{"id":106818,"date":"2025-03-08T18:05:40","date_gmt":"2025-03-08T18:05:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=106818"},"modified":"2025-03-08T18:07:30","modified_gmt":"2025-03-08T18:07:30","slug":"si-po-tenton-fatmir-xhafaj-ta-nxjerre-veliajn-nga-qelia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/08\/si-po-tenton-fatmir-xhafaj-ta-nxjerre-veliajn-nga-qelia\/","title":{"rendered":"Si po tenton Fatmir Xhafaj ta nxjerr\u00eb Veliajn nga qelia"},"content":{"rendered":"<p>Erion Veliaj duket po p\u00ebrpiqet t\u00eb l\u00ebviz\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fijet e mundshme p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb qelin\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka angazhuar edhe bashk\u00ebpun\u00ebtorin e tij n\u00eb Partin\u00eb Socialiste, Fatmir Xhafaj.<\/p>\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u arrestuar m\u00eb 10 shkurt me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK me akuzat p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash. Gjykata e Posa\u00e7me vendosi q\u00eb Veliaj t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb paraburgim duke konfirmuan mas\u00ebn e sigurimit personal t\u00eb arrestit n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Q\u00eb pas arrestimit, Veliaj ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mekanizmash p\u00ebr t\u00eb shijuar s\u00ebrish lirin\u00eb, pavar\u00ebsisht akuzave t\u00eb r\u00ebnda ndaj tij. Akuza q\u00eb kryebashkiaku i ka mohuar, duke deklaruar se as ai dhe as familja e tij nuk kan\u00eb lidhje me korrupsionin. Hetimet e SPAK megjithat\u00eb thon\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, Veliaj ka shp\u00ebrdoruar t\u00eb pakt\u00ebn 1.1 milion\u00eb eurove nga fonde publike, duke ua kanalizuar k\u00ebto fonde bizneseve dhe n\u00eb k\u00ebmbim kan\u00eb p\u00ebrfituar familjar\u00ebt e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme. SPAK konkluzion se \u00a0Veliaj dhe bashk\u00ebshortja e tij p\u00ebrfituan ryshfet nga fondet e Bashkis\u00eb apo kompani kontraktore \u2013 p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme q\u00eb u injektuan dhe \u2018pastruan\u2019 n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb rrjeti OJF-sh dhe kompanish t\u00eb kontrolluara nga Ajola Xoxa.<\/p>\n<p><strong>Denigrimi i prokurorit<\/strong><\/p>\n<p>Beteja e Veliajt p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb qelin\u00eb dhe p\u00ebr tu shfaqur i pafajsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb disa fronte. Komunikimi publik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej fush\u00ebbetejave t\u00eb zgjedhura, me Veliajn q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb hap\u00ebsirat e mediave pran\u00eb tij dhe reagimet n\u00eb rrjetet sociale p\u00ebr tu pozicionuar si nj\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb prokurori, q\u00eb sipas tij, po p\u00ebrdoret nga kund\u00ebrshtari politik, Sali Berisha. Sulmet dhe denigrimet ndaj gjyqtarit q\u00eb aprovoi mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d ndaj tij dhe sidomos prokurorit t\u00eb SPAK q\u00eb k\u00ebrkoi mbylljen n\u00eb qeli t\u00eb kryebashkiakut duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah rrezikshm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr prishjen e provave, kan\u00eb qen\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrditshme nga ana e Veliajt.<\/p>\n<p><strong>Beteja ligjore<\/strong><\/p>\n<p>Rruga ligjore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fush\u00ebbetej\u00eb e Veliajt. Ai ka ankimuar n\u00eb Apel vendimin e GJKKO q\u00eb e la n\u00eb paraburgim, duke k\u00ebrkuar lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Veliaj pretendon se prokurori i SPAK Ols Dado \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt interesi p\u00ebr t\u00eb hetuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb ngarkim t\u00eb tij, pasi sipas tij, i ka k\u00ebrkuar nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi q\u00eb Veliaj ja ka refuzuar. Kryebashkiaku ka k\u00ebrkuar pezullimin e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga detyra, me an\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave drejtuar zyr\u00ebs s\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb \u2013 institucion ky q\u00eb m\u00eb her\u00ebt shprehu publikisht shqet\u00ebsime p\u00ebr sulmet publike t\u00eb Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado.<\/p>\n<p><strong>Loja e n\u00ebndheshme<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebmendja megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb Apelin e Posa\u00e7\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do t\u00eb pranoj\u00eb ose jo k\u00ebrkes\u00ebn e Veliajt p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar mas\u00ebn e arrestit me burg, l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas disa raportimeve mediatike, i v\u00ebllai i Veliajt, gjithashtu person n\u00ebn hetim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dosje me kryebashkiakun, ka shpenzuar qindra mij\u00ebra dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontraktuar nj\u00eb studio ligjore private amerikane p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur mbrojtjen n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Seanca p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Veliajt do t\u00eb mbahet m\u00eb 11 Mars dhe gjyqtari i \u00e7\u00ebshtjes \u00ebsht\u00eb Engert P\u00ebllumbi, i zgjedhur sipas njoftimit nga gjykata, p\u00ebrmes shortit.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje e n\u00ebndheshme p\u00ebr t\u00eb ndikuar te vendimi i gjykat\u00ebs ka nisur. Nga burime t\u00eb sigurta, \u201cGijotina.com\u201d m\u00ebson se personazhi i cili po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb sekserin te gjyqtari i \u00e7\u00ebshtjes duke k\u00ebrkuar nj\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb Veliajt \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Fatmir Xhafaj.<\/p>\n<p>Ky i fundit njihet p\u00ebr ndikimin n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe sipas disa raportime mediatike, disa nga zyrtar\u00ebt me funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb pjes\u00eb e grupimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb etiketuar si \u201cklani Xhafaj i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Me influenc\u00ebn n\u00eb k\u00ebto rangje, q\u00eb \u00ebsht\u00eb qartazi nj\u00eb p\u00ebrpjekje e paligjshme p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor, Xhafaj po k\u00ebrkon pik\u00ebrisht t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb aleatin e tij Erion Veliaj.<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja publike e Veliajt nga Xhafaj<\/strong><\/p>\n<p>Xhafaj nuk e ka fshehur asnj\u00ebher\u00eb pozicionimin e tij pro Veliajt. Me nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale m\u00eb 15 Shkurt, disa dit\u00eb pas arrestimit, kreu i komisionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm parlamentar q\u00eb shihet gjegj\u00ebsisht si anti-SPAK, sulmoi drejt\u00ebsin\u00eb duke shprehur mb\u00ebshtetje p\u00ebr kryebashkiakun n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Nj\u00eb pjes\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb sistem kan\u00eb ndryshuar pak n\u00eb mentalitetin, qasjen dhe sjelljen e tyre n\u00eb raport me ligjin dhe detyr\u00ebn\u201d,\u00a0u shpreh Xhafaj duke sulmuar zyrtar\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Veliajn, nga i cili dyshohet, t\u00eb pakt\u00ebn sipas raportimeve mediatike se ka p\u00ebrfituar p\u00ebrmes nj\u00eb nd\u00ebrtuesi leje nd\u00ebrtimi t\u00eb shumta n\u00eb Tiran\u00eb, thot\u00eb se\u00a0\u201cErion Veliaj, p\u00ebr aq sa e njoh dhe si e njoh, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zyrtar i korruptuar\u201d.<\/p>\n<p>Shigjetimet ndaj SPAK dhe GJKKO n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb arrestuarin p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash i vijon edhe m\u00eb tej teksa shton se \u201cduke lexuar vendimin gjyq\u00ebsor q\u00eb ka pranuar e certifikuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit p\u00ebr mas\u00eb sigurie \u2018arrest me burg\u2019 bindem edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb proces jo t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb aspektin procedurial\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFaqet e shumta t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor nuk bindin dot ask\u00ebnd q\u00eb ka minimumin e kultur\u00ebs juridike q\u00eb masa e marr\u00eb \u00ebsht\u00eb proporcionale dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale lidhur me k\u00ebt\u00eb mas\u00eb sigurie. Ca m\u00eb keq akoma nuk bindin kur shtron n\u00eb diskutim dobin\u00eb dhe interesin publik, p\u00ebrfshi dhe momentin politik e elektoral kur ajo u dha. N\u00ebse k\u00ebt\u00eb e bashkon pastaj edhe me fillimin \u2018anonim\u2019 t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, m\u00ebnyr\u00ebn e procedimit, m\u00ebnyr\u00ebn se si iu servir publikut gjat\u00eb hetimit dhe pas vendimit gjyq\u00ebsor, me disa \u2018argumenta\u2019 q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendimmarrje q\u00eb nuk p\u00ebputhen me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb ne njohim dhe akoma m\u00eb keq kur d\u00ebgjon p\u00ebr presione e shantazhe ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb pyetur, me t\u00eb drejt\u00eb kjo e vendos n\u00eb pik\u00ebpyetje integritetin profesional e moral t\u00eb k\u00ebtij procesi duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb sy t\u00eb \u00e7do profesionisti t\u00eb ligjit dhe vet\u00eb publikut\u201d,\u00a0shkroi m\u00eb tej Xhafaj n\u00eb postimin n\u00eb \u201cFB\u201d, duke p\u00ebrmbyllur silurimin ndaj SPAK e GJKKO.<\/p>\n<p><strong>A duhet t\u00eb marr\u00eb masa Prokuroria e Posa\u00e7me?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb jasht\u00ebligjshme p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb nxehta t\u00eb muajve t\u00eb fundit, SPAK duhet t\u00eb vihen n\u00eb l\u00ebvizje. Ky ishte konkluzioni i disa prej njoh\u00ebsve t\u00eb ligjeve me t\u00eb cil\u00ebt u konsultua \u201cGijotina\u201d p\u00ebr rastin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb analogji q\u00eb mb\u00ebshtet argumentin \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar s\u00eb fundmi. Duke u nisur nga dyshimet se mbi nj\u00eb gjyqtar t\u00eb Kushtetueses do t\u00eb ushtrohej ndikim i paligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrgjimeve t\u00eb \u201cSKY\u201d, prokuroria urdh\u00ebroi p\u00ebrgjimin.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme:\u00a0Fatmir Xhafaj po tenton t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb te gjyqtari i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb Erion Veliajn nga burgu.<strong>\/Burimi:\u00a0Gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erion Veliaj duket po p\u00ebrpiqet t\u00eb l\u00ebviz\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fijet e mundshme p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb qelin\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka angazhuar edhe bashk\u00ebpun\u00ebtorin e tij n\u00eb Partin\u00eb Socialiste, Fatmir Xhafaj. Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u arrestuar m\u00eb 10 shkurt me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK me akuzat p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash. Gjykata e Posa\u00e7me vendosi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":106819,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-106818","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106818","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106818"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106818\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":106821,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106818\/revisions\/106821"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106819"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}