{"id":111873,"date":"2025-04-26T09:58:53","date_gmt":"2025-04-26T09:58:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=111873"},"modified":"2025-04-26T11:05:54","modified_gmt":"2025-04-26T11:05:54","slug":"ministrja-kroate-obuljen-grate-ne-politike-shtylle-e-vlerave-demokratike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/26\/ministrja-kroate-obuljen-grate-ne-politike-shtylle-e-vlerave-demokratike\/","title":{"rendered":"Ministrja kroate, Obuljen i referohet Berish\u00ebs: Ne jemi parti t\u00eb djathta, luftojm\u00eb p\u00ebr familjen, traditat dhe mund\u00ebsit\u00eb e barabarta!"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Kultur\u00ebs n\u00eb Kroaci, Nina Obuljen, n\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb konferenc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb organizuar nga LDK me tem\u00eb \u201cGlobal She\u201d, shprehu mb\u00ebshtetje t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr politikat q\u00eb promovojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen e grave n\u00eb vendimmarrje dhe fuqizimin e rolit t\u00eb tyre n\u00eb shoq\u00ebri.<br \/>\nDuke ndar\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e saj si grua me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb politik\u00eb, ajo vler\u00ebsoi reagimin e grave shqiptare ndaj temave t\u00eb trajtuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kontekstin e vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb bashkojn\u00eb partit\u00eb demokristiane europiane, p\u00ebrfshir\u00eb Partin\u00eb Demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n\u201cFaleminderit p\u00ebr prezantimin dhe p\u00ebr ftes\u00ebn!<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb m\u00eb vete t\u00eb flas pas kryetarit tuaj kaq karizmatik.<br \/>\nSikurse m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar, un\u00eb do t\u00eb ndaj me ju disa mendime mbi rrug\u00ebtimin tim si grua n\u00eb politik\u00eb.<br \/>\nT\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebrpara nj\u00eb salle plot me gra t\u00eb mrekullueshme, t\u00eb cilat reaguan me kaq energji ndaj fjal\u00ebs s\u00eb kryetarit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder i ve\u00e7ant\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<br \/>\nM\u00eb lejoni q\u00eb t\u00eb ndalem pjes\u00ebrisht edhe te disa nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb p\u00ebrmendi zoti Berisha, duke i lidhur ato me kontekstin e organizat\u00ebs q\u00eb na ka mbledhur sot k\u00ebtu, t\u00eb CDI-s\u00eb.<br \/>\nDua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes panelist\u00ebt e nderuar dhe, nj\u00ebsoj si ju, kuptoj q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre grave t\u00eb mrekullueshme jan\u00eb gjithashtu kandidate n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. Ju uroj shum\u00eb suksese t\u00eb gjithave!<br \/>\nGjithashtu, sjell p\u00ebrsh\u00ebndetjet e zotit Plenkovi\u00e7, kryetar i partis\u00eb son\u00eb, z\u00ebvend\u00ebspresident i organizat\u00ebs son\u00eb dhe nj\u00eb figur\u00eb shum\u00eb aktive n\u00eb PPE. Zoti Plenkovi\u00e7 ka qen\u00eb tre her\u00eb radhazi kryeminist\u00ebr n\u00eb vendin ton\u00eb.<br \/>\nDua t\u00eb theksoj se un\u00eb vet\u00eb kam sh\u00ebrbyer si ministre p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb vjet \u2013 nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb, sidomos p\u00ebr nj\u00eb grua n\u00eb politik\u00eb.<br \/>\nAshtu si\u00e7 theksoi edhe zoti Berisha, kur flasim p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb politik\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kontekstin e partive tona t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, ne gjithmon\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb balancojm\u00eb mes parimeve dhe vlerave thelb\u00ebsore: vlerat e familjes, kujdesin p\u00ebr familjen, ruajtjen e vlerave tradicionale.<br \/>\nNe ndajm\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: besimin n\u00eb bashkimin e shoq\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Shoq\u00ebrit\u00eb tona duhet t\u00eb garantojn\u00eb realisht mund\u00ebsi t\u00eb barabarta p\u00ebr \u00e7do individ.<br \/>\nDhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron edhe thelbi i debatit p\u00ebr rolin e grave n\u00eb politik\u00eb. Sfida t\u00eb shumta ekzistojn\u00eb sot n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cilat na detyrojn\u00eb t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebto parime dhe vlera, edhe pse kjo betej\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ajo q\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe nga e kaluara. Me rritjen e populizmit dhe me sulmet e partive populiste t\u00eb majta dhe t\u00eb djathta ekstreme, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019u shpjegosh qytetar\u00ebve se si mund t\u00eb mbrohen k\u00ebto vlera, duke luftuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb garanton kujdes t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr \u00e7do person.<br \/>\nU trondita kur d\u00ebgjova nga Zoti Berisha se pagat e larta n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb vende t\u00eb tjera, nd\u00ebrsa pagat e ul\u00ebta jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb vendet e tjera europiane. Kjo tregon se shoq\u00ebria shqiptare ka probleme t\u00eb thella. Vet\u00ebm nga ky informacion kupton se ke t\u00eb b\u00ebsh me nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb fragmentuar, e cila nuk mund t\u00eb zhvillohet dhe as t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb sfidat e s\u00eb sotmes. K\u00ebto sfida jan\u00eb t\u00eb shumta dhe ne q\u00eb jemi pjes\u00eb e politik\u00ebs, n\u00eb nivel lokal, komb\u00ebtar, europian apo global \u2013 e kuptojm\u00eb se jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku gjith\u00e7ka ndryshon me shpejt\u00ebsi, ku siguria \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e rrezikuar, dhe ku besimi te e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare po vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje. Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje parimet e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejtat e grave, ekziston rreziku q\u00eb k\u00ebto t\u00eb drejta t\u00eb cenohen.<br \/>\nPjes\u00ebmarrja e barabart\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e vendimmarrjes, q\u00eb Zoti Berisha e ka theksuar gjithmon\u00eb, \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb dhe vendet tona q\u00eb t\u00eb ecin p\u00ebrpara. Kur flasim p\u00ebr Kroacin\u00eb, duhet t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb: ne kemi nj\u00eb problem serioz me p\u00ebrfaq\u00ebsimin e grave, sidomos n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs. N\u00eb mitingje, takime partie apo diskutime p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, shohim shum\u00eb gra dhe kjo m\u00eb mbush me g\u00ebzim dhe shpres\u00eb. Megjithat\u00eb, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr qeverisjen, parlamentin apo pozicionet ky\u00e7e n\u00eb kompani, situata ndryshon: grat\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara. Edhe pse jan\u00eb pik\u00ebrisht ato q\u00eb shpesh b\u00ebjn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb prapasken\u00eb, ne e pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe e dim\u00eb se duhet t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar.<br \/>\nGjithashtu, dua t\u00eb theksoj ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb qeveris\u00eb kroate: ne besojm\u00eb fuqimisht n\u00eb t\u00eb ardhmen europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ne e mb\u00ebshtesim fuqimisht zgjerimin e Bashkimit Europian dhe duam q\u00eb \u00e7do vend i rajonit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi, q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb t\u00eb forcohen dhe Europa t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e fort\u00eb.<br \/>\nKur shohim \u00e7far\u00eb kemi arritur n\u00eb n\u00ebnt\u00eb vitet e fundit n\u00eb drejtim t\u00eb politikave sociale dhe ekonomike, shum\u00eb gj\u00ebra jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, fal\u00eb pjes\u00ebmarrjes son\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, fondeve t\u00eb marra dhe reformave t\u00eb zbatuara. Ne kemi p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm kushtet e pun\u00ebs, jemi af\u00ebr realizimit t\u00eb pagave t\u00eb barabarta dhe sot norma e papun\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 5%, \u00e7ka nuk konsiderohet m\u00eb papun\u00ebsi. P\u00ebr krahasim, kur kemi ardhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pushtet, papun\u00ebsia ishte rreth 20%.<br \/>\nKemi p\u00ebrmir\u00ebsuar edhe planet e pensioneve p\u00ebr grat\u00eb, kemi investuar fuqish\u00ebm n\u00eb statusin e n\u00ebn\u00ebs n\u00eb familje, duke ndihmuar zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb, me gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb gra q\u00eb ndjekin dhe p\u00ebrfundojn\u00eb arsimin e lart\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse po p\u00ebrballemi edhe me nj\u00eb ulje t\u00eb numrit t\u00eb lindjeve. Ne po p\u00ebrjetojm\u00eb r\u00ebnie t\u00eb norm\u00ebs s\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, ashtu si edhe ju. Por, p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimit ekonomik, ne kemi arritur t\u00eb ndalojm\u00eb migracionin ekonomik nga Kroacia dhe po ndryshojm\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht situat\u00ebn, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vend t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr kroat\u00ebt q\u00eb m\u00eb par\u00eb ishin larguar.<br \/>\nBesoj se edhe Shqip\u00ebria do t\u00eb mund ta realizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zhvillohet ekonomikisht, duke i kthyer bashkatdhetar\u00ebt dhe qytetar\u00ebt e saj q\u00eb u larguan p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme ekonomike ose sociale.<br \/>\nN\u00eb kontekstin e grave, Zoti Berisha foli gjithashtu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Ne nuk duhet t\u00eb mbyllim syt\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre fenomeneve. Ka shum\u00eb deklarata nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ne duhet t\u2019i ndjekim. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb ekziston n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri, por \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb kemi udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb e pranojn\u00eb, e artikulojn\u00eb dhe nuk e injorojn\u00eb k\u00ebt\u00eb problem. Sepse vet\u00ebm duke e pranuar dhe duke folur p\u00ebr t\u00eb, ne mund t\u00eb fillojm\u00eb ta p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb situat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\nNuk do t\u00eb flas gjat\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb vite n\u00eb nj\u00eb pozicion drejtues si grua. Nuk e di as vet\u00eb si ndodhi. Nuk e kisha menduar kurr\u00eb se do t\u00eb zgjaste kaq shum\u00eb, por ne pat\u00ebm mb\u00ebshtetjen e popullit dhe q\u00ebndruam n\u00eb pushtet. Dhe ka nj\u00eb arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: ne punuam p\u00ebr t\u00eb realizuar at\u00eb q\u00eb u premtuam qytetar\u00ebve tan\u00eb. Sepse n\u00eb politik\u00eb, t\u00eb mbash premtimet, t\u00eb flas\u00ebsh dhe t\u00eb punosh p\u00ebr \u00e7do an\u00ebtar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, duke u kujdesur q\u00eb secili t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi dhe trajtim t\u00eb barabart\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara.<br \/>\n\u00c7far\u00eb mund t\u00eb them tjet\u00ebr?<br \/>\nFamilja politike q\u00eb na bashkon sot k\u00ebtu, na bashkon jo vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb, por edhe n\u00eb nivel global. P\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra, n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb ndryshme, n\u00eb kontekste t\u00eb ndryshme politike, ne kemi nd\u00ebrtuar nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb demokracie. P\u00ebr gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi luftuar 35 vjet m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr ruajtjen e vlerave baz\u00eb, p\u00ebr bashkimin, p\u00ebr demokracin\u00eb, p\u00ebr solidaritetin, k\u00ebto parime sot jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sa kjo q\u00eb po jetojm\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse arrijm\u00eb t\u00eb ruajm\u00eb k\u00ebto vlera n\u00eb nj\u00eb kontekst bot\u00ebror t\u00eb mbushur me sfida t\u00eb m\u00ebdha, keqinformim, gjuh\u00eb urrejtjeje n\u00eb rrjetet sociale, kriz\u00eb migratore, frik\u00eb nga ndryshimet n\u00eb shoq\u00ebri, kriza ekonomike dhe ekologjike, n\u00ebse n\u00eb \u00e7do politik\u00eb q\u00eb ndjekim kemi k\u00ebto parime n\u00eb mendje, at\u00ebher\u00eb ne do t\u2019ia dalim me sukses si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb partive tona politike.<br \/>\nP\u00ebrtej partive politike dhe duke folur jo vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb partive tona, por duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, me k\u00ebto fjal\u00eb, un\u00eb shpresoj sinqerisht q\u00eb zgjedhjet q\u00eb ju presin do t\u2019i japin Shqip\u00ebris\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb ata q\u00eb do t\u2019u p\u00ebrmbahen k\u00ebtyre parimeve, q\u00eb do t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr to, q\u00eb do t\u00eb ofrojn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, dhe q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtesin fuqizimin e pozit\u00ebs s\u00eb grave n\u00eb shoq\u00ebri. Vet\u00ebm k\u00ebshtu Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara drejt integrimit europian.<br \/>\nSi gra q\u00eb vijm\u00eb nga nj\u00eb vend q\u00eb n\u00eb tre dekadat e fundit ka kaluar p\u00ebrvoja t\u00eb ngjashme me ato q\u00eb po kaloni ju, mund t\u00eb them se kemi qen\u00eb me fat q\u00eb u b\u00ebm\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Europian. Kjo e ndryshoi shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsoi ekonomin\u00eb dhe na b\u00ebri pjes\u00eb e nj\u00eb unioni vlerash.<br \/>\nUn\u00eb shpresoj sinqerisht q\u00eb edhe Shqip\u00ebria t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, dhe sa i p\u00ebrket Unionit Demokratik Kroat, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Presidentit ton\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve tan\u00eb, dua t\u2019ju siguroj mb\u00ebshtetjen ton\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<br \/>\nJu faleminderit shum\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb!\u201d, u shpreh Nina Obuljen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Kultur\u00ebs n\u00eb Kroaci, Nina Obuljen, n\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb konferenc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb organizuar nga LDK me tem\u00eb \u201cGlobal She\u201d, shprehu mb\u00ebshtetje t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr politikat q\u00eb promovojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen e grave n\u00eb vendimmarrje dhe fuqizimin e rolit t\u00eb tyre n\u00eb shoq\u00ebri. Duke ndar\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e saj si grua me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":111890,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-111873","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111873"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111873\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":111889,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111873\/revisions\/111889"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111890"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}