{"id":111726,"date":"2025-04-25T11:08:44","date_gmt":"2025-04-25T11:08:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=111726"},"modified":"2025-04-25T11:08:44","modified_gmt":"2025-04-25T11:08:44","slug":"berisha-garanton-studentet-e-mjekesise-ligjin-antidemokratik-per-ju-do-ta-hedhim-poshte-ne-mbledhjen-e-pare-te-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/25\/berisha-garanton-studentet-e-mjekesise-ligjin-antidemokratik-per-ju-do-ta-hedhim-poshte-ne-mbledhjen-e-pare-te-qeverise\/","title":{"rendered":"Berisha garanton student\u00ebt e mjek\u00ebsis\u00eb: Ligjin antidemokratik p\u00ebr ju do ta hedhim posht\u00eb n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha ka paraqitur gjat\u00eb nj\u00eb takimi me student\u00ebt e mjek\u00ebsis\u00eb, programin e qeverisjes s\u00eb ardhshme t\u00eb PD ASHM. Ai tha se, ligjin p\u00ebr ju do e hedhim posht\u00eb n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, do zbatojm\u00eb pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb Paktin p\u00ebr Universitetin.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb u fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet q\u00eb b\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb ndalem tek ato, kam nj\u00eb mesazh p\u00ebr ju dhe student\u00ebt.<\/p>\n<p>Ju n\u00eb vitin 2018 b\u00ebt\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje historike, arrit\u00ebt nj\u00eb pakt me njeriun q\u00eb nuk ka as pakt, as marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Sot dua t\u00eb garantoj \u00e7do student t\u00eb universitetit se ai pakt do zbatohet pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb nga qeveria e ardhshme sepse ai pakt ishte shum\u00eb i drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pakt nuk synonte asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u2019u jepte universiteteve t\u00eb gjith\u00eb fizionomin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb bot\u00ebs akademike.<\/p>\n<p>Tani, rikthehemi tek takimi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji q\u00eb miratoi qeveria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj antidemokratik, antikushtetues dhe ai ligj do anulohet jav\u00ebn e par\u00eb n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb ket\u00eb ligj q\u00eb t\u2019u detyroj\u00eb ju t\u00eb riktheni aq e kaq apo t\u00eb shkoni&#8230; ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diskriminim n\u00eb themel q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm njer\u00ebzit q\u00eb u lejohet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka pavar\u00ebsisht nga Kushtetuta, nga ligjet, nga sistemi demokratik.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj i papranuesh\u00ebm dhe ne e hedhim posht\u00eb q\u00eb n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Nuk pritet as Strasburgu, as vendimi, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ndahet prej tij.<\/p>\n<p>N\u00eb karrier\u00ebn time t\u00eb gjat\u00eb prej 32 vitesh n\u00eb politik\u00eb mund t\u00eb them se k\u00ebsaj here m\u00eb ndikon m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet e mia.<\/p>\n<p>M\u00eb ndikon m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb sepse kur shoh q\u00eb lihen f\u00ebmij\u00ebt me dy vakte ushqim dhe jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00e7far\u00eb pasojash t\u00eb d\u00ebmshme ka p\u00ebr ta, p\u00ebr trurin e tyre, p\u00ebr zhvillimin e tyre.<\/p>\n<p>Kur shoh se lihen t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt pa mjekim dhe lihen n\u00eb kthetrat e vdekjes sepse s\u00ebmundjet jan\u00eb t\u00eb pam\u00ebshira.<\/p>\n<p>Kur shoh se aparaturat lihen t\u00eb prishura vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb tek privati dhe t\u00eb ndajn\u00eb parat\u00eb me privatin ata q\u00eb i mbajn\u00eb ashtu.<\/p>\n<p>Un\u00eb natyrisht e ndjej veten n\u00eb nj\u00eb mision t\u00eb frym\u00ebzuar edhe nga profesioni im i mjekut.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb kjo p\u00ebr pushtetin tim, kjo \u00ebsht\u00eb betej\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mision. Sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 po ecim ne, ne po rrokullisemi n\u00eb hone t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>Nuk ka pasur munges\u00eb ila\u00e7esh p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me neoplazira. Nuk mund t\u00eb kishte. Nj\u00ebher\u00eb m\u00eb d\u00ebrguan nj\u00eb let\u00ebr dy vajza nga Lushnja, m\u00eb thon\u00eb se ishin me talasemi dhe mbanin shiringa n\u00eb abdomen, nj\u00eb infuzion i vazhduesh\u00ebm. Ka dal\u00eb nj\u00eb ila\u00e7 q\u00eb ishte i kushtuesh\u00ebm. Ne e mor\u00ebm at\u00eb ila\u00e7 p\u00ebr to. Shoq\u00ebria nuk mund t\u00eb l\u00ebr\u00eb nj\u00eb njeri pa e ndihmuar dhe nuk mund t\u00eb diskutoheshin mjetet, ila\u00e7et p\u00ebr s\u00ebmundjet neoplazike. Dhe nuk do diskutohen.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb, n\u00eb nj\u00eb spital dhimbjesh.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb pa diskutim kam nj\u00eb frym\u00ebzim nga ai profesion. Dhe \u00ebsht\u00eb profesion q\u00eb duhet t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb njeriun gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk e kam nga pushteti, por \u00ebsht\u00eb mision ky.<\/p>\n<p>Dhe t\u2019u them nj\u00eb gj\u00eb k\u00ebtu, ky program sado q\u00eb duket se mund t\u00eb ket\u00eb ekzagjerime, \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka reale.<\/p>\n<p>Ne parat\u00eb q\u00eb marrim nga qytetar\u00ebt, do ua kthejm\u00eb m\u00eb s\u00eb pari qytetar\u00ebve. Vet\u00ebm atyre. Pensione, rroga, ila\u00e7e, spitale, ndihm\u00eb. Pastaj do i ndajm\u00eb p\u00ebr sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do qeveri e p\u00ebrgjegjshme b\u00ebn vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Pensionisti malazez merrte n\u00eb vitin 2013, 138 mij\u00eb lek\u00eb. Pensionisti shqiptar merrte 143 mij\u00eb lek\u00eb. Sot malazezi merr 450 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pse i merr? Sepse qeveria e Malit t\u00eb Zi, duke e ditur se \u00e7do vit rriten \u00e7mimet, ndante \u00e7do vit pjes\u00ebn p\u00ebr pensionist\u00ebt.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria kjo?<\/p>\n<p>Jo, Shqip\u00ebria ka mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>K\u00ebta i vjedhin. K\u00ebta kan\u00eb zhdukur n\u00eb rrug\u00eb dhe pllakat e shesheve t\u00eb qyteteve 12 miliard\u00eb euro, t\u00eb cilat kurr\u00eb nuk kushtojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2.3 miliard\u00eb euro. Nuk kan\u00eb k\u00ebta asnj\u00eb kufi.<\/p>\n<p>E d\u00ebgjuat kur tha, 8 miliard\u00eb, la p\u00ebr pensionist\u00ebt 16 milion\u00eb. Ne kishim \u00e7uar ligjin p\u00ebr minimumin jetik, ky tha jo, se biem n\u00eb humner\u00eb.<\/p>\n<p>Si bie n\u00eb humner\u00eb? N\u00eb 8 miliard\u00eb? Ti tregon s\u00eb pari se k\u00ebta njer\u00ebz i shum\u00ebzon me zero. S\u00eb dyti se ke zero ide p\u00ebr buxhetin dhe mendon vet\u00ebm p\u00ebr vjedhjet.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebto marrin fund dhe kjo situat\u00eb ndryshon me shpejt\u00ebsi 100 dit\u00ebt e para.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 dit\u00ebt e para do kemi axhend\u00ebn m\u00eb intensive p\u00ebr t\u00eb frenuar k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie dhe p\u00ebr t\u00eb nisur ngjitjen p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Pa diskutim q\u00eb tarifat, ju garantoj se do jen\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e kat\u00ebrta e k\u00ebtyre q\u00eb jan\u00eb sot.<\/p>\n<p>Ju keni tarifat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Europ\u00eb. Po, jan\u00eb dy vende q\u00eb nominalisht i kan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, Anglia dhe Holanda. Por po t\u2019i b\u00ebsh me rroga, edhe ato i kan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se ju.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb jet\u00eb tarifa si\u00e7 i ka ky. Jo. Tarifat do pjes\u00ebtohen me kat\u00ebr. Dhe ato jan\u00eb objekt korrupsioni.<\/p>\n<p>Laborator\u00ebt jan\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm. Ne investuam, por u siguroj q\u00eb do harrohen ato investime me at\u00eb q\u00eb do b\u00ebjm\u00eb ne. Do u pajisim me laborator\u00ebt m\u00eb moderne, jo vet\u00ebm n\u00eb mjek\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ke shtruar nj\u00eb problem shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, k\u00ebrkimi shkencor. Ka nj\u00eb involucion t\u00eb friksh\u00ebm. Un\u00eb q\u00eb flas me ju k\u00ebtu, n\u00eb vit t\u00eb kat\u00ebrt dhe t\u00eb pest\u00eb t\u00eb fakultetit, absolutisht dy vite rresht, me t\u00eb ndjerin profesor Bajram Preza, kam b\u00ebr\u00eb eksperimente n\u00eb qindra lepuj duke provuar efektet e substancave q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>K\u00ebto studime un\u00eb i kam paraqitur n\u00eb kongresin nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Milano n\u00eb vitin 1977. U kam d\u00ebrguar punimin dhe ekstraktin, e kan\u00eb pranuar. Ato ishin punime t\u00eb viteve t\u00eb mia studentore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i domosdosh\u00ebm angazhimi i student\u00ebve n\u00eb veprimtari k\u00ebrkimore shkencore. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak luks, \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb gjahtar t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkimin shkencor pothuajse e kan\u00eb shuar.<\/p>\n<p>Q\u00eb pedagogu juaj t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkim shkencor duhet t\u00eb marr\u00eb leje n\u00eb Ministri t\u00eb Arsimit. As n\u00eb diktatur\u00eb nuk ndodhte kjo.<\/p>\n<p>K\u00ebta i kan\u00eb shnd\u00ebrruar universitetet n\u00eb qendra m\u00ebsimdh\u00ebnie. Po universiteti pa k\u00ebrkim shkencor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lis q\u00eb vet\u00ebm thahet.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb specializime pa pages\u00eb. Ta harroj\u00eb kush k\u00ebt\u00eb. \u00cbsht\u00eb pun\u00eb q\u00eb duhet paguar. \u00cbsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb absurde. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, shkel \u00e7do kod, kod pune, kod moral. Kjo merr fund, nuk mund t\u00eb ket\u00eb specializime pa pages\u00eb.<\/p>\n<p>Ka pasur dhe s\u00ebrish do ket\u00eb specializime t\u00eb mb\u00ebshtetur nga shteti, nga spitali, nga fakulteti. Ne i rikthehemi k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Nuk ekziston meritokracia n\u00eb asgj\u00eb. Tani kur merr Ogert\u00ebn, ark\u00ebtaren e Edi Ram\u00ebs n\u00eb bashki dhe e b\u00ebn ministre sh\u00ebndet\u00ebsie. Dhe pasi b\u00ebn nj\u00eb katsatrof\u00eb, e \u00e7on n\u00eb arsim. Dhe asaj q\u00eb drejton arsimin, t\u00eb shoh\u00ebsh kurrikul\u00ebn e saj, studenti m\u00eb i dob\u00ebt n\u00eb 30 vite ka qen\u00eb ajo. Realisht. Un\u00eb nuk them t\u00eb mos kishte nj\u00eb pun\u00eb, por ministre arsimi nuk mund t\u00eb ishte.<\/p>\n<p>K\u00ebta nuk kan\u00eb asnj\u00eb nocion, asnj\u00eb koncept as p\u00ebr arsimin, as p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb klubi i hajdut\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebt ai zhvilloi modelin e vjedhjeve n\u00eb bashki dhe e transferoi n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>K\u00ebto portalet i kan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kurthe t\u00eb paimagjinueshme. Portali m\u00ebsues p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb portal m\u00ebsues p\u00ebr partin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb thjesht nj\u00eb kurth p\u00ebr t\u00eb par\u00eb kush po aplikon dhe si t\u2019i gjobisim, si t\u2019i zhvasim.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i drejt\u00eb p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt klinike dhe p\u00ebr praktikat klinike. Tirana nuk ka munges\u00eb shtet\u00ebrish, Tirana ka potencialet e saj p\u00ebr t\u00eb garantuar zhvillimin e praktikave tuaja n\u00eb klinik\u00eb. Por ndoshta duhen kontrata me spitalet, t\u00eb cilat qeveria do i k\u00ebrkoj\u00eb. Dyert e spitaleve duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr ju. Kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr formimin tuaj dhe formimin e mjek\u00ebve.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb lloj komenti, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ne do hapim nj\u00eb fakultet t\u00eb dyt\u00eb. Do t\u00eb shohim ku do e hapim. Por nj\u00eb fakultet i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kapur vakuumin q\u00eb krijohet n\u00eb dekadat q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb largimit masiv t\u00eb mjek\u00ebve.<\/p>\n<p>Tani, p\u00ebr ta mbyllur.<\/p>\n<p>Natyrisht kjo r\u00ebnie \u00ebsht\u00eb r\u00ebnie dramatike dhe shum\u00eb e dhimbshme, por \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e adresueshme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb plot\u00ebsisht e mundur q\u00eb me shpejt\u00ebsi t\u00eb ndryshojm\u00eb situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb arsye p\u00ebrve\u00e7 korrupsionit q\u00eb spitalet tona t\u00eb mos ken\u00eb aparaturat m\u00eb moderne.<\/p>\n<p>Sigurisht me kt\u00eb buxhet k\u00ebshtu ndodh, por ne do dyfishojm\u00eb buxhetin.<\/p>\n<p>Ndaj dhe u siguroj se s\u00eb bashku me ju, s\u00eb bashku me shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar, t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb aft\u00eb, me integritet, ne do t\u2019u japim shqiptar\u00ebve sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb meritojn\u00eb. Dhe do e ndryshojm\u00eb me shpejt\u00ebsi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha ka paraqitur gjat\u00eb nj\u00eb takimi me student\u00ebt e mjek\u00ebsis\u00eb, programin e qeverisjes s\u00eb ardhshme t\u00eb PD ASHM. Ai tha se, ligjin p\u00ebr ju do e hedhim posht\u00eb n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, do zbatojm\u00eb pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb Paktin p\u00ebr Universitetin. \u201cUn\u00eb u fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet q\u00eb b\u00ebt\u00eb. Para &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":111722,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-111726","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111726"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111726\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":111727,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111726\/revisions\/111727"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}