{"id":111374,"date":"2025-04-22T18:43:19","date_gmt":"2025-04-22T18:43:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=111374"},"modified":"2025-04-22T18:45:42","modified_gmt":"2025-04-22T18:45:42","slug":"rasti-i-gazetarit-qyno-gjk-rrezon-spak-u-shkel-liria-e-medias-te-shfuqizohen-vendimet-gjyqesore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/22\/rasti-i-gazetarit-qyno-gjk-rrezon-spak-u-shkel-liria-e-medias-te-shfuqizohen-vendimet-gjyqesore\/","title":{"rendered":"GJK rr\u00ebzon SPAK: T\u00eb shfuqizohen vendimet gjyq\u00ebsore ndaj gazetarit Qyno! U shkel liria e medias!"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka dal\u00eb me vendim, lidhur me sekuestrimin e telefonit dhe pajisjeve kompjuterike t\u00eb gazetarit Elton Qyno nga SPAK.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e b\u00ebr\u00eb publik k\u00ebt\u00eb st\u00eb mart\u00eb nga Kushtetuesja, kjo e fundit shprehet se SPAK ka cenuar r\u00ebnd\u00eb parimin e liris\u00eb s\u00eb medias, duke e shkelur at\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon nga Prokuroria e Posa\u00e7me q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrfituara nga pajiset elektronike dhe kompjuterike, t\u00eb asgj\u00ebsohen dhe t\u00eb mos p\u00ebrdoren n\u00eb procesin kund\u00ebr gazetarit.<\/p>\n<p><strong>NJOFTIM PER MEDIA<\/strong><\/p>\n<p><em>Sot n\u00eb dat\u00ebn 22.04.2025, Gjykata Kushtetuese mori n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen me k\u00ebrkues Elton Qyno me objekt shfuqizimin e vendimeve gjyq\u00ebsore n\u00eb lidhje me kontrollin personal, t\u00eb banes\u00ebs dhe vendit t\u00eb pun\u00ebs si dhe sekuestrimin e sendeve dhe t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjykata pasi analizoi kriteret paraprake t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se k\u00ebrkuesi legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike n\u00eb dispozicion vet\u00ebm p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e vendimit q\u00eb ka lejuar sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike, i cili \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga k\u00ebrkuesi deri n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Sa i takon liris\u00eb personale, Gjykata konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet p\u00ebr sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike. N\u00eb lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata vler\u00ebsoi se k\u00ebrkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike n\u00eb dispozicion.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr sa i takon themelit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Gjykata u ndal n\u00eb analiz\u00ebn e pretendimit p\u00ebr cenimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes t\u00eb garantuar nga neni 22 i Kushtetut\u00ebs dhe neni 10 i KEDNJ-s\u00eb. Lidhur me k\u00ebt\u00eb pretendim, Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se liria e shprehjes p\u00ebrfshin, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe lirin\u00eb e shtypit. E drejta e gazetarit p\u00ebr t\u00eb ruajtur burimin e informacionit dhe p\u00ebr t\u00eb mos ezbuluar at\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet e liris\u00eb s\u00eb medias. Mbrojtja e burimeve t\u00eb gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej garancive kryesore t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias, si pjes\u00eb e liris\u00eb kushtetuese t\u00eb shprehjes, ndaj urdh\u00ebrimi i gazetarit p\u00ebr t\u00eb zbuluar burimet e tij mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7se kur ekziston nj\u00eb baz\u00eb e qart\u00eb ligjore q\u00eb e autorizon at\u00eb dhe nj\u00eb interes publik mbizot\u00ebrues q\u00eb e dikton at\u00eb. E drejta e gazetarit p\u00ebr t\u00eb mos zbuluar burimet e tyre nuk \u00ebsht\u00eb privilegj, pasi n\u00eb thelb mbron jo vet\u00ebm lirin\u00eb e medias, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, por edhe t\u00eb drejt\u00ebn e informimit t\u00eb publikut.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb cilat kan\u00eb lejuar sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit. P\u00ebr sa i p\u00ebrket kritereve t\u00eb kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, vler\u00ebsoi se nd\u00ebrhyrja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me ligj dhe p\u00ebr nj\u00eb interes publik. Megjithat\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr edhe t\u00eb standardeve t\u00eb vendosura nga GJEDNJ-ja, Gjykata vler\u00ebsoi se nd\u00ebrhyrja n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes nuk \u00ebsht\u00eb proporcionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Gjykata vler\u00ebsoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kan\u00eb arsyetuar, n\u00eb lidhje me faktin se p\u00ebrse marrja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb nevojshme p\u00ebr hetimin mund t\u00eb realizohej vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet identifikimit t\u00eb burimit t\u00eb gazetarit, si mjet i fundit, si edhe p\u00ebrse nuk ekzistonin mjete t\u00eb tjera alternative p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, gjykatat nuk kan\u00eb arsyetuar n\u00eb lidhje me urgjenc\u00ebn n\u00eb sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike t\u00eb k\u00ebrkuesit. P\u00ebr k\u00ebto arsye, Gjykata vendosi, nj\u00ebz\u00ebri, shfuqizimin e vendimeve p\u00ebr sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike (vendimin e GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb nr. 501, dat\u00eb 13.12.2023 dhe vendimete gjykatave m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi at\u00eb).<\/em><\/p>\n<p><em>Po k\u00ebshtu, Gjykata vendosi edhe pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr asgj\u00ebsimin e t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike t\u00eb sekuestruara me vendimet e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb shfuqizuara.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb lidhje me pretendimin p\u00ebr cenimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr jet\u00eb private Gjykata vler\u00ebsoi t\u00eb mos ndalej, p\u00ebr sa koh\u00eb ajo gjeti shkelje n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit, duke shfuqizuar vendimet e m\u00ebsip\u00ebrme.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka dal\u00eb me vendim, lidhur me sekuestrimin e telefonit dhe pajisjeve kompjuterike t\u00eb gazetarit Elton Qyno nga SPAK. N\u00eb vendimin e b\u00ebr\u00eb publik k\u00ebt\u00eb st\u00eb mart\u00eb nga Kushtetuesja, kjo e fundit shprehet se SPAK ka cenuar r\u00ebnd\u00eb parimin e liris\u00eb s\u00eb medias, duke e shkelur at\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon nga Prokuroria e Posa\u00e7me q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":111375,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-111374","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111374","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111374"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111374\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":111378,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111374\/revisions\/111378"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111375"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111374"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111374"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111374"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}