{"id":108625,"date":"2025-03-28T21:23:17","date_gmt":"2025-03-28T21:23:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=108625"},"modified":"2025-03-28T21:23:17","modified_gmt":"2025-03-28T21:23:17","slug":"skandali-ne-shkollen-e-magjistratures-ja-si-kopjohet-ne-provime-rakipi-nuk-mban-asnje-pergjegjesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/03\/28\/skandali-ne-shkollen-e-magjistratures-ja-si-kopjohet-ne-provime-rakipi-nuk-mban-asnje-pergjegjesi\/","title":{"rendered":"Skandali n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, ja si kopjohet n\u00eb provime! Rakipi nuk mban asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cFiks Fare\u201d vijoi t\u00eb denoncoj\u00eb skandalet te Shkolla e Magjistratur\u00ebs, e cila p\u00ebrgatit gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Djali i nj\u00eb pedagoge t\u00eb brendshme t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, i pranuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb nga kjo shkoll\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb past\u00ebr t\u00eb interesit, dyshohet se ka kopjuar n\u00eb provimin e dat\u00ebs 30 qershor 2024. Emisioni ka siguruar nj\u00eb tjet\u00ebr video, ku duket kandidati p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb gjyqtar i ardhsh\u00ebm i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, teksa l\u00ebviz lirisht n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb provimi.<\/p>\n<p>Investigimi i ri vjen pas transmetimit t\u00eb problematik\u00ebs n\u00eb dat\u00ebn 10 mars 2025, ku Fiksi denoncoi me video dit\u00ebn e nj\u00eb provimi. Kandidat\u00ebt l\u00ebviznin lirisht, duke hyr\u00eb dhe dal\u00eb nga salla e provimit, teksa n\u00eb korridoret e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs ishin publikuar edhe p\u00ebrgjigjet e pyetjeve t\u00eb provimit!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, disa dit\u00eb m\u00eb pas, Fiksi ka siguruar t\u00eb tjera video, ku duken t\u00eb tjer\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr gjyqtar dhe prokuror\u00eb duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta veprime. Ankesa konsiston se n\u00eb datat 30 qershor dhe 1 korrik 2024 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dy provime t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb vitit akademik 2023-2024.<\/p>\n<p>S\u00ebrish e nj\u00ebjta skem\u00eb, ku n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb or\u00ebs s\u00eb rregullt, kandidat\u00ebt kan\u00eb dal\u00eb nga sallat ku zhvillonin provimin dhe jan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb korridor. Ata kan\u00eb pasur liri t\u00eb l\u00ebvizin n\u00ebp\u00ebr korridoret e shkoll\u00ebs dhe pastaj kan\u00eb hyr\u00eb n\u00ebp\u00ebr salla, jan\u00eb ulur n\u00eb kompjuter\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb printuar tez\u00ebn. Nga kamerat e v\u00ebna n\u00ebp\u00ebr salla jan\u00eb v\u00ebn\u00eb re shum\u00eb sjellje t\u00eb parregullta, t\u00eb cil\u00ebt pasi kan\u00eb par\u00eb \u00e7el\u00ebsin e zgjidhjes, jan\u00eb munduar t\u00eb rregullojn\u00eb sa mundet p\u00ebrgjigjet e tyre t\u00eb hartuara m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Fiksi analizoi pamjet e sall\u00ebs num\u00ebr 5, t\u00eb dat\u00ebs 30 qershor 2024. N\u00eb ato pamje, kandidatja K.Z. duket se vijon t\u00eb shkruaj\u00eb qet\u00ebsisht edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb rregullt t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb provimit deri n\u00eb or\u00ebn 10 e 50 minuta, koh\u00eb kur kandidat\u00ebt e tjer\u00eb ishin q\u00eb t\u00eb dilnin nga salla. Ajo largohet nga salla dhe u rikthye n\u00eb or\u00ebn 11 e 5 minuta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kandidate, I.V., ishte ulur n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb k\u00ebsaj salle. N\u00eb pamje duket se ajo ngrihet nga vendi, kur kandidat\u00ebt e tjer\u00eb akoma po shkruanin dhe nuk kishte mbaruar koha e provimit. Ajo ngrihet pa e printuar tez\u00ebn me p\u00ebrgjigjet dhe largohet nga salla. Normalisht, n\u00ebse do kishte mbaruar s\u00eb punuari tez\u00ebn e saj, duhet q\u00eb ta kishte printuar dhe pastaj t\u00eb largohej nga salla, gj\u00eb q\u00eb rezulton se nuk e ka b\u00ebr\u00eb. \u00cbsht\u00eb kthyer n\u00eb sall\u00eb m\u00eb von\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb vendin e saj dhe ka filluar t\u00eb shkruaj\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kandidatja M.K. ka dal\u00eb nga salla n\u00eb or\u00ebn 10:42 dhe \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sall\u00eb n\u00eb or\u00ebn 11:08. Vepron n\u00eb kompjuter dhe shihet q\u00eb modifikon tez\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Sipas denoncimit, probleme ka pasur edhe n\u00eb sall\u00ebn num\u00ebr 4 t\u00eb shkoll\u00ebs, ku disa kandidat\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb privilegjuar se t\u00eb tjer\u00ebt. Ata kan\u00eb hyr\u00eb dhe dal\u00eb nga salla e provimit. Denoncimi vijon se, edhe n\u00eb dat\u00ebn 1 korrik 2024, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb provimi n\u00eb sall\u00ebn num\u00ebr 3. Sipas tij, kandidati E.S \u201cnuk ka shkruar pothuajse asnj\u00eb moment n\u00eb kompjuter\u201d. Denoncuesi k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen verifikimet e duhura lidhur me zhvillimin e provimit t\u00eb k\u00ebtij kandidati.<\/p>\n<p>N\u00eb redaksin\u00eb e Fiks Fare ka mb\u00ebrritur edhe informacioni, i shoq\u00ebruar me video, t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kandidati p\u00ebr gjyqtar. Pamje q\u00eb analizoi emisioni investigativ ishin nga salla num\u00ebr 5, t\u00eb dat\u00ebn 30 qershor t\u00eb vitit 2024. N\u00eb at\u00eb dat\u00eb u zhvilluan dy provime \u201ce drejt\u00eb penale dhe e drejt\u00eb procedurale penale\u201d si dhe \u201ce drejt\u00eb civile dhe e drejt\u00eb procedurale civile\u201d. Provimet jan\u00eb zhvilluar n\u00eb kompjuter, ku jan\u00eb dhe pamjet e kandidat\u00ebve t\u00eb vitit 2023-2024.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kandidat p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb gjyqtar, q\u00eb jepte provim n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, ishte A.M. Sipas pamjeve, n\u00eb or\u00ebn 10 e 43 minuta, ai ka printuar tez\u00ebn e punuar prej tij. Ai e fut n\u00eb zarf dhe largohet nga salla. Kthehet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sall\u00eb. Ulet n\u00eb vendin e tij dhe fillon t\u00eb shkruaj\u00eb. N\u00eb or\u00ebn 11 e 5 minuta i jep zarfin me tez\u00ebn, tashm\u00eb t\u00eb printuar, nj\u00eb monitoruese n\u00eb sall\u00eb. Monitoruesja, e gris, dhe ai e printon p\u00ebrs\u00ebri, duke e futur n\u00eb nj\u00eb zarf t\u00eb ri!<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb kandidati p\u00ebr gjyqtar A.M.?!<\/strong><\/p>\n<p>Fiks Fare ka ndjekur edhe m\u00eb par\u00eb problemin e k\u00ebtij kandidati. N\u00eb vitin 2021, mb\u00ebrrit\u00ebn ankesa n\u00eb emisionin investigativ se po p\u00ebrgatitej terreni q\u00eb A.M t\u00eb shpallej fitues pa u b\u00ebr\u00eb provimi! Kjo n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, pasi n\u00ebna e tij A.M. \u00ebsht\u00eb pedagoge e brendshme e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Magjistratura i ktheu p\u00ebrgjigje Fiksit se kandidati ishte p\u00ebrjashtuar pasi kishte n\u00ebn\u00ebn pedagoge t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Fiksi e pyeti Magjistratur\u00ebn n\u00eb vitin 2021 n\u00ebse pedagogia A.M ishte pjes\u00eb e hartimit t\u00eb pyetjeve apo n\u00eb komisionin e vler\u00ebsimit t\u00eb kandidat\u00ebve. \u201cZonja A.M., pedagoge e brendshme, nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e hartimit t\u00eb pyetjeve t\u00eb provimit, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e komisionit t\u00eb vler\u00ebsimit. Tezat e provimit t\u00eb pranimit n\u00eb Shkoll\u00eb formohen n\u00eb sall\u00ebn ku provimi mbahet\u201d tha Magjistratura.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb rregulloren e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, p\u00ebrcaktohet se nuk lejohet t\u00eb kandidojn\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb stafit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs n\u00eb provimin e pranimit fillestar p\u00ebr magjistrat\u00eb. Fiksi e pyeti Magjistratur\u00ebn n\u00ebse z. A.M. ishte n\u00eb list\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr magjistrat\u00eb n\u00eb vitin 2021-2022. \u201cP\u00ebrsa i p\u00ebrket thelbit t\u00eb interesimit tuaj rreth aplikantit A. M, ju b\u00ebjm\u00eb me dije se zot\u00ebria n\u00eb fjal\u00eb ka aplikuar t\u00eb konkurroj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb vend n\u00eb vendet e hapura nga K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor p\u00ebr detyr\u00ebn e gjyqtarit. Komisioni i vler\u00ebsimit t\u00eb kandidaturave t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs e ka skualifikuar ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar person i lidhur me nj\u00eb pedagog t\u00eb brendsh\u00ebm, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk mund t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb provimin e pranimit\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Shkolla thot\u00eb se rregullorja nuk lejon konkurrimin p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb vend n\u00eb vakancat p\u00ebr gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb, k\u00ebshilltar\u00eb apo ndihm\u00ebs ligjor t\u00eb nj\u00eb kandidati kur ai ka lidhje t\u00eb af\u00ebrt familjare me nj\u00eb person t\u00eb personelit administrativ t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb saj, si dhe vet\u00eb personel administrativ t\u00eb Shkoll\u00ebs, kur ata punojn\u00eb n\u00eb Shkoll\u00eb apo jan\u00eb shk\u00ebputur prej saj p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb vit nga koha e nd\u00ebrprerjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201c<em>Q\u00ebndrimi i Komisionit \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur dhe pranuar nga vendimi i K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Shkoll\u00ebs n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 15 prill 2021 dhe, ka konfirmuar q\u00eb zot\u00ebria n\u00eb fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb konfirmuar t\u00eb kandidat\u00ebve. Shkolla e Magjistratur\u00ebs ka \u00e7muar qenien e konfliktit t\u00eb interesit, duke vijuar me skualifikimin e aplikanti<\/em>t\u201d thuhej n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>Por, si u b\u00eb m\u00eb pas kandidat?!<\/strong><\/p>\n<p>Fiksi ka m\u00ebsuar se dy vite m\u00eb von\u00eb, A.M. ka fituar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr magjistrat\u00eb n\u00eb vitin akademik 2023-2024. Emri i tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb listat e vet\u00eb Shkoll\u00ebs dhe aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin e dyt\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe n\u00ebna e tij vijon te jet\u00eb pedagoge e brendshme e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs!<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"Skandal te Magjistratura, djali i pedagoges kapet duke \u201ckopjuar\u201d! - Fiks Fare\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/_rDte5K__Uw\" width=\"1310\" height=\"737\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cFiks Fare\u201d vijoi t\u00eb denoncoj\u00eb skandalet te Shkolla e Magjistratur\u00ebs, e cila p\u00ebrgatit gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e ardhsh\u00ebm. Djali i nj\u00eb pedagoge t\u00eb brendshme t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, i pranuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb nga kjo shkoll\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb past\u00ebr t\u00eb interesit, dyshohet se ka kopjuar n\u00eb provimin e dat\u00ebs 30 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":108626,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-108625","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108625","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108625"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108625\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":108627,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108625\/revisions\/108627"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108626"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108625"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}