{"id":112219,"date":"2025-04-30T08:56:25","date_gmt":"2025-04-30T08:56:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=112219"},"modified":"2025-04-30T08:56:25","modified_gmt":"2025-04-30T08:56:25","slug":"vendimi-i-gjykates-europiane-per-pasaportat-e-arta-dhe-pasojat-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/30\/vendimi-i-gjykates-europiane-per-pasaportat-e-arta-dhe-pasojat-ne-tirane\/","title":{"rendered":"Vendimi i Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr Pasaportat e Arta dhe pasojat n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>Si t\u00eb vendos\u00eb Gjykata Europiane: po tha ajo q\u00eb s\u2019b\u00ebhet, edhe ne se b\u00ebjm\u00eb; po tha b\u00ebhet, ne do e b\u00ebjm\u00eb. Pak a shum\u00eb k\u00ebshtu foli\u00a0 Edi Rama n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb mars 2023 n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mbledhjes Shqip\u00ebri\/Bashkimi Europian (K\u00ebshilli i Stabilizim-Asociimit) n\u00eb prani t\u00eb z. Borrell, P\u00ebrfaq\u00ebsues i Lart\u00eb p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme dhe z. Varhelyi, Komisioner p\u00ebr Zgjerimin.<\/p>\n<p>Fjala ishte p\u00ebr \u201cpasaportat e arta\u201d ose dh\u00ebnien e shtet\u00ebsis\u00eb t\u00eb huajve kundrejt pages\u00ebs ose investimeve.<\/p>\n<p>1-Pasaportat e arta si burim problematik i parave<\/p>\n<p>Rama prej disa vitesh ishte angazhuar n\u00eb ket\u00eb projekt duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb evenimente nd\u00ebrkomb\u00ebtare kushtuar \u201cshtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes investimit\u201d si p.sh. n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb n\u00ebntor 2019 ku e quajti iden\u00eb si \u201crruga e duhur\u201d (the right way) dhe \u201cdi\u00e7ka q\u00eb ne duhet t\u2019a b\u00ebjm\u00eb\u201d. Ai sqaroi se Komisioni Europian ishte kundra nism\u00ebs por k\u00ebtu Brukseli gabonte.<\/p>\n<p>Pasaportat e arta asokohe praktikoheshin n\u00eb tre shtete t\u00eb BE-s\u00eb: n\u00eb Bullgari, Qipro e Malt\u00eb. Brukseli, me t\u00eb drejt\u00eb, e shikonte k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb kanal ku mund t\u00eb dep\u00ebrtonin persona t\u00eb dyshimt\u00eb e t\u00eb rreziksh\u00ebm nga vende t\u00eb treta p\u00ebrfshi edhe shtete armiq\u00ebsore. K\u00ebto pasaporta ishin nj\u00eb dritare p\u00ebr rreziqe lidhur me sigurin\u00eb komb\u00ebtare, larjen e parave e korrupsionin.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt n\u00eb Bullgari e Qipro ku plas\u00ebn skandale, p\u00ebrfshi edhe video me politikan\u00eb q\u00eb merrnin zarfe kundrejt\u00a0 premtimit p\u00ebr pasaport\u00eb, demarshet e Brukselit \u00e7uan n\u00eb mbylljen me ligj t\u00eb k\u00ebtij programi. Vet\u00ebm kryeministri maltez Muscat (Partia Laburiste) i cili e filloi ket\u00eb skem\u00eb n\u00eb vitin 2014 i rezistoi Brukselit n\u00eb em\u00ebr \u201ct\u00eb sovranitetit e t\u00eb interesit t\u00eb popullit maltez\u201d. Kjo rezistenc\u00eb vazhdoi edhe mbas skandaleve me ryshfete, edhe mbasi Muscat dha dor\u00ebheqjen kur u provua p\u00ebrfshirja e qeveris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb vrasjen e nj\u00eb gazetareje investigative. Kryeministri vijues Abela, i cili rezultoi se p\u00ebrfitonte personalisht p\u00ebrmes qiradh\u00ebnies s\u00eb banes\u00ebs nga disa aplikant\u00eb rus\u00eb p\u00ebr shtet\u00ebsi, vazhdoi po at\u00eb linj\u00eb.\u00a0 Komisioni Europian u detyrua t\u00eb padis\u00eb Malt\u00ebn p\u00ebr shkelje t\u00eb traktateve dhe abuzim me \u201cqytetarin\u00eb europiane\u201d. N\u00eb fakt Malta nuk jepte thjesht nj\u00eb pasaport\u00eb malteze por duke qen\u00eb an\u00ebtare e BE dhe e Zon\u00ebs Schengen i ofronte \u00e7do neomaltezi mund\u00ebsi e privilegje n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri Rama u detyrua t\u00eb jepte deklarat\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme (mars 2023), por qeveria miratoi legjislacionin e plot\u00eb p\u00ebr shitjen e pasaportave p\u00ebrfshi edhe ngritjen e nj\u00eb agjencie t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb, precedent global ky, seleksionimi i aplikant\u00ebve t\u00eb kryhej nga nj\u00eb kompani koncesionare (PPP). Pasaporta shqiptare nuk i kishte t\u00eb t\u00ebra cil\u00ebsit\u00eb e asaj malteze por ajo siguronte l\u00ebvizjen e lir\u00eb n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>2-Verdikti i gjykat\u00ebs kund\u00ebr pasaportave t\u00eb arta<\/p>\n<p>M\u00eb 29 prill Gjykata e Drejt\u00ebsis\u00eb e Bashkimit Europian mori vendim kundra Malt\u00ebs e pasaportave t\u00eb arta duke sh\u00ebnuar se p\u00ebrftimi i shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb nuk mund t\u00eb rezultoj\u00eb nga nj\u00eb transaksion tregtar. Nj\u00eb &#8220;komercializim&#8221; i till\u00eb i shtet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb i papajtuesh\u00ebm me konceptin baz\u00eb t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb, si\u00e7 p\u00ebrcaktohet nga traktatet. Ai shkel parimin e bashk\u00ebpunimit t\u00eb sinqert\u00eb dhe rrezikon besimin e nd\u00ebrsjell\u00eb midis shteteve an\u00ebtare n\u00eb lidhje me dh\u00ebnien e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Duke pranuar se shtetet an\u00ebtare jan\u00eb t\u00eb lira t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb kushtet sipas t\u00eb cilave jepet shtet\u00ebsia, gjykata vendosi se kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin e BE-s\u00eb. Gjykata tha se shtetet an\u00ebtare nuk mund t\u00eb japin shtet\u00ebsi, dhe si rrjedhoj\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb e BE-s\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pagesave ose investimeve t\u00eb paracaktuara. Shtet\u00ebsia bazohet n\u00eb &#8220;solidaritet, mir\u00ebbesim dhe reciprocitet t\u00eb t\u00eb drejtave e detyrimeve midis shtetit dhe qytetar\u00ebve t\u00eb tij&#8221; dhe se skema e Malt\u00ebs, e cila n\u00eb fakt komercializon shtet\u00ebsin\u00eb, \u00ebsht\u00eb e papajtueshme me k\u00ebto parime n\u00ebnvizoi gjykata.<\/p>\n<p>Vendimi i pret rrug\u00ebn Malt\u00ebs, por edhe \u00e7do shteti an\u00ebtar n\u00eb BE q\u00eb t\u00eb shes\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb. Si\u00e7 e tha edhe opozita malteze, pasaportat tona \u201ckan\u00eb vler\u00eb, por jo \u00e7mim\u201d.<\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00eb se Rama do t\u00eb reagoj\u00eb ndaj k\u00ebtij zhvillimi dhe do t\u00eb shpjegoj\u00eb se si e pse donte t\u00eb p\u00ebrdorte apo t\u00eb abuzonte nj\u00eb arritje t\u00eb realizuar\u00a0 tre vjet para se ai t\u00eb b\u00ebhej Kryeminist\u00ebr. \u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb v\u00ebresh se nj\u00eb projekt problematik e me pasoja negative p\u00ebr vendin (dhe BE-n\u00eb) nuk do e ndalnin dot opozita, shoqeria civile, media apo gjyq\u00ebsori. K\u00ebsaj radhe ndihma erdhi nga Komisioni Europian. Interesi i BE-s\u00eb fatmir\u00ebsisht p\u00ebrputhej strikt me interesin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ndryshe nga rastet e ndonj\u00eb zyrtari nga Brukseli q\u00eb verbalisht mund t\u00eb shprehet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi pro shtetit ligjor e kund\u00ebr korrupsionit abstrakt por me gjeste e t\u00eb tjera sinjalizon simpati p\u00ebr regjimin autoritar e kleptokratik t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithsesi faleminderit Komisionit edhe p\u00ebr kaq.<\/p>\n<p>(Autori \u00ebsht\u00eb President i l\u00ebvizjes Paneuropa Shqip\u00ebri)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO Si t\u00eb vendos\u00eb Gjykata Europiane: po tha ajo q\u00eb s\u2019b\u00ebhet, edhe ne se b\u00ebjm\u00eb; po tha b\u00ebhet, ne do e b\u00ebjm\u00eb. Pak a shum\u00eb k\u00ebshtu foli\u00a0 Edi Rama n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb mars 2023 n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mbledhjes Shqip\u00ebri\/Bashkimi Europian (K\u00ebshilli i Stabilizim-Asociimit) n\u00eb prani t\u00eb z. Borrell, P\u00ebrfaq\u00ebsues i Lart\u00eb p\u00ebr Politik\u00ebn e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8020,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-112219","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112219"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112219\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":112220,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112219\/revisions\/112220"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}