{"id":107460,"date":"2025-03-15T21:27:09","date_gmt":"2025-03-15T21:27:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=107460"},"modified":"2025-03-15T21:27:09","modified_gmt":"2025-03-15T21:27:09","slug":"nje-hua-jotransparente-per-smartcity-dhe-korruptive-ne-prokurim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/15\/nje-hua-jotransparente-per-smartcity-dhe-korruptive-ne-prokurim\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb hua jotransparente p\u00ebr SmartCity dhe korruptive n\u00eb prokurim"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e huas\u00eb nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Fondit p\u00ebr Zhvillim t\u00eb Abu Dhabit p\u00ebr financimin e projektit &#8220;Sistemi i kamerave n\u00ebn administrimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit &#8211; Smart City&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hua me kushte jo aq t\u00eb buta sa \u00e7&#8217;pretendohet nga qeveria. Jan\u00eb 118 milion USD p\u00ebr 15 vite me interes 4%. N\u00eb varsi t\u00eb formulave q\u00eb jan\u00eb parashikuar n\u00eb marr\u00ebveshje shteti shqiptar, pra qytetar\u00ebt shqiptar mbas 15 vitesh, n\u00eb total do t\u00eb paguajn\u00eb 60 deri 90 mln USD m\u00eb shum\u00eb, pra paguhet diku ose 170 mln USD ose 210 mln USD, kjo n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb shlyerjes.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb duhet t\u2019u b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb shqiptar\u00ebve. Problemi kryesor \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb po ju fshihet qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. N\u00eb mendimin tim po ju fshihen dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha:<\/p>\n<p>E para, ne po na jepet nj\u00eb kredi, po marrim nje hua nga fondi i Abu Dhabit poe pa gar\u00eb, pa tender, me marr\u00ebveshje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb po e p\u00ebrcjellim k\u00ebt\u00eb shum\u00eb te Tech-Abu Dhabi. Tashm\u00eb nuk do p\u00ebrcjellim 118 mln euro, por si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb par\u00eb 160, 190 ose 210 mln euro, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb formul\u00ebs s\u00eb llogaritjes. Kjo, shqiptar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb, theksuar dhe nga specialist\u00ebt e ekonomis\u00eb ju kujton skem\u00ebn mashtruese t\u00eb mikrokredive, k\u00ebt\u00eb skem\u00eb po e b\u00ebn qeveria juaj dhe lideri juaj global.<\/p>\n<p>E dyta, asnj\u00eb nuk p\u00ebrmendi tek k\u00ebto diskutimet se pse disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte p\u00ebrfolur se ky proces i nevojsh\u00ebm mund t\u00eb p\u00ebrfundonte me 60 mln USD dhe si befas u fry kjo fatur\u00eb n\u00eb 118 mln USD. Po t\u00eb analizosh z\u00ebrat e shpenzimeve ka shum\u00eb pik\u00ebpyetje. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i problemit.<\/p>\n<p>Tiparet kryesore t\u00eb nj\u00eb Smart City, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb integrimin e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit p\u00ebr nevojat e qytetar\u00ebve, duke ua b\u00ebr\u00eb atyre jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb. Prandaj projektet mbi &#8220;Smart City&#8221; t\u00eb cilat permbledhin nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri t\u00eb gjer\u00eb te rasteve te perdorimit: nga menaxhimi i trafikut n\u00eb shperdarjen e ujit, ne menaxhimin e mbeturinave, monitorimin e sigurise urbane dhe te mjedisit t\u00eb qyteteve tona, pavaresisht se investimet ne teknologjine informacionit kane kosto te larte, duhen konsideruar dhe duhen vler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>K\u00ebto projekte nuk jan\u00eb shpikja e qeveris\u00eb apo liderit tuaj global.<\/p>\n<p>Si i till\u00eb, ky projekt edhe mund t\u00eb votohej nga ne si opozit\u00eb n\u00eb rast se ky do ishte nj\u00eb projekt transparent, n\u00eb rast se do t\u00eb ishin diskutuar t\u00eb dyja an\u00ebt e medaljes edhe marrja e huas edhe m\u00ebnyra se si kalon kjo pa gar\u00eb, pa tenderim, e cila \u00ebsht\u00eb filozofi e pun\u00ebve tuaja tek nj\u00eb investitor i caktuar nga Abu Dabi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ky projekt, kjo hua, duhet t\u00eb jemi t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb thellon aventurat fiskale, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb tuaj dhe rrit borxhin publik.<\/p>\n<p>Do thoni ju se borxhi publik \u00ebsht\u00eb ulur por shqiptar\u00ebt e din\u00eb mir\u00eb se borxhi publik \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb vler\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mbi\u00e7mimit artificial t\u00eb lekut dhe jo nga politikat tuaja.<\/p>\n<p>Un\u00eb po ju jap vet\u00ebm nj\u00eb tregues, nga 2013 n\u00eb 2025 borxhi p\u00ebr frym\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur 2.5 her\u00eb nga 2230 euro, n\u00eb 2024 arriti ne 5647 euro p\u00ebr frym\u00eb. Pavaresisht se ne dy vitet e fundit, kryesisht per shkak te mbi\u00e7mimit te lekut ne tregun valutor, stoku i borxhit publik, ne raport me PBB-ne eshte ulur, kosto e borxhit, parate qe shqiptaret nga taksat e tyre paguajne per interesat e k\u00ebtij borxhi jane rritur ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Per vitin 2024, sekti i papergjegjshem ne qeverisjen Shqiperise shpenzoi 13.3 miliarde leke me shume interesat e borxhit publik te vendit, ne krahasim me vitin 2023, ose 133 milione euro me shume nga taksat tona dhe kjo shkon n\u00eb rritje nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Rritja e pretenduar ekonomike e viteve 2021-2024 nuk solli perspektive tek njerezit me ne nevoje dhe qytetaret e thjeshte, te cil\u00ebt e kan\u00eb humbur perfundimisht shpres\u00ebn per permiresim te gjendjes se tyre ekonomike nen drejtimin e qeverise se sotme.<\/p>\n<p>E dyta, q\u00eb dua t\u2019a theksoj, vet ky projekt ngjall at\u00eb dyshimin p\u00ebr shkak se vlera e dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtij projekti p\u00ebrcillet pa gar\u00eb dhe ka nj\u00eb dyfishim shum\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb saj .<\/p>\n<p>Projekti Smart-City, e cila projektonte instalimin e kamerave inteligjente n\u00eb ambientet publike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb me t\u00eb dret\u00eb n\u00eb list\u00ebn e projekteve me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare nga qeveria shqiptare dhe parashikohej m\u00eb par\u00eb t\u00eb kushtonte 60 mln USD.<\/p>\n<p>Cfar\u00eb ndodhi q\u00eb kjo shum\u00eb m\u00eb pas u dyfishua? Pse nuk jepen shpjegime n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb ?<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb kjo shum\u00eb dyfishohet ngre shqet\u00ebsime t\u00eb reja t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb gar\u00ebs dhe transparenc\u00ebs. Kushtet kur nj\u00eb projekt I till\u00eb I jepet pa gar\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preferenciale nga qeveria si dhe mungesa e nj\u00eb tenderi t\u00eb hapur rrit dyshimet p\u00ebr kapjen e kontrat\u00ebs nga interesa t\u00eb lidhura me pushtetin.<\/p>\n<p>Mungesa e gar\u00ebs, automatikisht krijon rreziqe t\u00eb larta p\u00ebr korrupsion dhe klienteliz\u00ebm nga nj\u00eb pushtet q\u00eb korrupsionin e ka patur virtytin kryesor t\u00eb tij dhe ligjet e qepura me dor\u00eb, kjo marr\u00ebveshje te kjo kategori hyn .<\/p>\n<p>Gjithashtu anashkalimi i nj\u00eb procesi transparent prokurimi me projektin \u201cSmart-City\u201d p\u00ebr paisjet inteligjente t\u00eb Policis\u00eb Shqiptare mendoj se shkel dhe pika t\u00eb vecanta t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Zbatimi i nj\u00eb projekti t\u00eb till\u00eb k\u00ebrkon transparenc\u00eb p\u00ebr llojet e paisjeve t\u00eb survejimit q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb do t\u00eb mbledhin, aft\u00ebsin\u00eb e njohjes s\u00eb fytyr\u00ebs dhe forma t\u00eb tjera t\u00eb identifikimit biometrik, informacion mbi buxhetin e p\u00ebrdorur, vendet nga t\u00eb cilat jan\u00eb bler\u00eb k\u00ebto teknologji, procedurat e prokurimit dhe prodhuesit e k\u00ebtyre teknologjive.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt ka dhe p\u00ebrfolje p\u00ebr sa i p\u00ebrket sigurimit t\u00eb paisjeve teknologjike, nga kompani t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb lidhura me teknologjin\u00eb e informacionit dhe inteligjenc\u00ebn artificiale kineze, e cila \u00ebsht\u00eb problem sot n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb, dhe nj\u00eb nga problemet kryesore sot t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se do t\u00eb p\u00ebrmendja z\u00ebrat e projektit se si jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb, keni parashikuar 31 mln USD p\u00ebr software, 62 mln USD p\u00ebr paisjet hardware, 8 mln USD sh\u00ebrbime profesionale dhe 17 mln p\u00ebr mir\u00ebmbajtje p\u00ebr 4 vjet. Kjo shuma 62 mln p\u00ebr 8 mije kamera l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebveshje mendoj se nuk i plot\u00ebson kushtet p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb drejt\u00eb, marr\u00ebveshje transparence, marr\u00ebveshje ekonomike, ku ne sigurojm\u00eb q\u00eb parat\u00eb e marra borxh do p\u00ebrdoren me eficense, efikasitet dhe ekonomicitet. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb un\u00eb do e votoj kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Te kjo pjesa se sa siguri , garanci juridike jep Policia jon\u00eb dhe se sa siguri jep vet klima q\u00eb ju keni prodhuar, me t\u00eb cilat rrezikoni t\u2019a ktheni Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb Big Brother t\u00eb madh ku do t\u00eb nd\u00ebrhyni n\u00eb privacin\u00eb personale apo n\u00eb probleme t\u00eb k\u00ebsaj natyre do ti trajtoj n\u00eb nj\u00eb shkrim tjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ Marr\u00ebveshja e huas\u00eb nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Fondit p\u00ebr Zhvillim t\u00eb Abu Dhabit p\u00ebr financimin e projektit &#8220;Sistemi i kamerave n\u00ebn administrimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit &#8211; Smart City&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hua me kushte jo aq t\u00eb buta sa \u00e7&#8217;pretendohet nga qeveria. Jan\u00eb 118 milion USD p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-107460","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107460","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107460"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107460\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":107461,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107460\/revisions\/107461"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107460"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107460"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107460"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}