{"id":108908,"date":"2025-04-01T09:51:14","date_gmt":"2025-04-01T09:51:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=108908"},"modified":"2025-04-01T09:51:14","modified_gmt":"2025-04-01T09:51:14","slug":"genjeshtra-elektorale-e-rames-per-pasaporten-evropiane-nga-tullumbace-po-behet-balone-fluturuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/01\/genjeshtra-elektorale-e-rames-per-pasaporten-evropiane-nga-tullumbace-po-behet-balone-fluturuese\/","title":{"rendered":"G\u00ebnjeshtra elektorale e Ram\u00ebs p\u00ebr pasaport\u00ebn evropiane nga tullumbace po b\u00ebhet balon\u00eb fluturuese"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Kur fillova t\u00eb mendoja t\u00eb shkruaja nj\u00eb lib\u00ebr mbi nevoj\u00ebn urgjente t\u00eb rikthimit t\u00eb vlerave pro konservatore n\u00eb Shqip\u00ebri, problemin e shtrova n\u00eb tre rrafshe: n\u00eb reafshin organik, d.m.th kjo l\u00ebvizje pro vlerave q\u00eb l\u00ebvizja Maga n\u00eb Amerik\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb promovoj\u00eb brenda vendit t\u00eb vet, por edhe n\u00eb Evrop\u00eb, sic u pa n\u00eb fjalimin epokal dhe brilant t\u00eb J.D. Vance n\u00eb Munih, a jan\u00eb apo jo t\u00eb brendshme, t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe t\u00eb asimilueshme me vlerat dhe identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar n\u00eb shekuj. M\u00eb rezultoi se konservatorizmi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsin\u00eb e parimeve t\u00eb veta, s\u00eb bashku me par\u00ebsin\u00eb e familjes dhe zotit n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb shoq\u00ebrore, jan\u00eb element\u00eb organik\u00eb dhe t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb dallim rr\u00ebnj\u00ebsor me vlerat liberale t\u00eb promovuar nga agjenda sorosiane dhe wokizmi. S\u00eb dyti, n\u00eb rrafshin e brendsh\u00ebm politiko- social, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb se eksperimentin m\u00eb t\u00eb keq e m\u00eb t\u00eb neveritsh\u00ebm, kjo agjend\u00eb marksiste e ka kryer n\u00eb Shqip\u00ebri, me t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt, duke filluar nga p\u00ebrdorimi i drejt\u00ebsis\u00eb si arm\u00eb politike, nga sulmimi dhe asgj\u00ebsimi i padrejt\u00eb i opozit\u00ebs, rr\u00ebnimi i demokracis\u00eb dhe sidomos rr\u00ebnimi i zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb kot Trump sapo nxori nj\u00eb dekret p\u00ebr t\u00eb parandaluar manipulimet zgjedhore, si pjes\u00eb vitale e strategjis\u00eb sorosiane. E nj\u00ebjta gj\u00eb po ndodh edhe sot n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe ende opozita \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjen e saj t\u00eb mundimshme t\u00eb gjej\u00eb antidotet e duhur te zgjidhjes s\u00eb problemit. Dhe kjo luft\u00eb k\u00ebsaj radhe duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e eg\u00ebr n\u00eb demaskim, m\u00eb e ashp\u00ebr n\u00eb konfirmimin e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, se n\u00eb vendin ton\u00eb nuk b\u00ebhen dot zgjedhje, p\u00ebr shkak t\u00eb regjimit dhe nd\u00ebrhyrjes s\u00eb tij t\u00eb shumanshme. Vet\u00ebm se nj\u00eb luft\u00eb e till\u00eb, e shnd\u00ebrruar tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb dhe betej\u00eb konservatore, merr m\u00eb shum\u00eb fuqi gjeopolitike dhe i jep mund\u00ebsi opozit\u00ebs t\u00eb gjej\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs e mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb saj edhe n\u00eb Evrop\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, i bashkohemi rrafshit te tret\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjes s\u00eb opozit\u00ebs, vendosjes s\u00eb vlerave t\u00eb patriotizmit kund\u00ebr vlera globaliste. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb element thelb\u00ebsor i agjend\u00ebs sorosiane, q\u00eb Edi Rama, si veg\u00ebl servile e mburravece, e p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb krijuar imazhin e liderit global, q\u00eb merret me zgjidhjen e problemeve t\u00eb Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs. Jo m\u00eb kot, at\u00eb e kemi par\u00eb t\u00eb flas\u00eb e t\u00eb p\u00ebrflas\u00eb n\u00eb forume t\u00eb nivelit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr gjera q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje as me t\u00eb, as me formimin e tij e sidomos as me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, e gjitha kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e propagand\u00ebs, s\u00eb asaj Evrope sorosiane q\u00eb l\u00ebvizja konservatore e patriot\u00ebve, ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe Evropa tjet\u00ebr e vlerave kund\u00ebr &#8211; globaliste, po lufton \u00e7do dit\u00eb edhe m\u00eb me forc\u00eb. Kjo luft\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrafshit jo komb\u00ebtar, gjeopolitike dhe n\u00eb nivele t\u00eb organizmave evropian\u00eb, ndaj m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Por pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pik\u00ebrisht pse Rama dhe regjimi i tij, si narrativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet, ka zgjedhur &#8220;pasaport\u00ebn evropiane&#8221;, pra ka zgjedhur t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb kart\u00ebn e liderit global t\u00eb agjend\u00ebs dhe sistemit t\u00eb burokracis\u00eb evropiane q\u00eb mb\u00ebshtet Sorosi, edhe l\u00ebvizja jon\u00eb pro vlerave konservatore, duhet ti p\u00ebrgjigjet me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrmas\u00eb dhe nivel p\u00ebrfaq\u00ebsimi. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb primare e opozit\u00ebs, q\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb karte t\u00eb till\u00eb kaq &#8221; globaliste&#8221; ta kthej\u00eb n\u00eb element konfirmimi kudo n\u00eb Evrop\u00eb dhe me miqt\u00eb tan\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, se si nj\u00eb regjim lokal arrin t\u00eb gjej\u00eb p\u00ebrkrahje dhe avantazhe nga nj\u00eb politik\u00eb globale, n\u00ebp\u00ebrmjet\u00a0 fijeve dhe lobimit sorosian. Jo m\u00eb kot Meloni, nj\u00eb z\u00eb shum\u00eb i fort\u00eb trumpian n\u00eb Evrop\u00eb, e mb\u00ebshteti fjalimin dhe bot\u00ebkuptimin konservator t\u00eb Vance p\u00ebr Evrop\u00ebn e sotme, s\u00eb cil\u00ebs i ka humbur busulla e vlerave komb\u00ebtare, n\u00eb kurriz t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb vlerave globale. Nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb favorshme, duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb edhe opozita n\u00eb rrafsh evropian. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur nga shum\u00eb dalje e p\u00ebrfolje n\u00eb media, se m\u00ebnyra e vetme q\u00eb regjimi Rama ka gjetur p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet, \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb Evrop\u00ebs dhe t\u00eb propagandoj\u00eb p\u00ebrfitimet q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb ket\u00eb nga hyrja n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Tullumbacja e g\u00ebnjeshtr\u00ebs po b\u00ebhet ballon\u00eb fluturuese n\u00eb \u00e7do qytet e miting ku ai po shkon. Vet\u00ebm se p\u00ebrgjigja q\u00eb opozita po i jep k\u00ebsaj loje manipuluese nuk po m\u00eb duket e fort\u00eb, demaskuese dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Me miqt\u00eb e lobist\u00ebt burokrat\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb kudo n\u00eb institucionet e BE, q\u00eb p\u00ebrkrahin agjend\u00ebn globaliste sorosiane, ai mund ta shtyj\u00eb sa t\u00eb doj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrrall\u00eb me g\u00ebnjeshtra t\u00eb \u00ebmbla p\u00ebr shqiptar\u00ebt. P\u00ebrkundrazi, opozita, duke e konsideruar denoncimin e k\u00ebtij manipulimi,\u00a0 n\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb vlerave pro konservatore, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave komb\u00ebtare e\u00a0 patriotike t\u00eb vendit t\u00eb vet kundra nj\u00eb regjimi, duhet t\u00eb dij\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb gjej\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs dhe mbrojt\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj kauze n\u00eb Evrop\u00ebn tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb vlerave t\u00eb demokracis\u00eb\u00a0 dhe patriotizmit, por t\u00eb kthehet k\u00ebshtu n\u00eb vet\u00eb z\u00ebrin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm konservator n\u00eb rajon, kund\u00ebr eksperimentit m\u00eb t\u00eb neveritsh\u00ebm t\u00eb agjend\u00ebs sorosiane n\u00eb Evrop\u00eb, q\u00eb regjimi Rama po vazhdon t\u00eb ndjek\u00eb pa pushim deri n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>M\u00eb shqet\u00ebson seriozisht p\u00ebrmasa q\u00eb po merr kjo ballon\u00eb\u00a0 me premtime boshe, po q\u00eb serviren si lajme t\u00eb bujshme premtimesh, q\u00eb do ndryshojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe q\u00eb vet\u00ebm PS mund ti sjell\u00eb. Duhet luftuar n\u00eb nivel evropian, q\u00eb ta bllokojm\u00eb dhe denoncojn\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb k\u00ebt\u00eb herezi demagogjike, me nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb prer\u00eb, t\u00eb ardhur nga institucionet m\u00eb me z\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs: ne nuk mb\u00ebshtesim\u00a0 regjimin, por aspirat\u00ebn evropiane t\u00eb popullit shqiptar. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb lufta urgjente e opozit\u00ebs n\u00eb nivel jasht\u00eb- komb\u00ebtar. Por kjo duhet t\u00eb jet\u00eb edhe lufta e p\u00ebrditshme e\u00a0 saj kudo brenda vendit. Nuk po shoh q\u00eb narrativa e debateve dhe diskutimeve t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrqendruar fort dhe logjiksh\u00ebm ne shfryrjen e k\u00ebsaj g\u00ebnjeshtre sa trashamane, aq edhe josh\u00ebse. Jo m\u00eb kot thash\u00eb q\u00eb tullumbacja \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb ballon\u00eb, sepse dhe lufta e opozit\u00ebs nuk ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn dhe mjetet e duhura. Duhet luftuar p\u00ebrdit\u00eb\u00a0 edhe n\u00eb terren, p\u00ebrndryshe zullumi i propagand\u00ebs do rritet aq shum\u00eb sa nuk do t\u00eb mundemi dot ta k\u00ebpusim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Kur fillova t\u00eb mendoja t\u00eb shkruaja nj\u00eb lib\u00ebr mbi nevoj\u00ebn urgjente t\u00eb rikthimit t\u00eb vlerave pro konservatore n\u00eb Shqip\u00ebri, problemin e shtrova n\u00eb tre rrafshe: n\u00eb reafshin organik, d.m.th kjo l\u00ebvizje pro vlerave q\u00eb l\u00ebvizja Maga n\u00eb Amerik\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb promovoj\u00eb brenda vendit t\u00eb vet, por edhe n\u00eb Evrop\u00eb, sic u pa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":108909,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-108908","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108908"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108908\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":108910,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108908\/revisions\/108910"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108909"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}