{"id":107984,"date":"2025-03-21T17:36:10","date_gmt":"2025-03-21T17:36:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=107984"},"modified":"2025-03-21T17:36:10","modified_gmt":"2025-03-21T17:36:10","slug":"evropa-dhe-gjermania-nuk-behen-ushqim-per-rusine-as-ballkani-per-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/21\/evropa-dhe-gjermania-nuk-behen-ushqim-per-rusine-as-ballkani-per-serbine\/","title":{"rendered":"Evropa dhe Gjermania nuk b\u00ebhen ushqim p\u00ebr Rusin\u00eb! As Ballkani p\u00ebr Serbin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Ish-presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka marr\u00eb rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Kremlinit p\u00ebr pushtimin e Ukrain\u00ebs. Jo rrall\u00eb her\u00eb merr pozat e nj\u00eb radikali ekstremist n\u00eb raport me sulmet ushtarake t\u00eb vendit t\u00eb tij kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Para dy dit\u00ebsh ai p\u00ebrdori metafor\u00ebn e nj\u00eb dreke me Ukrain\u00ebn dhe Evrop\u00ebn n\u00eb dhom\u00ebn e ngr\u00ebnies. Ja si e p\u00ebrshkruan ai bised\u00ebn telefonike midis presidentit amerikan dhe atij t\u00eb Rusis\u00eb: \u201cBiseda telefonike mes president\u00ebve Putin dhe Trump konfirmoi iden\u00eb e njohur &#8211; ka vet\u00ebm Rusi dhe Amerik\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e ngr\u00ebnies. N\u00eb menu: snacks &#8211; lak\u00ebr Brukseli, peshk dhe patate t\u00eb skuqura britanike dhe gjel parizian. Pjata kryesore &#8211; kot\u00eblet\u00eb n\u00eb stilin e Kievit. Shijojeni vaktin tuaj!\u201d, shkroi Medvedev.<\/p>\n<p>Mbetet t\u00eb konfirmohet vet\u00ebm dhoma e ngr\u00ebnies. Ku \u00ebsht\u00eb ajo? N\u00eb Mosk\u00eb apo n\u00eb Uashington? Ndoshta dhe n\u00eb Riadi. Sigurisht q\u00eb Medvedev shkruan me lejen e Carit Putin. Ai duket shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb presidenti amerikan po konfirmon njohjen e Rusis\u00eb si Fuqi e Madhe, t\u00eb cil\u00ebn nuk mund ta anashkalosh. Ky ka qen\u00eb gjithmon\u00eb shqet\u00ebsimi i Kremlinit, l\u00ebnia n\u00eb hije e Rusis\u00eb nga ana e Per\u00ebndimit. Ndaj dhe Medvedev mburret q\u00eb \u201cs\u00eb bashku me SHBA-t\u00eb Rusia do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e ngr\u00ebnies, aty ku Europa dhe Ukraina serviren n\u00eb meny\u201d! \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb ironi djall\u00ebzore dhe foshnjarake nj\u00ebkoh\u00ebsisht, e cila n\u00eb vend t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr mir\u00ebkuptim e paqe,, hedh benzin\u00eb n\u00eb zjarrin e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr ironi Dimitri Medvedev nuk u ndal me kaq. Dhom\u00ebs s\u00eb ngr\u00ebnies i shtoi akuza t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr evropian\u00ebt dhe sidomos\u00a0 n\u00eb adres\u00eb t\u00eb kancelarit gjerman, Friedrich Merz. D\u00ebnoi planet evropiane p\u00ebr armatimin dhe duket se armatosja e Gjermanis\u00eb e ka pataksur. Ndaj dhe kancelarin Merz, e krahasoi me ish \u2013 shefin e propagand\u00ebs s\u00eb regjimit nazist, Joseph Goebels-in. N\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim n\u00eb platform\u00ebn Telegram, Medvedev shkruante se Merz \u201cg\u00ebnjen tashm\u00eb, nj\u00ebsoj si Goebels-i\u201c! \u201cTi po e fillon keq, Fritz\u201d shkroi zv. Shefi i K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Telegram. Madje arrin deri atje sa t\u00eb parashikoj\u00eb fundin e Gjermanis\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb vitit 1945, pas kapitullimit n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Duket qart\u00eb q\u00eb Rusia d\u00ebshiron t\u00eb manipuloj\u00eb opinionin duke e krahasuar Gjermanin\u00eb e sotme demokratike me regjimin diktatorial nazist t\u00eb Hitlerit. K\u00ebshtu b\u00ebnin edhe me Angela Merkel. Vet\u00ebm Grehard Schroeder ishte i preferuari I tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi Kremlinit, Dimitri Peskov, kritikoi ashp\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e quajti \u201cmilitarizim t\u00eb Evrop\u00ebs, duke shpreh hapur edhe pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e shtetit rus p\u00ebr planet e shpenzimeve ushtarake shtes\u00eb. Madje u shpreh se \u201cEuropa ka zgjedhur t\u00eb b\u00ebhet nxit\u00ebse e luft\u00ebs\u201d!\u00a0 \u00cbsht\u00eb fakt se shtetet evropiane po shtojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb marramend\u00ebse shpenzimet ushtarake. Sidomos Gjermania, e cila ka vendosur q\u00eb t\u00eb shpenzoj\u00eb nj\u00eb trilion Euro shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar aft\u00ebsin\u00eb mbrojt\u00ebse t\u00eb saj. Ky vendim i zotit Merz e ka tmerruar Mosk\u00ebn. Dhe ka penguar \u00e7do p\u00ebrpjekje t\u00eb Kremlinit p\u00eb t\u00eb patur n\u00eb \u201edhom\u00ebn e ngr\u00ebnies shtetet e kontinentit evropian\u201c! Por nd\u00ebrsa Evropa shton shpenzimet ushtarake p\u00ebr t\u00eb mos u b\u00ebr\u00eb ushqim p\u00ebr politikat imperialiste t\u00eb Rusis\u00eb, ky \u201cmendimtari i madh\u201d i Shqip\u00ebris\u00eb e kritikoi BE-n\u00eb pse e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb. Thoshte se \u201cm\u00eb mire \u00ebsht\u00eb t\u00eb investohet n\u00eb arsim\u201d! Sikur nuk e dim\u00eb ne q\u00eb ai vet\u00eb i ka ulur k\u00ebto investime, krahasuar me vitin 2013 n\u00eb vendin e tij.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00ebse Gjermania shpenzon dhjet\u00eb here m\u00eb shum\u00eb se kaq, s\u00ebrishmi \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme, po qe se nuk zhvillon nj\u00eb projekt t\u00eb prodhimit t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore e nukleare. Jo p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur kund\u00ebr paqes, por p\u00ebr ta mbrojtur kontinentin evropian nga \u00e7mendurit\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb Vladimir Putin, i cili nuk le rast pa provokuar me p\u00ebrdorimin e k\u00ebtyre arm\u00ebve kund\u00ebr Evrop\u00ebs. Nuk mjafton q\u00eb arsenalin b\u00ebrthamor ta zot\u00ebroj\u00eb vet\u00ebm Franca apo edhe Britania e Madhe.<\/p>\n<p>Rusia n\u00eb Ukrain\u00eb q\u00eb prej vitit 2004 e sidomos prej 2014 ka d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb Fuqi imperialiste, ekspansioniste dhe e rrezikshme p\u00ebr paqen, stabilitetin dhe sigurin\u00eb evropiane. Megjithat\u00eb Medvedev p\u00ebrpiqet ta fsheh\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt, duke e krahasuar liderin e CDU-s\u00eb gjermane, Friedrich Merz, me shefin e propagand\u00ebs s\u00eb Hitlerit, Joseph Goebels. Duke k\u00ebrc\u00ebnuar se edhe Gjermania e sotme demokratike e luft\u00ebmbrojt\u00ebse \u201cdo ta ket\u00eb fatin e Gjermanis\u00eb s\u00eb vitit 1945\u201d! Republika Federale e Gjermanis\u00eb \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb demokratik i Evrop\u00ebs. Gjykata e saj Kushtetuese \u00ebsht\u00eb modeli i gjykatave kushtetuese t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve evropiane. T\u00eb drejtat e qytetare dhe ato sociale realizohen maksimalisht. Por kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet penges\u00eb q\u00eb t\u00eb investoj\u00eb p\u00ebr mbrojtjen dhe sigurin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Por mesa duket Vladimir Putin dhe beniamini i i tij, Dimitri Medvedev, nuk duan q\u00eb Evropa dhe Gjermania t\u00eb p\u00ebrgatiten e t\u00eb aft\u00ebsohen p\u00ebr mbrojtjen e territorit t\u00eb tyre. Prandaj dhe jan\u00eb kaq agresiv\u00eb dhe diversiv\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Megjithat\u00eb ky q\u00ebndrim na kujton edhe nj\u00ebher\u00eb se rreziku dhe k\u00ebrc\u00ebnimi i Rusis\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb edhe ne shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb serioz. Imediat \u00ebsht\u00eb gjithashtu reagimi i t\u00eb gjitha vendeve evropiane, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn. N\u00ebse Evropa k\u00ebrc\u00ebnohet nga Rusia, Ballkani k\u00ebrc\u00ebnohet nga koburja ruse n\u00eb rajonin ton\u00eb, Serbia. Ndaj dhe marr\u00ebveshja ushtarake e n\u00ebnshkruar dit\u00ebt e fundit midis Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe Kroacis\u00eb duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje aleance p\u00ebr t\u00eb vepruar s\u00eb bashku, n\u00ebse makineria ushtarake e Serbis\u00eb urdh\u00ebrohet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ose n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb. Kjo aleanc\u00eb nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm se e disiplinon Beogradin q\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb fqinj\u00ebt e saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I Ish-presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka marr\u00eb rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Kremlinit p\u00ebr pushtimin e Ukrain\u00ebs. Jo rrall\u00eb her\u00eb merr pozat e nj\u00eb radikali ekstremist n\u00eb raport me sulmet ushtarake t\u00eb vendit t\u00eb tij kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Para dy dit\u00ebsh ai p\u00ebrdori metafor\u00ebn e nj\u00eb dreke me Ukrain\u00ebn dhe Evrop\u00ebn n\u00eb dhom\u00ebn e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-107984","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107984","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107984"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107984\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":107985,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107984\/revisions\/107985"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107984"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107984"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107984"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}