{"id":106487,"date":"2025-03-05T15:49:00","date_gmt":"2025-03-05T15:49:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=106487"},"modified":"2025-03-05T15:50:47","modified_gmt":"2025-03-05T15:50:47","slug":"klubi-partizani-te-vertetat-e-procesit-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/05\/klubi-partizani-te-vertetat-e-procesit-politik\/","title":{"rendered":"Klubi &#8220;Partizani&#8221;, t\u00eb v\u00ebrtetat e procesit politik"},"content":{"rendered":"<div class=\"oped-rm\"><span class=\"date\"><strong>Nga Jamarb\u00ebr MALLTEZI<\/strong><\/span><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>M\u00eb 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama k\u00ebrkoi publikisht nga SPAK p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht Sali Berish\u00ebn p\u00ebr shkak se ai ishte caktuar non grata nga Blinken. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb presion politik, prokuror\u00ebt e SPAK nis\u00ebn hetim 30 vje\u00e7ar deri tek mbesat e palindura ende te Berish\u00ebs dhe sajuan dosjen Partizani. Kjo dosje bazohet n\u00eb kall\u00ebzimin e rrem\u00eb t\u00eb Taulant Ball\u00ebs, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PS, si dhe falsifikimet dhe fshehjen e qindra dokumenteve zyrtare nga prokuror\u00ebt. Pas kat\u00ebr vitesh hetimesh intensive, prokuror\u00ebt nuk mund\u00ebn t\u00eb paraqesin asnj\u00eb prov\u00eb, fakt, dokument, apo d\u00ebshmitar t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb inkriminuar Berish\u00ebn, apo ndonj\u00eb person tjet\u00ebr q\u00eb u vu n\u00ebn k\u00ebt\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e n\u00ebnshtruar politikisht soll\u00ebn nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb urdhrin politik dhe jo prova, si dhe refuzuan t\u00eb marrin n\u00ebn hetim p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb Taulant Ball\u00ebn. Q\u00eb n\u00eb fillim ka qen\u00eb e qart\u00eb se deklaratat e m\u00ebposhtme ishin t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta:<\/p>\n<p><strong>2.1 Toka ishte shpron\u00ebsuar nga Italian\u00ebt \u2013 Kall\u00ebzim i rreme nga Taulant Balla<\/strong><\/p>\n<p>Pron\u00ebsia e tok\u00ebs ishte e qarte dhe e botuar ne Fletore Zyrtare ne 1942-1943. Prokuroret injoruan Fletoret Zyrtare. Me kall\u00ebzimin e Taulant Balles SPAK brenda dit\u00ebs nisi procedimin penal dhe u njoftuan mediat! SPAK hetoi dhe nisi let\u00ebrk\u00ebmbimet ne arkiv te shtetit dhe ne Itali. Gazetat Zyrtare t\u00eb viteve 1942-1943, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb disponueshme publikisht n\u00eb internet, v\u00ebrtetojn\u00eb se kjo tok\u00eb u p\u00ebrkiste k\u00ebtyre pronar\u00ebve privat\u00eb dhe nuk u shpron\u00ebsua kurr\u00eb. Ajo u vu n\u00ebn rekuizit\u00eb p\u00ebr pothuajse nj\u00eb vit nga italian\u00ebt gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore por pa iu ndryshuar kurr\u00eb pron\u00ebsia. Nj\u00eb vit pas arrestimit t\u00eb liderit te opozit\u00ebs dhe meje, (pas disa muaj hetimesh ne Arkiv te Shtetit dhe muaj te tjera me let\u00ebrk\u00ebmbime ku u mor\u00ebn mbi 10,000 faqe nga Italia nd\u00ebrkohe qe Vendimet e Rekuizimit jan\u00eb publike ne Fletoret Zyrtare te koh\u00ebs dhe mund te shihen ne pak minuta ne k\u00ebrkim ne internet), prokuror\u00ebt tani jan\u00eb t\u00ebrhequr dhe pranojn\u00eb se toka nuk \u00ebsht\u00eb shpron\u00ebsuar kurr\u00eb nga Italianet.<\/p>\n<p>2.2. Prona ishte ne planin e p\u00ebrhapjes \u2013 Ishte gjithashtu nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb dihej q\u00eb n\u00eb fillim nga SPAK se ishte e pav\u00ebrtet\u00eb sepse dokumente zyrtar\u00eb me forc\u00ebn e ligjit v\u00ebrtetonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Plani i P\u00ebrhapjes se Forcave te Armatosura miratohet nga Presidenti i Republik\u00ebs me dekret t\u00eb klasifikuar. SPAK mori n\u00eb disponim dekretin, i cili ka forc\u00ebn e ligjit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dhe OPGJ me shkrim n\u00eb dosje pohoi se ish Klubi nuk ishte ne Planin e P\u00ebrhapjes as ne 2004, as ne 2006, as ne 2009. POR SPAK vijoi t\u00eb p\u00ebrdorte k\u00ebt\u00eb tymnaj\u00eb se kinse p\u00ebr t\u00eb kuptuar vullnetin e forcave t\u00eb armatosura p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e KP n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KP nuk kish qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb plan. Pra, tentuan te rrezojn\u00eb ligjin me d\u00ebshmi! E gjith\u00eb kjo p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mbajtur paligjshm\u00ebrisht t\u00eb burgosur, me urdh\u00ebr politik.<\/p>\n<p>2.3. Pretendimi se pronaret nuk e kishin token tek KP mbi t\u00eb cilin u vendos masa ime e arrestit, a thua se isha topograf n\u00eb vitin 1995, rezultoi i rrem\u00eb. Babai i patronazhistit te PS (Andi Zyba), sot i graduar punonj\u00ebs ne BKH, u angazhua t\u00eb p\u00ebrgatiste nj\u00eb ekspertiz\u00eb sipas qejfit t\u00eb SPAK. Aleks Zyba i cili nuk figuron fare si ekspert gjeodet n\u00eb regjistrin e Shoqat\u00ebs se Gjeodeteve, n\u00eb ekspertiz\u00ebn q\u00eb dor\u00ebzoi p\u00ebrdori numra kadastral\u00eb t\u00eb tokave t\u00eb tjera t\u00eb familjes sime n\u00eb Yzberisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky falsifikim ishte i dalluesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb jurist sepse tokat e Yzberishtit dhe ato t\u00eb Tiranes kan\u00eb numra kadastral\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga nj\u00ebri-tjetri, por kjo nuk i interesoi SPAK dhe gjykatave politike. Falsifikator\u00ebt jan\u00eb edhe sot t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>2.4. Pretendimi se Berisha ndryshoi destinacionin, doli i rrem\u00eb. N\u00eb kund\u00ebrshtim me pretendimet e padis\u00eb, dokumentet zyrtare publike v\u00ebrtetojn\u00eb se destinacioni i tok\u00ebs, nga sportive n\u00eb urbane, \u00ebsht\u00eb kryer nga Edi Rama, me an\u00eb t\u00eb tre vendimeve, t\u00eb marra n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs qoft\u00eb n\u00eb 2004 (17,000 m2), 2006 (7,000 m2) dhe e gjith\u00eb zona ne 2008 duke e shpallur \u201cZhvillime t\u00eb reja me parametra t\u00eb larta urbane\u201d, pa asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga pronar\u00ebt e tok\u00ebs. Megjithat\u00eb, Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kurr\u00eb n\u00eb pyetje nga SPAK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Si Kryeminist\u00ebr, zoti Berisha nuk kishte kompetenc\u00eb ligjore t\u00eb propozonte apo t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb vendimet e pushtetit vendor p\u00ebr planifikimin urban, pasi qysh me nd\u00ebrhyrjen tek Zogu i Zi, me 16.01.2006 Edi Rama solli Presidentin e Autoriteteve Rajonale dhe Vendore te K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs (di Stassi) i cili deklaroi se planifikimi dhe kontrolli i territorit jan\u00eb tag\u00ebr i pushtetit vendor sipas Kart\u00ebs Evropiane te Qeverisjes Vendore t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. Ndaj ne 2006 nuk ka asnj\u00eb vendim te KRTRSH ne kund\u00ebrshtim te 12 ndryshimeve te destinacioneve qe vendosi Edi Rama. Lejet e nd\u00ebrtimit p\u00ebr zhvillimet e zon\u00ebs u miratuan gjithashtu p\u00ebrkat\u00ebsisht nga Edi Rama (2007-2008), si edhe kryebashkiak\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Prona u zhvillua nga tre nga trash\u00ebgimtar\u00ebt e pronar\u00ebve t\u00eb tokave, n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me kuadrin ligjor p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Berisha miratoi Ligje\/VKM p\u00ebr t\u00eb favorizuar Malltezin. Kjo ishte nj\u00eb nga shkaqet e vendosjes s\u00eb arrestit ndaj meje dhe q\u00eb rezultoi e g\u00ebnjesht\u00ebrt. Ligjet jo vet\u00ebm q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrgjithshme, me regjim ligjor t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me ato paraekzistueset dhe madje edhe me ato q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb fuqi (ligji i pronave), por nj\u00eb pjes\u00eb e ndryshimeve ligjore doli se ishin propozuar nga partit\u00eb aleate, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb programit elektoral t\u00eb votuar n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme. Edhe vete SPAK tashme pranon se asnj\u00eb nga ligjet apo VKM nuk ka qen\u00eb nominative (pavar\u00ebsisht g\u00ebnjeshtrave te shp\u00ebrndara fillimisht me urdh\u00ebr politik), por se miratimi i tyre i ka sh\u00ebrbyer edhe k\u00ebtyre familjeve pronare. A duhet t\u00eb kish miratuar Berisha ligje t\u00eb ndryshme p\u00ebr dh\u00ebndrin e tij?!Prokuroret shpenzuan mbi 1 milion euro rroga, dhe p\u00ebr 4 vjet hetime dhe nuk tregojn\u00eb dot asnj\u00eb njeri qe te thot\u00eb se Sali Berisha ka bere presion p\u00ebr gj\u00eb.<\/p>\n<p>2.6. Berisha filloi privatizimin n\u00eb favor t\u00eb dh\u00ebndrit ishte nj\u00eb tjet\u00ebr falsifikim mbi t\u00eb cilin u vura n\u00ebn arrest. Prokuror\u00ebt dinin q\u00eb n\u00eb fillim se dokumentet zyrtare v\u00ebrtetojn\u00eb se privatizimi i klubit Partizani \u00ebsht\u00eb iniciuar nga Ministrat Angjeli-Klosi-Majko te PS n\u00eb Korrik 2005, dhe \u00ebsht\u00eb vijuar nga Ministrat Mediu-Ruli ne 2005, n\u00eb t\u00eb dy rastet me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nj\u00eb subjekti tjet\u00ebr jo pronar. Vet\u00eb n\u00eb dosjen e SPAK ishte d\u00ebshmia se pronar\u00ebt e mor\u00ebn njoftimin p\u00ebr privatizimin nga artikulli i Gazet\u00ebs Shqiptare te dates 04.01.2006 dhe menj\u00ebher\u00eb njoftuan ministrat duke i treguar se kane token plot\u00ebsisht te njohur dhe pjes\u00ebrisht te kthyer, si edhe te drejt\u00ebn e parablerjes qysh nga 1996. Pronaret e tok\u00ebs po ndiqnin procesin e kthimit t\u00eb pron\u00ebs sipas ligjit te 2004 qe ia kthente token te zotit pavar\u00ebsisht nga privatizimi i objekteve sipas saj, si dhe t\u00eb drejt\u00ebn e parablerjes n\u00eb rast privatizimi, e drejt\u00eb q\u00eb u ishte njohur edhe me vendimet e njohjes s\u00eb pron\u00ebs n\u00eb vitet 1995-1996. Procesi u krye n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me ligjet p\u00ebrkat\u00ebse dhe zgjati edhe tre-kat\u00ebr vjet t\u00eb tjera. Asnj\u00eb nga zyrtar\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb proces nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim apo padi sepse ata e kan\u00eb respektuar rrept\u00ebsisht ligjin.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye t\u00eb qarta politike, jam arrestuar si person n\u00ebn hetim, pa u marr\u00eb kurr\u00eb n\u00eb pyetje p\u00ebr rastin, nd\u00ebrsa padia u ngrit pothuajse nj\u00eb vit pas arrestimit. Kjo padi pa asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ligjore apo prov\u00eb kund\u00ebr Berish\u00ebs dhe Malltezit demonstron se Edi Rama donte nj\u00eb shtet shqiptar pa opozit\u00eb politike, duke ndjekur gjurm\u00ebt e babait t\u00eb tij Kristaq Rama, i cili si deputet i diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb vitin 1988, n\u00ebnshkroi urdhrin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr varjen publike t\u00eb poetit Havzi Nelaj p\u00ebr mbrojtjen e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb n\u00eb vargjet e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb m\u00eb mbajtur n\u00ebn arrest t\u00eb paligjsh\u00ebm p\u00ebr 16 muaj SPAK dhe gjykatat t\u00eb kapura politikisht nuk hezituan t\u00eb falsifikonin dokumente zyrtar\u00eb: me vun\u00eb n\u00eb burg sepse kinse nj\u00eb VKM ishte miratuar nga Berisha vet\u00ebm q\u00eb 5 familjet pronare te paguanin me letra me vlere dhe pastaj ishte ndryshuar. POR rezultoi se prokuroret g\u00ebnjyen pasi q\u00eb VKM nuk kish ndryshuar kurr\u00eb n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb fliste p\u00ebr pronar\u00ebt, nd\u00ebrsa p\u00ebrkundrazi familjet tona pronare kishin paguar 90% t\u00eb privatizimit me para e jo me letra me vlere vet\u00ebm pak jav\u00eb para miratimit t\u00eb VKM q\u00eb mund\u00ebsoi pagesat me letra me vlere. Deklaruan n\u00eb aktakuz\u00eb se kisha dh\u00ebn\u00eb me qera apartamente pasi i kisha shitur, gj\u00eb q\u00eb leht\u00ebsisht provohet si mashtrim, pasi b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy apartamente n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, se kisha dh\u00ebn\u00eb me qera apartamente 120m2 p\u00ebr 8,000 euro n\u00eb muaj, kur i kisha dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr 800 euro, po SPAK nuk hezitonte ta evidentonte k\u00ebt\u00eb nga te gjith\u00eb qerat\u00eb e mia \u00e7ka tregon q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb mashtruar p\u00ebr t\u00eb justifikuar procedimin e pabazuar dhe arrestin e paligjsh\u00ebm. K\u00ebto falsifikime i kam sjell\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb por edhe jush dhe do t\u2019i ndjek m\u00eb tej.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb elementi krimi sipas ligjit penal shqiptar, prokuror\u00ebt kan\u00eb klasifikuar si ryshfet, korrupsion pasiv, solidaritetin familjar dhe bamir\u00ebsi; konkretisht, pagesat e b\u00ebra nga ime shoqe, nga llogarit\u00eb e saj t\u00eb t\u00eb ardhurave personale, t\u00eb cilat t\u00eb gjitha jan\u00eb deklaruar dhe verifikuar m\u00eb par\u00eb nga agjencit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse shtet\u00ebrore shqiptare (ILDKPI, zyra e taksave). K\u00ebto pagesa konsistojn\u00eb n\u00eb: (i) shpenzime 3,000 euro p\u00ebr pushime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta familjare, (ii) dy pagesa p\u00ebr faturat mjek\u00ebsore p\u00ebr z.Berisha dhe bashk\u00ebshorten e tij, (iii) tarifat ligjore n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb t\u00eb cilat edhe vajza e tij \u00ebsht\u00eb pal\u00eb ose ka interesa t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, t\u00eb cilat jan\u00eb deklaruar si\u00e7 duhet; (iv) donacionet vjetore t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb p\u00ebr trajtimin e tre f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Qendr\u00ebn Rajonale t\u00eb Autizmit (QRA), e cila drejtohet nga Dr.Liri Berisha, e cila n\u00eb mbi 20 vjet pun\u00eb atje nuk ka marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb lloj pagese apo p\u00ebrfitimi; (v) Dhurata p\u00ebr Krishtlindje dhe Vitin e Ri p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt autik\u00eb t\u00eb RAC, dhuruar nga F. Bektashi; (vi) nj\u00eb sponsorizim zyrtar prej rreth 4600 \u20ac nga F. Bektashi p\u00ebr Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, p\u00ebr vizit\u00ebn zyrtare n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb dy k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve Cocciante dhe Elhaida Dani n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Vetingu 30 vje\u00e7ar i Z. Berisha dhe meje d\u00ebshmon se Berisha dhe familja e tij kan\u00eb respektuar gjithmon\u00eb ligjin, nuk kan\u00eb p\u00ebrfituar asnj\u00ebher\u00eb fonde apo asete publike dhe se cil\u00ebsimi i tij si non grata p\u00ebr korrupsionin ishte produkt i lobimit korruptiv t\u00eb Edi Ram\u00ebs, George Soros dhe Charles McGonigal, me q\u00ebllim shkat\u00ebrrimin e forcave politike konservatore shqiptare marrjen e opozit\u00ebs Shqiptare n\u00ebn kontrollin total.<\/p>\n<p>Arrestimi im p\u00ebr 16 muaj pa asnj\u00eb prove, bazuar n\u00eb kall\u00ebzime t\u00eb rreme t\u00eb Taulant Ball\u00ebs, n\u00eb falsifikim t\u00eb dokumenteve zyrtar\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb politike dhe gjykat\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ilustrimi m\u00eb i mire i kapjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet reform\u00ebs fam\u00ebzez\u00eb t\u00eb George Soros dhe Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrb\u00ebtoret e Edi Rames duan te kamuflojn\u00eb amnistimin e krimeve elektorale dhe vjedhjeve te buxhetit me luft\u00ebn ndaj opozit\u00ebs te kamufluar si lufte ndaj korrupsionit pse kam zhvilluar un\u00eb pron\u00ebn private. Pa mundur t\u00eb tregojn\u00eb asnj\u00eb shkelje ligjore nga Berisha, un\u00eb apo persona te tjer\u00eb nen hetim, asnj\u00eb shkelje nga askush tjet\u00ebr qe ka firmosur n\u00eb asnj\u00eb hap te proceseve dhjet\u00ebra vje\u00e7are te kthimit te tok\u00ebs private tek pronari i ligjsh\u00ebm, pa mundur t\u00eb tregojn\u00eb asnj\u00eb dem ndaj shtetit gjate zhvillimit t\u00eb pron\u00ebs private, por duke futur veten n\u00eb rrjet\u00ebn e falsifikimeve dhe shkeljeve ligjore p\u00ebr llogari te padronit te tyre politik.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-106489\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/1-1-263x300.jpg\" alt=\"\" width=\"263\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/1-1-263x300.jpg 263w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/1-1-768x878.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/1-1.jpg 840w\" sizes=\"auto, (max-width: 263px) 100vw, 263px\" \/><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jamarb\u00ebr MALLTEZI M\u00eb 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama k\u00ebrkoi publikisht nga SPAK p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht Sali Berish\u00ebn p\u00ebr shkak se ai ishte caktuar non grata nga Blinken. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb presion politik, prokuror\u00ebt e SPAK nis\u00ebn hetim 30 vje\u00e7ar deri tek mbesat e palindura &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88965,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-106487","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106487","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106487"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106487\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":106490,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106487\/revisions\/106490"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88965"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106487"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106487"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106487"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}