{"id":11044,"date":"2022-05-03T10:06:00","date_gmt":"2022-05-03T10:06:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=11044"},"modified":"2022-05-03T10:06:00","modified_gmt":"2022-05-03T10:06:00","slug":"gazetaret-pa-kufij-ne-shqiperi-nuk-ekziston-liria-e-shtypit-gazetaret-te-kercenuar-nga-krimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/05\/03\/gazetaret-pa-kufij-ne-shqiperi-nuk-ekziston-liria-e-shtypit-gazetaret-te-kercenuar-nga-krimi\/","title":{"rendered":"Gazetar\u00ebt pa Kufij: N\u00eb Shqip\u00ebri nuk ekziston liria e shtypit, gazetar\u00ebt t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga krimi"},"content":{"rendered":"<p>Organizata Gazetar\u00ebt pa Kufij, n\u00eb Treguesin Bot\u00ebror t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit, radhiti Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn n\u00eb mesin e vendeve problematike. Por, sipas treguesit q\u00eb u publikua t\u00eb mart\u00ebn, Shqip\u00ebria ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie, nd\u00ebrsa Kosova ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim krahasuar me raportin e vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Treguesi i klasifikon vendet n\u00eb mjedise \u201ct\u00eb mira\u201d, \u201cpak a shum\u00eb t\u00eb mira\u201d, &#8220;problematike&#8221;, &#8220;t\u00eb k\u00ebqija&#8221; ose &#8220;shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija&#8221;, p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria<\/p>\n<p>N\u00eb treguesin q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb 180 vende, Shqip\u00ebria radhitet n\u00eb vendin 103-t\u00eb duke sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie prej 20 vendesh krahasuan me vitin paraprak kur renditej ne vendin e 83-t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se nd\u00ebrsa pavar\u00ebsia editoriale k\u00ebrc\u00ebnohet nga rregullimi partiak i medias, integriteti fizik i gazetar\u00ebve cenohet nga krimi i organizuar, nga d\u00ebshtimi i shtetit p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur ata dhe madje edhe nga dhuna policore.<\/p>\n<p>Mediat private shqiptare m\u00eb me ndikim zot\u00ebrohen nga nj\u00eb grusht kompanish q\u00eb kan\u00eb lidhje me politikan\u00eb. Gazetar\u00ebt p\u00ebrballen me trysni politike q\u00eb u p\u00ebrkeq\u00ebsua n\u00eb vitin 2021 nga p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb kontrolluar informacionin gjat\u00eb zgjedhjeve parlamentare dhe pandemis\u00eb s\u00eb COVID-19. Klasa politike, thuhet n\u00eb raport, k\u00ebrc\u00ebnon pavar\u00ebsin\u00eb e redaksive n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve shum\u00eb t\u00eb politizuara t\u00eb rregullimit t\u00eb medias dhe menaxhimit t\u00eb medias publike dhe se gazetar\u00ebt kritik\u00eb ndaj qeveris\u00eb p\u00ebrballen me sulme t\u00eb rregullta politike q\u00eb synojn\u00eb t&#8217;i diskreditojn\u00eb ata dhe kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u2019i qasen informacionit publik.<\/p>\n<p>Raporti v\u00eb re se e ashtuquajtura paket\u00eb anti-shpifje, e cila do t&#8217;i jepte shtetit pushtet mbi p\u00ebrmbajtjen e mediave online dhe do t\u00eb p\u00ebrforconte autocensur\u00ebn, ende nuk \u00ebsht\u00eb hequr qartazi nga agjenda politike, megjith\u00ebse versioni i saj fillestar \u00ebsht\u00eb kritikuar nga K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs, Bashkimi Evropian, t\u00eb cilit Shqip\u00ebria d\u00ebshiron t\u2019i bashkohet dhe nga organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb q\u00eb hetojn\u00eb krimin dhe korrupsionin jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, thuhet n\u00eb raport n\u00eb t\u00eb cilin n\u00ebnvizohet se gazetaret p\u00ebrballen me ngacmime n\u00eb internet dhe n\u00eb disa raste me diskriminim me baz\u00eb gjinore n\u00eb redaksit\u00eb, nj\u00eb fush\u00eb e cila megjithat\u00eb ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim. Vet\u00ebcensura \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhapur, por pavar\u00ebsisht k\u00ebtij k\u00ebrc\u00ebnimi ndaj pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre editoriale, mediat krijuan nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr vet\u00ebrregullimin etik, e para e k\u00ebtij lloji n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebri, gazetar\u00ebt ndihen t\u00eb pambrojtur nga mbulimi i bot\u00ebs s\u00eb krimit<br \/>\nRrjetet e organizuara kriminale nuk paraqesin rrezikun e vet\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb fizike t\u00eb gazetar\u00ebve, thuhet n\u00eb raportin e Gazetar\u00ebve pa Kufij. Mosnd\u00ebshkimi i krimeve t\u00eb kryera kund\u00ebr gazetar\u00ebve, i kombinuar me p\u00ebrpjekjet politike p\u00ebr t&#8217;i diskredituar ata, krijon nj\u00eb klim\u00eb dhune q\u00eb mund t\u00eb nxis\u00eb sulme t\u00eb reja. N\u00eb vitin 2021, gazetar\u00ebt q\u00eb mbulonin protestat dhe operacionet e zbatimit t\u00eb ligjit p\u00ebsuan disa akte t\u00eb dhun\u00ebs policore.<\/p>\n<p>Kosova<br \/>\nKosova nd\u00ebrkaq ka sh\u00ebnuar nj\u00eb ngritje prej 17 vendesh. Treguesi i Gazetar\u00ebve pa Kufij e radhiti at\u00eb sivjet n\u00eb vendin e 61-t\u00eb ndryshe nga nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb kur ishte n\u00eb vendin e 78-t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn treguesi rithekson ndarjet p\u00ebrgjat\u00eb vijave etnike nd\u00ebrsa gazetar\u00ebt jan\u00eb rregullisht n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb sulmeve politike. Mediat n\u00eb gjuh\u00ebn serbe ankohen p\u00ebr diskriminim n\u00eb qasjen n\u00eb informacione publike, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb gjuh\u00ebn serbe.<\/p>\n<p>Treguesi t\u00ebrheq v\u00ebrejtjen se koh\u00ebt e fundit, gazetar\u00ebt jan\u00eb v\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb padive SLAPP, t\u00eb iniciuara nga grupet e biznesit dhe politikan\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, mediat jan\u00eb t\u00eb varura nga reklamat qoft\u00eb nga qeveria, qoft\u00eb nga partit\u00eb politike dhe ato shp\u00ebrndahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jotransparente dhe partiake. Redaksit\u00eb e mediave private jan\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, t\u00eb ekspozuara ndaj nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb grupeve t\u00eb fuqishme politike ose t\u00eb biznesit n\u00ebp\u00ebrmjet pronar\u00ebve t\u00eb mediave.<\/p>\n<p>Mediat n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, thuhet n\u00eb raport, p\u00ebrballen me sfid\u00ebn shtes\u00eb t\u00eb nj\u00eb tregu t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb t\u00eb cilin disa media varen nga financimi nga Serbia fqinje, nd\u00ebrsa media e pavarur nuk do t\u00eb mbijetonte pa ndihma nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse profesioni i gazetarit g\u00ebzon respektin e shoq\u00ebris\u00eb, thuhet n\u00eb raport, mediat e pavarura dhe gazetar\u00ebt hulumtues jan\u00eb shpesh viktima t\u00eb fyerjeve dhe lajmeve t\u00eb rreme n\u00eb rrjetet sociale dhe akuzohen padrejt\u00ebsisht p\u00ebr \u201cbashk\u00ebpunim me armikun\u201d. Nj\u00eb retorik\u00eb e till\u00eb p\u00ebrdoret nga grupe politike dhe fetare.<\/p>\n<p>Edhe pse asnj\u00eb gazetar nuk \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb q\u00eb nga viti 2005, vrasjet dhe zhdukjet para dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb mbetur t\u00eb pandri\u00e7uara. Gazetar\u00ebt q\u00eb hetojn\u00eb trafikun e drog\u00ebs ose ndotjen e mjedisit u jan\u00eb n\u00ebnshtruar sulmeve fizike dhe jan\u00eb penguar t\u00eb raportojn\u00eb nga rrjetet kriminale. Nd\u00ebrsa sulmet ndiqen penalisht nga policia dhe prokuroria, gjykatat nuk arrijn\u00eb t&#8217;i p\u00ebrmbyllin proceset. Mbulimi mediatik i ngjarjeve politike ka \u00e7uar n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar n\u00eb rrjetet sociale. Gazetar\u00ebt serb\u00eb jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar t\u00eb raportojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga partia n\u00eb pushtet n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, thuhet n\u00eb raportin e Gazetar\u00ebve pa Kufij.<\/p>\n<p>Nga vendet tjera t\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, Maqedonia e Veriut ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim p\u00ebr 33 vende. Ajo radhitet sivjet n\u00eb vendin e 57-t\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ishte n\u00eb vendin e 90-t\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia radhitet n\u00eb vendin e 79-t\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb vit me par\u00eb ishte e 93-ta. Mali i Zi \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e 63-t\u00eb ndryshe nga treguesi i vitit t\u00eb kaluar q\u00eb e kishte renditur n\u00eb vendin e 104-t\u00eb. Bosnja dhe Hercegovina ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie duke u radhitur n\u00eb vendin e 67-t\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ishte n\u00eb vendin e 58-t\u00eb.<\/p>\n<p>Organizata Gazetar\u00ebt pa Kufij vler\u00ebson se demokracit\u00eb po dob\u00ebsohen nga asimetria midis shoq\u00ebrive t\u00eb hapura dhe regjimeve despotike q\u00eb kontrollojn\u00eb mediat dhe platformat e tyre online, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb luft\u00ebra propagandistike kund\u00ebr demokracive.<\/p>\n<p>Propaganda nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim bot\u00ebror p\u00ebr median e lir\u00eb<br \/>\nAgresioni kund\u00ebr Ukrain\u00ebs (e cila radhitet n\u00eb vendin e 106-t\u00eb t\u00eb treguesit) nga Rusia (q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e 155-t\u00eb) n\u00eb fund t\u00eb shkurtit, pasqyron k\u00ebt\u00eb proces, pasi konfliktit fizik i parapriu nj\u00eb luft\u00eb propagandistike, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Kina, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin 175-t\u00eb, nj\u00eb nga regjimet autokratike m\u00eb represive n\u00eb bot\u00eb, thuhet m\u00eb tej, p\u00ebrdor arsenalin e saj legjislativ p\u00ebr t\u00eb kufizuar popullsin\u00eb e saj dhe p\u00ebr ta shk\u00ebputur at\u00eb nga pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht popullsin\u00eb e Hong Kongut i cili ka r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb renditjen e tij n\u00eb treguesin e liris\u00eb s\u00eb shtypit duke u radhitur n\u00eb vendin e 148-t\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasjet midis &#8220;blloqeve&#8221; po rriten, thuhet n\u00eb raport, si\u00e7 shihet ajo midis Indis\u00eb s\u00eb nacionalistit Narendra Modi (q\u00eb radhitet 150-ta) dhe Pakistanit (i 157-ti). Mungesa e liris\u00eb s\u00eb shtypit n\u00eb Lindjen e Mesme vazhdon t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb konfliktin midis Izraelit (n\u00eb vendin e 86-t\u00eb) dhe Palestin\u00ebs (n\u00eb vendin e 170-t\u00eb) dhe shteteve arabe<\/p>\n<p>Sipas organizat\u00ebs, polarizimi i medias po ushqen dhe po forcon ndarjet e brendshme sociale n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb demokratike si Shtetet e Bashkuara, q\u00eb radhiten n\u00eb vendin e 42-t\u00eb, pavar\u00ebsisht zgjedhjes s\u00eb presidentit Joe Biden.<\/p>\n<p>Rritja e tensionit social dhe politik po nxitet nga mediat sociale dhe mediat e reja ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Franc\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb e 26-ta. Shtypja e mediave t\u00eb pavarura po kontribuon n\u00eb nj\u00eb polarizim t\u00eb mpreht\u00eb n\u00eb &#8220;demokracit\u00eb joliberale&#8221; si Polonia, e cila radhitet e 66-ta, ku autoritetet kan\u00eb forcuar kontrollin e tyre mbi transmetimin publik dhe strategjin\u00eb e tyre p\u00ebr &#8220;ri-polonizimin&#8221; e mediave private.<\/p>\n<p>Treshja e vendeve nordike q\u00eb radhitet n\u00eb krye t\u00eb treguesit, Norvegjia, Danimarka dhe Suedia, vazhdon t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb model demokratik ku lul\u00ebzon liria e shtypit.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si \u201cshum\u00eb e keqe\u201d n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr rekord prej 28 vendesh. T\u00eb dhjet\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit p\u00ebrfshijn\u00eb, Sirin\u00eb, Irakun Kub\u00ebn, Vietnamin, Mianmarin, Kin\u00ebn, Turkmenistanin, Iranin, Eritren\u00eb dhe Koren\u00eb e Veriut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Organizata Gazetar\u00ebt pa Kufij, n\u00eb Treguesin Bot\u00ebror t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit, radhiti Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn n\u00eb mesin e vendeve problematike. Por, sipas treguesit q\u00eb u publikua t\u00eb mart\u00ebn, Shqip\u00ebria ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie, nd\u00ebrsa Kosova ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim krahasuar me raportin e vitit t\u00eb kaluar. Treguesi i klasifikon vendet n\u00eb mjedise \u201ct\u00eb mira\u201d, \u201cpak a shum\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11045,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-11044","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11044","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11044"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11044\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}