{"id":108422,"date":"2025-03-27T17:43:09","date_gmt":"2025-03-27T17:43:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=108422"},"modified":"2025-03-27T17:43:09","modified_gmt":"2025-03-27T17:43:09","slug":"gazetari-maho-publikon-falsifikimet-e-224-mije-m2-qe-rama-ka-marre-ne-vuno-te-perfshira-te-gjitha-institucionet-e-vlores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/27\/gazetari-maho-publikon-falsifikimet-e-224-mije-m2-qe-rama-ka-marre-ne-vuno-te-perfshira-te-gjitha-institucionet-e-vlores\/","title":{"rendered":"Gazetari Maho publikon falsifikimet e 224 mij\u00eb m2 q\u00eb Rama ka marr\u00eb n\u00eb Vuno! T\u00eb p\u00ebrfshira t\u00eb gjitha institucionet e Vlor\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Padit\u00ebsi Endrin Koleka \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr aplikimin n\u00eb zyrat e ATP gati nj\u00eb vit me vones\u00eb. Ligji nr133\/2015 I hartuar dhe miratuar nga mazhroanca e Ram\u00ebs, linte nj\u00eb afat prekluziv prej 90 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 27 t\u00eb tij thuhet:<\/p>\n<p>\u201cATP-ja shqyrton k\u00ebrkesat e paraqitura dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb patrajtuara, sipas dispozitave t\u00eb k\u00ebtij ligji. Pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij ligji, subjekteve t\u00eb interesuara u caktohet nj\u00eb afat prekluziv prej 90 dit\u00ebsh p\u00ebr aplikim n\u00eb lidhje me njohjen e pron\u00ebsis\u00eb. Ky afat nuk mund t\u00eb zgjatet dhe as t\u00eb rivendoset n\u00eb afat nga gjykata apo ndonj\u00eb organ tjet\u00ebr administrativ\u201d<\/p>\n<p>Edi Rama m\u00eb dat\u00eb 5 gusht me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb statusi n\u00eb Facebook me titullin\u00a0 \u201cHistoria e nj\u00eb prone e par\u00eb nga dy bot\u00eb t\u00eb ndryshme\u201d thot\u00eb se \u201cM\u00eb 06.05.2016 me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit 133\/2015 q\u00eb u shqyrtua deri n\u00eb Strasburg , Edrin Koleka paraqet k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Agjencin\u00eb e Trajtimit t\u00eb Pronave (ATP) p\u00ebr njohjen dhe kthimin e pron\u00ebs n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues, sepse \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrfaqe e lir\u00eb<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu gjithcka duket n\u00eb rregull pasi ligji n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb cilit i referohet dhe Rama , ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb dat\u00eb 9 shkurt t\u00eb vitit 2016, pra afatet p\u00ebr aplikimin dhe dor\u00ebzimin e dokumentave duhet t\u00eb kishin p\u00ebrfunduar brenda dat\u00ebs 15 maj t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb Ram\u00ebn duket se e nxjerr zbuluar n\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, nr 40 dat\u00ebs 19.03.2019. N\u00eb pik\u00ebn pik\u00ebn 5 t\u00eb \u00a0t\u00eb k\u00ebtij vendimi\u00a0 ku shprehen dhe pretendimet e pal\u00ebs padit\u00ebse thuhet se \u201cPadit\u00ebsi Edrin Koleka n\u00eb dat\u00eb 01.03.2017 ka paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr \u201cNjohjen, kthimin apo kompensimin e pron\u00ebs tok\u00eb kullote dhe pyll me sip\u00ebrfaqe prej 22.4 ha, t\u00eb ndodhur n\u00eb fshatin Vuno, Bashkia Himare, Vlor\u00eb\u201d, pron\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka trash\u00ebguar nga gjyshi. K\u00ebrkesa e paraqitur nga padit\u00ebsi ka qen\u00eb konform ligjit, e shoq\u00ebruar me dokumentacionin e duhur ligjor dhe hartografik\u201d<\/p>\n<p>Pra vet\u00eb Edrin Koleka thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb ATP rreth 1 vit me von\u00ebse, p\u00ebrkund\u00ebr pretendimeve t\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb i afron me gati nj\u00eb vit. N\u00eb fakt ATP k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nbuk duhej ta kishte marr\u00eb fare parasysh pasi ka tejkaluar \u00e7do afat ligjor. \u00c7do qytetar tjet\u00ebr, do e kishte humbur p\u00ebrfundimisht n\u00eb baze t\u00eb ligjit t\u00eb nxjerr\u00eb nga vet\u00eb Edi Rama, t\u00eb drejt\u00ebn e aplikimit p\u00ebr pron\u00ebn e tij. Pra vet\u00eb ATP ka shkelur ligjin me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt.<\/p>\n<p>2.Ajo \u00e7ka m\u00eb e b\u00ebn dhe m\u00eb skandaloze k\u00ebt\u00eb histori, \u00ebsht\u00eb fakti se dokumentat ligjor\u00eb jo vet\u00ebm jan\u00eb d\u00ebrguar jasht\u00eb \u00e7do afati ligjor, por kan\u00eb dhe mang\u00ebsi t\u00eb theksuara, t\u00eb cilat \u00e7ojn\u00eb n\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb nje falsifikim t\u00eb tyre, ku duket se jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rresht t\u00eb gjitha institucionet.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 5 t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Padit\u00ebsit pretendojn\u00eb se kan\u00eb dor\u00ebzuar nj\u00eb mori dokumentash\u00a0 dhe mes t\u00eb tjerave<\/p>\n<p>1.<strong>Vendimin nr.779, dat\u00eb 12.05.2013<\/strong>\u00a0<strong>t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>2. V\u00ebrtetim Bashkia Himar\u00eb, dat\u00eb 10.04.2013;<\/strong><\/p>\n<p><strong>3.V\u00ebrtetim i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebrbimit Pyjor Vlor\u00eb, dat\u00eb 22.04.2013<\/strong><\/p>\n<p><strong>4.Vendim i Bashkis\u00eb Himar\u00eb, nr.11, dat\u00eb 31.01.2013<\/strong><\/p>\n<p><strong>5.Kthim P\u00ebrgjigje dat\u00eb24.04.2014 i K\u00ebshillit t\u00eb Qarkut Vlor\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Por, duket se k\u00ebto dokumenta jan\u00eb t\u00eb identike n\u00eb data\u00a0 apo numra protokolli, por sjan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato q\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Gjykat\u00eb. N\u00eb gjykat\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb tjera dokumenta, ato q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2003, ku daton dhe fillimi i pretendimeve t\u00eb fisit Koleka p\u00ebr pron\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb. Madje vendimi i gjykat\u00ebs q\u00eb m\u00eb lart mban dat\u00ebn 2013 n\u00eb dy raste n\u00eb pik\u00ebn 4 dhe pik\u00ebn 35 t\u00eb vendimit gjykat\u00ebs paraqitet si vendim i vitit 2003. N\u00eb pik\u00ebn 4 ky fakt \u00ebsht\u00eb pohuar nga pala padit\u00ebse, dhe n\u00eb pik\u00ebn 35 nga arsyetimi i gjykat\u00ebs. Pra\u00a0 vendimi nr 779 i p\u00ebrket vitit 12.05 2003\u00a0 dhe jo vititi dat\u00ebs 12.05.2013.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb supozojm\u00eb se ky mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lapsus i gjat\u00eb zbardhjes. N\u00eb fakt ajo q\u00eb bie n\u00eb sy jan\u00eb dhe nj\u00eb mori tjet\u00ebr dokumentash q\u00eb jan\u00eb depozituar n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb cilat datojn\u00eb n\u00eb vitin 2003, por kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat numra potokolli, t\u00eb s\u00eb njt\u00ebs dit\u00eb dhe muaji \u00a0me ato q\u00eb jan\u00eb depozituar n\u00eb ATP por me nj\u00eb ndryshim. Viti 2003 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb 2013.<\/p>\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Vendimin nr.779, dat\u00eb 12.05.2003 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb<\/strong><\/li>\n<li><strong>V\u00ebrtetim Bashkia himar\u00eb dat\u00eb 10.04.2003<\/strong><\/li>\n<li><strong>V\u00ebrtetim Drejtoria e Sh\u00ebrbimit Pyjor Vlor\u00eb, dat\u00eb 22.04.2003<\/strong><\/li>\n<li><strong>Vendim Nr 11 dat\u00eb 31.01.2003 Bashkia Himar\u00eb<\/strong><\/li>\n<li><strong>Kthim p\u00ebrgjigje dat\u00eb 24.04.2003 i K\u00ebshillit t\u00eb Qarkut Vlor\u00eb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Ng\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, e vetmja q\u00eb ka vitin 2014 pavar\u00ebsisht dit\u00ebs dhe muajit t\u00eb jj\u00ebjt\u00eb me ato t\u00eb vitit 2003, \u00ebsht\u00eb kthimi i p\u00ebrgjigjes nga K\u00ebshilli i Qarkut. Kjo sepse deri n\u00eb vitin 2014, ky institucion drejtohej nga Anesti Dhimojani i Partis\u00eb Demokratike \u00a0dhe m\u00eb pas u z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsua m\u00eb Sadrit Danin e PS. Ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr prov\u00eb q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb falsifikim t\u00eb past\u00ebr t\u00eb dokumentave zyrtare, t\u00eb cilat t\u00eb rregullt posht\u00eb kan\u00eb vet\u00ebm firm\u00ebn e drejtuesve t\u00eb institucioneve. Fjala vjen n\u00eb Bashkin\u00eb Himar\u00eb kryetar \u00a0n\u00eb vitin 2003 ka qen\u00eb Viktor Mato, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2013 Jorgo Goro i cili sot ndodhet n\u00eb burg p\u00ebr akuz\u00ebn e falsifikimit t\u00eb dokumentave.<\/p>\n<p>Roli i ATP n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duket qartazi se ka qen\u00eb favorizues p\u00ebr fisin e Koleka. E para se ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim nj\u00eb dosje jasht\u00eb \u00e7do afati dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Si\u00e7 e shpjeguam dosja \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar rreth nj\u00eb vit pasi ishin djegur afatet.\u00a0 E dyta, se megjith\u00ebse ka pasur elemnt\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale, si\u00e7 shprehet n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs, s\u00ebrish nuk i ka raportuar n\u00eb organet\u00a0 kompetente por me nj\u00eb vendim t\u00eb dat\u00ebs 30.03.2017 pra 30 dit\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aplikimi nga familja Koleka e ka rr\u00ebzuar duke i hapur rrug\u00eb p\u00ebr ankimim n\u00eb gjykat\u00ebn e apelit, e cila dhe kjo i ka njohur t\u00eb drejt\u00ebn fisit Koleka. Natyrish\u00ebm lind pyetja p\u00ebrse\u00a0 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto veprime! Shpjegimi m\u00eb i mundsh\u00ebm q \u00ebjapin jurist\u00ebt\u00a0 \u00ebsht\u00eb q\u00eb nga viti 2003 deri n\u00eb vitin 2017 familja Koleka t\u00eb ket\u00eb aplikuar n\u00eb Komitetin Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave, ose n\u00eb AKKP-n\u00eb q\u00eb u krijua pas vitit 2006 dhe t\u00eb jet\u00eb rr\u00ebzuar. Riaplikimi me t\u00eb nj\u00ebjtat dokumente do ishte i pamundur, pasi ata duhet ti drejtoheshin gjykat\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deri n\u00eb vitin 2017. Nga ana tjet\u00ebr mungesa e arsyetimit t\u00eb ATP e ka ndihmuar jo pak fisin Koleka q\u00eb k\u00ebto fakte mos b\u00ebhen publike.<\/p>\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li>Roli i Arkiv\u00ebs s\u00eb Shtetit<\/li>\n<\/ol>\n<p>Por duket nj\u00eb rol t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e sip\u00ebrp\u00ebrmendur ka luajtur dhe Arkiva e Shtetit. Kjo ka hyr\u00eb n\u00eb loj\u00eb n\u00eb vitin 2018, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb \u00e7\u00ebshtja ishte n\u00eb gjykim. Kjo m\u00eb ker\u00ebkse t\u00eb pretendeusve t\u00eb pron\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkrese q\u00eb mban dat\u00ebn 24.10.2024 Gjykat\u00ebs i jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb mori dokumentash q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb nuk t\u00eb thon\u00eb asgj\u00eb \u00a0\u201ct\u00eb dh\u00ebna pron\u00ebsie ku nga Arkivi Qendror Shtet\u00ebror jan\u00eb ven\u00eb n\u00eb dispozicion Rregjistrat Themeltar t\u00eb Arkivit si vijon:Faqe 401, V pa vit, D 46, fl 18, Faqe 392 v. 1937, d. 565, fl 33, Faqe 392, Viti 1941,\u00a0<strong>D. 680, fl 41, D\u00ebshmi Pron\u00ebsimi dt. 19.06.1941<\/strong>, F. 156, V. 1934, D 894, fl 4,6, F. 179\/9, pa vit, D 1, fl 43,45, F. 182, V. 1937, D 420, fl 200, Faqe 392, Viti 1937, D. 1,5,8, fl 27(3), Faqe 396, Viti 1940, D. 680, fl 4, Faqe 401, Pa vit, D. 46, fl 18, Faqe 404, Viti 1937, D. 62, fl 18, Faqe 409, Viti 1936, D. 249, fl 3, Faqe 409, Viti 1939, D. 263, fl 2, Faqe 505, Viti 1945, D. 393, fl 96, Faqe 505, Viti 1945, D. 394, fl 65, nga i cili rezulton se Spiro dhe Petro Koleka kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpronar\u00eb t\u00eb nj\u00eb pasurie prej 22.4 ha pyll dhe kullot\u00eb t\u00eb ndodhur n\u00eb fshatin Vuno, Vlor\u00eb, pasuri kjo e shpron\u00ebsuar nga shteti\u201d<\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka t\u00eb bie n\u00eb sy, dhe q\u00eb ndoshta jep nj\u00eb lloj shpjegimi n\u00eb lidhje me k\u00ebto dokumenta \u00ebsht\u00eb \u201cd\u00ebshmia e Pron\u00ebsise\u201d q\u00eb daton n\u00eb vitin 1941. N\u00eb fakt k\u00ebtu ka nj\u00eb mosp\u00ebrputhje p\u00ebr disa arsye. E para, vet\u00eb termi \u201cd\u00ebshmi pron\u00ebsie\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i cili p\u00ebrfdoret p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb apo gj\u00ebndjen penale. S\u00eb dyti, n\u00eb koh\u00ebn kur daton ky dokument nuk kishte as dy muaj q\u00eb kishte p\u00ebrfunduar Lufta Italo Greke, dhe aty ku fisi Koleka pretendon se ka rreth 13.8 hektar\u00eb tok\u00eb, mbrapa Hotelit t\u00eb Ushtris\u00eb n\u00eb Jal\u00eb, \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb nga betejat me t\u00eb m\u00ebdha mes dy ushtrive, ndrkoh\u00eb q\u00eb shumica e banor\u00ebve t\u00eb vunoit ishin shp\u00ebrngulur. Por v\u00ebll\u00ebzerit Koleka n\u00eb mes t\u00eb asaj Zallamahie paskan pasur n\u00eb mend p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb \u201cd\u00ebshmit\u00eb e pronisis\u00eb\u201d. P\u00ebr me shum\u00eb q\u00eb vet\u00eb Spiro Koleka e pranon q\u00eb n\u00eb vitin 1941 ka pasur nj\u00eb shp\u00ebrngulje masive te Vunoit por v\u00ebllez\u00ebrit Koleka nuk ka qen\u00eb aty sicc do e sqarojm\u00eb\u00a0 m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>E dyta meq\u00eb jemi t\u00eb faktet historike. Vet\u00eb Spiro Koleka n\u00eb librin e tij me kujtime t\u00eb vitit 1988, pohon se ai s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb e tij Petro Koleka nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Vuno s\u00eb paku prej vitit 1924, nd\u00ebrsa babai i tyre Thoma Koleka kishte vdekur para vitit 1914 ku Spiro Koleka nuk kish mbushur ende 6 vjec.\u00a0 \u201cSkam p\u00ebr ta Harruar kurr\u00eb fytyr\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb\u00a0 m\u00ebm\u00ebs sime q\u00eb, megjith\u00ebse analfabete, kur kisha mbushur gjasht\u00eb vjet n\u00eb shtator t\u00eb vititi 1914, m\u00eb shoq\u00ebroi vet\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb e m\u00eb dor\u00ebzoi tek m\u00ebsuesi. \u00c7\u2019dashuri q\u00eb kishte ajo p\u00ebr mua jetimin pa tat\u00eb e \u00e7\u2019vler\u00ebsim t\u00eb madh p\u00ebr shkoll\u00ebn p\u00ebr diturin\u00eb\u201d M\u00eb tej Spiro Koleka,\u00a0 shton se \u201c Nga fshati u largova muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 1924, kur isha 15-16 vje\u00e7, shkova n\u00eb Vlor\u00eb ku im v\u00eblla ishte ngulur me familje. Vlora ishte qytet e kishte Zhvillim, pra edhe jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, natyrisht p\u00ebr ata q\u00eb ishin n\u00eb gjendje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Pak gj\u00ebra mbaj mend nga m\u00ebma, pse ajo m\u00eb la vet\u00ebm n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7 e gjys\u00ebm\u201d. Pra si\u00e7 pohon dhe autori duke pasur parasysh se bashk\u00ebshortja e Thoma Kolek\u00ebs ka vdekur diku rreth viteve 1917-1918,\u00a0 q\u00eb nga viti 1924 do t\u00eb thot\u00eb se nga kjo deg\u00eb e Kolekajve n\u00eb Vuno nuk ka mbetur askush.<\/p>\n<p>Dhe historia e fakteve historike nuk mbaron me kaq. S\u00ebrish Spiro Koleka,\u00a0 pronar i 50% t\u00eb pasuris\u00eb me sip\u00ebrfaqe 224 mij\u00eb metra katror\u00eb pohon se Kolekajt e deg\u00ebs s\u00eb Thomait kan\u00eb qen\u00eb familje e varf\u00ebr \u201cM\u00ebgjith\u00ebse vajz\u00eb konomi ajo nuk ishte fanatike e si e till\u00eb nuk m\u00eb m\u00eb shtr\u00ebngoi kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoja p\u00ebrmendsh lutjet fetare e as t\u00eb shkoja n\u00eb kish\u00eb rregullisht e detyrimisht. Por ajo, krahas pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00eb, m\u00eb m\u00ebsoi si t\u00eb ndezja zjarrin, si t\u00eb fshija avllin\u00eb, si t\u00eb laja en\u00ebt, e t\u00eb nxirrja uj\u00eb nga pusi, t\u00eb shkoja me manaret ( ato 4-5 dhen q\u00eb mbanim n\u00eb sht\u00ebpi), q\u00eb ti kullosja, t\u00eb mblidhja ullinj t\u00eb b\u00ebja ndonj\u00eb gjell\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb etj. M\u00ebma m\u00eb nguli dashurin\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn fizike dhe b\u00ebja m\u00eb shum\u00eb qejf \u00e7do pun\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, natyrisht dhe m\u00eb shum\u00eb se mjaft moshatar\u00eb t\u00eb ki q\u00eb ishin n\u00eb gjendje se ne ishim t\u00eb varf\u00ebr. M\u00ebma me motr\u00ebn punonin gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb ato pak rr\u00ebnj\u00eb ullinj e ndonj\u00eb fik q\u00eb kishim r\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb disa vende q\u00eb nga Varimanda n\u00eb Skaran. Kur isha n\u00ebn gjasht\u00eb vjec m\u00eb merrnin dhe mua n\u00eb \u201cFush\u00eb\u201d. Prandaj q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb njom\u00eb i njoha \u201cFush\u00ebn\u201d e brinjat e fshatit, ku \u00e7oja manaret pse n\u00eb fush\u00eb ishte e ndaluar \u201ckishte tempi\u201d thoshin n\u00eb vuno, i njoha pra shum\u00eb mir\u00eb dhe nuk i harrova asnj\u00ebher\u00eb. Varf\u00ebria u b\u00eb nxitje p\u00ebr mua, q\u00eb t\u00eb luftoj p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb pa varf\u00ebri dhe mjerim\u201d. Pra varf\u00ebria e familjes qenka b\u00ebr\u00eb shkak q\u00eb Spiro Koleka tu bashkohet komunist\u00ebve, dhe jo ashtu si\u00e7 pretendojn\u00eb pinjoll\u00ebt e familjes p\u00ebr pasuri prej 224 mij\u00eb metrash katror\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, dhe sidomos p\u00ebr vendin ku ndodheshin k\u00ebto familje quheshin pronar\u00eb t\u00eb m\u00ebdha tokash. Rast p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fjala vjen \u00ebsht\u00eb rasti i Spiro Jorgo Kolek\u00ebs, nj\u00eb tjet\u00ebr deg\u00eb e familjes Koleka, p\u00ebr t\u00eb cilin misioni Italian i ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1913 p\u00ebr t\u00eb verifikuar titujt e pron\u00ebsis\u00eb e cil\u00ebsonte si pronar t\u00eb madh tokash, por q\u00eb i dispononte n\u00eb Uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>I soll\u00ebm\u00a0 k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna historike, pasi n\u00eb\u00a0 dokumentat q\u00eb ka l\u00ebshuar arkiva e shtetit, asnj\u00ebra prej tyre nuk daton para vitit 1920, kur familja e Spiro dhe Petro Kolek\u00ebs ende nuk ishin shp\u00ebrngulur nga Vunoi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ajo q\u00eb bie n\u00eb sy jan\u00eb dhe dy dokumente t\u00eb vitit 1945 koh\u00eb kur Spiro Koleka ka qen\u00eb deputet\u00a0 komunist i zon\u00ebs s\u00eb\u00a0 Himar\u00ebs dhe Minist\u00ebr i Pun\u00ebve Botore (Publike), por nuk\u00a0 gjendet dokumenti i shpron\u00ebsimit, i cili do rr\u00ebzonte \u00e7do dyshim n\u00eb lidhje me pron\u00ebsin\u00eb e pretenduar nga Kolekajt.<\/p>\n<p>Dhe faktet historike nuk mbarojn\u00eb me kaq. I rikthehemi dhe nj\u00eb her\u00eb dat\u00ebs 5 gusht, ku Rama merrte p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb treginte dhe hartat e pronave t\u00eb tij. N\u00eb nj\u00eb prej tyre shfaqej ajo q\u00eb quhej maja e Kolekajve nd\u00ebrsa tek tjetra ai q\u00eb ai do ta em\u00ebrtonte si \u201cStani i Kolekajve\u201d ( n\u00eb k\u00ebt\u00eb foto ishte kujdesur t\u00eb fshihte fshatin turistik q\u00eb po nd\u00ebrton Vilma Nushi n\u00eb zon\u00eb natyre\u00a0 t\u00eb pamiratuar urbane) E para nj\u00eb em\u00ebrtim nuk t\u00eb b\u00ebn sic \u00ebsht\u00eb maja e Kolekajve jo patjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebn pronar. E dyta Rama tregon vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pron\u00ebs por nuk tregon shtrirjen e saj. Maja e Kolekajve t\u00eb pakt\u00ebn ajo q\u00eb tregon Rama\u00a0 \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb vendin ku shpjeguam pak m\u00eb par\u00eb q\u00eb quhet Skutara, vend p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mendohet se i ka kushtuar nj\u00eb kapitull t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe rilindasi arb\u00ebresh Jeronim De Rada. Por sipas Kronikanit\u00a0 vendas Alqivjadh Dede n\u00eb librin e tij \u201cVunoi i K\u00ebng\u00ebs dhe Historis\u00eb\u201d\u00a0 hedh iden\u00eb se ai vend i p\u00ebrket Manastirit t\u00eb T\u00eb zonj\u00ebs s\u00eb Bekuar ose si\u00e7 njihet ndryshe Manastiri Skuatarait, \u00e7ka v\u00ebrtetohet dhe nga hartat e para vitit 1945. Sipas Dedes, zona e Vish\u00ebs ku ndodhet dhe Skutarai me akt t\u00eb Patriarkut t\u00eb kish\u00ebs Greke i takonte Manastirit t\u00eb Skutarait q\u00eb prej fundit t\u00eb vitit 1400 kutr t\u00eb ardhurti nga veriu i Shqip\u00ebris\u00eb u vendos\u00ebn aty, ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja q\u00eb e mori emrin Skuatara. Kjo zon\u00eb sipas tij\u00a0 jepej me qera si zon\u00eb e kish\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai sjell si d\u00ebshmi rastin e dy v\u00ebllez\u00ebrve\u00a0 t\u00eb fisit Bala. \u201cPilua me Naqen u ndan\u00eb si v\u00ebllez\u00ebr q\u00eb ishin. Pilua u ngjit n\u00eb Skuatara nd\u00ebrsa Naqia mbeti n\u00eb Jal. Pilon n\u00eb k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrngulje e ndihmoi kunati Naqe Leka q\u00eb ish epitrop ( kujdestar administrator i kish\u00ebs q\u00eb merrej dhe me pronat) i cili i mori arqimandritit t\u00eb protet v\u00ebrtetimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn administrim Skutarain, q\u00eb\u00a0 iu njoh e drejta mbasi e miratoi Dhespoti n\u00eb Gjirokast\u00ebr, me nj\u00eb detyrim vjetor 6 napolona flori. Ai e mbajti deri n\u00eb fund t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore sepse u dogj dhe u shkat\u00ebrrua\u201d. Pra flitet p\u00ebr Pilo Bal\u00ebn, p\u00ebr Naqe Balen q\u00eb ishte n\u00eb Jal\u00eb, por jo p\u00ebr Petro dhe Spiro Kolek\u00ebn.<\/p>\n<p>38 .Po ashtu, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar vendodhjen e sakt\u00eb t\u00eb pron\u00ebs dhe kufizimet e saj,<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit vendosi kryerjen e nj\u00eb ekspertimi topografik duke caktuar si<\/p>\n<p>ekspert\u00eb Gjyzela Murati dhe Fatmir Hasanaj, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb aktin e ekspertimit dhe<\/p>\n<p>shtes\u00ebn e tij arrit\u00ebn n\u00eb konkluzionin si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>1. Pasuria, N\u00eb vendin e quajtur \u201cAra e Kolek\u00ebve\u201d, e z.Petro dhe Spiro Koleka,<\/p>\n<p>nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 2.3 ha ndodhet ne pjesen veriore te fshatit Vuno me k\u00ebto<\/p>\n<p>kufizime: Veriu \u2013 Pel Zhupa; Jugu \u2013 P\u00ebrroi; Lindje \u2013 Llaguraj; Per\u00ebndim \u2013<\/p>\n<p>Prua. Brenda kufij\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj prone, nuk ka nd\u00ebrtime dhe godina, gjendja<\/p>\n<p>juridike e pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrcaktuar pasi \u00ebsht\u00eb zone e pamenaxhuar nga<\/p>\n<p>ana topografike, z\u00ebri kadastral \u00ebsht\u00eb kullot\u00eb;<\/p>\n<p>2. Pasuria n\u00eb vendin e quajtur \u201cMjegullosh\u201d, e z.Petro dhe Spiro Koleka nj\u00eb<\/p>\n<p>sip\u00ebrfaqe prej 4.8 ha, ndodhur n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb fashtit Vuno, me k\u00ebto<\/p>\n<p>kufizime: V-Trolaj; J- Anagnostaj; L- Andonaj; P- Kolektive. Brenda kufij\u00ebve<\/p>\n<p>t\u00eb k\u00ebsaj prone, ndodhen themelet e nj\u00eb objekti (stan), i cili ka qen\u00eb Stan i<\/p>\n<p>familjes Koleka dhe nuk ka nd\u00ebrtime t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb fragmenti zyrtar rrug\u00eb<\/p>\n<p>me indeks pasurie 5297 si dhe indekse 5217 dhe 5290 t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb indekse<\/p>\n<p>truall q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me themelet e objektit stan, z\u00ebri kadastral \u00ebsht\u00eb<\/p>\n<p>kullot\u00eb;<\/p>\n<p>Pasuria n\u00eb vendin e quajtur \u201cBishti i Vish\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl\u201d, e z.Petro dhe Spiro Koleka, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 1.7 ha, prona ndodhet n\u00eb pjes\u00ebn lindore t\u00eb fshatit Vuno me k\u00ebto kufizime: V-Kisha; J- Rrug\u00eb automobilistike; L- Prroi; P- Prroi. Prona ndodhet mbi rrug\u00ebn Nacionale Vlor\u00eb Himar\u00eb, brenda kufijeve t\u00eb k\u00ebsaj prone, nuk ka nd\u00ebrtime dhe godina apo pron\u00ebsi t\u00eb tjera. Gjendja juridike e pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrcaktuar pasi \u00ebsht\u00eb zon\u00eb e pamenaxhuar nga ana topografike, z\u00ebri kadastral \u00ebsht\u00eb kullot\u00eb;<\/p>\n<p>4. Pasuria n\u00eb vendin e quajtur \u201cMaja e Kolek\u00ebve\u201d, e z.Petro dhe Spiro Koleka, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 13.6 ha, ndodhet n\u00eb pjes\u00ebn jug-lindore t\u00eb fshatit Vuno, kullot\u00eb me k\u00ebto kufizime: V-Kisha, J- Curraj, L- Qafa e Zhuplenit, P- Sinaj. Prona ndodhet poshte rruges Nacionale Vlor\u00eb Himar\u00eb, brenda kufijeve t\u00eb k\u00ebsaj prone, nuk ka nd\u00ebrtime dhe godina apo pron\u00ebsi t\u00eb tjera. Gjendja juridike e pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrcaktuar pasi \u00ebsht\u00eb zon\u00eb e pamenaxhuar nga ana topografike, z\u00ebri kadastral \u00ebsht\u00eb kullot\u00eb.<\/p>\n<p>Vilma Nushi<\/p>\n<p>Emri i Drini Nushit \u00ebsht\u00eb i 14 n\u00eb list\u00ebn e vitit 2021, ku i b\u00ebhej thirrje p\u00ebr t\u00eb aplikuar p\u00ebr marrjen e \u00e7ertifikat\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb ishin dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb fisit t\u00eb tij, por dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjes Koleka, ku mes tyre dhe n\u00ebna e kryeministrit. Por me sa duket k\u00ebt\u00eb tok\u00eb Nush\u00ebt e kan\u00eb marr\u00eb m\u00eb par\u00eb se sa t\u00eb fillonte regjistrimi fillestar. Kjo bie n\u00eb sy dhe nga fotografimi ajror i b\u00ebr\u00eb nga Legalizimet, i cili i p\u00ebrket viteve 2017-2018, si\u00e7 duket dhe nga imazheria ku nuk ka filluar ende ajo rilindja e famshme e 100 fshatrave n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. M\u00eb e bukura e gjith\u00eb k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb se megjith\u00ebse po nd\u00ebrtohej n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb natyrore t\u00eb pamenaxhuar, dhe t\u00eb pastudiuar, s\u00ebrish nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb nga ana e organeve shtet\u00ebrore, qoft\u00eb nga Bashkia Himar\u00eb, qoft\u00eb nga IKMT qoft\u00eb dhe nga agjensia e Legaliziemeve q\u00eb drejtohej nga Artan Lame.<\/p>\n<p>Vet\u00eb fshati Vuno qendra e tij \u00ebsht\u00eb zon\u00eb e mbrojtur e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe historike sipas ligjit. Banor\u00ebve atje nuk u lejohet asnj\u00eb lloj nd\u00ebrhyrje n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, madje shum\u00eb prej tyre sidomos n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb fshatit nuk kan\u00eb\u00a0 marr\u00eb ende pron\u00ebsin\u00eb, megjith\u00ebse i kan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtura q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se para nj\u00eb shekulli. Por me sa duket rregulli dhe ligji n\u00eb fshatin i cili p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga mrekullit\u00eb natyrore t\u00eb k\u00ebtij vendi, nuk qenka i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Vilat e zonj\u00ebs Nushi v\u00ebrtet ndodhen n\u00eb kufi t\u00eb fshatit, por sipas hart\u00ebs s\u00eb Agjensis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Planifikimit t\u00eb Territorit ( AKPT ),\u00a0dhe k\u00ebto duket se jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb e cila i p\u00ebrket kategoris\u00eb N5 zon\u00eb natyrore, shk\u00ebmbinjsh dhe vargmalesh n\u00eb bregdet e cila ende sot e k\u00ebsaj dite, nuk ka marr\u00eb statusin e tok\u00ebs ose t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb urbanizuar truall mbi t\u00eb cilat lejohet nd\u00ebrtimi. Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr vet\u00eb af\u00ebrsin\u00eb q\u00eb ka me fshatin, vilat e nd\u00ebrtuara atje duhet t\u2019i p\u00ebrshtateshin infrastruktur\u00ebn, nd\u00ebrsa kontrasti i vilave dhe hotelit me pishina bie jo pak n\u00eb sy me pjes\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por ka dhe di\u00e7ka tjet\u00ebr. Nga kqyrja e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr fisin Koleka e vitit 2019, rezulton se fqinj me pron\u00ebn e Nushajve duhet t\u00eb jet\u00eb dhe prona e Edi Ram\u00ebs n\u00eb malin Mjegullosh, pasi t\u00eb dyja ndodhen n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb fshatit. \u201cPasuria n\u00eb vendin e quajtur \u201cMjegullosh\u201d, e z.Petro dhe Spiro Koleka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 4.8 ha, ndodhur n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb fashtit Vuno, me k\u00ebto kufizime: V-Trolaj; J- Anagnostaj; L- Andonaj; P- Kolektive. Brenda kufij\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj prone, ndodhen themelet e nj\u00eb objekti (stan), i cili ka qen\u00eb Stan i familjes Koleka dhe nuk ka nd\u00ebrtime t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb fragmenti zyrtar rrug\u00eb me indeks pasurie 5297 si dhe indekse 5217 dhe 5290 t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb indekse truall q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me themelet e objektit stan, z\u00ebri kadastral \u00ebsht\u00eb kullot\u00eb\u201d thuhet n\u00eb p\u00ebrfundimet e ekspert\u00ebve q\u00eb caktoi gjykata. Pjesa e veriore e Mjegulloshit \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo zon\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Padit\u00ebsi Endrin Koleka \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr aplikimin n\u00eb zyrat e ATP gati nj\u00eb vit me vones\u00eb. Ligji nr133\/2015 I hartuar dhe miratuar nga mazhroanca e Ram\u00ebs, linte nj\u00eb afat prekluziv prej 90 dit\u00ebsh. N\u00eb nenin 27 t\u00eb tij thuhet: \u201cATP-ja shqyrton k\u00ebrkesat e paraqitura dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb patrajtuara, sipas dispozitave t\u00eb k\u00ebtij ligji. Pas &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":108423,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-108422","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108422","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108422"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108422\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":108424,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108422\/revisions\/108424"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108422"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108422"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108422"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}