{"id":109934,"date":"2025-04-10T10:13:58","date_gmt":"2025-04-10T10:13:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=109934"},"modified":"2025-04-10T10:14:35","modified_gmt":"2025-04-10T10:14:35","slug":"meta-video-mesazh-nga-burgu-akuzon-qeverine-per-abuzime-ne-durres-rama-vdes-per-pak-kadaster","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/10\/meta-video-mesazh-nga-burgu-akuzon-qeverine-per-abuzime-ne-durres-rama-vdes-per-pak-kadaster\/","title":{"rendered":"Meta video-mesazh nga burgu, akuzon qeverin\u00eb p\u00ebr abuzime: Rama vdes p\u00ebr pak Kadast\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa b\u00ebhej prezantimi i kandidatit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, pjes\u00eb e koalicionit \u2018Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00a0Madh\u00ebshtore\u2019, kreu i PL \u00ebsht\u00eb gjendur \u2018mes tyre\u2019 p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi zanor nga burgu.<\/p>\n<p>Meta i ka b\u00ebr\u00eb thirrje votuesve t\u00eb Durr\u00ebsit q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb kandidatin e tij Adriatik Hoxha e tij n\u00eb 11 maj. Meta tha se ky qytet \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vjedhuri nga qeveria dhe se tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb nga pushteti Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Mesazhi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebnaq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb t\u2019ju p\u00ebrsh\u00ebndes t\u00eb gjith\u00ebve ju, q\u00ebndrestar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, an\u00ebtar\u00ebve, simpatizant\u00ebve tan\u00eb t\u00eb qytetit dhe t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi edhe p\u00ebr mua q\u00eb sot t\u00eb shpreh p\u00ebrkrahjen time m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr kandidatin ton\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, p\u00ebr kampionin e vlerave t\u00eb qytetaris\u00eb durrsake n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, Adriatik Hoxh\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb em\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb atletik\u00ebs ton\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb sportit t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por edhe atij komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Dhjetra her\u00eb kampion absolut i vendit, 22 her\u00eb rekordmen komb\u00ebtar, fitues i shum\u00eb medaljeve t\u00eb arta, t\u00eb argjendta n\u00eb aktivitetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku ka ngritur flamurin Kuq e Zi.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb lojrat Olimpike t\u00eb Londr\u00ebs 2012, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMjesht\u00ebr i Madh i Sportit\u201d e shum\u00eb e shum\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb tjera, t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb merituara t\u00eb k\u00ebtij personaliteti, i cili \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb jo vet\u00ebm kandidati yn\u00eb n\u00eb list\u00ebn e koalicionit \u201c PD \u2013 ASHM\u201d p\u00ebr Durr\u00ebsin, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb z\u00eb shum\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb Kuvendin e ardhsh\u00ebm p\u00ebr sportin, p\u00ebr sh\u00ebndetin, p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe p\u00ebr Durr\u00ebsin, nj\u00eb z\u00eb q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq ka munguar deri tani.<\/p>\n<p>Adriatiku \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb intelektual shum\u00eb i formuar jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e sportit, por edhe n\u00eb fush\u00ebn e ligjit si nj\u00eb jurist tashm\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb njoh\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb i sh\u00ebndetit publik dhe i nd\u00ebrlidhjes midis sportit dhe sh\u00ebndetit.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb kryetar i Komisionit ton\u00eb t\u00eb Sporteve, me ide dhe paket\u00eb konkrete p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e sportit e sidomos p\u00ebr krijimin e leht\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr t\u2019u ushtruar me sport n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb vesesh p\u00ebr fat t\u00eb keq, q\u00eb ka mbjell\u00eb \u201cRilindja\u201d.<\/p>\n<p>Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb qyteti dhe qarku m\u00eb i vjedhur dhe m\u00eb i grabitur, p\u00ebr fat t\u00eb keq nga \u201cRilindja\u201d e Edi Ram\u00ebs, e sidomos gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe q\u00eb ai u zgjodh dhunsh\u00ebm dhe forc\u00ebrisht, si\u00e7 e provojn\u00eb dhe t\u00eb gjitha p\u00ebrgjimet tashm\u00eb t\u00eb dokumentuara t\u00eb zgjedhjeve kriminale t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Durr\u00ebsi ishte qyteti dhe Qarku me m\u00eb shum\u00eb viktima nga t\u00ebrmeti dhe sot askush nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr at\u00eb masak\u00ebr t\u00eb paralajm\u00ebruar q\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vjedhuri edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fatkeq\u00ebsi, mbi 1 miliard\u00eb euro q\u00eb askush nuk e di se ku kan\u00eb shkuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Komisioni Parlamentar q\u00eb u k\u00ebrkua p\u00ebr t\u00eb hetuar k\u00ebto fonde, u bllokua pik\u00ebrisht nga p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor i k\u00ebtyre vjedhjeve dhe koh\u00eb fatkeq\u00ebsie si p\u00ebr t\u00ebrmetin dhe pandemin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>Edhe sot mbas 6 vjet\u00ebsh, ende pasojat e t\u00ebrmetit nuk jan\u00eb rikuperuar dhe ende luhet politikisht, elektoralikisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive me k\u00ebt\u00eb fatkeq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, Durr\u00ebsi paguan p\u00ebr inceneratorin q\u00eb nuk ekziston gati 1\/3 e buxhetit t\u00eb taksave t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ashtu sikurse dihet se shumica e stafit dhe e koleg\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs, t\u00eb vitit 2021, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb votat e durrsak\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebrsuar me dhun\u00eb p\u00ebrmes bandave, vullnetin e tyre, sot ndodhen n\u00eb burgun e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Por e gjith\u00eb kjo u b\u00eb jo thjesht q\u00eb t\u00eb grabiteshin votat p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet, por p\u00ebr t\u00eb grabitur portin mij\u00ebra vje\u00e7ar t\u00eb Durr\u00ebsit dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb shtrenjt\u00eb durrsak\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Prandaj i ftoj\u00a0 t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Durr\u00ebsit t\u00eb votojn\u00eb Nr.1, koalicionin \u201cPD \u2013 Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore\u201d, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt e Durr\u00ebsit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb par\u00ebt dhe jo bandat e Edi Ram\u00ebs, si\u00e7 e ka provuar Durr\u00ebsi n\u00eb kurriz p\u00ebr vite e vite t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit, votoni Nr.1, q\u00eb parat\u00eb tuaja, taksat tuaja q\u00eb jan\u00eb shtuar aq shum\u00eb, q\u00eb nga ato t\u00eb ujit e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, t\u00eb mos shkojn\u00eb m\u00eb p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs q\u00eb nuk ekziston.<\/p>\n<p>Votoni Nr.1, q\u00eb Durr\u00ebsi t\u00eb kthehet n\u00eb q\u00ebndr\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb eksporteve shqiptare n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>14%, t\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb na d\u00ebgjoni, \u00ebsht\u00eb diferenca n\u00eb mbledhjen e t\u00eb ardhurave publike n\u00eb raport me PBB t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,\u00a0 krahasuar me Serbin\u00eb, me Malin e Zi dhe me Bosnjen, me vende pra t\u00eb rajonit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, 3.2 miliard\u00eb euro n\u00eb vit ose 13.2 miliard\u00eb euro n\u00eb 4 vjet, vidhen nga Edi Rama, pa u futur fare n\u00eb Buxhetin e Shtetit.<\/p>\n<p>Ndaj Shqip\u00ebria zhdoganon shum\u00eb her\u00eb m\u00eb pak naft\u00eb se sa Kosova edhe pse ka nj\u00eb popullsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe edhe pse ka nj\u00eb num\u00ebr mjetesh shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh dhe pse ka edhe nj\u00eb num\u00ebr turist\u00ebsh shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Ndaj nafta n\u00eb Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb si\u00e7 e dini ju, se n\u00eb Prishtin\u00eb edhe pse ata e marrin nga Durr\u00ebsi, sepse kostot\u00a0 n\u00eb naft\u00eb i rrisin edhe taksat q\u00eb shton Edi Rama p\u00ebr t\u00eb kompensuar moszhdoganimet, t\u00eb cilat shkojn\u00eb n\u00eb xhepin e tij dhe t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb \u201cRilindjes\u201d.<\/p>\n<p>Ju k\u00ebrkoj t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohemi te programi yn\u00eb i shk\u00eblqyer, te ulja e taksave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike q\u00eb do t\u00eb shtojn\u00eb t\u00eb ardhurat e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb bizneseve.<\/p>\n<p>P\u00ebrq\u00ebndrohuni tek ulja drastike e taksave ne nd\u00ebrtim, q\u00eb do t\u00eb ul\u00eb kostot e \u00e7mendura t\u00eb apartamenteve, t\u00eb paarritshme p\u00ebr \u00e7iftet e reja dhe p\u00ebr familjet shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebrq\u00ebndrohuni te modeli i ri ekonomik q\u00eb sjellim ne, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri prodhuese dhe eksportuese, se Durr\u00ebsi do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfituesi i par\u00eb dhe m\u00eb kryesor, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb krijimit t\u00eb zonave t\u00eb lira ekonomike, si\u00e7 e kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb, t\u00eb Durr\u00ebsit 1 dhe t\u00eb Durr\u00ebsit 2, sipas modelit t\u00eb provuar prej gati 15 vitesh me shum\u00eb sukses, Shkupi 1 dhe Shkupi 2.<\/p>\n<p>P\u00ebrq\u00ebndrohuni te programi yn\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e bujq\u00ebsis\u00eb, blegtoris\u00eb, t\u00eb ushqimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, pasi i grabiti vot\u00ebn me blerje bandash qytetar\u00ebve t\u00eb Durr\u00ebsit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb provuar tashm\u00eb bot\u00ebrisht, Edi Rama, i rr\u00ebmbeu menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve edhe zyr\u00ebn e kadastr\u00ebs durrsak\u00ebve, duke e sjell\u00eb at\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Se Edi Rama vdes p\u00ebr pak kadast\u00ebr, si Jovan Bregu q\u00eb vdiste p\u00ebr pak magazin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ajo, kadastra e Durr\u00ebsit, ishte dhe \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb vler\u00eb dhe me shum\u00eb interesa, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe ajo e Vlor\u00ebs, ku besoj nuk e keni harruar q\u00eb kur ishte deputet atje, u nd\u00ebrruan 10 her\u00eb drejtor\u00ebt e Hipotek\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani u ka b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb dhurat\u00eb tjet\u00ebr durrsak\u00ebve, meq\u00eb mbaroi dhe mandatin n\u00eb Durr\u00ebs, duke ua mbyllur dhe Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Durr\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Durr\u00ebsit duhet t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur \u00e7do \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, q\u00eb nga korriku, u ka b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb dhurat\u00eb tjet\u00ebr, u ka larguar p\u00ebrfundimisht edhe Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Administrative.<\/p>\n<p>Fal\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb ishte deputet n\u00eb Durr\u00ebs, gjat\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr viteve, interesat e durrsak\u00ebve jan\u00eb d\u00ebmtuar shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pa mundur sot t\u00eb gjesh nj\u00eb fush\u00eb publike sportive n\u00eb Durr\u00ebs apo n\u00eb Tiran\u00eb, ku f\u00ebmij\u00ebt e durrsak\u00ebve apo t\u00eb tiran\u00ebsve t\u00eb luajn\u00eb pa lek\u00eb.<\/p>\n<p>E pra, jam i sigurt se deputeti i ardhsh\u00ebm i Durr\u00ebsit n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, kampioni, rekordmeni jo vet\u00ebm n\u00eb sport, por n\u00eb t\u00eb gjitha vlerat njer\u00ebzore, qytetare, familjare, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Adriatik Hoxha, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb avokat i fuqish\u00ebm, nj\u00eb mbrojt\u00ebs i fuqish\u00ebm i interesave t\u00eb durrsak\u00ebve, i interesave t\u00eb krutan\u00ebve, i interesave t\u00eb komunitetit t\u00eb Fush-Kruj\u00ebs, t\u00eb Nikl\u00ebs, t\u00eb Thuman\u00ebs, kudo dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht me rezultatin e shk\u00eblqyer q\u00eb ju do t\u00eb arrini n\u00eb Durr\u00ebs, do t\u00eb keni dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e merituar n\u00eb qeverisjen e ardhshme, sepse Durr\u00ebsi meriton t\u00eb jet\u00eb i pari dhe jo t\u00eb grabitet i pari, si\u00e7 ka ndodhur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe t\u00eb dhunshme nga Edi Rama dhe bandat e tij n\u00eb k\u00ebto 12 vite.<\/p>\n<p>Suksese Adriatikut dhe jam i sigurt se t\u00eb gjth\u00eb ju q\u00eb jeni aty, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb re, duke biseduar me nj\u00eb votues t\u00eb ri, \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb k\u00ebto 32 dit\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur, jo vet\u00ebm q\u00eb Adriatiku do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb deputet i padiskutuesh\u00ebm, po ju do t\u2019i jepni edhe nj\u00eb deputet tjet\u00ebr m\u00eb shum\u00eb koalicionit ton\u00eb, q\u00eb jam i bindur do t\u00eb arrij\u00eb fitore madh\u00ebshtore, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit ku do t\u00eb triumfoj\u00eb qytetaria dhe n\u00eb qarkun e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Fitore dhe suksese!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa b\u00ebhej prezantimi i kandidatit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, pjes\u00eb e koalicionit \u2018Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00a0Madh\u00ebshtore\u2019, kreu i PL \u00ebsht\u00eb gjendur \u2018mes tyre\u2019 p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi zanor nga burgu. Meta i ka b\u00ebr\u00eb thirrje votuesve t\u00eb Durr\u00ebsit q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb kandidatin e tij Adriatik Hoxha e tij n\u00eb 11 maj. Meta tha se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":78328,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-109934","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109934"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109934\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":109936,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109934\/revisions\/109936"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78328"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}