{"id":107996,"date":"2025-03-21T18:41:03","date_gmt":"2025-03-21T18:41:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=107996"},"modified":"2025-03-21T18:41:06","modified_gmt":"2025-03-21T18:41:06","slug":"telenovela-e-nje-puci-ne-bashki","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/21\/telenovela-e-nje-puci-ne-bashki\/","title":{"rendered":"Telenovela e nj\u00eb pu\u00e7i n\u00eb bashki"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Kush ka ende dyshime se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb republik\u00ebn personale t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm, sot ka marr\u00eb p\u00ebrgjigjen finale. P\u00ebrgjigjia vjen me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, t\u00eb qet\u00eb dhe me flok\u00ebt e kapura bisht, nga nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb deri dje nuk e njihte askush: Anuela Ristani. P\u00ebr habin\u00eb e qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr qejfin e kryeministrit Rama, ajo \u00ebsht\u00eb \u201cKryetarja e Deleguar\u201d e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb pozicion q\u00eb nuk ekziston as n\u00eb Kushtetut\u00eb, as n\u00eb ligj dhe q\u00eb Erion Veliaj nuk e kishte imagjinuar as n\u00eb fantazit\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb guximshme.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Anuela Ristani doli sot n\u00eb konferenc\u00eb dhe me tonin e nj\u00eb infermiereje q\u00eb t\u00eb siguron se \u201cgjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pacienti \u00ebsht\u00eb duke vdekur, njoftoi se pun\u00ebt e bashkis\u00eb po vazhdojn\u00eb t\u00eb kryhen me p\u00ebrkushtim dhe se kryetari Erion Veliaj kishte pasur\u00a0\u201cinformacion t\u00eb cunguar\u201d\u00a0kur e kishte zhveshur nga kompetencat asaj dhe ia kishte transferuar ato Sara Goxhajt.<\/p>\n<p>Me recitimin e zakonsh\u00ebm t\u00eb manekin\u00ebve t\u00eb kurdisur t\u00eb partis\u00eb, zonja njoftoi se n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs pun\u00ebt po kryhen \u201cme energji, p\u00ebrkushtim dhe vizion\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb realisht, n\u00eb zyrat e Bashkis\u00eb ndodhi sot ajo q\u00eb ndodh pas \u00e7do grushti shteti: spastrimi nga armiqt\u00eb e ish-kryetarit.<\/p>\n<p>24 or\u00eb pas tentativ\u00ebs s\u00eb Veliajt p\u00ebr t\u00eb ruajtur kontrollin n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Ristani p\u00ebrmbysi urdhrat e tij dhe shkarkoi\u00a0Sara Goxhajn\u00a0dhe\u00a0Alban Dokushin,\u00a0dy emrat q\u00eb lidhen ngusht\u00eb me Erion Veliajn.<\/p>\n<p>Praktikisht, vendimet e saj n\u00eb dokumentat m\u00eb posht\u00eb, zhb\u00ebjn\u00eb \u00e7do firm\u00eb t\u00eb kryetarit dhe spastrojn\u00eb \u00e7do mbetje politike t\u00eb Veliajt brenda institucionit, si p\u00ebr t\u2019i treguar atij (dhe kujtdo tjet\u00ebr q\u00eb sheh \u00ebndrra t\u00eb ngjashme) se n\u00eb qendr\u00ebn e pushtetit ka vend vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb \u2013 p\u00ebr shefin e madh, Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/March\/21\/auto_WhatsApp-Image-2025-03-21-at-14.39.39-719x10241742581529.jpeg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/March\/21\/auto_shkarkimi-745x10241742581543.jpeg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Po pse gjith\u00eb ky zell? A kishte zgjedhje tjet\u00ebr Anuela Ristani? Gjasat jan\u00eb q\u00eb JO! N\u00ebse ajo do t\u00eb vazhdonte t\u2019i mbetej besnike Erjon Veliajt, me siguri do t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb rrug\u00eb, nj\u00ebsoj si t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>E ve\u00e7anta e saj \u00ebsht\u00eb se ishte e para q\u00eb nuhati n\u00ebp\u00ebrmjet intuit\u00ebs, se nj\u00eb er\u00eb tjet\u00ebr po frynte n\u00ebp\u00ebr korridoret e bashkis\u00eb, pas arrestimit t\u00eb Erjon Veliajt. Kjo u vu re, q\u00eb n\u00eb fjalimin q\u00eb mbajti para punonj\u00ebsve t\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej, pak dit\u00eb pasi Erjon Veliaj ishte arrestuar dhe kur Rama kishte b\u00ebr\u00eb disa mbledhje me skuadr\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebnkyetarja e Bashkis\u00eb, Anuela Ristani e nisi but\u00eb kthes\u00ebn me disa elozhe p\u00ebr Erjon Veliajn, para specialist\u00ebve, polic\u00ebve, lulishtar\u00ebve dhe zjarrfik\u00ebsve t\u00eb bashkis\u00eb. Por pastaj l\u00ebshoi mesazhin e gatsh\u00ebm:\u00a0\u201cDua t\u2019i uroj kryeministrit rikthim t\u00eb mbar\u00eb n\u00eb skuadr\u00ebn e Tiron\u00ebs\u201d.\u00a0Mjaftonte kjo fjali p\u00ebr t\u00eb kuptuar se Veliaj tashm\u00eb ishte z\u00ebvend\u00ebsuar.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim, Veliaj i m\u00ebsoi nga qelia zhvillimet n\u00eb bashki, p\u00ebr mbledhjet e Ram\u00ebs me drejtor\u00ebt, p\u00ebr transferimin e pushtetit tek Anuela Ristani dhe p\u00ebr rr\u00ebshqitjen q\u00eb po i ndodhte institucionit, t\u00eb cilin ai e kishte fituar me mbi 150 mij\u00eb vota n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 14 majit 2023.<\/p>\n<p>Ishte kjo arsyeja q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 18 Mars nga qelia e Durr\u00ebsit, Erjon Veliaj shkarkoi Anuela Ristanin dhe ia b\u00ebsoi bashkin\u00eb dy njer\u00ebzve t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, Alban Dokushi, drejtor i drejtoris\u00eb juridike dhe bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij, Sara Goxhaj, e cila duhej t\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsonte Anuela Ristanin. Dokumenti m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/March\/21\/auto_Emerimi-i-Sara-Goxhajt-802x10241742581567.jpeg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb, Veliaj b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb ruajtur kontrollin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb institucion q\u00eb e udh\u00ebhoqi p\u00ebr gati 10 vjet, ku kishte arritur t\u00eb krijonte nj\u00eb fuqi gjigande financiare prej mbi 33 miliard lek\u00ebsh buxhet dhe me nj\u00eb rrjet besnik\u00ebsh q\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm ta ndiqnin edhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr SPAk, por edhe n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, Erjon Veliaj vazhdon t\u00eb jet\u00eb ende n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Edhe pse sot, ai po trajtohet si nj\u00eb i burgosur ordiner, q\u00eb p\u00ebson kontrolle t\u00eb vazhdueshme n\u00eb qeli dhe nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi komunikimi me jasht\u00eb, Erjon Veliaj \u00ebsht\u00eb de jure\u00a0Kryetar i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb i zgjedhur me vot\u00eb direkte nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm se kur nd\u00ebrhyn shefi i madh, nuk flitet m\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb hierarkis\u00eb politike. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb hierarki, nuk ka vend p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb af\u00ebr Edi Ram\u00ebs.Me k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb, Veliaj b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb ruajtur kontrollin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb institucion q\u00eb e udh\u00ebhoqi p\u00ebr gati 10 vjet, ku kishte arritur t\u00eb krijonte nj\u00eb fuqi gjigande financiare prej mbi 33 miliard lek\u00ebsh buxhet dhe me nj\u00eb rrjet besnik\u00ebsh q\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm ta ndiqnin edhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr SPAk, por edhe n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, Erjon Veliaj vazhdon t\u00eb jet\u00eb ende n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Edhe pse sot, ai po trajtohet si nj\u00eb i burgosur ordiner, q\u00eb p\u00ebson kontrolle t\u00eb vazhdueshme n\u00eb qeli dhe nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi komunikimi me jasht\u00eb, Erjon Veliaj \u00ebsht\u00eb de jure\u00a0Kryetar i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb i zgjedhur me vot\u00eb direkte nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm se kur nd\u00ebrhyn shefi i madh, nuk flitet m\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb hierarkis\u00eb politike. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb hierarki, nuk ka vend p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb af\u00ebr Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/March\/21\/auto_Screenshot_41742581609.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb, Veliaj b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb ruajtur kontrollin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb institucion q\u00eb e udh\u00ebhoqi p\u00ebr gati 10 vjet, ku kishte arritur t\u00eb krijonte nj\u00eb fuqi gjigande financiare prej mbi 33 miliard lek\u00ebsh buxhet dhe me nj\u00eb rrjet besnik\u00ebsh q\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm ta ndiqnin edhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr SPAk, por edhe n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, Erjon Veliaj vazhdon t\u00eb jet\u00eb ende n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Edhe pse sot, ai po trajtohet si nj\u00eb i burgosur ordiner, q\u00eb p\u00ebson kontrolle t\u00eb vazhdueshme n\u00eb qeli dhe nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi komunikimi me jasht\u00eb, Erjon Veliaj \u00ebsht\u00eb de jure\u00a0Kryetar i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb i zgjedhur me vot\u00eb direkte nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm se kur nd\u00ebrhyn shefi i madh, nuk flitet m\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb hierarkis\u00eb politike. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb hierarki, nuk ka vend p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb af\u00ebr Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb mesazhin q\u00eb pati p\u00ebr mediat, i penduar p\u00ebr firm\u00ebn q\u00eb kishte hedhur si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Lali shpalli kapitullimin dhe u shpreh se kishte pasur n\u00eb kok\u00eb nj\u00eb\u00a0\u201cide t\u00eb gabuar\u201d,\u00a0se\u00a0\u201ck\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb kur punon pa informacionin e mjaftuesh\u00ebm\u201d\u00a0dhe se p\u00ebr Edi Ram\u00ebn kishte vet\u00ebm\u00a0\u201cmall\u201d p\u00ebr ta takuar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/March\/21\/auto_Screenshot-2025-03-21-1633031742581633.png\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb telenovel\u00ebs nj\u00eb \u201chappy end\u201d, nga Bashkia e Tiran\u00ebs doli sot Anuela Ristani q\u00eb konfirmoi edhe nj\u00eb her\u00eb se Erion Veliaj kishte pasur\u00a0\u201cinformacion t\u00eb cunguar\u201d.\u00a0Nj\u00eb fjali q\u00eb n\u00eb zhargonin e Partis\u00eb p\u00ebrkthehet:\u00a0\u201cai nuk dinte \u00e7far\u00eb b\u00ebhej, sepse ia kishim marr\u00eb gjith\u00e7ka\u201d.<\/p>\n<p>Pra, njeriu q\u00eb prej vitesh ishte konsideruar nga partia si \u201ckryetari i suksessh\u00ebm i Tiran\u00ebs\u201d, q\u00eb kishte punuar p\u00ebr ta transformua kryeqytetin, u kthye papritmas n\u00eb nj\u00eb t\u00eb burgosur t\u00eb abuzuar, t\u00eb pambrojtur, pa akses dhe pa guxim p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb zot pozicionit t\u00eb tij si kryetar bashkie. Q\u00eb pasi e mbyll\u00ebn n\u00eb burg, ia mor\u00ebn firm\u00ebn, ia mohuan vendimet dhe tani ia z\u00ebvend\u00ebsuan edhe bashk\u00ebpuntor\u00ebt e af\u00ebrt. N\u00eb nj\u00eb sistem normal ky quhet\u00a0pu\u00e7 institucional. N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e 2025-\u00ebs kjo quhet\u00a0\u201cvijim\u00ebsi e pun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb nj\u00eb regjim, besnik\u00ebt nuk shp\u00ebrblehen \u2013 ata p\u00ebrdoren, pastaj zhduken, ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb,\u00a0z\u00ebvend\u00ebsohen nga dikush q\u00eb i lexon m\u00eb bukur deklaratat q\u00eb shkruan Edi Rama.\/ Lapsi.al\/<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kush ka ende dyshime se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb republik\u00ebn personale t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm, sot ka marr\u00eb p\u00ebrgjigjen finale. P\u00ebrgjigjia vjen me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, t\u00eb qet\u00eb dhe me flok\u00ebt e kapura bisht, nga nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb deri dje nuk e njihte askush: Anuela Ristani. P\u00ebr habin\u00eb e qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr qejfin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":107997,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-107996","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107996"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107996\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":107998,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107996\/revisions\/107998"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107997"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}