{"id":10817,"date":"2022-04-30T08:30:34","date_gmt":"2022-04-30T08:30:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=10817"},"modified":"2022-04-30T08:30:44","modified_gmt":"2022-04-30T08:30:44","slug":"ngazellimi-per-tre-kryeminstrat-si-folklorizem-i-shekullit-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/04\/30\/ngazellimi-per-tre-kryeminstrat-si-folklorizem-i-shekullit-te-ri\/","title":{"rendered":"Ngaz\u00ebllimi p\u00ebr &#8216;tre kryeminstrat&#8217; si folkloriz\u00ebm i shekullit t\u00eb ri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 11 n\u00ebntor 2014 isha i vetmi n\u00eb Top Show q\u00eb insistoja se deklarata sensacionale e Edi Ram\u00ebs nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Beograd nuk ishte e dobishme dhe lipsej t\u00eb ishte evituar. T\u00eb ftuarit e tjer\u00eb n\u00eb studio, disa syresh t\u00eb af\u00ebrt me Ram\u00ebn e Hashim Tha\u00e7in, ishin t\u00eb ngaz\u00ebllyer. Rama tha disi befas n\u00eb konferenc\u00eb shtypi me asokohe kryeministrin Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 se Serbia duhet t\u00eb njihte Kosov\u00ebn. Vu\u00e7i\u00e7 reagoi me nj\u00eb &#8220;velika provokacija&#8221; duke shtuar se deklarata e vizitorit homolog ishte e parakorduar. Sipas pamjeve televizive Rama u prit me ngaz\u00ebllim n\u00eb Preshev\u00eb, ku dhuroi nj\u00eb pajisje modeste p\u00ebr maternitetin e qytez\u00ebs e m\u00eb pas n\u00eb Kosov\u00eb. Shkak i ngaz\u00ebllimit ishte deklarata e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb Top Show thash\u00eb se e kuptoja k\u00ebt\u00eb reagim si k\u00ebnaqsi\u00a0 &#8220;q\u00eb ja tha n\u00eb sy shkjaut&#8221;; por argumenti im ishte s kjo deklarat\u00eb, q\u00eb nuk p\u00ebrmbante n\u00eb thelb ndonj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ri t\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsise n\u00eb Prishtin\u00eb gjasht\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Dhe sidomos se me psikologjin\u00eb e &#8220;inatit ballkanik&#8221; fakti q\u00eb kjo &#8220;sfid\u00eb&#8221;\u00a0 Beogradit i vinte nga Tirana m\u00eb shum\u00eb e vononte se e afronte dit\u00ebn e njohjes diplomatike t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb shtuar se edhe sikur kryeministri (Rama apo kushdo tjet\u00ebr) t\u00eb sillej me shum\u00eb delikates\u00eb, Shqip\u00ebria pak forc\u00eb bind\u00ebse do t\u00eb kishte ndaj Serbis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Pa e ditur (dhe pa e synuar) kisha kund\u00ebrshtuar edhe kryetarin e partis\u00eb time e asokohe liderin e opozit\u00ebs: nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr studio televizive ai, n\u00ebn presionin e pyetjeve\u00a0 &#8220;a nuk ja b\u00ebri mir\u00eb Rama?&#8221;, pas ca kohe e l\u00ebshoi nj\u00eb &#8220;epo shum\u00eb mir\u00eb ja b\u00ebri!.<\/p>\n<p>Tet\u00eb vite kan\u00eb kaluar konsensusi mbar\u00ebkomb\u00ebtar i ngaz\u00ebllimtar\u00ebve duhet t\u00eb p\u00ebrballet sot jo vet\u00ebm me vazhdimin e mosnjohjes diplomatike ( k\u00ebtu optimizmi do t\u00eb ishte jorealist )\u00a0 por edhe me p\u00ebrkeq\u00ebsimin n\u00eb shum\u00eb plane t\u00eb raporteve Kosov\u00eb Serbi. Edhe pse kjo periudh\u00eb p\u00ebrkon me forcimin e raportit mes kryeministrit n\u00eb Tiran\u00eb dhe Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>As p\u00ebr modesti t\u00eb rreme e as p\u00ebr dometh\u00ebnien e episodit nuk do e kisha shkruar sa m\u00eb lart pa m\u00eb yshtur nj\u00eb tweet i sprasm\u00eb i Edi Ram\u00ebs. Duke shprehur lumturin\u00eb q\u00eb Dritan Abazovi\u00e7i ishte tashm\u00eb kryeminist\u00ebr i Malit t\u00eb Zi Rama shtonte se kush &#8220;do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do t\u00eb kishte 3 kryeministra shqiptar\u00eb&#8221;<\/p>\n<p>Dikush do t\u00eb ishte qibar me tepri po t&#8217;i kujtonte kryeministrit artist se Ballkani ka 10 shtete (pa llogaritur Kroacin\u00eb) dhe \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm nga Ballkani Per\u00ebndimor q\u00eb ai do t\u00eb ket\u00eb patur n\u00eb mendje.<\/p>\n<p>Por shum\u00ebkush lipset t&#8217;i kumtoj\u00eb zotit kryeminist\u00ebr se pershkrimi i zotit Abazovi\u00e7 si i treti kryeminist\u00ebr shqiptar \u00ebsht\u00eb absurd.<\/p>\n<p>Dritan Abazovi\u00e7i (patriot\u00ebt e internetit po i k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb rikthehet n\u00eb mbiemrin Abazi) kryeson nj\u00eb parti t\u00eb vog\u00ebl multietnike Ura. N\u00eb kushtet e kriz\u00ebs qeveritare t\u00eb zgjatur ai mori inisiativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb &#8220;qeveri t\u00eb pakicave&#8221;.<\/p>\n<p>Dhe pati sukses sepse arriti t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e disa partive t\u00eb vogla, nd\u00ebr to edhe p\u00ebrfaqsuese t\u00eb pakicave serbe, shqiptare, boshnjake e kroate; por edhe t\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Presidentit Gjukanovi\u00e7 e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb madhja n\u00eb parlament. Detyrat kryesore t\u00eb qeveris\u00eb Abazovi\u00e7, t\u00eb cil\u00ebs un\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrsisht i uroj sukses, jan\u00eb kthimi i stabilitetit politik dhe organizimi i zgjedhjeve t\u00eb parakohshme vitin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por t\u00eb kthehemi tek absurditeti i &#8220;kryeministrit shqiptar nr. 3&#8221; n\u00eb nj\u00eb shtet ku minoriteti shqiptar \u00ebsht\u00eb afro 5% sipas censusit t\u00eb fundit. Imagjinoni sikur rrethanat t&#8217;a sillnin q\u00eb Vangjel Dule apo Pali Kolefski (kryebashkiaku i Pustecit p\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb) t\u00eb b\u00ebheshin kryeminist\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. A e imagjinoni q\u00eb kryeministri n\u00eb Athin\u00eb e Nikosia t\u00eb lumturohej publikisht\u00a0 p\u00ebr kryeministrin e tret\u00eb grek. Po shefin e qeveris\u00eb n\u00eb Shkup q\u00eb t\u00eb ngaz\u00ebllohej n\u00eb facebook se kemi nj\u00eb tjet\u00ebr kryeminist\u00ebr maqedonas; apo at\u00eb n\u00eb Bullgari p\u00ebr t\u00eb tretin kryeminist\u00ebr bullgar (nuk po ndalemi tek sherrnaja bullgaro-maqedonase p\u00ebr etnicitetin). Edhe mundet. Por jam i sigurt q\u00eb publiku do i shihte si deklarata qesharake; ose t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb ekzagjeruara.<\/p>\n<p>Presidenti Obama ishte zezaku i par\u00eb n\u00eb at\u00eb ofiq. Dhe shum\u00eb afrikano-amerikan\u00eb do t\u00eb jen\u00eb identifikuar me t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se me president\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm. Por t\u00ebr\u00eb Amerika e bota nuk pa tek Obama zezakun n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb por presidentin e Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Edhe zoti Abazovi\u00e7, ndryshe nga homolog\u00ebt e tij n\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb nuk i p\u00ebrket mazhoranc\u00ebs etnike; por ai\u00a0 vet\u00ebm ka rast\u00ebsisht e p\u00ebrkoh\u00ebsisht pas vetes at\u00eb parlamentare. Prandaj dhe shprehja se Ballkani ka tre kryeministra shqiptar\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb seriozisht, duket absurde.<br \/>\nPor Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb ushtrim absurditeti. N\u00eb rrjetet sociale vura re pafund dallg\u00eb shqiptare ngaz\u00ebllimi p\u00ebr kryeministrin e tret\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit edhe cekt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore dhe n\u00eb koh\u00ebt tona imazhi po prevalon ndaj p\u00ebrmbajtjes. Por n\u00ebse patriot\u00ebt e internetit gjet\u00ebn nj\u00eb g\u00ebzim 24-or\u00ebsh qeveritar\u00ebt propagandist\u00eb ushtruan at\u00eb q\u00eb romak\u00ebt e quanin &#8220;buk\u00eb e cirk&#8221; e q\u00eb n\u00eb an\u00ebt e koh\u00ebt tona, ndryshe nga dymij\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, njihet si &#8221; ngopja me lug\u00eb bosh&#8221; p\u00ebr t\u00eb dirigjuar v\u00ebmendjen aty ku nuk prish pun\u00eb.<\/p>\n<p><em>Genc Pollo. Ish minist\u00ebr e deputet<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO N\u00eb 11 n\u00ebntor 2014 isha i vetmi n\u00eb Top Show q\u00eb insistoja se deklarata sensacionale e Edi Ram\u00ebs nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Beograd nuk ishte e dobishme dhe lipsej t\u00eb ishte evituar. T\u00eb ftuarit e tjer\u00eb n\u00eb studio, disa syresh t\u00eb af\u00ebrt me Ram\u00ebn e Hashim Tha\u00e7in, ishin t\u00eb ngaz\u00ebllyer. Rama tha &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8020,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-10817","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10817","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10817"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10817\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}