{"id":110755,"date":"2025-04-17T11:20:10","date_gmt":"2025-04-17T11:20:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=110755"},"modified":"2025-04-17T11:20:10","modified_gmt":"2025-04-17T11:20:10","slug":"berisha-ne-i-dyfishuam-te-ardhurat-ne-2-mandatet-tona-edhe-pse-ulem-ndjeshem-taksat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/17\/berisha-ne-i-dyfishuam-te-ardhurat-ne-2-mandatet-tona-edhe-pse-ulem-ndjeshem-taksat\/","title":{"rendered":"Berisha: Ne i dyfishuam t\u00eb ardhurat n\u00eb 2 mandatet tona edhe pse ul\u00ebm ndjesh\u00ebm taksat!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se qeverisja e tij ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb efikaset n\u00eb historin\u00eb ekonomike t\u00eb vendit, duke theksuar se gjat\u00eb dy mandateve t\u00eb tij t\u00eb ardhurat u dyfishuan, pavar\u00ebsisht uljes s\u00eb ndjeshme t\u00eb taksave.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn me gazetar\u00ebt, Berisha kritikoi qeverisjen aktuale p\u00ebr d\u00ebshtimin n\u00eb menaxhimin ekonomik dhe theksoi se Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kthes\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore, duke filluar me uljen e barr\u00ebs fiskale dhe kthimin e fondeve te qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai shtoi se plani i opozit\u00ebs p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike p\u00ebrfshin rritjen e pagave e pensioneve, frym\u00ebmarrje p\u00ebr biznesin dhe nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb fort\u00eb demografike p\u00ebr t\u00eb ndalur zbrazjen e vendit.<\/p>\n<p>\u201cPyetje e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se kjo platform\u00eb do ishte zbatuar vite m\u00eb par\u00eb, Shqip\u00ebria sot do ishte absolutisht nj\u00eb Shqip\u00ebri tjet\u00ebr nga ajo e vitit 2013.<\/p>\n<p>Por, kemi nj\u00eb fjal\u00eb ne, e keqja nuk ka fund.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb dua t\u00eb them q\u00eb ne duhet t\u00eb ndalojm\u00eb me \u00e7do kusht k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe dhe t\u00eb ndahemi me t\u00eb keqe.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, me ndarjen nga kjo e keqe, ne kemi bindje absolute se do sh\u00ebnojm\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ku e bazojm\u00eb? N\u00eb realitetin q\u00eb kemi. Ne kemi nj\u00eb buxhet 8 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ne do e zbresim buxhetin, nuk shkojm\u00eb 8 miliard\u00eb euro. Do ua l\u00ebm\u00eb bizneseve, do ua l\u00ebm\u00eb qytetar\u00ebve, do ulim taksat.<\/p>\n<p>Por me ato q\u00eb mbeten, supozojm\u00eb se mbeten 6 miliard\u00eb apo 5 miliard\u00eb, akti i par\u00eb, t\u2019u kthejm\u00eb parat\u00eb q\u00eb u kemi marr\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Parat\u00eb qytetar\u00ebve u kthehen me paket\u00ebn e dhembshuris\u00eb, me rritjen e pagave dhe pensioneve.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn \u00e7do qeveri e p\u00ebrgjegjshme n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do qeveri!<\/p>\n<p>Von\u00eb \u00ebsht\u00eb, por efekti do jet\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, biznesi. Ju e pat\u00eb \u00e7far\u00eb ulje t\u00eb madhe q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb barr\u00ebs fiskale. Frym\u00ebmarrje m\u00eb e madhe, \u00e7mime m\u00eb t\u00eb arsyeshme, mund\u00ebsi pun\u00ebsimi m\u00eb shum\u00eb, mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb paguar pun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Pra jan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto masa konkrete q\u00eb b\u00ebjn\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb besueshme kthes\u00ebn.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk them se Shqip\u00ebria demografikisht do sh\u00ebrohet p\u00ebr 4 vite.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr 4 vite ne do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb numri i qytetar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb rritet se ne kemi r\u00ebn\u00eb sot, jemi n\u00eb treguesit demografik\u00eb t\u00eb vitit 1960. I bie 65 vite humbje, kthim prapa. Nuk kompensohen p\u00ebr 4 vite, duhet nj\u00eb politik\u00eb shum\u00eb e fort\u00eb demografike t\u00eb arrij\u00eb kompensimin&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;K\u00ebtu ne jemi n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb jo t\u00eb panjohur, por t\u00eb njohur fare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005, ne erdh\u00ebm n\u00eb pushtet dhe vendos\u00ebm p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Europ\u00eb taks\u00ebn e shesht\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb na pan\u00eb me mosbesim t\u00eb madh, me skeptizic\u00ebm, me xhelozi, por edhe me lakmi. Por p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e keni vet\u00eb, na than\u00eb. Ne nuk u mb\u00ebshtesim. Po p\u00ebsuat probleme nga kjo, kolaps, jeni p\u00ebrgjegj\u00ebs ju. Po, u tham\u00eb, ne jemi p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi? Pas 6 muajsh, ne at\u00eb vit pat\u00ebm nj\u00eb shtim prej 300 milion\u00eb eurosh n\u00eb buxhet, jasht\u00eb parashikimit. Dhe ata e pan\u00eb. Fondi q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleat shum\u00eb i mir\u00eb, e pa se eksperimenti yn\u00eb ishte nj\u00eb sukses.<\/p>\n<p>Dhe ne u tham\u00eb, tani ne prap\u00eb do t\u00eb vazhdojm\u00eb. K\u00ebt\u00eb 300 milion\u00eb do ia ulim taksa t\u00eb tjera biznesit. Dha ia ul\u00ebm. Dhe prap\u00eb taksat u shtuan.<\/p>\n<p>G\u00ebnjen. Po t\u2019i thuash Edi Ram\u00ebs g\u00ebnjeshtar, nuk thua gj\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e v\u00ebrteta, reale, n\u00eb dy mandatet tona u dyfishuan.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat megjith\u00ebse dyfishuan taksat, n\u00eb 3 mandate, n\u00eb 12 vitet e tyre, ende nuk jan\u00eb dyfishuar plot\u00ebsisht. Pra edhe me dyfishimin e taksave, q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se ti mblidhje me korrektes\u00eb, duhet t\u00eb dyfishoheshin q\u00eb n\u00eb mandatin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Por ai jep shifrave, se \u00e7far\u00eb b\u00ebn ai&#8230; se \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebt edhe nga ana e njohurive, ai merr euron q\u00eb kushtonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb 138 lek\u00eb me euro q\u00eb kushton sot 98 lek\u00eb dhe b\u00ebn spekulime me kurset. Por nuk ke se \u00e7far\u00eb i b\u00ebn, nuk heq dor\u00eb\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se qeverisja e tij ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb efikaset n\u00eb historin\u00eb ekonomike t\u00eb vendit, duke theksuar se gjat\u00eb dy mandateve t\u00eb tij t\u00eb ardhurat u dyfishuan, pavar\u00ebsisht uljes s\u00eb ndjeshme t\u00eb taksave. N\u00eb konferenc\u00ebn me gazetar\u00ebt, Berisha kritikoi qeverisjen aktuale p\u00ebr d\u00ebshtimin n\u00eb menaxhimin ekonomik dhe theksoi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":110756,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-110755","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110755","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110755"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110755\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":110757,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110755\/revisions\/110757"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110756"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}