{"id":112127,"date":"2025-04-29T09:49:03","date_gmt":"2025-04-29T09:49:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=112127"},"modified":"2025-04-29T09:49:03","modified_gmt":"2025-04-29T09:49:03","slug":"asgjeja-ne-programin-elektoral-te-regjimit-dhe-sallonet-televizive-te-mediokracise-se-pushtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/29\/asgjeja-ne-programin-elektoral-te-regjimit-dhe-sallonet-televizive-te-mediokracise-se-pushtetit\/","title":{"rendered":"Asgj\u00ebja n\u00eb programin elektoral t\u00eb regjimit dhe sallonet televizive t\u00eb mediokracis\u00eb s\u00eb pushtetit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im K<\/strong><strong>ULLA<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb prirjes s\u00eb sotme kundra\u00a0 opozitare t\u00eb pushtetit, q\u00eb p\u00ebrpiqet\u00a0 t\u00eb ngat\u00ebrroj\u00eb pushtetin me rilindjen e politik\u00ebs, duke\u00a0 ngritur k\u00ebshtu mjegullnajat e nj\u00eb Rilindjeje komb\u00ebtare, ajo q\u00eb mund t\u00eb na nevojitet nga ana intelektuale \u00ebsht\u00eb q\u00ebndresa kulturore ndaj demagogjis\u00eb dhe dyshimit.<\/p>\n<p>Pra, lipset t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nivelin kulturor e m\u00eb pas n\u00eb konkretizimin e k\u00ebtyre vlerave n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse vall\u00eb na duhet nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb kaq e fort\u00eb?<\/p>\n<p>Njihet se tashm\u00eb media po luan pjes\u00ebn e luanit n\u00eb sfer\u00ebn publike. E ka k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi n\u00eb demokraci\u00a0 me pa an\u00ebsin\u00eb, por jo me an\u00ebsin\u00eb e pa kufi ,si\u00e7 po ndodh n\u00ebn k\u00ebt\u00eb regjim. Televizioni, shtypi, e s\u00eb fundi interneti jan\u00eb b\u00ebr\u00eb natyrsh\u00ebm instrumentet thelb\u00ebsor\u00eb t\u00eb informacionit. Dhe pluralizmi i opinionit duhej t\u00eb ishte\u00a0 pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e asaj pasurie vlerash mbi t\u00eb cilat themelohet demokracia. E megjithat\u00eb, nuk arrin t\u00eb mohohet, se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tragjik\u00eb fakti, ku raporti midis pushtetit dhe sistemit t\u00eb informacionit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb krejt\u00a0 i d\u00ebmsh\u00ebm ve\u00e7an\u00ebrisht sot, kur para nesh \u00ebsht\u00eb shfaqur nj\u00eb mediatizim i hapur dhe i skajsh\u00ebm i diskursit politik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb, mediat qeveritare priren t\u00eb diktojn\u00eb nenet e agjend\u00ebs s\u00eb politikan\u00ebve pushtetar\u00eb, por duke mos arritur shpesh t\u00eb korrin prioritetet reale t\u00eb nj\u00eb kombi, p\u00ebr t\u00eb mos folur m\u00eb pas p\u00ebr thjesht\u00ebzimin e problemeve m\u00eb komplekse dhe m\u00eb spikat\u00ebse. Nga ana tjet\u00ebr, qeverisja po prodhon veten me artifica t\u00eb caktuara formatesh dhe p\u00ebrmbajtje me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunuar pik\u00ebrisht nga pseudo profesionist\u00ebt e informacionit. E gjith\u00eb kjo e ka\u00a0 varf\u00ebruar dhe molepsur keq\u00a0 debatin politik. Por, ajo \u00e7\u2019ka r\u00ebndon akoma dhe m\u00eb shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb se kjo metod\u00eb i ka\u00a0 pozicionuar n\u00eb nj\u00eb rol dyt\u00ebsor \u201cvendet\u201d tradicionale t\u00eb demokracis\u00eb si parlamenti, seksionet e partive, tryezat dhe forumet partiake ose nder-partiake, sepse\u00a0 ato jan\u00eb shfuqizuar dhe kan\u00eb sjell\u00eb mbret\u00ebrimin e \u201ctelekracis\u00eb\u201d apo \u201dmediokracis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Qeverisja\u00a0 e sotme,\u00a0 sot \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb nj\u00eb \u201crr\u00ebfim politik\u201d q\u00eb jepet nj\u00ebher\u00ebsh n\u00eb shumic\u00ebn e rrjeteve t\u00eb informacionit. Nuk jemi habitur k\u00ebshtu, q\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb tilla, sallonet televizive jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb lloj \u201c parlamenti shtes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Tani agjend\u00ebn e medieve kan\u00eb filluar ta udh\u00ebheqin twitterat e shkurt\u00ebr t\u00eb kryeministrit, shum\u00eb origjinal\u00eb n\u00eb batuta t\u00eb stilit ala Rama, por shum\u00eb mjeran\u00eb n\u00eb artikulime t\u00eb dobishme alternativash dhe programesh, me t\u00eb cilat qeveria \u201dbombardon\u201d disa her\u00eb n\u00eb dit\u00eb lajmet. Tek e fundit, si mund t\u00eb artikulohen alternativa n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb kaq t\u00eb ngusht\u00eb mesazhesh? Si mund\u00a0 t\u00eb k\u00ebrkosh gj\u00ebra t\u00eb tilla n\u00eb nj\u00eb rrjet q\u00eb aq shum\u00eb e duan edhe artist\u00eb, student\u00ebt, gjimnazist\u00ebt, profesionist\u00ebt, sportist\u00ebt apo njer\u00ebzit e spektaklit, ku shum\u00eb prej tyre mund t\u00eb mos ken\u00eb koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr veprime medituese.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrgjigjet e kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet, thumbat e ironit\u00eb, arma twitteriane e pushtetit\u00a0 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ideale sidomos sot edhe n\u00eb t\u00eb gjitha dit\u00ebt e fushat\u00ebs. Po ajo q\u00eb nuk mund ta pranojm\u00eb e q\u00eb shfaqet si nj\u00eb reduktivitet qesharak i gjith\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre mesazheve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi tej mase politik e propagandistik me fraza t\u00eb tilla q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb gjithmon\u00eb me shprehjen \u201daksh problem apo aksh situat\u00eb mund ta zgjidhe vet\u00ebm ne dhe programi i PS\u201d, e vetmja zgjidhje PS\u201d, deri aty sa dhe \u201dheqjen e bor\u00ebs mbi \u00e7atit\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb PS\u201d.<\/p>\n<p>Dhe i gjith\u00eb ky rr\u00ebfim unikal n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl ka n\u00eb sfond nj\u00eb histori d\u00ebshtimesh dhe qeverisje t\u00eb inkriminuar.\u00a0 Dhe k\u00ebt\u00eb e kupton edhe\u00a0 nj\u00eb\u00a0 her\u00eb m\u00eb qart\u00eb po ta ilustrojm\u00eb me thelbin e fjal\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb Kris La Civita drejtues amerikan i fushat\u00ebs elektorale t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb ceremonin\u00eb e hapjes s\u00eb saj: \u201cN\u00eb 2025, k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, socialist\u00ebt duan t\u00eb burgosin t\u00eb gjith\u00eb opozit\u00ebn, por do t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb. Pse? Sepse nuk kan\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb thon\u00eb p\u00ebr 12 vitet e fundit, 12 vite krim dhe drog\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr 12 vjet mbi 1 milion shqiptar\u00eb jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria. 12 vjet d\u00ebshtim ekonomik\u201d.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb ket\u00eb inteligjenc\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb s\u2019mund t\u00eb ndikohet nga nj\u00eb perceptim\u00a0 i k\u00ebtij p\u00ebrshkrimi sintetizues?<\/p>\n<p>Kur vall\u00eb do t\u00eb resht\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb instrumentalizimi i publikut?<\/p>\n<p>Ndikimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe i \u201ceg\u00ebr\u201d i audienc\u00ebs ka\u00a0 z\u00ebvend\u00ebsuar konstruktimin e ngadalt\u00eb e t\u00eb mundimsh\u00ebm t\u00eb konsensusit demokratik. Qytetari ose votuesi, po trajtohet si nj\u00eb spektator q\u00eb i p\u00ebson pozitivisht mesazhet e k\u00ebsaj politike gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt prej vetes e gjithnj\u00eb e m\u00eb virtuale. Nj\u00eb alibi me jo pak pesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur dezertimin e vendeve t\u00eb pjes\u00ebmarrjes civile. N\u00eb agoran\u00eb mediatike dhe elektronike angazhimi civil pothuajse \u00ebsht\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>\u201dK\u00ebrkimi i video-pushtetit ose vizibilitetit n\u00eb media (sipas Xhiovani Sartorit), d\u00ebshirimi p\u00ebr t\u2019i \u201c pushtuar\u201d e spikatur ato zbulon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme nj\u00eb dob\u00ebsi t\u00eb theksuar n\u00eb termat e kapacitetit projeksor t\u00eb perspektiv\u00ebs dhe t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimit social\u201d. N\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre, skenari i per\u00ebndimit t\u00eb alternativave qeveris\u00ebse po zhvillohet edhe fal\u00eb k\u00ebsaj \u201cmimeze mediatike\u201d q\u00eb kontribuon n\u00eb degradimin e p\u00ebrmbajtjeve dhe vlerave t\u00eb politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Jam munduar disa here n\u00eb shkrimet dhe opinionet mia t\u00eb k\u00ebrkoj me shpres\u00eb dhe me durim nj\u00eb artikulim t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, intelektual, dinamik dhe largpam\u00ebs t\u00eb programit elektoral nga pushteti edhe n\u00eb vijim\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj fushate. Po shikoj t\u00eb nj\u00ebjtat steriotipe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb vitet e keq qeverisjes t\u00eb cilave u korrespondojn\u00eb d\u00ebshtimet e mbuluara nga mjegullat e mjeteve t\u00eb informimit t\u00eb mb\u00ebrthyera nga pushteti. Kur\u00a0 kam shkruajtur dhe kam pyetur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe rendin, p\u00ebr rrug\u00ebt dhe energjin\u00eb si shtylla q\u00eb duhej ti kishte programi\u00a0 i mazhoranc\u00ebs, k\u00ebrkova t\u00eb dija se cilat jan\u00eb shtyllat e paraqitura me argumente dhe shifra n\u00eb programin e pushtetit.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr edukimin dhe arsimimin e rinis\u00eb, jam marr\u00eb e kam shkruar gjat\u00eb, n\u00eb vite, por ende nuk gjeta asnj\u00eb artikulim t\u00eb nevojsh\u00ebm programor q\u00eb t\u00eb na sqaroj\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb v\u00ebrtet shtylla e si mendohet t\u00eb zgjidhet reforma edukuese. Kur kryeministri shum\u00eb vite m\u00eb pare shpaloste her\u00eb pas here planet p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, s\u2019mund t\u00eb ngelesha n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij\u00a0 twitteriane, \u201cne e b\u00ebjm\u00eb m\u00eb mir\u00eb\u201d, dhe k\u00ebrkova edhe nj\u00ebher\u00eb, artikulimin p\u00ebr nj\u00eb program konkret p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, akoma dhe m\u00eb t\u00eb detajuar e t\u00eb frytsh\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb ngela pa p\u00ebrgjigje dometh\u00ebn\u00ebse, por problemi dhe d\u00ebmi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb se e gjitha kjo reforme twitterane ne popull p\u00ebrkthehet n\u00eb demagogji dhe munges\u00eb perspektive. P\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb ashtuquajtur rilindjes s\u00eb politik\u00ebs, un\u00eb kam shkruar mjaft artikuj, e disa koh\u00eb m\u00eb pare edhe nj\u00eb lib\u00ebr me titull \u201cA ka jet\u00eb p\u00ebrtej s\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs\u201d, q\u00eb n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i fokusuar kryesisht p\u00ebr nj\u00eb rilindje politike t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb majt\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>Ka mjaft rrug\u00eb, metoda e strategji, t\u00eb ardhura nga mendimi m\u00eb i mir\u00eb filozofiko &#8211; politik p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por edhe k\u00ebsaj here asgj\u00ebja e k\u00ebsaj denj\u00ebsie t\u00eb qeverisjes\u00a0\u00a0 nuk po shfaq asgj\u00eb fare\u00a0 n\u00eb horizontin programor elektoral\u00a0 t\u00eb pushtetit q\u00eb do t\u00eb fitoj mandatin e kat\u00ebrt. N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb programi q\u00eb regjimi as e ka dhe as e\u00a0 ka vrar\u00eb mendjen p\u00ebr ta k\u00ebrkuar,\u00a0 kemi ngado p\u00ebrgjigjet e standardizuara t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb \u00e7do takim q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb: \u201daksh problem apo aksh situat\u00eb mund ta zgjidh\u00eb vet\u00ebm programi i PS\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu fillon dhe mbaron perspektiva qeveris\u00ebse e\u00a0 regjimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA P\u00ebrball\u00eb prirjes s\u00eb sotme kundra\u00a0 opozitare t\u00eb pushtetit, q\u00eb p\u00ebrpiqet\u00a0 t\u00eb ngat\u00ebrroj\u00eb pushtetin me rilindjen e politik\u00ebs, duke\u00a0 ngritur k\u00ebshtu mjegullnajat e nj\u00eb Rilindjeje komb\u00ebtare, ajo q\u00eb mund t\u00eb na nevojitet nga ana intelektuale \u00ebsht\u00eb q\u00ebndresa kulturore ndaj demagogjis\u00eb dhe dyshimit. Pra, lipset t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nivelin kulturor e m\u00eb pas &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":110711,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-112127","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112127","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112127"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112127\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":112128,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112127\/revisions\/112128"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}