{"id":108230,"date":"2025-03-25T09:56:44","date_gmt":"2025-03-25T09:56:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=108230"},"modified":"2025-03-25T09:56:44","modified_gmt":"2025-03-25T09:56:44","slug":"nga-buron-konstatimi-filozofik-i-berishes-per-rugoven-si-misionar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/25\/nga-buron-konstatimi-filozofik-i-berishes-per-rugoven-si-misionar\/","title":{"rendered":"Nga buron konstatimi filozofik i Berish\u00ebs p\u00ebr Rugov\u00ebn si misionar?!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb Tirana Hotel International, k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, u promovua kolana e librave me t\u00eb dh\u00ebna dhe fakte t\u00eb autorit Adnan Merovci, libra t\u00eb cilat i p\u00ebrkushtohen konferencave p\u00ebr shtyp t\u00eb t\u00eb premteve t\u00eb Presidentit Historik t\u00eb Kosov\u00ebs, Ibrahim Rugova. N\u00eb k\u00ebt\u00eb promovim ishte edhe Prof. Dr. Sali Berisha. Un\u00eb ndjej detyrim t\u00eb fal\u00ebnderoj me zem\u00ebr autorin e k\u00ebtyre librave, me t\u00eb cilat evokon historin\u00eb e njeriut m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb koh\u00ebve moderne n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Ballkan. Por nuk dua t\u00eb ndalem n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e librave, pasi nuk i kam lexuar. Nuk dua gjithashtu t\u00eb flas as p\u00ebr ceremonin\u00eb e promovimit t\u00eb tyre, sepse k\u00ebt\u00eb funksion e kan\u00eb kryer mediet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb auditorin e la me goj\u00eb hapur ishte qasja filozofike e Prof. Dr. Sali Berisha n\u00eb vler\u00ebsimet e tij p\u00ebr binjakun e tij t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, Dr. Ibrahim Rugova. Me sy, vesh\u00eb e goj\u00eb hapur t\u00eb pranishmit n\u00eb promovim e ndoq\u00ebn fjal\u00ebn e zotit Berisha. Foli me gjuh\u00ebn e kujtimeve dhe t\u00eb nj\u00eb filozofi t\u00eb spikatur. \u00cbsht\u00eb e dyta her\u00eb q\u00eb ai i jep Ibrahim Rugov\u00ebs titullin e misionarit. E tha k\u00ebt\u00eb ide edhe n\u00eb Konferenc\u00ebn e 30 n\u00ebntorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, organizuar nga Instituti i Studimeve t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb Prishtin\u00eb, kushtuar 80 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb presidentit historik t\u00eb Kosov\u00ebs, Ibrahim Rugova. Kishte vet\u00ebm 24 or\u00eb q\u00eb kishte dal\u00eb nga arresti sht\u00ebpiak dhe erdhi me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb, kushtuar jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb misionarit Ibrahim Rugova.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb tha mbr\u00ebm\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e plot\u00eb. Berisha e nisi tregimin e tij me nj\u00eb episod dometh\u00ebn\u00ebs. Tregoi se si n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1992, gjat\u00eb nj\u00eb samiti t\u00eb Nism\u00ebs s\u00eb Detit t\u00eb Zi n\u00eb Stamboll, i kishte k\u00ebrkuar kryeministrit t\u00eb Greqis\u00eb, Micotaqis, t\u00eb takonte Rugov\u00ebn dhe t\u00eb informohej prej tij p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb Micotaqis-n u bind p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur Berisha i thot\u00eb se \u201eRugova \u00ebsht\u00eb shum\u00eb paq\u00ebsor dhe me t\u00eb mund t\u00eb bisedohet k\u00ebndsh\u00ebm\u201c K\u00ebshtu kreu i ekzekutivit t\u00eb Greqis\u00eb u b\u00eb kryeministri i par\u00eb evropian q\u00eb priti n\u00eb Selanik Ibrahim Rugov\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb pas Doktori tregoi shum\u00eb episode dhe d\u00ebshmi reale, me t\u00eb cilat provohej veprimtaria e mendimi i Ibrahim Rugov\u00ebs si misionar. Por po riprodhoj vet\u00ebm nj\u00ebrin prej tyre. Tha se n\u00eb vitin 1999 tek bisedonte me nj\u00eb diplomat amerikan i k\u00ebrkoi atij q\u00eb Per\u00ebndimi t\u00eb mos i kund\u00ebrvihej Ibrahim Rugov\u00ebs. Ishin ndoshta koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe presidentin e saj t\u00eb marr\u00eb peng nga Beogradi dhe Miloshevi\u00e7i. Dhe gjat\u00eb bised\u00ebs argumenti i Berish\u00ebs ishte ky: &#8211; Me Rugov\u00ebn askush nuk mund ta fitoj\u00eb betej\u00ebn. Kur diplomati amerikan i k\u00ebrkon arsyen, Dr. Berisha i p\u00ebrgjigjet: &#8211; Se ai nuk \u00ebsht\u00eb politikan, \u00ebsht\u00eb misionar. Dhe politika kurr\u00eb nuk e fiton betej\u00ebn me nj\u00eb misionar!\u00a0 Ishte kjo ndoshta sinteza filozofike m\u00eb e sakt\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar rolin, kontributin dhe forc\u00ebn e ideve, vizionit dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sali Berisha nga dritarja e ngujimit q\u00eb i b\u00ebri regjimi e pati konsideruar Ibrahim Rugov\u00ebn si shqiptarin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebve, pas Sk\u00ebnderbeut. N\u00eb konferenc\u00ebn q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart t\u00eb 30 n\u00ebntorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar e p\u00ebrmendi dhe aspektin misionar t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs dhe dha jo pak prova e d\u00ebshmi p\u00ebr tez\u00ebn e tij. Por mbr\u00ebm\u00eb ai zb\u00ebrtheu me aft\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb filozofi arsyen, ndikimin dhe efektin e nj\u00eb politikani misionar si Ibrahim Rugova. E shpjegoi me sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn dhe misionin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Dhe kur kjo vjen nga nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor e bashk\u00ebkoh\u00ebs i ngusht\u00eb i Ibrahim Rugov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb duhet kuptuar se objektiviteti shtohet n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi politikan\u00ebt, ashtu si edhe njer\u00ebz t\u00eb profesioneve t\u00eb tjera, ushqejn\u00eb nj\u00eblloj gare, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb xhelozie e m\u00eb shum\u00eb se kaq. Ka politikan\u00eb e lider\u00eb, si Edi Rama, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb vend n\u00eb histori duke \u201evarrosur\u201c rival\u00ebt e tyre. Sjellja dhe angazhimi i Edi Ram\u00ebs kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs, por edhe kund\u00ebr Ibrahim Rugov\u00ebs n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb miqve t\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb shembull i sjelljes tipike me xhelozi, urrejtje dhe hakmarrje ndaj rival\u00ebve t\u00eb tij, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrmes intrig\u00ebs dhe djall\u00ebzive t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb histori. Nd\u00ebrkoh\u00eb Sali Berisha shfaq nj\u00eb karakter dhe tipar tjet\u00ebr t\u00eb qasjes s\u00eb tij ndaj politikanit vizionar e misionar, si Ibrahim Rugova.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ky q\u00ebndrim i Profesor Sali Berish\u00ebs shfaq n\u00eb vetvete nj\u00eb qasje filozofike, e cila shpreh karakterin e tij fisnik n\u00eb vler\u00ebsimin n\u00eb rastin konkret t\u00eb vepr\u00ebs dhe kontributeve t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs. Kjo ndodh se Berisha \u00ebsht\u00eb i plot\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr nga ajo e Rugov\u00ebs si politikan. Kjo ndodh, sepse edhe Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb misionar, por n\u00eb nj\u00eb aspekt ndryshe nga Rugova. Ibrahim Rugova ishte misionar i paqes, harmonis\u00eb, ekzistenc\u00ebs, durimit dhe sakrific\u00ebs n\u00eb durim p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sali Berisha tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb misionar i luft\u00ebs p\u00ebr dinjitet dhe integritet, pa t\u00eb cilin njeriu kurr\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb. Ibrahim Rugova i vet\u00ebm i bindi t\u00eb gjitha shtetet vendimmarr\u00ebse p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb me forc\u00eb kund\u00ebr Serbis\u00eb dhe p\u00ebr ta pranuar shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Sali Berisha i bindi kritik\u00ebt e tij se dinjiteti dhe integriteti nuk kan\u00eb \u00e7mim. Ibrahim Rugova homogjenizoi dy milion\u00eb shqiptar\u00eb, pik\u00ebrisht se ishte nj\u00eb misionar. Sali Berisha homogjenizoi opozit\u00ebn shqiptare, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00eb t\u00eb narco-shtetit t\u00eb Rilindjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs! Edhe ky \u00ebsht\u00eb mision.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb them sa ishte shembulli i Rugov\u00ebs inspirim p\u00ebr Sali Berish\u00ebn. Por mund t\u00eb them se t\u00eb dy ata, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tyre e ndryshe nga nj\u00ebri-tjetri, jan\u00eb misionar\u00eb e jo vet\u00ebm politikan\u00eb. P\u00ebr kushtet q\u00eb veproi Ibrahim Rugova, duket qart\u00eb se ai ishte nj\u00eb model dhe fenomen i panjohur n\u00eb Ballkan e n\u00eb Europ\u00eb. P\u00ebr kushtet n\u00eb t\u00eb cilat Sali Berisha u persekutua dhe triumfoi mbetet nj\u00eb shembull klasik i q\u00ebndres\u00ebs, durimit dhe vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb jasht\u00ebzakonshme. T\u00eb dy do t\u00eb mbeten shkolla t\u00eb politikave misionare!<\/p>\n<p>Takova para nj\u00eb jave nj\u00eb socialist nga Kuk\u00ebsi dhe m\u00eb tha: \u201cSali Berisha na ka b\u00ebr\u00eb krenar\u00eb, jo vet\u00ebm ne mal\u00ebsor\u00ebve, por t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt\u201d! Kjo ndodh kur je misionar! Misionarin nuk e thyen asnj\u00eb politik\u00eb dhe asnj\u00eb politikan. K\u00ebt\u00eb m\u00ebsim nga Ibrahim Rugova e aplikoi me mjesht\u00ebri, men\u00e7uri, zot\u00ebsi, durim dhe vendosm\u00ebri t\u00eb pashoqe edhe Sali Berisha. Ai e ndjen n\u00ebn l\u00ebkur\u00ebn e tij t\u00eb qenit misionar! Prandaj dhe flet si filozof p\u00ebr binjakun e tij, t\u00eb madhin e t\u00eb madh\u00ebrishmin, Ibrahim Rugova!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I Mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb Tirana Hotel International, k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, u promovua kolana e librave me t\u00eb dh\u00ebna dhe fakte t\u00eb autorit Adnan Merovci, libra t\u00eb cilat i p\u00ebrkushtohen konferencave p\u00ebr shtyp t\u00eb t\u00eb premteve t\u00eb Presidentit Historik t\u00eb Kosov\u00ebs, Ibrahim Rugova. N\u00eb k\u00ebt\u00eb promovim ishte edhe Prof. Dr. Sali Berisha. Un\u00eb ndjej detyrim t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":108231,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-108230","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108230","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108230"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108230\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":108232,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108230\/revisions\/108232"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108231"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}