{"id":111545,"date":"2025-04-24T08:30:38","date_gmt":"2025-04-24T08:30:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=111545"},"modified":"2025-04-24T08:33:18","modified_gmt":"2025-04-24T08:33:18","slug":"nga-e-motra-te-drejtoret-njerezit-e-termet-pecit-marrin-mln-euro-tendera-dhe-fonde-ipard","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/24\/nga-e-motra-te-drejtoret-njerezit-e-termet-pecit-marrin-mln-euro-tendera-dhe-fonde-ipard\/","title":{"rendered":"Nga e motra te drejtor\u00ebt\/ Njer\u00ebzit e T\u00ebrmet Pe\u00e7it marrin miliona euro tendera dhe fonde t\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p><strong>Emisioni \u201cPlug\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Sot emisioni \u201cPlug\u201d do t\u00eb jet\u00eb \u201cPubli\u00e7itar\u201d! Do t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb n\u00eb Tepelen\u00eb, nga ku na vijn\u00eb indiciet se skema 5D apo 5B, \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb perfeksion nga kryebashkiaku T\u00ebrmet Pe\u00e7i. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbi 18 milion\u00eb euro q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga fondet publike n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kompanie t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb drejtorit t\u00eb T\u00ebrmet Pe\u00e7it. Shuma shkon n\u00eb 66 milion\u00eb euro n\u00ebse do t\u00eb llogarisim edhe tenderat q\u00eb kjo kompani ka p\u00ebrfituar n\u00eb koperim me operator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Por jo vet\u00ebm kaq, tentakulat e T\u00ebrmet Pe\u00e7it kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb zgjatura edhe tek fondet e bujq\u00ebsis\u00eb, ku miliona euro n\u00eb vend t\u00eb shkonin te fermer\u00ebt, kan\u00eb shkuar n\u00eb kontot e T\u00ebrmet Pe\u00e7it dhe njer\u00ebzve pran\u00eb tij!<\/p>\n<p>N\u00ebse keni menduar se skema t\u00eb tilla si 5D apo 5B jan\u00eb projekte vet\u00ebm t\u00eb Tiran\u00ebs nga Erion Veliaj apo Belinda Balluku, gaboheni. Nj\u00eb tjet\u00ebr skem\u00eb abuzimi \u201cPubli\u00e7itare\u201d, me tender\u00ebt dhe fondet publike \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb Bashkin\u00eb Tepelen\u00eb, e drejtuar q\u00eb nga viti 2011 nga kryetari T\u00ebrmet Pe\u00e7i.<\/p>\n<p><strong>Kompania e drejtorit t\u00eb T\u00ebrmet Pe\u00e7it, 66 milion\u00eb euro tendera\/ Aferat e Bashkis\u00eb Tepelen\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Por si funksionon kjo skem\u00eb dhe kush fshihet pas saj? Emisioni Plug investigoi se si nj\u00eb kompani e themeluar nga gruaja e nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Tepelen\u00eb arrin t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb rreth 1.782 miliard\u00eb lek\u00eb ose rreth 18 milion\u00eb euro nga buxheti i shtetit n\u00eb harkun kohor 2019-2025, duke shkaktuar t\u00ebrmet \u201cpubli\u00e7itar n\u00eb financat publike\u201d, t\u00eb cilat tashm\u00eb duket se do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00ebrmetin e premtuar nga kryebashkiaku Pe\u00e7i n\u00eb zgjedhjet e 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, pas fitores s\u00eb zgjedhjeve lokale, kryetari i Bashkis\u00eb Tepelen\u00eb, T\u00ebrmet Pe\u00e7i, pun\u00ebson Lorenc Bamin n\u00eb Drejtorin\u00eb e Planifikimit dhe Kontrollit t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Territorit. Lorenc Bami b\u00ebhet firm\u00ebtari i shum\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, fondeve dhe pronave t\u00eb dh\u00ebna nga Bashkia Tepelen\u00eb. Por, nj\u00eb vit pasi mori k\u00ebt\u00eb post, gruaja e tij, Aleksandra Bami, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin Hekuran Hoxha, krijojn\u00eb kompanin\u00eb NG STRUCTURES shpk. N\u00eb n\u00ebntor 2017, Hekuran Hoxha shet 50% t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb djalit t\u00eb tij, Fatjon Hoxha, p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb qesharake prej vet\u00ebm 500 eurosh.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2017, kompania faturon 11 milion lek\u00eb dhe deklaron nj\u00eb fitim prej 600,000 lek\u00eb. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, faturimet e saj rriten 8 her\u00eb, duke u lidhur drejtp\u00ebrdrejt me tender\u00ebt e fituar nga Bashkia Poli\u00e7an dhe Bashkia Gjirokast\u00ebr. Kjo rritje galopante e financave t\u00eb kompanis\u00eb t\u00eb sapokrijuar lidhet drejt\u00ebp\u00ebrs\u00ebdrejti me thithjen e fondeve publike, pasi n\u00eb vitin 2018, nga investigimi rezulton se NG STRUCTURES hap 3 adresa sekondare, t\u00eb cilat lidhen me projekte t\u00eb financuara nga fondet publike:<\/p>\n<p>Rikonstruksioni i shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cRefat Keli\u201d n\u00eb Poli\u00e7an<\/p>\n<p>Rikonstruksioni i shkoll\u00ebs \u201cAsim Zeneli\u201d dhe sistemimi i jasht\u00ebm n\u00eb Gjirokast\u00ebr<\/p>\n<p>Masa inxhinierike p\u00ebr rr\u00ebshqitjen n\u00eb kodr\u00ebn e Shtufit, Gjirokast\u00ebr<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2019 Aleksandra Bami shet aksionet shtetastit Fatjon Hoxha. Sipas kontrat\u00ebs Aleksandra Bami do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb fitimin\u00a0 5.8 milion lek\u00eb t\u00eb vitit 2018 dhe 19.1 milion lek\u00eb si fitim p\u00ebr periudh\u00ebn janar-prill 2019. N\u00eb total nga shitja e aksioneve Aleksandra Bami do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb shum\u00ebn bruto 24.9 milion lek\u00eb ose th\u00ebn\u00eb ndryshe rreth 240.000 euro.<\/p>\n<p>Por skema vazhdon,\u00a0 23 dit\u00eb pas blerjes, Fatjon Hoxha i shet s\u00ebrish aksionet babait t\u00eb tij, Hekuran Hoxha, p\u00ebr vet\u00ebm 1,000 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 4 t\u00eb kontrat\u00ebs jepen detaje dhe p\u00ebr detyrimet q\u00eb kompania ka ndaj Aleksandra Bamit.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Neni 4<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Dispozita t\u00eb p\u00ebrgjithshme<\/strong><\/p>\n<p>4.1 Bler\u00ebsi eshte n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb t\u00eb detyrimeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta sipas Pasqyrave financiare t\u00eb vitit 20l7 ,2018 dhe periudh\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrmjetme 01 janar 2019 \u2013 30 prill 2019 (t\u00eb reflektuara n\u00eb QKB). Gjithashtu t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb dividentit prej 11\u2019689\u2019100 (njembedhjete milion e gjashteqind e tet\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00ebmije e nj\u00ebqind) lek\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet ta likuidoje brenda dat\u00ebs 30.07.2019 referuar vendimit t\u00eb Asamblese s\u00eb P\u00ebrgiithshme nr.11 dat\u00eb 01 Maj 2019\u2026<\/p>\n<p>Pra edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb specifikohen detyrimet q\u00eb kan\u00eb kundrejt ortakes Aleksandra Bami.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, kompania faturon 119 milion lek\u00eb dhe p\u00ebrfiton 10 milion lek\u00eb fitim. N\u00eb dhjetor 2020, Hekuran Hoxha shp\u00ebrndan 27 milion lek\u00eb dividend nga fitimi i kompanis\u00eb p\u00ebr vitin 2020. Ky veprim financiar nuk \u00ebsht\u00eb i zakonsh\u00ebm dhe arsyeja e tij zbulohet vet\u00ebm 2 muaj m\u00eb pas.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 mars 2021, Aleksandra Bami, Hekuran Hoxha dhe Fatjon Hoxha firmosin nj\u00eb tjet\u00ebr Deklarat\u00eb Noteriale, ku Aleksandra Bami deklaron se nuk ka m\u00eb asnj\u00eb pretendim financiar ndaj Fatjon dhe Hekuran Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Aleksandra Bami<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e nenshkruara Aleksandra Bami n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb time personale, duke njohur dhe pasojat q\u00eb parashikon ligji p\u00ebr deklarat\u00eb t\u00eb rreme, referuar vendimit t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshm\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb NG STRUCTURES nr.11 dat\u00eb 01.05.2019 dhe Deklarat\u00ebs Noteriale nr. 2953 Rep Nr. 507 Kol, dat\u00eb 09.05.2019\u2026 deklaroj se p\u00ebr periudh\u00ebn pas dat\u00ebs 30.07.2019 nuk kam asnj\u00eb pretendim financiar ndaj z.Fatjon dhe Hekuran Hoxha.<\/p>\n<p>Bashk\u00eblidhur k\u00ebsaj Deklarate Noteriale gjendet dhe Deklarata e dat\u00ebs 09.05.2019 si dhe Vendimi i Asambles\u00eb dat\u00eb 01.05.2019 nga i cili p\u00ebrftojm\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr investigimin ton\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb asambles\u00eb nr.11 dat\u00eb 01.05.2019 Aleksandra Bami nga shitja e aksioneve do t\u00eb p\u00ebrfitonte:<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">VENDIMI I ASAMBLES\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>5.\u201cT\u00eb miratoj\u00eb transferimin e kuot\u00ebs s\u00eb ortakes Aleksandra Bami \u2026ortakut Fatjon Hoxha n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb fitimit t\u00eb akumuluar n\u00eb shum\u00ebn 5.8 milion lek\u00eb nga fitimet e vitit 2018 dhe shum\u00ebn 19.1 milion lek\u00eb nga fitimi I periudh\u00ebs janar-prill 2019\u201d<\/p>\n<p>6.\u201dLikuidimi i plot\u00eb I dividentit 23.004.900 lek\u00eb duhet t\u00eb likuidohet nga shoq\u00ebria NG STRUCTURES n\u00eb llogarin\u00eb personale t\u00eb Aleksandra Bami\u201d<\/p>\n<ol start=\"11\">\n<li>\u201cN\u00eb rast t\u00eb mos likuidimit t\u00eb shum\u00ebs neto 23.004.900 lek\u00eb Brenda afatit 30 korrik 2019 Aleksandra Bami rimerr pozicionin e saj si administrator dhe kuot\u00ebn e saj q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson 50% t\u00eb kapitalit\u2026\u201d<\/li>\n<\/ol>\n<p>Por t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb inkriminuese p\u00ebr Lorenc Bamin dhe Bashkin\u00eb e T\u00ebrmet Pe\u00e7it p\u00ebrfitohen nga Deklarata noteriale e dat\u00ebs 09.05.2019, ku n\u00eb sken\u00eb del\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kompani q\u00eb p\u00ebrfiton fonde nga Bashkia dhe q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr transferimin e lek\u00ebve, kompani e cila rezulton e regjistruar n\u00eb prestanome, pasi parat\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb xhepin e Bamit.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument noterial Fatjon Hoxha deklaron:<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">FATJON HOXHA<\/strong><\/p>\n<p>Deklaroj se dit\u00ebn e nes\u00ebrme t\u00eb pun\u00ebs pas likuidimit nga ana e shoq\u00ebris\u00eb IUMENTIS \u2026p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga administrator Gjolek Shehu, fatura me vler\u00eb 13.786.625 lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb NG STRUCTURES do t\u00eb transferohet n\u00eb llogarit\u00eb bankare personale t\u00eb Aleksandra Bamit<\/p>\n<p>Sa tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr qart\u00ebsohet se Bami nga kjo kompani do t\u00eb p\u00ebrfitonte t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ardhurat q\u00eb kjo shoq\u00ebri ka krijuar n\u00eb dy vite por mbi t\u00eb gjitha qart\u00ebsohet se kush \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga klient\u00ebt privat t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie p\u00ebrve\u00e7 Bashkive Poli\u00e7an e Gjirokast\u00ebr. IMUMENTIS shpk \u00ebsht\u00eb klienti i NG STRUCTURES q\u00eb inkriminon Drejtorin Bami por dhe Bashkin\u00eb Tepelen\u00eb, shkelje p\u00ebr t\u00eb cilat do flasim n\u00eb vijim t\u00eb emisionit.<\/p>\n<p>Rikthehemi te kompania NG STRUCTURES e cila u themelua nga gruaja e Drejtorit t\u00eb Bashkis\u00eb Tepelen\u00eb dhe nj\u00eb shtetas nga Berati p\u00ebr t\u00eb cilin nuk gjenden t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr CV e tij apo t\u00eb babait pronar\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb. E themi k\u00ebt\u00eb pasi kjo kompani direkt pas themelimit si shum\u00eb kompani t\u00eb tjera t\u00eb krijuara nga prestanome t\u00eb zyrtar\u00ebve, biznes kryesor kan\u00eb tenderat dhe lejet e nd\u00ebrtimit. NG STRUCTURES sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb opendata.al ka p\u00ebrfituar pagesa nga Buxheti i Shtetit p\u00ebr vitet 2019-2025 n\u00eb vler\u00ebn 1.782 miliard ose rreth 18 milion euro.<\/p>\n<p>Por shifra \u00ebsht\u00eb disa her\u00eb m\u00eb e madhe n\u00ebse do t\u00eb mblidhnim t\u00eb gjith\u00eb tenderat ku kjo kompani ka qen\u00eb pjes\u00eb e bashkimeve t\u00eb operator\u00ebve fitues t\u00eb tenderit. N\u00eb total, jan\u00eb p\u00ebrfituar 66 milion\u00eb euro tendera nga grupime operator\u00ebsh ku pjes\u00eb ka qen\u00eb kompania e bashk\u00ebshortes s\u00eb drejtorit t\u00eb T\u00ebrmet Pe\u00e7it.\u00a0 N\u00ebse do ti hedhim nj\u00eb sy rezulton se jan\u00eb nj\u00eb seri tenderash me vlera t\u00eb larta dhe flamuj t\u00eb kuq \u00e7ka ngre dyshime mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si fondet publike jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb prokurime ku fituese ka qen\u00eb kompania NG STRUCTURES.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs q\u00ebndron bashkia e T\u00ebrmet Pe\u00e7it, i cili i firmos tendera kompanis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Drejtorit, q\u00eb gjithashtu \u00ebsht\u00eb firm\u00ebtar n\u00eb procedurat tenderuese. T\u00ebrmeti i ka dh\u00ebn\u00eb fonde gruas s\u00eb drejtorit kryesisht p\u00ebr projekte si nd\u00ebrtimi i vendparkimeve, furnizimi me mat\u00ebsa uji dhe rikonstruksioni i shkollave, me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej qindra miliona lek\u00ebsh. Tender\u00ebt n\u00eb Tepelen\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb ngjallin dyshime, pasi kontrata t\u00eb ngjashme jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb Bashkin\u00eb Lezh\u00eb, Kavaj\u00eb, Poli\u00e7an, Gjirokast\u00ebr dhe Kam\u00ebz, p\u00ebr projekte q\u00eb variojn\u00eb nga rikonstruksioni i shkollave e uj\u00ebsjell\u00ebsve, deri te rehabilitimi i infrastruktur\u00ebs dhe nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e projekteve figurojn\u00eb kontrata me vlera t\u00eb larta, si rind\u00ebrtimi i 14 objekteve arsimore n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr 302 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrtimi i uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb fshatrat Pllan\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb, p\u00ebr 249 milion\u00eb lek\u00eb, apo nd\u00ebrtimi i by-pass-it n\u00eb qendr\u00ebn historike t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, me nj\u00eb vler\u00eb prej 577 milion\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebs Berat-Ballaban n\u00eb vler\u00ebn 1.9 miliard lek\u00eb. Shum\u00eb prej k\u00ebtyre tenderave mbajn\u00eb sh\u00ebnimin \u201cflamur i kuq\u201d, q\u00eb tregon probleme n\u00eb procesin e prokurimit publik, si mungesa e konkurrenc\u00ebs apo kritere t\u00eb dyshimta q\u00eb favorizojn\u00eb nj\u00eb kompani t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb mbetemi te faktet me t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vep\u00ebr penale, p\u00ebr t\u00eb cilat SPAK duhet ta ket\u00eb nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Sipas publikimeve n\u00eb rrjetin Social Facebook t\u00eb k\u00ebsaj kompanie n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2019 jan\u00eb disa projekte q\u00eb mbajn\u00eb firm\u00ebn e T\u00ebrmet Pe\u00e7i p\u00ebr kompanin\u00eb e drejtorit t\u00eb tij Lorenc Bami. T\u00ebrmeti q\u00eb di gjithcka nuk e paska ditur se po paguante drejtorin e tij dhe n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2019 i jep drejtorit t\u00eb tij fondet p\u00ebr Rikonceprimin e bllokut t\u00eb banimit Batalioni Baba Abaz. Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, po n\u00eb muajin shkurt 2019 reklamohet \u201cRruga Salari Dukaj, projekti financohet nga FSHZH, dhe projektin e b\u00ebn gruaja e Drejtorit t\u00eb Bashkiz\u00eb Tepelene p\u00ebr Zhvillimin e Teritorrit. Nj\u00eb tjet\u00ebr projekt, q\u00eb po kompania e reklamon n\u00eb rrjtetet sociale \u00ebsht\u00eb Vazhdimi i shititores p\u00ebrgjat\u00eb Kalas\u00eb Loti II, Parku i lojrave Tepelan apo Projekt \u201cAgroturiz\u00ebm URLA\u201d, projekt I b\u00ebr\u00eb nga Gruaja dhe miratuar leje nd\u00ebrtimi nga Burri ne vitin 2018 sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb KLSH. IUMENTIS, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr projekt i b\u00ebr\u00eb nga Gruaja dhe leje e nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb miratuar nga Burri, po sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb KLSH.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nj\u00eb nga postimet e k\u00ebsaj kompani p\u00ebr tenderin e fituar n\u00eb Bashkis\u00eb Gjirokast\u00ebr shfaqet n\u00eb zbatimin e punimeve Kryetarja e Bashkis\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe Lorenc Bami Drejtori i T\u00ebrmetit q\u00eb ligjerisht nuk mbante asnj\u00eb funksion n\u00eb NG STRUCTURES, por q\u00eb me k\u00ebt\u00eb prezenc\u00eb konfirmon dyshimin e ngritur q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, se kush jan\u00eb pronar\u00ebt real t\u00eb k\u00ebsaj kompanie.<\/p>\n<p>18 milion\u00eb euro t\u00eb marra drejt\u00ebp\u00ebrs\u00ebdrejti, nga tenderat dhe fondet publike n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb NG STRUCTURES dhe 66 milion\u00eb euro t\u00eb tjera, ku kjo kompani ka pjes\u00ebn takuese. N\u00ebse p\u00ebr SPAK \u00ebsht\u00eb bezdis\u00ebse fakti q\u00eb burri i firmos tendera gruas, mund t\u00eb veproj, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt mund t\u00eb duartorkas\u00eb aktivitetin \u2018publi\u00e7itar\u2019.<\/p>\n<p><strong>T\u00ebrmet Pe\u00e7i \u201cfuti duart\u201d te fondet IPARD, 750 mij\u00eb euro p\u00ebr thertore<\/strong><\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm kaq, n\u00eb vijim do t\u2019ju tregojm\u00eb se tenderat nuk kan\u00eb qen\u00eb aktiviteti i vet\u00ebm ku T\u00ebrmet Pe\u00e7i apo drejtori i tij ka shk\u00eblqyer. Fondet e bujq\u00ebsis\u00eb, tashm\u00eb t\u00eb bllokuara nga BE kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lakmuara nga T\u00ebrmeti, ku bashk\u00eb me abuzimin me fondet, i jan\u00eb bashkangjitur edhe abuzimi me mijra metra katror\u00eb toke shtet\u00ebrore q\u00eb u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb familjar\u00ebve apo njer\u00ebzve t\u00eb lidhur me ta.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 10.01.2019, shtetasi Gjolek Shehu themeloi kompanin\u00eb IUMENTIS shpk. Menj\u00ebher\u00eb pas themelimit, kjo kompani lidh nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb publike me Bashkin\u00eb Tepelen\u00eb. Ky veprim u b\u00eb me propozimin e T\u00ebrmet Pe\u00e7it, kryebashkiakut t\u00eb Tepelen\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tepelen\u00ebs, dat\u00eb 25.01.2019, lidhja e kontrat\u00ebs noteriale \u201cKontrat\u00eb Qiraje\u201d \u00ebsht\u00eb miratuar, dhe kjo kontrat\u00eb mban firm\u00ebn e Lorenc Bamit, personazhi kryesor i k\u00ebtij investigimi q\u00eb duket se l\u00ebviz milionat e siguruara p\u00ebr T\u00ebrmetin e premtuar nga kryebashkiaku Pe\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, brenda 5 dit\u00ebsh nga lidhja e kontrat\u00ebs, T\u00ebrmet Pe\u00e7i dhe Lorenc Bami miratojn\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Thertoreje Rajonale nga kompania IUMENTIS. Ky fakt \u00ebsht\u00eb audituar nga KLSH (Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit) dhe \u00ebsht\u00eb dokumentuar n\u00eb nj\u00eb raport zyrtar.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2019, kompania IUMENTIS lidh nj\u00eb kontrat\u00eb me subjektin NG STRUCTURES, kompani e drejtuar nga gruaja e Lorenc Bamit. Ky subjekt l\u00ebshon nj\u00eb fatur\u00eb prej 140.000 eurosh p\u00ebr projektimin e Thertores Rajonale, nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb kompania e Lorenc Bamit e realizon p\u00ebr llogari t\u00eb IUMENTIS. Kjo fature \u00ebsht\u00eb zbuluar nga postimet e Aleksandra Bamit n\u00eb rrjetet sociale, ku ajo publikoi foto t\u00eb projektit dhe emrin e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2019, kompania IUMENTIS aplikon dhe miratohet p\u00ebr nj\u00eb fond prej 758.000 eurosh nga fondet IPARD. Ky fond u miratua p\u00ebr ndihm\u00ebn e zhvillimit t\u00eb Thertores Rajonale n\u00eb Tepelen\u00eb, nj\u00eb proces q\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen p\u00ebr p\u00ebrfitimin e fondeve publike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb. Madje dyshimet u ngriten edhe me shume gjate inspektimit nga vet\u00eb kryeministri EdI Rama, i cili teksa pyet Frida Krifc\u00ebn dhe T\u00ebrmet Pe\u00e7in se kush e p\u00ebrfitoi k\u00ebt\u00eb investim, dy zyrtar\u00ebt pasi ngecin, n\u00eb p\u00ebrgjigje, shprehen se pronari nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr momentin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021 kjo kompani dhe pse tashme ishte n\u00eb aktivitet t\u00eb plot\u00eb kishte vet\u00ebm 4 t\u00eb pun\u00ebsuar. Gjolek Shehu Administrator, Myrto Tafilaj Veteriner, Aldo Shehu Shef sektori dhe Julian \u00c7ela Ekonomist. Sigurisht si n\u00eb \u00e7do kompani ekonomisti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i aft\u00eb dhe i besuar i pronarit por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast situate \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb ndryshe. Meq\u00ebn\u00ebs\u00eb Lorenc Bami p\u00ebrve\u00e7 se u kujdes q\u00eb Gjolek Shehu te lidhte nj\u00eb kontrat\u00eb qeraje me Bashkin\u00eb Tepelene, brenda 2 jav\u00ebve nga themelimi I kompanis\u00eb, u kujdes dhe ti miratonte n\u00eb koh\u00eb record lejen e nd\u00ebrtimit. Madje n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb record, u kujdes q\u00eb ti jepte edhe djalin e daj\u00ebs s\u00eb tij, shtetasin Julian \u00c7ela si ekonomist, q\u00eb tja mbante mire llogarite pasi n\u00eb Tepelen\u00eb mungojn\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2024 me propozimin e T\u00ebrmet Pe\u00e7it, mbi relacionin e Lorenc Bamit, K\u00ebshilli Bashkiak Tepelen\u00eb miraton nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnie me qera t\u00eb disa pronave t\u00eb tjera publike p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb IUMENTIS. Por lidhja mes tyre nuk mbetet thjeshte te miratimi i lejeve, pronave dhe projektet n\u00eb Bashkin\u00eb Tepelen\u00eb. Pas largimit si aksionere nga shoq\u00ebria NG STRUCTURES, Aleksandra Bami themelon nj\u00eb tjet\u00ebr kompani. Artreum Generation themelohet n\u00eb dit\u00ebn kur shiti aksionet e tjera, n\u00eb 01.05.2019, me ortak themelues Mateo Shehu i biri I Gjolek Shehu pronarit t\u00eb IUMENTIS dhe Aleksandra Bami. Secili zot\u00ebron n\u00eb kompani 50% t\u00eb aksioneve. Administrator fillimisht do t\u00eb jet\u00eb Aleksandra Bami dhe Aldo Shehu.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2020, kompania regjistron nj\u00eb adres\u00eb dyt\u00ebsore n\u00eb vendin ku po nd\u00ebrtohej Thertora Rajonale IUMENTIS, n\u00eb rrug\u00ebn Nacionale Tepelen\u00eb \u2013 Vlor\u00eb, pran\u00eb ur\u00ebs s\u00eb B\u00ebn\u00e7\u00ebs, nj\u00eb fakt q\u00eb e lidh drejtp\u00ebrdrejt me kompanin\u00eb IUMENTIS. Pra me pak fjale Lorenc Bami s\u00eb bashku me T\u00ebrmet Pe\u00e7in i japin k\u00ebsaj kompanie tok\u00eb shtet\u00ebrore m\u00eb q\u00ebra, p\u00ebr 5 dit\u00eb i miratojn\u00eb lej\u00eb nd\u00ebrtimi m\u00eb pas e ndihmojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb 760.000 euro fonde nga AZHBR dhe n\u00eb fund themelojn\u00eb kompani p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtimin e thertores.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, kompania IUMENTIS sh\u00ebnon nj\u00eb tjet\u00ebr adres\u00eb dyt\u00ebsore n\u00eb Memaliaj, duke fituar n\u00ebnkontraktimin p\u00ebr nj\u00eb tender p\u00ebr nd\u00ebrtimin e uj\u00ebsjell\u00ebsit rajonal p\u00ebr fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, dhe Ane Vjos\u00eb. Kjo adres\u00eb hapet pasi si\u00e7 \u00ebsht\u00eb denoncuar dhe m\u00eb par\u00eb nga Albana Voksi kompania ka marr\u00eb n\u00ebnkontraktimin e tenderit p\u00ebr Uj\u00ebsjell\u00ebsin Memaliaj.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 1 shtator 2022, Aleksandra Bami dhe Mateo Shehu kan\u00eb shitur 100% t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb IUMENTIS te Lorenc Bami p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb prej 1000 eurosh, megjith\u00ebse kompania ishte fitimprur\u00ebse. Ky veprim ka ngjallur dyshime t\u00eb forta, pasi \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb nj\u00eb kompani me pasuri dhe aktivitete fitimprur\u00ebse t\u00eb shitet p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb kaq t\u00eb ul\u00ebt. Pas k\u00ebtij veprimi, drejtori i T\u00ebrmet Pe\u00e7it, ka vendosur t\u00eb mos fshihet m\u00eb pas gruas dhe miqve t\u00eb tij, duke em\u00ebruar si administrator t\u00eb kompanis\u00eb kush\u00ebririn e tij,ekonomistin e kompanis\u00eb IUMENTIS shtetasin Julian \u00c7ela. Tashm\u00eb Lorenc Bami drejton jo vet\u00ebm drejtorin\u00eb kryesore t\u00eb bashkis\u00eb Tepelen\u00eb por i del koha p\u00ebr t\u00eb drejtuar dhe nj\u00eb super biznes.<\/p>\n<p><strong>Motra m\u00ebsuese a \u00ebsht\u00eb \u2018prestanome\u2019 e T\u00ebrmet Pe\u00e7it? Me agroturiz\u00ebm dhe fonde nga AZHBR<\/strong><\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu ndoq\u00ebm se si T\u00ebrmet Pe\u00e7i me krahun e tij t\u00eb djatht\u00eb Lorenc Bami i firmosnin leje kompanive t\u00eb tyre apo familjar\u00ebve, apo merrnin fonde publike, n\u00eb vijim do tju tregojm\u00eb se t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb \u201cpubli\u00e7itari i Edi Ram\u00ebs\u201d e ka p\u00ebrdorur edhe me familjar\u00ebt e tij t\u00eb af\u00ebrt. N\u00eb sken\u00eb do t\u00eb dal edhe motra e T\u00ebrmet Pe\u00e7it. Nj\u00eb m\u00ebsuese, drejtoresh\u00eb shkolle e cila tashm\u00eb do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb investitore, p\u00ebrfituese e fondeve t\u00eb AZHBR, p\u00ebrfituese e pronave publike madje edhe i ca parave t\u00eb vogla po nga AZHBR, q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj t\u00eb mbjell\u00eb ca pem\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2023, kompania Artreum Generation, regjistroi nj\u00eb tjet\u00ebr adres\u00eb dyt\u00ebsore n\u00eb Fshati Rexhin\u00eb, Nj\u00ebsia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelen\u00eb, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje do flasim m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Analiza e bilanceve t\u00eb kompanis\u00eb fatktohet gjithashtu se ka deklaruar detyrime financiare n\u00eb vler\u00ebn e 82.000.000 lek\u00eb (rreth 820.000 euro), t\u00eb cilat nuk jan\u00eb ndaj institucioneve bankare, por jan\u00eb para t\u00eb depozituara n\u00eb kompani nga individ\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cilat duhet t\u00eb hetohen nga SPAK p\u00ebr t\u00eb zbuluar burimin e k\u00ebtyre fondeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb sh\u00ebrbimin e Lorenc Bamit na sh\u00ebrben pik\u00ebrisht adresa:<\/p>\n<p>Zona Kadastrale 3177, Pasuria nr. 328\/1, Fshati Rexhin\u00eb, Nj\u00ebsia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelen\u00eb. Nuk dihet n\u00ebse kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb vet\u00eb Lorenc Bamit apo po nd\u00ebrton ndonj\u00eb Agroturiz\u00ebm p\u00ebr llogari t\u00eb shefave, nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrgjigje q\u00eb mund ta jap SPAK. Plug investigoi se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me pronat publike t\u00eb Bashkis\u00eb Tepelen n\u00eb fshatin Rexhin\u00eb. Dhe k\u00ebtu zbulojm\u00eb vendimi nr.22 dat\u00eb 31.03.2022 i K\u00ebshillit BAshkiak Tepelen\u00eb.<\/p>\n<p>VENDIM<\/p>\n<p>Nr.22. dat\u00eb 31. 03, 2022.<\/p>\n<p>P\u00cbR ZHVILLIMIN E PRON\u00cbS NR. 1\/7, ZONA KADASTRALE NR. 3177, ME ZHVILLUES subjektin \u201cAGROTURIZEM REXHINI\u201d SHPK me NIPT M19820502R; SI DHE AUTORIZIMIN E ZHVILLUESIT APO P\u00cbRFAQ\u00cbSUESIT ME PROKUR\u00cb NOTERIALE, T\u00cb APLIKOJ\u00cb P\u00cbR PAJISJEN E OBJEKTIT\/INVESTIMIT ME LEJET P\u00cbRKAT\u00cbSE, N\u00cb PORTALIN \u201cE-ALBANIA\u201d<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij vendimi midis Bashkis\u00eb Tepelen\u00eb dhe subjektit Agroturiz\u00ebm Rexhini jan\u00eb lidhur dy kontrata noteriale. Kontrata nr.1906,\u00a0 dat\u00eb 10.12.2021dhe miratimin e kontrat\u00ebs s\u00eb n\u00ebn qiras\u00eb dhe Kontrata nr. 1974 rep., dat\u00eb 21.12.2021. M\u00eb pas n\u00eb dat\u00eb 2 shkurt 2022 p\u00ebrpilohet Relacioni i Drejtoris\u00eb s\u00eb Planifikimit dhe Kontrollit t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Territorit t\u00eb Bashkis\u00eb Tepelen\u00eb q\u00eb mban firm\u00ebn e Lorenc Bamit n\u00eb cil\u00ebsin e titullarit. M\u00eb pas, vjen edhe miratmi me Vendimin Nr.22 i K\u00ebshillit BAshkiak Tepelen\u00eb. \u00c7udit\u00ebrisht ky vendim nuk ka t\u00eb bashk\u00eblidhur asnj\u00eb realcion dhe emri i Administratorit nuk b\u00ebhet publik, shkak ky q\u00eb na b\u00ebri t\u00eb investigojm\u00eb dhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria Agroturiz\u00ebm Rexhini \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb 17.12.2021 nga shtetasja Manjola Haska e cila \u00ebsht\u00eb motra e Kryetarit publi\u00e7itar T\u00ebrmet Pe\u00e7i, I cili fillimisht ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb qeraje n\u00eb dat\u00ebn 10.12.2021 me t\u00eb motr\u00ebn pasi kompania ende nuk ishte themeluar dhe 3 dit\u00eb pas themelimit, p\u00ebr ti shp\u00ebtuar ndoshta n\u00eb m\u00ebndjen e tij PUBLI\u00c7ITARE hetimit penal firmos kontrat\u00eb n\u00ebn qeraje me kompanin\u00eb e t\u00eb motr\u00ebs. Sigurisht qe dhe leja e nd\u00ebrtimit mban po firm\u00ebn e T\u00ebrmetit. Por nuk mjaftohet me kaq, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023 Termeti vendos t\u00eb kaloj n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak, vendim n\u00eb t\u00eb cilin miratoi prioritetet e Bashkis\u00eb Tepelen\u00eb bazuar n\u00eb Marr\u00ebveshjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe BE p\u00ebr fondet IPARD. E sigurisht p\u00ebr T\u00ebrmetin nd\u00ebrtimi i Rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb fshatin Rexhin\u00eb ku sapo kishte dh\u00ebn\u00eb tok\u00ebn shtet t\u00eb motr\u00ebs, ishte prioritet.<\/p>\n<p>Por ndihma p\u00ebr motr\u00ebn e T\u00ebrmetit do t\u00eb vinte dhe nga AZHBR duke miratuar fonde IPARD p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Agroturiz\u00ebm. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave publike AZHBR dhe Manjola Haska kan\u00eb firmosur kontrat\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfitimin e fondeve IPARD p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpizave t\u00eb drurin t\u00eb fshatin Rexhin\u00eb. Kontrata ka nj\u00eb afat 05.04.2023 deri n\u00eb 06.10.2023 dhe vlera e investimit \u00ebsht\u00eb 346.000 euro dhe granti q\u00eb ka p\u00ebrfituar nga IPARD \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 225.000 euro. Pra Manjola Haska me profesion m\u00ebsues\u00eb dhe q\u00eb prej vitesh shkoll\u00ebn n\u00eb Tepelen\u00eb, paska shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe i k\u00ebrkon t\u00eb v\u00ebllait q\u00eb ti jap tok\u00eb me q\u00ebra dhe leje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Agroturiz\u00ebm. Por meq\u00ebn\u00ebse motra nuk kishte para T\u00ebrmeti e ndihmoi q\u00eb t\u00eb merrte nga AZHBR dhe 225.000 euro. Znj. Haska nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh i panjohur p\u00ebr publikun, pasi n\u00eb shkoll\u00ebn ku jepte m\u00ebsim i \u00ebhst\u00eb dashur t\u00eb prononcohet p\u00ebr mediat, e madje t\u00eb mbroj\u00eb edhe m\u00ebsuesit q\u00eb jan\u00eb akuzuar p\u00ebr ngacmime seksuale.<\/p>\n<p>Por fonde nga AZHBR ka p\u00ebrfituar edhe Spartak Haska,\u00a0 bashk\u00ebshorti i Manjola Hask\u00ebs. Sipas publikimit n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb AZHBR, kunati i T\u00ebrmet Pe\u00e7it ka p\u00ebrfituar 15.000 euro. Pra ky fakt konfirmon edhe nj\u00ebher\u00eb fuqin\u00eb e T\u00ebrmet Pe\u00e7it n\u00eb institucionet q\u00ebndrore p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fonde nga IPARD e AZHBR, fonde t\u00eb cilat jan\u00eb bllokuar nga BE, pi\u00ebkrisht p\u00ebr k\u00ebto abuzime, e q\u00eb pasoj\u00ebn e vuan mijra fermer\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb rikthehemi te kompania Agroturiz\u00ebm Rexhini. P\u00ebr vitin 2021-2022 kompania nuk deklaron asnj\u00eb shpenzim dhe asnje t\u00eb ardhur. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb kontrat\u00ebs m\u00eb AZHBR, Manjola Haska shet 66% t\u00eb aksioneve te shtetasja Af\u00ebrdita Resuli n\u00eb vler\u00ebn 660 euro. Af\u00ebrdita Resuli \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshortja e pronarit t\u00eb kompanis\u00eb Resuli Er, p\u00ebfitues i dhjetra miliona euro kontrata publike. Veprim ky pa asnj\u00eb llogjik\u00eb ekonomike pasi kjo shoq\u00ebri tashm\u00eb kishte marr\u00eb t\u00eb gjitha fondet e nevojshme p\u00ebr investimin nga IPARD. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023 kompania vendos t\u00eb regjistroj\u00eb adres\u00ebn sekondare: Kurvelesh, fshati Rexhine, pasuria nr. 1\/7, zk 3177. Veprim ky n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb gjitha dispozitat ligjore pasi do t\u00eb duhej ta kishte deklaruar q\u00eb kur lidhi kontrat\u00ebn me Bashkin\u00eb Tepelen\u00eb si\u00e7 do duhej q\u00eb n\u00eb bilanc t\u00eb pasqyrohej shpenzimi p\u00ebr pages\u00ebn e qeras\u00eb. N\u00eb bilancin e vitit 2023 p\u00ebrftohen t\u00eb dh\u00ebna interesante p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt. Deklarohen si shpenzime t\u00eb shtyra pagesa e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Bashkin\u00eb Tepelen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 114.000 lek\u00eb me p\u00ebrshkrimin: \u201cPerfaqeson nje pagese per pallatin qe po ndertohet, keto pagese do te njihet si shpenzim ne momentin qe do te filloje shitja e ambjenteve\u201d. Nuk dihet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb lapsus por nd\u00ebrtimi sipas AZHBR do ishin vileta druri.<\/p>\n<p>N\u00eb z\u00ebrin detyrime afatgjata deklarojn\u00eb vler\u00ebn 47.000.000 lek\u00eb si ndihm\u00eb n\u00eb para i ortak\u00ebve: Manjola Haska\u00a0 7.300.000 lek\u00eb dhe Af\u00ebrdita Resuli\u00a0\u00a0\u00a0 39.900.000 lek\u00eb. Po k\u00ebtu pasqyrohet dhe nj\u00eb pjes\u00eb e pages\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga AZHBR n\u00eb vler\u00ebn 54.000 euro. Nuk dihet se ku i gjeti 73.000 euro Manjola Haska por besojm\u00eb q\u00eb SPAK k\u00ebt\u00eb her\u00eb do vendos t\u00eb hetoj\u00eb dhe t\u00eb ndjek parat\u00eb.<\/p>\n<p>Pra T\u00ebrmeti ka plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb kur i premton Edi Ram\u00ebs se do e b\u00ebj t\u00ebrmet n\u00eb Bashkin\u00eb Tepelen\u00eb dhe Qarkun e Gjirokastr\u00ebs. Jo vet\u00ebm 18 milion\u00eb euro t\u00eb marra n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb s\u00eb drejtorit, por edhe 66 milion\u00eb euro tendera me kompani t\u00eb tjera, ku pjesa takuese ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Tepelen\u00eb. Sikur t\u00eb mosmjaftonin k\u00ebto, duart duhet t\u00eb futeshin edhe tek fondet e AZHBR dhe IPARD, duke marr\u00eb p\u00ebr vete prat\u00eb q\u00eb duhet ti jepeshin fermer\u00ebve shqiptar\u00eb. Abuzime t\u00eb cilat, soll\u00ebn bllokimin e fondeve nga BE. N\u00ebse SPAK do t\u00eb tregoj\u00eb se e ka seriozisht at\u00eb historin\u00eb e Task-Forc\u00ebs zgjedhore apo detyr\u00ebn funksionale t\u00eb hetimit t\u00eb korrupsionit, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rastet q\u00eb mund t\u00eb na e faktoj\u00eb. Deri At\u00ebher\u00eb, Nat\u00ebn e Mir\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cPlug\u201d Sot emisioni \u201cPlug\u201d do t\u00eb jet\u00eb \u201cPubli\u00e7itar\u201d! Do t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb n\u00eb Tepelen\u00eb, nga ku na vijn\u00eb indiciet se skema 5D apo 5B, \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb perfeksion nga kryebashkiaku T\u00ebrmet Pe\u00e7i. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbi 18 milion\u00eb euro q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga fondet publike n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kompanie t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":111546,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-111545","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111545","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111545"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111545\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":111549,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111545\/revisions\/111549"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111546"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111545"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111545"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111545"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}