{"id":107758,"date":"2025-03-19T20:24:30","date_gmt":"2025-03-19T20:24:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=107758"},"modified":"2025-03-19T20:24:30","modified_gmt":"2025-03-19T20:24:30","slug":"banda-5d-e-belinda-ballukut-32-milione-euro-tendera-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/19\/banda-5d-e-belinda-ballukut-32-milione-euro-tendera-publik\/","title":{"rendered":"Banda \u201c5D\u201d e Belinda Ballukut, 32 milion\u00eb euro tendera publik"},"content":{"rendered":"<p>Sot do t\u2019ju tregojm\u00eb se si si skema \u20185B\u2019, e drejtor\u00ebve t\u00eb Belinda Ballukut nuk kan\u00eb zhvatur vet\u00ebm miliona euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptar\u00eb, por defakto ata kan\u00eb privatizuar edhe institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Do t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb s\u00ebrish n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, bashkia e dyt\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend, por edhe p\u00ebr nga niveli i abuzimeve korruptive.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb fokus do t\u00eb jen\u00eb dy nd\u00ebr drejtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb besuar t\u00eb Belinda Ballukut, Ceno Klosi dhe Spartak Kova\u00e7i, q\u00eb ve\u00e7 lidhjeve t\u00eb gjakut dhe besimit te shefja e tyre, i lidh gjithashtu edhe angazhimi n\u00eb aferat miliona euro. Po le t\u2019ja nisim pa humbur koh\u00eb.<\/p>\n<p>Skema dhe kompanit\u00eb q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e investigimit t\u00eb sot\u00ebm, p\u00ebrllogritet t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 32 milion\u00eb euro tendera, prona publike, leje nd\u00ebrtimi madje edhe me firm\u00eb t\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Drejtor\u00ebt kush\u00ebrinj\u00eb, Ceno Klosi dhe Spartak KOva\u00e7i nuk jan\u00eb vet\u00ebm vegla n\u00eb betejen elektorale t\u00eb zv. Kryeministres Belinda Balluku. Ata gjithashtu kan\u00eb shfaqur cil\u00ebsi manaxheriale t\u00eb suksesshme n\u00eb thithjen e fondeve publike, edhe pse me nj\u00eb sukses po aq t\u00eb admiruesh\u00ebm n\u00eb menaxhimin e institucioneve q\u00eb kan\u00eb drejtuar.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1522248_1_67db258fadfd8   \" data-unique=\"jnews_module_1522248_1_67db258fadfd8\">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_2_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Emri i Ceno Klosit nisi t\u00eb lakohej n\u00eb publik, me nisjen e karrier\u00ebs pas fitores s\u00eb rilindjes socialiste n\u00eb vitin 2013. P\u00ebr 7 vite ai ka mbajtur detyr\u00ebn e Drejtorit Financiar n\u00eb OSHEE, e me pas p\u00ebr disa muaj ka drejtuar AKUM pas largimit t\u00eb Alqi Bllakos. N\u00eb vitin 2021, Belinda Balluku do t\u2019i besonte nj\u00eb prej drejtorive m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, at\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mbajti deri n\u00eb vitin 2024, koh\u00eb kur Balluku do ta em\u00ebronte si z\u00ebvend\u00ebs t\u00eb saj n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktr\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Q\u00eb prej marrjes s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb qeverisjen socialiste, Ceno Klosi nisi edhe pun\u00ebsimet nepotike, duke rregulluar t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tij n\u00eb zyrat shtet\u00ebrore. Nd\u00ebrsa ishte drejtor n\u00eb OSHEE, Klosi u kujdes t\u00eb pun\u00ebsone si Specialiste tregu kunat\u00ebn e tij, shtetasen Eriselda Shehaj, bashk\u00ebshortja e v\u00ebllait, Genti Klosit. Por jo vet\u00ebm kaq, ai do t\u00eb sigurohej q\u00eb dhe motra e kunat\u00ebs t\u00eb mos mbetej rrug\u00ebve. Matilda Merdanaj do t\u00eb pun\u00ebsohej gjithashtu pran\u00eb Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes. Adela Ko\u00e7aj, gjithashtu kunata e Cenos, do t\u00eb pun\u00ebsohej si drejtore pran\u00eb Agjencia Ekonomike Mb\u00ebshtet\u00ebse, nj\u00eb institucion i krijuar n\u00eb vitin 2018 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Nd\u00ebrsa pun\u00ebsimi i radh\u00ebs do t\u00eb ishte tezja, Donika Klima, e cila rezulton e pun\u00ebsuar pran\u00eb FSHU.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e par\u00eb, gjithkush mund t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr justifikimin e em\u00ebrimeve nepotike, me argumentin se familjar\u00ebt e drejtor\u00ebve nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga pun\u00ebsimi n\u00eb shtet. Por jo, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kaq, familjar\u00ebt e pun\u00ebsuar fal influenc\u00ebs s\u00eb Ceno Klosit, me rritjen e tij n\u00eb karrier\u00eb edhe ata do t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb biznesmen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm, duke plot\u00ebsur k\u00ebshtu panoram\u00ebn e privatizimit defakto t\u00eb disa prej drejtorive m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga ku m\u00eb pas do t\u00eb merrnin miliona euro. Nga rrog\u00ebtar, familjar\u00ebt e Klosit, gjat\u00eb pushtetit t\u00eb rilindjes do t\u00eb lul\u00ebzonin si biznesmen\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022 Adela Ko\u00e7aj, kunata, dhe Edita Klosi, motra, themelojn\u00eb kompanin\u00eb FIPROP me objekt kryerjen e studimeve komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Si administratore t\u00eb kompanis\u00eb vendosin Eriselda Shehaj, nusja e v\u00ebllait t\u00eb Cenos. Kompania e 3 rrog\u00ebtareve, q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb themelimit garantojn\u00eb nj\u00eb xhiro prej 280 mij\u00eb eurosh, nga t\u00eb cilat 94 mij\u00eb euro neto, i deklarojn\u00eb si fitim.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm grat\u00eb e familjes, por sukses duket se ka patur edhe Genti Kloi, v\u00ebllai i z\u00ebvend\u00ebses s\u00eb Belinda Ballukut. N\u00eb vitin 2017, Genti Klosi regjistron nj\u00eb \u2018Bar-Kafe\u2019 me t\u00eb ardhura modeste. Por gj\u00ebrat do t\u00eb ndryshonin shpejt\u00eb p\u00ebr Genti Klosin, q\u00eb sot mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb nga biznesmen\u00ebt m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm, e \u00e7do gj\u00eb e arritur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019 n\u00eb QKB regjistrohet kompania T.O.V 2019 me Ortak Orgest Totojani dhe Vera Musmu\u00e7a. Kjo e fundit largohet si pronare e k\u00ebsaj kompanie 4 muaj m\u00eb von\u00eb dhe \u00e7udit\u00ebrisht nga pronare figuron e pun\u00ebsuar si Operatore n\u00eb Call Center. Aksioner\u00ebt e rinj jan\u00eb Mikel Lesaj dhe Ermal Arapi. N\u00eb vitin 2020, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani hyn\u00eb n\u00eb loj\u00eb Gent Klosi, i cili blen 50 % t\u00eb aksioneve nga Orges Totojani dhe tashm\u00eb b\u00ebhet pronar i gjysm\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj kompanie, apo Vil\u00ebs Feliz, nj\u00eb restorant luksoz n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb bilancin e vitit 2019 kjo kompani deklaron makineri dhe pajisje n\u00eb vler\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb dhe nuk deklaron se ka n\u00eb pron\u00ebsi tok\u00eb apo nd\u00ebrtes\u00eb. Gjat\u00eb vitit 2020-2021 kjo kompani deklaron detyrime t\u00eb cilat arrijn\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 21.000.000 lek\u00eb ose rreth 210.000 euro dhe n\u00eb pron\u00ebsi tashm\u00eb rezulton nj\u00eb nd\u00ebrtese. Nd\u00ebrsa n\u00eb letra, kompania ku Genti Klosi u b\u00eb pronar, kishte aktivitet, befas m\u00eb pas rezulton q\u00eb ka edhe pron\u00ebsi dhe nd\u00ebrtes\u00eb, \u00e7ka ngre dyshime, se si ish-pronar\u00ebt u treguan aq zem\u00ebrgjer\u00eb me v\u00ebllain e zv. Ministrit Klosi. N\u00eb vitin 2022, ortak\u00ebt e tjer\u00eb tregohen po aq zem\u00ebrgjer\u00eb dhe me kontrat\u00eb i dhurojn\u00eb Genti Klosit edhe 50% t\u00eb aksioneve t\u00eb tjera dhe tashm\u00eb ai b\u00ebhet ortak i vet\u00ebm i kompanis\u00eb T.O.V 2019. Sipas kontrat\u00ebs, k\u00ebta ortak\u00eb p\u00ebrpara noterit deklarojn\u00eb s\u00eb nuk kan\u00eb detyrime, por bilanci flet ndryshe pasi deri n\u00eb vitin 2021 kjo kompani kishte 210.000 euro detyrime. Pra bilancet dhe transaksionet e kryera mes ish-pronar\u00ebve dhe Genti Klosit ngren\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb m\u00ebdha, se si nj\u00eb pron\u00eb me vler\u00eb qindra milion\u00eb lek\u00eb, dhurohet me vet\u00ebm nj\u00eb firm\u00eb.<\/p>\n<p>Po aq i dyshimt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe lul\u00ebzimi i k\u00ebsaj kompanie, pasi Genti Klosi b\u00ebhet pronat i vet\u00ebm i Vils Feliz. Nd\u00ebrsa deri dje, rezultonte me detyrime t\u00eb prapambetura, n\u00eb vitin 2022, kompania njeh nj\u00eb bum financiar, duke trefishuar xhiron, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu deklarohej n\u00eb tatimet e drejtuara nga v\u00ebllai Ceno Klosi. P\u00ebr vitin 2022 kjo kompani n\u00eb fush\u00ebn e restoracionit 630.000 euro xhiro dhe fitim 200.000 euro. P\u00ebr vitin 2023 kompania faturon 660.000 euro dhe fitim 230.000 euro. Por nuk ndalet k\u00ebtu, Genti Klosi nga nj\u00eb lokal modest, shnd\u00ebrrohet n\u00eb pronar i nj\u00eb restoranti luksoz, e tashm\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr nivel, si investitor n\u00eb bregdet, nj\u00eb investim miliona euro, ku n\u00eb loj\u00eb do t\u00eb hyjn\u00eb edhe personazhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022 kompania T.O.V shpk e Gent Klosi s\u00ebbashku me Petrit Kova\u00e7in dhe Ushina shpk n\u00eb kuota t\u00eb barabarta, themelojn\u00eb Adriatik Union. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb bilancit kjo kompani q\u00eb nga themelimi zot\u00ebron nj\u00eb tok\u00eb dhe nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 760.000 euro. Nuk dihet sesi dhe nga kush \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apo zot\u00ebruar kjo pron\u00eb por i mbet\u00ebt SPAK ta v\u00ebrtetoj\u00eb, pasi edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr familjen Klosi, pronat mbijn\u00eb nga hi\u00e7i. N\u00eb vitin 2023 largohet ortaku Ushina dhe tashm\u00eb aksioner jan\u00eb Petrit Kova\u00e7i dhe Genti Klosi, kush\u00ebrinj\u00eb mes tyre. Sapo Ushina largohet, p\u00ebr Adriatik Union, kryeministri Edi Rama miraton nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr nj\u00eb hotel 9 kate mbi tok\u00eb dhe 2 kate parkim n\u00ebntok\u00eb, n\u00eb buz\u00eb t\u00eb detit Adriatik.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2023, pasi mediat filluan t\u00eb denoncojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lej\u00eb nd\u00ebrtimi p\u00ebr hotelin e Petrit Kova\u00e7it, babai i Drejtorit t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit Durr\u00ebs Spartak Kova\u00e7i dhe Genti Klosit v\u00ebllai i Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Tatimeve, ky i fundit largohet nga kompania. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment regjistrohet edhe nj\u00eb tjet\u00ebr transaksion i dyshimt\u00eb nga v\u00ebllai i ish-drejtorit t\u00eb Tatimeve. Nj\u00eb kompani e cila zot\u00ebron 760 mij\u00eb euro prona dhe nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr nj\u00eb hotel 9 kate buz\u00eb deti n\u00eb Durr\u00ebs, Genti Klosi i shet p\u00ebr vet\u00ebm 500 euro, aksionet takuese. Ajo q\u00eb ngre dyshime t\u00eb m\u00ebtejshm\u00eb jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e pron\u00ebs n\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit t\u00eb miratuar nga Rama. N\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrcaktohet se sip\u00ebrfaqja totale e truallit \u00ebsht\u00eb 1104.5 m2 nga t\u00eb cilat 183 m2 jan\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Lidhja mes Spartak Kova\u00e7it dhe Ceno Klosit zbulohet pik\u00ebrisht nga kompania Adriatik Union, ku aksioner rezultonin Babai i Drejtorit t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit Durr\u00ebs dhe v\u00ebllai i zv. ministrit t\u00eb Belinda Ballukut. Edhe Spartak Kova\u00e7i ka nj\u00eb ngjitje n\u00eb karrier\u00eb dhe nj\u00eb veprimtari thuajse identike me Ceno Klosin. Me pun\u00ebsime nepotike, shnd\u00ebrrim t\u00eb tyre n\u00eb biznesmen\u00eb, e m\u00eb pas suksese me miliona euro.<\/p>\n<p>Spartak Kova\u00e7i em\u00ebrohet si drejtor i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Durr\u00ebs n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2013. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb t\u00eb depozituar n\u00eb ILDKPI, ai deklaron s\u00eb deri n\u00eb tetor ishte i pun\u00ebsuar pran\u00eb kompanis\u00eb PUTIGNIANO, kurse e bashk\u00ebshortja, Serena Kova\u00e7i, n\u00eb Bashkin\u00eb Durr\u00ebs. Kompania PUTIGNIANO \u00ebsht\u00eb e panjohur deri m\u00eb sot p\u00ebr publikun, por nga investigimi i sot\u00ebm do t\u00eb zbulojm\u00eb t\u00eb dh\u00ebna interesante, t\u00eb pad\u00ebgjuara m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb vijojm\u00eb nj\u00ebher\u00eb me familjen Kova\u00e7i, t\u00eb cil\u00ebt shk\u00eblqejn\u00eb si zyrtar\u00eb dhe biznesmen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Xhaxhai Saimir Kova\u00e7i \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar pran\u00eb UKD kurse e shoqja e tij Rozeta Kova\u00e7i rezulton e pun\u00ebsuar pran\u00eb Bashkis\u00eb Durr\u00ebs. Rozeta Kova\u00e7i rezulton e p\u00ebrfshir\u00eb dhe n\u00eb dosjen hetimore t\u00eb Vangjush Dakos pasi ka mbajtur dhe funksionin e Sekretares s\u00eb K\u00ebshillit Urbanistik t\u00eb Bashkis\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr familjare e Spartak Kova\u00e7it rezulton e pun\u00ebsuar pran\u00eb Bashkis\u00eb Durr\u00ebs dhe ajo \u00ebsht\u00eb Vilma Hyseni, e cila \u00ebsht\u00eb dhe koordinatore p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit. Por pun\u00ebsimet e familjar\u00ebve Klosi-Kova\u00e7i nuk p\u00ebrfundojn\u00eb k\u00ebtu. Marsel Do\u00e7i kunati i Spartak Kova\u00e7it dhe bashk\u00ebshortja e tij Orjada Tupa, rezultojn\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar pran\u00eb operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes dhe operatorit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb.<\/p>\n<ul>\n<li><strong>\u2018ERIL B&amp;B\u2019, kompania e \u2018fsheht\u00eb\u2019 e Kova\u00e7it, qindra mij\u00ebra euro tendera nga Bashkia e Durr\u00ebsit<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>32 milion\u00eb euro nga vet\u00ebm nj\u00eb kompani. Duket se shifra mbi 30 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb standard i \u00e7do skeme korruptive t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb Belinda Ballukut, q\u00eb sot jan\u00eb edhe krahu i saj i djahth\u00eb n\u00eb zgjedhje. Por nga analizimi i t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr secil\u00ebn kompani, krijohet nj\u00eb zinxhir kompanish\u00eb, q\u00eb gjithashti rezultojn\u00eb p\u00ebrfituese, apo jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb qarkulluar mes tyre milionat e tenderave. N\u00eb vijim do t\u00eb ndalemi edhe tek disa kompani q\u00eb gjithashtu rezultojn\u00eb t\u00eb themeluara nga t\u00eb af\u00ebrm e t\u00eb punsuar t\u00eb Kova\u00e7it e Klosit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb investigimit t\u00eb PLUG n\u00eb nj\u00eb nga tenderat e shpallur fitues kompania ADRIATIK ka bashk\u00ebpunuar me kompanin\u00eb ERIL B&amp;B. Kjo kompani u themelua n\u00eb vitin 2018 me aksioner shtetasit Ilir Shabani dhe Ergert Deliallisi. N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2018 administrator i k\u00ebsaj kompanie em\u00ebrohet Tedi Spahi. N\u00eb vitin 2021 dhe pse nje kompani e cila fiton tendera publik dhe fitimprur\u00ebse, ortaku Ilir Shabani shet aksionet n\u00eb vler\u00ebn 500 euro ortakut tjet\u00ebr Erger Deliallisi\u2026 K\u00ebto ishin disa indicie p\u00ebr t\u00eb cilat PLUG investigoi dhe m\u00eb tej\u2026<\/p>\n<p>Rezulton se kompania Eril B&amp;B \u00ebsht\u00eb themeluar nga dy punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb ADRIATIK shpk. Madje si\u00e7 n\u00eb \u00e7do skem\u00eb korruptive n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb dyja kompanit\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit punonj\u00ebs, \u00e7ka n\u00ebnkupton edhe fiktivitetin e tyre, e t\u00eb krijuara enkas p\u00ebr fshehje gjurm\u00ebsh apo kryerje transaksionesh p\u00ebr efekte justifikuese t\u00eb projekteve. N\u00ebse do t\u00eb analizojm\u00eb list\u00ebn e t\u00eb pun\u00ebsuarve p\u00ebr vitin 2021 p\u00ebr t\u00eb dyja kompanit\u00eb rezulton se:<\/p>\n<p>Ergert Deliallisi punonj\u00ebs i Adriatik \u00ebsht\u00eb bashkpronar i ERIL B&amp;B<\/p>\n<p>Ilir Shabani punonj\u00ebs i Adriatik dhe bashkpronar ERIL B&amp;B<\/p>\n<p>Hazret Mulgeci punonj\u00ebs i Adriatik nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe punonj\u00ebs ERIL B&amp;B<\/p>\n<p>Elona Dollaku punj\u00ebs finance i Adriatik gjithashtu mban financat e ERIL B&amp;B<\/p>\n<p>Enli Kaculi punonj\u00ebs i Adriatik dhe punonj\u00ebs ERIL B&amp;B<\/p>\n<p>Ruzhdi Shahini punonj\u00ebs i Adriatik dhe punonj\u00ebs ERIL B&amp;B<\/p>\n<p>Ilir Merja punonj\u00ebs i Adriatik dhe punonj\u00ebs ERIL B&amp;B<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb vet\u00ebm disa nga punonj\u00ebsit pasi lista \u00ebsht\u00eb dhe pak m\u00eb e gjat\u00eb, por q\u00eb faktohet qart\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani e krijuar nga ADRIATIK shpk. Ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb publik q\u00eb kompanit\u00eb e familjar\u00ebve t\u00eb pushtetar\u00ebve q\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb fitonin tendera drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb por krijonin dhe kompani t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb fshehur gjurm\u00ebt. ERIL B&amp;B e cila sot ka ndryshuar em\u00ebr n\u00eb ERIL CO ka p\u00ebrfituar pagesa na thesari p\u00ebr vitet 2019-2024 n\u00eb vler\u00ebn 820.000 euro. T\u00eb gjitha jan\u00eb pagesa t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb thesarit Durr\u00ebs pra jan\u00eb institucione t\u00eb qytetit bregdetar si Bashkia Durr\u00ebs, Hekurudha Durr\u00ebs, Nd\u00ebrmarrja Komunale Durr\u00ebs, Spitali Psiqiatrik Vlor\u00eb, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Arkivave etj.<\/p>\n<p><strong>TENDERAT QE KA FITUAR ERIL B&amp;B<\/strong><\/p>\n<p><strong>BASHKIA DURRES<\/strong><\/p>\n<p><em>1.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Blerje Materiale Ndertimi per Sektorin Funeral\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 4,592,500.00<\/em><\/p>\n<p><em>2.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Rikonstruksion rruga Shekspiri\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0\u00a0\u00a02,441,900.00<\/em><\/p>\n<p><em>3.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Blerje Materiale Ndertimi\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0\u00a03,279,100.00<\/em><\/p>\n<p><em>4.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Blerje Materiale Ndertimi\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a02,480,500.00<\/em><\/p>\n<p><em>5.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Rikonstruksion i Rrug\u00ebs Integrimi\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a05,859,200.00<\/em><\/p>\n<p><em>6.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Rikonstruksion rruga Papa Klementi II\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a010,495,350.00<\/em><\/p>\n<p><em>7.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Mirembajtje e banesave sociale\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 1,755,840.00<\/em><\/p>\n<p><em>8.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Rikonstruksion rruga Kastrioti\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 8,945,733.00<\/em><\/p>\n<p><em>9.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Rikonstruksion rruga Syri i detit\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0\u00a0 \u00a04,466,180.00<\/em><\/p>\n<p><em>10.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Blerje Materiale Ndertimi\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a03,279,100<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>TENDERA NGA ENTITETE TE TJERA<\/strong><\/p>\n<p><em>1.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Mirembajtja e objekteve ne Spitalin\u00a0 \u201cAli Mihali\u201d Vlore\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 4,380,000.00<\/em><\/p>\n<p><em>2.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Blerje traversa Druri\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a030,038,112<\/em><\/p>\n<p><em>3.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Rikonstruksion i Linjes Milot-Lezhe\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a07,398,713.00<\/em><\/p>\n<p><em>4.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Blerje materiale ndihmese per sektorin e varrezave\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0551,090<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb sip\u00ebr ju shpjeguam se si Olsi Graceni, kunati i ortakut t\u00eb babait, ishte em\u00ebrimi i par\u00eb i Spartak Kova\u00e7it n\u00eb Drejtorin\u00eb e uj\u00ebsjell\u00ebsit. Edhe p\u00ebr Gracenin, skema e p\u00ebrdorur me \u00e7do familjar t\u00eb kova\u00e7it e Klosit do t\u00eb rezultonte e suksesshme. Ve\u00e7 pun\u00ebs si drejtues i UKD, Graceni nj\u00ebkoh\u00ebsisht rezulton edhe biznesmen i suksessh\u00ebm. N\u00eb maj t\u00eb vitit 2021 themelohet kompania OLPUMPS ose th\u00ebn\u00eb shqip POMPAT E OLSIT. Ortak\u00eb themelues Plarent Gjinari dhe Olsi Graceni. Objekti I aktivitetit ishte Instalime dhe mir\u00ebmbajtje t\u00eb impianteve t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura dhe t\u00eb pijsh\u00ebm. Asistenc\u00eb dhe konsulenc\u00eb teknike. Pra Olsi e kishte detyr\u00eb funksionale k\u00ebt\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Durr\u00ebsit, por e ushtronte edhe privatisht. N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022 largohet nga kompania ortaku Gjinari dhe tashm\u00eb OLPUMPS zot\u00ebrohet 100% nga OLSI GRACENI.\u00a0 N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2022 adresa zyrtare e kompanis\u00eb b\u00ebhet DURRES; Lagjja 14, rruga Bajram Tusha, e cila \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebhjt\u00eb me adres\u00ebn e kompanis\u00eb ADRIATIK. N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022 kompania pezullon aktivitetin, dhe n\u00eb n\u00ebntor 2022 e aktivizon s\u00ebrisht p\u00ebr ta pezulluar n\u00eb shkur t\u00eb vitit 2023. Pas largimit nga UKD, Graceni tashm\u00eb i dedikohet me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb tij, duke e riaktivizuat. Me gjith\u00eb pezullimet dhe riaktivizimet e vazhdueshme, Olsi Graceni rezulton nj\u00eb magjistar biznesi. P\u00ebr 10 muaj pun\u00eb n\u00eb vitin 2022 ai ka nj\u00eb xhiro 129.000 euro. Por magjia e v\u00ebrtet\u00eb ndodh n\u00eb vitin 2023 ku kjo kompani sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb QKB ka punuar vet\u00ebm 2 muaj dhe ka faturuar rreth 140.000 euro me nj\u00eb fitim neto 120.000 euro. Shifra k\u00ebto t\u00eb pajutfikueshme me asnj\u00eb lloj\u00eb metode financiare, por p\u00ebr SPAK jan\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb hetuar transaksionet fiktive me q\u00ebllim justifikimin e milionave n\u00eb kurrit t\u00eb qytetar\u00ebve durrsak\u00eb dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebrtuar si 5B, duket se mund te j\u00ebt\u00eb 10 apo 15B. Pas \u00e7do drejtori t\u00eb Belinda Ballukut del edhe nj\u00eb skem\u00eb korruptive. Nd\u00ebrsa SPAK ka koh\u00eb t\u00eb mendohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fatur\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb 40 milion\u00eb euro, vet\u00ebm n\u00eb emisionin e sot\u00ebm, ne do t\u00eb ndahemi k\u00ebtu. Por nuk mbaron me kaq, pasi Spartak Kova\u00e7i nuk \u00ebsht\u00eb drejtori i vet\u00ebm q\u00eb i jep tendera vetes apo familjar\u00ebve, t\u00eb m\u00ebrkurr\u00ebn e ardhshme nj\u00eb tjet\u00ebr drejtor i UKD do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn fokusin e investigimeve tona. Deri at\u00ebher\u00eb, le t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb k\u00ebto miliona t\u00eb mos jen\u00eb injektuar p\u00ebr blerjen e votave.<\/p>\n<ul>\n<li><strong>Spartak Kova\u00e7i drejtor i uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb Durr\u00ebs, miliona euro tendera kompanis\u00eb s\u00eb babait<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Deri tani fol\u00ebm p\u00ebr lidhjet, pun\u00ebsimet dhe bizneset familjare t\u00eb kush\u00ebrinjve Ceno Klosi dhe Spartak Kova\u00e7i, dhe disa p\u00ebrfitime t\u00eb dyshimta t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb Ceno Klosit, t\u00eb cilat i takon SPAK t\u00eb hetoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb paqart\u00ebsit\u00eb, apo m\u00ebnyr\u00ebn se si nga hi\u00e7i u krijuan biznese me vler\u00eb miliona euro. Por n\u00eb vijim do t\u00eb ndalemi te kompania Adriatik shpk, kompani e cila ka p\u00ebrfituar 32 milion\u00eb euro nga taksat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania Adriatik SHPK u themelua n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1993 me ortak\u00eb themelues shtetasin Ardjan Mustafaraj.\u00a0 N\u00eb vitin 1998 Mustafaraj i dhuron 50% t\u00eb aksioneve shtetasit Petrit Kova\u00e7it. N\u00eb vitin 2007 shoq\u00ebria kryen nj\u00eb rritje kapitali n\u00eb vler\u00ebn 79 milion\u00eb lek\u00eb si pasoj\u00eb e fitimeve t\u00eb realizuara q\u00eb nga themelimi. Deri n\u00eb vitin 2013, kjo kompani ka nj\u00eb aktivitet normal, por gjith\u00e7ka ndryshon k\u00ebt\u00eb vit, koh\u00eb kur Spartak Kova\u00e7i em\u00ebrohet Drejtor i UKD. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2013 Ardjan Mustafaraj dhe Petrit Kova\u00e7i vendosin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga themelimi t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb dividend n\u00eb vler\u00ebn 290 milion\u00eb lek\u00eb. Nga ky divident Petrit Kova\u00e7i vendos t\u2019i dhuroj\u00eb t\u00eb birit Drejtor Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Durr\u00ebs n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014, 100 mij\u00eb euro t\u00eb cilat ky i fundit i deklaron n\u00eb ILDKPI.<\/p>\n<p>Spartak Kova\u00e7i menj\u00ebher\u00eb pas em\u00ebrimit t\u00eb tij kujdeset q\u00eb t\u00eb sistemoj\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e Drejtorit t\u00eb Trajtimit t\u00eb Uj\u00ebrave kunatin e ortakut t\u00eb babait Olsi Graceni, dhe kjo duket se nuk ndodh aq rast\u00ebsisht, por do e detajom\u00eb n\u00eb vijim t\u00eb investigimit ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb QKB nuk jepen t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota p\u00ebr kompanin\u00eb Adriatik shpk por sipas t\u00eb dh\u00ebnave analitike t\u00eb OPENDATA Albania kompania q\u00eb nga themelimi ka patur nj\u00eb fitim 10-20-40 milion lek\u00eb n\u00eb vit. Por viti 2013 do t\u00eb sillte nj\u00eb fitim marram\u00ebnd\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kompani n\u00eb vler\u00ebn e 155 milion lek\u00ebve ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb 4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se vitet e tjera. Plug investigoi dhe m\u00eb tej dhe gjeti dokumentacion q\u00eb t\u00eb ardhurat e kompanis\u00eb Adriatik p\u00ebr vitin 2013 t\u00eb \u00e7ojn\u00eb t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr investim publik po n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ky investim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim nga UKD, ku Spartak Kova\u00e7i \u00ebsht\u00eb drejtor. Sipas k\u00ebtij dokumenti Adriatik shpk ka q\u00ebn\u00eb n\u00ebnkontraktor dhe sidomos punonj\u00ebsi tashm\u00eb drejtor Olsi Graceni ka kryer punime n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019 kompania Giovanni Putignano and Figli SRL, e regjistruar n\u00eb QKB, firmos nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizme Lushnje dhe sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00ebnkontraktor kompanin\u00eb HIDRO MENTORI shpk.<\/p>\n<p>N\u00eb bilancet e kompanis\u00eb Giovanni Putignano and Figli SRL t\u00eb vitit 2020 rezulton se n\u00ebnkontraktori kryesor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim \u00ebsht\u00eb Adriatik shpk. Pra dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast fondet e dh\u00ebna p\u00ebr Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Lushnje p\u00ebrfundojn\u00eb te familjar\u00ebt e Ceno Klosit dhe Spartak Kova\u00e7it. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb Opendata Albania rezulton se Adriatik sh.p.k ka fituar disa prodecura tenderuese, prej t\u00eb cilave edhe n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit, ku kompania e babait fiton tender drejt\u00ebp\u00ebrs\u00ebdrejti nga institucioni i drejtuar nga i biri. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e shtatorit t\u00eb vitit 2022, ku autoritet kontraktues \u00ebsht\u00eb Bashkia Durr\u00ebs, por projekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur nga UKD, p\u00ebr Sistemimin KUB n\u00eb rrug\u00ebn Taulantia. Vlera e projektit \u00ebsht\u00eb mbi 40 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja dhe sipas Open Data, nuk ka patur gar\u00eb. Pra e th\u00ebn\u00eb m\u00eb qart\u00eb Spartak Kova\u00e7i p\u00ebrgatit specifikimet dhe kushtet e tenderit, dhe kriteret p\u00ebr tu shpallur fitues i plot\u00ebson vet\u00ebm kompania e babait.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhjet dhe marr\u00ebdh\u00ebniet mes drejtor\u00ebve t\u00eb rilindjes faktohen t\u00eb forta, t\u00eb tilla jan\u00eb edhe pazaret mes tyre, e k\u00ebtu na del n\u00eb sken\u00eb dhe lidhjet edhe me \u20185D\u2019 e Erion Veliajt, ku dy skemat korruptive, g\u00ebrshetohen mes tyre. Nd\u00ebrsa \u20185D\u2019 e drejtor\u00ebve t\u00eb Erion Veliajt fitonin tendera nga OSHEE n\u00eb Durr\u00ebs, po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb drejtor\u00ebt e Belinda Ballukut fitonin tendera n\u00eb Tiran\u00eb, pik\u00ebrisht nga institucionet e drejtuara nga 5D, madje n\u00eb nj\u00eb prej rasteve si koperim mes dy kompanive Adriatik shpk dhe 5D. Nga verifikimet rezultoi, se Adriatik SHPK n\u00eb bashk\u00ebpunim me 5D, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020 kan\u00eb fituar nga Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimet Tiran\u00eb tenderin p\u00ebr \u2018Nd\u00ebrtim tubacioni transmetimi, depo Daias\u2019. Vlera e projektit ishte 771 milion\u00eb lek\u00eb, apo 7. 7 milion\u00eb euro. Nj\u00eb tjet\u00ebr tender i fituar nga Adriatik shpk tek UKT \u00ebsht\u00eb edhe ai p\u00ebr \u201cNd\u00ebrtim linje transmetimi nga puseta Yzberisht deri n\u00eb Depo Kombinat\u201d, vlera e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb 760 mij\u00eb euro. N\u00eb korrik t\u00eb 2016, Adriatik shpk fitoi edhe tenderin \u201cfurnizimi me uj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201dThoma Koxhaj\u201d\u201d me vler\u00eb 400 mij\u00eb euro. T\u00eb gjith\u00eb tenderat e fituar nga Adriatik shpk n\u00eb UKT jan\u00eb me flamur t\u00eb kuq, \u00e7ka n\u00ebnkupton shkelje dhe pa gar\u00eb. Por jo vet\u00ebm kaq, tendera t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb fituar nga Adriatik shpk jan\u00eb edhe \u201cMir\u00ebmbajtja e objekteve nd\u00ebrtimore n\u00eb Spitalin Psikiatrik \u201cAli Mihali\u201d Vlor\u00eb\u201d nga Operatori i Blerjeve t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruara me vler\u00eb 4. 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ky tender \u00ebsht\u00eb fituar n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb ERIL B&amp;B e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij investigimi. Nd\u00ebrsa i biri drejtonte Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimet n\u00eb Durr\u00ebs, kompania e babait rezultonte e suksesshme n\u00eb t\u00eb gjitha Drejtorit\u00eb e Uj\u00ebsjellsave t\u00eb vendit, q\u00eb gjithashtu jan\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit. N\u00eb vitin 2021, Adriatik shpk ka fituar nj\u00eb tender t\u00eb majm\u00eb nga Bashkia Pogradec. Projekti me vler\u00eb 264 milion\u00eb lek\u00eb, apo 2. 6 milion\u00eb euro parashikonte nd\u00ebrtimin e Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Mokr\u00ebs, Faza 2. Edhe ky tender \u00ebsht\u00eb me flamur t\u00eb kuq e pa gar\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga tenderat m\u00eb flagrant\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfituar kompania Adriatik shpk, \u00ebsht\u00eb ai i p\u00ebr sistemimin e rrjetit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb shiut n\u00eb zon\u00ebn urbane t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, faza e par\u00eb, projekt i financuar nga Programi i rind\u00ebrtimit. Vlera e k\u00ebtij tenderi t\u00eb fituar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2021, \u00ebsht\u00eb 19 milion\u00eb euro. P\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb qart\u00eb qytetar\u00ebt e Durr\u00ebsit, abuzimi me k\u00ebt\u00eb tender \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht arsyeja, se pse sa her\u00eb bie shi, rrug\u00ebt e Durr\u00ebsit p\u00ebrmbyten.<\/p>\n<p>Ky projekt parashikonte edhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hidrovori t\u00eb ri shum\u00eb larg atij t\u00eb vjetrit, \u00e7ka duket se e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb jo funksional dhe ende vijojn\u00eb testimet me t\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrmbyten \u00e7do dim\u00ebr, apo periudh\u00eb me rreshje. E ndodhur p\u00ebrball\u00eb akuzave t\u00eb mediave, kryebashkiakja e Durr\u00ebsi Emirjona Sako \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta jutifikoj\u00eb d\u00ebshtimin e projektit 19 milion\u00eb euro me problemet e shpron\u00ebsimeve, por kjo nuk ka penguar l\u00ebvrimin e milionave p\u00ebr kompanin\u00eb e Petrit kova\u00e7it, q\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2022-2023 ka marr\u00eb 3. 3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shkurtimisht, q\u00eb prej em\u00ebrimit t\u00eb Spartak Kova\u00e7it si drejtor t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve n\u00eb Durr\u00ebs, kompania e babait t\u00eb tij ka njohur nj\u00eb rritje t\u00eb menj\u00ebhershme me nj\u00eb xhiro prej 32 milion\u00eb euro, t\u00eb p\u00ebrfituara drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb apo si n\u00ebnkontraktor, para t\u00eb cilat do duhet t\u00eb hetohen nga SPAK. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb faturimi i k\u00ebsaj kompanie p\u00ebr periudh\u00ebn kohore 2014-2023 \u00ebsht\u00eb mbi 37 milion euro.\/\u00a0<strong>Emisioni \u201cPLUG\u201d<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot do t\u2019ju tregojm\u00eb se si si skema \u20185B\u2019, e drejtor\u00ebve t\u00eb Belinda Ballukut nuk kan\u00eb zhvatur vet\u00ebm miliona euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptar\u00eb, por defakto ata kan\u00eb privatizuar edhe institucionet shtet\u00ebrore. Do t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb s\u00ebrish n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, bashkia e dyt\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend, por edhe p\u00ebr nga niveli i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":107759,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-107758","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107758","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107758"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107758\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":107760,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107758\/revisions\/107760"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107759"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107758"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107758"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107758"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}