{"id":108236,"date":"2025-03-25T11:12:24","date_gmt":"2025-03-25T11:12:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=108236"},"modified":"2025-03-25T11:14:47","modified_gmt":"2025-03-25T11:14:47","slug":"anketa-91-e-qytetareve-mendojne-se-korrupsioni-eshte-problem-madhor-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/25\/anketa-91-e-qytetareve-mendojne-se-korrupsioni-eshte-problem-madhor-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Anketa: 91% e qytetar\u00ebve mendojn\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb problem madhor n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb hulumtim i kryer nga kompania \u201cIDRA Research and Consulting\u201d zbulon se 91% e qytetar\u00ebve mendojn\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb ende problem madhor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Hulumtimi gjithashtu evidenton pranin\u00eb, ndikimin dhe pasojat e thella t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb institucioneve dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, nd\u00ebrsa thekson se qytetar\u00ebt mbeten pesimist\u00eb q\u00eb situata do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet, megjith\u00ebse puna e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK, shihet si nj\u00eb \u201csimbol shprese\u201d.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, p\u00ebrhapja e k\u00ebtyre fenomeneve \u00ebsht\u00eb ndikuar si nga kultura shoq\u00ebrore, ashtu edhe nga nd\u00ebrhyrja e politik\u00ebs n\u00eb institucionet publike.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb larta dhe i shtrir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapilare n\u00eb pothuaj \u00e7do sektor dhe \u00e7do institucion,\u201d shprehet sociologu Ergys M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>\u201cKy realitet ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb me kultur\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb raport me ligjin, institucionet, pun\u00ebn, si edhe n\u00eb konceptimin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb individit me sfer\u00ebn publike, por sigurisht q\u00eb ai ushqehet dhe ndikohet shum\u00eb nga politika,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Hulumtimi i titulluar: \u201cBarrierat dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb reduktuar korrupsionin dhe krimin e organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d u realizua n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2024.<\/span><\/p>\n<p>Ai ka kombinuar elemente sasiore dhe cil\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb perceptimesh dhe \u00ebsht\u00eb porositur nga Sh\u00ebrbimi i Komunikimit i Qeveris\u00eb Britanike p\u00ebr t\u00eb kuptuar perceptimet dhe p\u00ebrvojat e korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar te qytetar\u00ebt dhe punonj\u00ebsit e sektorit publik n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe raportimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve nga mediat.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Korrupsioni i gjith\u00ebp\u00ebrhapur<\/strong><\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt besojn\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb problem i madh n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas 98% t\u00eb t\u00eb intervistuarve, korrupsioni paraqet nj\u00eb penges\u00eb n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb aspekt t\u00eb jet\u00ebs publike. Shumica e t\u00eb intervistuarve, 69% e tyre, mendojn\u00eb se faktori kryesor q\u00eb kontribuon n\u00eb korrupsion \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorimi i pushtetit politik p\u00ebr p\u00ebrfitime personale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, 52% vler\u00ebsojn\u00eb se ai vjen si pasoj\u00eb e zbatimit t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb ligjeve kund\u00ebr korrupsionit dhe 46% si pasoj\u00eb e lidhjeve t\u00eb ngushta mes bizneseve dhe partive politike. Hulumtimi zbulon se qytetar\u00ebt mendojn\u00eb se pritshm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ryshfet n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb sh\u00ebrbimeve m\u00eb t\u00eb mira ka krijuar nj\u00eb kultur\u00eb korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ryshfeti dhe pagesat n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favoreve u theksuan si format m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri. Po ashtu, 83% e qytetar\u00ebve e identifikuan nepotizmin si nj\u00eb form\u00eb korrupsioni, nd\u00ebrsa m\u00eb shum\u00eb se gjysma identifikojn\u00eb forma t\u00eb ryshfetit n\u00eb disa fusha dhe skenar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb politik\u00ebn, biznesin dhe sh\u00ebrbimet publike.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej t\u00eb intervistuarve kan\u00eb pranuar se ndonj\u00ebher\u00eb preferonin t\u00eb paguanin ryshfet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar pun\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit m\u00eb t\u00eb moshuar n\u00eb anketim kan\u00eb pranuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e adresimit t\u00eb korrupsionit dhe kan\u00eb theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr edukimin e brezave t\u00eb rinj. Po ashtu, t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb n\u00ebnvizuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e edukimit dhe ndikimit t\u00eb familjes, pasi shum\u00eb prej tyre raportuan se ofrimi i ryshfetit p\u00ebr sh\u00ebrbime ishte nj\u00eb sjellje e m\u00ebsuar nga familjet e tyre dhe e vazhduar gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimeve, kur prind\u00ebrve dhe t\u00eb rinjve u \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar se korrupsioni \u00ebsht\u00eb i gabuar dhe duhet shmangur, t\u00eb dy grupet jan\u00eb shprehur se p\u00ebrvojat e jet\u00ebs dhe rrethanat e v\u00ebshtira mund t\u2019i g\u00ebrryejn\u00eb ato vlera, duke i shtyr\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompromis me parimet etike q\u00eb u jan\u00eb ngulitur.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 p\u00ebrfitimeve individuale, njer\u00ebzit shprehen se nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb sfidojn\u00eb korrupsionin dhe nuk veprojn\u00eb, duke faj\u00ebsuar qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Sociologu Ergys M\u00ebrtiri shprehet se shqiptar\u00ebt bashk\u00ebjetojn\u00eb kudo me forma t\u00eb thjeshta dhe t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb korrupsionit, q\u00eb nga nd\u00ebrhyrjet p\u00ebr nj\u00eb vend pune, p\u00ebr nj\u00eb not\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb licenc\u00eb t\u00eb pamerituar, e deri te shmangia e taksave, pagesave apo detyrimeve t\u00eb ndryshme ndaj shtetit.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizon se ryshfeti, si nj\u00eb nga format m\u00eb primitive t\u00eb korrupsionit, n\u00eb mjaft raste konsiderohet si i vetmi mekaniz\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit mund t\u00eb zgjidh\u00ebsh nevojat e tua kudo.<\/p>\n<p>\u201cSidomos n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, ryshfeti jepet edhe pa ta k\u00ebrkuar kush, pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb norm\u00eb,\u201d theksoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Sociologu shtoi se shoq\u00ebria shqiptare vuan nga mungesa e vler\u00ebsimit t\u00eb publikes n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, \u00e7ka vjen nga kultura totalitare e form\u00ebsuar n\u00eb 50 vjet komuniz\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cShprehje t\u00eb tilla si \u2018mos luaj me zjarrin dhe shtetin\u2019, q\u00eb na vijn\u00eb nga ajo periudh\u00eb, burojn\u00eb nga nj\u00eb perceptim i frik\u00ebs nga shteti dhe distanc\u00ebs s\u00eb individit prej tij,\u201d argumenton M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Edhe P\u00ebllumb Nako, ish-funksionar i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, vler\u00ebson se korrupsioni n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare i ka fillesat n\u00eb koh\u00eb t\u00eb larg\u00ebt, kur, sipas tij, nuk ekzistonte i ndar\u00eb koncepti publik nga ai privat.<\/p>\n<p>Sipas Nakos, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, korrupsioni \u201cpopullor\u201d lind natyrsh\u00ebm dhe b\u00ebhet m\u00eb i duksh\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e individit me administrat\u00ebn. Nako sjell si shembull korrupsionin n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, ku krahas ryshfetit p\u00ebr sh\u00ebrbimin, ekziston edhe mir\u00ebnjohja.<\/p>\n<p>Sipas anket\u00ebs, korrupsioni nxitet edhe nga keqp\u00ebrdorimi i pushtetit p\u00ebr p\u00ebrfitime personale dhe zbatimi i dob\u00ebt i ligjeve.<\/p>\n<p>Keqp\u00ebrdorimi i pushtetit politik p\u00ebr p\u00ebrfitime personale shihet si kontribuesi kryesor nga 69% e qytetar\u00ebve t\u00eb pyetur, i ndjekur nga zbatimi i dob\u00ebt i ligjeve kund\u00ebr korrupsionit, lidhjet e ngushta midis bizneseve dhe partive politike, mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb institucionet publike, mbrojtja e pamjaftueshme p\u00ebr ata q\u00eb raportojn\u00eb korrupsionin, pagat e ul\u00ebta t\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb, etj.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Lidhja e politik\u00ebs me krimin<\/strong><\/p>\n<p>Krimi i organizuar perceptohet si i rr\u00ebnjosur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. N\u00eb raport evidentohet se nj\u00eb n\u00eb nj\u00ebzet qytetar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb viktim\u00eb e krimit t\u00eb organizuar, ose njohin dik\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb. Prodhimi, shp\u00ebrndarja dhe trafikimi i drog\u00ebs, si dhe pastrimi i parave, konsiderohen si format m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb vend. Leht\u00ebsimi i emigracionit t\u00eb paligjsh\u00ebm, mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve gjithashtu shihen si t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>N\u00eb disa rajone, si Fieri, Elbasani dhe Shkodra, t\u00eb intervistuarit kan\u00eb raportuar se jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr pranin\u00eb e bandave lokale dhe kan\u00eb pohuar se kishin dijeni p\u00ebr familje apo fise t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb aktivitete kriminale.<\/p>\n<p>Tema e krimit t\u00eb organizuar \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar m\u00eb e ndjeshme, pasi disa prej t\u00eb intervistuarve jan\u00eb rezervuar p\u00ebr t\u00eb folur rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb detaje. Sipas raportit, kjo mund t\u00eb lidhet me perceptimin se krimi i organizuar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur dhe leht\u00ebsuar nga individ\u00eb me \u201cstatus t\u00eb lart\u00eb\u201d dhe nga institucionet.<\/p>\n<p>Disa prej t\u00eb intervistuarve besojn\u00eb se grupet kriminale kontrollojn\u00eb institucione ky\u00e7e p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur aktivitetet e tyre t\u00eb paligjshme. Sipas tyre, krimi i organizuar nxitet nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>T\u00eb intervistuarit kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje lidhjen e krimit t\u00eb organizuar me korrupsionin, duke theksuar se ato jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura dhe e fuqizojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Po ashtu, qytetar\u00ebt besojn\u00eb se krimi i organizuar ka dep\u00ebrtuar n\u00eb institucione, duke ndikuar strukturat politike dhe zgjedhjet.<\/p>\n<p>\u201cKjo aleanc\u00eb mes figurave kriminale dhe politikan\u00ebve jo vet\u00ebm q\u00eb g\u00ebrryen besimin tek proceset demokratike, por edhe forcon perceptimin se institucionet publike jan\u00eb t\u00eb pafuqishme p\u00ebr t\u00eb kontrolluar krimin e organizuar\u201d, citohet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Grupet e diskutimit gjat\u00eb k\u00ebtij hulumtimi kan\u00eb theksuar se krimi i organizuar ndikon pothuajse \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 nga siguria publike dhe korrupsioni politik deri te zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit shpreh\u00ebn zhg\u00ebnjim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e organizuar, duke i l\u00ebn\u00eb komunitetet t\u00eb pambrojtura ndaj pasojave t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shkod\u00ebr, Fier dhe Elbasan, krimi i organizuar \u00ebsht\u00eb ngulitur thell\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, duke i b\u00ebr\u00eb lagjet m\u00eb pak t\u00eb sigurta, duke kufizuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr biznes dhe duke rritur \u00e7mimet e pasurive t\u00eb paluajtshme p\u00ebr shkak t\u00eb pastrimit t\u00eb parave\u201d, citohet n\u00eb raport dhe shtohet se ngulitja e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb sektor\u00ebt legjitim\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, duke normalizuar pasurin\u00eb kriminale dhe duke ndikuar n\u00eb ndjenj\u00ebn e pasiguris\u00eb, b\u00ebn q\u00eb t\u00eb rinj pa mb\u00ebshtetje familjare apo institucionale t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb krim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrfshirja e grave dhe vajzave n\u00eb krimin e organizuar. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsim se vajzat e pambrojtura shpesh manipulohen ose rekrutohen nga rrjetet kriminale p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve n\u00eb familje, munges\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtetjes nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe presioneve shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>T\u00eb intervistuarit kan\u00eb konstatuar pastrimin e parave nga krimi i organizuar dhe ndikimin n\u00eb \u00e7do sektor, deri te f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb, ku sipas tyre, nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave duksh\u00ebm p\u00ebrdorin l\u00ebnd\u00eb narkotike.<\/p>\n<p>Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare, thot\u00eb p\u00ebr BIRN se krimi i organizuar ka ardhur duke rritur ndikimin e tij n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr. Gjergji i cil\u00ebson t\u00eb \u201cjasht\u00ebzakonshme\u201d t\u00eb ardhurat nga aktivitetet kriminale dhe shton se p\u00ebr k\u00ebto grupe kriminale \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb t\u2019i alokojn\u00eb k\u00ebto fonde n\u00eb para cash. Ai thekson se sasia shum\u00eb e madhe e valutave t\u00eb huaja q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka sjell\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim fiktiv t\u00eb monedh\u00ebs komb\u00ebtare, Lek, n\u00eb tregun vendas.<\/p>\n<p>Sipas tij, t\u00eb ardhurat e krimit t\u00eb organizuar, q\u00eb m\u00eb par\u00eb kufizoheshin n\u00eb konsumin luksoz t\u00eb familjeve apo investime t\u00eb thjeshta, tashm\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb financimeve luksoze n\u00eb projekte madhore me vlera qindra miliona euro.<\/p>\n<p>\u201cTirana dhe qytetet e tjera t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb t\u00eb mbushura me investime infrastrukturore qindra miliona euroshe, financuesit e t\u00eb cil\u00ebve nuk jan\u00eb publik\u00eb (ka munges\u00eb transparence), dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr askush nuk u k\u00ebrkon asnj\u00eb informacion n\u00eb lidhje me burimin e fondeve t\u00eb financimit\u201d, deklaron eksperti Gjergji, nd\u00ebrsa shton se tashm\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e krimit t\u00eb organizuar marrin pjes\u00eb n\u00eb tendera publik\u00eb n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha, duke pasur ndikim t\u00eb trefisht\u00eb: n\u00eb pastrimin e parave, n\u00eb rritjen e korrupsionit me administrat\u00ebn publike dhe n\u00eb krijimin e nj\u00eb ure bashkuese t\u00eb trafikut t\u00eb influencave mes krimit t\u00eb organizuar dhe klas\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Sipas tij, krimi i organizuar, p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb, ka penetruar edhe n\u00eb sistemin financiar dhe bankar, duke p\u00ebrdorur sektorin e mikrofinanc\u00ebs dhe bankat p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredi financuese p\u00ebr projektet e tyre t\u00eb investimit, si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet rritjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive t\u00eb t\u00eb ardhurave nga k\u00ebto investime. Sipas Gjergjit, kjo ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kontrollit financiar dhe tatimor.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Gjergji e cil\u00ebson krimin e organizuar si bler\u00ebs ose kompromentues t\u00eb sistemeve t\u00eb pavarura: pushtetit gjyq\u00ebsor, atij mediatik, si dhe t\u00eb politik\u00ebs. Ai sjell n\u00eb v\u00ebmendje se arrestimet e SPAK kan\u00eb v\u00ebrtetuar ndikimin e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb administrat\u00ebn publike n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e fundit, q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb nivelet e \u201ckapjes s\u00eb shtetit\u201d.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">R\u00ebnia e besimit te media<\/strong><\/p>\n<p>Sipas hulumtimit, nj\u00eb e pesta e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb beson se media nuk \u00ebsht\u00eb aspak e besueshme n\u00eb raportimin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjasht\u00eb nga dhjet\u00eb t\u00eb intervistuar kan\u00eb pohuar se nj\u00ebanshm\u00ebria n\u00eb raportim \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore pse i konsiderojn\u00eb t\u00eb pabesueshme lajmet mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar, nd\u00ebrsa 62% besojn\u00eb se ndikimi nga persona ose grupe me pushtet e b\u00ebn median t\u00eb pabesueshme. T\u00eb intervistuarit kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb media t\u00eb zhvendos\u00eb fokusin drejt raportimeve m\u00eb konstruktive dhe t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb form\u00ebsimin e perceptimeve publike mbi krimin dhe korrupsionin.<\/p>\n<p>Nga hulumtimi \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb perceptim se media i lart\u00ebson kriminel\u00ebt, ndikohet nga interesa politike dhe kriminale dhe nuk promovon modele pozitive n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Shumica e pjes\u00ebmarr\u00ebsve treguan se ekspozimi i vazhduesh\u00ebm ndaj lajmeve p\u00ebr krimin dhe korrupsionin ndikon negativisht n\u00eb gjendjen e tyre mendore, duke shkaktuar ndjenja pafuqie dhe acarim.<\/p>\n<p>Elvin Luku, profesor i asociuar n\u00eb Departamentin e Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr BIRN se skemat korruptive nga eksponent\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike apo grupet kriminale kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe mediat, me q\u00ebllim kontrollin e tyre dhe manipulimin e opinionit publik. Sipas tij, rezulton se hap\u00ebsirat e mediave tradicionale p\u00ebr t\u00eb kryer investigime me q\u00ebllim zbulimin e rasteve t\u00eb korrupsionit jan\u00eb ngushtuar ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Luku shton se mediat q\u00eb kryejn\u00eb investigime p\u00ebr t\u00eb zbardhur apo hetuar skema korrupsioni jan\u00eb ato n\u00eb form\u00ebn e OJF-ve me donacione t\u00eb huaja, ku liria e gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale pun\u00ebn gazetareske \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb, n\u00eb jo pak raste, k\u00ebto investigime kryhen nga gazetar\u00eb q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb mediat audiovizive, tregon se n\u00eb redaksit\u00eb e k\u00ebtyre mediave ata nuk gjejn\u00eb lirin\u00eb e duhur p\u00ebr t\u00eb hetuar raste korrupsioni,\u201d shprehet Luku.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">I vet\u00ebm SPAK-u nuk mjafton<\/strong><\/p>\n<p>Hetimet e fundit ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb publik\u00eb t\u00eb kryera nga SPAK kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb rreth 42% t\u00eb anketuarve t\u00eb shprehen se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prirur t\u00eb denoncojn\u00eb veprimet e paligjshme p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre hetimeve, nd\u00ebrsa 40% thon\u00eb se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb ofrimin e pagesave shtes\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi kryesor i qytetar\u00ebve q\u00eb druhen t\u00eb raportojn\u00eb korrupsionin \u00ebsht\u00eb mungesa e besimit te institucionet shtet\u00ebrore dhe frika se \u00e7\u00ebshtja nuk do t\u00eb trajtohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anonime. Po ashtu, tjet\u00ebr shqet\u00ebsim i ngritur nga t\u00eb rinjt\u00eb ishte edhe prirja p\u00ebr t\u00eb mos nd\u00ebshkuar autorin e korrupsionit. Qytetar\u00ebt kan\u00eb treguar raste ku detajet e personave q\u00eb kishin raportuar korrupsionin iu b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditura t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ka nj\u00eb far\u00eb optimizmi p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb trajtuar korrupsionin e nivelit t\u00eb lart\u00eb, mbetet i p\u00ebrhapur zhg\u00ebnjimi lidhur me efektivitetin e mekanizmave ekzistues t\u00eb raportimit. Sipas hulumtimit, 62% e t\u00eb intervistuarve besojn\u00eb se SPAK \u00ebsht\u00eb efektiv n\u00eb trajtimin e korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Po ashtu, shumica beson se SPAK vepron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur. Por, evidentohet se jo t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt ndihen t\u00eb inkurajuar nga ky institucion p\u00ebr t\u00eb raportuar korrupsionin.<\/p>\n<p>Sociologu M\u00ebrtiri shprehet se SPAK po b\u00ebn realisht nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mrekullueshme, duke e konsideruar shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb godas\u00ebsh \u201cp\u00ebrbind\u00ebshat e korrupsionit\u201d, t\u00eb fuqizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tmerrshme me pushtet, para, media dhe deri edhe nga lidhjet me krimin e organizuar. Ai thekson se, \u201cSPAK \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz e vetmja shpres\u00eb q\u00eb disa gj\u00ebra n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb ndryshojn\u00eb, ndaj duhet mbrojtur, pasi ai po sulmohet eg\u00ebrsisht nga t\u00eb gjith\u00eb \u2013 pozit\u00eb dhe opozit\u00eb bashk\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Edhe Nako thot\u00eb se SPAK nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb kushtet kur administrata, policia dhe organet q\u00eb luftojn\u00eb pastrimin e parave jan\u00eb thuajse t\u00eb heshtura. Eksperti Gjergji, duke n\u00ebnvizuar se lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision i v\u00ebshtir\u00eb apo thuajse i pamundur, shprehet se duhet koh\u00eb dhe kuraj\u00eb, kryesisht politike.\/ BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb hulumtim i kryer nga kompania \u201cIDRA Research and Consulting\u201d zbulon se 91% e qytetar\u00ebve mendojn\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb ende problem madhor n\u00eb Shqip\u00ebri. Hulumtimi gjithashtu evidenton pranin\u00eb, ndikimin dhe pasojat e thella t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb institucioneve dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, nd\u00ebrsa thekson se qytetar\u00ebt mbeten pesimist\u00eb q\u00eb situata &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":108240,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-108236","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108236","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108236"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108236\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":108239,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108236\/revisions\/108239"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108240"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}