{"id":109328,"date":"2025-04-04T08:46:22","date_gmt":"2025-04-04T08:46:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=109328"},"modified":"2025-04-04T08:46:22","modified_gmt":"2025-04-04T08:46:22","slug":"berisha-rama-i-ka-trajtuar-ne-menyre-cnjerezore-pensionistet-ne-12-vite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/04\/berisha-rama-i-ka-trajtuar-ne-menyre-cnjerezore-pensionistet-ne-12-vite\/","title":{"rendered":"Berisha: Rama i ka trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7njer\u00ebzore pensionist\u00ebt n\u00eb 12 vite!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, gjat\u00eb nj\u00eb takimi me pensionist\u00ebt, theksoi se trajtimi i pensionist\u00ebve nga ana e qeveris\u00eb Rama ka qen\u00eb &#8220;\u00e7njer\u00ebzor&#8221; gjat\u00eb 12 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ai theksoi se shumica e pensionist\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha ekonomike, duke p\u00ebrmendur se shum\u00eb prej tyre jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb ndihm\u00ebn e familjar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Berisha kritikon ashp\u00ebr qeverin\u00eb p\u00ebr mos rritjen e pensioneve n\u00eb p\u00ebrputhje me rritjen e \u00e7mimeve dhe shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, shpreh nderimin tim m\u00eb t\u00eb madh dhe p\u00ebruljen time p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kontributin q\u00eb ju keni dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr familjet tuaja, p\u00ebr veten tuaj, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Shpreh gjithashtu keqardhjen time t\u00eb thell\u00eb, por edhe dhimbjen p\u00ebr faktin q\u00eb ju, qindra mij\u00ebra gra e burra, q\u00eb shkrit\u00eb energjit\u00eb tuaja, mendjen tuaj, talentet tuaja, aft\u00ebsit\u00eb tuaja p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebtij vendi, sot ndodheni n\u00eb nj\u00eb gjendje pakrahasimisht m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb rrafshin ekonomik, sesa bashk\u00ebmoshatar\u00ebt tuaj n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sot, mbi 780 mij\u00eb pensionist\u00eb p\u00ebrballen, p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre q\u00eb kan\u00eb pensione maksimale, t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi serioze p\u00ebr ushqimin e muajit, e dit\u00ebs, p\u00ebr ila\u00e7et q\u00eb r\u00ebndom duhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb dhe p\u00ebr kujdeset e tjera t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Jetoni, t\u00eb shumtit nga ju, nga ato ndihma q\u00eb u d\u00ebrgojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tuaj, familjar\u00ebt tuaj, sepse pensionet jan\u00eb absolutisht pensione t\u00eb padenja dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, duhet t\u2019u them se q\u00ebndrimi ndaj jush \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim ndaj dinjitetit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Njeriu duhet t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb dinjitet, por njeriun q\u00eb e d\u00ebnon me varf\u00ebri, ti ia dhunon edhe dinjitetin.<\/p>\n<p>Pse them e d\u00ebnon? Sepse ju n\u00eb 12 vite jeni d\u00ebshmitar\u00eb, e keni provuar me jetes\u00ebn tuaj t\u00eb p\u00ebrditshme se pensionet tuaja jan\u00eb rritur shum\u00eb m\u00eb pak se sa \u00e7mimet.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se \u00e7mimet n\u00eb dyqane jan\u00eb dyfishuar, ndonj\u00ebher\u00eb edhe mbidyfishuar, dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr \u00e7mimet baz\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se ila\u00e7et e rimbursimit jan\u00eb pak\u00ebsuar dhe p\u00ebr fatin e keq edhe ato q\u00eb blini jan\u00eb jasht\u00eb standardeve, sepse k\u00ebta e anuluan ligjin p\u00ebr interesa t\u00eb mafies, ligji q\u00eb garantonte standarde t\u00eb BE.<\/p>\n<p>Pra, ju sot jeni shtresa m\u00eb e injoruar dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb pamerituar.<\/p>\n<p>Nuk ka diskutim q\u00eb pensionet bazohen n\u00eb fondin e pensioneve.<\/p>\n<p>Por kur b\u00ebjm\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr tranzicion real, at\u00ebher\u00eb ne tranzicionin duhet ta pranojm\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fushat.<\/p>\n<p>Edhe fondi i pensioneve \u00ebsht\u00eb n\u00eb tranzicion.<\/p>\n<p>Por vijm\u00eb sot. Q\u00ebndrimet 12 vite t\u00eb k\u00ebsaj qeverie kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb s\u00eb paku t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme.<\/p>\n<p>Kan\u00eb qen\u00eb edhe t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb aspekti sepse \u00e7do qeveri n\u00eb janar, kur b\u00ebn buxhetin e shtetit, ajo qeveri ndan kaq p\u00ebr rrogat, kaq p\u00ebr pensionet, kaq do ndaj p\u00ebr shkollat, p\u00ebr kopshtet, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse ju iu zhduku nga z\u00ebri. Jo rrogat. Rrogat e larta i trefishoi. Tani dini nj\u00eb gj\u00eb ju, sot Shqip\u00ebria q\u00eb thon\u00eb k\u00ebta, p\u00ebr rrog\u00eblartit ka rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Diferenc\u00ebn midis rrog\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, rrog\u00ebs mesatare dhe pensionit mesatar e ka m\u00eb t\u00eb madhen n\u00eb rajon, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb \u00e7njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Sepse ti mund t\u00eb jesh Presidenti i Republik\u00ebs, por edhe ajo q\u00eb shtyp, edhe ajo q\u00eb pastron, edhe ajo ka f\u00ebmij\u00eb. Edhe ata shpenzojn\u00eb dhe konsumojn\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj gjithmon\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb p\u00ebrllogaritje q\u00eb kjo diferenc\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb e madhe se 4-5 her\u00eb. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb 10-12 her\u00eb. Dhe k\u00ebta e b\u00ebn\u00eb. Ne e kishim 4-5 her\u00eb.<\/p>\n<p>Doli n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb evidente se Edi Rama, mos ia p\u00ebrmendim as emrin, thot\u00eb se nuk na lejon fondi i pensioneve p\u00ebr t\u00eb rritur pensionet. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se ne rrisim pensionet nga buxheti, ne p\u00ebsojm\u00eb katastrof\u00eb. Nuk ka mashtrim m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb vende q\u00eb kan\u00eb dekada e dekada disiplin\u00eb n\u00eb menaxhimin e fondit t\u00eb pensioneve, n\u00eb kontributet shoq\u00ebrore dhe p\u00ebrdorimin e fondit p\u00ebr shtimin e tij me investime, \u00ebsht\u00eb fondi q\u00eb i p\u00ebrballon. Por ky vend nuk jemi ne. Nuk jan\u00eb as vendet e rajonit. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebhet? Shtohet nga buxheti.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebm\u00eb ne n\u00eb vitin 2005-2013. Ne e gjet\u00ebm pensionin minimal 36 euro dhe e rrit\u00ebm n\u00eb 82 euro.<\/p>\n<p>Gjet\u00ebm pensionin mesatar 110 euro dhe e rrit\u00ebm n\u00eb 143 euro.<\/p>\n<p>Kosova para dy muajsh deklaroi se do i rris me 20 p\u00ebrqind pensionet dhe mori 100 milion\u00eb euro nga buxheti dhe i vendosi n\u00eb fondin e pensionet.<\/p>\n<p>Tani ky mashtrues q\u00eb e ka p\u00ebr moral mashtrimin, b\u00ebn mbledhje, merr disa pensionist\u00eb, merr n\u00eb krahun tjet\u00ebr disa biznesmen\u00eb dhe u thot\u00eb ju e keni fajin se mbani pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb zi pa sigurime shoq\u00ebrore, ndaj dhe k\u00ebta nuk marrin pensionet.<\/p>\n<p>Po a e dini ju se kush mban m\u00eb shum\u00eb n\u00eb zi pa sigurime shoq\u00ebrore? Administrata e Edi Rama.<\/p>\n<p>Jan\u00eb me qindra milion\u00eb euro deficit n\u00eb fondin ju sepse Edi Rama nuk u paguan sigurimet shoq\u00ebrore punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb paguaj\u00eb shteti vet\u00eb. Kur shteti nuk paguan sigurimet shoq\u00ebrore, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb nuk ka asnj\u00eb norm\u00eb morale.<\/p>\n<p>Kur ato sigurime shoq\u00ebrore jan\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb lar\u00eb me djers\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe ky q\u00eb punon n\u00eb administrat\u00eb, shteti nuk i jep lek\u00ebt, sepse nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi punonj\u00ebsi k\u00ebtu, po k\u00ebta mbajn\u00eb shumic\u00ebn e administrat\u00ebs n\u00eb t\u00eb zi pa sigurime shoq\u00ebrore&#8221;, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, gjat\u00eb nj\u00eb takimi me pensionist\u00ebt, theksoi se trajtimi i pensionist\u00ebve nga ana e qeveris\u00eb Rama ka qen\u00eb &#8220;\u00e7njer\u00ebzor&#8221; gjat\u00eb 12 viteve t\u00eb fundit. Ai theksoi se shumica e pensionist\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha ekonomike, duke p\u00ebrmendur se shum\u00eb prej tyre jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":109329,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-109328","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109328"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109328\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":109330,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109328\/revisions\/109330"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109329"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}