{"id":107662,"date":"2025-03-19T09:32:12","date_gmt":"2025-03-19T09:32:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=107662"},"modified":"2025-03-19T09:32:12","modified_gmt":"2025-03-19T09:32:12","slug":"paguaj-ose-vdis-sistemi-i-semure-shendetesor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/19\/paguaj-ose-vdis-sistemi-i-semure-shendetesor\/","title":{"rendered":"\u201cPaguaj ose vdis\u201d! Sistemi i s\u00ebmur\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor!"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Ishemit\u00eb cerebrale jan\u00eb shkaktari i dyt\u00eb m\u00eb i madh i vdekjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, por sistemi publik sh\u00ebndet\u00ebsor nuk garanton nd\u00ebrhyrjet jet\u00ebshp\u00ebtuese, duke i detyruar pacient\u00ebt dhe familjar\u00ebt e tyre q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb nga xhepi mij\u00ebra euro n\u00eb nj\u00eb spital privat p\u00ebr t\u00eb mbijetuar.<\/strong><\/em><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \"><\/div>\n<\/div>\n<p>Kur motra e tij p\u00ebsoi ishemi cerebrale vitin e kaluar, Arbeni* u vendos p\u00ebrpara nj\u00eb zgjedhjeje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb pavionin Neurologjik n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, mjek\u00ebt i than\u00eb se motra 61 vje\u00e7are ishte n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje urgjente p\u00ebr t\u00eb mbijetuar.<\/p>\n<p>Por mjek\u00ebt ishin gjithashtu duarlidhur \u2013 nd\u00ebrhyrja nuk realizohej n\u00eb shtet, por vet\u00ebm n\u00eb nj\u00ebrin prej spitaleve private t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cFirmos\u00ebm q\u00eb e nxirrnim pacienten me k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb dhe e \u00e7uam te spitali Amerikan 3, erdhi vet\u00eb urgjenca e mori,\u201d kujton Arbeni, emri i t\u00eb cilit u ndryshua me k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb kushtet e anonimatit.<\/p>\n<p>\u201cKur shkuam atje, na than\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin e nd\u00ebrhyrjes 20 mij\u00eb euro. Por nuk e fusnin n\u00eb sall\u00eb pa dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kapar,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Arbeni tregon se s\u00ebmundja i goditi n\u00eb fundjav\u00eb dhe ata nuk i kishin parat\u00eb n\u00eb cash. Nd\u00ebrsa \u00e7do minut\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnonte jet\u00ebn motr\u00ebs s\u00eb tij, ata nxituan t\u00eb k\u00ebrkonin borxhe p\u00ebr t\u00eb paguar spitalin.<\/p>\n<p>N\u00eb betej\u00ebn mes jet\u00ebs dhe vdekjes, shum\u00eb familjar\u00eb t\u00eb pacient\u00ebve q\u00eb p\u00ebsojn\u00eb goditje n\u00eb tru jan\u00eb gjendur n\u00eb dilem\u00ebn \u201cpaguaj ose vdis\u201d gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, pasi qendra spitalore m\u00eb e madhe e vendit ka d\u00ebshtuar t\u00eb realizoj\u00eb nd\u00ebrhyrjen e trombektomis\u00eb \u2013 nj\u00eb procedur\u00eb kirurgjikale q\u00eb heq gjakun e mpiksur nga arteria e bllokuar n\u00eb tru.<\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr familjar\u00ebsh i than\u00eb BIRN n\u00eb intervista t\u00eb ve\u00e7anta se ishin detyruar q\u00eb t\u00eb firmosnin flet\u00eb-daljet nga QSUT dhe i kishin transferuar njer\u00ebzit e tyre drejt spitalit Amerikan 3 p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebtuar jet\u00ebn, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pagesave q\u00eb variojn\u00eb nga 18 mij\u00eb n\u00eb 20 mij\u00eb euro dhe q\u00eb nuk rimbursohen nga shteti.<\/p>\n<p>S\u00ebmundjet e aparatit t\u00eb qarkullimit t\u00eb gjakut jan\u00eb shkaktari m\u00eb i madh i vdekjeve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe goditjet ishemike apo hemorragjit\u00eb cerebrale konkurrojn\u00eb me infarktet kardiake p\u00ebr numrin e lart\u00eb t\u00eb rasteve dhe fataliteteve.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht rriskut t\u00eb lart\u00eb, sistemi publik sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri nuk garanton trajtimin e duhur sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr pacient\u00ebt q\u00eb p\u00ebsojn\u00eb goditje n\u00eb tru, duke ia kaluar barr\u00ebn familjeve t\u00eb tyre, t\u00eb cilat paguajn\u00eb nga xhepi kostot e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe trajtimet e rehabilitimit.<\/p>\n<p>Mungesa e k\u00ebtij trajtimi emergjence n\u00eb sistemin publik p\u00ebrfaq\u00ebson sipas Gazmend Koduzit, ekspert i politikave sh\u00ebndet\u00ebsore, nj\u00eb tjet\u00ebr shembull t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb politik\u00ebs \u2018sh\u00ebndet\u00ebsia falas\u201d t\u00eb qeveris\u00eb Rama.<\/p>\n<p>\u201cSot shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb 40 nga 100 lek\u00eb nga xhepi [p\u00ebr kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor], ndaj nevojitet krijimi i tregut t\u00eb sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe mbulimi universal,\u201d tha Koduzi, pedagog i Shkencave Mjek\u00ebsore dhe ish-koordinator p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>\u201cPolitik\u00ebb\u00ebrja duhet q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb akses t\u00eb k\u00ebsaj kategorie pacient\u00ebsh n\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb sh\u00ebrbimet t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb af\u00ebr tyre dhe pa kosto financiare,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Zgjidhje e detyruar<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1521774\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/durres-640x427.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/durres-640x427.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/durres-750x500.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/durres.jpg 960w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"427\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Goditjet cerebrale shkaktohen kur nj\u00eb en\u00eb gjaku n\u00eb tru bllokohet [ishemia cerebrale] ose \u00e7ahet [hemorragjia cerebrale]. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb gjakut dhe oksigjenit, qelizat e trurit fillojn\u00eb t\u00eb vdesin, duke shkaktuar d\u00ebme edhe n\u00eb pjes\u00ebt e tjera t\u00eb trupit. Shenjat e para t\u00eb goditjes n\u00eb tru mund t\u00eb shfaqen me humbje t\u00eb papritur t\u00eb ekuilibrit, humbjen e shikimit n\u00eb nj\u00ebrin sy, asimetri t\u00eb fytyr\u00ebs ose v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb ligj\u00ebrim.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb fataliteteve, Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb i klasifikon goditjet n\u00eb tru si shkakun kryesor t\u00eb invalidizimit t\u00eb pacient\u00ebve. Trajtimi i shpejt\u00eb i pacient\u00ebve q\u00eb p\u00ebsojn\u00eb goditje n\u00eb tru \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr mbijetes\u00ebn dhe rehabilitimin e tyre.<\/p>\n<p>Urgjenca e spitalit rajonal t\u00eb Durr\u00ebsit pret \u00e7do dit\u00eb rreth 400 pacient\u00eb me patologji nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Mjeku i ri, Eni Kani thot\u00eb se mes tyre i ka q\u00eblluar t\u00eb asistoj\u00eb edhe 3-4 pacient\u00eb me goditje n\u00eb tru p\u00ebr turn. Por mjetet n\u00eb dispozicion t\u00eb tij jan\u00eb thuajse primitive.<\/p>\n<p>Kani i tha BIRN se spitali m\u00eb i madh rajonal i vendit nuk ofron sh\u00ebrbimin e tromboliz\u00ebs dhe Angio \u2013 CT cerebrale, nj\u00eb skaner p\u00ebr en\u00ebt e gjakut q\u00eb p\u00ebrjashton apo diagnostikon ishemin\u00eb cerebrale. Pacient\u00ebt e dyshuar ata i nisin drejt Tiran\u00ebs, por kjo kushton koh\u00eb dhe shum\u00eb prej tyre humbasin mund\u00ebsin\u00eb e tromboliz\u00ebs \u2013 nj\u00eb trajtim me medikamente p\u00ebr shkrirjen e trombit q\u00eb duhet t\u00eb realizohet brenda 3-4 or\u00ebve pas goditjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem madhor sipas tij \u00ebsht\u00eb pamund\u00ebsia e realizimit t\u00eb trombektomis\u00eb n\u00eb spitalet publike \u2013 nj\u00eb sh\u00ebrbim emergjent q\u00eb shteti ka detyrimin t\u2019ua ofroj\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tij dhe q\u00eb realizohet brenda gjasht\u00eb or\u00ebve nga goditja.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb paraleliz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb sikur nj\u00eb pacienti q\u00eb p\u00ebson atak miokardi t\u00eb mos i b\u00ebhet stentimi, vendosja e unazave,\u201d tha Kani, nd\u00ebrsa shtoi se trajtimi i strokut \u00ebsht\u00eb pothuajse \u201cinekzistent n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Mungesa e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi kritik jet\u00ebshp\u00ebtues n\u00eb QSUNT b\u00ebri jehon\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2023, kur aktorja e Teatrit, Eni Jani b\u00ebri thirrje p\u00ebr kontribut financiar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj, aktori dhe regjisori Genci Fuga ndodhej n\u00eb sall\u00ebn e operacionit t\u00eb Spitalit Amerikan 3 pas nj\u00eb goditjeje n\u00eb tru.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb gare solidariteti n\u00eb rrjet, vlera prej 19 mij\u00eb eurosh e operacionit u arrit t\u00eb mblidhej n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe fatmir\u00ebsisht Fuga arriti t\u2019i mbijetoj\u00eb s\u00ebmundjes. Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, edhe K\u00ebshilli i Ministrave miratoi nj\u00eb vendim p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb trajtimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por shum\u00eb pacient\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb t\u00eb privuar nga k\u00ebto mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pas 47 vitesh sh\u00ebrbim n\u00eb dobi t\u00eb komunitetit, nj\u00eb mjek pediat\u00ebr n\u00eb pension nga nj\u00eb qytet i vog\u00ebl i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme p\u00ebsoi ishemi cerebrale n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2023 dhe pas nj\u00eb ndalese t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb spitalin e qytetit, u nis me urgjenc\u00eb drejt QSUT-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pas ekzaminimeve t\u00eb kryera, familjar\u00ebt e tij m\u00ebsuan se pacienti duhej patjet\u00ebr t\u2019i n\u00ebnshtrohej nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje invazive t\u00eb quajtur trombektomi, por nd\u00ebrhyrja nuk b\u00ebhej dot n\u00eb QSUT.<\/p>\n<p>Djali i pacientit foli me BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit dhe emri i tij u ndryshua n\u00eb Erion*, pasi si\u00e7 e shpjegoi ai, prind\u00ebrit e tij jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb politizuar dhe mund t\u00eb b\u00ebhen pre e trysnis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tregoi se pas bised\u00ebs me mjek\u00ebt, e nis\u00ebn me urgjenc\u00eb baban\u00eb drejt Spitalit Amerikan, por di\u00e7ka e pazakont\u00eb i b\u00ebri p\u00ebrshtypje.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht se ata jan\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb faktit q\u00eb kjo nd\u00ebrhyrje nuk realizohej tek ata n\u00eb QSUT, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme detyruan time m\u00eb q\u00eb t\u00eb firmos\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs ajo jep dakord\u00ebsin\u00eb q\u00eb pacienti t\u00eb trajtohej n\u00eb nj\u00eb spital privat,\u201d tha Erioni, nd\u00ebrsa shtoi: \u201cKy nuk ishte vullneti yn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb spitalin Amerikan nd\u00ebrhyrja rezultoi e suksesshme dhe kushtoi 18 mij\u00eb euro, nj\u00eb shum\u00eb e pap\u00ebrballueshme nga buxheti familjar i tyre. Pak jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, familja iu drejtua Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rimbusimin e shpenzimeve t\u00eb nd\u00ebrhyrjes, por ende nuk kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nisem nga parimi sh\u00ebndet\u00ebsia \u00ebsht\u00eb falas, pra duhej t\u00eb ishin shmangur kostot e nd\u00ebrhyrjes. Jan\u00eb 18 mij\u00eb euro!,\u201d thot\u00eb Erioni, duke shtuar se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr nj\u00eb ekonomi mesatare familjare.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk zgjodh\u00ebm spitalin privat, por ishte nj\u00eb zgjidhje e detyruar,\u201d shtoi ai, duke theksuar se ishte ende n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje p\u00ebrfundimtare nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pa p\u00ebrgjigje ka mbetur edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr rimbursim e motr\u00ebs s\u00eb Arbenit, e cila i mbijetoi s\u00ebmundjes pasi mor\u00ebn borxh dhe shteruan kursimet e jet\u00ebs p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u00eb paguar nd\u00ebrhyrjen e trombektomis\u00eb pran\u00eb Spitalit Amerikan 3 vitin e kaluar. Motra e tij dhe bashk\u00ebshorti sot t\u00eb dy n\u00eb pensionin, kan\u00eb sh\u00ebrbyer gjith\u00eb jet\u00ebn n\u00eb administrat\u00eb, ajo n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave, nd\u00ebrsa i shoqi n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb shteti i trajton n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe vet\u00eb punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs,\u201d tha Arbeni me d\u00ebshp\u00ebrim.<\/p>\n<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi, edhe pas nj\u00eb urdhri t\u00eb l\u00ebshuar nga Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit.<\/p>\n<p><strong>Pa kapacitete mjek\u00ebsore<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_1521775\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-1521775\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-1521775\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Pavioni-ne-rikonstruksion-2048x1536-1-640x480.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Pavioni-ne-rikonstruksion-2048x1536-1-640x480.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Pavioni-ne-rikonstruksion-2048x1536-1-1280x960.jpg 1280w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Pavioni-ne-rikonstruksion-2048x1536-1-1024x768.jpg 1024w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Pavioni-ne-rikonstruksion-2048x1536-1-1536x1152.jpg 1536w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Pavioni-ne-rikonstruksion-2048x1536-1-750x563.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Pavioni-ne-rikonstruksion-2048x1536-1-1140x855.jpg 1140w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Pavioni-ne-rikonstruksion-2048x1536-1.jpg 2048w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"480\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1521775\" class=\"wp-caption-text\"><em>N\u00eb pavionin e Neurologjis\u00eb n\u00eb QSUT vazhdojn\u00eb punimet p\u00ebr t\u00eb instaluar nj\u00eb aparatur\u00eb t\u00eb Neuro-Radiologjis\u00eb Intervecionuese<\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb spitalit t\u00eb Neurologjis\u00eb n\u00eb QSUT, nj\u00eb dhom\u00eb n\u00eb pavionin e Neuro-Radiologjis\u00eb Intervecionuese \u00ebsht\u00eb n\u00eb rikonstruksion. N\u00eb fund t\u00eb shkurtit, nj\u00eb pajisje e vjet\u00ebr dhe pothuajse e pap\u00ebrdorur e angiografis\u00eb po \u00e7montohej p\u00ebr t\u2019i hapur vend nj\u00eb pajisjeje t\u00eb re t\u00eb bler\u00eb s\u00eb fundmi me q\u00ebllim realizimin e trajtimit t\u00eb trombektomis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mungesa e pajisjeve nuk ka qen\u00eb problemi i vet\u00ebm q\u00eb kjo nd\u00ebrhyrje nuk \u00ebsht\u00eb realizuar pothuajse asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d.<\/p>\n<p>Doktor Arben Rroji, nj\u00eb mjek i specializuar n\u00eb Neuroradiologji shpjegoi p\u00ebr BIRN se nj\u00eb tjet\u00ebr penges\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb mungesa e stafit t\u00eb trajnuar. Rroji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr dy mjek\u00ebt e vet\u00ebm q\u00eb mund ta kryejn\u00eb trombektomin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e b\u00ebn aktualisht k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb Spitalin Amerikan.<\/p>\n<p>I pyetur se sa mjek\u00eb t\u00eb trajnuar gjenden aktualisht n\u00eb QSUT, Rroji u p\u00ebrgjigj: \u201cjam vet\u00ebm un\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00eb spitalin privat. Edhe n\u00ebse vihet s\u00eb shpejti n\u00eb funksionim aparatura n\u00eb QSUT, jam vet\u00ebm un\u00eb,\u201d tha mjeku p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cNe mund ta ofrojm\u00eb me aq sa mund t\u00eb ofroj un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, por \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb trajtimi me k\u00ebto kapacitete njer\u00ebzore q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebhet 24\/7,\u201d shtoi ai, duke theksuar se ky profilizimi mungon n\u00eb kurrikul\u00ebn e Universitetit t\u00eb Mjeksis\u00eb.<\/p>\n<p>Doktor Rroji kujton se p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb realizuar nd\u00ebrhyrjen n\u00eb spitalin publik kishin nisur para 10 viteve, pas nj\u00eb binjak\u00ebzimi q\u00eb profesor Mentor Petrela kishte b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb spital n\u00eb Paris, por p\u00ebrpjekjet kishin d\u00ebshtuar p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb materialeve t\u00eb dedikuara dhe stafit t\u00eb trajnuar.<\/p>\n<p>Situata nuk duket se ka ndryshuar shum\u00eb.<\/p>\n<p>Me blerjen e aparatit t\u00eb Angiografis\u00eb B-Plan, QSUT po p\u00ebrgatitet q\u00eb t\u00eb testoj\u00eb s\u00ebrish, por doktor Rroji nuk shfaq shpresa t\u00eb larta p\u00ebr rezultatet. Ai shpjegon se trajnimi i stafit n\u00eb shtetet q\u00eb e ofrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim merr t\u00eb pakt\u00ebn dy vjet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nevojiten disa ekipe me orare t\u00eb kufizuara p\u00ebr t\u00eb shmangur ekspozimin e personelit mjek\u00ebsor ndaj rrezatimit.<\/p>\n<p>\u201cPra un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj 10 procedura, mund t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb ose dy, nuk mund t\u00eb rrish n\u00eb rrezatim kaq gjat\u00eb,\u201d tha Rroji.<\/p>\n<p>\u201cNdryshe nga nj\u00eb kirurg q\u00eb mund t\u00eb rrij\u00eb 10 or\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe mund t\u00eb ket\u00eb lodhje fizike, ne kemi edhe rrezatimin. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb sot kompanit\u00eb q\u00eb prodhojn\u00eb angiografet po krijojn\u00eb robot\u00eb q\u00eb rrin\u00eb n\u00eb sall\u00eb, mjeku q\u00ebndron jasht\u00eb ambientit dhe drejton robotin,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Doktor Rroji i hedh posht\u00eb dyshimet se mungesa e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi n\u00eb spitalin publik ka si q\u00ebllim favorizimin e privatit dhe thekson se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesa nd\u00ebr vite p\u00ebr aparatura dhe njer\u00ebz t\u00eb kualifikuar, por sipas tij ka munguar \u201cforca ekonomike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb shohim sa do t\u00eb jet\u00eb ekonomikisht e p\u00ebrballueshme kur t\u00eb vendoset aparatura,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p><strong>Pacient\u00ebt e paguajn\u00eb shtrenjt\u00eb rehabilitimin<\/strong><\/p>\n<p>Pacient\u00ebt q\u00eb i mbijetojn\u00eb goditjeve n\u00eb tru vuajn\u00eb pasoja afatgjata sh\u00ebndet\u00ebsore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbimet publike p\u00ebr rehabilitimin e tyre jan\u00eb gjithashtu pothuajse inekzistente. Zakonisht, k\u00ebta pacient\u00eb i drejtohen sektorit privat p\u00ebr fizioterapi p\u00ebr rikuperimin e l\u00ebvizjes, logopedi p\u00ebr rifitimin e aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb folurit, psikolog dhe n\u00eb rastet e paralizave, edhe ndihm\u00ebn e nj\u00eb kujdestari. Pagesat variojn\u00eb nga 20 mij\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb mbi 100 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Shefja e pavionit t\u00eb Neurologjis\u00eb n\u00eb QSUT, Jera Kruja e konsideron shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm riaft\u00ebsimin fizik p\u00ebr pacient\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar handikap t\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb, por ajo pranon munges\u00ebn e strukturave t\u00eb dedikuara rehabilituese.<\/p>\n<p>Kruja i tha BIRN se nj\u00eb struktur\u00eb e till\u00eb p\u00ebr riaft\u00ebsimin u krijua mes viteve 2012-2014 n\u00eb katin -1 t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Neurologjis\u00eb dhe ideja e saj ishte q\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb shtrihej n\u00eb dy turne, duke i sh\u00ebrbyer edhe pacient\u00ebve ambulator\u00eb q\u00eb kishin dal\u00eb nga spitali.<\/p>\n<p>Por pas inaugurimit n\u00eb vitin 2015, ky repart u nda nga Neurologjia dhe kaloi si nj\u00eb sh\u00ebrbim i unifikuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb QSUT-n\u00eb. Nga nj\u00eb v\u00ebzhgim n\u00eb fund t\u00eb muajit shkurt, n\u00eb katin -1 kryheshin vet\u00ebm konsultat ditore, nd\u00ebrsa pacient\u00eb me diagnoza t\u00eb ndryshme neurologjike prisnin radh\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cMendimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbimi i riaft\u00ebsimit duhet t\u00eb fuqizohet n\u00eb spital, por sidomos n\u00eb strukturat ambulatore, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pacientet neurologjik\u00eb me deficite motore,\u201d tha Kruja, duke theksuar se qendra t\u00eb tilla ditore do t\u2019i leht\u00ebsonin shum\u00eb pacient\u00ebt dhe familjar\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb qendrave t\u00eb tilla, Loreta dhe motra e saj i sigurojn\u00eb sh\u00ebrbimet privatisht me kosto mujore deri n\u00eb 160 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja n\u00eb muaj p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e tyre q\u00eb p\u00ebsoi goditje n\u00eb tru.<\/p>\n<p>Mjeke e p\u00ebrgjithshme n\u00eb profesion, Loreta e p\u00ebrshkruan realitetin e tyre \u201crraskapit\u00ebs dhe ankthioz\u201d pas s\u00ebmundjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMamaja ka nevoj\u00eb p\u00ebr monitorim 24 or\u00eb, pasi ka probleme me ekulibrin dhe d\u00ebmtime t\u00eb motorik\u00ebs (l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb). Nuk mund t\u2019i kryej\u00eb vet\u00eb aktivitetet e p\u00ebrditshme,\u201d tha Loreta.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb dhe motra p\u00ebrballojm\u00eb kostot mujore p\u00ebr medikamente p\u00ebr inkontinenc\u00ebn urinare, absorbente, medikamente jasht\u00eb list\u00ebs s\u00eb rimbursimit p\u00ebr hipertension, diabet. Kostoja njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb e pallogaritshme,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Edhe Anisa i tha BIRN se u ballafaqua me nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb madhe pasi i ati p\u00ebsoi ishemi cerebrale dhe mbeti i paralizuar n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb. Pas q\u00ebndrimit 5 ditor n\u00eb reanimacion, Anisa tregon se mjek\u00ebt e kishin nxjerr\u00eb at\u00eb nga spitali, edhe pse nuk \u00e7ohej dot dhe kishte nevoj\u00eb p\u00ebr trajtim infermieror.<\/p>\n<p>\u201cMedikamentet i blem\u00eb vet\u00eb dhe nuk e dim\u00eb n\u00ebse kishte prej tyre q\u00eb rimbursoheshin. Shpenzuam nga kursimet tona dhe t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar s\u00ebmundjen dhe pasojat tek babi, p\u00ebr t\u00eb cilin kujdeset mamaja 72 vje\u00e7,\u201d thot\u00eb Anisa, duke shtuar se pas daljes nga spitali kishin shpenzuar 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja p\u00ebr medikamente dhe pajisje, ku vet\u00ebm krevati i posa\u00e7\u00ebm spitalor kushtoi mbi 100 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cPyeta tek nje agjenci q\u00eb ofron sh\u00ebrbime p\u00ebr k\u00ebto raste, ishte 6 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja nj\u00eb nd\u00ebrrim i pampersit, shkon 65 mij\u00eb deri 70 mij\u00eb pagesa p\u00ebr nj\u00eb kujdestar, nuk i p\u00ebrballojm\u00eb dot,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Edhe Erioni i tha BIRN se p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrhyrjes s\u00eb trombektomis\u00eb, shteti nuk ofroi mb\u00ebshtetje edhe p\u00ebr faz\u00ebn rehabilituese t\u00eb babait t\u00eb tij. Familja ka bler\u00eb bi\u00e7iklet\u00eb dhe karroc\u00eb n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme, nd\u00ebrsa privatisht marrin nj\u00eb fizioterapist p\u00ebr 2 mij\u00eb lek\u00eb seanc\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do sh\u00ebrbim ofrohet nga ime m\u00eb,\u201d tha Erioni, nd\u00ebrsa shtoi: \u201cBabai vijon t\u00eb jet\u00eb i paralizuar q\u00eb prej traum\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><em>*Emrat u ndryshuan p\u00ebr t\u00eb mbrojtur anonimatin e pacient\u00ebve dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p><strong>\/<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/03\/19\/paguaj-ose-vdis-sistemi-i-semure-shendetesor-per-trajtimin-e-goditjeve-ne-tru\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BIRN<\/a><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ishemit\u00eb cerebrale jan\u00eb shkaktari i dyt\u00eb m\u00eb i madh i vdekjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, por sistemi publik sh\u00ebndet\u00ebsor nuk garanton nd\u00ebrhyrjet jet\u00ebshp\u00ebtuese, duke i detyruar pacient\u00ebt dhe familjar\u00ebt e tyre q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb nga xhepi mij\u00ebra euro n\u00eb nj\u00eb spital privat p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Kur motra e tij p\u00ebsoi ishemi cerebrale vitin e kaluar, Arbeni* u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":98280,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-107662","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107662","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107662"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107662\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":107663,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107662\/revisions\/107663"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98280"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107662"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107662"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107662"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}