p>\n<p>P\u00ebr Arlind Qorin, kryetar i \u201cL\u00ebvizjes Bashk\u00eb\u201d, sulmet ndaj institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb shkelje e detyrimeve q\u00eb ka vendi yn\u00eb n\u00eb procesin e negociatave.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto shkelje jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb vetvete, edhe pa marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb procesin e integrimit,\u201d tha Qori p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cSulmet e kryeministrit Rama ndaj prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve, por edhe turmat e patronazhist\u00ebve dhe mungesa e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebrpara SPAK-ut, jan\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr frik\u00ebsimin e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs dhe cenim i parimit kushtetues t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Qorit, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi institucionet e q\u00ebndrueshme jan\u00eb kritere t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>\u201cE kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrfytyroj se si mund t\u00eb tolerohet nj\u00eb shkelje e till\u00eb n\u00eb negociatat me Bashkimin Evropian,\u201d theksoi Qori, duke shtuar se \u201cShqip\u00ebria duhet t\u00eb hyj\u00eb nga dera e par\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian dhe jo si koncesion gjeopolitik, q\u00eb amniston shkeljen e parimeve themelore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Zef Pre\u00e7i, drejtor ekzekutiv i Institutit p\u00ebr Studime Ekonomike, e sheh procesin e negociatave me BE-n\u00eb t\u00eb konsoliduar dhe t\u00eb pandikuesh\u00ebm, por thekson se k\u00ebto sulme jan\u00eb c\u00ebnim i sistemit kushtetues t\u00eb vendit dhe me efekte negative n\u00eb proceset e tjera politike.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00ebdo nd\u00ebrhyrje e nj\u00eb gjymtyre t\u00eb shtetit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ekzekutivi mbi nj\u00eb pushtet tjet\u00ebr, n\u00eb rastin ton\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, c\u00ebnon padyshim Kushtetut\u00ebn e vendit dhe \u00ebsht\u00eb e mbarsur me ndikime negative mbi procesin politik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb vend,\u201d tha Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Sipas tij, t\u00eb dh\u00ebnat d\u00ebshmojn\u00eb se ndryshimi i kursit t\u00eb mazhoranc\u00ebs s\u00eb majt\u00eb ndaj drejt\u00ebsis\u00eb ka nisur disa muaj para arrestimit t\u00eb Veliajt, duke treguar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb tensionuar me organet e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb para tryez\u00ebs nd\u00ebrqeveritare me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i i sheh p\u00ebrpjekjet e Ram\u00ebs dhe mazhoranc\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb frenuar veprimtarin\u00eb e SPAK-ut t\u00eb pasuksesshme dhe se ato duhen vler\u00ebsuar sipas tij vet\u00ebm n\u00eb kontekstin e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>\u201cAq m\u00eb pak k\u00ebto sulme, sidomos gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb fundit, nuk kan\u00eb cenuar procesin n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr t\u00eb negociatave t\u00eb vendit me BE, kjo edhe p\u00ebr faktin se negociatat jan\u00eb t\u00eb shtrira n\u00eb koh\u00eb, k\u00ebrkojn\u00eb disa vite e dekada\u2026.,\u201d thot\u00eb Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cProcesi i integrimit g\u00ebzon nj\u00eb konsensus dhe mb\u00ebshtetje diplomatike t\u00eb gjer\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb thjesht subjekt i vullneteve indviduale qeveris\u00ebse, qoft\u00eb ky edhe vullneti i kryeministrit Rama,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/03\/05\/sulmet-e-rames-ndaj-spak-vene-ne-pikepyetje-angazhimet-e-qeverise-per-integrimin\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\/BIRN<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb tryez\u00ebn e negociatave me BE, qeveria \u00ebsht\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, por q\u00ebndrimet e fundit t\u00eb kryeministrit Edi Rama cenojn\u00eb k\u00ebto detyrime dhe parimet kushtetuese t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve. N\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit 2024, Shqip\u00ebria u ul n\u00eb tryez\u00ebn e dyt\u00eb nd\u00ebrqeveritare me Bashkimin Europian dhe zyrtarizoi \u00e7eljen e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":106435,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-106434","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106434","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106434"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106434\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":106436,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106434\/revisions\/106436"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106435"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}