{"id":107493,"date":"2025-03-17T10:13:49","date_gmt":"2025-03-17T10:13:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=107493"},"modified":"2025-03-17T10:13:49","modified_gmt":"2025-03-17T10:13:49","slug":"berisha-dumanit-amnistimi-i-krimit-elektoral-atentati-me-i-rende-ndaj-zgjedhjeve-te-lira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/17\/berisha-dumanit-amnistimi-i-krimit-elektoral-atentati-me-i-rende-ndaj-zgjedhjeve-te-lira\/","title":{"rendered":"Berisha-Dumanit: Amnistimi i krimit elektoral, atentati m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb ndaj zgjedhjeve t\u00eb lira!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjat\u00eb prononcimit p\u00ebr media nga SPAK, lexoi mesazhin q\u00eb i la Dumanit, duke e cil\u00ebsuar amnistimin e krimit elektoral si nj\u00eb krim t\u00eb madh antikushtetues dhe antidemokratik. Berisha tha se kjo amnisti \u00ebsht\u00eb atentati m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb ndaj zgjedhjeve t\u00eb lira dhe si nj\u00eb veprim t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr pluralizmin politik.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb prononcimit p\u00ebr media para SPAK, lideri demokrat, Sali Berisha, akuzoi Erion Veliajn dhe Edi Ram\u00ebn p\u00ebr manipulim t\u00eb informacionit dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Berisha thot\u00eb se Rama, ose \u201cRedaktori\u201d, jep urdhra dhe kontrollon mediat, duke vepruar kund\u00ebr Skapit dhe mbrojtur pozitat e tij dit\u00ebn.<\/p>\n<p>Kryedemokrati, Sali Berisha ka publikuar p\u00ebrgjime q\u00eb akuzojn\u00eb Taulant Ball\u00ebn dhe Suel \u00c7el\u00ebn p\u00ebr pazare t\u00eb lidhura me dosjet e kriminel\u00ebve. Ai tha se, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb regjistruar, Suel \u00c7ela diskuton p\u00ebr manipulimin e dosjeve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb SPAK dhe mund\u00ebsin\u00eb e kalimit t\u00eb tyre n\u00eb OFL, duke i hequr ata nga procesi gjyq\u00ebsor. Berisha e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb veprim kriminal q\u00eb shp\u00ebton kriminel\u00ebt, duke krijuar nj\u00eb lidhje mes pushtetit dhe organizatave kriminale. Ai gjuthashtu akuzoi edhe Taulant Ball\u00ebn p\u00ebr rolin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Lideri demokrat, Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Drejt\u00ebsis\u00eb, ulsi Manja p\u00ebr organizimin e nj\u00eb kurthi p\u00ebr Erion Veliajn, duke urdh\u00ebruar vendosjen e \u201c\u00e7imkave\u201d n\u00eb mjediset ku ai ishte i pranish\u00ebm. Berisha tha se \u2018Uluziu\u2019 ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb pabes\u00eb, duke e tradhtuar Veliajn, dhe se ai ka dh\u00ebn\u00eb garanci q\u00eb Veliaj do t\u00eb mbrohej.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar edhe gazetarin Mero Baze se ishte pjes\u00eb e nj\u00eb skenari t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb \u201cRedaktorit\u201d (Edi Ram\u00ebs). Berisha tha se Baze, si dhe disa t\u00eb tjer\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb manipulime dhe kaq i ka p\u00ebrmendur p\u00ebr t\u00eb theksuar ndikimin q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Berisha tha se, n\u00ebse ai nuk do t\u00eb p\u00ebrmendte Bazen, ky i fundit do t\u00eb ishte ofenduar, duke treguar se ai \u00ebsht\u00eb i lumtur q\u00eb e ka p\u00ebrmendur.<\/p>\n<p><strong>PRONONCIMI I PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partis\u00eb \u00ebsht\u00eb krimi antikushtetues dhe antidemokratik m\u00eb i madh n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit politik.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb atentati m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb ndaj zgjedhjeve t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Sali Berisha.<\/p>\n<p>Ua lash\u00eb aty!<\/p>\n<p>Tani, si\u00e7 e don dhe transparenca, me t\u00eb drejt\u00eb prisni t\u2019u rr\u00ebfej se \u00e7far\u00eb gjeta aty brenda, \u00e7far\u00eb kishte n\u00eb sallat dhe korridoret e Skapit t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, aty takova Redaktorin.<\/p>\n<p>Redaktori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person, t\u00eb cilin mediat e censuruan.<\/p>\n<p>Mediat d\u00ebshmuan se Erion Veliaj, Lal Vjedh\u00ebsi, n\u00eb telefonatat e tij t\u00eb panum\u00ebrta, i jepte t\u00eb v\u00ebllait porosi p\u00ebr Mjero Bazen, p\u00ebr Bolinon, p\u00ebr Yzeirin e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Por at\u00eb q\u00eb u fsheh\u00ebn mediat ju, ua them un\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb urdh\u00ebresat dhe udh\u00ebzimet e tij ishte nj\u00eb shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, thoshte, do pyetet Redaktori.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje nuk do dal\u00eb pa u pyetur Redaktori.<\/p>\n<p>Tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori.<\/p>\n<p>Redaktori ishte Edi Rama.<\/p>\n<p>D\u00ebgjojeni miq se \u00e7far\u00eb Jagoje i paskrupullt \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Nat\u00ebn i nd\u00ebrsente kund\u00ebr Skapit, dit\u00ebn sulmonte Etjenin se guxove t\u00eb sulmonte Skapin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, statuset e para jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb redaktuara nga Redaktori.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte Redaktori k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Redaktori k\u00ebtu kishte v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit.<\/p>\n<p>Po, i them un\u00eb, \u00e7far\u00eb ke ti me k\u00ebto mustaqe? Ti i ke tuat.<\/p>\n<p>Epo k\u00ebto t\u00eb miat nuk m\u00eb mbushin.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb kjo. Prandaj \u00ebsht\u00eb i fiksuar.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7do fjal\u00eb e tij \u00e7do m\u00ebngjes fillon me mustaqet dhe mbaron pastaj e dini vet\u00eb me \u00e7far\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt n\u00eb burg e ka vendin. Nj\u00eb audit i gjithansh\u00ebm e pret.<\/p>\n<p>Tani vazhdojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me personazhin m\u00eb t\u00eb inkriminuar pas Edi Ram\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ky \u00ebsht\u00eb Taulant Bego Yaris.<\/p>\n<p>Taulanti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh unik.<\/p>\n<p>A e dini ju t\u00eb nderuar gazetar\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb edhe hajdut xhepash n\u00eb kuptimin q\u00eb nuk ngurron t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb mbushmani kart\u00ebn e telefonit, hidh ca mbushje n\u00eb kart\u00ebn time t\u00eb telefonit.<\/p>\n<p>Pra, ky \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Edi Ram\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2021, Sueli, kapoja i band\u00ebs s\u00eb Elbasanit \u00ebsht\u00eb n\u00eb diskutim me pinin D787BO, e gjeni vet\u00eb ju ku \u00ebsht\u00eb, por edhe un\u00eb do p\u00ebrpiqem, n\u00eb lidhje me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kund\u00ebr tij, t\u00eb nisur nga OFL.<\/p>\n<p>Dosja ndodhet n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Pini D787BO thot\u00eb se \u2018do ta kthej dosjen nga Spaku n\u00eb OFL\u2019.<\/p>\n<p>E shihni pra se si b\u00ebhen pazaret dhe pastaj m\u00eb thon\u00eb pse thua ti organizat\u00eb kriminale. Po \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo apo jo? A nuk \u00ebsht\u00eb pazar q\u00eb m\u00eb hiqni dosjen dhe \u00e7ojani edhe nj\u00ebher\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Pini D787BO thot\u00eb se do ta kthejm\u00eb dosjen nga SPAK n\u00eb OFL dhe shpresoj te kushtet.<\/p>\n<p>E kuptoni pra se si shp\u00ebtohen kriminel\u00ebt duke b\u00ebr\u00eb dosjet top futbolli nga Spaku tek OFL dhe duke i nxjerr\u00eb jasht\u00eb afateve ligjore t\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>Tani n\u00eb fund thuhet se \u2018Tao \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb do ta b\u00ebj se nuk ka ku t\u00eb shkoj\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, kjo ishte sot p\u00ebr Taon dhe p\u00ebr redaktorin.<\/p>\n<p>Po a mund t\u2019u pyes ju se si ia keni fshehur popullit Redaktorin?<\/p>\n<p>Ju i keni th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha, por kur fshihni Redaktorin q\u00eb dihet se \u00ebsht\u00eb Edi Rama\u2026<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb edhe Uluziu ka luajtur rolin e tij.<\/p>\n<p>Njeri m\u00eb t\u00eb pabes\u00eb, m\u00eb t\u00eb zi n\u00eb shpirt, m\u00eb t\u00eb pakarakter se at\u00eb nuk ka.<\/p>\n<p>I ka shkuar nat\u00ebn si mik, duke i l\u00ebpir\u00eb dhe st\u00ebrl\u00ebpir\u00eb Erion Veliajt dhe ka urdh\u00ebruar vendosjen e \u00e7imkave n\u00eb t\u00eb gjitha mjediset.<\/p>\n<p>Uluziu pra \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij kurthi.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ta dini mir\u00eb, po edhe k\u00ebt\u00eb nuk e than\u00eb gazetar\u00ebt, kur u ul Erioni n\u00eb bank\u00ebn e gjykat\u00ebs dhe prokurori tha se kemi nj\u00eb dosje shtes\u00eb, atij pothuajse i ra t\u00eb fik\u00ebt, as g\u00ebk as m\u00ebk nuk b\u00ebri.<\/p>\n<p>Un\u00eb ua them k\u00ebtu me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, atij desh i ra tavani se nuk e priste t\u00eb ishte i regjistruar pasi Uluziu i kishte dh\u00ebn\u00eb \u00e7do garanci se ai \u00ebsht\u00eb njeriu i partis\u00eb si\u00e7 ka qen\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb rast pabesia nuk shp\u00ebrblehet.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se donin t\u00eb vinin \u00e7imka, t\u00eb mos i aktivizonin ministra dhe zyrtar\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por t\u00eb shkonin n\u00eb gjykat\u00eb, t\u00eb merrnin leje n\u00eb gjykat\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rregulli.<\/p>\n<p>Se ata edhe n\u00eb qeli, n\u00eb biruc\u00eb kan\u00eb disa garanci.<\/p>\n<p>T\u00eb mos b\u00ebj un\u00eb avokatin. T\u2019ia l\u00ebm\u00eb Maks Haxhis\u00eb t\u2019ia \u00e7oj\u00eb ato cigare, t\u00eb mos z\u00eb vendin e tij.<\/p>\n<p>Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb regjistruar edhe duke folur n\u00eb telefon fiks, edhe duke fjetur n\u00eb shtratin e tij, edhe duke u ulur n\u00eb tavolin\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00eb e kishin mbushur me sa duket me \u00e7imka n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt.<\/p>\n<p>Po, \u00e7do i burgosur apo i paraburgosur ka t\u00eb drejtat e tij.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrdorimi i kurtheve t\u00eb vjetra, t\u2019i \u00e7osh Uluziun p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb siguri dhe m\u00eb pas t\u00eb kryesh k\u00ebto veprime, do t\u00eb thot\u00eb se kalon \u00e7do lloj p\u00ebrmase, \u00ebsht\u00eb si n\u00eb tragjedit\u00eb e vjetra.<\/p>\n<p>P\u00ebr Mero Bazen, m\u00eb thoni se e kam pasur dikur me vete dhe\u2026<\/p>\n<p>Shko e pyete po nuk m\u00eb fal\u00ebnderoi mua q\u00eb e p\u00ebrmenda.<\/p>\n<p>T\u00eb jesh e bindur se ai m\u00eb fal\u00ebnderon.<\/p>\n<p>Ai po t\u00eb mos e p\u00ebrmendja, do reagonte.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i lumturuar q\u00eb ia p\u00ebrmenda emrin.<\/p>\n<p>Se tani, t\u00eb themi at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Ata ishin si puna e Redaktorit.<\/p>\n<p>A e di ti, a kan\u00eb d\u00ebshmuar ata n\u00eb prokurori apo jo?<\/p>\n<p>Prandaj, ata ishin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb skenar nj\u00eblloj si Redaktori.<\/p>\n<p>Prandaj, po t\u00eb mos e p\u00ebrmendja, do i mbetej hatri shum\u00eb.<\/p>\n<p>Po un\u00eb nuk kam pse t\u00eb mos ia b\u00ebj qejfin atij.<\/p>\n<p>Redaktori mundet ose jo t\u00eb jet\u00eb takuar me Erion Veliajn.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt jan\u00eb fjal\u00eb dhe faktet jan\u00eb fakte.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb m\u00eb kan\u00eb informuar, ka qen\u00eb Uluziu.<\/p>\n<p>Tani kamerat do tregojn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra.<\/p>\n<p>Kamerat do tregojn\u00eb edhe ato q\u00eb kam njoftuar un\u00eb para jush.<\/p>\n<p>Thuhet se nj\u00eb nat\u00eb i shkoi edhe Poja atij dhe ia vuri ca kushte.<\/p>\n<p>Xhevdet Troplini \u00ebsht\u00eb Poja, \u00ebsht\u00eb zot\u00ebruesi absolut i Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, i cili b\u00ebn ligjin dhe i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eblloj si\u00e7 i pati b\u00ebr\u00eb Lefterit para dy vjet\u00ebsh, tani Rama thuhet se ia \u00e7oi n\u00eb qeli atij dhe ai ka p\u00ebrcaktuar kushtet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb Poja, Poja \u00ebsht\u00eb i njohur\u2026<\/p>\n<p>Betej\u00ebn n\u00eb Durr\u00ebs e kemi m\u00eb t\u00eb fituar se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Populli i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb i vendosur t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb asnj\u00eb ndikim nga bandit\u00ebt, nga trafikant\u00ebt dhe nga qeveritar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb turp\u00ebruar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, kan\u00eb zhdukur deputet\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm\u2026<\/p>\n<p>Ku e kan\u00eb \u00c7yrben? T\u00eb gjith\u00eb u zhduk\u00ebn. Edi Rama erdhi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb list\u00eb t\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i mbyllur.<\/p>\n<p>N\u00eb Durr\u00ebs opozita do ket\u00eb fitoren m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjat\u00eb prononcimit p\u00ebr media nga SPAK, lexoi mesazhin q\u00eb i la Dumanit, duke e cil\u00ebsuar amnistimin e krimit elektoral si nj\u00eb krim t\u00eb madh antikushtetues dhe antidemokratik. Berisha tha se kjo amnisti \u00ebsht\u00eb atentati m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb ndaj zgjedhjeve t\u00eb lira dhe si nj\u00eb veprim t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":107483,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-107493","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107493","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107493"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107493\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":107494,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107493\/revisions\/107494"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107483"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107493"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107493"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107493"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}