{"id":110904,"date":"2025-04-18T13:29:47","date_gmt":"2025-04-18T13:29:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=110904"},"modified":"2025-04-18T13:29:47","modified_gmt":"2025-04-18T13:29:47","slug":"berisha-do-te-gjejme-ku-jane-parate-qe-kane-vjedhur-gjate-ketyre-viteve-dhe-do-ia-kthejme-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/18\/berisha-do-te-gjejme-ku-jane-parate-qe-kane-vjedhur-gjate-ketyre-viteve-dhe-do-ia-kthejme-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Berisha: Do t\u00eb gjejm\u00eb ku jan\u00eb parat\u00eb q\u00eb kan\u00eb vjedhur gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve dhe do ia kthejm\u00eb shqiptar\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha, n\u00eb takimin e zhvilluar n\u00eb bisnesin fason n\u00eb Kruj\u00eb, akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr keqmenaxhim t\u00eb buxhetit dhe zhvatje sistematike t\u00eb fondeve publike, duke deklaruar se \u201cne do pastrojm\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe do gjejm\u00eb \u00e7do qindark\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vjedhur nga shqiptar\u00ebt nd\u00ebr vite\u201d.<\/p>\n<p>Berisha theksoi se r\u00ebnia ekonomike, mungesa e investimeve dhe shpopullimi jan\u00eb pasoj\u00eb direkte e politikave shkat\u00ebrruese t\u00eb ndjekura nga qeveria aktuale. Ai premtoi se pas 11 majit do t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb epok\u00eb e re me reforma t\u00eb thella ekonomike dhe hetime t\u00eb forta ndaj abuzimeve me fondet publike.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi optimist\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebr\u00e7mim. Ju e keni d\u00ebgjuar Edi Ram\u00ebn, thot\u00eb fasoni industri e bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, le t\u00eb ikin, le ti mbyllin.<\/p>\n<p>Urdh\u00ebro, t\u00eb mbyllet, ku ju prodhoni cil\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe absolutisht, jo vet\u00ebm ju, por shum\u00eb nd\u00ebrmarrje q\u00eb kam vizituar, jeni krenari komb\u00ebtare p\u00ebr prodhimin tuaj.<\/p>\n<p>E bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, i bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb sepse ky imagjinon q\u00eb shqiptar\u00ebt ti p\u00ebrzej\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb singalez, etj., me politikat q\u00eb ndjek.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne kemi shtyll\u00eb t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb kryesore, prodhimin, prodhimin, prodhimin.<\/p>\n<p>Sepse prodhimi \u00ebsht\u00eb rroga, \u00ebsht\u00eb mir\u00ebqenie, \u00ebsht\u00eb ekonomi e fort\u00eb, prodhimi \u00ebsht\u00eb e ardhme. Dhe jo vet\u00ebm do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr suksesin n\u00eb vazhdim t\u00eb sip\u00ebrmarrjeve, por do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00ebrheqjen e investimeve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>A e dini ju, nuk ka investitor t\u00eb huaj m\u00eb. Nuk vijn\u00eb, nuk ka.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha rrug\u00ebt e m\u00ebdha, pa p\u00ebrjashtim nga Hani i Hotit n\u00eb Gjirokast\u00ebr u nd\u00ebrtuan me kompani t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Por rrug\u00ebt aty jan\u00eb, as nuk shemben as nuk l\u00ebvizin.<\/p>\n<p>K\u00ebta sa fusin salillar\u00ebt e tyre, rruga u shembet brenda 6 muajve, brenda 1 viti. Jo, ne do hapim Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>Do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr nj\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor, cil\u00ebsor.<\/p>\n<p>Do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tuaj, t\u00eb shkollohen n\u00eb shkollat m\u00eb t\u00eb mira, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuara t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Familja \u00ebsht\u00eb themeli i shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb dhe \u00e7do f\u00ebmij\u00eb do ket\u00eb bonusin.<\/p>\n<p>F\u00ebmija i par\u00eb 70 euro, f\u00ebmija i dyt\u00eb 60 euro dhe k\u00ebto jan\u00eb bonuset q\u00eb japin vendet e pasura, por ne do e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb patjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka t\u00eb ardhme n\u00ebse nuk p\u00ebrmbysim k\u00ebt\u00eb shkat\u00ebrrim demografik q\u00eb mboll\u00ebn k\u00ebta.<\/p>\n<p>Kemi q\u00eb nga 2019 e gjer sot, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb vdesin se sa lindin. N\u00eb vitin 2023, Erseka nj\u00eb qytet i t\u00ebr\u00eb ka patur n\u00eb 12 muaj vet\u00ebm 1 lindje. Ne do e ndryshojm\u00eb k\u00ebt\u00eb, do e ndryshojm\u00eb me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Tarifat publike do t\u00eb zbriten me 5 her\u00eb.<\/p>\n<p>Taksat e bashkive, se k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb \u00e7mendur mbas taksave, nuk do t\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1% e xhiros vjetore.<\/p>\n<p>Leje q\u00eb ven\u00eb taksa antikushtetuese. Taksa e arsimit thot\u00eb ai, q\u00eb nuk mund ta vej\u00eb dot kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Arsimin e p\u00ebrballon buxheti i shtetit, paguani n\u00eb buxhet ju. Nuk mund t\u00eb paguaj\u00eb bashkia.<\/p>\n<p>K\u00ebta kan\u00eb vendosur nj\u00eb sistem pla\u00e7kitje t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh, ku shkojn\u00eb parat\u00eb e buxhetit. Grabiten, grabiten dhe vet\u00ebm grabiten.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtohet unaza e Tiran\u00ebs, 13 km rrug\u00eb, 14 kontrata.<\/p>\n<p>Sepse Rama me Lubin\u00eb duan t\u00eb vjedhin me 14 n\u00ebnkotraktor.<\/p>\n<p>Kontraktohet djeg\u00ebsi i Tiran\u00ebs, nuk ka as nam as nishan, pastaj thot\u00eb se, po u b\u00eb pensioni 200 euro, p\u00ebrmbyset, biem n\u00eb humner\u00eb, biem n\u00eb katastrof\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk biem as n\u00eb humner\u00eb as n\u00eb katastrof\u00eb. Dhimbje e madhe \u00ebsht\u00eb kjo, se pensioni duhej t\u00eb ishte sot 390 euro pa asnj\u00eb dyshim. N\u00ebqoft\u00ebse pensioni ndiqte rritjen e \u00e7mimeve q\u00eb duhet ta ndjek\u00eb patjet\u00ebr, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njeriu sot, t\u00eb mos blej\u00eb 2-3 her\u00eb m\u00eb pak se n\u00eb 2013. Pensioni duhej t\u00eb rritej, rrogat duhej t\u00eb rriteshin.<\/p>\n<p>Sot ky pension \u00ebsht\u00eb 160-170 euro dhe thot\u00eb se po u b\u00eb 200 euro, rrokullisemi.<\/p>\n<p>Jo nuk rrokullisemi, absolutisht jo, p\u00ebrkundrazi nuk mund t\u00eb vjedhin si\u00e7 kan\u00eb vjedhur. Nuk do mund t\u00eb zhdukin 130 mln euro p\u00ebr djeg\u00ebsin e Tiran\u00ebs dhe para dy dit\u00ebsh e d\u00ebrguam dosjen me 2 drejtora m\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishmit n\u00eb at\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Se ku jan\u00eb parat\u00eb, ku jan\u00eb parat\u00eb, \u00e7do shqiptar duhet t\u00eb pyes\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00eb zot\u00ebri e \u00e7ove dosjen p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar dy drejtor\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb, po 130 mln euro q\u00eb nuk kishin asnj\u00eb lidhje, se drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb, buxhetin nuk e kan\u00eb ata, buxhetin e ka qeveria, e ka kryetari. Drejtorat jan\u00eb thjesht\u00eb njer\u00ebz q\u00eb zbatojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ku shkuan 130 mln euro, at\u00eb e di Edi Rama, n\u00eb kontot e tij bankare t\u00eb fshehta.<\/p>\n<p>Ndaj dhe prokurori nuk shqet\u00ebsohet se ku shkuan ato. Nuk mundet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ne do pastrojm\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb k\u00ebto para, do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb vendosim para ligjit, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb abuzuar me pasurit\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ju ftoj t\u00eb votojm\u00eb 1-shin n\u00eb 11 maj.<\/p>\n<p>\u2018Shqip\u00ebria Madh\u00ebshtore\u2019, \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e burrave dhe grave q\u00eb djersin\u00eb, q\u00eb punojn\u00eb, q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn dhe familjen, t\u00eb mirat me djers\u00ebn e tyre, dhe ju t\u00eb tilla jeni dhe jam i bindur se s\u00eb bashku do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb \u2018Shqip\u00ebri Madh\u00ebshtore\u2019. P\u00ebr ju, p\u00ebr ne, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, p\u00ebr nipat dhe mbesat tona\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha, n\u00eb takimin e zhvilluar n\u00eb bisnesin fason n\u00eb Kruj\u00eb, akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr keqmenaxhim t\u00eb buxhetit dhe zhvatje sistematike t\u00eb fondeve publike, duke deklaruar se \u201cne do pastrojm\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe do gjejm\u00eb \u00e7do qindark\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vjedhur nga shqiptar\u00ebt nd\u00ebr vite\u201d. Berisha theksoi se r\u00ebnia ekonomike, mungesa e investimeve dhe shpopullimi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":110905,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-110904","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110904","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110904"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110904\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":110906,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110904\/revisions\/110906"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110905"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110904"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110904"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110904"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}