{"id":109620,"date":"2025-04-07T09:35:27","date_gmt":"2025-04-07T09:35:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=109620"},"modified":"2025-04-07T09:35:27","modified_gmt":"2025-04-07T09:35:27","slug":"berisha-ne-po-luftojme-nje-diktature-cdo-ndihme-qe-mund-te-na-jepni-do-u-jemi-shume-mirenjohes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/07\/berisha-ne-po-luftojme-nje-diktature-cdo-ndihme-qe-mund-te-na-jepni-do-u-jemi-shume-mirenjohes\/","title":{"rendered":"Berisha: Ne po luftojm\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb! \u00c7do ndihm\u00eb q\u00eb mund t\u00eb na jepni, do u jemi shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i\u00a0PD, Sali Berisha ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimin e grupit t\u00eb PPE n\u00eb Strasburg. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha tha se n\u00eb Shqip\u00ebri po luftohet ndaj nj\u00eb dikature, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi ndihm\u00eb nga PPE p\u00ebr ta mposhtuar at\u00eb, duke shtuar se do t&#8217;u\u00a0jet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Berish\u00ebs, Shqip\u00ebria, \u00ebsht\u00eb vendi ku nuk ekziston m\u00eb prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb, teksa iu referua arrestimve dhe p\u00ebrndjekjeve politike t\u00eb opozit\u00ebs, duke shtuar se gjithashtu se torturat jan\u00eb t\u00eb zakonshme, vdekjet \u00ebn burgjet shqiptare jan\u00eb t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt, Edi Rama, i cili erdhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion dhe mbajti nj\u00eb fjalim q\u00eb kujtonte shum\u00eb at\u00eb t\u00eb Hoxh\u00ebs apo t\u00eb Gaddafit, vendosi q\u00eb p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt t\u00eb arrestoj\u00eb tre lider\u00eb t\u00eb partive kryesore t\u00eb opozit\u00ebs. Ai arrestoi kryetarin e Partis\u00eb Demokratike,vendosi n\u00eb arrest sht\u00ebpie p\u00ebr 330 dit\u00eb kreun e Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, me akuza t\u00eb rreme pas nj\u00eb hetimi q\u00eb zgjati kat\u00ebr vjet. E akuzuan se kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr dh\u00ebndrin e tij 400 metra tok\u00eb publike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb toka kurr\u00eb nuk kishte qen\u00eb publike. Sipas dokumenteve zyrtare, ajo ishte tok\u00eb private q\u00eb i p\u00ebrkiste gjysh\u00ebrve t\u00eb tij. Ai ishte nj\u00eb nga gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz q\u00eb mor\u00ebn mbrapsht pronat e konfiskuara nga regjimi komunist. Duke shkelur \u00e7do ligj dhe \u00e7do kushtetut\u00eb, atij iu bllokua komunikimi me avokat\u00ebt.<\/p>\n<p>Por disa muaj m\u00eb par\u00eb, ai arrestoi kreun e partis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb opozitare, Ilir Meta, si person n\u00ebn hetim. E arrestuan, e keqtrajtuan n\u00eb rrug\u00eb, e t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb, e rrah\u00ebn, pa i treguar asnj\u00eb urdh\u00ebr arresti. I treti, kreu i partis\u00eb s\u00eb tret\u00eb opozitare, Fatmir Mediu, ish-minist\u00ebr i mbrojtjes, ndodhet n\u00eb nj\u00eb proces penal p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjykuar para 15 vitesh dhe nuk ekziston m\u00eb asnj\u00eb fakt i ri.<\/p>\n<p>Regjimi i merr mandatet opozit\u00ebs. Edi Rama i mori mandatin dhe arrestoi Fredi Belerin. Aktualisht ai \u00ebsht\u00eb deputet n\u00eb Parlamentin Evropian. U arrestua me d\u00ebshmi t\u00eb rreme, dhe ndon\u00ebse ishte zgjedhur, nuk iu lejua kurr\u00eb t\u00eb b\u00ebnte betimin, sepse Rama donte me \u00e7do kusht q\u00eb Beleri t\u00eb mos b\u00ebhej kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs. Kjo sepse, p\u00ebr interesa mafioze, Edi Rama kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb pron\u00eb publike, duke e trajtuar si pron\u00eb t\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ishte e till\u00eb. K\u00ebshtu, Belleri kaloi nj\u00eb vit e gjysm\u00eb n\u00eb burg, nuk u lejua t\u00eb b\u00ebnte betimin dhe humbi mandatin si kryetar bashkie.<\/p>\n<p>Nj\u00eb deputet i ri, i quajtur Ervin Salianji, pati guximin t\u00eb publikoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjim nga nj\u00eb gazetare trime, n\u00eb t\u00eb cilin tregoheshin faktet q\u00eb v\u00ebllai i ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Fatmir Xhafaj, k\u00ebrkohej n\u00eb Itali, sepse ishte d\u00ebnuar me tet\u00eb vite si udh\u00ebheq\u00ebs i nj\u00eb rrjeti trafikimi kokaine n\u00eb Bolonja, dhe q\u00eb drejtonte trafikun nga Vlora drejt Italis\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen, ata e transferuan v\u00ebllan\u00eb e ministrit n\u00eb Itali, por p\u00ebr pes\u00eb vite me radh\u00eb b\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb burgosur deputetin Salianji, duke e akuzuar p\u00ebr d\u00ebshmi t\u00eb rreme, ndon\u00ebse ai kurr\u00eb nuk kishte dor\u00ebzuar ndonj\u00eb dokument apo prov\u00eb zyrtare.<\/p>\n<p>Tani, n\u00ebse e shikoni Shqip\u00ebrin\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku nuk ekziston m\u00eb parimi i prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb. 67% e t\u00eb paraburgosurve jan\u00eb n\u00eb burg pa gjykim. Ata thjesht arrestojn\u00eb dhe fusin n\u00eb burg qytetar\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Tortura \u00ebsht\u00eb e zakonshme. Vdekjet n\u00eb burgjet shqiptare jan\u00eb t\u00eb zakonshme.Tani, n\u00ebse shikoni Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku nuk ekziston m\u00eb prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb. 67 p\u00ebrqind e t\u00eb arrestuarve jan\u00eb n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm i arrestojn\u00eb dhe i plasin n\u00eb burg. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Torturat jan\u00eb t\u00eb zakonshme, vdekjet \u00ebn burgjet shqiptare jan\u00eb t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj, Shqip\u00ebria po del si nj\u00eb shtet me kartele droge dhe krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Kryeministri shqiptar vet\u00eb priti n\u00eb zyr\u00ebn e tij nj\u00eb koordinator t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre organizatave kriminale dhe emri i tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i njohur.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ai, zoti Rama i takoi ata n\u00eb Aruba, n\u00eb Dubai.<\/p>\n<p>Emri i zotit Rama citohet n\u00eb media si i lidhur me ta.<\/p>\n<p>Rama u ofron atyre, ata kontrollojn\u00eb t\u00eb gjitha lejet e nd\u00ebrtimit n\u00eb vend. Kush vjen n\u00eb TIran\u00eb mund t\u00eb shoh\u00eb shum\u00eb kulla teksa ngrihen. Por gazetar\u00ebt investigativ\u00eb kan\u00eb zbuluar se vet\u00ebm 20 p\u00ebrqind e parave vijn\u00eb nga sistemi bankar, t\u00eb tjerat vijn\u00eb nga n\u00ebntoka.<\/p>\n<p>Vras\u00ebsit, trafikant\u00ebt, vras\u00ebsit seriale b\u00ebjn\u00eb ligjin n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor dhe mbjellin frik\u00eb dhe terror tek qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Agjencit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit nga Franca, Holanda, Belgjika kan\u00eb zbuluar kodet e SKY E\u00c7, Matrix, EncrochChat, jan\u00eb telefona t\u00eb koduar, me t\u00eb cil\u00ebt gangster\u00ebt n\u00eb Europ\u00eb dhe bot\u00eb komunikojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Gjuha e dyt\u00eb m\u00eb e p\u00ebrdorur ishte gjuha shqiptare. P\u00ebrqendrimi m\u00eb i madh i k\u00ebtyre telefonave ishte godina e kryeministris\u00eb dhe vet\u00eb Edi Rama p\u00ebrdorte 3 prej tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebto agjenci soll\u00ebn 1 milion paqe t\u00eb transkriptuara. K\u00ebto transkriptime trajtojn\u00eb p\u00ebrfshirjen e tyre t\u00eb thell\u00eb n\u00eb zgjedhje, por n\u00eb Shqip\u00ebri, krimi elektoral \u00ebsht\u00eb amnistuar.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia politike e kontrolluar nga Edi Rama nuk merret me k\u00ebt\u00eb krim.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb nj\u00eb proces me nj\u00eb makinerie t\u00eb madhe blerjesh votash dhe nj\u00eb makineri t\u00eb madhe frike q\u00eb kontrollon vullnetin e popullit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre jav\u00ebve, kryeministri vet\u00eb do jap\u00eb 100 euro p\u00ebr \u00e7do pensionist di dhurat\u00eb p\u00ebr vot\u00ebn.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb kanabisi p\u00ebr vot\u00ebn, ai ka shp\u00ebrndar\u00eb 148 licenca p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb kanabis n\u00eb mbar\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Ai nuk respekton asnj\u00eb ligj t\u00eb Kodit Elektoral.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb panorama e Shqip\u00ebris\u00eb, situata ku jemi.<\/p>\n<p>Tani, cilat jan\u00eb opsionet tona?<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb luftojm\u00eb, t\u00eb luftojm\u00eb, t\u00eb luftojm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb, nuk ke asnj\u00eb opsion tjet\u00ebr. Por \u00e7far\u00ebdo ndihme q\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb ky institucion, ne jemi shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas dy dit\u00ebsh, Parlamenti Europian, komisioni i jasht\u00ebm do organizoj\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky shk\u00ebmbim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i mir\u00eb q\u00eb i d\u00ebrgojm\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr interesin tuaj t\u00eb madh&#8221;, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i\u00a0PD, Sali Berisha ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimin e grupit t\u00eb PPE n\u00eb Strasburg. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha tha se n\u00eb Shqip\u00ebri po luftohet ndaj nj\u00eb dikature, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi ndihm\u00eb nga PPE p\u00ebr ta mposhtuar at\u00eb, duke shtuar se do t&#8217;u\u00a0jet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs. Sipas Berish\u00ebs, Shqip\u00ebria, \u00ebsht\u00eb vendi ku nuk ekziston m\u00eb prezumimi i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":109621,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-109620","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109620"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109620\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":109622,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109620\/revisions\/109622"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}