{"id":110582,"date":"2025-04-16T10:42:03","date_gmt":"2025-04-16T10:42:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=110582"},"modified":"2025-04-16T10:43:56","modified_gmt":"2025-04-16T10:43:56","slug":"110582","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/16\/110582\/","title":{"rendered":"Meta: Opozita n\u00eb gar\u00eb me nj\u00eb shtet t\u00eb kapur, jo me PS-n\u00eb! Ram\u00ebs i jan\u00eb prishur llogarit\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i PL, Ilir Meta, i cili garon n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr deputet tregon gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr median se si po e zhvillon fushat\u00ebn elektorale pavar\u00ebsisht izolimit n\u00eb qeli.<\/p>\n<p>Ai flet p\u00ebr fuqin\u00eb e opozit\u00ebs te njer\u00ebzit dhe apelon q\u00eb asnj\u00eb vot\u00eb t\u00eb mos shkoj\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Edi Ram\u00ebs m\u00eb 11 maj. Sipas tij programi i opozit\u00ebs garanton ndryshimin dhe rrit pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhjet parlamentare. Por hyrjen n\u00eb gar\u00eb t\u00eb disa subjekteve t\u00eb reja politike ai e sheh si rrezik p\u00ebr ndarjen e votave p\u00ebr opozit\u00ebn ndaj b\u00ebn thirrje q\u00eb t\u00eb garantohet \u00e7do vot\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7uarja e programit te njer\u00ebzit do garantoj\u00eb ndryshimin dhe rris\u00eb pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ekzistencial jo p\u00ebr demokracin\u00eb, por p\u00ebr kombin ton\u00eb\u201d, \u2013 shprehet presidenti i PL-s\u00eb Ilir Meta p\u00ebr gazetan Panorama.<\/p>\n<p>Ai beson se \u201csa m\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb shpjegojm\u00eb k\u00ebt\u00eb program, e sidomos uljen drastike t\u00eb taksave e bashk\u00eb me t\u00eb ulje drastike t\u00eb kostove t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr familjet shqiptare, aq m\u00eb e lart\u00eb pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje dhe aq m\u00eb e sigurt fitorja e saj!\u201d<\/p>\n<p><strong>Intervista:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pyetje: Z. Meta, edhe 26 dit\u00eb na ndajn\u00eb nga 11 Maji. A keni besim n\u00eb fitoren e Opozit\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: M\u00eb i qart\u00eb se gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt se \u00ebsht\u00eb pakic\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Edi Rama pengmarr\u00ebsi i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe shkat\u00ebrruesi i zgjedhjeve t\u00eb lira n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur e t\u00eb provuar bot\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Vet\u00eb arrestimet dhe persekutimet politike t\u00eb lidershipit t\u00eb opozit\u00ebs, duke nisur me arrestimin antikushtetues t\u00eb Z. Berisha dhe rr\u00ebmbimi im kriminal, q\u00eb i ngjan vet\u00ebm atij t\u00eb Aldo Moros nga brigadat terroriste e provojn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Por llogarit\u00eb e tij jan\u00eb prishur e k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon shum\u00eb qart\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebria e tij jo vet\u00ebm politike, por edhe psiqike.<\/p>\n<p>Starti i fushat\u00ebs ishte d\u00ebshmia m\u00eb e qart\u00eb e nj\u00eb kontrasti t\u00eb fuqish\u00ebm midis opozit\u00ebs t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe me program p\u00ebr cdo familje shqiptaredhe nj\u00eb ahengu t\u00eb degraduar si e gjith\u00eb qeverisja dhe administrata e tij e korruptuar.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Megjithat\u00eb, ai insiston n\u00eb nj\u00eb fitore bind\u00ebse.<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Po por nga 1 milion\u00eb vota zbriti n\u00eb 800.000, e n\u00eb jav\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb do i dal\u00eb dehja nga verat e shtrenjta e do ulet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Nga mbi 90 mandate, zbriti n\u00eb 77, e kur ti dal\u00eb dehja nga ver\u00ebrat e shtrenjta do zbres\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Fitorja \u00ebsht\u00eb qartazi n\u00eb duart e opozit\u00ebs dhe ajo s\u2019duhet ta l\u00ebshoj\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb moment, sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb gar\u00eb me nj\u00eb shtet t\u00eb kapur dhe jo me PS.<\/p>\n<p>Opozita ka programin pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe duhet ti q\u00ebndroj\u00eb fort programit t\u00eb saj q\u00eb ndihmon cdo shqiptar q\u00eb n\u00eb 100 dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>Por ky program duhet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb cdo familje shqiptare, e k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb vet\u00ebm kandidat\u00ebt e opozit\u00ebs e aktivist\u00ebt e saj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Opozita garanton cdo shqiptar q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb 200 euroq\u00eb n\u00eb 100 dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes s\u00eb re, nd\u00ebrsa Edi Ramamashtron se n\u00eb 2030, pra pas zgjedhjeve t\u00eb 2029, do synoj\u00eb pensionin minimal 200 euro.<\/p>\n<p><strong>A ka tallje m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr pensionist\u00ebt shqiptar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama b\u00ebn premtime futuristese me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, q\u00eb vet\u00ebm ky e ka sabotuar n\u00eb 12 vite, por edhe kur ishte n\u00eb opozit\u00eb me bllokimin e 3 ligjeve p\u00ebr Qarkun e Fierit do vijn\u00eb miliarda euro, por duhet t\u00eb jap\u00eb llogari se pse u vodh\u00ebn qindra milion\u00eb euro t\u00eb IPARD- it p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb e fermer\u00ebt dhe pse lek\u00ebt e tyre shkuan te incenerator\u00ebt.<br \/>\nPor opozit\u00ebs nuk i mjafton Programi i shk\u00eblqyer e konkret q\u00eb ul taksat e rikthen lirin\u00eb ekonomike, por i duhet t\u00eb shkoj\u00eb te cdo biznes e t\u2019ia sqaroj\u00eb se si do p\u00ebrfitoj\u00eb konkretisht.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Por nd\u00ebrkoh\u00eb sondazhet tregojn\u00eb se Edi Rama\u00ebsht\u00eb n\u00eb avantazh sidoqoft\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb provuar bot\u00ebrisht edhe me p\u00ebrgjimet e Veliajt se si i kontrollojn\u00eb Rilindasit mediat edhe nga burgu.<\/p>\n<p>Besoj se e keni t\u00eb qart\u00eb se si i kontrollon Edi Rama n\u00eb krye t\u00eb Qeveris\u00eb dhe kemi dhe t\u00eb Bashkis\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Besoj \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb pse nuk nd\u00ebrpritet financimi i inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb nuk ekziston, sepse ato parashkojn\u00eb, sic na e tha edhe Ahmetaj, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mediat, emisionet, analist\u00ebt dhe sondazhet, gjithashtu p\u00ebr t\u00eb dekurajuar frym\u00ebn e ndryshimit dhe revolt\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj fuqia e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb te njer\u00ebzitdhe ajo duhet t\u00eb shkoj\u00eb cdo dit\u00eb, cdo or\u00eb pran\u00eb tyre, atje te furra e buk\u00ebs, te bar \u2013 restoranti m\u00eb i thjesht\u00eb, te fabrikat q\u00eb po falimentojn\u00eb e te qindra \u2013 mij\u00ebra pensionist\u00eb q\u00eb do jen\u00eb p\u00ebrfituesit e par\u00eb q\u00eb n\u00eb 100 dit\u00ebt e para t\u00eb programit ton\u00eb.<\/p>\n<p>3.3 miliard\u00eb euro n\u00eb vit vidhen nga Edi Rama pa hyr\u00eb fare n\u00eb buxhetin e shtetit ose 13.2 miliard\u00eb euro n\u00eb 4 vite.<\/p>\n<p>Sepse 14% \u00ebsht\u00eb diferenca midis t\u00eb ardhurave q\u00eb realizon Shqip\u00ebria sot n\u00eb raport me PBB n\u00eb krahasim me Bosnjen, Serbin\u00eb e Malin e Zi.<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb n\u00eb vendin ku taksat jan\u00eb shum\u00ebfishuar n\u00eb 12 vite si askund tjet\u00ebr n\u00eb rajon, t\u00eb ardhurat t\u00eb jen\u00eb m\u00eb skandalozet?<\/p>\n<p>Sepse korrupsioni i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb skizofrenik.<\/p>\n<p>Ndaj pensionisti n\u00eb Ulqin ka trefishin e pensionistit n\u00eb Velipoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ulja drastike e taksave do formalizoj\u00eb me shpejt\u00ebsi ekonomin\u00eb, sic ndodhi edhe pas 2005 me taks\u00ebn e shesht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Si po ec\u00ebn fushata e PL dhe e juaja vecan\u00ebrisht?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:\u00a0<\/strong>Partia e Liris\u00eb ka qen\u00eb targeti kryesor i regjimit mafioz t\u00eb Edi Ram\u00ebs prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrpjekjet e tij kriminale nuk e realizuan dot rr\u00ebmbimin e drejtimit t\u00eb PL p\u00ebrmes bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb rekrutuar nga SPAK- u.<\/p>\n<p>Dhe Edi Rama u \u201cngush\u00ebllua\u201dduke marr\u00eb t\u00eb konvertuarin n\u00eb rilindas pasi doli nga dyert e SPAK- ut dhe duke e futur n\u00eb list\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Mori k\u00ebshtu simbolin e nepotizmit n\u00eb PL dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin p\u00ebr shum\u00eb shp\u00ebrdorime financiare n\u00eb parti.<\/p>\n<p>Ky madje na \u201c rr\u00ebmbeu\u201d edhe financieren e PL(LSI), prej 20 vitesh, duke e pun\u00ebsuar n\u00eb biznesin e tij dhe e cila u largua pa b\u00ebr\u00eb dor\u00ebzimet sipas ligjit dhe etik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo thjesht tregon sa r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Ramadhe nivelin ordiner q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur shp\u00ebtim.<\/p>\n<p>Nga 27 Prilli i vitit t\u00eb kaluar PL \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces rind\u00ebrtimi mbi themele shum\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosha parimore e morale.<\/p>\n<p>Kjo betej\u00eb do na ndihmoj\u00eb shum\u00eb n\u00eb konsolidimin e PL p\u00ebr dy dekadat q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur nga angazhimi i shum\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb rinj q\u00eb kurr\u00eb s\u2019kishin p\u00ebrfituar nga LSI dhe jan\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb betej\u00ebs ton\u00eb p\u00ebr Fitore dhe Liri!<\/p>\n<p>Fushata ime ec\u00ebn shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Cdo dit\u00eb d\u00ebrgoj 50 \u2013 100 letra p\u00ebr shok\u00ebt e miqt\u00eb kudo, e marr plot t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>E theksoj, tani deputet\u00ebt e sigurt\u00eb dhe gjith\u00eb kandidat\u00ebt n\u00eb listat e hapura t\u00eb PL, duhet t\u00eb jen\u00eb pa nd\u00ebrprerje n\u00eb terren kudo.<\/p>\n<p>Beteja e v\u00ebrtet\u00eb cdo minut\u00eb n\u00eb terren do na coj\u00eb t\u00eb pjes\u00ebmarrja e lart\u00eb , t\u00eb cil\u00ebs i trembet me t\u00eb drejt\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>90% e televizor\u00ebve q\u00eb kontrollohen nga Edi Rama, synojn\u00eb coroditjen e qytetar\u00ebve dhe fikjen e shpres\u00ebs p\u00ebr Ndryshim.<\/p>\n<p>Ndaj vet\u00ebm dalja n\u00eb terren e sqarimi konkret i programitna con n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt te Fitorja.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: A ekziston rreziku i ndarjes s\u00eb votave nga opozita, sepse tani jeni disa subjekte t\u00eb reja?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Ky rrezik ekziston n\u00ebse opozita nuk l\u00ebshohet gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Askush nuk ka program m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr familjet shqiptare dhe mb\u00ebshtetjen e prodhimit vendas se sa opozita e bashkuar.<\/p>\n<p>Edi Rama cdo pal\u00eb zgjedhje, financon e stimulon G.99 p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00ebn e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb vot\u00eb s\u2019duhet t\u00eb shkoj\u00eb d\u00ebm dhe indirekt n\u00eb interesin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Cuarja e programit te njer\u00ebzit do garantoj\u00eb Ndryshimin dhe rris\u00eb pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ekzistencial jo p\u00ebr demokracin\u00eb, por p\u00ebr kombin ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Po p\u00ebr strategun LaCivita \u00e7do t\u00eb thonit?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Besoj se fjalimet e tij kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb qartat dhe koncizet.<\/p>\n<p>12 vjet krim, drog\u00eb dhe shpopullimjan\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb vazhduar k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, se programi i Opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb zgjidhja e problemeve t\u00eb cdo familje shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht se ky program \u00ebsht\u00eb si ai i Regamit e Trampitq\u00eb un\u00eb do e interpretoja:<\/p>\n<p>Me pak qeveri (administrat\u00eb), me shum\u00eb liri (popull).<\/p>\n<p>Me Edi Ram\u00ebn kemi shum\u00eb qeveri ( administrat\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb dyfishuar), shum\u00eb m\u00eb pak liri ( popull).<\/p>\n<p>Sa m\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb shpjegojm\u00eb k\u00ebt\u00eb program, e sidomos uljen drastike t\u00eb taksave e bashk\u00eb me t\u00eb ulje drastike t\u00eb kostove t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr familjet shqiptare, aq m\u00eb e lart\u00eb pjesmarrja n\u00eb zgjedhje dhe aq m\u00eb e sigurt fitorja e saj!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i PL, Ilir Meta, i cili garon n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr deputet tregon gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr median se si po e zhvillon fushat\u00ebn elektorale pavar\u00ebsisht izolimit n\u00eb qeli. Ai flet p\u00ebr fuqin\u00eb e opozit\u00ebs te njer\u00ebzit dhe apelon q\u00eb asnj\u00eb vot\u00eb t\u00eb mos shkoj\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Edi Ram\u00ebs m\u00eb 11 maj. Sipas tij &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37765,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-110582","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110582","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110582"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110582\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":110585,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110582\/revisions\/110585"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110582"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110582"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110582"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}