{"id":110432,"date":"2025-04-15T09:18:59","date_gmt":"2025-04-15T09:18:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=110432"},"modified":"2025-04-15T09:18:59","modified_gmt":"2025-04-15T09:18:59","slug":"qelite-container-nje-trajtim-dehuman-emigrantet-nuk-jane-mallra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/15\/qelite-container-nje-trajtim-dehuman-emigrantet-nuk-jane-mallra\/","title":{"rendered":"Qelit\u00eb \u201ccontainer\u201d, nj\u00eb trajtim dehuman! Emigrant\u00ebt nuk jan\u00eb mallra!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Eduard HALIMI\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright  wp-image-1218909\" src=\"https:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/EDUARD-HALIMI-102x120.jpg\" alt=\"EDUARD HALIMI\" width=\"171\" height=\"201\" \/><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb izoluar t\u00eb Gjadrit, struktura t\u00eb quajtura zyrtarisht \u201cqendra pritjeje\u201d p\u00ebr emigrant\u00ebt, por q\u00eb n\u00eb realitet jan\u00eb qeli t\u00eb blinduara kontejner\u00ebsh prit\u00ebn dje 50 emigrant\u00ebt e par\u00eb, sipas nj\u00eb marr\u00ebveshjeje epike p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs mes Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb shoq\u00ebruar me pranga dhe me mbi 80 efektiv\u00eb policie shqiptare dhe italiane, emigrant\u00ebt e prangosur do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb mbyllur n\u00eb qendr\u00ebn e kontejner\u00ebve deri n\u00eb 180 dit\u00eb, n\u00ebn kontroll t\u00eb rrept\u00eb policor.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjad\u00ebr nuk ka gjykat\u00eb. Nuk ka as zyra avokatie e as avokat\u00eb. Nuk kan\u00eb ende nj\u00eb zyr\u00eb ku t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb azil. Jan\u00eb n\u00eb pranga dhe qeli t\u00eb blinduara kontejner\u00ebsh, por jo p\u00ebr ndonj\u00eb krim; nuk kan\u00eb vrar\u00eb ask\u00ebnd, nuk kan\u00eb vjedhur, nuk jan\u00eb trafikant\u00eb droge! I vetmi \u201cfaj\u201d: jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, t\u00eb lodhur nga qeverit\u00eb e tyre dhe mungesa e s\u00eb ardhmes n\u00eb vendet e tyre, kan\u00eb sakrifikuar, nj\u00ebsoj si shum\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt e tyre, n\u00ebnat, motrat, v\u00ebllez\u00ebrit mund t\u00eb ken\u00eb par\u00eb pamjet e tyre t\u00eb prangosur, t\u00eb shoq\u00ebruar drejt burgut me qeli kontejner\u00ebsh n\u00eb Gjad\u00ebr. Nuk besoj se ata din\u00eb asgj\u00eb mbi marr\u00ebveshjen. Edhe ne, avokat\u00ebt, dim\u00eb shum\u00eb pak. Nuk e di si do t\u2019ua shpjegojn\u00eb atyre e ndoshta as vetes se nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb kriminale, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrkes\u00ebs d\u00ebshp\u00ebruese p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por nj\u00eb marr\u00ebveshje e diskutueshme politike mes vendeve q\u00eb ata nuk i njohin i solli n\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar t\u00eb KiE-s\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, ku po k\u00ebrkojn\u00eb mbrojtje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sot ata jan\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb tok\u00ebn shqiptare, por sipas qeveris\u00eb, n\u00ebn juridiksion italian. Nj\u00eb konstruksion absurd, me qeli ku mbahen mallrat, jo qeniet humane. Nj\u00eb marr\u00ebveshje \u201cinovative\u201d sipas qeveris\u00eb italiane dhe nj\u00eb kompromis epik p\u00ebr mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr qeverin\u00eb ton\u00eb t\u00eb lodhur nga skandalet n\u00eb 12 vjet.<\/p>\n<p><strong>VENDIMI 2\/2024 \u2013 NJ\u00cb HIJE E R\u00cbND\u00cb MBI DREJT\u00cbSIN\u00cb E GJYKAT\u00cbS KUSHTETUESE<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse me munges\u00eb t\u00eb fort\u00eb transparence, marr\u00ebveshja t\u00eb cil\u00ebn italian\u00ebt e quajn\u00eb \u201cinovative\u201d u sfidua pa sukses nga opozita n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dy vjet m\u00eb par\u00eb. Dje, kur ata mb\u00ebrrit\u00ebn, fillova t\u00eb lexoj vendimin nr. 2\/2024, ku Gjykata Kushtetuese refuzoi ta shoh\u00eb marr\u00ebveshjen si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Shumica gjyq\u00ebsore vendosi q\u00eb protokolli \u201cShqip\u00ebri-Itali\u201d \u201cnuk krijon kufizime t\u00eb reja\u201d dhe nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ratifikim.<\/p>\n<p>E kam ndjekur nga af\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kam shkruar edhe m\u00eb par\u00eb. Mungesa epike e transparenc\u00ebs detyroi GJK-n\u00eb t\u00eb orientohej sipas fjal\u00ebve t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb Komisionin e Ligjeve. Nuk mor\u00ebn informacion. Nuk pan\u00eb kampin, kontejner\u00ebt. As deputet\u00ebt q\u00eb firmos\u00ebn nuk i pan\u00eb.<\/p>\n<p>E kisha tmerr\u00ebsisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb profesionalisht t\u00eb pranoja arsyetimin n\u00eb paragrafin C.1.2, pikat 50 e vijues t\u00eb vendimit se marr\u00ebveshja nuk prek t\u00eb drejtat e njeriut. I njoh shum\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e GJK-s\u00eb. Por sinqerisht, e kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pajtohesha me ta. Si mund t\u00eb mos quhet kufizim i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut kur emigrant\u00ebt mbyllen p\u00ebr 6 muaj n\u00eb qeli kontejner\u00ebsh, pa vendim gjykate, pa t\u00eb drejt\u00eb avokati apo azili? A kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e habeas corpus emigrant\u00ebt, p\u00ebr t\u2019iu drejtuar nj\u00eb gjykate kund\u00ebr ndalimit? A kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ken\u00eb avokat? Si do e gjejn\u00eb? Online? Po k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr azil, Online? Si mund\u00ebn ata an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese apo k\u00ebshilltar\u00ebt e tyre t\u00eb mos kishin njohuri, apo n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, t\u00eb refuzonin t\u00eb lexonin vendimet e GJEDNJ-s\u00eb q\u00eb kan\u00eb folur qart\u00eb:<\/p>\n<p>\u2022Hirsi Jamaa v. Italy (2012) \u2013 Italia u d\u00ebnua p\u00ebr kthim kolektiv t\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb Libi pa vler\u00ebsim individual.<\/p>\n<p>\u2022M.S.S. v. Belgium and Greece (2011) \u2013 Ndalimi dhe kushtet e kampit u cil\u00ebsuan \u00e7njer\u00ebzore dhe posht\u00ebruese.<\/p>\n<p>\u2022Khlaifia v. Italy (2016) dhe Rahimi v. Greece (2011) \u2013 Ndalimi pa procedur\u00eb dhe pa qasje n\u00eb mbrojtje juridike \u00ebsht\u00eb shkelje sistemike e KEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po \u201cGuid\u00ebn e KiE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Emigrant\u00ebve dhe azilant\u00ebve\u201d, q\u00eb citon kolegu Bianku n\u00eb shkrimin e tij dje, e kan\u00eb lexuar lidhur me kushtet e ndalimit dhe respektimin e t\u00eb drejtave themelore? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se KiE dhe GJEDNJ kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb paralajm\u00ebrime t\u00eb forta ndaj vendosjes s\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb struktura paraburgimi apo ndalimi pa procedur\u00eb ligjore dhe garantim t\u00eb t\u00eb drejtave dhe theksojn\u00eb qart\u00eb se azilk\u00ebrkuesit duhet t\u00eb ken\u00eb akses t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb ndihm\u00eb juridike, vler\u00ebsim\u00a0individual t\u00eb rrezikut dhe kushte humane t\u00eb jetes\u00ebs. T\u00eb gjitha theksojn\u00eb: njer\u00ebzit nuk jan\u00eb mallra. Ata nuk mund t\u00eb ruhen n\u00eb qeli kontejner\u00ebsh, t\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb pranga dhe t\u00eb mbahen n\u00eb izolim n\u00eb pritje t\u00eb deportimit.<\/p>\n<p>Ndaj vendimi 2\/24 \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht shqet\u00ebsues, me hije t\u00eb r\u00ebnda mbi drejt\u00ebsin\u00eb, pasi mohon realitetin duke synuar kompromisin ndaj paktit politik dhe si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb e rrezikshme p\u00ebr nj\u00eb precedent \u00e7njer\u00ebzor dhe jasht\u00eb \u00e7do standardi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>*QELIT\u00cb \u201cCONTAINER\u201d: BURG I MASKUAR<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cNemo alteri inferat quod ipse ferre nolit\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>(Askush t\u00eb mos i shkaktoj\u00eb tjetrit at\u00eb q\u00eb vet\u00eb nuk do t\u00eb pranonte t\u00eb duronte).<\/em><\/p>\n<p>Un\u00eb i p\u00ebrkas asaj klase njer\u00ebzish q\u00eb kan\u00eb ndjeshm\u00ebri ndaj emigrant\u00ebve. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me profesionin tim dhe pasionin ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe me popullin tim. Popullit tim, q\u00eb e ka vuajtur n\u00eb l\u00ebkur\u00eb trajtimin \u00e7njer\u00ebzor, q\u00eb ka gjysm\u00ebn e vet jasht\u00eb n\u00eb emigrim, dikur me anije, nga mali, e sot me gomone p\u00ebr n\u00eb Angli. Nuk ikin nga d\u00ebshira, nuk braktisin me d\u00ebshir\u00eb; ikin p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me sakrifica sublime. I p\u00ebrkas k\u00ebtij populli q\u00eb nuk e njeh ksenofobin\u00eb, por di t\u00eb jet\u00eb i ndjesh\u00ebm sepse kujton motr\u00ebn\/ v\u00ebllain, kush\u00ebririn, shokun, mikun emigrant. Ndaj trajtimi i emigrant\u00ebve q\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn dje shkakton tek un\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb dhembshurie, aq edhe revolt\u00eb. Revolt\u00eb edhe ndaj heshtjes. Revolt\u00eb edhe ndaj atyre q\u00eb miratuan k\u00ebt\u00eb trajtim dehuman n\u00eb Shqip\u00ebri. Atyre deputet\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb GJK-s\u00eb q\u00eb e miratuan!<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb menduan ata dje n\u00eb mbr\u00ebmje kur pan\u00eb 50 fatkeq\u00eb n\u00eb pranga drejt qelive \u201ccontainer\u201d? A e menduan sikur ta kishin n\u00eb trupin, familjen e tyre? Sikur familjar\u00ebt e tyre, apo ata vet\u00eb, t\u00eb ishin atje n\u00eb qelit\u00eb container? Jo duke mos b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, si fatkeq\u00ebt q\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn dje, por sikur t\u00eb akuzoheshin p\u00ebr krime? A e d\u00ebgjuan kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb b\u00ebri edhe suicide politik duke iu sulur ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, duke diskretituar r\u00ebnd\u00eb median dhe avokat\u00ebt q\u00eb e ndihmonin vet\u00ebm t\u00eb mos vij\u00eb n\u00eb paraburgimet e Tiran\u00ebs, edhe pse jan\u00eb 3 dhe me kushte shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira se burgu me qeli kontejner\u00ebsh? A do ta quanin \u201cAlkatraz\u201d qelit\u00eb \u201ccontainer\u201d n\u00ebse ata vet\u00eb apo familjar\u00eb t\u00eb tyre do izoloheshin atje? Termi \u201cqend\u00ebr pritjeje\u201d \u00ebsht\u00eb maskim cinik. Dhe un\u00eb kam qen\u00eb dhe jam i vendosur n\u00eb bindjen time se askush nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb trajtim dehuman, edhe n\u00ebse akuzohet p\u00ebr krime, apo d\u00ebnohet, kushdo qoft\u00eb, e jo m\u00eb fatkeq\u00ebt q\u00eb erdh\u00ebn dhe n\u00eb pranga p\u00ebr t\u2019u vendosur sikur t\u00eb jen\u00eb mallra. Jo! Njer\u00ebzit nuk jan\u00eb mallra. Ata nuk ruhen n\u00eb kontejner\u00eb p\u00ebr 6 muaj. Ata kan\u00eb histori, familje, frik\u00eb, dinjitet dhe t\u00eb drejta. Ky trajtim i dehumanizuar \u00ebsht\u00eb fyes p\u00ebr vet\u00eb themelet mbi t\u00eb cilat u ngrit Europa pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Por a \u00ebsht\u00eb e mundur, sipas legjislacionit t\u00eb BEs\u00eb p\u00ebr kthimet, t\u00eb d\u00ebrgohet dikush kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk e ka origjin\u00ebn apo p\u00ebrmes t\u00eb cilit nuk ka kaluar? Mario Gulielmetti, profesor n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e migracionit, thot\u00eb JO. \u201cNj\u00eb marr\u00ebveshje me nj\u00eb vend t\u00eb tret\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb parakusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij skenari, ashtu si dhe nj\u00eb rishikim i rregullave t\u00eb BE-s\u00eb. Rreziku p\u00ebr t\u00eb shkelur parimin e moskthimit me forc\u00eb (non-refoulement) \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb. Skenari tre paraqet sfida t\u00eb m\u00ebdha ligjore dhe praktike. \u00cbsht\u00eb e diskutueshme n\u00ebse ky skenar \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat e BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cQelit\u00eb-container jan\u00eb simbol i d\u00ebshtimit\u201d, \u2013 shkruan kolegu i famsh\u00ebm italian Nicola Canestrini \u2013 nj\u00eb sistem q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb menaxhoj\u00eb kriz\u00ebn e vet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb njer\u00ebzore dhe me respekt p\u00ebr t\u00eb drejtat.<\/p>\n<p><strong>*KONKLUZIONE<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e di se politika \u00ebsht\u00eb arti i kompromisit, por ka koh\u00eb q\u00eb jam krenar q\u00eb jam i lir\u00eb. I lir\u00eb t\u00eb shpreh, t\u00eb flas e t\u00eb them at\u00eb q\u00eb ndjej. Dhe trajtimi i emigrant\u00ebve si mallra \u00ebsht\u00eb ul\u00ebrit\u00ebs. Nuk ka asnj\u00eb interpretim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs kur kontejner\u00ebt z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb lirin\u00eb. Kur heshtja z\u00ebvend\u00ebson drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBurgu nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb posht\u00ebrimi p\u00ebr ask\u00ebnd. Na duhet nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie i rr\u00ebnjosur n\u00eb dinjitet, jo n\u00eb dehumanizim\u201d. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb flasim e t\u00eb mos heshtim p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij trajtimi dehuman, p\u00ebr cilindo, por sot ishte radha e emigrant\u00ebve fatkeq\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb qelit\u00eb \u201ccontainer\u201d.<\/p>\n<p><strong><em>Autori, Avokat i s\u00eb drejt\u00ebs private Ish-minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb <\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\/Panorama<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Eduard HALIMI\u00a0 N\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb izoluar t\u00eb Gjadrit, struktura t\u00eb quajtura zyrtarisht \u201cqendra pritjeje\u201d p\u00ebr emigrant\u00ebt, por q\u00eb n\u00eb realitet jan\u00eb qeli t\u00eb blinduara kontejner\u00ebsh prit\u00ebn dje 50 emigrant\u00ebt e par\u00eb, sipas nj\u00eb marr\u00ebveshjeje epike p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs mes Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb shoq\u00ebruar me pranga dhe me mbi 80 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":7602,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-110432","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110432","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110432"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110432\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":110433,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110432\/revisions\/110433"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7602"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110432"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110432"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110432"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}