{"id":109996,"date":"2025-04-10T20:17:27","date_gmt":"2025-04-10T20:17:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=109996"},"modified":"2025-04-10T20:17:27","modified_gmt":"2025-04-10T20:17:27","slug":"dosja-veliaj-te-permendurit-nga-kryebashkiaku-kycin-gojen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/10\/dosja-veliaj-te-permendurit-nga-kryebashkiaku-kycin-gojen\/","title":{"rendered":"Dosja Veliaj\/ T\u00eb p\u00ebrmendurit nga kryebashkiaku \u201cky\u00e7in\u201d goj\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit ezkistojn\u00eb dyshime t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb prova se kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb tentuar t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb hetim dhe t\u00eb manipulojn\u00eb provat, ishin vendimtare p\u00ebr mas\u00ebn e arrestit me burg.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>M\u00eb 13 mars, Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit vendosi t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb burg kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, pas shqyrtimit t\u00eb provave q\u00eb e lidhin at\u00eb dhe bashk\u00ebshorten e tij, Ajola Xoxa, n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb organizuar korrupsioni. Sipas Prokuroris\u00eb, ata akuzohen p\u00ebr krijimin e lidhjeve me kompani dhe OJF q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar kontrata t\u00eb paligjshme dhe fonde t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, duke realizuar transaksione q\u00eb kapin m\u00eb shum\u00eb se 1 milion euro. Ky veprim ka pasuar p\u00ebrfitime q\u00eb dyshohet se jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr pasurimin e familjar\u00ebve t\u00eb Veliajt, duke p\u00ebrfshir\u00eb pasuri dhe shpenzime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr rroba dhe bizhuteri.<\/p>\n<p>Gjykata ka mbajtur Veliajn n\u00eb burg p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit se ai dhe Xoxa mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb hetim dhe t\u00eb manipulojn\u00eb provat. Gjyqtari Engert P\u00ebllumbi arsyetoi se Veliaj mund t\u00eb ndikonte tek hetuesit dhe d\u00ebshmitar\u00ebt, p\u00ebrmes mesazheve intimiduese dhe orientimit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve. Gjithashtu, gjykata e vler\u00ebsoi se, p\u00ebr shkak t\u00eb pozitat\u00ebs s\u00eb tij dhe lidhjeve t\u00eb forta n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore dhe n\u00eb media, Veliaj mund t\u00eb p\u00ebrdorte ndikimin e tij p\u00ebr t\u00eb penguar hetimet. Prania e vart\u00ebsve t\u00eb tij gjat\u00eb pyetjes s\u00eb Xox\u00ebs dhe tentativat p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar provat jan\u00eb gjithashtu faktor\u00eb q\u00eb \u00e7uan n\u00eb mas\u00ebn e arrestit.<\/p>\n<p><span class=\"stk-highlight\">N\u00eb dosje Veliaj citohet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mendim nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij p\u00ebr t\u00eb publikuar k\u00ebrc\u00ebnimin e b\u00ebr\u00eb ndaj tij, megjithat\u00eb sipas deputetit Myslim Murrizi, i cituar nga Veliaj si nj\u00ebri prej d\u00ebshmitar\u00ebve, ky fakt ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u201cnj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb Veliajt\u201d.<\/span><\/p>\n<div id=\"strong-konfirmimi-i-akuzave-nbsp-nbsp-strong\" class=\"wp-block-stackable-heading stk-block-heading stk-block-heading--v2 stk-block stk-44e76e3\" data-block-id=\"44e76e3\">\n<h4 class=\"stk-block-heading__text\"><strong>Konfirmimi i akuzave\u00a0\u00a0<\/strong><\/h4>\n<\/div>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm, q\u00ebndrimi i SPAK se bashk\u00ebshort\u00ebt Veliajt-Xoxa n\u00ebse lihen t\u00eb lir\u00eb, rrezikojn\u00eb marrjen ose v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs, konsiderohet i drejt\u00eb. Gjykata shprehet se p\u00ebr vijimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr Veliajn dhe \u201cDetyrim paraqitje\u201d p\u00ebr Xox\u00ebn, ka pasur n\u00eb konsiderat\u00eb ambientin ku bashk\u00ebshort\u00ebt jetojn\u00eb, funksionin publik q\u00eb ushtron kryebashkiaku, njohjet e shumta, lidhjet e siguruara dhe ndikimi mjaft i fort\u00eb q\u00eb buron nga ushtrimi i k\u00ebtij funksioni \u2013 r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb \u00e7mohet se shtohet nisur nga territori q\u00eb mbulon dhe fondet publike q\u00eb administron Bashkia Tiran\u00eb, si m\u00eb e madhja n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Vendimi i gjykat\u00ebs u mor pas shqyrtimit t\u00eb provave q\u00eb Veliaj dhe bashk\u00ebshortja e tij, Ajola Xoxa, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb organizuar korrupsioni, duke krijuar lidhje me kompani dhe OJF q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar kontrata t\u00eb parregullta dhe fondet e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Sipas Prokuroris\u00eb, transaksionet e dyshimta p\u00ebrllogarit\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 1 milion euro, p\u00ebrfitime q\u00eb dyshohet se jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr pasurimin e familjar\u00ebve t\u00eb Veliajt, duke p\u00ebrfshir\u00eb pasuri dhe shpenzime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr rroba, bizhuteri dhe produkte luksoze.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit arsyetoi se Veliaj dhe Xoxa mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb hetim dhe se ekziston rreziku q\u00eb ata t\u00eb fshijn\u00eb prova ose t\u00eb ndikojn\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt. Masat e siguris\u00eb, si\u00e7 theksohet n\u00eb vendim, jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb garantuar vijimin e hetimit, ve\u00e7an\u00ebrisht duke pasur parasysh pozit\u00ebn publike t\u00eb Veliajt, lidhjet e tij t\u00eb forta dhe ndikimin q\u00eb ai ka n\u00eb media dhe administrat\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria thekson se Veliaj ka tentuar t\u00eb pengoj\u00eb hetimet p\u00ebrmes mesazheve intimiduese ndaj hetuesve t\u00eb BKH-s\u00eb, nd\u00ebrhyrjes n\u00eb deklarimet e d\u00ebshmitar\u00ebve dhe ndikimit p\u00ebrmes personave t\u00eb tret\u00eb. Bashk\u00ebshortja e tij dyshohet se ka kontaktuar d\u00ebshmitar\u00eb p\u00ebr t\u2019i orientuar mbi \u00e7far\u00eb t\u00eb deklaronin, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast, nj\u00eb d\u00ebshmitare thot\u00eb se i \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsuar celulari nga deputetja socialiste Klotilda Bushka.<\/p>\n<p>Sipas dosjes q\u00eb rrodhi\u00a0n\u00eb media, ai, bashk\u00ebshortja dhe v\u00ebllai i tij kan\u00eb organizuar komunikime me media dhe portale p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb narrativ\u00eb q\u00eb e paraqet veten si viktim\u00eb t\u00eb sulmeve politike, nd\u00ebrsa redaksit\u00eb orientohen t\u00eb sulmojn\u00eb pun\u00ebn e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb \u201cshp\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen publike dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi organet e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb konsideruar si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndikuar e manipuluar rrjedh\u00ebn e procesit penal.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm e mb\u00ebshteti vendimin p\u00ebr t\u00eb mbajtur Veliajn n\u00eb burg, duke argumentuar se rreziku i nd\u00ebrhyrjes n\u00eb hetim \u00ebsht\u00eb real dhe i vazhduesh\u00ebm, p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb tij politik, lidhjeve n\u00eb administrat\u00eb dhe aksesit q\u00eb ai ka n\u00eb media dhe opinion publik.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjimet zbuluan gjithashtu se Veliaj kishte k\u00ebrkuar k\u00ebshilla nga rrethi i tij i ngusht\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb p\u00ebrdorte publikisht pretendimin p\u00ebr nj\u00eb \u201ck\u00ebrc\u00ebnim\u201d ndaj tij, duke u p\u00ebrpjekur ta shnd\u00ebrronte n\u00eb nj\u00eb mjet mbrojt\u00ebs n\u00eb media.\u00a0<span class=\"stk-highlight\">Por, nj\u00eb prej personave q\u00eb p\u00ebrmendet si \u201cd\u00ebshmitar\u201d i k\u00ebtij k\u00ebrc\u00ebnimi, deputeti Myslim Murrizi, e mohoi publikisht ngjarjen, duke e quajtur nj\u00eb \u201c\u00ebnd\u00ebrr t\u00eb Veliajt\u201d.<\/span><\/p>\n<p>Prokuroria dhe gjykata bien dakord se Veliaj jo vet\u00ebm ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt nga fondet publike, por edhe ka krijuar nj\u00eb mjedis t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr hetimin p\u00ebrmes presionit mediatik, rrjeteve personale dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb manipuluar provat. Procesi ndaj tij pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb me nj\u00eb dosje voluminoze e t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb d\u00ebshmi, dokumente dhe p\u00ebrgjime q\u00eb flasin p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb mir\u00eborganizuar.<\/p>\n<div id=\"strong-pushteti-i-veliaj-strong\" class=\"wp-block-stackable-heading stk-block-heading stk-block-heading--v2 stk-block stk-dff65ed\" data-block-id=\"dff65ed\">\n<h4 class=\"stk-block-heading__text\"><strong>Pushteti i Veliajt<\/strong><\/h4>\n<figure id=\"attachment_1515723\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-1515723\"><em><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-1515723\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/erion-veliaj1-640x403.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/erion-veliaj1-640x403.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/erion-veliaj1.jpg 688w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"403\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/em><figcaption id=\"caption-attachment-1515723\" class=\"wp-caption-text\"><em>Erion Veliaj i shoq\u00ebruar nga oficeri i BKH<\/em><\/figcaption><\/figure>\n<\/div>\n<p>Pas q\u00ebndrimit n\u00eb burg t\u00eb Veliajt, n\u00eb media rrodh\u00ebn materiale q\u00eb tregonin se si\u00a0Kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten dhe v\u00ebllain e tij, Ajola Xoxa dhe Arb\u00ebr Veliaj, u angazhuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr organizimin e nj\u00eb fushate mediatike mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje\u00a0 p\u00ebrmenden emra gazetar\u00ebsh dhe\u00a0drejtuesisht t\u00eb televizioneve dhe portaleve me t\u00eb cil\u00ebt Veliaj \u201curdh\u00ebron\u201d\u00a0t\u00eb publikojn\u00eb lajme n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tij dhe kund\u00ebr hetimeve t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas dosjes, Veliaj mundohet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb editorialin n\u00eb disa media, t\u00eb cilave u k\u00ebrkohet or\u00eb e caktuar p\u00ebr publikimin e statuseve t\u00eb tij n\u00eb rrjetet sociale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb lajmi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet dhe n\u00eb koh\u00ebn e m\u00ebpasshme televizive.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit t\u00eb shkencave t\u00eb komunikimit, Erlis \u00c7ela, ndikimi n\u00eb media lidhet ngusht\u00eb me faktin se n\u00eb shum\u00eb raste ato jan\u00eb t\u00eb varura financiarisht nga Qeveria, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte ose indirekte.<\/p>\n<p>\u201cMediat n\u00eb shum\u00eb raste jan\u00eb t\u00eb varura financiarisht nga Qeveria, pushteti lokal apo biznesmen\u00eb t\u00eb lidhur me pushtetin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte apo indirekte. Kur zyrtar\u00ebt nisin fushata t\u00eb q\u00ebllimshme denigruese kund\u00ebr institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, si\u00e7 kemi par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ndaj SPAK apo BKH, kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb reagim emocional apo individual. Mjafton nj\u00eb hetim i nisur nga SPAK, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb val\u00eb kronikash, analizash dhe komentesh q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb zhvler\u00ebsojn\u00eb institucionin, t\u00eb baltosin prokuror\u00ebt apo t\u00eb p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb opinionin publik,\u201d \u2013 thot\u00eb \u00c7ela, nd\u00ebrkaq p\u00ebrve\u00e7 fushat\u00ebs mediatike t\u00eb organizuar nga Veliaj dhe familjar\u00ebt e tij, urdhrat nga burgu t\u00eb kryebashkiakut zbatoheshin n\u00ebp\u00ebrmjet zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Veliaj u p\u00ebrpoq t\u00eb negocionte me mediat n\u00ebp\u00ebrmet k\u00ebshilltarit t\u00eb tij, Renato Kalemi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndante informacionet e rrjeteve t\u00eb tij sociale n\u00eb edicionet kryesore t\u00eb lajmeve, megjithat\u00eb n\u00eb rastin e p\u00ebrmendur n\u00eb dosje, kjo p\u00ebrpjekje nuk u arrit, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebr Veliajn t\u00eb flitej n\u00eb emisionet e mbr\u00ebmjes.<\/p>\n<p>\u201cShteg.org\u201d iu drejtua Kalemit p\u00ebr t\u00eb marr nj\u00eb koment zyrtar prej tij rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, por deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij artikulli Kalemi ka refuzuar t\u00eb p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>I p\u00ebrmendur nga Veliaj p\u00ebr mb\u00ebshtetje mediatike \u00ebsht\u00eb dhe ministri i Shtetit p\u00ebr Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, i pyetur nga \u201cshteg.org\u201d rreth shfryt\u00ebzimit t\u00eb pozicionit t\u00eb tij zyrtar p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb informacione n\u00eb media me q\u00ebllim d\u00ebmtimin e rolit t\u00eb organeve ligjzbatuese, ai tha se nuk ka shp\u00ebrndar\u00eb asnj\u00ebher\u00eb materiale n\u00eb media me k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di pse e keni krijuar k\u00ebt\u00eb persupozimin, por un\u00eb nuk kam shp\u00ebrndar\u00eb asnjeher\u00eb, asnj\u00eb informacion n\u00eb d\u00ebm t\u00eb organeve ligjzbatuese\u201d \u2013 deklaroi\u00a0ministri i Shtetit p\u00ebr Pushtetin Vendor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas dosjes, Veliaj k\u00ebrkon bashk\u00ebpunimin me Maznikun dhe nj\u00eb reagim nga ana e tij se si t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb \u201cbetej\u00ebn\u201d, si\u00e7 ai e cil\u00ebson, me trup\u00ebn gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e deklaratave t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb medias nga ana e Erion Veliajt, ishte dhe inskenimi i nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi i b\u00ebr\u00eb kundrejt tij.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve q\u00eb qarkulluan n\u00eb media, Veliaj k\u00ebrkon mendimin e personave pran\u00eb tij n\u00ebse duhet t\u00eb p\u00ebrfshinte n\u00eb postimin e rradh\u00ebs n\u00eb rrjetet sociale \u201cse 2 milion\u00eb eurove jan\u00eb ofruar p\u00ebr kok\u00ebn e tij\u201d.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit \u00c7ela, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me p\u00ebrdorimin e medias si zgjatim t\u00eb fuqis\u00eb politike, \u00e7ka bie ndesh me interesin publik.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vend q\u00eb media t\u00eb mbroj\u00eb interesin publik dhe t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin e saj si pushtet i kat\u00ebrt, ajo shpesh sh\u00ebrben si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e interesave t\u00eb pushtetit ekzekutiv. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsuese, \u00ebsht\u00eb normalizimi i k\u00ebsaj praktike. P\u00ebr mua \u00e7do tolerim i k\u00ebsaj praktike nga publiku, nga institucionet e tjera, apo edhe nga vet\u00eb komuniteti i gazetar\u00ebve do t\u00eb ket\u00eb pasoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, \u2013 thot\u00eb ai, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrgjimeve t\u00eb paraqitura n\u00eb dosje, Veliaj \u00ebsht\u00eb shprehur se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb informacion q\u00eb d\u00ebshironte nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb p\u00ebr ta shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb media ose jo, ishin n\u00eb dijeni dhe tre d\u00ebshmitar\u00eb, deputeti Myslim Murrizi, Alban Dokushi, drejtori juridik i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsi Isuf Berberi.<\/p>\n<p>I pyetur nga \u201cshteg.org\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb Veliajt q\u00eb citohet n\u00eb dosje, deputeti Myslim Murrizi deklaroi se \u2013 \u201ckemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb Veliajt\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shton se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka deklaruar edhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>N\u00ebrkoh\u00eb, Dokushi dhe Berberi refuzuan t\u00eb komentojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb citim t\u00eb Veliajt. \/Shteg.org<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit ezkistojn\u00eb dyshime t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb prova se kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb tentuar t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb hetim dhe t\u00eb manipulojn\u00eb provat, ishin vendimtare p\u00ebr mas\u00ebn e arrestit me burg. M\u00eb 13 mars, Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit vendosi t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb burg &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":105690,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-109996","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109996"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109996\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":109997,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109996\/revisions\/109997"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/105690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}