{"id":110170,"date":"2025-04-12T16:17:14","date_gmt":"2025-04-12T16:17:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=110170"},"modified":"2025-04-12T16:20:10","modified_gmt":"2025-04-12T16:20:10","slug":"kellici-rama-tallava-dhe-mashtrime-per-shqiptaret-ja-pse-u-braktis-sot-ne-shesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/12\/kellici-rama-tallava-dhe-mashtrime-per-shqiptaret-ja-pse-u-braktis-sot-ne-shesh\/","title":{"rendered":"K\u00eblli\u00e7i: Tallavaja u braktis, jemi t\u00eb vendosur ta heqim qafe t\u00eb keqen e madhe q\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb quhet Edi Rama!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nisje t\u00eb prezantimit t\u00eb programit electoral p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD p\u00ebr Tiran\u00ebn, Belind K\u00eblli\u00e7i akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb seri mashtrimesh ndaj shqiptar\u00ebve gjat\u00eb 12 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Duke fal\u00ebnderuar qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs, K\u00eblli\u00e7i fal\u00ebnderoi qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb hapjen e fushat\u00ebs elektorale, duke theksuar se ata refuzuan tallavan\u00eb dhe politikat e d\u00ebshtuara t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00eblli\u00e7i denoncoi gjithashtu zhvatjen e pasurive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe d\u00ebshtimin e premtimeve p\u00ebr legalizimet dhe investimet, duke i shpallur ato si manipulime t\u00eb pasuksesshme q\u00eb kan\u00eb d\u00ebmnuar qytetar\u00ebt dhe ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Belind K\u00eblli\u00e7it<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar delegat\u00eb t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb PDSH,<br \/>\nT\u00eb nderuar t\u00eb rinj e t\u00eb reja, zonja e zot\u00ebrinj,<br \/>\nI dashur Chris, q\u00eb e ke luajtur mendsh Edi Ram\u00ebn,<br \/>\nI nderuar lideri historik dhe Kryetari i PDSH, Prof. Dr. Berisha,<\/p>\n<p>Fillimisht m\u00eb lejoni t\u2019i shpreh mir\u00ebnjohjen time t\u00eb pakufi qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt mbr\u00ebm\u00eb e mbush\u00ebn Sheshin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb fest\u00ebn e demokrat\u00ebve dhe sot vendos\u00ebn t\u00eb p\u00ebr\u00e7mojn\u00eb tallavan\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse shqiptar\u00ebt e neverit\u00ebn tallavan\u00eb sot?<\/p>\n<p>Sepse, n\u00eb k\u00ebto 12 vite Edi Rama u premtoi shqiptar\u00ebve rend dhe siguri, e n\u00eb fakt iu dha Saimir Tahirin, i cili e ktheu Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb parcel\u00eb t\u00eb madhe kanabisi, iu dha Fatmir Xhaf\u00ebn, v\u00ebllan\u00eb e trafikantit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb vendet e BE, iu dha Taulant Enchro chat-in, i cili u dha \u201cpasaport\u00ebn e art\u00eb\u2019\u2019 t\u00eb gjith\u00eb kriminel\u00ebve, p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Narkoshtetin e par\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs, e n\u00eb fund u rikthye te babai i tij ideologjik, duke em\u00ebruar nipin e Enver Hoxh\u00ebs si Minist\u00ebr t\u00eb Brendsh\u00ebm, garant t\u00eb bandave kriminale.<\/p>\n<p>P\u00ebrse u braktis tallavaja e sotme?<\/p>\n<p>Sepse Edi Rama u premtoi shqiptar\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsi falas, e n\u00eb k\u00ebmbim iu dha atyre Ilir Beq\u00ebn, i cili me dy koncesionet fam\u00ebkeqe t\u00eb Sterilizimit dhe t\u00eb Check Up-it, e la sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb rrug\u00ebve pa krye dhe, p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb kapak, rr\u00ebpoi edhe fondet e BE.<\/p>\n<p>Stafet\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb rrug\u00ebve e mori m\u00eb pas Ogerta Manastirliu, e cila i vrau shqiptar\u00ebt p\u00ebrfundimisht, duke l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt me leucemi pa mjekime, n\u00ebnat tona t\u00eb cilat nuk diagnostikohen dhe kurohen dot nga s\u00ebmundjet tumorale, e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb l\u00ebngojn\u00eb me ila\u00e7e t\u00eb skaduara.<\/p>\n<p>Pra, sh\u00ebndet\u00ebsia falas u shnd\u00ebrrua n\u00eb genocid dhe spitalet n\u00eb kampe p\u00ebrqendrimi.<\/p>\n<p>P\u00ebrse u refuzua tallavaja e sotme?<\/p>\n<p>Sepse Edi Rama u premtoi shqiptar\u00ebve legalizimet falas brenda vitit 2014, e n\u00eb k\u00ebmbim iu dha atyre Blendi Klosin, i cili me Task Forc\u00ebn fam\u00ebkeqe t\u00eb pronave, grabiti t\u00eb gjith\u00eb bregdetin shqiptar nga jugu n\u00eb veri, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb investitor\u00eb strategjik\u00eb Olta Xha\u00e7k\u00ebn dhe t\u00eb gjitha grupet m\u00eb t\u00eb rrezikshme kriminale n\u00eb vend, duke e kthyer turizmin n\u00eb lavatri\u00e7en m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Iu dha Uluzi 184, i cili zgjedhjet i shnd\u00ebrroi n\u00eb panairin ku demonstronin aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr mbledhje votash krimi i organizuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrse u p\u00ebrbuz tallavaja e sotme?<\/p>\n<p>Sepse Edi Rama u premtoi shqiptar\u00ebve investime n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe energji, e n\u00eb k\u00ebmbim u dha Termet Gjiknurin, sh\u00ebrb\u00ebtorin e verb\u00ebr t\u00eb McGonigalit dhe Mirel M\u00ebrtirit si dhe Lubi Ballukun, e cila pasi g\u00eblltiti 24 milion\u00eb euro p\u00ebr 1 km rrug\u00eb, i turret e bab\u00ebzitur tokave t\u00eb fermer\u00ebve p\u00ebr t\u00eb gostitur t\u00eb pangopurit e 5B me parqe fotovoltaike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr d\u00ebfrim, mban Tigrin 1 dhe Tigrin 3 n\u00eb kafazin lundrues 100 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebrse u tall tallavaja e sotme?<\/p>\n<p>Sepse Edi Rama u premtoi shqiptar\u00ebve uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm 24 or\u00eb, e n\u00eb k\u00ebmbim iu dha atyre Erion Qeliajn, Biftek Nusret Maznikun dhe Grupin e Strukturuar Kriminal 5D, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm mbush\u00ebn rubinetat me uj\u00eb toksik, por betonizuan \u00e7do cep t\u00eb Tiran\u00ebs, sh\u00ebmben Teatrin Komb\u00ebtar, e p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb vul\u00ebn, helmuan Tiran\u00ebn me plehra, p\u00ebr t\u00eb vjedhur qindra milion\u00eb euro me Inceneratorin fantazm\u00eb dhe kompanin\u00eb e 5 Drejtor\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq,<\/p>\n<p>E kuptoni tani p\u00ebrse u mbush sheshi \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d mbr\u00ebm\u00eb?!<\/p>\n<p>Sepse Partia Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb forc\u00eb opozitare, denoncuese dhe q\u00ebndrestare. Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb alternativa qeveris\u00ebse e besueshme dhe konkrete p\u00ebr shqiptar\u00ebt, alternativa q\u00eb ka d\u00ebshmuar n\u00eb historin\u00eb e saj se mund ta \u00e7oj\u00eb vendin n\u00eb zenitin e rritjes ekonomike dhe zhvillimit politiko-shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>P\u00ebr cilindo q\u00eb shfaq skepticiz\u00ebm mbi programin ton\u00eb, ne ju themi se parat\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb k\u00ebtu, energjit\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu, pasurit\u00eb dhe burimet natyrore jan\u00eb k\u00ebtu, njer\u00ebzit e mrekulluesh\u00ebm pun\u00ebtor\u00eb dhe kreativ\u00eb jan\u00eb po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mungon \u00ebsht\u00eb vullneti p\u00ebr ta ngritur k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb piedestalin q\u00eb meriton. D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb qeverisur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike dhe jo p\u00ebr t\u00eb sunduar me despotiz\u00ebm dhe pla\u00e7kitje.<\/p>\n<p>Pa asnj\u00eb dyshim q\u00eb nd\u00ebrhyrja e par\u00eb, emergjente dhe e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb \u00ebsht\u00eb Paketa e Emergjenc\u00ebs. Nuk mund t\u00eb flasim p\u00ebr rritje ekonomike dhe turiz\u00ebm nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pensionist\u00ebt, familjet e reja, t\u00eb rinjt\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kufirin e varf\u00ebris\u00eb dhe pabarazia sociale \u00ebsht\u00eb e skajshme.<\/p>\n<p>Masa e par\u00eb \u00ebsht\u00eb miratimi i minimumit jetik prej 200 eurosh, i cili garanton se \u00e7do pension pleq\u00ebrie, invaliditeti apo ndihm\u00eb ekonomike respekton dinjitetin njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Paga minimale 500 euro, siguron \u00e7do t\u00eb ri apo pun\u00ebtor n\u00eb pun\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira se mund dhe duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr djers\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Paga mesatare 1200 euro, i jep profesionistit n\u00eb sektorin publik apo at\u00eb privat statusin q\u00eb meriton dhe shanset reale p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar banim dhe mir\u00ebqenie p\u00ebr familjen e tij.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i energjis\u00eb 7 lek\u00eb\/Kw\/h u mund\u00ebson qytetar\u00ebve t\u00eb vendit me burime t\u00eb m\u00ebdha hidrike q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb drejt\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr zhvatjes qeveritare t\u00eb deritanishme.<\/p>\n<p>Partia Demokratike angazhohet t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmb\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor:<\/p>\n<p>Dyfishimi i buxhetit p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, sepse asnj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor serioz nuk mund t\u00eb ngrihet mbi keqfinancim dhe munges\u00eb t\u00eb baz\u00ebs materiale elementare.<\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb modeli t\u00eb ri sigurimesh sh\u00ebndet\u00ebsore, q\u00eb ofron m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi dhe konkurrenc\u00eb p\u00ebr pacient\u00ebt.<\/p>\n<p>Zgjerimi i list\u00ebs s\u00eb barnave t\u00eb rimbursuara dhe garantimi i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, duke i dh\u00ebn\u00eb fund ferrit t\u00eb ila\u00e7eve skadente dhe \u00e7mimeve t\u00eb pap\u00ebrballueshme nga shtresat m\u00eb t\u00eb brishta ekonomikisht.<\/p>\n<p>Programi p\u00ebr rinin\u00eb, synon t\u2019i jap\u00eb fund dram\u00ebs familjare dhe shoq\u00ebrore t\u00eb shpopullimit. \u00c7do prind meriton t\u2019i ket\u00eb af\u00ebr bijt\u00eb dhe bijat e veta. \u00c7do i ri meriton t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb atdheun e vet, aty ku ka kujtimet, lidhjen emocionale dhe origjin\u00ebn e pashk\u00ebputur kulturore.<\/p>\n<p>Dyfishim i buxhetit p\u00ebr arsimin. \u00c7do teori zhvillimi apo ngritje sociale e vendos theksin te arsimi si faktor ky\u00e7. E nuk mund t\u00eb ket\u00eb arsim modern pa nj\u00eb model serioz t\u00eb financimit n\u00eb nivelin e pagave, n\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor dhe n\u00eb investime n\u00eb pajisje dhe infrastruktur\u00eb arsimore.<\/p>\n<p>Z\u00ebrimi i taksave p\u00ebr 3 vite p\u00ebr bizneset e t\u00eb rinjve. T\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb e kan\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn se kan\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb rezultate studimi, pune dhe sip\u00ebrmarrje. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb k\u00ebt\u00eb energji ta shfryt\u00ebzojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>1 \u00e7ati p\u00ebr \u00e7do \u00e7ift. Saga e familjeve t\u00eb reja p\u00ebr strehim duhet t\u00eb marr\u00eb fund. Shteti duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb financoj\u00eb 20% t\u00eb kredive dhe 30 mij\u00eb euro kredi pa interes p\u00ebr \u00e7do \u00e7ift.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb k\u00ebto masa jan\u00eb vet\u00ebm fillimi.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr reforma t\u00eb thella n\u00eb administrat\u00eb, infrastruktur\u00eb dhe mir\u00ebmenaxhim t\u00eb buxhetit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq,<\/p>\n<p>Ne tashm\u00eb jemi t\u00eb vendosur ta heqim qafe t\u00eb keqen e madhe q\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb quhet Edi Rama.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fjal\u00eb e kam p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju miq n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dhe ata q\u00eb po na ndjekin p\u00ebrmes ekranit.<\/p>\n<p>Askush nuk m\u00eb besoi dy vite m\u00eb par\u00eb kur nisa rrug\u00ebtimin p\u00ebr \u00e7montimin e Grupit t\u00eb Strukturuar Kriminal n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb drejtuar nga Erion Veliaj. Shum\u00ebkush qeshi. Shum\u00ebkush tha t\u00ebrhiqu. Shum\u00ebkush ishin cinik\u00eb e mosbesues. T\u00eb tjer\u00eb madje k\u00ebrc\u00ebnuan.<\/p>\n<p>Por ja ku jam p\u00ebrpara jush, pas dy vitesh, me nj\u00eb zotim t\u00eb mbajtur.<\/p>\n<p>Sot ju premtoj se, ashtu si\u00e7 \u00e7montuam k\u00ebshtjell\u00ebn e r\u00ebr\u00ebs n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, e cila zuri n\u00ebn vete tigrin prej letre Erion Veliaj, n\u00ebn drejtimin e Sali Berish\u00ebs, me k\u00ebt\u00eb program qeveris\u00ebs t\u00eb shk\u00eblqyer, me vot\u00ebn tuaj, me besimin n\u00eb Zot e n\u00eb familje, ne do t\u00eb shembim p\u00ebrfundimisht instalacionin pa leje n\u00eb Kryeministri, q\u00eb quhet Edi Rama.<\/p>\n<p>Ndaj, le ta b\u00ebjm\u00eb nat\u00ebn dit\u00eb n\u00eb k\u00ebto 29 dit\u00eb q\u00eb na kan\u00eb mbetur, t\u00eb trokasim n\u00eb \u00e7do port\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb shtr\u00ebngojm\u00eb \u00e7do dor\u00eb e t\u2019i shohim shqiptar\u00ebt n\u00eb sy, pasi nj\u00eb dit\u00eb e re do t\u00eb lind\u00eb m\u00eb 12 maj, dit\u00eb e cila do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb kapitull t\u00eb ri p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt kudo n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nFitore! Fitore! Fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nisje t\u00eb prezantimit t\u00eb programit electoral p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD p\u00ebr Tiran\u00ebn, Belind K\u00eblli\u00e7i akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb seri mashtrimesh ndaj shqiptar\u00ebve gjat\u00eb 12 viteve t\u00eb fundit. Duke fal\u00ebnderuar qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs, K\u00eblli\u00e7i fal\u00ebnderoi qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb hapjen e fushat\u00ebs elektorale, duke theksuar se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":110171,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-110170","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110170","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110170"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110170\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":110173,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110170\/revisions\/110173"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110171"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}