{"id":111399,"date":"2025-04-23T09:47:29","date_gmt":"2025-04-23T09:47:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=111399"},"modified":"2025-04-23T09:47:29","modified_gmt":"2025-04-23T09:47:29","slug":"berisha-do-te-falim-cdo-gjobe-dhe-kamate-te-vendosur-qe-nga-viti-1992-deri-me-11-maj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/23\/berisha-do-te-falim-cdo-gjobe-dhe-kamate-te-vendosur-qe-nga-viti-1992-deri-me-11-maj\/","title":{"rendered":"Berisha: Do t\u00eb falim \u00e7do gjob\u00eb dhe kamat\u00eb t\u00eb vendosur q\u00eb nga viti 1992 deri m\u00eb 11 maj!"},"content":{"rendered":"<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha, theksoi se programi i Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb pritur me entuziaz\u00ebm t\u00eb madh nga qytetar\u00ebt dhe ka fituar mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ai premtoi faljen e \u00e7do gjobe dhe kamate t\u00eb vendosur ndaj qytetar\u00ebve dhe biznesit t\u00eb vog\u00ebl, duke u angazhuar p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar shqiptar\u00ebt nga padrejt\u00ebsit\u00eb dhe barrat financiare t\u00eb imponuara gjat\u00eb viteve.<\/p>\n<p>Berisha kritikoi ashp\u00ebr qeverin\u00eb p\u00ebr rikthimin e kamatave dhe p\u00ebr premtimet e pambajtura, duke theksuar se opozita ka nj\u00eb program serioz dhe t\u00eb realizuesh\u00ebm, t\u00eb cilin do ta implementojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht pollet ishin humb\u00ebset n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit sepse dol\u00ebn institucionet m\u00eb mashtruese t\u00eb opinionit publik.<\/p>\n<p>1.6 miliard\u00eb euro u shpenzuan nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e presidentit Trump p\u00ebr polle, dhe q\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrfunduan atje ku duhej t\u00eb ishin sepse mashtruan kombin amerikan duke paraqitur fitimtar at\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb fitonte.<\/p>\n<p>Pra, kemi analogjira t\u00eb v\u00ebrteta. Por, Partia Republikane dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit fituan vet\u00ebm duke takuar amerikan\u00ebt.<\/p>\n<p>Ata gjet\u00ebn se me takime mund t\u00eb nd\u00ebrrohej mendimi i nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb kishin mendim tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb votuar.<\/p>\n<p>Pra, takimi sipas rezultateve t\u00eb k\u00ebsaj fushate, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktues dhe vendimtar p\u00ebr rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Ata vendos\u00ebn nj\u00eb sistem monitorimi individual, d.m.th monitoronin \u00e7do takim t\u00eb \u00e7do mb\u00ebshtet\u00ebsi t\u00eb Partis\u00eb Republikane.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa k\u00ebto jav\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur nuk marrin pesh\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme takimet, ju, takimet tuaja dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve tuaj n\u00eb shtabe.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ftesa ime, k\u00ebshilla ime, sugjerimi im \u00ebsht\u00eb takime, takime dhe vet\u00ebm takime.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tregojn\u00eb, cila \u00ebsh\u00ebt gjendja tek qytetar\u00ebt? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb optimiz\u00ebm shum\u00eb i madh.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb optimiz\u00ebm po ta shprehim me terma reale, dy kate m\u00eb i madh se \u00e7\u2019e mendojm\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb optimiz\u00ebm q\u00eb nuk mbahet mend kur ka ekzistuar.<\/p>\n<p>Ju e shihni vet\u00eb n\u00eb takimet tuaja. Un\u00eb konstatoj, nuk po flas vet\u00ebm p\u00ebr mitingjet, por p\u00ebr takimet q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb tregje, n\u00eb rrug\u00eb, nj\u00eb klim\u00eb jasht\u00ebzakonisht miq\u00ebsore.<br \/>\nMe nj\u00eb fjal\u00eb, qytetar\u00ebt mezi presin programin ton\u00eb, fjal\u00ebn ton\u00eb, vler\u00ebsimin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb realiteti. Ndaj dhe un\u00eb e kuptoj lodhjen, \u00ebsht\u00eb faktor normal, por duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka, t\u00eb dalim mbi t\u00eb dhe t\u00eb shum\u00ebfishojm\u00eb takimet me qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Strukturat e PD t\u00eb t\u00ebra duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb funksion tuajin, n\u00eb sh\u00ebrbimin tuaj. Duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb takime p\u00ebr ju dhe n\u00eb em\u00ebr tuaj. Duhet t\u2019u mb\u00ebshtesin ju fuqimisht.<\/p>\n<p>Ne kemi program serioz. Shikoni \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Ai fillimisht del para shqiptar\u00ebve sikur ka zbritur nga Marsi, sikur nuk ka qeverisur 12 vite, sikur nuk e di se ku \u00ebsht\u00eb, nuk flet as p\u00ebr 12 vitet, as p\u00ebr 4 vitet q\u00eb vijn\u00eb dhe paraqet nj\u00eb narrativ\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkon t\u00eb ngjasoj\u00eb me nj\u00eb Big Brother apo di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, duke presupozuar se njer\u00ebzit nuk kan\u00eb asnj\u00eb problem, asnj\u00eb hall.<\/p>\n<p>Se as aktualisht, as n\u00eb t\u00eb ardhmen ata nuk ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Me vulgaritetin e tij, me banalitetin e tij, ai k\u00ebrkon t\u00eb spostoj\u00eb v\u00ebmendjen e qytetar\u00ebve nga problemet jetike me t\u00eb cilat ata p\u00ebrballen tek mashtrimet q\u00eb ai k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb me tallavan\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Pastaj kthehet dhe kopjon programin.<\/p>\n<p>Ju e pat\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur tha un\u00eb do vendos pensionin 200 euro. Po ne kishim dor\u00ebzuar ligjin nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb para pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr minimumin jetik 200 euro.<\/p>\n<p>Ai nuk e votoi, kur un\u00eb e ftova q\u00eb hajde t\u00eb mblidhemi urgjent dhe ta votojm\u00eb n\u00eb parlament, ai e spostoi n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>Tani ai kalon tek pjesa tjet\u00ebr e programit, falja e gjobave.<\/p>\n<p>Ju e dini q\u00eb ne kemi premtuar faljen e \u00e7do gjobe p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur para dat\u00ebs 11 maj e gjer n\u00eb vitin 1992. \u00c7do gjob\u00eb, \u00e7do kamat\u00eb zerohet, b\u00ebhet inekzistente p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Duam t\u2019i \u00e7lirojm\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb nga makthet e padrejt\u00ebsive q\u00eb ata kan\u00eb p\u00ebrjetuar nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh? Ne kemi falur kamatat, k\u00ebta i kan\u00eb rikthyer kamatat. Nuk kan\u00eb ligj as moral.<br \/>\nK\u00ebta sot e k\u00ebsaj dite i mbledhin dhe d\u00ebgjoja nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb qytetar q\u00eb thoshte se m\u00eb duhen 80 vite pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar kamatat q\u00eb kam p\u00ebr energjin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ne, jo vet\u00ebm qytetar\u00ebve, por ne do falim edhe gjobat e biznesit t\u00eb vog\u00ebl. Se edhe ai \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e arbitraritetit dhe absurditetit t\u00eb inspektor\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi shum\u00eb t\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb falim \u00e7do gjob\u00eb, ai k\u00ebrkonte amnisti p\u00ebr grupet kriminale, ne do b\u00ebjm\u00eb amnisti p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset e ndershme\u201d, tha Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha, theksoi se programi i Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb pritur me entuziaz\u00ebm t\u00eb madh nga qytetar\u00ebt dhe ka fituar mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb. Ai premtoi faljen e \u00e7do gjobe dhe kamate t\u00eb vendosur ndaj qytetar\u00ebve dhe biznesit t\u00eb vog\u00ebl, duke u angazhuar p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar shqiptar\u00ebt nga padrejt\u00ebsit\u00eb dhe barrat financiare t\u00eb imponuara &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":111400,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-111399","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111399","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111399"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111399\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":111401,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111399\/revisions\/111401"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111399"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111399"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111399"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}