{"id":110937,"date":"2025-04-18T18:14:11","date_gmt":"2025-04-18T18:14:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=110937"},"modified":"2025-04-18T18:14:11","modified_gmt":"2025-04-18T18:14:11","slug":"berisha-si-do-ti-rrisim-pagat-dhe-pensionet-parate-qe-marrim-nga-qytetaret-do-ua-kthejme-atyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/18\/berisha-si-do-ti-rrisim-pagat-dhe-pensionet-parate-qe-marrim-nga-qytetaret-do-ua-kthejme-atyre\/","title":{"rendered":"Berisha: Si do t&#8217;i rrisim pagat dhe pensionet? Parat\u00eb q\u00eb marrim nga qytetar\u00ebt do ua kthejm\u00eb atyre!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb shfaqur ndryshe mbr\u00ebmjen e sotme n\u00eb takimin e prezantimit t\u00eb kandidat\u00ebve n\u00eb Kamz\u00eb.<\/p>\n<p>Berishai \u00ebsht\u00eb shfaqur me kapelen me numrin 1, i cili \u00ebsht\u00eb edhe numri n\u00eb flet\u00ebn e votimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha tregoi dhe rrug\u00ebn se, si do t\u00eb rriten pagat dhe pensionet. Berisha tha se, deklaruam se do rrisim pensionet e mesme dhe t\u00eb larta. \u00c7do pension i mes\u00ebm u rrit 60 p\u00ebrqind. \u00c7do pension i lart\u00eb u rrit 40 p\u00ebrqind. Si ndodhi? Si u b\u00eb kjo? Fare e thjesht\u00eb. Parat\u00eb ua kthyem shqiptar\u00ebve. Si do i rrisim tani? P\u00ebrs\u00ebri me t\u00eb nj\u00ebjtin mekaniz\u00ebm, parat\u00eb do ua kthejm\u00eb ju.<\/p>\n<p>\u201cQytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Kamz\u00ebs, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, zonja dhe zot\u00ebrinj, t\u00eb fitores s\u00eb 11 majit, t\u00eb ndryshimit t\u00eb madh, t\u00eb Kamz\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme ndaj jush.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij qyteti t\u00eb ri dhe t\u00eb bekuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje miqve t\u00eb tuaj kudo q\u00eb jan\u00eb, n\u00eb rrethet nga keni ardhur, n\u00eb Tiran\u00eb apo n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>E nderuar zonja Albana Vokshi, drejtuese politike e Kamz\u00ebs, t\u00eb dashur kandidate dhe kandidat\u00eb t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore t\u00eb k\u00ebtij qyteti, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt, krenaria e PD dhe Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore jeni ju, p\u00ebr Kamz\u00ebn dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, sot ne vijm\u00eb para jush p\u00ebr t\u00eb parashtruar programin ton\u00eb elektoral.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb parashtruar tek ju alternativ\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn ne jemi t\u00eb betuar dhe t\u00eb vendosur t\u2019i japim p\u00ebrgjigjen problemeve t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb p\u00ebrjeton sot Kamza, problemeve t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb p\u00ebrjeton sot Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Probleme q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Kamz\u00ebn, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb pajetuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>E kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Kamz\u00ebn, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend nga i cili shqiptar\u00ebt vet\u00ebm largohen.<\/p>\n<p>E kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Kamz\u00ebn, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb vendin n\u00eb t\u00eb cilin nga viti 2014 gjer n\u00eb vitin 2023, vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e BE u larguan 1 milion e 99 mij\u00eb banor\u00eb t\u00eb Kamz\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, k\u00ebta q\u00eb mor\u00ebn rrug\u00ebt e dheut nuk i mor\u00ebn ato se lakmonin pasuri.<\/p>\n<p>Nuk i mor\u00ebn ato se nuk kishin mall dhe dashuri p\u00ebr familjen.<\/p>\n<p>Nuk i mor\u00ebn ato se nuk donin vendin e tyre.<\/p>\n<p>Por rrug\u00ebt i mor\u00ebn se nuk jetonin dot n\u00eb Kamz\u00eb, nuk jetonin dot n\u00eb Tiran\u00eb, nuk jetonin dot n\u00eb Shqip\u00ebri sepse ky regjim, Shqip\u00ebrin\u00eb, Kamz\u00ebn q\u00eb rritej n\u00eb popullat\u00eb nga viti n\u00eb vit, e b\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kamz\u00ebn q\u00eb nuk jetohej m\u00eb. E b\u00ebri sofr\u00ebn e familjeve shqiptare t\u00eb mos pranonte as f\u00ebmij\u00ebt e vet, por t\u2019u thoshte pa\u00e7i fatin, merrni rrug\u00ebt e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk ik\u00ebn shqiptar\u00ebt se donin t\u00eb iknin, por ik\u00ebn se ila\u00e7et nuk i blinin dot n\u00eb vendin e tyre, por ik\u00ebn se kredit\u00eb nuk i paguanin dot n\u00eb vendin e tyre, por ik\u00ebn se sht\u00ebpit\u00eb nuk i blinin dot n\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundi ik\u00ebn dhe ik\u00ebn sepse n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb pashembullt, qytetar\u00ebt e Kamz\u00ebs, qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb n\u00eb vitin 2013 paguheshin m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit, gjat\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve ran\u00eb posht\u00eb e m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve u varf\u00ebruan \u00e7do vit e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve, \u00e7mimet e mallrave, ushqimeve jetike u dyfishuan.<\/p>\n<p>E merrnin buk\u00ebn me 400-500 lek\u00eb n\u00eb vitin 2013, e marrin sot me 900-1000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>E merrnin mishin me 7 mij\u00eb lek\u00eb, e marrin sot me 18 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>I merrnin zarzavatet 4 her\u00eb m\u00eb lir\u00eb se sot.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi pra? Ndodhi q\u00eb aq sa blinin me pensionin e vitit 2013, nuk blinin as me trefishin e tij n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Mallrat b\u00ebheshin moll\u00eb e ndaluar, apartamentet moll\u00eb e ndaluar p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>Vendet e pun\u00ebs rr\u00ebnohen dhe shkat\u00ebrrohen \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo qeveri u v\u00ebrsul mbi taksa.<\/p>\n<p>Kjo qeveria injoroi, mohoi, posht\u00ebroi pensionistin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pensionist q\u00eb n\u00eb vitin 2013 merrte nj\u00eb pension mesatar 143 mij\u00eb lek\u00eb, merrte m\u00eb shum\u00eb se secili moshatar i tij n\u00eb vendet p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Po sot si \u00ebsht\u00eb gjendja? Sot pensionisti i Malit t\u00eb Zi merr 450 euro, kurse pensionisti n\u00eb Shqip\u00ebri merr 170 euro.<\/p>\n<p>Pensionisti n\u00eb Maqedoni merr 405 euro.<\/p>\n<p>Pensionisti n\u00eb Serbi merr 430 euro.<\/p>\n<p>Pensionisti n\u00eb Kosov\u00eb merr 190 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri merr 170 euro mesatarja. Kaq marrin vet\u00ebm 43 p\u00ebrqind e pensionist\u00ebve, 57 p\u00ebrqind e tyre marrin pension t\u00eb pjessh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, ky ishte q\u00ebndrim \u00e7njer\u00ebzor, posht\u00ebrues p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj zotohem para jush se 100 dit\u00ebt e para nuk do ket\u00eb pensionist n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nuk do marr\u00eb 200 euro.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb lejoni pak t\u2019i them atij burracakut 2 metra q\u00eb fshihet dhe nuk del dot, pasi e keni kapur me presh n\u00eb dor\u00eb duke vjedhur, nuk del dot t\u00eb ballafaqohet para jush n\u00eb televizion apo n\u00eb sken\u00eb. Jo.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thot\u00eb? Thot\u00eb se po ta rrisim pensionin 200 euro, biem n\u00eb humner\u00eb. Kurse dje deklaronte se do ta b\u00ebjm\u00eb n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>Ka deklarat\u00eb m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, m\u00eb cinike?<\/p>\n<p>Ju lutem vet\u00ebm nj\u00eb moment. N\u00eb vitin 2005 ne premtuam dyfishimin e rrogave dhe u them nj\u00eb gj\u00eb, ai ka qen\u00eb premtimi m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb i jet\u00ebs sime sepse nuk di nj\u00eb administrat\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb ket\u00eb premtuar dyfishim rrogash n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, por e mbajt\u00ebm.<\/p>\n<p>I them cilido shqiptar, gjej nj\u00eb m\u00ebsues, nj\u00eb infermiere, nj\u00eb mjek, nj\u00eb punonj\u00ebs q\u00eb t\u00eb thot\u00eb se rroga e tij nuk u mbidyfishua gjat\u00eb viteve 2006-2013. Pa p\u00ebrjashtim t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Deklaruam se do dyfishojm\u00eb pensionet e ul\u00ebta. Pensioni ishte 36 euro, \u00e7do pension i ul\u00ebt u b\u00eb 83 euro.<\/p>\n<p>Deklaruam se do rrisim pensionet e mesme dhe t\u00eb larta. \u00c7do pension i mes\u00ebm u rrit 60 p\u00ebrqind. \u00c7do pension i lart\u00eb u rrit 40 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Si ndodhi? Si u b\u00eb kjo? Fare e thjesht\u00eb. Parat\u00eb ua kthyem shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Si do i rrisim tani? P\u00ebrs\u00ebri me t\u00eb nj\u00ebjtin mekaniz\u00ebm, parat\u00eb do ua kthejm\u00eb ju.<\/p>\n<p>Si do i rrisim pensionet dhe rrogat, q\u00eb nuk do ket\u00eb rrog\u00eb n\u00ebn 500 euro, rroga mesatare do jet\u00eb 1200 euro, rroga e m\u00ebsuesit do b\u00ebhet 1500 euro, si do i rrisim? Do u kthejm\u00eb parat\u00eb q\u00eb marrim prej jush do i kthejm\u00eb tek ju\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb shfaqur ndryshe mbr\u00ebmjen e sotme n\u00eb takimin e prezantimit t\u00eb kandidat\u00ebve n\u00eb Kamz\u00eb. Berishai \u00ebsht\u00eb shfaqur me kapelen me numrin 1, i cili \u00ebsht\u00eb edhe numri n\u00eb flet\u00ebn e votimit. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha tregoi dhe rrug\u00ebn se, si do t\u00eb rriten pagat dhe pensionet. Berisha tha &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":110938,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-110937","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110937","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110937"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110937\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":110939,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110937\/revisions\/110939"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}