{"id":109602,"date":"2025-04-05T21:37:32","date_gmt":"2025-04-05T21:37:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=109602"},"modified":"2025-04-05T21:37:32","modified_gmt":"2025-04-05T21:37:32","slug":"shifra-rekord-e-borxhit-te-oshee-arrin-ne-500-milione-euro-institucioni-thote-se-nuk-mund-ta-paguaje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/05\/shifra-rekord-e-borxhit-te-oshee-arrin-ne-500-milione-euro-institucioni-thote-se-nuk-mund-ta-paguaje\/","title":{"rendered":"Shifra rekord e borxhit t\u00eb OSHEE arrin n\u00eb 500 milion\u00eb euro, institucioni thot\u00eb se nuk mund ta paguaj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"selectionShareable\"><strong>Klodian Tomorri<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Kur lajm\u00ebroi uljen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb me 10 p\u00ebr qind p\u00ebr familjet me konsum n\u00ebn 700 kilovat n\u00eb muaj, Edi Rama e cil\u00ebsoi vendimin nj\u00eb ngjarje historike, q\u00eb u b\u00eb e mundur fal\u00eb suksesit t\u00eb madh t\u00eb reform\u00ebs energjetike.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em>\u201cNj\u00eb arritje nga m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebset e qeverisjes son\u00eb, uljen e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtyre 35 viteve t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Mbi 1 mln konsumator\u00eb abonent\u00eb do paguajn\u00eb nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb ulur t\u00eb saj fal\u00eb nj\u00eb suksesi kuptimplot\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb nga humnera n\u00eb maj\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb 2030,\u201d<\/em>\u00a0tha shefi i qeveris\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Z\u00ebvend\u00ebsja e tij, Belinda Balluku ishte edhe m\u00eb specifike, teksa renditi treguesit e p\u00ebrmir\u00ebsuar t\u00eb sektorit energjetik.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em>\u201cJa kemi dal\u00eb sepse kemi ulur humbjet, 17.93% krahasuar me 46% q\u00eb ka qen\u00eb ne 2012. Element tjet\u00ebr, norma e ark\u00ebtimit ka ardhur n\u00eb rritje. N\u00eb 2013 ishte 65% e energjis\u00eb s\u00eb shitur, jo asaj t\u00eb prodhuar. 45 shkonte n\u00eb humbje,\u201d<\/em>\u00a0tha ministrja e Energjis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Por suksesi energjetik i trumbetuar nga qeveria \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb realitet virtual, q\u00eb ekziston vet\u00ebm n\u00eb kok\u00ebn e kryeministrit dhe z\u00ebvend\u00ebses s\u00eb tij. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se sektori \u00ebsht\u00eb i zhytur n\u00eb nj\u00eb mal borxhesh dhe OSHEE ka shpallur pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i shlyer ato. N\u00eb bot\u00ebn reale ky quhet faliment.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Gjysm\u00eb miliard\u00eb euro borxh<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">P\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb r\u00ebnduar financiare dhe malit t\u00eb madh t\u00eb borxheve q\u00eb kishin kompanit\u00eb publike t\u00eb energjis\u00eb, n\u00eb vitin 2018, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare u detyrua me bekimin e qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb merrte nj\u00eb kredi t\u00eb madhe prej 220 milion\u00eb eurosh nga BERZH. Por, KESH nuk kishte mjaftuesh\u00ebm t\u00eb ardhura p\u00ebr ta shlyer borxhin, n\u00ebse ajo nuk rekuperonte borxhet e m\u00ebdha q\u00eb OSHEE kishte ndaj saj.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, OSHEE i detyrohej KESH-it vler\u00ebn prej 51,4 miliard\u00eb lek\u00ebsh ose mbi gjysm\u00eb miliard\u00eb euro me kursin aktual. Me kushtin e BERZH, qeveria i detyroi dy kompanit\u00eb publike q\u00eb t\u00eb lidhnin marr\u00ebveshje p\u00ebr shlyerjen e detyrimit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Marr\u00ebveshja p\u00ebrmbante nj\u00eb aneks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me skedulin e k\u00ebsteve, sipas t\u00eb cilit OSHEE do t\u00eb paguante rreth 17 milion\u00eb euro n\u00eb vit tek KESH p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve, ve\u00e7 pagesave korrente p\u00ebr furnizimin me energji.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/04\/03\/bie-maksa-e-suksesit-energjetik-oshe-shpall-pamundesine-per-te-paguar-gjysme-miliarde-euro-borxhe-ndaj-kesh\/aneksi\/\" rel=\"attachment wp-att-733586 noopener\" target=\"_blank\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-733586\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/aneksi-.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 664px) 100vw, 664px\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/aneksi-.jpg 664w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/aneksi--300x296.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/aneksi--80x80.jpg 80w\" alt=\"\" width=\"664\" height=\"656\" \/><\/a><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Skeduli i dakord\u00ebsuar i shlyerjes se borxhit mes OSHEE dhe KESH<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Por OSHEE falimentoi q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb b\u00ebra publike nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, n\u00eb vitin 2018 OSHEE pagoi vet\u00ebm 5 milion\u00eb euro nga 17 q\u00eb duhet t\u00eb paguante. N\u00eb vitin e dyt\u00eb pagoi pagoi vet\u00ebm 9.7 milion\u00eb euro nga 17 milion\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin e tret\u00eb pagoi 7.6 milion\u00eb nga 17 milion\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Pra p\u00ebr tre vjet s\u00eb bashku nga 2018-a deri n\u00eb 2020-\u00ebn, OSHEE i pagoi KESH vet\u00ebm 22 milion\u00eb euro nga 50 milion\u00eb euro q\u00eb duhet t\u00eb paguante. P\u00ebrball\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr shkak se OSHEE nuk paguante, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2021 marr\u00ebveshja e borxheve u amendua s\u00ebrish.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em>\u201cPor amendimi ra dhe m\u00eb shpejt se marr\u00ebveshja baz\u00eb. \u201cP\u00ebr periudh\u00ebn 2021-2024 detyrimi q\u00eb OSHEE duhet t\u2019i shlyente KESH-it ishte 90 milion\u00eb euro, por u shlyen vet\u00ebm 20 milion\u00eb euro duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb papaguara 70 milion\u00eb euro,\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb KLSH.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Me pak fjal\u00eb, OSHEE ka shpallur zyrtarisht pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyer borxhin q\u00eb ka ndaj KESH. Aktualisht ky borxh ka arritur n\u00eb 620 milion\u00eb euro sipas KLSH, pasi gjat\u00eb periudh\u00ebs 2018-2024 mes kompanive jan\u00eb krijuar detyrime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Qytetar\u00ebt po e paguajn\u00eb uljen dyfish n\u00eb krahun tjet\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Borxhet nuk jan\u00eb thjesht shifra q\u00eb shkruhen dhe q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb copa letrash. Ato kan\u00eb pasoja financiare, pasi n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, paguhen. Dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb po e paguajn\u00eb karamelen elektorale t\u00eb uljes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb, dyfish n\u00eb krahun tjet\u00ebr. P\u00ebrmes ark\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb shteti.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em>\u201cV\u00ebshtir\u00ebsia financiare dhe mungesa e theksuar e likuiditeteve ka detyruar KESH t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb dhe Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb mb\u00ebshtetje buxhetore me q\u00ebllim p\u00ebrmbushjen e detyrimit p\u00ebr sh\u00ebrbimin publik t\u00eb ngarkuar, mb\u00ebshtetje e alokuar p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb nga Ministria e Financave n\u00ebp\u00ebrmjet Huas\u00eb Buxhetore n\u00eb vler\u00ebn totale 68 milion\u00eb euro, n\u00eb vitin 2022,\u201d<\/em>\u00a0v\u00ebren KLSH.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Por kredia 68 milion\u00eb euro e ark\u00ebtuar nga buxheti nuk \u00ebsht\u00eb kostoja e vetme, q\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb paguar. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, qeveria injektoi edhe 20 milion\u00eb euro t\u00eb tjera nga buxheti si shtes\u00eb kapitali p\u00ebr KEH p\u00ebr ta shp\u00ebtuar kompanin\u00eb nga falimentimi. Mbi k\u00ebto duhet shtuar edhe kostoja e kapitalit, t\u00eb cil\u00ebn e llogarit m\u00eb s\u00eb miri KLSH.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><em>\u201cSigurimi i fondeve shtes\u00eb n\u00eb Buxhetin e Shtetit \u00ebsht\u00eb realizuar duke rritur borxhin e brendsh\u00ebm dhe, duke ju referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, kosto mesatare e borxhit t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr vitet 2022-2024, nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb posht\u00eb se 4 %. Kosto financiare e likuiditeteve q\u00eb OSHEE i detyrohej KESH-it p\u00ebr t\u00eb paguar, por q\u00eb u plot\u00ebsua nga Buxheti i Shtetit n\u00ebp\u00ebrmjet instrumenteve t\u00eb borxhit t\u00eb brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 6.3 milion\u00eb euro. Mosveprimet nga OSHEE p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve ndaj KESH-it p\u00ebr periudh\u00ebn 2022- 2024, kan\u00eb sjell\u00eb shpenzime pa eficenc\u00eb nga Buxheti i Shtetit, n\u00eb vler\u00ebn 6.3 milion\u00eb euro,\u201d<\/em>\u00a0sakt\u00ebson KLSH.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/04\/03\/bie-maksa-e-suksesit-energjetik-oshe-shpall-pamundesine-per-te-paguar-gjysme-miliarde-euro-borxhe-ndaj-kesh\/realiteti\/\" rel=\"attachment wp-att-733587 noopener\" target=\"_blank\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-733587\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/realiteti.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 704px) 100vw, 704px\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/realiteti.jpg 704w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/realiteti-256x300.jpg 256w\" alt=\"\" width=\"704\" height=\"824\" \/><\/a><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Me pak fjal\u00eb, ulja e shum\u00ebtrumbetuar e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr familjet shqiptare, kishte nj\u00eb efekt prej 31 milion\u00eb eurosh n\u00eb vit. Por vet\u00ebm n\u00eb vitin 2022, KESH h\u00ebngri gati 100 milion\u00eb euro nga parat\u00eb e taksave t\u00eb qytetar\u00ebve. Pra, n\u00eb nj\u00eb vit t\u00eb vet\u00ebm qytetar\u00ebt paguan uljen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr 3 vite.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebto shifra nuk e tregojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb realitetin falimentar t\u00eb sektorit energjetik, pasi ve\u00e7 parave q\u00eb kan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb nga buxheti, kompanit\u00eb publike t\u00eb energjis\u00eb kan\u00eb rritur edhe m\u00eb tej borxhet e tyre, q\u00eb do t\u00eb paguhen s\u00ebrish nga qytetar\u00ebt n\u00eb t\u00eb ardhmen, ose p\u00ebrmes buxhetit ose p\u00ebrmes investimeve t\u00eb munguara n\u00eb rrjetin energjetik apo \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Filozofia e fukaras\u00eb<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Populli shqiptar ka nj\u00eb th\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb men\u00e7ur. \u201cKur vete borxha 1 mij\u00eb, fukaraja ja shtron me mish dhe oriz.\u201d<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb qeveria me sektorin energjetik. Borxha ka vajtur 1 mij\u00eb e kacafiu. Qeveria p\u00ebrve\u00e7 orizit ka shtuar dhe haviar.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Por kjo \u00ebsht\u00eb fuqia e propagand\u00ebs. Vet\u00ebm ajo e ka forc\u00ebn q\u00eb ta shnd\u00ebrroj\u00eb d\u00ebshtimin falimentar n\u00eb nj\u00eb sukses historik dhe arritje dometh\u00ebn\u00ebse. E megjithat\u00eb realiteti \u00ebsht\u00eb aty.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Sektori energjetik i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb i marr\u00eb fund nga malet e m\u00ebdha t\u00eb borxheve q\u00eb v\u00ebrtiten n\u00ebp\u00ebr d\u00ebfter\u00ebt e shtetit dhe q\u00eb qeveria b\u00ebn sikur nuk i sheh. Por s\u00ebrish. Borxhet nuk jan\u00eb thjesht numra n\u00ebp\u00ebr d\u00ebfter\u00eb. Ato paguhen. Thjesht pak m\u00eb fshehtas se sa pagesat direkte t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klodian Tomorri Kur lajm\u00ebroi uljen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb me 10 p\u00ebr qind p\u00ebr familjet me konsum n\u00ebn 700 kilovat n\u00eb muaj, Edi Rama e cil\u00ebsoi vendimin nj\u00eb ngjarje historike, q\u00eb u b\u00eb e mundur fal\u00eb suksesit t\u00eb madh t\u00eb reform\u00ebs energjetike. \u201cNj\u00eb arritje nga m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebset e qeverisjes son\u00eb, uljen e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":109603,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-109602","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109602","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109602"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109602\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":109604,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109602\/revisions\/109604"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109603"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}