{"id":109605,"date":"2025-04-06T21:00:09","date_gmt":"2025-04-06T21:00:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=109605"},"modified":"2025-04-06T21:00:09","modified_gmt":"2025-04-06T21:00:09","slug":"berisha-nga-elbasani-shqiptaret-do-paguajne-3-here-me-pak-faturen-e-energjise-taksat-e-ndertimit-do-jene-8-10-here-me-te-ulta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/06\/berisha-nga-elbasani-shqiptaret-do-paguajne-3-here-me-pak-faturen-e-energjise-taksat-e-ndertimit-do-jene-8-10-here-me-te-ulta\/","title":{"rendered":"Berisha nga Elbasani: Shqiptar\u00ebt do paguajn\u00eb 3 her\u00eb m\u00eb pak fatur\u00ebn e energjis\u00eb, taksat e nd\u00ebrtimit do jen\u00eb 8-10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ulta"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Elbasanit, t\u00eb nderuar demokrate e demokrat\u00eb, t\u00eb nderuar kandidat\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb qytetit t\u00eb Elbasanit n\u00eb parlamentin shqiptar, p\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, nderimin tim m\u00eb t\u00eb madh, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje t\u00eb zjarrt\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb entuziaz\u00ebm t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, energji e v\u00ebrtet\u00eb e fitores son\u00eb t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Tre jav\u00eb m\u00eb par\u00eb un\u00eb isha n\u00eb qytetin e bekuar t\u00eb Elbasanit p\u00ebr t\u00eb festuar bashk\u00eb me ju fest\u00ebn tuaj dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, Dit\u00ebn e Ver\u00ebs, dit\u00ebn e shpres\u00ebs, dit\u00ebn e nd\u00ebrrimeve t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Sot un\u00eb rikthehem s\u00ebrish n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazhin se k\u00ebt\u00eb vit Elbasani dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb dyt\u00eb vere dhe kjo do jet\u00eb 11 maji.<\/p>\n<p>11 maji do t\u00eb jet\u00eb dita e p\u00ebrfundimit t\u00eb dimrit m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb 12-vje\u00e7ar q\u00eb p\u00ebrjetuan shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>11 maji do jet\u00eb dita e pranver\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>11 maji do jet\u00eb dita kur rrezet e diellit do shk\u00eblqejn\u00eb n\u00eb Elbasan dhe n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Elbasanin madh\u00ebshtor dhe Shqip\u00ebrin\u00eb madh\u00ebshtore t\u00eb 4 viteve q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Elbasani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i mrekulluesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Elbasani historikisht ka qen\u00eb qytet i gjall\u00ebris\u00eb, i kultur\u00ebs, i vlerave, i dijes, i prodhimit.<\/p>\n<p>Pra ka qen\u00eb nj\u00eb qytet me trash\u00ebgimi tejet t\u00eb \u00e7muar.<\/p>\n<p>N\u00eb 12 vitet e Edi Ram\u00ebs, Elbasani u shkretua m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb \u00e7do pushtim, m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb \u00e7do luft\u00eb.<\/p>\n<p>Elbasani n\u00eb k\u00ebto 12 vite pa ato q\u00eb nuk i kishte par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Pa bandit\u00ebt e qeveris\u00eb t\u00eb zvarrisin komisar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pa bandit\u00eb t\u00eb porosisin vrasjet e avoket\u00ebrve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pa hienat e krimit t\u00eb v\u00ebrsulen mbi vullnetin e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb grabitur votat.<\/p>\n<p>Pa gjykat\u00ebs q\u00eb porosisnin vrasjen e gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Elbasani i bekuar p\u00ebrjetoi shpopullimin m\u00eb t\u00eb madh, largimin e dhjet\u00ebra mij\u00ebra bijve dhe bijave t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar \u00ebndrr\u00ebn e tyre n\u00eb dherat e tjera dhe jo n\u00eb Shqip\u00ebri, jo n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, taksat tuaja, djersa juaj, mundi juaj, u vodh\u00ebn. Me k\u00ebto para, Edi Rama, ministrat e tij, zyrtar\u00ebt e tij, u shnd\u00ebrruan n\u00eb sheik\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por miqt\u00eb e mi, aq sa u pasuruan ata, aq shum\u00eb u varf\u00ebruan qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Aq thell\u00eb u zhyt\u00ebn n\u00eb mjerim, n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb skajshme pensionist\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Familjet shqiptare sot, mbi 40 p\u00ebrqind e tyre, nuk ushqejn\u00eb dot f\u00ebmij\u00ebt e tyre si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>18 p\u00ebrqind e tyre nuk u garantojn\u00eb dot dy vakte f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Me qindra e mij\u00ebra jan\u00eb familjet n\u00eb sofr\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve nuk mjaftonte ajo q\u00eb shtrohej dhe detyroheshin t\u2019u thoshin f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, merr rrug\u00ebt e dheut, gjej fatin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Sepse Edi Rama zgjodhi t\u00eb jetoj\u00eb vet\u00eb n\u00eb sarajet me themele dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb gjata se vila e diktatorit Enver Hoxha.<\/p>\n<p>Se Edi Rama zgjodhi me k\u00ebto para t\u00eb jetoj\u00eb vet\u00eb, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb oborr 4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se diktatori.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb gj\u00eb do u them k\u00ebto, diktatori ishte njeriu m\u00eb mizor, por at\u00eb oborr dhe at\u00eb vil\u00eb nuk e regjistroi n\u00eb emrin e tij.<\/p>\n<p>Kurse Edi Rama me 4 mij\u00eb euro kursime u b\u00eb me saraje dhe park 8 mij\u00eb metra katror\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto para, ai sh\u00ebtit me avion taksi 21 milion\u00eb euro n\u00eb dy vite.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto para, Lubi Balluku dhe Maznik Ndragheta u ul\u00ebn n\u00eb tavolina me 1 mij\u00eb euro bifteku.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto para, Edi Rama shkon n\u00eb ndeshje me 28 mij\u00eb euro bilet\u00ebn.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto para, Edi Rama zhytet n\u00eb luks gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb vetes dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Blen kopshtin e Edenit n\u00eb oborr sepse do t\u00eb \u00e7lodh\u00eb syt\u00eb me peshqit ekzotik\u00eb dhe bim\u00ebt ekzotike. Nuk e b\u00ebn asnj\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto para, Lubi Balluku lan makin\u00ebn e vet 10 mij\u00eb euro n\u00eb muaj, as n\u00eb Gines nuk do gjeni nj\u00eb rekord t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebta njer\u00ebz prej 12 vitesh, si shushunja i shkretojn\u00eb, i varf\u00ebrojn\u00eb, i mjerojn\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Elbasani \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00ebr\u00ebs prej vjedhjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shekullit.<\/p>\n<p>Ja ku \u00ebsht\u00eb llamarina q\u00eb solli Edi Rama me ministrat e tij.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb funksioni, nuk ka prodhuar asnj\u00eb kilovat or\u00eb q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb instaluar.<\/p>\n<p>Sot mali i plehrave \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se kurr\u00eb sepse parat\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb llogarit\u00eb e Edi Ram\u00ebs, Gjiknurit dhe ministrave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kjo ishte vjedhja m\u00eb e madhe sepse n\u00eb Tiran\u00eb, djeg\u00ebsi 130 milion\u00eb euro, nuk ka asnj\u00eb tull\u00eb. Po 130 milion\u00eb euro jan\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha taksat tuaja, jan\u00eb mundi dhe djersa juaj.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb duhet t\u00eb v\u00ebzhgonin, t\u00eb kontrollonin nd\u00ebrtimin, ata mbyll\u00ebn syt\u00eb. Lubi Balluku q\u00eb kishte detyr\u00eb shtet\u00ebrore mbik\u00ebqyrjen, nuk b\u00ebri qoft\u00eb edhe nj\u00eb raport t\u00eb vet\u00ebm, sepse e dinte se 130 milion\u00eb euro ndaheshin midis Edi Ram\u00ebs dhe Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Miq, nuk ka nj\u00eb popull t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb vjedhur se sa shqiptar\u00ebt n\u00eb 12 vite.<\/p>\n<p>Alternativa e tyre mbeti vet\u00ebm t\u00eb largohen nga ky vend sepse k\u00ebtu nuk mund t\u00eb siguronin mbijetes\u00ebn, pa le m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonin \u00ebndrr\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, para k\u00ebsaj situate, PD vjen para jush me nj\u00eb zotim solemn p\u00ebr t\u00eb kaluar nga kjo gjendje dramatike n\u00eb projektin e Shqip\u00ebris\u00eb Madh\u00ebshtore, e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb \u00ebndrrave t\u00eb djemve dhe vajzave shqiptare.<\/p>\n<p>Edi Rama, pas 12 vitesh, p\u00ebrs\u00ebri b\u00ebn bandillin, del para shqiptar\u00ebve me serialin e mashtrimeve.<\/p>\n<p>Nuk flet p\u00ebr program. P\u00ebr at\u00eb, p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb problem pensioni tmerr\u00ebsisht i ul\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb problem largimi i t\u00eb rinjve. Nuk \u00ebsht\u00eb problem sundimi i krimit sepse ai sundon s\u00eb bashku me ta. Nuk \u00ebsht\u00eb problem falimentimi i nd\u00ebrmarrjeve prodhuese p\u00ebr shkak t\u00eb narkoeurove dhe Ballkanit t\u00eb Hapur.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb, problem \u00ebsht\u00eb opozita, i biri i t\u00eb atit tregohet. Pasi b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri pa opozit\u00eb, tani p\u00ebrpiqet t\u2019ua paraqes\u00eb opozit\u00ebn me krahasime, hardhuca, zhapinj, zhaba, etj.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i pasur, ai v\u00ebrtet ka saraje, ai v\u00ebrtet ka rr\u00ebmbyer qindra mij\u00ebra tok\u00eb n\u00eb Himar\u00eb, ai v\u00ebrtet ka qindra milion\u00eb sipas OSBE n\u00eb konto, por ka nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb i mungon atij.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i shkret\u00eb, \u00ebsht\u00eb i varf\u00ebr n\u00eb kultur\u00eb. Ai gafoi duke m\u00eb krahasuar mua me bufin, simbolin e men\u00e7uris\u00eb dhe urt\u00ebsis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat. Q\u00eb nga Athinaja tek Harri Poter.<\/p>\n<p>Ndaj dhe Edi Rama, je i pashpres\u00eb. Un\u00eb, bashk\u00eb me k\u00ebta demokrat\u00eb, t\u00eb japim fjal\u00ebn se me 11 maj do t\u00eb nisim aty ku e meriton.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, ne paraqesim para jush sot kandidat\u00eb, djem, vajza, burra dhe gra fisnik\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb ju i njihni. K\u00ebtu kemi Tomorr Alizotin, nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb dinjitoz\u00eb t\u00eb brezit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por edhe nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb dinjitoz\u00eb t\u00eb asaj shtrese q\u00eb sakrifikoi jet\u00eb dhe qindra e mij\u00ebra vite jete p\u00ebr liri, dinjitet dhe vlerat njer\u00ebzore, t\u00eb persekutuarit politik\u00eb.<\/p>\n<p>Ne vijm\u00eb k\u00ebtu me k\u00ebt\u00eb ekip, i njohur p\u00ebr ju dhe asnj\u00eb anonim.<\/p>\n<p>Ne vijm\u00eb k\u00ebtu me k\u00ebt\u00eb ekip kandidat\u00ebsh q\u00eb u kan\u00eb sh\u00ebrbyer ju n\u00eb t\u00eb gjitha fushat.<\/p>\n<p>Dhe fjala ime e nderit \u00ebsht\u00eb se ky ekip, deputet\u00eb n\u00eb parlamentin shqiptar, \u00ebsht\u00eb garanti m\u00eb i fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet programin e Elbasanit madh\u00ebshtor dhe Shqip\u00ebris\u00eb madh\u00ebshtore pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e krahut tjet\u00ebr jan\u00eb p\u00ebrzierje Ndragheta-\u00c7ela. Edhe Balla, por Balla \u00ebsht\u00eb mbrapa.<\/p>\n<p>Jan\u00eb pra kandidat\u00eb t\u00eb krimit qeveritar, t\u00eb krimit ordiner, t\u00eb krimit t\u00eb mafies.<\/p>\n<p>Arbjan, ty t\u00eb solli Edi Rama n\u00eb Elbasan p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar l\u00ebkur\u00ebn se ortakun t\u00ebnd, Milorancin, antimafia italiane e \u00e7oi at\u00eb ku duhej t\u00eb ishte.<\/p>\n<p>T\u00eb solli k\u00ebtu n\u00eb Elbasan me lejtnant Suel \u00c7el\u00ebn dhe band\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb t\u00eb Elbasanit, ja ku jap fjal\u00ebn e nderit, se banda aty ku \u00ebsht\u00eb, se banda n\u00eb qeveri, se Arbjani i Ndraghet\u00ebs, se Taulanti i Suel \u00c7el\u00ebs do shkojn\u00eb aty ku e kan\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Mos mendoni ju se mund t\u00eb lozni me virtytin, me guximin, me trim\u00ebrin\u00eb e demokrat\u00ebve, e qytetar\u00ebve t\u00eb Elbasanit. Ju do merrni at\u00eb q\u00eb meritoni.<\/p>\n<p>Elbasani nuk \u00ebsht\u00eb i mafies, \u00ebsht\u00eb i dijes, \u00ebsht\u00eb i qytet\u00ebrimit, \u00ebsht\u00eb i burr\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb i men\u00e7uris\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, fati i Elbasanit do jet\u00eb madh\u00ebshtia e tij.<\/p>\n<p>Fati i Elbasanit do jet\u00eb Elbasani madh\u00ebshtor.<\/p>\n<p>Elbasani madh\u00ebshtor fillon me virtytin m\u00eb t\u00eb arrir\u00eb t\u00eb shpirtit t\u00eb mir\u00eb shqiptar.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb ne k\u00ebt\u00eb hendek t\u00eb tmerrsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb ne, q\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt soll\u00ebn mbi supet e tyre Shqip\u00ebrin\u00eb, shkrin\u00eb djers\u00ebt, shkrin\u00eb vitet, shkrin\u00eb jet\u00ebn, t\u00eb trajtohen tani m\u00eb keq se nj\u00eb qen sht\u00ebpie n\u00eb Gjermani. T\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pension m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa paguan ai vend p\u00ebr kafsh\u00ebt sht\u00ebpiake.<\/p>\n<p>Merr fund kjo. Nuk \u00ebsht\u00eb ky shpirti i Elbasanit, p\u00ebrkundrazi virtyti m\u00eb kryesor i yni ka qen\u00eb bamir\u00ebsia dhe shteti q\u00eb nuk frym\u00ebzohet nga ky virtyt, nuk e meriton t\u00eb ekzistoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne do e nisim hapin e par\u00eb drejt Elbasanit madh\u00ebshtor dhe Shqip\u00ebris\u00eb madh\u00ebshtore duke vendosur minimumin jetik 200 euro p\u00ebr \u00e7do pensionist, p\u00ebr \u00e7do student, p\u00ebr \u00e7do sht\u00ebpiak, p\u00ebr \u00e7do qytetar q\u00eb firmos n\u00eb borderot\u00eb e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Nga kjo p\u00ebrfitojn\u00eb mbi 560 mij\u00eb pensionist\u00eb, p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt q\u00eb meritojn\u00eb burs\u00ebn, p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>200 euro nuk jan\u00eb shum\u00eb, por ka nj\u00eb kriter, me 6.3 euro n\u00eb dit\u00eb, p\u00ebrjashtohet varf\u00ebria ekstreme. \u00c7do vend i lir\u00eb nuk pranon varf\u00ebrin\u00eb ekstreme dhe ne, 100 dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes son\u00eb, do e zhdukim nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Do e zhdukim nga Shqip\u00ebria dhe ndaj tyre, ndaj k\u00ebsaj shtrese, t\u00eb cil\u00ebt marrin sot 40-50 her\u00eb m\u00eb pak se rrog\u00ebtari m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Absurde, nuk ka n\u00eb bot\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebsaj shtrese ne do p\u00ebrdorim kart\u00ebn e konsumatorit. Ata do i blejn\u00eb ushqimet, duke marr\u00eb mbrapsht TVSH-n\u00eb. Ajo n\u00eb nj\u00eb vit \u00ebsht\u00eb 450 euro minimumi.<\/p>\n<p>Rrogat minimale do t\u00eb rriten n\u00eb 500 euro. Sip\u00ebrmarr\u00ebsve u k\u00ebrkoj mir\u00ebkuptimin. Un\u00eb e kuptoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb ngarkes\u00eb, por u jap fjal\u00ebn e nderit q\u00eb do ulim taksat n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb, sa atyre do u mbeten para m\u00eb shum\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb e tyre se m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, vendi, shoq\u00ebria, kombi nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb madh\u00ebshtor n\u00eb qoft\u00eb se nuk u jep ndihm\u00ebn e duhur atyre q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. N\u00eb qoft\u00eb se thellon hendekun mes t\u00eb pasurve dhe t\u00eb varf\u00ebrve si\u00e7 ndodh sot. Ndaj dhe kjo merr fund.<\/p>\n<p>Por un\u00eb jam k\u00ebtu n\u00eb qytetin djep i arsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Rikujtoj sot nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb vitin 2005, un\u00eb u kam premtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet m\u00ebsuesve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dyfishimin e rrogave. Jam sot k\u00ebtu po n\u00eb Elbasan p\u00ebr t\u2019u premtuar m\u00ebsuesve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb mandati, rrogat e tyre do jen\u00eb 1500 euro.<\/p>\n<p>Jam sot k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019u premtuar nga ky qytet, djep i arsimit, m\u00ebsuesve shqiptar\u00eb, se ata nuk do largohen p\u00ebr munges\u00eb or\u00ebsh nga sistemi arsimor. Jo, klasat do zbresin n\u00eb 20-25 nx\u00ebn\u00ebs dhe ata do mbajn\u00eb vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019u premtuar m\u00ebsuesve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se tabelat dixhitale do vendosen n\u00eb shkollat e vendit. Dixhitalizimi i thell\u00eb i sistemit arsimor.<\/p>\n<p>Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019u premtuar se shkolla e partis\u00eb p\u00ebr drejtor\u00eb dhe portali i partis\u00eb p\u00ebr m\u00ebsuesit, marrin fund me dat\u00ebn 12 maj.<\/p>\n<p>U p\u00ebrdor\u00ebn si kurthe p\u00ebr t\u00eb krijuar patronazhist\u00eb dhe militant\u00eb n\u00eb arsim. Jo, m\u00ebsuesit tan\u00eb do t\u00eb respektohen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dinjitetin e tyre dhe un\u00eb u them nj\u00eb gj\u00eb, atyre dhe shqiptar\u00ebve, po nuk vendosim m\u00ebsuesin n\u00eb piedestal, shkolla jon\u00eb nuk do ngrej\u00eb kok\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Pat\u00ebm disa rezultate n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje t\u00eb para q\u00eb b\u00ebm\u00eb para disa vitesh. Arrit\u00ebm nj\u00eb ngjitje vertikale n\u00eb testin e PISA-s. Por \u00e7far\u00eb ndodhi mbrapa? \u00c7far\u00eb ndodhi pasi u vendos portali i partis\u00eb? \u00c7far\u00eb ndodhi pasi u mbush\u00ebn shkollat me patronazhist\u00eb?<\/p>\n<p>R\u00ebnie n\u00eb pikiat\u00eb e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsimit. T\u00eb fundit n\u00eb bot\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb p\u00ebr mendimin kreativ.<\/p>\n<p>Por ka nj\u00eb ligj, sado posht\u00eb q\u00eb t\u00eb biesh, kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb ngurrosh t\u00eb ngrihesh p\u00ebrs\u00ebri. Dhe ne do ngrihemi p\u00ebrs\u00ebri. Ne do rikthejm\u00eb arsimin aty ky ishte.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria Madh\u00ebshtore mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb prodhon, prodhon dhe prodhon.<\/p>\n<p>Ndaj dhe shtylla e dyt\u00eb e programit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb ekonomia, ekonomia, ekonomia, me objektivin m\u00eb kryesor rroga p\u00ebr shqiptar\u00ebt, vende pune p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Made in Albania do jet\u00eb krenaria komb\u00ebtare e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Elbasani madh\u00ebshtor fillon me nd\u00ebrtimin si vep\u00ebr e par\u00eb e qeveris\u00eb t\u00eb bajpasit t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Po, po, e kam deklaruar dhe e deklaroj prap\u00eb, bajpasi i Elbasanit, autostrada Shkod\u00ebr-Milot do jen\u00eb dy veprat e para q\u00eb do nd\u00ebrtohen me p\u00ebrpar\u00ebsi absolute nga qeverisja e ardhshme.<\/p>\n<p>Elbasani madh\u00ebshtor, Elbasani q\u00eb prodhon do ket\u00eb mb\u00ebshtetje absolute nga qeveria.<\/p>\n<p>Biznesi do ket\u00eb taksat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb ka njohur n\u00eb histori. 10 p\u00ebrqind do jet\u00eb tatimi mbi fitimin. Por k\u00ebsaj here kemi marr\u00eb nj\u00eb hap tjet\u00ebr t\u00eb guximsh\u00ebm, kemi shembur nj\u00eb tabu tjet\u00ebr q\u00eb ishte TVSH-ja, do bjer\u00eb nga 20 n\u00eb 15 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i energjis\u00eb do pjes\u00ebtohet me tre, nga 18 do jet\u00eb 6 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Miq, dje udh\u00ebtova n\u00eb tregun e Tiran\u00ebs, sinqerisht u preka. Kushtet n\u00eb t\u00eb cilat ata burra dhe gra siguronin jet\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, pa asnj\u00eb lloj kushti, p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjet e tyre, ishin trondit\u00ebse.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb kishte? \u00c7far\u00eb gjeta aty? Sip\u00ebrfaqen publike, q\u00eb e kan\u00eb pasur p\u00ebrpara me 120 lek\u00eb metrin katror, Lali Vjedh\u00ebsi ua kishte b\u00ebr\u00eb 1500 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Fatura e ujit e dy-trefishuar. Asnj\u00eb sh\u00ebrbim. 8 deri n\u00eb 10 p\u00ebrqind t\u00eb xhiros taksat e tjera.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kasap, shit\u00ebs mishi, m\u00eb tha: Doktor, tani vet\u00ebm n\u00eb dit\u00eb festash mund t\u00eb arrijm\u00eb at\u00eb xhiro q\u00eb kishim \u00e7do dit\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb vendosur pra t\u00eb japim liri n\u00eb iniciativ\u00ebn e tyre shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne i besojm\u00eb forc\u00ebs, i besojm\u00eb shpirtit krijues dhe iniciativ\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Do zgjerojm\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb investojn\u00eb. T\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Pa asnj\u00eb taks\u00eb 5 vitet e para do jet\u00eb \u00e7do emigrant q\u00eb kthehet p\u00ebr t\u00eb investuar dhe nd\u00ebrtuar \u00ebndrr\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Po pse ikin t\u00eb rinjt\u00eb? Se nuk mendojn\u00eb dot t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi. A e dini ju taksat q\u00eb i vendosin k\u00ebta mbi nd\u00ebrtuesit?<\/p>\n<p>Kan\u00eb hequr taks\u00ebn mbi koston, vendosin taks\u00ebn mbi \u00e7mimin e shitjes. Mund t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb shitura fare. Iu garantoj ju se taksat mbi nd\u00ebrtimet do jet\u00eb 8 deri n\u00eb 10 her\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt. E paguani ju, nuk e paguan nd\u00ebrtuesi dhe nd\u00ebrtuesi rrit \u00e7mimin dhe f\u00ebmij\u00ebt tuaj ikin jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesat sociale, prerja me g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt e ligjit t\u00eb kanaleve t\u00eb krimit. \u00c7mime normale. Subvencion, kredi t\u00eb buta p\u00ebr \u00e7do t\u00eb ri q\u00eb do martohet dhe t\u00eb krijoj\u00eb jet\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kredi t\u00eb buta p\u00ebr \u00e7do emigrant q\u00eb do kthehet p\u00ebr t\u00eb investuar dhe jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Po kush e vrau Shqip\u00ebrin\u00eb Made in Albania? E vrau narkoeuro.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra e mij\u00ebra nd\u00ebrmarrje fason\u00eb dhe t\u00eb tjera u mbyll\u00ebn sepse me narkoeuron humb\u00ebn menj\u00ebher\u00eb 38 p\u00ebrqind t\u00eb fitimeve.<\/p>\n<p>E vrau Ballkani i Hapur, sepse fermeri i C\u00ebrrikut, i Dumres\u00eb, nuk merr as nj\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn e fermerit serb. Dhe Edi Rama i hapi dyert p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e tij Vu\u00e7i\u00e7 dhe k\u00ebtu shkat\u00ebrroi fermat.<\/p>\n<p>Garantoj fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, Ballkani i Hapur n\u00eb kosh t\u00eb plehrave.<\/p>\n<p>Garantoj fermer\u00ebt shqiptar\u00eb se do subvencionohet 5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sot, se kaq \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendet p\u00ebrreth. Nuk po shkoj n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Ne vazhdojm\u00eb projektet tona gjersa t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb 20 milion\u00eb rr\u00ebnj\u00eb ullinj n\u00eb Shqip\u00ebri, ne vazhdojm\u00eb gjersa t\u00eb 3-4fishojm\u00eb sip\u00ebrfaqet e arror\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne do subvencionojm\u00eb fuqish\u00ebm bim\u00ebt aromatike sepse jan\u00eb nj\u00eb burim i madh t\u00eb ardhurash p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Iu garantoj se n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb nuk do futet asnj\u00eb kilogram pesticide dhe helme q\u00eb nuk tregtohen n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe se taksa asimetrike e vendosur nga Edi Rama kund\u00ebr fermer\u00ebve p\u00ebr t\u00eb favorizuar importet, merr fund. 2 muajt e par\u00eb taksa b\u00ebhet simetrike, si n\u00eb shitje, edhe n\u00eb blerje dhe parat\u00eb do i shkojn\u00eb fermerit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria prodhuese ka potenciale t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar. Un\u00eb u siguroj se ne do dyfishojm\u00eb prodhimin. Prodhimi do jet\u00eb krenaria jon\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>U thot\u00eb fason\u00ebve, se ju jeni industri e bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb. Pra ikni se do vijn\u00eb senegalez\u00eb k\u00ebtu, do marr t\u00eb tjer\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb industri e klasit t\u00eb par\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb industri e veshjeve dhe markave m\u00eb t\u00eb mira. N\u00eb vend q\u00eb ta subvencionoj\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Garantoj \u00e7do sip\u00ebrmarrje fason dhe nd\u00ebrmarrjet e tjera se nj\u00eb bord do kompensoj\u00eb qindark\u00eb p\u00ebr qindark\u00eb kursin e euros dhe nuk do mbyllin kurr\u00eb nd\u00ebrmarrje p\u00ebr shkak t\u00eb shtrirjes s\u00eb euros p\u00ebrtok\u00eb nga narkosit.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb \u00ebndrra dixhitale. Miq, n\u00eb histori kombet q\u00eb kan\u00eb humbur trenin e revolucioneve industriale kan\u00eb mbetur shum\u00eb mbrapa. Ne nuk e kap\u00ebm dot n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ishim t\u00eb pushtuar.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb kapim me \u00e7do \u00e7mim trenin e revolucionit t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb. Ndaj u garantoj se interneti 4, blockchain dhe kriptomonedhat, inteligjenca artificiale dhe dataqendrat, do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi absolute e investimeve t\u00eb qeveris\u00eb son\u00eb me sektorin privat.<\/p>\n<p>Ne do e shnd\u00ebrrojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb epiqend\u00ebr rajonale t\u00eb teknoligjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ne jemi ata q\u00eb b\u00ebm\u00eb ndryshimin n\u00eb energji dhe ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb. Iu kujtohet ju, kur un\u00eb prisja shiritin me Statkraft p\u00ebr hidrocentralet e Devollit, Edi Rama shp\u00ebrndante njoftimin se po p\u00ebrs\u00ebrit mashtrimin. Sot ato jan\u00eb realitet. Sot hidrocentralet e reja prodhojn\u00eb 60 p\u00ebrqind t\u00eb prodhimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Por ai ishte hapi i par\u00eb. Sot para jush deklaroj se Shqip\u00ebria do jet\u00eb superfuqi energjetike n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Uji, dielli, era, do t\u00eb jen\u00eb burime t\u00eb pashtershme t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve. Nga jugu n\u00eb veri, \u00e7atit\u00eb e tyre dhe t\u00eb bizneseve t\u00eb tyre, do mbulohen me panele fotovoltaike, dhe n\u00eb krye t\u00eb tre viteve, shqiptar\u00ebt do marrin energjin\u00eb falas.<\/p>\n<p>Miq, pra ne kemi nj\u00eb program me t\u00eb cilin ne duhet t\u00eb trokasim n\u00eb \u00e7do zem\u00ebr.<br \/>\nKu jemi ne sot? Ai na i ka mbyllur televizionet q\u00eb i kontrollon me leje nd\u00ebrtimi.<br \/>\nAi mbylli TikTokun nga frika dhe tmerri i t\u00eb rinjve q\u00eb e kritikonin \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr arroganc\u00ebn e tij.<br \/>\nAi b\u00ebn gjith\u00e7ka q\u00eb ne t\u00eb mbetemi t\u00eb izoluar.<br \/>\nPor ne kemi nj\u00eb arm\u00eb n\u00eb duart tona, njer\u00ebzin\u00eb p\u00ebr t\u00eb trokitur n\u00eb \u00e7do zem\u00ebr shqiptare, n\u00eb \u00e7do vat\u00ebr, n\u00eb \u00e7do der\u00eb, me k\u00ebt\u00eb program p\u00ebr t\u00eb biseduar me t\u00eb, se nuk \u00ebsht\u00eb program as i k\u00ebtij, as i atij, por \u00ebsht\u00eb program i \u00e7do shqiptari.<br \/>\nJu e pat\u00eb vet\u00eb reagimin e tregtar\u00ebve dje n\u00eb treg. Cili ishte? Mir\u00ebnjohje ishte. Mir\u00ebkuptim ishte. Besim ishte.<br \/>\nPrandaj t\u00eb shkojm\u00eb t\u2019u themi kudo se nuk synojm\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb pun\u00ebsohen dhe t\u00eb marrin rroga m\u00eb t\u00eb larta. T\u00eb rritet mir\u00ebqenia e tyre.<br \/>\nPra, ky \u00ebsht\u00eb programi q\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb varfrit, q\u00eb shnd\u00ebrron prodhimin n\u00eb krenari komb\u00ebtare, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebson mafien me ligjin, pa t\u00eb cilat kombi nuk b\u00ebhet dot.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb programi i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\nMiq, k\u00ebtu ka parti t\u00eb ndryshme. K\u00ebt\u00eb program ftojm\u00eb \u00e7do qytetar ta votoj\u00eb.<br \/>\nEdi Rama u p\u00ebrpoq pasi d\u00ebshtoi n\u00eb asgj\u00ebsimin e PD, n\u00eb asgj\u00ebsimin e PD, b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb krijuar biza, duke krijuar satelit\u00eb dhe paterica.<br \/>\nPor ju e pat\u00eb vet\u00eb, por sidomos e kam fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt e Elbasanit, dhe kur them t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt e Elbasanit, pa p\u00ebrjashtim nga dita e themelimit gjer sot, bashkohuni me k\u00ebta deputet\u00eb.<br \/>\nSe ju o demokrat\u00eb, me Brav\u00ebn nuk iu lidh asgj\u00eb. At\u00eb e lidhin transaksionet me Ram\u00ebn, kurse ju i keni investimet n\u00eb PD.<br \/>\nBashkohuni, votoni k\u00ebta deputet\u00eb dhe u garantoj se PD \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia juaj.<br \/>\nS\u00eb fundmi, dy fjal\u00eb, Edi Rama dhe altoparlant\u00ebt e tij u thon\u00eb shqiptar\u00ebve se Sali Berisha ka 34 vjet n\u00eb politik\u00eb.<br \/>\nTani, e tregova edhe nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb studio televizive, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Edi Rama \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb pa u largua nga politika asnj\u00eb dit\u00eb.<br \/>\nPor un\u00eb, kryeminist\u00ebr, u gjeta n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb n\u00eb Gjermani, ku n\u00eb tryez\u00ebn time, krahas mikprit\u00ebsit q\u00eb shtroi dark\u00ebn, ishte nj\u00eb k\u00ebshilltar shum\u00eb i njohur, nj\u00eb ekonomist i madh i disa president\u00ebve amerikan\u00eb, Pol Uolker.<br \/>\nI zoti i sht\u00ebpis\u00eb m\u00eb paraqet tek ai p\u00ebr reformat q\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb, taks\u00ebn e shesht\u00eb, etj. Dhe i thot\u00eb, ka qen\u00eb president dhe kryeminist\u00ebr. Ai kthehet dhe m\u00eb thot\u00eb, si Putini.<br \/>\nUn\u00eb i them, pak m\u00eb ndryshe. I thash\u00eb, un\u00eb kam ndenjur 8 vite n\u00eb opozit\u00eb. Kurse Putini kaloi nga president n\u00eb kryeminist\u00ebr. U m\u00ebrzit q\u00eb ma tha at\u00eb fjal\u00eb, por mbeti mik gjithmon\u00eb me mua.<br \/>\nTani, i l\u00ebm\u00eb k\u00ebto.<br \/>\nU them tjetr\u00ebn, Sali Berisha kishte dor\u00ebzuar \u00e7do pushtet, vazhdonte rrug\u00ebn n\u00eb vjesht\u00ebn e tij, i qet\u00eb, por natyrisht avokat i interesit publik si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb \u00e7donj\u00ebri prej nesh, pa asnj\u00eb ambicie p\u00ebr pushtet.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb nuk ka ambicie pushteti, por nuk ka as ambicie p\u00ebr para. Ambiciet jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb tjera.<br \/>\nMir\u00ebpo nj\u00eb dit\u00eb, pasi nd\u00ebrmori intrigat q\u00eb nd\u00ebrmori kund\u00ebr meje, zgjodha t\u00eb luftoj vet\u00ebm. Shoh un\u00eb pastaj q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb opozit\u00ebn n\u00ebn kontroll.<br \/>\nTani un\u00eb u them \u00e7do shqiptari, demokrat, socialist, \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb ai, a duhet vendi t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb, apo t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lolo-opozit\u00eb si\u00e7 b\u00ebn dot Basha me Ram\u00ebn? M\u00eb thoni pak.<br \/>\nAt\u00eb nuk e pranonit ju, at\u00eb nuk mund ta pranoj\u00eb un\u00eb kurr\u00eb.<br \/>\nShqip\u00ebria duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\nDhe u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb na zhdukur, sot jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kurr\u00eb, m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm se kurr\u00eb.<br \/>\nSot, Edi Rama i hape grop\u00ebn opozit\u00ebs, t\u00eb jap fjal\u00ebn e nderit se n\u00eb at\u00eb grop\u00eb do biesh vet\u00eb me dat\u00ebn 12 maj.<br \/>\nRrofshi ju, rroft\u00eb Elbasani.<br \/>\nFitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali BERISHA T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Elbasanit, t\u00eb nderuar demokrate e demokrat\u00eb, t\u00eb nderuar kandidat\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb qytetit t\u00eb Elbasanit n\u00eb parlamentin shqiptar, p\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, nderimin tim m\u00eb t\u00eb madh, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje t\u00eb zjarrt\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb entuziaz\u00ebm t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, energji e v\u00ebrtet\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":109606,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-109605","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109605"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109605\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":109607,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109605\/revisions\/109607"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109606"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}