{"id":107224,"date":"2025-03-13T21:07:32","date_gmt":"2025-03-13T21:07:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=107224"},"modified":"2025-03-13T21:07:32","modified_gmt":"2025-03-13T21:07:32","slug":"berisha-kompania-u-vodhi-3-vite-shqiptareve-ne-tunelin-e-murrizit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/13\/berisha-kompania-u-vodhi-3-vite-shqiptareve-ne-tunelin-e-murrizit\/","title":{"rendered":"Berisha: Kompania u vodhi 3 vite shqiptar\u00ebve n\u00eb Tunelin e Murrizit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb prezantimin e programit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr infrastruktur\u00ebn dhe transportin p\u00ebr qeverisjen 2025-2029, kryetari Sali Berisha u shpreh se, \u2018Infrastruktura, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr zhvillimet dhe ritmet e tij. Investimi n\u00eb infrastruktur\u00eb bazuar n\u00eb studime serioze kur \u00ebsht\u00eb fizib\u00ebl rikthen investimin, ndofta m\u00eb shpejt se t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e tjer\u00eb, investimin mbi baz\u00ebn e fizibilitetit me nj\u00eb rrug\u00eb rikthen 1 dollar\u00eb n\u00eb 4, rikthen 4 p\u00ebr 1 dollar investim shum\u00eb shpejt\u2019.<\/p>\n<p>Duke komentuar edhe p\u00ebr inaugurimin e tunelit t\u00eb Murrizit, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, nuk duhej shpuar n\u00eb at\u00eb zon\u00eb. \u2018Duhet t\u00eb dini nj\u00eb gj\u00eb. Tuneli i Murrizit, kompania q\u00eb i vodhi 3 vite shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb tunel shpoi aty ku nuk duhet t\u00eb shponte. Nj\u00eb kompani daneze serioze na kishte d\u00ebshmuar se nuk mund t\u00eb shpohet n\u00eb at\u00eb nivel, sepse shpimi n\u00eb at\u00eb nivel nuk e lejonte struktura gjeologjike\u2019, theksoi nd\u00ebr t\u00eb tjera kreu i PD.<\/p>\n<p><strong>FJALA P\u00cbRMBYLL\u00cbSE E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb PREZANTIMIN E PROGRAMIT P\u00cbR TRANSPORTIN \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Shkurtimisht, ju fal\u00ebnderoj edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e shk\u00eblqyer q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb sektor\u00eb q\u00eb jan\u00eb jetik\u00eb dhe vendimtar\u00eb p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>Infrastruktura, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr zhvillimet dhe ritmet e tij. Investimi n\u00eb infrastruktur\u00eb bazuar n\u00eb studime serioze kur \u00ebsht\u00eb fizib\u00ebl rikthen investimin, ndofta m\u00eb shpejt se t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e tjer\u00eb, investimin mbi baz\u00ebn e fizibilitetit me nj\u00eb rrug\u00eb rikthen 1 dollar\u00eb n\u00eb 4, rikthen 4 p\u00ebr 1 dollar investim shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, gjat\u00eb viteve q\u00eb pati transformimin m\u00eb t\u00eb madh infrastruktura, agjencit\u00eb, ministria b\u00ebn\u00eb mbi 220 projekte studime, t\u00eb cilat sh\u00ebrbejn\u00eb edhe sot, jan\u00eb edhe sot t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u2019u aplikuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 12 viteve studimet e fizibilitetit dhe projektet jan\u00eb sporadike dhe faktikisht jo serioze. U them un\u00eb ju.<\/p>\n<p>Sot, u njoftua se pas 3 vite me radh\u00eb shtytjesh u inaugurua tuneli i Murrizit.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb dini nj\u00eb gj\u00eb. Tuneli i Murrizit, kompania q\u00eb i vodhi 3 vite shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb tunel shpoi aty ku nuk duhet t\u00eb shponte.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kompani daneze serioze na kishte d\u00ebshmuar se nuk mund t\u00eb shpohet n\u00eb at\u00eb nivel, sepse shpimi n\u00eb at\u00eb nivel nuk e lejonte struktura gjeologjike.<\/p>\n<p>Edi Rama pranoi at\u00eb shpim dhe uroj shum\u00eb, se \u00ebsht\u00eb zon\u00eb me uj\u00ebra shum\u00eb, dhe uroj shum\u00eb q\u00eb ai tunel t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb. K\u00ebta, jo q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb studime, por k\u00ebta shkelmojn\u00eb mbi studimet ekzistuese. Ndaj dhe, \u00e7do hap do b\u00ebhet mbi baz\u00ebn e studimeve, rivler\u00ebsimeve.<\/p>\n<p>Ne do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb, Shqi\u00ebpria t\u00eb ket\u00eb infrastruktur\u00ebn m\u00eb moderne, por kjo infrastruktur\u00eb duhet t\u00eb ofrohet shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb. Sot un\u00eb prita emailin q\u00eb m\u00eb erdhi me projektine Unaz\u00ebs verilindore-juglindore t\u00eb vendit. Ai projekt, kur ne punonim n\u00eb t\u00eb, i interesonte 300 komunave t\u00eb vogla, por u jepte atyre mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb dilnin n\u00eb aksin automobilistik m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Dalja n\u00eb aksin automobilistik m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt \u00ebsht\u00eb tregu, dalja n\u00eb treg. Dhe dalja n\u00eb treg \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr gjendjen ekonomike dhe shum\u00eb faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr infrastruktur\u00ebn do bazohemi t\u00ebr\u00ebsisht mbi studime serioze fizibiliteti. Projektet i kemi prap. Projektet, qoft\u00eb p\u00ebr Unaz\u00ebn, qoft\u00eb p\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb do b\u00ebhen t\u00eb reja, jan\u00eb ekzistuese, do rishqyrtohen.<\/p>\n<p>Senada shtoi me t\u00eb drejt\u00eb se, Shkodra ka nj\u00eb fush\u00eb aviacioni t\u00eb dikurshme. Edhe nj\u00ebher\u00eb Senada, gjith\u00e7ka do p\u00ebrcaktoj\u00eb fizibilitet, sa fizib\u00ebl do t\u00eb jet\u00eb. N\u00eb kuptimin q\u00eb, cili do jet\u00eb fati i Gjadrit, i aerodromit t\u00eb Gjadrit.<\/p>\n<p>Edhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor, sepse edhe ka patur tendenca q\u00eb ta k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebr destinacion turistik, por natyrisht zhvillimi i transportit ajror dhe aeroporteve \u00ebsht\u00eb padiskutim i domosdosh\u00ebm dhe i dobish\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ta shoh\u00ebsh Shkodr\u00ebn, nuk ka qytet n\u00eb bot\u00eb me gjeografin\u00eb e saj, me ekosistemin e saj. Nga deti n\u00eb Alpe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Liqeni, Buna, jan\u00eb pra me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, po ta supozonim nj\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl e meritonte plot\u00ebsisht aeroportin p\u00ebr potencialin q\u00eb ka.<\/p>\n<p>Ndaj dhe, do shqyrtohet gjith\u00e7ka n\u00eb lidhje me fizibilitetin. Un\u00eb dua t\u2019ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb dhe ju ftoj q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgoni departamentit \u00e7do propozim, \u00e7do ide me t\u00eb cil\u00ebn ju mund t\u00eb plot\u00ebsoni k\u00ebt\u00eb program q\u00eb u paraqit sot para jush. Program i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie jetike p\u00ebr zhvillimin e vendit.<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb prezantimin e programit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr infrastruktur\u00ebn dhe transportin p\u00ebr qeverisjen 2025-2029, kryetari Sali Berisha u shpreh se, \u2018Infrastruktura, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr zhvillimet dhe ritmet e tij. Investimi n\u00eb infrastruktur\u00eb bazuar n\u00eb studime serioze kur \u00ebsht\u00eb fizib\u00ebl rikthen investimin, ndofta m\u00eb shpejt se t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e tjer\u00eb, investimin mbi baz\u00ebn e fizibilitetit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":107192,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-107224","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107224","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107224"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107224\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":107225,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107224\/revisions\/107225"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107224"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107224"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107224"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}