{"id":108225,"date":"2025-03-25T09:44:22","date_gmt":"2025-03-25T09:44:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=108225"},"modified":"2025-03-25T09:44:31","modified_gmt":"2025-03-25T09:44:31","slug":"bashkia-vlore-monument-i-paaftesise-se-sektit-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/25\/bashkia-vlore-monument-i-paaftesise-se-sektit-rama\/","title":{"rendered":"Bashkia Vlor\u00eb, monument i paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb sektit Rama"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrfundimtare mbi buxhetin 2024, t\u00eb dala nga Ministria e Financave, d\u00ebshmojn\u00eb se nj\u00ebsit\u00eb e pushtetit vendor dogj\u00ebn vitin e kaluar m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e programit t\u00eb investimeve publike.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb skandal t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nga 46,3 miliard\u00eb lek\u00eb ose 463 milion\u00eb euro, t\u00eb planifikuara p\u00ebr investime gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, \u201cu dogj\u00ebn\u201d, pra nuk u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shtuar dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar sh\u00ebrbimet ndaj qytetar\u00ebve 26.4 miliard\u00eb lek\u00eb ose 264 milion\u00eb euro. Ose 57 p\u00ebrqind e totalit!<\/p>\n<p>Paaft\u00ebsia dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria e bashkive p\u00ebr t\u00eb perdorur fondet e investimeve, vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ata jan\u00eb para nevojave t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb investuar, sidomos n\u00eb infrastruktur\u00ebn e rrug\u00ebve vendore. Vet\u00ebm bashkia Vlor\u00eb, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, me pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb ekstreme ka p\u00ebrdorur 2.5 milion\u00eb euro fonde investimesh nga 14 milion\u00eb euro n\u00eb dispozicion. Ose 17.8 p\u00ebrqind, m\u00eb pak se nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn e totalit!<\/p>\n<p><strong><em>I. Vlora n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb pashembullt ekonomike dhe sociale <\/em><\/strong><\/p>\n<p>Vlora nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb till\u00eb ekonomike dhe sociale, sa e ka zhytur sot sekti Rama n\u00eb qeverisje. Bashkia Vlore renditet ndwr bashkit\u00eb me nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb, me tregues alarmante t\u00eb largimit t\u00eb familjeve nga emigracioni galopant, si dhe me r\u00ebnie drastike t\u00eb konsumit dhe fuqis\u00eb bler\u00ebse t\u00eb familjeve vlonjate.<\/p>\n<p>Rama dhe sekti i tij vet\u00ebm sa jan\u00eb tallur me Vlor\u00ebn dhe vlonjat\u00ebt. Vlora nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sh\u00ebtitorja bregdetare dhe bulevardi Vlor\u00eb-Skel\u00eb, t\u00eb cilat, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, jan\u00eb kthyer n\u00eb ngushtica dhe makth p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrshkojnw p\u00ebrdit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha lagjet e qytetit, infrastruktura \u00ebsht\u00eb e shkat\u00ebrruar. N\u00eb k\u00ebto lagje, rrug\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb rrug\u00eb, por gropa e balt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sheshet jan\u00eb kthyer n\u00eb mo\u00e7ale. Shum\u00eb rrug\u00eb, sheshe e blloqe banimi n\u00eb qytet jan\u00eb t\u00eb amortizuara n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme, duke filluar q\u00eb nga lagjet n\u00eb qend\u00ebr, si \u201cLef Sallata\u201d e \u201c28 n\u00ebntori\u201d, e deri n\u00eb periferi, n\u00eb lagjet \u201c11 Janari\u201d, \u201cKushtrimi\u201d e Zona Industriale.<\/p>\n<p>Lagjia \u201cPartizani\u201d, zona e e njohur me emrin \u201cLlonxh\u00eb\u201d, vet\u00ebm 200 metra larg godin\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb qytetit, jeton prej vitesh t\u00eb t\u00ebra n\u00eb mjerim t\u00eb plot\u00eb, pa asnj\u00eb investim. N\u00eb t\u00eb \u00a0mungojn\u00eb kushtet m\u00eb elementare t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb komunitet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb rritjeje t\u00eb turizmit, Bashkia Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse inekzistente n\u00eb pun\u00eb publike, pa projekte konkrete, me administrat\u00eb t\u00eb tejfryr\u00eb me militant\u00eb partiak\u00eb dhe me nivele shum\u00eb t\u00eb ulta t\u00eb realizimit t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe investimeve.<\/p>\n<p><strong><em>II. Vlora, pa furnizim me uj\u00eb, me ujrat e zeza q\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb derdhen n\u00eb Gjirin e saj!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Premtimi gjoja solemn se Vlora do t\u00eb furnizohej 24 or\u00eb me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm rezultoi nj\u00eb mashtrim i madh elektoral i zgjedhjeve vendore t\u00eb 14 majit 2023, si vazhdim i serialit propagandistik t\u00eb vitit 2013.<\/p>\n<p>Premtimi i ujit 24 or\u00eb, si premtim elektoral i vitit 2013, ku vet KM Rama zotohej asokohe si drejtues opozite gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb atij viti, se ky problem do p\u00ebrfundont\u00eb brenda mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb.Por \u00ebsht\u00eb viti i 12 radhazi, me n\u00eb krye KM Rama, i cili vazhdon paturp\u00ebsisht se i duhet dhe nj\u00eb mandate i kat\u00ebrt q\u00eb k\u00ebt\u00eb premtim t\u2019a finalizoj\u00eb. A \u00ebsht\u00eb normale p\u00ebr nj\u00eb qeverisje t\u00eb p\u00ebrgjegjshme q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb premtoj\u00eb uji 24 or\u00eb, kur ka pasur 12 vite t\u00eb realizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt bazik p\u00ebr Vlor\u00ebn dhe qytetet e tjera n\u00eb Shqip\u00ebri? Dhe kjo vazhdon t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb butaforike, kur ai pompon me propagand\u00ebn e tij fejsbukiane(mjeti i vet\u00ebm qeveris\u00ebs q\u00eb i ka mbetur) turizmin elitar n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Sot Vlora \u00ebsht\u00eb qyteti me zona t\u00eb shumta q\u00eb nuk furnizohen me uj\u00eb t\u00eb pijshem, ose furnizohen m\u00eb pak se 30 minuta n\u00eb dit\u00eb!<\/p>\n<p>Edhe angazhimi se gjoja uj\u00ebrat e zeza t\u00eb qytetit dhe rrethinave nuk do t\u00eb derdhen m\u00eb n\u00eb det, i kthyer n\u00eb nj\u00eb mashtrim t\u00eb madh. Impianti i p\u00ebrpunimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb Vlor\u00eb, investim i qeveris\u00eb Berisha, nuk funksionon normalisht. Kjo sjell si pasoj\u00eb, mosmenaxhimin dhe derdhjen e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura n\u00eb Gjirin e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb Vlor\u00ebs. N\u00eb zanafill\u00eb, projekti synonte uljen e ndotjes s\u00eb ujit, p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb jetes\u00ebs dhe t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb qytetar\u00ebve. Asgj\u00eb e till\u00eb nuk ka ndodhur k\u00ebto 12 vite t\u00eb keqmenaxhimit t\u00eb Vlor\u00ebs nga sekti Rama.<\/p>\n<p>Institucionet me var\u00ebsi nga ministrit\u00eb jan\u00eb pothuajse pa aktivitet n\u00eb Vlor\u00eb, pasi n\u00eb shumic\u00ebn e tyre drejtuesit jan\u00eb militant\u00eb partie dhe patronazhist\u00eb. Pjesa m\u00eb madhe e tyre jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur n\u00eb opinionin publik vlonjat, p\u00ebr abuzime t\u00eb r\u00ebnda me fondet publike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Vlor\u00ebs, OSHEE-ja, Nd\u00ebrmarrjet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb hap\u00ebsira pun\u00ebsimi, p\u00ebr qoka e sh\u00ebrbime ndaj partis\u00eb-shtet.<\/p>\n<p><strong><em>III. Vlora, pa t\u00eb ardhme biznesi, me sh\u00ebndet\u00ebsi dhe arsim publik t\u00eb rr\u00ebnuar <\/em><\/strong><\/p>\n<p>Periferia e qytetit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kaos t\u00eb plot\u00eb nd\u00ebrtimesh e mungesa hap\u00ebsirash publike, ku mungojn\u00eb rrug\u00eb, kanalizime, ndri\u00e7im, etj. N\u00eb nj\u00ebsit\u00eb administrative, q\u00eb deri dje ishin komuna, mungojn\u00eb gj\u00ebrat m\u00eb jet\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb banor fermer, i cili jeton me bujq\u00ebsi dhe blegtori.<\/p>\n<p>Pas problematikave t\u00eb shfaqura me biznesin p\u00ebrgjat\u00eb Lungomares, ato po shfaqen dhe n\u00eb bizneset n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e Bulevardit Vlor\u00eb-Skel\u00eb , ku zhvillojn\u00eb aktivitet m\u00eb shum\u00eb se \u00a0200 sip\u00ebrmarrje, q\u00eb nga kancelarit\u00eb e deri tek bankat, duke pun\u00ebsuar me mij\u00ebra familje. Mungesa e parkimeve krijon probleme tek k\u00ebto biznese. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shum\u00eb prej tyre kan\u00eb filluar t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ambiente t\u00eb reja, ose po mbyllin aktivitetet.<\/p>\n<p>Raportet e bankave t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb flasin p\u00ebr rritjen e kredive t\u00eb k\u00ebqija dhe pamund\u00ebsin\u00eb e dhjetra firmave dhe bizneseve n\u00eb prag falimentimi, p\u00ebr shkak se nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shlyejn\u00eb kredit\u00eb.<\/p>\n<p>Porti i Vlor\u00ebs, mushk\u00ebria kryesore e biznesit t\u00eb qytetit, pritet t\u00eb zhvendoset n\u00eb zon\u00ebn e Triportit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb tij do t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb port jahtesh, me 22 objekte banimi dhe hotelerie p\u00ebr oligark\u00ebt e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Sh\u00ebndet\u00ebsia e Vlor\u00ebs rrezikon t\u00eb mbetet pa mjek\u00eb e infermier\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po largohen dita dit\u00ebs p\u00ebr jasht\u00eb vendit. Universitetit publik t\u00eb Vlor\u00ebs i mungojn\u00eb \u00e7do vit me dhjetra studente, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb mbyllur disa deg\u00eb dhe priten t\u00eb mbyllen t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Shkollat e mesme dhe n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are t\u00eb Vlor\u00ebs jan\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 90 p\u00ebrqind pa ngrohje, me problematika t\u00eb shumta n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe t\u00eb disiplin\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejtuesit e shkollave jan\u00eb em\u00ebruar jasht\u00eb \u00e7do kriteri profesional. Jan\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm militant\u00eb partiak\u00eb, pa formimin dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e duhur. Nga shum\u00eb shkolla n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are e t\u00eb mesme raportohen p\u00ebrdit\u00eb mungesa t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt largohen nga shkolla, si pasoj\u00eb e largimit t\u00eb familjeve t\u00eb tyre jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0IV. <\/em><\/strong><strong><em>Infrastruktura n\u00eb Vlor\u00eb dhe Rilindja Urbane si monumente abuzimi dhe tjet\u00ebrsimi<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Infrastruktura n\u00eb qytet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cdhurat\u00eb\u201d pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrie q\u00eb ky pushtet, ai qendror dhe vendor i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Vlor\u00ebs k\u00ebto vite. Sot n\u00eb Vlor\u00eb, nuk ka rrug\u00eb kryesore e dyt\u00ebsore apo rrugic\u00eb, ku nuk hasesh me nj\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb amortizuar, t\u00eb pakalueshme dhe penalizuese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e mjeteve, ku p\u00ebrshkrimi i pak kilometrave rrug\u00eb brenda n\u00eb qytet t\u00eb kushtojn\u00eb disa or\u00eb. I gjith\u00eb rrjeti rrugor n\u00eb qytet gjendet n\u00ebn amortizim, prishje dhe rregullime t\u00eb \u00e7\u2019orientuara, korsi me t\u00eb cilat v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb gjendjen fillestare, t\u00eb parametrave normal t\u00eb kalimit, fatura e t\u00eb cilave shkon miliona euro.<\/p>\n<p>Rilindja Urbane, ajo q\u00eb e b\u00ebn \u201ckrenar\u201d, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb deliroj\u00eb KM, ka rezultuar nj\u00eb politik\u00eb investimi zhvat\u00ebs, korruptiv dhe antiqytetar, duke i sh\u00ebrbyer pak ose aspak nevojave t\u00eb qytetar\u00ebve, sepse perve\u00e7 se faturave t\u00eb tejfryra, ato projekte q\u00eb jan\u00eb aplikuar, sidomos n\u00eb Vlor\u00eb, nuk lidhen me asnj\u00eb element\/ve\u00e7ori t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit urban.<\/p>\n<p>Sheshi i Flamurit, Sheshi \u201cPavar\u00ebsia\u201d n\u00eb Skel\u00eb, Lungomare 1, 2, Bulevardi Vlor\u00eb-Skel\u00eb, Bulevardi i Agrumeve (projekt n\u00eb zbatim), Lungomare 3 ( projekt n\u00eb zbatim), jan\u00eb thjesht se tjet\u00ebrsime urbane t\u00eb q\u00ebllimshme, dashakeqe, duke goditur \u00e7do elemnt\u00eb, simbolik\u00eb, toponim t\u00eb Vlor\u00ebs. K\u00ebto \u201cinvestime\u201d nuk kan\u00eb plot\u00ebsuar asnj\u00eb karakteristik\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit urban, duke nisur nga punimet jo cil\u00ebsore dhe amortizimi i shpejt\u00eb i tyre n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vecanta, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah cil\u00ebsin\u00eb e dob\u00ebt t\u00eb punimeve dhe b\u00ebrjen e tyre jo efi\u00e7ente p\u00ebr p\u00ebrdorimin nga ana e qytetar\u00ebve, si zona rekreative, q\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u investuan.<\/p>\n<p><strong><em>V. Nj\u00ebsit\u00eb administrative si shembull i d\u00ebshtimit t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale-Administrative t\u00eb vitit 2014<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebsit\u00eb administrative t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb (Novosel\u00eb, Qend\u00ebr, Orikum, Shushic\u00eb), jan\u00eb zona t\u00eb l\u00ebna n\u00eb harres\u00eb.<\/p>\n<p>Orikumi, Radhima, si zona ku dhe p\u00ebrqendrimi turistik \u00ebsht\u00eb i madh gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, por edhe fshatra t\u00eb tjer\u00eb, ende vuajn\u00eb munges\u00ebn e energjis\u00eb elektrike n\u00eb moment t\u00eb caktuara, ku shk\u00ebputjet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e trisht\u00eb q\u00eb ende, n\u00eb 2025 n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebsi, n\u00eb pothuajse \u00e7do fshat p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb tyre (Orikum, Radhim\u00eb, Bestrov\u00eb, Babic\u00eb e madhe\/ e vog\u00ebl, Hoshtim\u00eb, Kanin\u00eb, K\u00ebrkov\u00eb, Nart\u00eb, Sherisht\u00eb, Panaja, Xhyherin\u00eb, Zv\u00ebrnec, Novosel\u00eb, Aliban, Bishan, Mifol, Poro, D\u00ebllenj\u00eb, Delisuf, Trevllaz\u00ebr, Cerkovin\u00eb, Skrofotin\u00eb, Fitore, Ak\u00ebrni, Shushic\u00eb, Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Ceprat, Risili), ende mungon uji i pijsh\u00ebm, uj\u00ebsjell\u00ebsa t\u00eb amortizuar e t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb funksionit, ku dhjetra banor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre nj\u00ebsive ende e sigurojn\u00eb ujin e pijsh\u00ebm me burime dyt\u00ebsore apo e marrin at\u00eb nga ato linja t\u00eb amortizura , nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dy dit\u00eb apo nj\u00eb or\u00eb n\u00eb 24 or\u00eb.<\/p>\n<p>Infrastruktura vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb l\u00ebngat\u00eb, bashkangjitur sh\u00ebrbimeve t\u00eb tjera urbane t\u00eb cilat as q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb. Banor\u00ebt e nderuar t\u00eb k\u00ebtyre zonave i p\u00ebrgjgijen nevojave t\u00eb komunitetit me burime t\u00eb tyre private, sepse sh\u00ebrbimet bashkiake aty kan\u00eb qen\u00eb \u201czero\u201d.<\/p>\n<p><strong><em>VI. Vend-depozitimet e mbetjeve urbane, krim mjedisor n\u00eb Vlor\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sot n\u00eb Vlor\u00eb, dat\u00eb 24.03.2025, vendgrumbullimi i mbetjeve po digjet, duke shkaktuar ndotje e sht\u00ebllunga tymi n\u00eb qytet. Vlora me t\u00eb cil\u00ebn deliron Lideri Global p\u00ebr investime e transformime, vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vendgrumbullim\/depozitim t\u00eb mbetjeve urbane me kushte primitive. Sa her\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendgrumbullim kalon kapaciteti mbajt\u00ebs i saj, \u00e7udit\u00ebrisht aty lindin vatra zjarri, q\u00eb zgjasin p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Kujtojm\u00eb sht\u00ebllungat e tymit dhe zjarrin q\u00eb vazhdoi p\u00ebr 4 dit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebndgrumbullim gjat\u00eb sezonit veror t\u00eb vitit t\u00eb shkuar.<\/p>\n<p>\u201cLandfilli i Sherisht\u00ebs\u201d, denoncuar disa her\u00eb nga PD Vlor\u00eb dhe k\u00ebshilltar\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak Vlor\u00eb, p\u00ebr zvarritjen e treguar dhe mos fillimin e pun\u00ebs s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb projekti i vet\u00ebm q\u00eb duhej t\u00eb shikohej me p\u00ebrpar\u00ebsi nga qeverisja vendore dhe ajo qendrore, t\u00eb cilat kan\u00eb mbi 12 vjet q\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb qeverisjen e k\u00ebtij qyteti.<\/p>\n<p>10 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb sasia e parave t\u00eb shpenzuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Landfill, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kryetari i Bashkis\u00eb nuk jep asnj\u00eb shpjegim pse ky projekt \u00ebsht\u00eb i bllokuar, hiq rastet e p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb g\u00ebnjeshtrave t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, se hapja e k\u00ebtij Landfilli do jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb apo n\u00eb at\u00eb dat\u00eb.<\/p>\n<p>Mbetet p\u00ebr t\u2019u mos harruar, se jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit njer\u00ebz q\u00eb drejtojn\u00eb Bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs prej m\u00eb shum\u00eb se 26 vitesh, dhe \u00ebsht\u00eb I nj\u00ebjti KM q\u00eb vazhdon me t\u00eb nj\u00ebjtat premtime, si n\u00eb 2013.<\/p>\n<p>Edhe vendgrumbullimi i mbetjeve n\u00eb Orikum, pozicionuar n\u00eb nj\u00eb aks t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rrugor Orikum-Dukat, rrug\u00eb me frekuentim t\u00eb lart\u00eb gjat\u00eb pikut turistik, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebtat kushte si vendgrumbullimi i mbetjeve n\u00eb Vlor\u00eb. Nj\u00eb gangren\u00eb mjedisore, e cila shkel \u00e7do norm\u00eb dhe paramet\u00ebr mjedisor, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ato depozitohen dhe menaxhohen.<\/p>\n<p>Munges\u00eb e furnizimit me uji, ku vet\u00ebm pak lagje jan\u00eb brenda perimetrit t\u00eb nj\u00eb furnizimi normal me uj\u00eb; papast\u00ebrtit\u00eb urbane t\u00eb cilat i ndesh n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb hedh n\u00eb qytet, me kontenier t\u00eb tejmbushur me mbetje dhe mbeturina; vend-depozitime mbetjesh urbane (Orikum dhe n\u00eb Vlor\u00eb), t\u00eb cilat jan\u00eb tejmbushur jasht\u00eb \u00e7do kapaciteti mbajt\u00ebs dhe shnd\u00ebrrohen n\u00eb vatra zjarri ku sht\u00ebllungat e tymit t\u00eb zi performojn\u00eb disa dit\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe turist\u00ebt n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb realitetin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb Vlor\u00ebs s\u00eb investimeve t\u00eb sektit Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, e gjith\u00eb Bashkia Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb monument t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb sektit Rama n\u00eb pushtet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bujar LESKAJ T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrfundimtare mbi buxhetin 2024, t\u00eb dala nga Ministria e Financave, d\u00ebshmojn\u00eb se nj\u00ebsit\u00eb e pushtetit vendor dogj\u00ebn vitin e kaluar m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e programit t\u00eb investimeve publike. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb skandal t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nga 46,3 miliard\u00eb lek\u00eb ose 463 milion\u00eb euro, t\u00eb planifikuara p\u00ebr investime gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88333,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-108225","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108225","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108225"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108225\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":108226,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108225\/revisions\/108226"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}