{"id":111103,"date":"2025-04-21T08:19:55","date_gmt":"2025-04-21T08:19:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=111103"},"modified":"2025-04-21T08:20:23","modified_gmt":"2025-04-21T08:20:23","slug":"berisha-me-fermeret-cdo-sezon-do-konsumojme-prodhimet-tona-pasaporta-europiane-e-rames-si-djegesi-i-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/21\/berisha-me-fermeret-cdo-sezon-do-konsumojme-prodhimet-tona-pasaporta-europiane-e-rames-si-djegesi-i-tiranes\/","title":{"rendered":"Berisha me fermer\u00ebt: \u00c7do sezon do t\u00eb konsumojm\u00eb prodhimet tona! Pasaporta europiane e Ram\u00ebs si djeg\u00ebsi i Tiran\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, n\u00eb nj\u00eb takim me fermer\u00ebt n\u00eb Gjergjan t\u00eb Elbasanit, gjat\u00eb prezantimit t\u00eb programit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore, akuzoi qeverin\u00eb Rama p\u00ebr braktisjen e bujq\u00ebsis\u00eb dhe hapjen e tregut ndaj prodhimeve t\u00eb subvencionuara nga Serbia e vendet fqinje. Berisha tha se, fermer\u00ebt shqiptar\u00eb marrin shum\u00eb her\u00eb m\u00eb pak subvencione dhe nuk mund t\u00eb konkurrojn\u00eb n\u00eb treg, duke sjell\u00eb varf\u00ebri dhe emigrim masiv. Kryetari i PD premtoi mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe tha se s\u00eb bashku me vot\u00ebn e emigrant\u00ebve, Shqip\u00ebria do ndahet nga kjo qeveri e d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Lideri opozitar, Sali Berisha akuzoi qeverin\u00eb aktuale se ka p\u00ebrvet\u00ebsuar fondet e subvencioneve t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb destinuara p\u00ebr fermer\u00ebt, duke p\u00ebrmendur konkretisht kryeministrin Rama dhe ish-ministren, Olta Xha\u00e7ka, me rrethin e tyre familjar. Berisha theksoi se Shqip\u00ebria ka nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb mb\u00ebshtetjes n\u00eb rajon, ndon\u00ebse fermer\u00ebt jan\u00eb pun\u00ebtor\u00eb dhe toka \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsore. Sistemet e vaditjes jan\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruara dhe fermer\u00ebt nuk p\u00ebrfitojn\u00eb realisht nga fondet, deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera Berisha.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha premtoi se me programin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore do t\u00eb pes\u00ebfishoj\u00eb subvencionet, duke i \u00e7uar n\u00eb 230 milion\u00eb euro n\u00eb vit, dhe \u00e7do fermer do p\u00ebrfitoj\u00eb pa pengesa burokratike, p\u00ebr \u00e7do fidan, \u00e7do kok\u00eb bag\u00ebti apo nj\u00ebsi prodhimi. Berisha u dha fjal\u00ebn fermer\u00ebve p\u00ebr transformim t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb thell\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen ndaj bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur banor\u00eb t\u00eb Gjergjanit, ju p\u00ebrsh\u00ebndes shum\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrsisht. Shpreh nderimin tim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr ju, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e qarku, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb fermer\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb kudo q\u00eb jan\u00eb. Gra dhe burra q\u00eb nxjerrin jet\u00ebn e tyre me sakrifica t\u00eb m\u00ebdha, me mund dhe djers\u00eb. Sakrificat tuaja jan\u00eb fisnik\u00ebria e shpirtit tuaj.<\/p>\n<p>Ndaj dhe, kam shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb takohem me ju njer\u00ebz fisnik\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb pun\u00ebs. Un\u00eb gjithashtu, p\u00ebrsh\u00ebndes z.Alizoti, udh\u00ebheq\u00ebsin politik t\u00eb qarkut. Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt aletatit ton\u00eb, z.Edmond Haxhinasto. P\u00ebrsh\u00ebndes t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt, kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb qarkut t\u00eb Elbasanit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebr ne krenariar v\u00ebrtet\u00eb e PD, me bindjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, se do ju p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ju me p\u00ebrkushtim, me dinjitet t\u00eb madh n\u00eb parlamentin e ardhsh\u00ebm shqiptar dhe n\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme t\u00eb koalicionit m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb ka patur ndonj\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria gjer sot, koalicioni p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore.<\/p>\n<p>Ne, vijm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim me ju, pasi n\u00eb 12 vite fermat tuaja, prodhimet tuaja, mundi juaj, ka njohur v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdah, humbje t\u00eb ndjeshme, rrokullisje serioze.<\/p>\n<p>Sot, po t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb dyqanet e Elbasanit, t\u00eb Tiran\u00ebs dhe kudo, 80% t\u00eb produkteve prodhohen n\u00eb Shumadi, n\u00eb Banat, prodhohen jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, sektori i bujq\u00ebsis\u00eb dhe blegtoris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor baz\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin pun\u00ebsohen rreth gjysm\u00eb milioni shqiptar\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb krejt\u00ebsisht, por pothuajse krejt\u00ebsisht i braktisur nga kjo qeveri. Ky sektor i jep vendit 90% t\u00eb prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm. Ky sektor financohet vet\u00ebm 0.5% t\u00eb prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ju nuk jeni m\u00eb pak pun\u00ebtor\u00eb se sa fermer\u00ebt e Maqedonis\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs, apo t\u00eb Serbis\u00eb, ose t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Jo, ju jeni shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb. Dhe sigurisht, ju doni q\u00eb fermat tuaja, serrat tuaja, stallat tuaja, t\u00eb ecin p\u00ebrpara, t\u2019u begatojn\u00eb, t\u00eb pasurohen.<\/p>\n<p>Por, kjo nuk ndodh. Sepse, me politik\u00ebn q\u00eb ndoqi kjo qeveri, ishte nj\u00eb politik\u00eb shkat\u00ebrrimtare. Hapi kufijt\u00eb, doganat p\u00ebr prodhimet e Serbis\u00eb, Maqedonis\u00eb, fermer\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave, subvencionohen nga 5 gjer 8 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ju.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb qoft\u00eb se ju merrni 100 euro subvencion, fermeri n\u00eb Maqedoni merr 500 euro subvencion, fermeri n\u00eb Kosov\u00eb merr 400 euro subvencion, fermeri n\u00eb Serbi merr 700 ose 800 euro subvencion.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb realiteti. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta!<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh?<\/p>\n<p>Ndodh q\u00eb ju nuk konkurroni dot n\u00eb tregje, sepse ai e ka t\u00eb subvencionuar \u00e7mimin, dhe f\u00ebmij\u00ebt tuaj largohen \u00ebpr t\u00eb nd\u00ebrtuar \u00ebndrr\u00ebn e tyre, jo n\u00eb Elbasan, jo n\u00eb Shqip\u00ebri, po p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar n\u00eb Itali, Greqi, dhe n\u00eb vende tjera.<\/p>\n<p>Un\u00eb, do t\u2019u d\u00ebrgoj atyre nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt dhe nj\u00eb nderim shum\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb b\u00ebr\u00eb individ\u00eb t\u00eb shquar, biznesmen\u00eb t\u00eb shquar, dhe jan\u00eb atdhetar\u00eb t\u00eb flakt\u00eb aty ku jan\u00eb. Nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb, Eduart \u00c7ekrezi, t\u00eb cilin un\u00eb pata fatin ta njoh fort k\u00ebto koh\u00ebt e fundit. Por, edhe shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ata, k\u00ebt\u00eb vit votojn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe ata do t\u2019i japin vendit t\u00eb tyre mb\u00ebshtetje historike me vot\u00ebn e tyre. S\u00eb bashku me ju, do ta ndajn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga kjo e keqe e madhe.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, pra p\u00ebrve\u00e7 subvencioneve q\u00eb i keni 4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se Kosova, 5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se Maqedonia, 7 ose 8 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se Serbia, dhe prisni. Kjo \u00ebsht\u00eb aktuale.<\/p>\n<p>Po, po t\u00eb marr\u00ebsh investimet q\u00eb ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb tok\u00eb p\u00ebrpara, del t\u00eb pakt\u00ebn 1 me 10. Kosova sot, dhe jo vet\u00ebm Kosova, por Maqedonia, Serbia, kan\u00eb nj\u00eb nga sistemet vadit\u00ebse m\u00eb bashk\u00ebkohore, dhe e trash\u00ebguan at\u00eb nga Jugosllavia.<\/p>\n<p>Kurse, Shqip\u00ebria noton n\u00eb uj\u00eb, dhe uji p\u00ebr fermat nuk sigurohet.<\/p>\n<p>Pra, ka nj\u00eb pabarazi shum\u00eb t\u00eb madhe. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, t\u00eb zot\u00eb, toka \u00ebsht\u00eb e klasit t\u00eb par\u00eb, por me tregun nuk ia dalin nuk ia dalin sepse, marrin gjith\u00ebsej, 57 milion\u00eb euro ishte subvencionimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit. Nga k\u00ebto, 32 milion\u00eb shkonin tek fermeri, t\u00eb tjerat i merrnin rrog\u00ebtar\u00ebt e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Kishin 130 milion\u00eb euro nga BE-ja. Edi Rama me suit\u00ebn e tij, u v\u00ebrsul mbi to, sikur t\u00eb ishin para pa zot, dhe q\u00eb ato \u00e7do qindark\u00eb ishin p\u00ebr ju, fermer\u00ebt. Dhe ato, vet\u00ebm fermer\u00ebt nuk i mor\u00ebn. I mor\u00ebn Xha\u00e7kat, me burrat, me kush\u00ebrinjt\u00eb, me fisin e tyre. Dhe kur BE e diktoi, e gjeti, i nd\u00ebrpreu menj\u00ebher\u00eb fondet, dhe Edi Rama, n\u00eb vend se t\u00eb \u00e7onte ministren e tij atje ku e meritonte, e mori k\u00ebshilltare kryesore n\u00eb kryeministri.<\/p>\n<p>Pse e mori k\u00ebshilltare kryesore?<\/p>\n<p>E mori, sepse ata abuzimin e kishin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ajo nuk kishte b\u00ebr\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm zbatuar urdhrat abuziv t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb parat\u00eb e fermer\u00ebve i merrnin oligark\u00ebt e tij, klientela e tij, dhe fermer\u00ebt nuk merrnin asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Ne, jemi shum\u00eb t\u00eb vendosur ta transformojm\u00eb, ta ndryshojm\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht dhe me shpejt\u00ebsi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb kemi vendosur ne n\u00eb programin ton\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb programin ton\u00eb, ne kemi vendosur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb. T\u00eb pes\u00ebfishojm\u00eb subvencionin p\u00ebr ju. T\u00eb kapim vendet q\u00eb kemi p\u00ebrreth. Nuk them t\u00eb kapim Franc\u00ebn dhe Gjermanin\u00eb, por Maqedonin\u00eb, Serbin\u00eb, Kosov\u00ebn, Malin e Zi.<\/p>\n<p>Ndaj dhe, fondi do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb 230 milion\u00eb euro subvencione.<\/p>\n<p>Do subvencionojm\u00eb, pa p\u00ebrjashtim, asnj\u00eb kriter tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 \u00e7do kok\u00eb bag\u00ebti, \u00e7do fidan t\u00eb mbjell\u00eb, \u00e7do njesi prodhimi.<\/p>\n<p>Heqim \u00e7do penges\u00eb tjet\u00ebr ne, q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb kaq hektar\u00eb e aq hektar\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb kaq kok\u00eb dhe aq kok\u00eb, etj. me radh\u00eb. Jo, ai q\u00eb ka, ai do marr\u00eb subvencionin.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, do ta tregoj shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr tani. At\u00ebher\u00eb, jam p\u00ebrpjekur, por tani do ta tregoj shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Ua them un\u00eb, ju jap fjal\u00ebn. Prandaj jam k\u00ebtu sot un\u00eb.<\/p>\n<p>Linja krediti. Ne do t\u00eb ngrem\u00eb bank\u00ebn zhvillimore t\u00eb shtetit, me t\u00eb cil\u00ebn ju do t\u00eb merrni linja krediti t\u00eb buta. 80% t\u00eb interesit do e paguaj\u00eb shteti p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb ka nevoj\u00eb, do t\u00eb adresohet aty me planin e biznesit dhe me projektin e tij, qeveria d oi mbuloj\u00eb 80% t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Qeveria do t\u00eb krijoj\u00eb fondin e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u2019ju mbrojtur ju, nga fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore dhe p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrblyer ju me \u00e7mimin baz\u00eb t\u00eb produkteve q\u00eb mund t\u2019ju shkat\u00ebrroj\u00eb moti dhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Por, qeveria do t\u2019ju mbroj\u00eb ju edhe nga mbiprodhimi.<\/p>\n<p>Mbiprodhimi ndodh, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast absolutisht, \u00e7do mbiprodhim do t\u00eb shp\u00ebrblehet me \u00e7mimin baz\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ju dhe fermer\u00ebt t\u00eb mos k\u00ebrc\u00ebnoheni nga falimentimi.<\/p>\n<p>Jan\u00eb mij\u00ebra fermer\u00eb q\u00eb e p\u00ebsojn\u00eb nga ngricat. Edhe ngricat q\u00eb kaluan. Ngricat e 2-3 jav\u00ebve m\u00eb par\u00eb kan\u00eb d\u00ebmtuar mij\u00ebra e mij\u00ebra fermer\u00eb, n\u00eb t\u00eb kat\u00ebrta an\u00ebt e vendit. N\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb Peshkopi, n\u00eb t\u00eb gjitha zonat.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb, shteti do ket\u00eb nj\u00eb fond, dhe ai fond do t\u2019u p\u00ebrgjigjet fermer\u00ebve p\u00ebr prodhimin me \u00e7mim baz\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria merr p\u00ebrsip\u00ebr investime shum\u00eb serioze n\u00eb vaditje, n\u00eb kullim dhe mbrojtjen e e tok\u00ebs. Ne, jemi nj\u00eb vend plot uj\u00ebra. Nuk ka vend me uj\u00ebra m\u00eb shum\u00eb se sa ne. Megjithat\u00eb, sip\u00ebrfaqet e vaditjes, jo q\u00eb nuk shtohen, por zvog\u00eblohen.<\/p>\n<p>Hidrocentrali i Banj\u00ebs, para s\u00eb gjithash, \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr vadit\u00ebs. Dhe kur ne e nd\u00ebrtuam at\u00eb, e nd\u00ebrtuam s\u00eb pari si vep\u00ebr vadit\u00ebs, dhe pastaj si vep\u00ebr energjitike.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, nj\u00eb kanal nuk \u00ebsht\u00eb hapr,n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb zonat t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb. Ai, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezervuar gjigant. Asnj\u00eb!<\/p>\n<p>Se, k\u00ebta kan\u00eb nj\u00eb zakon t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. K\u00ebta, n\u00eb doktrin\u00ebn e mashtrimit, nuk ka n\u00eb bot\u00eb njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb inagurojn\u00eb si k\u00ebta.<\/p>\n<p>Thoshte bukur sot, nj\u00eb analist i njohur: gjer n\u00eb vitin 2013 kishim par\u00eb, thot\u00eb, q\u00eb b\u00ebhej inagurimi n\u00eb fillim t\u00eb punimeve dhe kur p\u00ebrfundonin. Kurse tani b\u00ebhen 13-15 inagurime p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, sepse i ndajn\u00eb n\u00eb lote.<\/p>\n<p>Por, pasi mbaron kjo e loteve, kthehen dhe inagurojn\u00eb projektin. Pasi mbaron projekti, kthehen dhe inagurojn\u00eb \u00ebndrr\u00ebn. Pra, nj\u00eb serial mashtrimesh t\u00eb pafundme, 3D. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb, po t\u00eb marr\u00ebsh investimet e tyre jan\u00eb investime shum\u00eb t\u00eb pakta dhe shum\u00eb abuzive.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne, do t\u00eb investojm\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn 70 milion\u00eb euro n\u00eb vit n\u00eb vaditje, kullim dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Jam k\u00ebtu, p\u00ebr t\u2019u zotuar p\u00ebrpara jush dhe mbar\u00eb ferme\u00ebrve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, se prodhimet tuaja me sezon do t\u2019i mbrojm\u00eb.<\/p>\n<p>Mbrojtja sezonale e prodhimeve \u00ebsht\u00eb zotimi yn\u00eb. E kemi b\u00ebr\u00eb. Ata q\u00eb mund ta kujtojn\u00eb, e kemi b\u00ebr\u00eb dhe do ta b\u00ebjm\u00eb prap. E b\u00ebn \u00e7do vend.<\/p>\n<p>Ne jemi p\u00ebr treg\u00ebti t\u00eb lir\u00eb, por n\u00eb sezon do konsumojm\u00eb nj\u00ebher\u00eb tonat, do i shesim tonat, pastaj do t\u00eb presim p\u00ebr t\u00eb tjerat.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb do e b\u00ebjm\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci p\u00ebr shitjen e prodhimeve tuaja q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mrekullueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb agjenci orientuese p\u00ebr tregun do t\u00eb ngrihet, dhe aj odo t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshilltarja juaj kryesore p\u00ebr t\u2019ju orientuar me tregun, nevojat, konjuktur\u00ebn, kapacitetet e tij.<\/p>\n<p>Pensionisti n\u00eb fshat \u00ebsht\u00eb i diskriminuar. N\u00eb fshat jan\u00eb pensionet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se kudo. Kan\u00eb punuar 40 vjet, kan\u00eb shkri energjit\u00eb e tyre, dhe marrin nj\u00eb pension qesharak.<\/p>\n<p>100 dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes, ju garantoj, se \u00e7do burr\u00eb dhe grua n\u00eb fshat, n\u00eb mosh\u00eb pensioni, do t\u00eb marr\u00eb 200 euro si pension minimal. Do marr\u00eb 200 euro ai q\u00eb merr sot 120 euro, ai q\u00eb merr sot 70 euro, ai q\u00eb merr sot asnj\u00eb euro. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, burra dhe gra, n\u00eb fshat dhe kudo q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb mosh\u00ebn e pensionit, do marrin 200 euro, at\u00eb q\u00eb ne e quajm\u00eb minimumi jetik.<\/p>\n<p>Rroga minimale nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb n\u00ebn 500 euro. Rroga measatare do shkoj\u00eb n\u00eb 1200 euro, rroga e m\u00ebsuesve do t\u00eb jet\u00eb 1500 euro.<\/p>\n<p>Tani, me t\u00eb drejt\u00eb, secili nga ju mund t\u00eb shtroj\u00eb pyetjen: po ku do gjenden k\u00ebto para?<\/p>\n<p>Premtuam 5-fishimin e subvencioneve. Premtuam 70 milion\u00eb euro p\u00ebr vaditje, kullim dhe mbrojtje toke. Premtuam kredi t\u00eb buta. Premtojm\u00eb 200 euro minimum jetik, n\u00eb fshat dhe qytet, pa diskriminim, kudo.<\/p>\n<p>K\u00ebto para, t\u00eb dashur miq, t\u00eb gjitha jan\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha i paguani ju.<\/p>\n<p>Qindark\u00eb p\u00ebr qindark\u00eb, u merren qytetar\u00ebve n\u00eb \u00e7do mall q\u00eb ju blini. 20% taks\u00eb ju merr shteti n\u00eb \u00e7do \u00e7mim, n\u00eb \u00e7do udh\u00ebtim, n\u00eb \u00e7do lit\u00ebr naft\u00eb, n\u00eb \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Ua merr, por problemi \u00ebsht\u00eb se nuk ua kthen. Dallimi midis nesh dhe atyre \u00ebsht\u00eb ky, ne do ua kthejm\u00eb. Absolutisht! Do ua kthejm\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, ndalemi prap po k\u00ebtu. Shqip\u00ebria k\u00ebt\u00eb vit kishte 8 miliard\u00eb euro buxhetin.<\/p>\n<p>N\u00eb ndarje t\u00eb k\u00ebtij buzheti, p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, fshati, n\u00eb t\u00eb cilin jeton 40% e popullat\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin prodhohet 20% e PBB, u la gjith\u00ebsej 57 milion\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pensionist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb fshat dhe qytet, s\u00eb bashku, jan\u00eb 760 mij\u00eb. Sa u la? 16 milion\u00eb euro nga 8 miliard\u00eb euro, t\u00eb gjitha nga taksat tuaja. Nuk ka shp\u00ebrndarje m\u00eb cinike, m\u00eb t\u00eb pashpirt dhe m\u00eb posht\u00ebruese se kjo.<\/p>\n<p>Se t\u00eb lesh ti p\u00ebr 1\/3 e popullit t\u00ebnd 16 milion\u00eb euro. Ai fondi pensioneve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grop\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, sigurisht q\u00eb ai duhet p\u00ebrmir\u00ebsuar. Por, me fond pensionesh ti i le ata t\u00eb flasin me veten e tyre, t\u00eb num\u00ebrojn\u00eb kafshat\u00ebn, t\u00eb mos marrin dot ila\u00e7et. Dhe, \u00e7donjeri i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm para qytetar\u00ebve t\u00eb vet, \u00e7do qeveritar, tek ky buxhet 8 miliard\u00eb, 6 miliard\u00eb, apo 10 miliard\u00eb, sa t\u00eb jet\u00eb, ndan 1 miliard\u00eb, 2 miliard\u00eb, \u00ebpr t\u2019ua kthyer qytetar\u00ebve n\u00eb pensione, n\u00eb rroga. T\u00eb tjerat i p\u00ebrcakton p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr arsimin, p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse ky, 16 milion\u00eb.<\/p>\n<p>I b\u00ebj thirrje \u00e7do shqiptari, t\u00eb mos e harroj\u00eb k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr.<\/p>\n<p>Me deputet\u00ebt tan\u00eb, Tomorrin, Qaniun, etj., ne \u00e7uam n\u00eb parlament ligjin e minimumit jetik. Para nj\u00eb viti e gjysm\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb fund kjo ndarje. T\u2019i jipet \u00e7do shqiptari 200 euro. Nuk \u00ebsht\u00eb shpikja jon\u00eb kjo. Nuk \u00ebsht\u00eb se e kemi nxjerr ne minimumin jetik. Minimumi jetik \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri absolute, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb individi t\u00eb mos jetoj\u00eb n\u00eb mjerim. Dhe ju them k\u00ebtu, ne regjistruam. Pasi b\u00ebm\u00eb studimin, gjet\u00ebm se 15 mij\u00eb familje jetonin n\u00eb varf\u00ebri ekstreme. I regjistruam, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute fill pas zgjedhjeve, do t\u2019u jepnim para n\u00eb dor\u00eb atyre, dhe nuk do t\u00eb kishim varf\u00ebri ekstreme. Nuk ka varf\u00ebri ekstreme nj\u00eb vend i lir\u00eb. Nuk e lejon. B\u00ebn shp\u00ebrndarje, jep para, dhe ky \u00ebsht\u00eb rregulli.<\/p>\n<p>K\u00ebta, e 5-fishuan shifr\u00ebn. K\u00ebta bllokuan pensionet. Than\u00eb do i ndeksojm\u00eb, dhe nuk i indeksuan. Dhe jo vet\u00ebm nuk i indeksuan pensionet, por \u00e7far\u00eb ndodhi tjet\u00ebr. \u00c7mimet u rrit\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri nga r\u00ebnia e PBB, nga importi dhe faktor\u00ebt e tjer\u00eb, kan\u00eb p\u00ebsuar rritjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb rajon. Dhe \u00e7mimet n\u00eb Shqip\u00ebri, litri i qum\u00ebshtit \u00ebsht\u00ebm\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri se n\u00eb itali.<\/p>\n<p>Kilogrami i buk\u00ebs, mishi, t\u00eb gjitha k\u00ebto kaluan n\u00eb \u00e7mime t\u00eb cilat, sipas specialist\u00ebve ekonomist\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sot nj\u00eb pensionist, aq sa blinte n\u00eb vitin 2013 me pensionin, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, duhet ta kishte pensionin 390 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, e ka 160-170 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, duhet ta kishte 390 mij\u00eb lek\u00eb. M\u00eb ndryshe. N\u00eb vitin 2013, pensioni n\u00eb Shqip\u00ebri ishte 143 mij\u00eb lek, pensioni m\u00eb Mal t\u00eb Zi ishte 138 mij\u00eb lek\u00eb. Sot, pensioni n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb 450 euro. Pensioni n\u00eb Maqedoni sihte m\u00eb i ul\u00ebt. So, pensioni n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb 380 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi ishte m\u00eb i ul\u00ebt, sot \u00ebsht\u00eb 405 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po pse?<\/p>\n<p>Sepse \u00e7do vit qeverit\u00eb nga buxheti kalonin para tek pensionist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb rritur pensionet, sepse rriteshin \u00e7mimet, dhe pensionisti malazez nuk i ka problem, pensionisti serb nuk i ka problem. Jan\u00eb rritur \u00e7mimet, jan\u00eb rritur pensionet.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7mimet n\u00eb qiell, pensioni mbeti aty ku ishte. Pak fare rritje.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne, me politik\u00ebn q\u00eb ndjekim i japim fund k\u00ebsaj situate tmerr\u00ebsisht t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq. Nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb shum\u00eb e madhe, po \u00ebsht\u00eb, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo. \u00cbsht\u00eb 6.3 euro n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr person, n\u00eb standartin nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk je n\u00eb varf\u00ebri ekstreme. Je n\u00eb v\u00ebrf\u00ebri, por jo ekstreme. Se ka dy fasho varf\u00ebria, dhe ne dalim p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb nga varf\u00ebria ekstreme.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, \u00e7do pensionist dhe rrog\u00ebulti do t\u00eb ken\u00eb kart\u00ebn e konsumatorit. Me kart\u00ebn e konsumatorit, pensionisti dhe rrog\u00ebulti do blejn\u00eb me \u00e7mime 20% m\u00eb t\u00eb lira t\u00eb gjitha ushqimet dhe gj\u00ebrat baz\u00eb. Pra, do u jepet \u00e7do vit mbrapsht TVSH-ja, dhe \u00ebsht\u00eb rreth 450 euro, \u00ebsht\u00eb 2-3 pensione, apo nj\u00eb rrog\u00eb minimale.<\/p>\n<p>Energjia zbret n\u00eb 7 lek. Nafta do zbres\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute nuk do mund t\u00eb shitet kurr\u00eb mbi \u00e7mimin q\u00eb shitet n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Isha un\u00eb n\u00eb Dib\u00ebr, ata t\u00eb gjitha shkojn\u00eb mbushin makinat n\u00eb Prizren, t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Maqedoni dhe me radh\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kosova, naft\u00ebn e merr nga porti i Durr\u00ebsit. Dhe Maqedonia ndofta nj\u00eb pjes\u00eb. Ato nuk prodhojn\u00eb 1 li\u00ebr, Shqip\u00ebria prodhon 1 milion\u00eb ton n\u00eb vit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb grabitje e tmerrshme q\u00eb iu b\u00ebhet qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb me naft\u00ebn.<\/p>\n<p>Pse?<\/p>\n<p>Edi Rama ka tatuar naft\u00ebn, 1.1 euro p\u00ebr lit\u00ebr. Kujt ia merr? Juve ua merr. Ai q\u00eb shet naft\u00ebn, ai ka rrit \u00e7mimin dhe kaq. Juve ua merr, qytetar\u00ebve ua merr. Jo, ajo merr fund. Taksat mbi naft\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eblloj si e Maqedonis\u00eb, Kosov\u00ebs, dhe \u00e7mimin i naft\u00ebs nuk do mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu pra, ne, kemi nj\u00eb projekt me t\u00eb cilin ne transformojm\u00eb gjendjen aktuale shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb po i largon shqiptar\u00ebt. Q\u00eb po i largon si kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb, nuk jemi larguar n\u00eb \u00ebkt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb m\u00ebngjes po lexoja mediat.\u00e7far\u00eb thoshte? Shqip\u00ebria e para n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr r\u00ebnien e lindjeve. Shkaku emigracioni.<\/p>\n<p>Po b\u00ebhemi, pra, komb me disa rekorde t\u00eb kobshme. Se i kobsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky rekord. Ne kemi q\u00eb n\u00eb 2019 q\u00eb vdesin m\u00eb shum\u00eb se sa lindin.<\/p>\n<p>Burreci 2 metra i gjat\u00eb ishte n\u00eb Kolonj\u00eb. Me saze e me dajre. Po vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb miqt\u00eb e mi, n\u00eb at\u00eb qyetet t\u00eb bekuar, n\u00eb vitin 2023, q\u00ebkur \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb themeli i par\u00eb i k\u00ebtij, ka lindur vet\u00ebm nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Dhe n\u00eb 2030, n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb t\u00eb qytetit q\u00eb recitonin bashk\u00eb me Peleshin dhe Lubin\u00eb, do ket\u00eb n\u00eb klas\u00eb t\u00eb par\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb ket\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u00c7a ndodh?<\/p>\n<p>Une ju tregova ju, se si do t\u00eb veprojm\u00eb ne me buxhetin. Por, u them nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb, para q\u00eb kemi premtuar, jan\u00eb absolutisht n\u00ebn mesataren e atyre q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Pse?<\/p>\n<p>Se hajdut\u00ebve, do ua marrim parat\u00eb ne. Nuk do ndodh\u00eb m\u00eb, kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb zhduken 130 milion\u00eb euro djeg\u00ebsi i Tiran\u00ebs, dhe t\u00eb mos ekzistoj\u00eb nj\u00eb tull\u00eb aty. 4 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u d\u00ebrguan n\u00eb gjykat\u00eb, pa u gjet nj\u00eb qindark\u00eb, me d\u00ebnimet qesharake.<\/p>\n<p>E thoshte bukur nj\u00eb gazetare: sikur kan\u00eb vjedhur disa pula, sepse ata jan\u00eb vjedh\u00ebsit. Sepse ata q\u00eb u d\u00ebrguan nuk jan\u00eb hajdut\u00ebt.<\/p>\n<p>Jo, nuk mund t\u00eb prekin ata milionat, kurr\u00eb. Ata kishin v\u00ebn\u00eb firmat. Po, milionat e ka marr\u00eb Edi Rama me Lubin\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, ministria ka patur njesin\u00eb e mbikqyerjes s\u00eb punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb djeg\u00ebsit, e cila merrte rrogat p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7do muaj raportin, se ku, n\u00eb \u00e7far\u00eb faze jan\u00eb punimet. Dhe nuk ekziston n\u00eb 6 vite asnj\u00eb raport i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Po, pse?<\/p>\n<p>Po Lubia e dinte q\u00eb parat\u00eb i merrte Edi Rama. Se po mos t\u00eb ishte p\u00ebr t\u00eb, apo p\u00ebr veten e vet, ai do b\u00ebnte 100 raporte.<\/p>\n<p>Rasport nuk ka, parat\u00eb e djeg\u00ebsit u zhduk\u00ebn, i merrte Edi Rama. Ne jemi besimplot\u00eb, se jo vet\u00ebm q\u00eb do mbajm\u00eb \u00e7do premtim q\u00eb b\u00ebm\u00eb, por n\u00eb fakt, edhe do i \u00e7ojm\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara. Sepse ne synojm\u00eb. \u00c7far\u00eb synojm\u00eb? Ne synojm\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb paguhen me rrogat, pensionet dhe mb\u00ebshtetje nga shteti m\u00eb mi\u00ebr se nga vendet p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pasur se t\u00eb gjitha vendet p\u00ebrreth. Asnj\u00eb vend p\u00ebrreth nuk ka pasurit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. n\u00eb 2013, ne merrnim rroga m\u00eb t\u00eb larta, merrnim pensione m\u00eb t\u00eb larta. Pra do dalim aty. Nuk do ket\u00eb m\u00eb kryeminist\u00ebr me avion n\u00eb dispozicion. Jo!<\/p>\n<p>Kryeministri udh\u00ebton si qytetar\u00ebt, me avion t\u00eb linjave tregtare. Nuk do ket\u00eb m\u00eb minist\u00ebr q\u00eb t\u00eb shpenzoj\u00eb 10 mij\u00eb euro n\u00eb muaj p\u00ebr lavazh t\u00eb makin\u00ebs, ajo lubia.<\/p>\n<p>Ju garantoj q\u00eb nuk ka sot milioner, as miliarder, q\u00eb t\u00eb shpenzoj\u00eb 10 mij\u00eb euro p\u00ebr lavazh t\u00eb makin\u00ebs, kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse ajo. Patjet\u00ebr, se \u00ebsht\u00eb\u2026 se parat\u00eb jan\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, nuk jan\u00eb t\u00eb tyret. Apo t\u00eb blej\u00eb kopshtin e Edenit 5 milion\u00eb euro. As perandori i Japonis\u00eb nuk e ka. Kam qen\u00eb n\u00eb at\u00eb pallat. Jo, kishte bim\u00eb ekzotike t\u00eb ndryshme, po kopsht Edeni nuk kishte. Nuk ka as Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb, nuk ka as Kancelaria Gjermane. Jo!<\/p>\n<p>Sigurisht, nuk hapet shishja 33 mi\u00ebj euro, kurr\u00eb, ua them un\u00eb at\u00eb. Dhe nj\u00eb kryeminist\u00ebr, nuk mund ta ket\u00eb kurr\u00eb at\u00eb. Edhe p\u00ebr dhurat\u00eb nuk mund ta ket\u00eb kurr\u00eb, e ndalon ligji.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb qoft\u00eb se ta sjell kush, e ndalon ligji, nuk mund ta marr\u00ebsh. Ka nj\u00eb kod.<\/p>\n<p>Po k\u00ebta, nuk kan\u00eb asnj\u00eb kod, nuk kan\u00eb asnj\u00eb etik\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb moral, t\u00eb vjedhin, t\u00eb vjedhin, t\u00eb vjedhin sa m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh tani?<\/p>\n<p>Tani, 12 vjet asnj\u00eb bilanc, 12 vjet nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb regoj\u00eb, edhe ato pak q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nuk i ndan dot, se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me shum\u00eb xhunga. Nuk thot\u00eb dot m\u00eb Unaza e Tiran\u00ebs, se i del me 13 lote. 14 km me 13 lote. Per t\u00eb vjedhur 13 her\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk e p\u00ebrmend m\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb, se i del me 60 milion\u00eb euro vjedhja. E dokumentuar. Nuk e p\u00ebrmend m\u00eb linj\u00ebn urbane, sepse ka kushtuar. Ato rrasa guri q\u00eb i shihni ju, kan\u00eb kushtuar 2.3 mld euro. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute, nga Gjirokastra n\u00eb Tropoj\u00eb, kostoja e tyre n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 300 mln euro. Jan\u00eb vjedhur 2 mld euro. 12 mld ka administruar ajo q\u00eb lan makin\u00ebn me 10 mij\u00eb euro n\u00eb muaj. Merrni \u00e7do ekspert, nuk gjen kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1.8 mld t\u00eb investuara, maksimumi. Tjerat jan\u00eb t\u00eb vjedhura.<\/p>\n<p>Po pse?<\/p>\n<p>Kan\u00eb v\u00ebn\u00eb \u00e7mimin e rrug\u00ebve 10-fishin.<\/p>\n<p>Koracia e nd\u00ebrtonte autostrad\u00ebn, Bjelljosek-Manastir, 17 kilometra t\u00eb gjer\u00eb, me 1.6 milion\u00eb euro kilometrin. Kurse, Rruga e Arbrit, 11 milion\u00eb euro kilometrin, rruga 10 metra e gjer\u00eb. Shkoni shiheni.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb inkriminuar shum\u00eb thell\u00eb. Ndaj dhe, pastrimi i sht\u00ebpis\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrim madhor. Dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb, ne do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb gjetur parat\u00eb ku i kan\u00eb \u00e7uar, ku i kan\u00eb investuar, p\u00ebr t\u2019ua kthyer qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb imagjinoni ju pak. Ka qeverisur 12 vjet. Se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb 12 vite, dhe as nuk thot\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb 4 vite.<\/p>\n<p>Ma jepni, thot\u00eb, vot\u00ebn, q\u00eb t\u2019u jap pasaport\u00eb europiane. E dini si \u00ebsht\u00eb pasaporta e tij europiane? Si djeg\u00ebsi i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>A ju kujtohet ju, kur dilte e thoshte: po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb revolucion t\u00eb madh, shpalli emergjenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb plehrave, k\u00ebto e k\u00ebto. Ku \u00ebsht\u00eb djeg\u00ebsi i Tiran\u00ebs? Kurr\u00ebkund!<\/p>\n<p>A e mbani mend, se si festoi dy her\u00eb, edhe n\u00eb 2018, edhe n\u00eb 2016 \u00e7eljen e negociatave? Shp\u00ebrndau dekorata ambasador\u00ebve, komisioner\u00ebve, hapi shampanj\u00eb, fishekzjarre.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm mashtrime, mashtrime.<\/p>\n<p>Do ta transformoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb parodi fushat\u00ebn elektorale. Jo k\u00ebneta, zhapik\u00eb, hardhucat.<\/p>\n<p>Tani, p\u00ebr t\u00eb treguar konceptet e tij sorosiane p\u00ebr familjen, mos e merrni parasysh.<\/p>\n<p>Ky njeri solli n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe futi n\u00eb kopshte dhe n\u00eb shkolla fillore librat dhe konceptin e Prindit 1 dhe Prindit 2, e cila p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb manifetin e partis\u00eb komuniste. Jo! \u00cbsht\u00eb parashikuar n\u00eb manifestin e Xhorxh Sorosit. \u00cbsht\u00eb post-marksiz\u00ebm, Prindi 1 dhe Prindi 2.<\/p>\n<p>Tani, n\u00eb vazhdim t\u00eb k\u00ebtyre dokrrave, \u00e7a ndodh me burrat po t\u00eb ikin grat\u00eb? \u00c7far\u00eb ndodh me grat\u00eb po t\u00eb ikin burrat?<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, do ta b\u00ebj\u00eb qesharake familjen.<\/p>\n<p>Mendon se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do mund t\u00eb krijoj\u00eb elektorat. N\u00eb fakt, nuk ka asnj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr, vet\u00ebm t\u00eb heq\u00eb v\u00ebmendjen nga d\u00ebshtimet e tij, t\u00eb heq\u00eb v\u00ebmendjen nga mashtrimet e tij, t\u00eb heq\u00eb v\u00ebmendjen nga vjedhjet e tij.<\/p>\n<p>Po un\u00eb kam bindjen m\u00eb t\u00eb madhe se, \u00e7do grua, \u00e7do n\u00ebn\u00eb, \u00e7do prind, familjen e ka t\u00eb shenjt\u00eb dhe se nuk mund t\u00eb pajtohet kurr\u00eb me k\u00ebt\u00eb mjerim t\u00eb skajsh\u00ebm, me k\u00ebto vjedhje t\u00eb pap\u00ebrmbajtura, me k\u00ebto mashtrime t\u00eb paskrupullta.<\/p>\n<p>Ndaj, ju b\u00ebj thirrje me k\u00ebt\u00eb program t\u00eb trokisni n\u00eb \u00e7do der\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, fitoren e kemi n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb. Kudo, un\u00eb gjej n\u00ebj klim\u00eb dhe optimiz\u00ebm t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, por kjo k\u00ebrkon ama, q\u00eb ne t\u00eb shkojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb program tek \u00e7do komshi, i njohur, banor, qytetar, fermer, t\u00eb ulemi me programin ton\u00eb, t\u2019ja sqarojm\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne ky, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr demokrat\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7do shqiptar. Ky program, me programin e uljes s\u00eb taksave p\u00ebr bizneset, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr \u00e7do qytetar shqiptar, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb ken\u00eb nje jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr fermerin q\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb shs\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl, t\u00eb fitoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb zgjeroj\u00eb biznesin e tij.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, p\u00ebr biznesin e madh. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes son\u00eb p\u00ebr shkollimin pa meastare, me bursa 200 euro p\u00ebr secilin, mund\u00ebsi p\u00ebr pun\u00ebsimin e tyre, t\u00eb ve\u00e7anta, bonuse. Shteti do paguaj\u00eb sigurime shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb vitin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka t\u2019i ndihmojm\u00eb me kredi, me grante, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb blejn\u00eb apartamentin, t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri folen\u00eb e tyre dhe t\u00eb realizojn\u00eb \u00ebndrrat n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pra, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program p\u00ebr \u00e7do shqiptar, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program partiak dhe un\u00eb ju k\u00ebrkoj ju, t\u00eb gjith\u00ebve, kandidat\u00ebve tan\u00eb, tek \u00e7do shqiptar do shkoni si misionar\u00eb, jo si politikan, jo si partiak. Do shkoni t\u00eb paraqisni nj\u00eb program, nj\u00eb projekt q\u00eb \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm,\u00eb sht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr secilin prej nesh.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, n\u00eb nj\u00eb takim me fermer\u00ebt n\u00eb Gjergjan t\u00eb Elbasanit, gjat\u00eb prezantimit t\u00eb programit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore, akuzoi qeverin\u00eb Rama p\u00ebr braktisjen e bujq\u00ebsis\u00eb dhe hapjen e tregut ndaj prodhimeve t\u00eb subvencionuara nga Serbia e vendet fqinje. Berisha tha se, fermer\u00ebt shqiptar\u00eb marrin shum\u00eb her\u00eb m\u00eb pak subvencione dhe nuk &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":111105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-111103","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111103","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111103"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111103\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":111106,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111103\/revisions\/111106"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111103"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111103"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111103"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}