{"id":111164,"date":"2025-04-21T11:27:36","date_gmt":"2025-04-21T11:27:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=111164"},"modified":"2025-04-21T11:27:36","modified_gmt":"2025-04-21T11:27:36","slug":"fajtori-i-eksodit-te-fundit-ne-imazhin-e-pasaportes-se-rreme-evropiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/21\/fajtori-i-eksodit-te-fundit-ne-imazhin-e-pasaportes-se-rreme-evropiane\/","title":{"rendered":"Fajtori i eksodit t\u00eb fundit n\u00eb imazhin e pasaport\u00ebs s\u00eb rreme evropiane"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Eksodi ka qen\u00eb shqet\u00ebsimi m\u00eb i madh q\u00eb Shqip\u00ebria i ka shkaktuar Bashkimit Evropian pas vitit 1990. Madje mund t\u00eb thuhet se Bashkimi Evropian priti q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb kalonte nj\u00eb periudh\u00eb disavje\u00e7are pa eksod, pas vitit 1997, kur ndodhi eksodi i fundit i madh, q\u00eb t\u00eb niste seriozisht procesin e integrimit t\u00eb vendit ton\u00eb, me hapjen e negociatave p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Stabilizim<\/p>\n<p>Asociimit,\u00a0 dhe q\u00eb u finalizua n\u00eb 2006. Bashkimi Evropian na e dha t\u00eb drejt\u00ebn e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb vet\u00ebm pasi kaloi nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb nga eksodi i fundit masiv, 13 vjet.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb dallim t\u00eb madh midis eksodeve q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fillim t\u00eb tranzicionit, deri n\u00eb vitin 1997 dhe eksodit t\u00eb fundit, nga 2015 deri sot. Eksodet e m\u00ebparshme kan\u00eb ndodhur n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt jasht\u00eb vendit. Eksodi i fundit ndodh n\u00eb koh\u00ebn kur shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj eksodi i fundit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, m\u00eb i friksh\u00ebm se eksodet e vitit 1991 apo t\u00eb vitit 1997. Shqiptar\u00ebt q\u00eb po largohen sot nga vendi nuk jan\u00eb ata t\u00eb vitit 1991, as ata t\u00eb vitit 1997. N\u00eb eksodet e m\u00ebparshme jan\u00eb larguar qytetar\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi i cili nuk kishte nisur akoma negociatat p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Stabilizim-Asociimit. Me eksodin e sot\u00ebm po largohen qytetar\u00ebt e nj\u00eb vendi q\u00eb ka hapur negociatat me Bashkimit Evropian dhe q\u00eb tashti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe kandidat.<\/p>\n<p>Rreziku m\u00eb i madh i eksodit t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb q\u00eb tashti\u00a0 Bashkimit Evropian i \u00ebsht\u00eb ngjallur dyshimi\u00a0 i thell\u00eb\u00a0 se mos integrimi i Shqip\u00ebris\u00eb, me dh\u00ebnien e statusit t\u00eb vendit kandidat p\u00ebr n\u00eb BE, ka ecur m\u00eb shpejt se p\u00ebrmir\u00ebsimi i qeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri, gj\u00eb q\u00eb reflektohet n\u00eb sjelljen e qytetar\u00ebve. Se qytetar\u00ebt nuk largohen masivisht nga nj\u00eb vend i mir\u00ebqeverisur. Kjo gj\u00eb do t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb kosto t\u00eb madhe n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb vendit. Sot n\u00eb Shqip\u00ebri po k\u00ebrkohet me t\u00eb madhe faji p\u00ebr eksodin e fundit.<\/p>\n<p>Qeveria, e cila pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kur ishte fjala p\u00ebr merit\u00ebn e marrjes s\u00eb statusit t\u00eb vendit kandidat, e drejtonte gishtin nga vetja, tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr t\u00eb gjetur fajtorin e drejton gishtin nga opozita, e cila paska qeverisur keq kur ishte n\u00eb pushtet dhe pasoj\u00eb e k\u00ebsaj qeverisjeje t\u00eb keqe na qenka eksodi i fundit. Nuk dua k\u00ebtu t\u00eb mbroj qeverit\u00eb e m\u00ebparshme, kam\u00a0 patur shum\u00eb kritika\u00a0 edhe p\u00ebr to, p\u00ebr t\u00eb cilat edhe kam mbajtur q\u00ebndrim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, por logjika t\u00eb thot\u00eb se, n\u00ebse qeverisja e para 23 qershorit 2013 do t\u00eb kishte qen\u00eb aq e keqe sa t\u00eb b\u00ebhej shkak p\u00ebr eksodin, at\u00ebher\u00eb ky eksod do t\u00eb ndodhte sa koh\u00eb q\u00eb ajo qeveri ishte n\u00eb pushtet, jo sot rreth dy vjet m\u00eb von\u00eb. Pra dallimi \u00ebsht\u00eb aty dhe s\u2019ka aspak nevoj\u00eb t\u00eb mbrohet.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se eksodi ka si shkak qeverisjen e keqe, at\u00ebher\u00eb qeveria e sotme duhet ta k\u00ebrkoj\u00eb fajin te vetja, se ata qytetar\u00eb q\u00eb e ndjejn\u00eb veten aq t\u00eb prekur nga qeverisja e keqe sa p\u00ebr t\u00eb braktisur vendin, nuk vonohen kaq shum\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Por do t\u00eb ishte nj\u00eb shpjegim i thjesht\u00eb q\u00eb fajin p\u00ebr eksodin ta shikoje edhe tek qeverisja e djeshme, apo edhe si faj t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me qeverin\u00eb e kaluar. Se faji p\u00ebr eksodin e sotsh\u00ebm\u00a0 \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i thell\u00eb n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e qeverisjes s\u00eb sotme.<\/p>\n<p>Qeveria e sotme, pra e koh\u00ebs kur ndodh eksodi, ka t\u00ebr\u00eb\u00a0 pjes\u00ebn\u00a0 e fajit, p\u00ebr shkak se u teprua me disa masa shtr\u00ebnguese t\u00eb cilat n\u00eb origjin\u00eb qen\u00eb politika t\u00eb drejta, por q\u00eb si \u00e7do gj\u00eb q\u00eb teprohet mund t\u00eb arrij\u00eb efekt t\u00eb kund\u00ebrt. Por kur k\u00ebrkojm\u00eb fajin p\u00ebr eksodin b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb problematik\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se masat shtr\u00ebnguese , q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me lirin\u00eb , me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb, konkurrenc\u00ebn, me kultur\u00ebn me arsimin dhe me shum\u00eb tipare t\u00eb nj\u00eb jete demokratike q\u00eb filluan ti mungonin nga viti n\u00eb vit gjat\u00eb k\u00ebtyre 12 vjet\u00ebve Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0 T\u00eb gjitha qeverit\u00eb kan\u00eb dashur q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb hera her\u00ebs\u00a0 t\u00eb ngopen me lug\u00ebn bosh t\u00eb integrimit, duke i mbajtur me shpres\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian, kur gj\u00ebrat do t\u00eb rregulloheshin si me magji. Por shum\u00eb transformime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb normalitetin, megjith\u00eb prit\u00ebshm\u00ebritrit\u00eb. Shqiptar\u00ebt sikur u m\u00ebsuan me k\u00ebt\u00eb imazh t\u00eb Tok\u00ebs s\u00eb Premtuar dhe p\u00ebrpiqeshin ta rregullonin jet\u00ebn n\u00eb vendin e tyre, si t\u00eb mundnin, kur qeverit\u00eb nuk i shtr\u00ebngonin shum\u00eb.<\/p>\n<p>Eksodi biblik ishte nj\u00eb udh\u00ebtim drejt Tok\u00ebs s\u00eb Premtuar i njer\u00ebzve q\u00eb kishin shpres\u00eb. Por p\u00ebr ata q\u00eb ishin nisur n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim ishte marr\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb nuk do ta shkelnin vet\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb. Vet\u00ebm pasardh\u00ebsit e tyre do t\u00eb kishin mund\u00ebsi ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. K\u00ebshtu kishte vendosur Zoti. Por k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e dinte vet\u00ebm lideri i atyre q\u00eb ishin nisur n\u00eb k\u00ebt\u00eb eksod, Moisiu. N\u00ebse ai do t\u2019ua tregonte edhe t\u00eb tjer\u00ebve, e gjith\u00eb nd\u00ebrmarrja do t\u00eb d\u00ebshtonte patjet\u00ebr. Shqip\u00ebria e pas vitit 1990 shpalli si objektiv integrimin n\u00eb Bashkimin Evropian, pra e shpalli BE-n\u00eb si Tok\u00ebn e Premtuar.<\/p>\n<p>Lider\u00ebt tan\u00eb i dhan\u00eb shpres\u00eb popullit. Por nd\u00ebrkoh\u00eb shqiptar\u00ebt nuk kishin lirin\u00eb e l\u00ebvizjes. Prandaj shqiptar\u00ebt nuk kishin as besim te lider\u00ebt, as durim sa t\u00eb arrihej ky objektiv dhe Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e Bashkimit Evropian, duke g\u00ebzuar nj\u00eb nivel mir\u00ebqenieje af\u00ebr mesatares s\u00eb tij. Nuk qen\u00eb as t\u00eb bindur se kjo gj\u00eb do t\u00eb arrihej sa koh\u00eb q\u00eb ishin gjall\u00eb ata. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye pati disa eksode masive, nga deti, nga toka, i fundit prej t\u00eb cil\u00ebve ndodhi n\u00eb 1997. Shqiptar\u00ebve iu tregua nj\u00eb Tok\u00eb e Premtuar, por nuk iu ngjall shpresa se do ta arrinin at\u00eb. Shpresa u krijua pak nga pak m\u00eb von\u00eb, me veprime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb qeveritar\u00ebve tan\u00eb dhe t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb vizituan Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe u b\u00eb e prekshme me fitimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Eksodi i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb se ka nisur t\u00eb thahet pik\u00ebrisht lulja e shpres\u00ebs, e kultivuar me aq mund dhe s\u00eb cil\u00ebs nuk ia kemi ditur vler\u00ebn sa duhet. Por fakt \u00ebsht\u00eb se u ngjall nj\u00eb shpres\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe. Zhg\u00ebnjimi nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaku kryesor i eksodit t\u00eb fundit. Por nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi. Se njeriu \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb qenie kulturore. Ai ka edhe stomak, por edhe shpirt.<\/p>\n<p>Stomaku ushqehet me buk\u00eb, shpirti ushqehet me kultur\u00eb. Lipset t\u00eb mendohet p\u00ebr t\u00eb dyja aspektet e mir\u00ebqenies, asaj materiale dhe asaj kulturore. Se ata q\u00eb ikin jan\u00eb kryesisht t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb brezi q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i forcuar rr\u00ebnj\u00ebt kulturore q\u00eb e lidhin me vendlindjen. Prandaj ka nevoj\u00eb p\u00ebr politika zhvillimi t\u00eb dyfishta, ekonomike dhe kulturore. Se njeriu i ushqyer me kultur\u00eb ka m\u00eb tep\u00ebr lidhje me vendin dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb i prirur p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar \u00e7do mund\u00ebsi q\u00eb ta nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen e tij k\u00ebtu. Njeriu i paushqyer me kultur\u00eb, pa rr\u00ebnj\u00eb kulturore, e braktis vendin shum\u00eb leht\u00eb, se me t\u00eb nuk e lidh asgj\u00eb ve\u00e7 nevojave materiale.<\/p>\n<p>Eksodi ka qen\u00eb shqet\u00ebsimi m\u00eb i madh q\u00eb Shqip\u00ebria i ka shkaktuar Bashkimit Evropian pas vitit 1990. Madje mund t\u00eb thuhet se Bashkimi Evropian priti q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb kalonte nj\u00eb periudh\u00eb disavje\u00e7are pa eksod, pas vitit 1997, kur ndodhi eksodi i fundit i madh, q\u00eb t\u00eb niste seriozisht procesin e integrimit t\u00eb vendit ton\u00eb, me hapjen e negociatave p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Stabilizim<\/p>\n<p>Asociimit,\u00a0 dhe q\u00eb u finalizua n\u00eb 2006. Bashkimi Evropian na e dha t\u00eb drejt\u00ebn e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb vet\u00ebm pasi kaloi nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb nga eksodi i fundit masiv, 13 vjet.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb dallim t\u00eb madh midis eksodeve q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fillim t\u00eb tranzicionit, deri n\u00eb vitin 1997 dhe eksodit t\u00eb fundit, nga 2015 deri sot. Eksodet e m\u00ebparshme kan\u00eb ndodhur n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt jasht\u00eb vendit. Eksodi i fundit ndodh n\u00eb koh\u00ebn kur shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj eksodi i fundit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, m\u00eb i friksh\u00ebm se eksodet e vitit 1991 apo t\u00eb vitit 1997. Shqiptar\u00ebt q\u00eb po largohen sot nga vendi nuk jan\u00eb ata t\u00eb vitit 1991, as ata t\u00eb vitit 1997. N\u00eb eksodet e m\u00ebparshme jan\u00eb larguar qytetar\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi i cili nuk kishte nisur akoma negociatat p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Stabilizim-Asociimit. Me eksodin e sot\u00ebm po largohen qytetar\u00ebt e nj\u00eb vendi q\u00eb ka hapur negociatat me Bashkimit Evropian dhe q\u00eb tashti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe kandidat.<\/p>\n<p>Rreziku m\u00eb i madh i eksodit t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb q\u00eb tashti\u00a0 Bashkimit Evropian i \u00ebsht\u00eb ngjallur dyshimi\u00a0 i thell\u00eb\u00a0 se mos integrimi i Shqip\u00ebris\u00eb, me dh\u00ebnien e statusit t\u00eb vendit kandidat p\u00ebr n\u00eb BE, ka ecur m\u00eb shpejt se p\u00ebrmir\u00ebsimi i qeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri, gj\u00eb q\u00eb reflektohet n\u00eb sjelljen e qytetar\u00ebve. Se qytetar\u00ebt nuk largohen masivisht nga nj\u00eb vend i mir\u00ebqeverisur. Kjo gj\u00eb do t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb kosto t\u00eb madhe n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb vendit. Sot n\u00eb Shqip\u00ebri po k\u00ebrkohet me t\u00eb madhe faji p\u00ebr eksodin e fundit.<\/p>\n<p>Qeveria, e cila pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kur ishte fjala p\u00ebr merit\u00ebn e marrjes s\u00eb statusit t\u00eb vendit kandidat, e drejtonte gishtin nga vetja, tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr t\u00eb gjetur fajtorin e drejton gishtin nga opozita, e cila paska qeverisur keq kur ishte n\u00eb pushtet dhe pasoj\u00eb e k\u00ebsaj qeverisjeje t\u00eb keqe na qenka eksodi i fundit. Nuk dua k\u00ebtu t\u00eb mbroj qeverit\u00eb e m\u00ebparshme, kam\u00a0 patur shum\u00eb kritika\u00a0 edhe p\u00ebr to, p\u00ebr t\u00eb cilat edhe kam mbajtur q\u00ebndrim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, por logjika t\u00eb thot\u00eb se, n\u00ebse qeverisja e para 23 qershorit 2013 do t\u00eb kishte qen\u00eb aq e keqe sa t\u00eb b\u00ebhej shkak p\u00ebr eksodin, at\u00ebher\u00eb ky eksod do t\u00eb ndodhte sa koh\u00eb q\u00eb ajo qeveri ishte n\u00eb pushtet, jo sot rreth dy vjet m\u00eb von\u00eb. Pra dallimi \u00ebsht\u00eb aty dhe s\u2019ka aspak nevoj\u00eb t\u00eb mbrohet.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se eksodi ka si shkak qeverisjen e keqe, at\u00ebher\u00eb qeveria e sotme duhet ta k\u00ebrkoj\u00eb fajin te vetja, se ata qytetar\u00eb q\u00eb e ndjejn\u00eb veten aq t\u00eb prekur nga qeverisja e keqe sa p\u00ebr t\u00eb braktisur vendin, nuk vonohen kaq shum\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Por do t\u00eb ishte nj\u00eb shpjegim i thjesht\u00eb q\u00eb fajin p\u00ebr eksodin ta shikoje edhe tek qeverisja e djeshme, apo edhe si faj t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me qeverin\u00eb e kaluar. Se faji p\u00ebr eksodin e sotsh\u00ebm\u00a0 \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i thell\u00eb n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e qeverisjes s\u00eb sotme.<\/p>\n<p>Qeveria e sotme, pra e koh\u00ebs kur ndodh eksodi, ka t\u00ebr\u00eb\u00a0 pjes\u00ebn\u00a0 e fajit, p\u00ebr shkak se u teprua me disa masa shtr\u00ebnguese t\u00eb cilat n\u00eb origjin\u00eb qen\u00eb politika t\u00eb drejta, por q\u00eb si \u00e7do gj\u00eb q\u00eb teprohet mund t\u00eb arrij\u00eb efekt t\u00eb kund\u00ebrt. Por kur k\u00ebrkojm\u00eb fajin p\u00ebr eksodin b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb problematik\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se masat shtr\u00ebnguese , q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me lirin\u00eb , me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb, konkurrenc\u00ebn, me kultur\u00ebn me arsimin dhe me shum\u00eb tipare t\u00eb nj\u00eb jete demokratike q\u00eb filluan ti mungonin nga viti n\u00eb vit gjat\u00eb k\u00ebtyre 12 vjet\u00ebve Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0 T\u00eb gjitha qeverit\u00eb kan\u00eb dashur q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb hera her\u00ebs\u00a0 t\u00eb ngopen me lug\u00ebn bosh t\u00eb integrimit, duke i mbajtur me shpres\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian, kur gj\u00ebrat do t\u00eb rregulloheshin si me magji. Por shum\u00eb transformime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb normalitetin, megjith\u00eb prit\u00ebshm\u00ebritrit\u00eb. Shqiptar\u00ebt sikur u m\u00ebsuan me k\u00ebt\u00eb imazh t\u00eb Tok\u00ebs s\u00eb Premtuar dhe p\u00ebrpiqeshin ta rregullonin jet\u00ebn n\u00eb vendin e tyre, si t\u00eb mundnin, kur qeverit\u00eb nuk i shtr\u00ebngonin shum\u00eb.<\/p>\n<p>Eksodi biblik ishte nj\u00eb udh\u00ebtim drejt Tok\u00ebs s\u00eb Premtuar i njer\u00ebzve q\u00eb kishin shpres\u00eb. Por p\u00ebr ata q\u00eb ishin nisur n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim ishte marr\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb nuk do ta shkelnin vet\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb. Vet\u00ebm pasardh\u00ebsit e tyre do t\u00eb kishin mund\u00ebsi ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. K\u00ebshtu kishte vendosur Zoti. Por k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e dinte vet\u00ebm lideri i atyre q\u00eb ishin nisur n\u00eb k\u00ebt\u00eb eksod, Moisiu. N\u00ebse ai do t\u2019ua tregonte edhe t\u00eb tjer\u00ebve, e gjith\u00eb nd\u00ebrmarrja do t\u00eb d\u00ebshtonte patjet\u00ebr. Shqip\u00ebria e pas vitit 1990 shpalli si objektiv integrimin n\u00eb Bashkimin Evropian, pra e shpalli BE-n\u00eb si Tok\u00ebn e Premtuar.<\/p>\n<p>Lider\u00ebt tan\u00eb i dhan\u00eb shpres\u00eb popullit. Por nd\u00ebrkoh\u00eb shqiptar\u00ebt nuk kishin lirin\u00eb e l\u00ebvizjes. Prandaj shqiptar\u00ebt nuk kishin as besim te lider\u00ebt, as durim sa t\u00eb arrihej ky objektiv dhe Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e Bashkimit Evropian, duke g\u00ebzuar nj\u00eb nivel mir\u00ebqenieje af\u00ebr mesatares s\u00eb tij. Nuk qen\u00eb as t\u00eb bindur se kjo gj\u00eb do t\u00eb arrihej sa koh\u00eb q\u00eb ishin gjall\u00eb ata. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye pati disa eksode masive, nga deti, nga toka, i fundit prej t\u00eb cil\u00ebve ndodhi n\u00eb 1997. Shqiptar\u00ebve iu tregua nj\u00eb Tok\u00eb e Premtuar, por nuk iu ngjall shpresa se do ta arrinin at\u00eb. Shpresa u krijua pak nga pak m\u00eb von\u00eb, me veprime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb qeveritar\u00ebve tan\u00eb dhe t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb vizituan Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe u b\u00eb e prekshme me fitimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Eksodi i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb se ka nisur t\u00eb thahet pik\u00ebrisht lulja e shpres\u00ebs, e kultivuar me aq mund dhe s\u00eb cil\u00ebs nuk ia kemi ditur vler\u00ebn sa duhet. Por fakt \u00ebsht\u00eb se u ngjall nj\u00eb shpres\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe. Zhg\u00ebnjimi nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaku kryesor i eksodit t\u00eb fundit. Por nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi. Se njeriu \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb qenie kulturore. Ai ka edhe stomak, por edhe shpirt.<\/p>\n<p>Stomaku ushqehet me buk\u00eb, shpirti ushqehet me kultur\u00eb. Lipset t\u00eb mendohet p\u00ebr t\u00eb dyja aspektet e mir\u00ebqenies, asaj materiale dhe asaj kulturore. Se ata q\u00eb ikin jan\u00eb kryesisht t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb brezi q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i forcuar rr\u00ebnj\u00ebt kulturore q\u00eb e lidhin me vendlindjen. Prandaj ka nevoj\u00eb p\u00ebr politika zhvillimi t\u00eb dyfishta, ekonomike dhe kulturore. Se njeriu i ushqyer me kultur\u00eb ka m\u00eb tep\u00ebr lidhje me vendin dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb i prirur p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar \u00e7do mund\u00ebsi q\u00eb ta nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen e tij k\u00ebtu. Njeriu i paushqyer me kultur\u00eb, pa rr\u00ebnj\u00eb kulturore, e braktis vendin shum\u00eb leht\u00eb, se me t\u00eb nuk e lidh asgj\u00eb ve\u00e7 nevojave materiale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Eksodi ka qen\u00eb shqet\u00ebsimi m\u00eb i madh q\u00eb Shqip\u00ebria i ka shkaktuar Bashkimit Evropian pas vitit 1990. Madje mund t\u00eb thuhet se Bashkimi Evropian priti q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb kalonte nj\u00eb periudh\u00eb disavje\u00e7are pa eksod, pas vitit 1997, kur ndodhi eksodi i fundit i madh, q\u00eb t\u00eb niste seriozisht procesin e integrimit t\u00eb vendit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":110717,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-111164","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111164"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111164\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":111165,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111164\/revisions\/111165"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}