{"id":112017,"date":"2025-04-28T08:02:43","date_gmt":"2025-04-28T08:02:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=112017"},"modified":"2025-04-28T08:03:53","modified_gmt":"2025-04-28T08:03:53","slug":"berisha-perfaqesues-te-110-partive-te-qendres-se-djathte-ja-dogjen-ne-dore-pasaporten-kallpe-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/28\/berisha-perfaqesues-te-110-partive-te-qendres-se-djathte-ja-dogjen-ne-dore-pasaporten-kallpe-edi-rames\/","title":{"rendered":"Berisha: P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb 110 partive t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Djatht\u00eb ja dogj\u00ebn Edi Ram\u00ebs n\u00eb dor\u00eb pasaport\u00ebn kallpe!"},"content":{"rendered":"<p><em>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb qytetin e Ku\u00e7ov\u00ebs, ku prezantoi kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, u shpreh se, ky \u00ebsht\u00eb momenti i ndryshimit t\u00eb madh p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai theksoi se 11 maji do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb fillim t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb, duke garantuar mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr ta, si dhe p\u00ebr \u00e7do familje dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsi dhe mb\u00ebshtetje financiare. Berisha theksoi se programi i PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb ringjalljen e ekonomis\u00eb dhe n\u00eb kthimin e rinis\u00eb shqiptare, duke ofruar grante, mb\u00ebshtetje p\u00ebr arsimin dhe mund\u00ebsi pun\u00ebsimi.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai garantoi se qeveria e ardhshme do t\u00eb punoj\u00eb pa nd\u00ebrprerje p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb prosperiteti dhe zhvillimi, duke i kthyer shpres\u00ebn rinis\u00eb dhe t\u00eb ardhmen kombit.<\/em><\/p>\n<p><em>Lideri i demokrat\u00ebve, Sali Berisha, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb takimin me demokrat\u00ebt e Ku\u00e7ov\u00ebs, ka komentuar angazhimin e partis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai theksoi se zotimi i PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb rroga dhe pensione t\u00eb barabarta me ato t\u00eb vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit, duke u fokusuar n\u00eb rritjen e standardeve t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr \u00e7do qytetar. Berisha theksoi se n\u00eb qeverisjen e ardhshme, do t\u00eb dyfishohen rrogat minimale dhe do t\u00eb rriten pensionet p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai i b\u00ebri thirrje qeveris\u00eb aktuale t\u00eb merr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i kthyer qytetar\u00ebve at\u00eb q\u00eb u takon, duke kritikuar menaxhimin e dob\u00ebt t\u00eb fondeve dhe munges\u00ebn e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe t\u00eb papun\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryedemokrati Sali Berisha, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb takim me demokrat\u00ebt e Ku\u00e7ov\u00ebs, ka theksuar disa prej angazhimeve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr zgjidhjen e problemeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb prekin sektor\u00ebt ky\u00e7 t\u00eb ekonomis\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb bujq\u00ebsia. Ai u shpreh se, me ardhjen n\u00eb pushtet, PD-ja do t\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u00eb anulluar iniciativ\u00ebn e \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d dhe do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb taksat q\u00eb ai i cil\u00ebsoi si armiq\u00ebsore p\u00ebr fermer\u00ebt shqiptar\u00eb. Berisha foli gjithashtu p\u00ebr angazhimet p\u00ebr t\u00eb rritur subvencionet p\u00ebr fermer\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur prodhimet e vendit dhe p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb infrastruktura jetike si vaditja dhe kullimi i tokave. Sipas Berish\u00ebs, me ndihm\u00ebn e k\u00ebtyre masave, Shqip\u00ebria do t\u00eb zhvillohet m\u00eb tej n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb dhe prodhimit vendor, duke e b\u00ebr\u00eb \u201cMade in Albania\u201d nj\u00eb mark\u00eb krenarie p\u00ebr vendin.<\/em><\/p>\n<p><em>Lideri i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, theksoi angazhimet e PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar rolin e familjes n\u00eb shoq\u00ebri dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme p\u00ebr grat\u00eb dhe n\u00ebnat shqiptare.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai n\u00ebnvizoi se Ministria e Familjes do t\u00eb jet\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsja kryesore e interesave t\u00eb n\u00ebnave, grave dhe vajzave, duke ofruar mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr zhvillimin e tyre ekonomik dhe social.<\/em><\/p>\n<p><em>Berisha theksoi gjithashtu se programi i PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program p\u00ebr \u00e7do shqiptar, q\u00eb synon t\u2019u kthej\u00eb parat\u00eb atyre q\u00eb i kan\u00eb paguar taksat dhe t\u2019u ofroj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr pensionist\u00ebt, t\u00eb rinjt\u00eb dhe bizneset e vogla.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai siguroi gjithashtu angazhimet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur mjedisin dhe p\u00ebr t\u00eb rritur mund\u00ebsit\u00eb e pun\u00ebsimit dhe zhvillimit ekonomik n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb dhe Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb prezantimin e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb qytetin e Ku\u00e7ov\u00ebs, lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha, nuk kurseu kritikat ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs duke theksuar se p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb qeveria e Ram\u00ebs pretendon disa arritje, ato jan\u00eb realizuar me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb, ku shumica e taksave jan\u00eb vjedhur.<\/em><\/p>\n<p><em>Berisha u shpreh gjithashtu se Rama \u00ebsht\u00eb i tmerruar nga mund\u00ebsia e humbjes n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, duke shtuar se ai ka d\u00ebshtuar n\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb izoluar Partin\u00eb Demokratike.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai p\u00ebrmendi gjithashtu mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme p\u00ebr PD-n\u00eb nga 110 partit\u00eb e Qendr\u00ebs s\u00eb Djatht\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs dhe bot\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrkrah\u00ebn at\u00eb dhe programin e saj, duke e cil\u00ebsuar pasaport\u00ebn e Ram\u00ebs si t\u00eb \u201cdjegur n\u00eb dor\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha dduke folur n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, theksoi mb\u00ebshtetjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb opozita ka marr\u00eb p\u00ebrmes Chris LaCivita, nj\u00eb strateg i njohur dhe i suksessh\u00ebm i fushatave elektorale, i cili ka drejtuar rikthimin e presidentit Donald Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Berisha gjithashtu n\u00ebnvizoi se fushata e PD-s\u00eb ka marr\u00eb mb\u00ebshtetje nga avokati i presidentit Donald Trump, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe p\u00ebr lirin\u00eb e qytetar\u00ebve. Nga ana tjet\u00ebr, ai i krahasoi k\u00ebto forc\u00eb pozitive me mb\u00ebshtetjen q\u00eb Edi Rama ka marr\u00eb nga figura t\u00eb lidhura me krimin, p\u00ebrfshir\u00eb Suel \u00c7el\u00ebn dhe t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb lidhur me grupe kriminale.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Berisha e theksoi se opozita, e udh\u00ebhequr nga Chris LaCivita dhe avokati i presidentit Trump, \u00ebsht\u00eb e angazhuar t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe t\u00eb fuqishme p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/em><\/p>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-21032\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.07.56-1024x683.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.07.56-1024x683.jpeg 1024w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.07.56-300x200.jpeg 300w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.07.56-768x512.jpeg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.07.56-1536x1024.jpeg 1536w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.07.56-2048x1365.jpeg 2048w\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"683\" \/><\/figure>\n<p><strong>FJALA E PLOTE<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs, banor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rrethi, mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb pakufishme, nderimin tim m\u00eb t\u00eb madh para jush dhe p\u00ebr ju, gra dhe burra, djem e vajza, njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb t\u00eb grumbulluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh, me vullnetin tuaj, pa asnj\u00eb lloj imponimi, por t\u00eb vendosur t\u00eb mb\u00ebshtesni programin e Partis\u00eb Demokratike dhe Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore, me besimin se ky \u00ebsht\u00eb projekti m\u00eb i madh, m\u00eb i mir\u00eb i paraqitur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebto 32 vite n\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>I dashur Eno Bozdo, drejtuesi politik i qarkut t\u00eb Beratit.<\/p>\n<p>Kryetari i PD-s\u00eb s\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur kandidate dhe kandidat p\u00ebr deputet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Qarkut t\u00eb Beratit dhe rrethit t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs, krenaria jon\u00eb jeni, krenaria e Ku\u00e7ov\u00ebs dhe Beratit dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sonte do t\u00eb m\u00eb lejoni, do t\u00eb ju k\u00ebrkoj leje t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes edhe ato qindra qindra, zonja e zonjushe, punonj\u00ebse t\u00eb administrat\u00ebs, q\u00eb t\u00eb detyruara me regjist\u00ebr, detyrohen t\u00eb ndjekin dhe t\u00eb ndigjojn\u00eb dokrrat me nj\u00eb fjalor ordiner t\u00eb nj\u00eb njeriu i cili i ka dit\u00ebt e num\u00ebruara.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni ti garantoj se, p\u00ebr ato dhe p\u00ebr \u00e7do njeri, \u00e7do punonj\u00ebs q\u00eb zbaton ligjin dhe u sh\u00ebrben si sh\u00ebrb\u00ebtor qytetar\u00ebve shqiptar, do kemi nderimin m\u00eb t\u00eb madh dhe se me 11 maj merr fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, pjes\u00ebmarrja e detyruar n\u00eb mitingje t\u00eb ministrave apo kryeministrave, por sheshet do t\u00eb jen\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb djemve dhe vajzave, burrave dhe grave t\u00eb lir\u00eb dhe kurr\u00eb me detyrim si\u00e7 ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb.<\/p>\n<p>Miq!<\/p>\n<p>Un\u00eb vij tek ju, p\u00ebr t\u00eb paraqitur programin e PD-s\u00eb dhe Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore si programin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur ndonj\u00ebher\u00eb para shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb m\u00ebngjes e nis\u00ebm fushat\u00ebn n\u00eb Selanik.<\/p>\n<p>Qindra, mij\u00ebra v\u00ebllez\u00ebr, motra tona, erdh\u00ebn t\u00eb d\u00ebgjonin programin e partis\u00eb dhe t\u00eb aleanc\u00ebs ton\u00eb, erdh\u00ebn m\u00eb t\u00eb vendosur se kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar me 11 maj, shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb, ndryshimin e madh p\u00ebr t\u00eb votuar, ndarjen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve nga nj\u00eb e keqe e madhe q\u00eb po shkreton \u00e7do jav\u00eb, \u00e7do muaj m\u00eb shum\u00eb, Ku\u00e7ov\u00ebn, Beratin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00eb vendosur se kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar me 11 maj, ndryshimin dhe ndarjen nga nj\u00eb e keqe q\u00eb po i rr\u00ebmben kombit t\u00eb ardhmen dhe rinin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Jam k\u00ebtu sot dhe e garantoj Ledianin, bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tij dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh dhe kudo q\u00eb ndodhen se 11 maji sh\u00ebnon fillimin e ri, p\u00ebr \u00e7do t\u00eb ri, p\u00ebr \u00e7do f\u00ebmij\u00eb, \u00e7do vajz\u00eb dhe djal\u00eb q\u00eb do, e d\u00ebshiron t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>D\u00ebshiron t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen e tij n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Po ne garantojm\u00eb t\u00eb rejat dhe t\u00eb rinjt\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt se shkollimi i tyre n\u00eb nj\u00eb arsim modern, n\u00eb shkolla t\u00eb pajisura me teknologji m\u00eb t\u00eb mira, me cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb do t\u00eb jet\u00eb objektiv kryesor, duke dyfishuar buxhetin p\u00ebr arsimin dhe se nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb mesatare si shpat\u00eb Demokleu q\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb ata t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb universitete.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi dyert e universiteteve do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapura dhe pas p\u00ebrfundimit, qeveria do t\u00eb paguaj\u00eb \u00e7do sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb pun\u00ebson t\u00eb rinjt\u00eb, 1 vit sigurime shoq\u00ebrore p\u00ebr \u00e7do t\u00eb ri t\u00eb pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Qeveria do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb grante p\u00ebr \u00e7do biznes dhe startup t\u00eb t\u00eb rinjve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb grante p\u00ebr \u00e7do kredi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7do \u00e7ift i ri t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb \u00e7ati.<\/p>\n<p>30 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb mbuluar t\u00eb gjitha interesat dhe m\u00eb pas me f\u00ebmij\u00ebn e tret\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb duan, qeveria do t\u00eb paguaj\u00eb vet\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kredin\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u00eb kthejm\u00eb nga emigracioni t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat q\u00eb ik\u00ebn, por dhe \u00e7do emigrant q\u00eb do t\u00eb kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Prova e jet\u00ebs son\u00eb, prova e forc\u00ebs ton\u00eb, e vizionit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00eb kthejm\u00eb kombin n\u00eb mosh\u00ebn e rinis\u00eb tij. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Kombi, vet\u00ebm kombi n\u00eb mosh\u00ebn e rinis\u00eb, \u00ebsht\u00eb komb me t\u00eb ardhme, \u00ebsht\u00eb komb q\u00eb zhvillohet \u00ebsht\u00eb komb q\u00eb begatohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Ky program si\u00e7 e paraqit\u00ebn edhe parafol\u00ebsit e mi k\u00ebtu, fillon me zemr\u00ebn e dhimbsur. Fillon me dhembshurin\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne i japim fjal\u00ebn e nderit, \u00e7do pensionisti dhe pensioniste, \u00e7do t\u00eb papuni, \u00e7do njeriu n\u00eb ndihm\u00eb ekonomike, \u00e7do f\u00ebmije me nj\u00eb prind, \u00e7do studenti me burs\u00eb se 100 dit\u00ebt e para do t\u00eb ken\u00eb minimumin jetik, apo pensionin minimal, apo burs\u00ebn 200 euro.<\/p>\n<p>Se n\u00eb 100 dit\u00ebt e para n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, do t\u00eb vendoset rroga minimale 500 euro dhe do t\u00eb shkohet dhe rroga mesatare 1200 euro.<\/p>\n<p>Miq, \u00e7far\u00eb po b\u00ebjm\u00eb ne me k\u00ebto. Nuk po b\u00ebjm\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7 po kthejm\u00eb tek ju parat\u00eb q\u00eb marrim nga ju. Ato jan\u00eb taksat tuaja, jan\u00eb mundi juaj, jan\u00eb djersa juaj, jan\u00eb kafshata juaj q\u00eb e paguani n\u00eb \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7do qeveri e p\u00ebrgjegjshme para jush, n\u00eb Shqip\u00ebri apo n\u00eb bot\u00eb, ka detyr\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb u merr t\u00eb ua kthej\u00eb ju p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Miq, nuk dua t\u00eb ndalem n\u00eb vitet e shkuara, por nj\u00eb gj\u00eb u them; pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb zbatuar k\u00ebt\u00eb detyrim ne dyfishuam rrogat n\u00eb vitet 2006-2013.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb zbatuar k\u00ebt\u00eb detyrim moral, ligjor ne dyfishuam pensionet e vogla, ne rrit\u00ebm me 60% pensionet mesatare, ne rrit\u00ebm me 40% pensionet e larta.<\/p>\n<p>Po miq, parat\u00eb jan\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013 ne arrit\u00ebm duke zbatuar k\u00ebt\u00eb parim, q\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb me rrog\u00eb shteti, pensionist\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb ken\u00eb rroga m\u00eb t\u00eb larta se sa t\u00eb gjith\u00eb pensionist\u00ebt e vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit, t\u00eb ken\u00eb pensione m\u00eb t\u00eb larta. Po. Po.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb 12 vite?<\/p>\n<p>N\u00eb 12 vite malazez\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt merrnin n\u00eb vitin 2013, nj\u00eb pension prej 138 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb kur pensioni mesatar n\u00eb Shqip\u00ebri ishte 143 mij\u00eb lek\u00eb, sot marrin 450 mij\u00eb lek\u00eb pension.<\/p>\n<p>Po pse marrin ata kaq? Sepse qeveria e Malit t\u00eb zi, e p\u00ebrgjegjshme para qytetar\u00ebve t\u00eb saj, n\u00eb \u00e7do buxhet u jep p\u00ebrqindjen e duhur qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kosova nj\u00eb vend me nj\u00eb pavar\u00ebsi pak vite m\u00eb par\u00eb, para 3 muajsh Albin Kurti ndau 100 mln euro p\u00ebr pensionist\u00ebt. 100 milion\u00eb dhe u tha se, \u00e7do pensionist\u00eb do t\u00eb ket\u00eb pension 20% m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu rrogat minimale. N\u00eb vitin 2013, Rumania q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e BE-s\u00eb, edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte, kishte nj\u00eb rrog\u00eb minimale 830 lej, af\u00ebrsisht 164 euro. Sot sa e ka? E ka 3300 lej, e ka dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se ne. N\u00eb vitin 2013 e kishim 220 euro rrog\u00ebn minimale.<\/p>\n<p>Po pse? Sepse qeveria i ndan parat\u00eb, u kthen parat\u00eb atyre q\u00eb ua merr.<\/p>\n<p>Si mundet? T\u00eb lumt\u00eb goja, i kan\u00eb vjedhur tek pensionist\u00ebt, tek rrog\u00ebtar\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne, kemi vendosur t\u00eb rrisim rrogat, t\u00eb rrisim pensionet dhe vrapi yn\u00eb nuk ndalet gjersa \u00e7do qytetar i k\u00ebtij vendi, \u00e7do pensionist i k\u00ebtij vendi t\u00eb ket\u00eb rrog\u00ebn dhe pensionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se, \u00e7do bashk\u00ebmoshatar i tij n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb zotimi yn\u00eb para jush.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb zot\u00ebrinjt\u00eb, kjo qeveri \u00e7far\u00eb b\u00ebri?<\/p>\n<p>Kjo qeveri vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit, vuri p\u00ebrpara taksat tuaja 8 miliard\u00eb euro. Dhe Edi Rama kishte p\u00ebrcaktuar dhe la gjithsej 16 mln euro p\u00ebr pensionist\u00ebt.<\/p>\n<p>Kur ne i paraqit\u00ebm ligjin p\u00ebr minimumin jetik 200 euro, jo tha, kjo na \u00e7on n\u00eb gremin\u00eb. Po n\u00eb \u00e7far\u00eb gremine na \u00e7on ajo? A ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb pashpirt\u00eb se t\u00eb l\u00ebsh p\u00ebr 870 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb tu, 16 mln euro?<\/p>\n<p>Merr fund kjo, e tha bukur qytetari, ata kan\u00eb vjedhur pensionet, kan\u00eb vjedhur miliarda nga pensionet tuaja dhe pastaj thon\u00eb se, po ti rrisim biem n\u00eb gremin\u00eb. Gremina i pret p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-21034\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.43.42-1024x683.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.43.42-1024x683.jpeg 1024w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.43.42-300x200.jpeg 300w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.43.42-768x512.jpeg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.43.42-1536x1024.jpeg 1536w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.43.42-2048x1365.jpeg 2048w\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"683\" \/><\/figure>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Liljana para jush k\u00ebtu paraqiti me t\u00eb drejt\u00eb gjendjen tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb fermer\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ju duhet ta dini se, pasi firmosi si argat i Vu\u00e7i\u00e7it \u2018Ballkanin e Hapur\u2019 80 p\u00ebrqind e prodhimeve bujq\u00ebsore n\u00eb tregjet shqiptare vijn\u00eb nga Shumadia dhe Banata, se hyjn\u00eb pa dogan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri nisi nj\u00eb therje masive e bag\u00ebtive. Subvencioni q\u00eb ju merrni \u00ebsht\u00eb 1\/5 e asaj q\u00eb merr fermeri n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, \u00ebsht\u00eb 1 e 7, ose e 8 e asaj q\u00eb merr fermeri n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb 1 e 4 apo e 5, e asaj q\u00eb merr fermeri n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Merr fund.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7\u2019b\u00ebri Edi Rama k\u00ebt\u00eb vit, m\u00eb falni. 8 miliard\u00eb euro, p\u00ebr 380 mij\u00eb fermer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt japin 20% t\u00eb prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt pun\u00ebsojn\u00eb 500 mij\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Sa dha? Dha gjithsej 57 milion\u00eb euro, nga t\u00eb cilat fermer\u00ebt marrin subvencion 32 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala ime e nderit, se kjo shum\u00eb do t\u00eb 5-fishohet. Po. Se ju p\u00ebr \u00e7do nj\u00ebsi prodhimi, ser\u00eb, ar\u00eb apo \u00e7far\u00eb do qoft\u00eb, p\u00ebr \u00e7do fidan t\u00eb mbjell\u00eb, p\u00ebr \u00e7do kok\u00eb bag\u00ebti t\u00eb mbajtur, do t\u00eb financoheni nj\u00eblloj si\u00e7 financohen fermer\u00ebt e vendeve p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Pra do 5-fishohet subvencioni dhe ju garantoj se prodhimet tuaja do t\u00eb mbrohen n\u00eb sezon.<\/p>\n<p>Se Ballkani i Hapur do t\u00eb griset dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe se, taksa armiq\u00ebsore ndaj fermer\u00ebve shqiptar\u00eb, taksa simetrike e TSVH-s\u00eb, merr fund.<\/p>\n<p>Taksa do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb blerje dhe shitje, sepse duhet q\u00eb ju ta merrni mbrapsh TVSH dhe jo grosist\u00ebt.<\/p>\n<p>Ju garantoj se do investohet \u00e7do vit, 70 mln euro n\u00eb kullim, n\u00eb vaditje, mbrojtje toke.<\/p>\n<p>Miq, ja ku \u00ebsht\u00eb hidrocentrali i Banj\u00ebs, ai n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr vadit\u00ebse dhe ndaj \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe dyt\u00ebsor \u00ebsht\u00eb energjia.<\/p>\n<p>Ju siguroj se potencialet e tij do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb dyfishuar sip\u00ebrfaqen e ujitur n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>\u2018Made in Albania\u2019, prodhimi shqiptar do t\u00eb jet\u00eb krenaria jon\u00eb. I garantoj biznesmen\u00ebt e Ku\u00e7ov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Biznesi i vog\u00ebl, energjia zbret nga 18 n\u00eb 6 lek.<\/p>\n<p>Bashkit\u00eb s\u2019do mund t\u00eb vendosin kurr\u00eb taksa e tarifa m\u00eb shum\u00eb se 1%.<\/p>\n<p>Por ngaq\u00eb jam k\u00ebtu tek bashkit\u00eb, do t\u00eb shpreh nderimin tim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr ju, p\u00ebr demokrat\u00ebt dhe demokratet e Ku\u00e7ov\u00ebs, p\u00ebr fitoren tuaj n\u00eb Maj t\u00eb k\u00ebsaj bashkie me Lefter Maliqin, ua grabit\u00ebn.<\/p>\n<p>Ju garantoj se ligji do t\u00eb veproj\u00eb me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe para atyre q\u00eb grabit\u00ebn mandatin tuaj.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Jan\u00eb momente shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Jan\u00eb dy jav\u00eb para nesh p\u00ebrcaktuese. Thirrja ime p\u00ebr secilin prej jush, p\u00ebr \u00e7do mb\u00ebshtet\u00ebs dhe simpatizant tonin.<\/p>\n<p>Le ti shpallim k\u00ebto dy jav\u00eb, jav\u00ebt e misionit ton\u00eb, e nj\u00eb misioni p\u00ebr t\u00eb trokitur n\u00eb \u00e7do zem\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb bindur \u00e7do qytetar se ky program nuk \u00ebsht\u00eb program p\u00ebr nj\u00eb parti, \u00ebsht\u00eb program p\u00ebr \u00e7do shqiptar.<\/p>\n<p>Ky program miqt\u00eb e mi, nga nj\u00ebra an\u00eb kthen parat\u00eb, jo vet\u00ebm demokrat\u00ebve, por \u00e7do shqiptari q\u00eb ka paguar taksa.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ky program krijon nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb re p\u00ebr 760 mij\u00eb pensionist\u00eb, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb jet\u00eb jo m\u00eb si\u00e7 e kishin m\u00eb par\u00eb, t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb ushqim normal.<\/p>\n<p>Por dhe ila\u00e7et. Lista e ila\u00e7eve do t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb ka Republika Italiane. Do rimbursohet 100%.<\/p>\n<p>Secili nga pensionist\u00ebt dhe rrog\u00ebult\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb Kart\u00ebn e Konsumatorit, do i marrin ushqimet baz\u00eb me 20% m\u00eb lir\u00eb dhe do t\u00eb marrin mbrapsh TVSH, 450 euro \u00ebsht\u00eb pra sa nj\u00eb rrog\u00eb minimale pothuaj.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsi m\u00eb e madhe do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr \u00e7do t\u00eb ri, i cili do t\u00eb shkollohet, nuk do t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga universiteti p\u00ebr mesataren.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr \u00e7do t\u00eb ri, i cili pasi mbaron universitetin do t\u00eb mb\u00ebshtetet fuqish\u00ebm p\u00ebr pun\u00ebsimin e tij, p\u00ebr strehimin e tij, p\u00ebr biznesin e tij.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr \u00e7do n\u00ebn\u00eb, mot\u00ebr, grua t\u00eb cilat do t\u00eb mb\u00ebshteten fuqish\u00ebm me kredi, me grande p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr biznese, p\u00ebr t\u00eb patur sukses. Por p\u00ebr t\u00eb patur edhe boll\u00ebk n\u00eb familjen e vet, p\u00ebr t\u00eb mos u detyruar kurr\u00eb m\u00eb, tu thot\u00eb f\u00ebmij\u00ebve se, kjo sof\u00ebr nuk mban kaq shum\u00eb. Se kjo sof\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se sa jemi ne.<\/p>\n<p>Se kjo sof\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se sa jemi ne.<\/p>\n<p>N\u00ebnat, motrat, grat\u00eb dhe vajzat shqiptare duhet ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Ministria e Familjes do t\u00eb<\/p>\n<p>jet\u00eb avokatja m\u00eb e fuqishme e interesave t\u00eb tyre, mb\u00ebshtet\u00ebsja m\u00eb e fuqishme p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Familje e fort\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi yn\u00eb, por pa gra, n\u00ebna e motra t\u00eb forta nuk ka familje t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi! Pra, kjo \u00ebsht\u00eb fushat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr biznesmen\u00ebt i p\u00ebrgjysmohet barra fiskale. Hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb e madhe, pun\u00ebson m\u00eb shum\u00eb, kursen m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e ngrem\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Ku\u00e7ova \u00ebsht\u00eb vend i rezervave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb vend dhe i pasojave serioze. Ju garantoj se do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr mbrojtjen e k\u00ebtij mjedisi dhe pastrimin e tij. P\u00ebr nj\u00eb mjedis t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebtij rrethi dhe k\u00ebtij qyteti.<\/p>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-21033\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.20.57-1024x683.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.20.57-1024x683.jpeg 1024w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.20.57-300x200.jpeg 300w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.20.57-768x512.jpeg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.20.57-1536x1024.jpeg 1536w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-27-at-20.20.57-2048x1365.jpeg 2048w\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"683\" \/><\/figure>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj.<\/p>\n<p>Hidhni nj\u00eb sy fushat\u00ebs tjet\u00ebr. Ka qeverisur 12 vite, nuk \u00ebsht\u00eb i zoti t\u00eb paraqes\u00eb asnj\u00eb sukses t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Dhe a e dini pse? Di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, se nuk mund t\u00eb themi zero, jo. Por problemi \u00ebsht\u00eb se ato q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim 9-10 me \u00e7mimin real q\u00eb duhet t\u00eb kishin. Kan\u00eb vjedhur, kan\u00eb vjedhur, kan\u00eb vjedhur 90% t\u00eb taksave tuaja.<\/p>\n<p>Ndaj dhe burreci 2-metrosh. Dhe i them burrec se e meriton.<\/p>\n<p>Shiko, e kam ftuar dhe e ftoj edhe sonte para jush, hajde ulemi k\u00ebtu n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb bashk\u00eb me k\u00ebta<\/p>\n<p>burra dhe gra para nesh.<\/p>\n<p>Hajde t\u00eb ulemi t\u00eb japim llogari t\u00eb dy, t\u00eb shpjegojm\u00eb programin t\u00eb dy. Ti ke qeverisur 12 vite, un\u00eb kam 12 vite q\u00eb nuk kam qen\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Urdh\u00ebro tregoju qytetar\u00ebve \u00e7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb ti, dhe \u00e7far\u00eb do b\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ndryje, s\u2019del dot, nuk ja mban. Dhe vet\u00ebm flet me veten \u00e7do m\u00ebngjes.<\/p>\n<p>Sy m\u00eb sy, me ato q\u00eb i thot\u00eb vetes, sapo zgjohet, po flas k\u00ebto, po flas ato. Po.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti. Ju e konstatoni kalon nga nj\u00eb shesh n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, me nj\u00eb tuf\u00eb fjal\u00ebs, bajate, banale, t\u00eb turpshme sikur jo kryeminist\u00ebr, por mund ti vesh \u00e7do epitet, nuk po p\u00ebrdor epitete.<\/p>\n<p>Burrec 2 metra i gjat\u00eb po i them prap.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb flet, k\u00ebneta, zhapinj, hardhuca, \u00e7yryk, autik, budalla dhe k\u00ebto jan\u00eb fjalori i tij. Ky \u00ebsht\u00eb fjalori i tij dhe pastaj p\u00ebrpiqet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb meskine, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mund ti vesh \u00e7do epitet t\u00eb krijoj\u00eb \u00e7arje n\u00ebp\u00ebr familje, se burrat jan\u00eb k\u00ebshtu, se ata jan\u00eb ato, se po t\u00eb mos ishit ju ata do b\u00ebheshin me bisht.<\/p>\n<p>Gj\u00ebra t\u00eb cilat jan\u00eb aq bajate, edhe n\u00eb BigBrother nuk do ja pranonin. Jo.<\/p>\n<p>Por miq, \u00e7far\u00eb fshehin t\u00eb gjitha k\u00ebto. K\u00ebto fshehin edhe nj\u00eb tmerrim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i tmerruar, i tmerruar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i tmerruar sepse \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalon, e \u00e7on at\u00eb buz\u00eb gremin\u00ebs, e \u00e7on at\u00eb buz\u00eb disfat\u00ebs, e \u00e7on drejt 11 majit, humbjes s\u00eb tij p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Ai d\u00ebshtoi me \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb izoluar Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Ju e pat\u00eb miq. Dje dhe pardje ne kishim n\u00eb Tiran\u00eb miq m\u00eb t\u00eb shquar, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizat\u00ebs, t\u00eb 110 partive t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Djatht\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt shpreh\u00ebn mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb dhe totale p\u00ebr ju, p\u00ebr PD-n\u00eb dhe Koalicionin e Shqip\u00ebris\u00eb Madh\u00ebshtore, programin e saj.<\/p>\n<p>T\u00eb cil\u00ebt ja dogj\u00ebn n\u00eb dor\u00eb pasaport\u00ebn kallpe t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrs\u00ebri ne jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb s\u00eb kurr\u00eb, sepse fushat\u00ebn ton\u00eb, e projektoi, e drejton, kryestrategu i fushat\u00ebs m\u00eb t\u00eb suksesshme elektorale n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, rikthimit t\u00eb presidentit Donald Trump, Chris LaCivita.<\/p>\n<p>I ra kok\u00ebs me grushta at\u00eb dit\u00eb q\u00eb doli Chris LaCivita n\u00eb konferenc\u00eb shtypi.<\/p>\n<p>Por miq, k\u00ebto dy dit\u00eb \u00ebsht\u00eb i tmerruar edhe m\u00eb shum\u00eb, sepse m\u00ebsoi se Partia Demokratike ka marr\u00eb p\u00ebr avokat t\u00eb kauzave tuaja t\u00eb drejta, p\u00ebr avokat t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb t\u00eb \u00e7do shqiptari, t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb shqiptar\u00ebve, avokatin e presidentit Donald Trump.<\/p>\n<p>Imagjinoni tani miq.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb an\u00eb opozita me Chris LaCivitan\u00eb, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ai me Vullnet Sin\u00ebn, nj\u00eb hajdut, nj\u00eb deputet q\u00eb duhet t\u00eb dor\u00ebzonte mandatin dhe q\u00eb infektoi Shqip\u00ebrin\u00eb me mallra t\u00eb skaduara.<\/p>\n<p>Imagjinoni pak, opozita Partia Demokratike, ju t\u00eb gjith\u00eb me avokat, nj\u00eb vigan, avokatin e presidentit Donald Trump, kurse ai me bandat, me Suel \u00c7el\u00ebn, me Bajrat, me Hajrat, dhe me t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>I them un\u00eb k\u00ebtu para jush, jan\u00eb tmerruar se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute do t\u00eb shpallen grupe terroriste<\/p>\n<p>me dat\u00ebn 12 maj, dhe Edi Rama bashk\u00ebpun\u00ebtor kryesor i tyre. Po, po.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb edhe ato pak shpresa ju shuan, Edi Rama t\u00eb ardhme nuk ka.<\/p>\n<p>Fitorja \u00ebsht\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb, e qytetar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb, e atyre q\u00eb besojn\u00eb tek shpirti madh\u00ebshtor i shqiptarit, tek Ku\u00e7ova Madh\u00ebshtore, Shqip\u00ebria Madh\u00ebshtore.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria,<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb qytetin e Ku\u00e7ov\u00ebs, ku prezantoi kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, u shpreh se, ky \u00ebsht\u00eb momenti i ndryshimit t\u00eb madh p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai theksoi se 11 maji do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb fillim t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb, duke garantuar mb\u00ebshtetje &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":112018,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-112017","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112017"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112017\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":112020,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112017\/revisions\/112020"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112018"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}