{"id":106766,"date":"2025-03-08T09:02:12","date_gmt":"2025-03-08T09:02:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=106766"},"modified":"2025-03-08T09:02:12","modified_gmt":"2025-03-08T09:02:12","slug":"berisha-per-median-greke-pse-rama-sajoi-ceshtjen-beleri-shqiperia-nuk-i-ploteson-kriteret-per-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/08\/berisha-per-median-greke-pse-rama-sajoi-ceshtjen-beleri-shqiperia-nuk-i-ploteson-kriteret-per-be\/","title":{"rendered":"Berisha p\u00ebr median greke: Pse Rama sajoi \u201c\u00e7\u00ebshtjen Beleri\u201d! Shqip\u00ebria nuk i plot\u00ebson kriteret p\u00ebr BE"},"content":{"rendered":"<p>\u201cRama i korruptuar i shkat\u00ebrroi marr\u00ebdh\u00ebniet me Greqin\u00eb me paraburgimin e Fredi Belerit, me d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rrem\u00eb, pasi kishte p\u00ebrvet\u00ebsuar nj\u00eb kanion (t\u00eb Gjipes\u00eb) prej shum\u00eb hektar\u00ebsh dhe iu bind oligark\u00ebve\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Liberal, Sali Berisha, kreu i opozit\u00ebs shqiptare. Ai shpjegon pse Shqip\u00ebria nuk i plot\u00ebson kriteret p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE dhe flet p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e bashk\u00ebpunimit n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p><strong>nga Nikolas Tampakopoulos<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Z.Berisha, \u00e7far\u00eb ju shtyn t\u00eb jeni kandidat edhe p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Sali Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Historit\u00eb e rikthimeve jan\u00eb ekzotike, nuk jan\u00eb t\u00eb shpeshta. Pra, pas \u00e7do rikthimi ka fuqi madhore. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Sali Berisha 8 vite pasi ishte larguar pothuaj nga skena politike, iu k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb mos hyj\u00eb n\u00eb parlament bazuar n\u00eb nj\u00eb akt korruptiv. Bazuar n\u00eb dezinjimin \u2018non grata\u2019 t\u00eb Antoni Blinken, n\u00eb aktin q\u00eb vinte nga nj\u00eb lobim korruptiv i Edi Ram\u00ebs dhe Xhorxh Sorosit.<\/p>\n<p>Pra, jo vet\u00ebm u dezinjova, por u k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb mos futem n\u00eb parlament. At\u00ebher\u00eb, qendrimi im ishte ky: askush p\u00ebrve\u00e7 shqiptar\u00ebve nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb list\u00ebn e deputet\u00ebve, p\u00ebrderisa Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend sovran. Dhe, meq\u00ebn\u00ebse ish-kryetari im q\u00eb punonte me lig\u00ebsi prapa shpin\u00ebs sime, ishte pjes\u00eb e k\u00ebtij q\u00ebndrimi, un\u00eb nd\u00ebrmora procesin e rikthimit. Nj\u00eb proces q\u00eb kaloi t\u00eb gjitha etapat dhe q\u00eb eci me sukses, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe t\u00eb DASH, diplomat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, ambasadori n\u00eb Tiran\u00eb dhe i d\u00ebrguari p\u00ebr rajonin k\u00ebrkonin arrestimin, i b\u00ebnin thirrje shqiptar\u00ebve t\u00eb mos m\u00eb mb\u00ebshtesnin, ajo ndodhi.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 e sheh, rikthimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt individual, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt shum\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb. Shum\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb duan t\u00eb rikthehen, por nuk rikthehen dot.<\/p>\n<p>E provoi Papandreu t\u00eb rikthehet. Mbeti me 3%. Po jap shembull p\u00ebr t\u00eb krahasuar se, jo cilido q\u00eb do mund t\u00eb rikthehet. Pra, rikthimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje, dhe un\u00eb iu p\u00ebrgjigja k\u00ebsaj thirrje t\u00eb vendit tim.<\/p>\n<p><strong><em>Si e vler\u00ebsoni rrug\u00ebtimin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pra, rrug\u00ebtimin p\u00ebr n\u00eb BE. Cilat jan\u00eb reformat q\u00eb ju do t\u00eb donit t\u00eb implementonit?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Sali Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute Shqip\u00ebria nuk plot\u00ebson asnj\u00eb kriter, p\u00ebrve\u00e7 pozicionit gjeostrategjik, p\u00ebr t\u00eb cilin un\u00eb e mb\u00ebshtes procesin. Por kriteret\u2026 Nj\u00eb vend q\u00eb arreston n\u00eb vitin elektoral 3 lider\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, e partive kryesore, nj\u00eb vend q\u00eb u merr mandate me gjykata kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, se i kontrollon ato, nj\u00eb vend q\u00eb kontrollon mediat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb dhe shpall se do mbyll\u00eb rrjetet sociale, Tik Tok-un, nj\u00eb vend q\u00eb ka t\u00eb burgosur, ka nj\u00eb drejt\u00ebsi politike dhe munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb procesi ligjor t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb harroni se n\u00eb Shqip\u00ebri sot, 62% e t\u00eb burgosurve jan\u00eb n\u00eb paraburgim. Se i marrin i plasin njer\u00ebzit n\u00eb paraburgim dhe nuk merret kush me ta. Ky vend, me nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb korrupsioni m\u00eb t\u00eb paimagjinuesh\u00ebm. Me afera korruptive, t\u00eb cilat shkojn\u00eb miliarda. Ky vend, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb narkoshtet. Narkoshteti i par\u00eb dhe i vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb, ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Sinaloas priten n\u00eb zyr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs dhe marrin licensa p\u00ebr kazino dhe resorte me 5 yje.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb lidhje me kriteret q\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr jasht\u00eb gjeopolitik\u00ebs, jasht\u00eb kriterit gjeostrategjik nuk q\u00ebndron.<\/p>\n<p><strong><em>Sa i p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-greke si i vler\u00ebsoni ato, dhe cilat jan\u00eb bazat p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsuar k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Sali Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Mendoj se, marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-greke kan\u00eb b\u00ebr\u00eb progres t\u00eb ndjesh\u00ebm. Por, k\u00ebto vitet e fundit kan\u00eb patur edhe p\u00ebrkeq\u00ebsime krejt\u00ebsisht p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Po marrim Marr\u00ebveshjen e detit. Kishim r\u00ebn\u00eb dakord me qeverin\u00eb e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb dhe t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb, q\u00eb t\u00eb shkonim n\u00eb Hag\u00eb. Edi Rama hoqi dor\u00eb nga kjo dakord\u00ebsi dhe deklaroi se do b\u00ebj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Negocioi 2-3 vjet, dhe kur erdhi problemi p\u00ebr t\u00eb firmosur marr\u00ebveshjen, Edi Rama tha se nuk e firmos dot p\u00ebr arsye se ekziston vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb gj\u00eb jasht\u00ebzakonisht joserioze. Se ti, n\u00eb qoft\u00eb se uleshe p\u00ebr negociata, duhet t\u2019u thoje q\u00eb kam k\u00ebt\u00eb vendim, dhe un\u00eb jasht\u00eb k\u00ebtij vendimi nuk dal dot. Por jo, t\u00eb negociosh 3 vite dhe pastaj t\u00eb thuash: na doli vendimi! Pra, ishte shum\u00eb jo serioz.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti. Akt i pashembullt ishte marrja e mandatit n\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb Fredi Belerit. Fredi Beleri, an\u00ebtar i minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri fitoi mandatin, u votua nga qytetar\u00ebt e Himar\u00ebs. Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ai ka t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se votohet, t\u00eb jet\u00eb dhe president i k\u00ebtij vendi. Ky \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb ligji.<\/p>\n<p>Kurse, Edi Rama i mori mandatin, vet\u00ebm e vet\u00ebm pse Beleri nuk do t\u00eb lejonte Ram\u00ebn t\u00eb grabis\u00eb kanionin e Gjipes\u00eb. Kur u arrestua Beleri, un\u00eb deklarova publikisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb arrestim politik dhe prapa k\u00ebtij arrestimi q\u00ebndrojn\u00eb interesa mafioze direkte t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Nuk e dija se, Edi Rama kishte pron\u00ebsuar, pa asnj\u00eb dokument kadastral, pa asnj\u00eb dokument konfiskimi nga regjimi komunist, kanionin e Gjipes\u00eb, nj\u00eb nga kanionet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Jonit dhe t\u00eb Mesdheut, p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn dhe kush\u00ebrinjt\u00eb e tij. Kjo doli m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb, Fredi Beleri nuk mund t\u00eb b\u00ebnte kurr\u00eb nj\u00eb kompromis t\u00eb till\u00eb, t\u00eb lumturonte Edi Ram\u00ebn me 224 mij\u00eb m2 tok\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, arriti q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb p\u00ebrshtypjen se Beleri nuk \u00ebsht\u00eb njeri korrekt. Beleri nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb faj. Beleri ishte fajtor vet\u00ebm se ishte deklaruar an\u00ebtar i minoritetit grek dhe duhej q\u00eb ky t\u00eb pranonte t\u2019i b\u00ebnte Edi Ram\u00ebs favoret mafioze q\u00eb k\u00ebrkonte.<\/p>\n<p>Pra, marrin fund k\u00ebto. As q\u00eb do ndodhin dhe as kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndodhur. \u00c7do qytetar do t\u00eb trajtohet sipas kushtetut\u00ebs dhe ligjit. Mund t\u00eb kemi raste, apo shembuj t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, jan\u00eb nj\u00eb seri aktesh t\u00eb cilat, sigurisht, nuk \u00ebsht\u00eb se nuk ndikuan n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet negativisht.<\/p>\n<p>Traktati i Miq\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb dokument themelor i firmosur n\u00eb vitin 1996 u injorua totalisht dhe, faktikisht sot \u00ebsht\u00eb i skaduar, k\u00ebrkon t\u00eb rinegociohet, t\u00eb rishqyrtohet. Pra, marr\u00ebdh\u00ebniet me Greqin\u00eb u d\u00ebmtuan nga interesat mafioze t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><em>Cilat jan\u00eb sfidat dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e vendeve t\u00eb Ballkanit?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Sali Berisha:<\/em><\/strong>\u00a0Mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. S\u00eb pari, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb luftoj\u00eb me vendosm\u00ebri kriminalitetin me zero toleranc\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka shkat\u00ebrruar sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb sistemi drejt\u00ebsie, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb siguris\u00eb juridike, un\u00eb nuk di ndonj\u00eb investitor t\u00eb huaj apo grek serioz q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ardhur gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve n\u00eb Shqip\u00ebri. Di me dhjet\u00ebra dhe qindra q\u00eb jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Pra, kushti i t\u00eb gjitha kushteve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb klime miq\u00ebsore p\u00ebr biznesin. Nuk ka nj\u00eb kompani greke, apo t\u00eb vendeve tjera q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, se i fitojn\u00eb t\u00eb gjitha oligark\u00ebt e Edi Ram\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur, para vitit 2013, kompani greke, italiane, gjermane, amerikane nd\u00ebrtuan projektet e m\u00ebdha dhe i fituan n\u00eb tendera nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Absolutisht, asnj\u00eb e favorizuar nga Sali Berisha, por me merit\u00ebn e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera.<\/p>\n<p>Ik\u00ebn. Jo vet\u00ebm q\u00eb ik\u00ebn, por disa prej tyre u ndan\u00eb me gjyqe me k\u00ebt\u00eb qeveri p\u00ebr shkak t\u00eb abuzimeve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cRama i korruptuar i shkat\u00ebrroi marr\u00ebdh\u00ebniet me Greqin\u00eb me paraburgimin e Fredi Belerit, me d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rrem\u00eb, pasi kishte p\u00ebrvet\u00ebsuar nj\u00eb kanion (t\u00eb Gjipes\u00eb) prej shum\u00eb hektar\u00ebsh dhe iu bind oligark\u00ebve\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Liberal, Sali Berisha, kreu i opozit\u00ebs shqiptare. Ai shpjegon pse Shqip\u00ebria nuk i plot\u00ebson kriteret p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE dhe flet p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":106767,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-106766","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106766","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106766"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106766\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":106768,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106766\/revisions\/106768"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106767"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106766"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106766"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106766"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}