{"id":110874,"date":"2025-04-18T10:49:02","date_gmt":"2025-04-18T10:49:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=110874"},"modified":"2025-04-18T10:49:02","modified_gmt":"2025-04-18T10:49:02","slug":"leter-votuesit-per-here-te-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/18\/leter-votuesit-per-here-te-pare\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr votuesit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ervin SALIANJI<\/strong><\/p>\n<p>Me gjith\u00eb plakjen e popullsis\u00eb, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit, s\u00ebrish rreth 115 mij\u00eb t\u00eb rinj votojn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 22 dit\u00ebsh. Kjo grupmosh\u00eb q\u00eb ishte deri para nj\u00eb dekade dominante, 18 deri n\u00eb 20 vje\u00e7, edhe pse \u00ebsht\u00eb rrudhur ka jo vet\u00ebm numrat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vendosur drejtimin e Shqip\u00ebris\u00eb, por dhe forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndikuar e p\u00ebr ta rrezatuar gjykimin e saj.<\/p>\n<p>Dikush n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjimnazit apo sapo ka nisur universitetin \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht sovran p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm me 11 Maj.<\/p>\n<p>Duhet vet\u00ebm nj\u00eb moment zgjimi. Duhet nj\u00eb \u00e7ast p\u00ebr t\u00eb davaritur mjegull\u00ebn e tymin q\u00eb ka prodhuar e vetmja industri eficente q\u00eb socialist\u00ebt, m\u00eb sakt\u00eb rilindja, vuri n\u00eb pun\u00eb n\u00eb k\u00ebto 12 vite, q\u00eb \u00ebsht\u00eb propaganda.<\/p>\n<p>Edi Rama ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta trajtuar nj\u00eb votues p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si nj\u00eb tabula-rasa, si nj\u00eb homo-sapiens, pa interesa, pa kureshtje, pa projekt, pa endrra, pa aspirata.<\/p>\n<p>Autokratuci e do k\u00ebt\u00eb votues, k\u00ebt\u00eb maturante ose student, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mas\u00eb pa memorie, pa analiz\u00eb, pa reflektim. Dhe beson se i b\u00ebn ata p\u00ebr vete shum\u00eb thjesht\u00eb, me truke n\u00eb veshje, me batuta, duke u sjell\u00eb si rock-star, apo duke marr\u00eb n\u00eb krah disa kengetar\u00eb t\u00eb njohur.<\/p>\n<p>Edi Rama i ka fyer vazhdimisht duke i trajtuar sikur nuk ka \u00e7far\u00eb u duhet atyre se si qeveriset vendi, nuk u hyn n\u00eb pun\u00eb korrupsioni, apo lidhjet me krimin.<\/p>\n<p>Dhe modelet q\u00eb ka zgjedhur t\u00eb promovoj\u00eb, jan\u00eb nj\u00eb tallje tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, p\u00ebr votuesit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam punuar gjithnj\u00eb me t\u00eb rinj, dhe e di mir\u00eb se Edi Rama gabon me k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrfillje.<\/p>\n<p>Fuqia e tyre analitike \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa mesatarja e qeveris\u00eb s\u00eb rilindjes, dhe ku e ku m\u00eb e lart\u00eb se e shum\u00eb kopuk\u00ebve q\u00eb e rrethojn\u00eb autokratucin.<\/p>\n<p>Po b\u00ebhen 6 muaj q\u00eb jam i penguar, i ndaluar t\u00eb merrem me politik\u00eb sepse k\u00ebshtu d\u00ebshiroi Edi Rama, po n\u00eb kushte t\u00eb tjera do t\u00eb isha me ta \u00e7do dit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb vendimtare p\u00ebr vendin, p\u00ebr ta ndalur gremisjen finale n\u00eb humner\u00eb.<\/p>\n<p>Dua ti them me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, dy fjal\u00eb votuesit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Qeverisja e keqe, krimi dhe korrupsioni lidhen me ty dhe kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ty m\u00eb shum\u00eb se me asnj\u00eb tjet\u00ebr. Sepse Edi Rama minon k\u00ebshtu shanset e potencialin q\u00eb vendi yt do t\u00eb ofronte. D\u00ebmton rrug\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen kudo ku ti aspiron. Ti e ke t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn, t\u00eb pretendosh e t\u00eb k\u00ebrkosh nj\u00eb atdhe ku nuk vidhet n\u00eb \u00e7do tender, ku krimineli nuk b\u00ebhet deputet e kryetar bashkie, ku listat nuk i caktojn\u00eb bandat, ku karriera nuk behet me parti, ku patronazhisti t\u00eb mos jet\u00eb beu i lagjes.<\/p>\n<p>Ti e di tashm\u00eb, po do ta ndesh\u00ebsh dhe n\u00eb tekste e leksione, se nuk \u00ebsht\u00eb demokraci ajo kur Kryeministri urdh\u00ebron burgosjen e nj\u00eb deputeti t\u00eb opozit\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb denoncim, p\u00ebr nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi. Nuk \u00ebsht\u00eb ky sistemi, shteti q\u00eb ti meriton. Dhe kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb p\u00ebrket ty.<\/p>\n<p>Padrejt\u00ebsia q\u00eb krijon qeverisja e keqe, t\u00eb p\u00ebrket ty m\u00eb shum\u00eb se kujtdo tjet\u00ebr. Kur sheh prindin tend q\u00eb mundohet e nuk ja del, e n\u00ebse i mbulon faturat e shpenzimet nuk ngelet m\u00eb asgj\u00eb, kur sheh gjyshin ose gjyshen t\u00ebnde q\u00eb num\u00ebrojn\u00eb qindarkat e maten mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb n\u00eb market, dyqan a farmaci, kur dallon se disa t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb marrin shpin\u00eb e dyt\u00eb e t\u00eb tret\u00eb, je ti q\u00eb duhet t\u00eb reagosh. Kush tjet\u00ebr do ta b\u00ebj\u00eb n\u00ebse jo ti.<\/p>\n<p>Kur sheh babain q\u00eb hedh prodhimin se nuk e shet dot, kur d\u00ebmtohet sera e askush nuk t\u00eb subvencionon, kur ngelet molla apo domatja stok, kur me aq sa e tregton nuk nxjerr as kostot, kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pamundur t\u00eb shtosh krer\u00ebt e bag\u00ebtive dhe ato po zvog\u00eblohen nga viti n\u00eb vit, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrket ty drejtp\u00ebrdrejt, m\u00eb shum\u00eb se askujt tjet\u00ebr. Sepse kjo gjendje po rr\u00ebnon t\u00eb ardhmen t\u00ebnde. N\u00ebse ti nuk do ta thuash fjal\u00ebn t\u00ebnde, kush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kur v\u00ebren se taksat jan\u00eb te larta, nafta mezi merret, kur faturat e energjis\u00eb jan\u00eb dhimbje, kur nuk shtohet puna por shtohen taksidar\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb v\u00ebrdall\u00eb si hiena, kur gjobat mbijn\u00eb ngado, \u00e7far\u00eb do b\u00ebsh? Do thuash dot se kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ty?!.<\/p>\n<p>Kur vjen student, e t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebsh prioritet p\u00ebrballimin e jetes\u00ebs, pastaj po t\u00eb doli koh\u00eb t\u00eb m\u00ebsosh e t\u00eb thellohesh n\u00eb fush\u00ebn t\u00ebnde, n\u00eb profesion a dije, a nuk t\u00eb revolton kjo? A t\u00eb p\u00ebrket ty kjo situat\u00eb?<\/p>\n<p>A duhet p\u00ebrmbysur e gjitha kjo. E gjitha kjo vjen nga ai tipi me syze e kapele q\u00eb del me Noizin aty, q\u00eb b\u00ebn tallava me gaztoret e oborrit. Ai k\u00ebrkon q\u00eb ti t\u00eb mos mendosh, k\u00ebrkon q\u00eb ta gjykosh nga atletet, jo nga vendimet q\u00eb merr. Ti e di q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tallje direkt n\u00eb kurrizin tend. Nuk ke pse e mban. Ti e ke n\u00eb dor\u00eb ta b\u00ebsh ndryshimin. Me vot\u00ebn t\u00ebnde me 11 maj. Ajo \u00ebsht\u00eb dita e nj\u00eb prej akteve m\u00eb t\u00eb forta q\u00eb do t\u00eb marr\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb jesh krenar nj\u00eb dit\u00eb. Jo vet\u00ebm p\u00ebr veten t\u00ebnde. Por dhe p\u00ebr gjysh\u00ebrit, p\u00ebr prind\u00ebrit, p\u00ebr shok\u00ebt e miqt\u00eb. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Vendi i ka syt\u00eb nga ti!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ervin SALIANJI Me gjith\u00eb plakjen e popullsis\u00eb, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit, s\u00ebrish rreth 115 mij\u00eb t\u00eb rinj votojn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 22 dit\u00ebsh. Kjo grupmosh\u00eb q\u00eb ishte deri para nj\u00eb dekade dominante, 18 deri n\u00eb 20 vje\u00e7, edhe pse \u00ebsht\u00eb rrudhur ka jo vet\u00ebm numrat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vendosur drejtimin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":110875,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-110874","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110874","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110874"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110874\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":110876,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110874\/revisions\/110876"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110874"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110874"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110874"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}