{"id":108372,"date":"2025-03-27T09:28:44","date_gmt":"2025-03-27T09:28:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=108372"},"modified":"2025-03-27T09:28:44","modified_gmt":"2025-03-27T09:28:44","slug":"ndertimi-lavatricja-e-parave-te-pista-stoku-i-banesave-bosh-shkon-ne-56-mije","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/27\/ndertimi-lavatricja-e-parave-te-pista-stoku-i-banesave-bosh-shkon-ne-56-mije\/","title":{"rendered":"Nd\u00ebrtimi, \u201clavatri\u00e7ja\u201d e parave t\u00eb pista! Stoku i banesave bosh shkon n\u00eb 56 mij\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Modeli i zhvillimit ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar te sektori i nd\u00ebrtimit dhe turizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb retrospektiv\u00ebn e nj\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ari, sektori i nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb dyfishuar sa i takon prodhimit n\u00eb ekonomin\u00eb vendase nga viti 2014 deri n\u00eb 2024, nd\u00ebrsa pesha q\u00eb ai z\u00eb n\u00eb ekonomi kap vler\u00ebn e 2.2 miliard eurove n\u00eb vit, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb 8% t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit, po ta bashkosh me tregun e pasurive t\u00eb patundshme\u00a0 i cili prodhoi n\u00eb vitin 2024 1.3 miliard euro n\u00eb ekonomi, pesha q\u00eb zen\u00eb k\u00ebta dy sektor\u00eb p\u00ebrb\u00ebn 17% t\u00eb prodhimit komb\u00ebtar t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Numri i lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe sip\u00ebrfaqeve q\u00eb jepen p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar \u00e7do vit \u00ebsht\u00eb rritur. Gjat\u00eb 5 -vje\u00e7arit t\u00eb fundit jan\u00eb miratuar leje p\u00ebr 10 milion metra katror\u00eb sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi, t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb investimi 5 miliard euro. Mesatarisht n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb miratuar leje nd\u00ebrtimi t\u00eb cilat lejojn\u00eb injekimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor t\u00eb 1 miliard eurove n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Nga 11 milion metra katror\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr rezidenca banimi dhe hotele, shumica e lejeve, 7 milion metra katror\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb l\u00ebshuara 5 vitet e fundit\u00a0 jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruara n\u00eb kryeqytet dhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb konsiderueshme z\u00ebn\u00eb nd\u00ebrtimet n\u00eb zonat turistike bregdetare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi dhe sektori imboliar jan\u00eb dy deg\u00ebt e vetme t\u00eb ekonomis\u00eb q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb rritje konstante n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare p\u00ebrgjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, t\u00eb shoq\u00ebruar dhe me rritje t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebrvit e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb miratohen leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr objekte rezidenciale, kulla, qendra tregtare dhe hotele, t\u00eb cilat kan\u00eb rritur me disa her\u00eb kapacitetet e banimit. Por pavar\u00ebsisht ofert\u00ebs s\u00eb lart\u00eb q\u00eb ka tregu, \u00e7mimet vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante.\u00a0 \u00c7mime t\u00eb cilat duket t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr kryeqendrat e Europ\u00ebs dhe vendeve t\u00eb G7 jan\u00eb shfaqur dhe n\u00eb Tiran\u00eb. Qendra, Parku i Liqenit Artificial, zona e ish-Bllokut dhe ajo af\u00ebr stadiumit Arena nisin me \u00e7mimet e apartamenteve nga 3 mij\u00eb euro p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb, n\u00eb godinat e reja q\u00eb po nd\u00ebrtohen n\u00eb parkun e liqenit, ku \u00e7mimi i nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje varion mes 7 deri n\u00eb 10 mij\u00eb euro p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas indeksit Fischer q\u00eb publikon Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7mimet e rezidencave t\u00eb banimit n\u00eb kryeqytet jan\u00eb rritur me 40 % n\u00eb 10 vitet e fundit, nd\u00ebrsa n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2024 u rrit\u00ebn me 16.9% krahasuar me fundin e vitit 2023, ku rekordin e sh\u00ebnoi kryeqyteti me nj\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve me 25.3%.<\/p>\n<p><em>\u201cIndeksi Fischer i \u00e7mimit t\u00eb banesave n\u00eb rang vendi sh\u00ebnoi rritje t\u00eb ndjeshme me 16.9% n\u00eb krahasim me gjasht\u00ebmujorin e kaluar dhe me 8% ndaj nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Indeksi i \u00c7mimit p\u00ebr shitjet n\u00eb kryeqytet regjistroi gjithashtu nj\u00eb rritje prej 23.5% ndaj periudh\u00ebs paraardh\u00ebse dhe 11% ndaj nivelit t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Ecuria e indeksit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar kryesisht nga \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb rritura t\u00eb raportuara sidomos p\u00ebr zonat qendrore t\u00eb kryeqytetit; ato n\u00eb qytetet bregdetare dhe n\u00eb zonat e tjera nuk kan\u00eb paraqitur ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Agjent\u00ebt raportojn\u00eb rritje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr qiramarrje, si p\u00ebr banesa, ashtu edhe p\u00ebr prona tregtare, dhe \u00e7mimet e qiras\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje. Aktiviteti i dh\u00ebnies dhe marrjes s\u00eb pronave me qira \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrqendruar n\u00eb rajonin e kryeqytetit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn e qendr\u00ebs.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 thuhet n\u00eb raportin e publikuar nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00ebsia e \u00e7mimeve t\u00eb larta ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb blerja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb plan i pamundur p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb familjeve shqiptare. V\u00ebshtir\u00ebsia rritet p\u00ebr familjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb ulta. P\u00ebr ata me paga minimale 400 euro n\u00eb muaj, n\u00ebse nj\u00ebra pag\u00eb do t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb mbledhur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie ose p\u00ebr t\u00eb paguar kredin\u00eb e saj dhe tjetra p\u00ebr t\u00eb jetuar, do t\u00eb duheshin 21 vjet kursime.<\/p>\n<p>Por po t\u00eb tentohej q\u00eb banesa t\u00eb blihej af\u00ebr Unaz\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl ose brenda saj, ku \u00e7mimet variojn\u00eb mes 2000 deri 2300 euro p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb, nj\u00eb familje mesatare do t\u2019i duheshin 25 deri n\u00eb 30 vjet kursime dhe nj\u00eb familje mbi mesataren me pag\u00ebn e dy an\u00ebtar\u00ebve 1000 euro, do t\u2019i duheshin 15 vjet kursime.<\/p>\n<p>Ecuria e tregut t\u00eb nd\u00ebrtimit, po kthehet n\u00eb nj\u00eb problem social, i cili nuk po nxitet nga faktor\u00ebt ekonomik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shp\u00ebrndajn\u00eb t\u00eb ardhurat n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtresat e popullat\u00ebs, ndaj shumica e qytetar\u00ebve po paguajn\u00eb kosto t\u00eb larta p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb industrin\u00eb e parave t\u00eb pista.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse ka njer\u00ebz t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb paguajn\u00eb nga 7 deri n\u00eb 10 mij\u00eb euro p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb, k\u00ebtu kemi dal\u00eb jasht\u00eb \u00e7do logjike ekonomike q\u00eb mund t\u00eb ofroj\u00eb Shqip\u00ebria. Ne i kemi 10 mij\u00eb euro t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr person, dhe kur ka \u00e7mime kaq t\u00eb shtrenjta tregon q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave nuk vijn\u00eb nga ekonomia reale.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 thot\u00eb Pano Soko, ekspert i ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat demografike tregojn\u00eb se dhe ritmi i popullsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie vitet e fundit. Popullsia n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2011 ishte 2.82 milion banor\u00eb, t\u00eb p\u00ebrshtatur n\u00eb 722 mij\u00eb nj\u00ebsi ekonomike familjare t\u00eb cilat akomodoheshin n\u00eb 706 mij\u00eb banesa. Numri mesatar i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb familje n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ishte 3.9.<\/p>\n<p>Sipas Censusit 2023, numri i familjeve \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 760 mij\u00eb, ose 4.9%, nd\u00ebrsa numri i sht\u00ebpive t\u00eb pabanuara \u00ebsht\u00eb 3.5-fishuar, nga 101 mij\u00eb n\u00eb vitin 2011 n\u00eb 356 mij\u00eb n\u00eb vitin 2023. Af\u00ebrisht nj\u00eb n\u00eb tre nj\u00ebsi n\u00eb vendin ton\u00eb jan\u00eb bosh, krahasuar me nj\u00eb n\u00eb pes\u00eb nj\u00ebsi q\u00eb ishte stoku 12 vjet m\u00eb par\u00eb. K\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave i shtohet dhe fakti q\u00eb popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb tkurrur me 400 mij\u00eb banor\u00eb m\u00eb pak krahasuar me vitin 2011.<\/p>\n<p><em>\u201cPak\u00ebsimi i popullsis\u00eb n\u00eb 10 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb norm\u00eb 1.15% n\u00eb vit, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pak\u00ebsim i ndjesh\u00ebm dhe nuk \u00ebsht\u00eb se popullsia \u00ebsht\u00eb shtuar dhe sa i takon lindshm\u00ebris\u00eb. Zhvendosja e populliss\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele q\u00eb p\u00ebrballon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, por jo n\u00eb at\u00eb mas\u00eb dhe as p\u00ebr tipologjin\u00eb e apartamenteve t\u00eb shtrenjta.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 thot\u00eb Edurat Gjokutaj, ekspert i qendr\u00ebs \u201cAltax\u201d.<\/p>\n<p>Modeli i nd\u00ebrtimit t\u00eb pallateve me densitet t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsohet m\u00eb s\u00eb miri nga kryeqyteti. Dhe pse numri i banor\u00ebve p\u00ebr bashkin\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur mesatarisht me 3.400 banor\u00eb n\u00eb vit, ose rreth 40 mij\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb 12 viteve t\u00eb fundit. T\u00eb dh\u00ebnat sugjerojn\u00eb se n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar af\u00ebrisht 75 mij\u00eb apartamente m\u00eb shum\u00eb se nevoja reale p\u00ebr akomodimin e familjeve.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb rrjedhin si rezultat i Censit, numri m\u00eb i lart\u00eb i tipologjis\u00eb s\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb pabanuara \u00ebsht\u00eb e llojit pallat me 170 mij\u00eb ambiente bosh, t\u00eb ndjekura nga banesat individuale me 148 mij\u00eb dhe 37 mj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb ve\u00e7uara.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb t\u00ebrthorta t\u00eb kombinuara me t\u00eb dh\u00ebnat e Censusit dhe ato t\u00eb konsumit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, rreth 51 mij\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb kryeqytet jan\u00eb t\u00eb pabanuara, nd\u00ebrsa sip\u00ebrfaqet p\u00ebr nd\u00ebrtim vazhdojn\u00eb t\u00eb shtohen.<\/p>\n<p>Sipas projeksioneve, n\u00ebse banor\u00ebt e kryeqytetit do t\u00eb ken\u00eb trendin normal t\u00eb shtimit t\u00eb popullsis\u00eb, sht\u00ebpit\u00eb e pabanuara do t\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb pakt\u00ebn 45 vjet p\u00ebr t\u00eb zeruar stokun.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb siguruara nga Kronos tregojn\u00eb se numri i abonent\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb lidhur me kompanin\u00eb e shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb OSHEE n\u00eb kryeqytet gjat\u00eb vitit 2024 ishte af\u00ebrsisht 300 mij\u00eb dhe nga k\u00ebta, 60 mij\u00eb jan\u00eb klient\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb konsumuar asnj\u00eb kilovat or\u00eb energji elektrike, kjo shif\u00ebr u konfirmua dhe nga rezultatet e Censit t\u00eb banesave q\u00eb publikoi INSTAT, ku banesat bosh p\u00ebr kryeqytetin n\u00eb vitin 2023 ishin 52,781.<\/p>\n<p>Totali i banesave q\u00eb jan\u00eb bosh n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht 21.5%, pa llogaritur godinat rezidenciale q\u00eb jan\u00eb n\u00eb proces nd\u00ebrtimi. Numri i apartamenteve t\u00eb pabanuara n\u00eb qytetin kryesor t\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksponenciale prej vitit 2018 me 3.5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018 ishin 14,991 banesa q\u00eb konsumonin zero energji elektrike, n\u00eb vitin 2020 numri u rrit n\u00eb 17,889 dhe kapi pikun n\u00eb vitin 2022 dhe 2023. 48,595 sht\u00ebpi rezultuan t\u00eb pabanuara\u00a0 n\u00eb vitin 2022 dhe 51,129 vitin e shkuar. Numri i banesave bosh ka vazhduar t\u00eb rritet duke e \u00e7uar stokun n\u00eb 56.348 mij\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit shkurt 2025. Kapacitetet bosh t\u00eb kryeqytetit jan\u00eb rritur me rreth 40 mij\u00eb banesa gjat\u00eb 5 vje\u00e7arit t\u00eb fundit, nd\u00ebrsa krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb jan\u00eb shtuar dhe 5219 banesa bosh.<\/p>\n<p>Zonat me numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb apartamenteve bosh jan\u00eb ato q\u00eb furnizohen nga n\u00ebnstacioni Tirana p\u00ebgjat\u00eb Selit\u00ebs dhe Kombinatit, t\u00eb ndjekura n\u00eb n\u00ebnstacioni elektrik i qendr\u00ebs (Tirana 1) q\u00eb jan\u00eb lagjet brenda Unaz\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl, qendr\u00ebs dhe Don Boskos m dhe n\u00ebstacioni Tirana 3 me abonent\u00eb rezident\u00eb n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrreth Laprak\u00ebs, Vor\u00ebs dhe Kamz\u00ebs.<\/p>\n<p>Vijimi i politik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kur oferta n\u00eb treg \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb, sipas ekspert\u00ebve rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb absurd logjik q\u00eb nuk vjen nga k\u00ebrkesa e lart\u00eb e tregut, por nga nj\u00eb faktor i paduksh\u00ebm si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ekonomia informale dhe parat\u00eb e pista.<\/p>\n<p><em>\u201cPo t\u00eb shohim stokun e banesave bosh kuptohet m\u00eb s\u00eb miri se nd\u00ebrtimi po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb, por n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb tjet\u00ebr fenomen q\u00eb lidhet me \u00e7mimet e larta. K\u00ebtu pastrimi i paras\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kosto, por biznes q\u00eb t\u00eb nxjerr me fitim p\u00ebr grupin apo pal\u00ebn e interesuar q\u00eb do ta pastroj\u00eb.\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb Dorian Teliti, n\u00ebnkryetar i K\u00ebshillit Bashkiak Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb normale, numri i lart\u00eb i apartamenteve t\u00eb pashitura ose do t\u00eb ngrinte \u00e7mimet, ose do t\u00eb sh\u00ebnonte fillimin e nj\u00eb trajektore r\u00ebn\u00ebse t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb nisur shfryrjen e fllusk\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri po ndodh e kund\u00ebrta. Ka kapacitete t\u00eb reja dhe tregu gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb. Shumica e lejeve t\u00eb reja tashm\u00eb jan\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb rezidenca turistike n\u00eb zonat bregdetare dhe n\u00eb kulla q\u00eb po pushtojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb qiellin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlera e investimit e p\u00ebr k\u00ebto nd\u00ebrtesa n\u00eb baz\u00eb t\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb miratuara gjat\u00eb vitit 2024 \u00ebsht\u00eb 1 miliard euro p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ku 880 milion euro jan\u00eb investime p\u00ebr rezidenca banimi dhe hotele n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb volumit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit, numri i hap\u00ebsirave t\u00eb banimit n\u00eb kryeqytet projektohet t\u00eb shtohet me t\u00eb pakt\u00ebn 30 mij\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb tjera, t\u00eb cilat do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb vler\u00eb n\u00eb tregun imobiliar t\u00eb pakt\u00ebn 3.6 miliard euro.<\/p>\n<p>Statistikat zyrtare q\u00eb raportojn\u00eb bankat pran\u00eb bank\u00ebs q\u00ebndrore tregojn\u00eb se vet\u00ebm gjysma e shit-blerjeve t\u00eb pasurive t\u00eb patundshme nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb u mund\u00ebsuan nga kredit\u00eb bankare.<\/p>\n<p><em>\u201cRreth 53% e pronave p\u00ebr banim dhe e atyre p\u00ebr p\u00ebrdorim tregtar t\u00eb shitura prej agjent\u00ebve jan\u00eb bler\u00eb me hua bankare. Nga k\u00ebto, n\u00eb 65% t\u00eb rasteve, kredia ka mbuluar deri n\u00eb 60% t\u00eb vler\u00ebs. Rreth 27% e banesave t\u00eb shitura jan\u00eb raportuar t\u00eb blera nga shtetas jorezident\u00eb. Nga k\u00ebta, rreth 61% rezultojn\u00eb shtetas t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. Koha mesatare e shitjes s\u00eb banesave n\u00eb rang vendi ra shum\u00eb leht\u00eb n\u00eb 10.5 muaj nga 10.9 muaj n\u00eb vrojtimin e m\u00ebparsh\u00ebm. P\u00ebr Tiran\u00ebn, koha mesatare e shitjes \u00ebsht\u00eb rritur leht\u00eb, n\u00eb 9.7 nga 8.3 muaj. Koha mesatare p\u00ebr shitjet n\u00eb zonat bregdetare \u00ebsht\u00eb shkurtuar ndjesh\u00ebm n\u00eb 5.9 nga 10.9 muaj, nd\u00ebrsa p\u00ebr zonat e tjera koh\u00ebzgjatja e shitjes ishte vet\u00ebm pak m\u00eb e shkurt\u00ebr sesa n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e kaluar, duke r\u00ebn\u00eb nga 13.6 n\u00eb 12.9 muaj. Agjent\u00ebt presin rritje t\u00eb \u00e7mimeve dhe rritje t\u00eb numrit t\u00eb pronave t\u00eb regjistruara p\u00ebr shitje.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 thuhet n\u00eb raportin e publikuar nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kredia p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur tregun e blerjes s\u00eb sht\u00ebpive\u00a0 p\u00ebr vitin 2024 ishte 1 miliard euro, e ndar\u00eb n\u00eb 670 milion euro p\u00ebr bizneset q\u00eb kan\u00eb bler\u00eb pasuri t\u00eb patundshme dhe 550 milion euro p\u00ebr individ\u00ebt. N\u00eb total aktiviteti imobliar prodhoi vitin e shkuar 1.36 miliard euro vler\u00eb n\u00eb ekonomi, ku 160 milion euro e saj nuk shpjegohen me financimin e bankave.<\/p>\n<p>Diferenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e ka nd\u00ebrtimi, ku rezulton se kompanit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor jan\u00eb financuar n\u00eb total me 470 milion euro, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb prodhuar nj\u00eb vler\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 2.2 miliard eurove. Af\u00ebrisht 2 miliard euro t\u00eb prodhuara nga ky sektor nuk kan\u00eb si financim bankat dhe n\u00ebse u zbresim dhe vler\u00ebn 1 miliard euro t\u00eb investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, n\u00eb total jan\u00eb 1.2 miliard euro t\u00eb investuara q\u00eb nuk justifikojn\u00eb burimin e origjin\u00ebs s\u00eb paras\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve n\u00eb llogarit\u00eb komb\u00ebtare nuk pasqyrohet ekonomia informale, ndaj dhe diferencat mund t\u00eb lidhen me para q\u00eb nuk u shpjegohet origjina, por q\u00eb kalojn\u00eb lirsh\u00ebm n\u00eb kanale formale si\u00e7 jan\u00eb bankat apo kompani q\u00eb deklarojn\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb pajustifikuara. Megjithat\u00eb faktor\u00ebt e rritjes ekonomike reale q\u00eb nuk justifikohen nga fondamentet, sugjerojn\u00eb se ekonomia informale \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb e lart\u00eb, n\u00eb vlerat e nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebs t\u00eb prodhimit komb\u00ebtar sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, shif\u00ebr q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb vler\u00eb prej 7 miliard eurosh.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse do t\u00eb kishim nj\u00eb rritje t\u00eb k\u00ebres\u00ebs natyrore p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb do t\u00eb kishim ulje t\u00eb numrit t\u00eb apartamenteve bosh. Njerzit q\u00eb i kan\u00eb bler\u00eb apartamente i kan\u00eb bler\u00eb p\u00ebr t\u00eb parkuar parat\u00eb e pista.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 thot\u00eb Pano Soko.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi pa baz\u00eb ekonomike, pa patur nj\u00eb plan t\u00eb zhvillimit t\u00eb infratstrukrur\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve publike dhe komunitare duket se ka nisur t\u00eb fut\u00eb kryeqytetin n\u00eb kaos q\u00eb sot, por ajo q\u00eb askush nuk e di dhe nuk e parashikon dot \u00ebsht\u00eb se kur do t\u00eb plas\u00eb flluska q\u00eb po shkakton n\u00eb nd\u00ebrtim rubineti i parave t\u00eb pista. Debatet se kush po i mban t\u00eb larta \u00e7mimet e banesave dhe \u00e7far\u00eb rrezikon kjo rritje e p\u00ebrshpejtuar vitet e fundit nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrfundim. Ajo q\u00eb dihet nga teorit\u00eb ekonomike jan\u00eb disa versione.<\/p>\n<p>Varianti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa dhe oferta. Q\u00eb t\u00eb shes\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb treg, t\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb jesh i d\u00ebshiruesh\u00ebm nga konsumatori. N\u00eb Shqip\u00ebri ka k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpi, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse p\u00ebrputhet me volumin q\u00eb po nd\u00ebrtohet?!<\/p>\n<p>Teoria e dyt\u00eb q\u00eb shpjegon \u00e7mimin \u00ebsht\u00eb ajo e kostos. N\u00ebse k\u00ebrkesa e lart\u00eb sjell \u00e7mime t\u00eb larta, edhe kosto e lart\u00eb sjell \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb, por gjithnj\u00eb n\u00ebse produkti dhe \u00e7mimi p\u00eblqehet nga tregu. N\u00ebse vlera e mallit nuk do t\u00eb p\u00eblqehej, prodhuesi do t\u00eb shihte mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb minimizuar kostot.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka ndodhur as kjo. Kostot n\u00eb industrin\u00eb e nd\u00ebrtimit jan\u00eb rritur, e bashk\u00eb me to edhe barra e taksave q\u00eb i ngarkohet k\u00ebtij sektori. Ndaj \u00e7mimet e larta, kur k\u00ebrkesa ka nj\u00eb kurb\u00eb normale, vijojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb pashpjeguara nga faktor\u00ebt ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>Depozitat bankare nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb rritur me 500 milion\u00eb euro gjat\u00eb vitit 2024 krahasuar me dhjetorin e vitit 2023 , me nj\u00eb norm\u00eb vjetore 8.4%, \u00e7ka tregon se blerjet e banesave nuk lidhen me kursimet n\u00eb banka. Por p\u00ebr ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb volumi i shitjeve nga emigrant\u00ebt apo t\u00eb huaj q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri nuk justifikohet me ritimin e rritjes s\u00eb industris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Numri i t\u00eb huajve q\u00eb aplikuan p\u00ebr leje q\u00ebndrimi gjat\u00eb vitit 2022 ishte 12.430 nga t\u00eb cil\u00ebt, af\u00ebrsisht gjysmit b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendeve nga Siria dhe Bangaladeshi dhe Filipinet, ku nj\u00eb pjes\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar trazit n\u00eb Europ\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar. Sikur i gjith\u00eb numri i t\u00eb huajve t\u00eb llogaritej n\u00eb blerjen e banesave q\u00eb nd\u00ebrtohen, k\u00ebrkesa e tyre nuk do t\u00eb kalonte m\u00eb shum\u00eb se 1000 mij\u00eb metra katror\u00eb nd\u00ebrtim, n\u00ebse do t\u00eb llogaritnim q\u00eb secili prej tyre t\u00eb blinte nj\u00eb apartament.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb treg vjen nga diaspora, investitor\u00eb t\u00eb uaj dhe vendas q\u00eb joshen nga turizmi dhe duhet ndar\u00eb nga ata q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim dhe pastrojn\u00eb parat\u00eb.\u201d\u00a0thot\u00eb Eduart Gjokutaj.<\/p>\n<p>Vitet e fundit investimet e huaja direkte n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme jan\u00eb 6 fishuar. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb bilancit t\u00eb pagesave, n\u00eb vitin 2015 sasia e parave q\u00eb hynte nga jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb financuar blerjet e pasurive ishte 24 milion euro, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2022 arriti n\u00eb 291 milion euro. Nd\u00ebrsa p\u00ebr vitin 2023, investimet e huaja n\u00eb asete t\u00eb tregut imobliar ishin 323 milion euro.\u00a0 Ekspert\u00ebt thon\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre parave jan\u00eb nga individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shohin t\u00eb ardhmen e pensionit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe emigrant\u00ebt q\u00eb investojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, por nj\u00eb pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe para gri t\u00eb cil\u00ebs nuk i dihet burimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024 tendenca e investimeve nga jasht\u00eb n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje. P\u00ebr vitin 2024 blerjet e banesave nga jasht\u00eb rezultuan 379 milion euro, 17% m\u00eb shum\u00eb n\u00eb raport m\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Futjen e parave t\u00eb pista n\u00eb industrin\u00eb e nd\u00ebrtimit nuk e v\u00ebrtetojn\u00eb vet\u00ebm faktor\u00ebt ekonomik\u00eb, por dhe raporti i Vler\u00ebsimit Komb\u00ebtar t\u00eb Riskut q\u00eb ka hartuar Agjencia e Inteligjenc\u00ebs Financiare. Raporti i dhjetorit t\u00eb vitit 2023, vulos nd\u00ebrtimin si sektorin kryesor ku pastrohen parat\u00eb e pista duke nxjerr\u00eb bankat si kanalin kryesor t\u00eb transferimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><em>\u201cSektor\u00ebt ekonomik\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj pastrimit t\u00eb parave jan\u00eb sektori i pasurive t\u00eb paluajtshme, nd\u00ebrtimi, tregtia, sektori i sh\u00ebrbimeve telematike (Call Center) dhe konsulenca n\u00eb fush\u00ebn ekonomike dhe ligjore.\u201d<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb raportin e Agjencis\u00eb s\u00eb Inteligjenc\u00ebs Financiare.<\/p>\n<p>Raporti konstaton se n\u00eb skemat p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb e pista p\u00ebrfshihen element\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb me kompani t\u00eb regjistruara n\u00eb parajsa fiskale por dhe biznese ekzistuese n\u00eb Shqip\u00ebri, duke e komplikuar zbulimin e tyre. Bankat dhe profesionet e lira p\u00ebrdoren masivisht p\u00ebr t\u00eb kaluar transferta t\u00eb parave me burime t\u00eb jasht\u00ebligjshme.<\/p>\n<p>Edhe raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit e konsideron sektorin e nd\u00ebrtimit dhe pasurive t\u00eb patundshme, si deg\u00ebn kryesore q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb pista.<\/p>\n<p><em>\u201cParat\u00eb e d\u00ebrguara nga jasht\u00eb (remitancat) dhe investimet nga jasht\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb fshehin burimet e fondeve. Kriminel\u00ebt pastrojn\u00eb t\u00eb ardhurat p\u00ebrmes blerjeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, projekteve t\u00eb nd\u00ebrtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit t\u00eb bizneseve\u201d<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb raportin e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Skemat e zbuluara nga e hetimet e prokuroris\u00eb konfirmojn\u00eb se parat\u00eb e grupeve kriminale dhe t\u00eb korrupsionit investohen n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme. Arsyet se p\u00ebrse sektori i nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb lidhet me koston e ul\u00ebt t\u00eb pastrimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb industri pasi \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjashtuar nga tatimi mbi vler\u00ebn e shtuar, nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizja q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet me volumet e deklaruara t\u00eb materialeve q\u00eb investohen dhe tjetra lidhet me \u00e7mimet e referenc\u00ebs t\u00eb cilat p\u00ebr shumic\u00ebn e zonave jan\u00eb 3 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ulta se tregu duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb blerja e nj\u00eb nj\u00ebsie banimi t\u00eb t\u00eb deklarohet m\u00eb ul\u00ebt dhe pjesa tjet\u00ebr t\u00eb jepet n\u00eb form\u00ebn e cash-it.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit fenomeni \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh, zgjidhet si sektor sepse lejon injektimin e parave cash n\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha dhe \u00ebsht\u00eb pages\u00eb e menj\u00ebhershme. Pra me nj\u00eb apartament ti pastron 100 mij\u00eb euro, me 2 \u2013 200 mij\u00eb euro dhe nuk ka v\u00ebmendje nga autoritetet dhe sektori tolerohet.\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb Dorian Teliti.<\/p>\n<p>Se si do t\u00eb jet\u00eb ecuria e k\u00ebtij tregu \u00ebsht\u00eb supriz\u00eb, madje vet\u00eb qeveria q\u00eb i ka hapur dyert investimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor b\u00ebn thirrje p\u00ebr blerje dhe investime n\u00eb nd\u00ebrtim pasi \u00e7mimet pritet t\u00eb 3-fishohen.<\/p>\n<p><strong>\/Emisioni \u201cKronos\u201d<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Modeli i zhvillimit ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar te sektori i nd\u00ebrtimit dhe turizmit. N\u00eb retrospektiv\u00ebn e nj\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ari, sektori i nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb dyfishuar sa i takon prodhimit n\u00eb ekonomin\u00eb vendase nga viti 2014 deri n\u00eb 2024, nd\u00ebrsa pesha q\u00eb ai z\u00eb n\u00eb ekonomi kap vler\u00ebn e 2.2 miliard eurove n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":108373,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-108372","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108372"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108372\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":108374,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108372\/revisions\/108374"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}