{"id":112319,"date":"2025-04-30T19:22:31","date_gmt":"2025-04-30T19:22:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=112319"},"modified":"2025-04-30T19:22:31","modified_gmt":"2025-04-30T19:22:31","slug":"rama-i-dha-kompanise-se-vellait-te-agron-kapllanajt-12-5-mln-euro-tendera-nga-rindertimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/04\/30\/rama-i-dha-kompanise-se-vellait-te-agron-kapllanajt-12-5-mln-euro-tendera-nga-rindertimi\/","title":{"rendered":"Rama i dha kompanis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Agron Kapllanajt 12.5 mln euro tendera nga rind\u00ebrtimi"},"content":{"rendered":"<p>Sot do t\u00eb ndalemi s\u00ebrish tek skemat korruptive, t\u00eb ngjashme me ato \u201c5D\u201d apo \u201c5B\u201d, t\u00eb cilat duket se nuk jan\u00eb vet\u00ebm ekskluzivitet i Rilindjes, por jan\u00eb nd\u00ebrtuar edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozitarizmit.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ndiqni n\u00eb fillim nj\u00eb hyrje, p\u00ebr njohjen e protagonistit t\u00eb radh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kaluar m\u00eb pas, tek skemat q\u00eb vet\u00ebm nga ky investigim jan\u00eb zbuluar plot 70 milion\u00eb euro, t\u00eb marra nga xhepat e qytetar\u00ebve dhe kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb xhepat e atyr\u00eb q\u00eb vitet e fundit u jan\u00eb shfaqur qytetar\u00ebve si opozitar\u00eb.<\/p>\n<p>Disa t\u00eb rinj\u00eb n\u00eb Fieri p\u00ebrleshen me agjent\u00ebt e BKH-s\u00eb dhe Policin\u00eb e Shtetit, teksa k\u00ebta t\u00eb fundit ishin duke zhvilluar nj\u00eb hetim p\u00ebr llogari t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Guximi p\u00ebr t\u00eb t\u00eb ndjekur e p\u00ebr t\u00eb dhunuar oficer\u00eb t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, ngrit\u00ebn pikpyetje t\u00eb m\u00ebdha mbi identitetin e k\u00ebtyre personave, q\u00eb shum\u00eb shpejt u m\u00ebsua se ishin njer\u00ebz t\u00eb ish-kryebashkiakut t\u00eb Mallakastr\u00ebs Agron Kapllanaj.<\/p>\n<p>Lajmi nisi t\u00eb merrte nj\u00eb tjet\u00ebr rrjedh\u00eb n\u00eb media, kur k\u00ebt\u00eb her\u00eb v\u00ebmendja u fokusua tek justifikimi i ngjarjes, dhe t\u00eb af\u00ebrmit dhe nip\u00ebrit e Kapllanajt nga dhunues, nis\u00ebn t\u00eb shfaqen si viktima, dhe se agjent\u00ebt e BKH-s\u00eb nuk kishin vepruar konform ligjit, por q\u00eb provat rr\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb pretendim t\u00eb till.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Po kush \u00ebsht\u00eb Agron Kapllanaj, dhe nga i buron e gjith\u00eb kjo forc\u00eb atij dhe njer\u00ebzve pran\u00eb tij, sa arrijn\u00eb deri n\u00eb dhunimin e oficer\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit pran\u00eb SPAK?<\/span><\/p>\n<p>Agron Kapllanaj, e ka nisur karrier\u00ebn e tij si kryetar i Komun\u00ebs Qend\u00ebr Mallakast\u00ebr, dhe n\u00eb vitin 2015 u zgjodh n\u00ebn sigl\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Mallakastr\u00ebs. N\u00eb vitin 2021 ai kandidoi p\u00ebr deputet por pa arritur t\u00eb siguronte nj\u00eb mandate, dhe m\u00eb pas u b\u00eb nj\u00eb nga aktor\u00ebt e angazhuar publikisht p\u00ebr pengmarrjen e logos dhe flamurit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb krah\u00eb t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs dhe Enkelejd Alibeajt. Kapllanaj u em\u00ebrua nga Basha si kryetar i deg\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Mallakast\u00ebs, e m\u00eb pas ai u angazhua p\u00ebr thellimin e p\u00ebrplasjeve n\u00eb PD-n\u00eb e Fierit, duke u ky\u00e7ur der\u00ebn demokrat\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij qarku.<\/p>\n<p>Em\u00ebrimi i Agron Kapllanajt nga Lulzim basha dhe Enkelejd Alibeaj si gardiani i tyre n\u00eb Fier, duke se nuk ishte aq i rast\u00ebsish\u00ebm. Si\u00e7 e tregoi edhe ngjarja e fundit kund\u00ebr oficer\u00ebve t\u00eb BKH-s\u00eb dhe SPAK, Kapllanaj do t\u00eb mundej edhe me forc\u00ebn fizike tu kund\u00ebrvihej demokrat\u00ebve. Kjo aft\u00ebsi, ve\u00e7 bizesit duket se e ka gjenzen q\u00eb m\u00eb her\u00ebt, nga e shkuara e err\u00ebt e k\u00ebtij personazhi.<\/p>\n<p>Rehabilitimi i tij n\u00eb politik\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mister q\u00eb shoq\u00ebrohet me plot drit\u00ebhije. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i njohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb italiane. P\u00ebrtej \u2018Adriatikut\u2019 ai ka nj\u00eb sked\u00eb mjaft t\u00eb pasur n\u00eb veprimtari kriminale, nd\u00ebrsa ka qen\u00eb i d\u00ebnuar edhe me burg. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e ka deklaruar vet\u00eb ish-kryetari i Bashkis\u00eb Mallakast\u00ebr (2015-2019) n\u00eb formularin e dekriminalizimit q\u00eb ka dor\u00ebzuar n\u00eb KQZ. Si\u00e7 edhe mund ta shihni nga dokumenti q\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar nga SYRI TV, Kapllanaj rezulton i d\u00ebnuar n\u00eb Itali n\u00eb vitin 2003 me 2 vite burg p\u00ebr vjedhje. D\u00ebnimi i tij \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Firences. Por d\u00ebnimi n\u00eb Itali \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut e asaj q\u00eb kompromenton figur\u00ebn e tij n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Agron Kapllanaj ka t\u00eb dh\u00ebna se bashk\u00ebpunon me Edi Ram\u00ebn dhe me disa nga kryetar\u00ebt socialist\u00eb t\u00eb bashkive. Ai dhe v\u00ebllai i tij Shk\u00eblqim Kapllanaj, p\u00ebrmes kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit q\u00eb ndodhet e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit kan\u00eb p\u00ebrfituar vet\u00ebm n\u00eb 8 vite miliona euro tendera.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Kompania e v\u00ebllait t\u00eb Agron Kapllanaj, 12.5 milion\u00eb euro tendera nga rind\u00ebrtimi<\/strong><\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka lidhet me parat\u00eb. Nd\u00ebrsa Agron Kapllanaj u zgjodh kryebashkiak n\u00ebn sigl\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike, e k\u00ebrkoi t\u00eb b\u00ebhej deputet\u00eb n\u00ebn k\u00ebt\u00eb sig\u00ebl, duket se milionat e p\u00ebrfituara nga kund\u00ebrshtar\u00ebt ishin edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se sa mandate n\u00eb tentativ\u00eb. Kompania n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait apo njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb, rezultojn\u00eb nga p\u00ebrfitueset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb fondeve publike, apo atyre q\u00eb r\u00ebndom jan\u00eb quajtur tendera korruptiv e me shkelje. Vet\u00ebm nga procesi i rind\u00ebrtimit, kompania \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d ka p\u00ebrfituar 12. 5 milion\u00eb euro, ku num\u00ebrohen 8 tendera t\u00eb dh\u00ebna nga bashkit\u00eb e drejtuara nga socialist\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00ebrmeti i vitit 2019 do t\u00eb sh\u00ebrbente gjithashtu edhe p\u00ebr t\u00eb afruar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb familjen Kapllanaj me fondet e menaxhuara nga socialist\u00ebt. Teksa ende nuk ishin pastruar qytetet nga mbetjet inerte t\u00eb palleteve dhe banesave t\u00eb shembura nga t\u00ebrmeti, qeveria vendosi t`i jap\u00eb \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Agron Kapllanajt, nj\u00eb nd\u00ebr tenderat e par\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtimit. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt: Rikonstruksioni i objektit me 1-3 kate mbi tok\u00eb, t\u00eb shkoll\u00ebs 9 \u2013 vje\u00e7are, \u201cJashar Hoxha Paskuqan Bashkia Kamez. Ky tender u mbajt me urgjenc\u00eb. Qeveria, si autoritet kontraktor, hapi procedur\u00ebn n\u00eb dat\u00ebn 17 mars t\u00eb vitit 2020, pra vet\u00ebm kat\u00ebr muaj pas t\u00ebrmetit tragjik, dhe e mbylli procedur\u00ebn dhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb dat\u00ebn 27 mars 2020.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e b\u00ebra publike nga Opendata Albania, rezulton se tenderi u fitua nga \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d dhe kompania tjet\u00ebr e af\u00ebrt me familjen Kapllanaj, \u201cGrand Konstruksion\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim me dy kompani t\u00eb tjera, MODESTE dhe FLED. Vlera e k\u00ebtij tenderi ishte 74,013,931 apo rreth 740 mij\u00eb euro. Por ky tender \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb abuzim nga institucionet shtet\u00ebrore. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfitoi 740 mij\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shkoll\u00ebs n\u00eb Kam\u00ebz, \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d, po nga programi i rind\u00ebrtimit p\u00ebrfiton edhe nj\u00eb kontrat\u00eb nga Bashkia e Vor\u00ebs.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt: Rind\u00ebrtimi i shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cAhmetaq, Vor\u00eb\u201d dhe \u201cRind\u00ebrtimi i shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cRamazan Subashi\u201d Marikaj, Bashkia Vor\u00eb\u201d. Ky tender, s\u00eb bashku me at\u00eb t\u00eb Kamz\u00ebs, u hap\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, pra n\u00eb 17 mars 2020, dhe afati i dor\u00ebzimit t\u00eb ofertave ishte e nj\u00ebjta dat\u00eb pra 27 mars 2020. Nd\u00ebrsa kontrata mes qeveris\u00eb dhe \u201cshk\u00eblqimi 07\u201d u lidh n\u00eb dat\u00ebn 9 qershor 2020. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, vlera e fituar nga kompania e Kapllanajt ishte 1.4 milion\u00eb euro p\u00ebr rind\u00ebrtimin e dy shkollave.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb i mbetet SPAK t\u00eb hetoj\u00eb n\u00ebse Agjencia e Prokurimit Publik ka shkelur ligjin, duke lejuar q\u00eb e nj\u00ebjta kompani, t\u00eb futet n\u00eb dy gara t\u00eb ndryshme, t\u00eb shpallura n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, dhe t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja garat. Mbetet p\u00ebr t`u provuar n\u00ebse \u2018Shk\u00eblqimi 07\u2019 plot\u00ebsoi kriteret dhe kushtet teknike nga punonj\u00ebsit, te makinerit\u00eb dhe kapacitetet logjistike, q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, t\u00eb fitonte dy tendera t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tre shkollave nj\u00ebkoh\u00ebsisht, me afat kryerjen e punimeve 6 muaj p\u00ebr t\u00eb treja shkollat\u2026<\/p>\n<p>Kjo ishte vet\u00ebm nisja. Nj\u00eb tjet\u00ebr tender me urgjenc\u00eb, q\u00eb fitoi \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d nga programet e rind\u00ebrtimit, ishte edhe ai me objekt: Rind\u00ebrtimi i nj\u00ebsive t\u00eb banimit n\u00eb nd\u00ebrtesa (pallat) n\u00eb zon\u00ebn e shpallur p\u00ebr zhvillim t\u00eb detyruar, n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb administrative 4 e 8, zona \u201c5 Maji\u201d Bashkia Tiran\u00eb. \u201cHartim i projektit dhe zbatimi i punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs 20 n\u00eb zon\u00ebn zhvillimore \u201c5 Maji\u201d. Tenderi u shpall n\u00eb dat\u00ebn 27 gusht t\u00eb vitit 2020, pra n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u201cShk\u00ebqlimi \u201c07 po nd\u00ebrtonte dhe shkoll\u00ebn n\u00eb Kam\u00ebz, nd\u00ebrsa mblloja e tenderit u b\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 8 shtator 2020, apo dhjet\u00eb dit\u00eb nga data e shpalljes. Nd\u00ebrsa policia nxirrte me dhun\u00eb banor\u00ebt e 5 Majit nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre, makinerit\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb Agron Kapllanajt kishin zbarkuar aty p\u00ebr t\u00eb zbatuar k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 26 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, pra n\u00eb dit\u00ebn kur u mbush nj\u00eb vit nga fakteq\u00ebsia natyrore, qeveria lidhi kontrat\u00ebn me \u201cshk\u00ebqlimin 07\u201d duke i dh\u00ebn\u00eb tenderin p\u00ebr projektin dhe nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs 20 n\u00eb lagjen 5 maji. Ky tender, ishte dhe m\u00eb i madhi q\u00eb kompania e v\u00ebllait t\u00eb Agron Kapllanajt mori nga qeveria n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, me vler\u00eb plot\u00eb 3.8 milion\u00eb euro. Tenderi iu dha kompanis\u00eb Shk\u00eblqimi 07 nga Erion Veliaj, teksa kryebashiaku i Tiran\u00ebs tashm\u00eb i arrestuar, pregatiste drejtor\u00ebt \u201c5D\u201d, p\u00ebr t\u00eb shembur banesat e dhjet\u00ebra familjeve n\u00eb zon\u00ebn e 6 majit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb hapeshin sheshe nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>N\u00eb 14 maj 2021, vet\u00ebm pak jav\u00eb pasi kishin p\u00ebrfunduar zgjedhjet e p\u00ebrgjishme, ku Agron Kapllnaj kandidonte me duke humbur mandatin n\u00eb qarkun e Fierit p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, qeveria i vjen si ngush\u00ebllim familjes Kapllanaj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, bashkia socialiste e Kavaj\u00ebs drejtuar nga Redian Krali, i jep \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d tenderin p\u00ebr Rikonstruksioni i mjediseve n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi ose t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ne nd\u00ebrtesa. Vlera e k\u00ebtij tenderi ishte 3.4 milion\u00eb euro me TVSH.<\/p>\n<p>Teksa kompania e v\u00ebllait t\u00eb Agron Kapllanajt, kishte fituar disa tendera brenda disa muajve nga programi i Rind\u00ebrtimit, dhe supzohet se duhet t\u00eb kryente punimet p\u00ebr realizimin e tyre, REdian Krali firmosi n\u00eb 12 prill 2022 nj\u00eb tender me vler\u00eb rreth 770 mij\u00eb eurosh, me objekt rind\u00ebrtimi i stacionit zjarrfik\u00ebs n\u00eb Kavaj\u00eb. Edhe ky tender dyshohet se \u00ebsht\u00eb abuziv, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me flamur t\u00eb kuq pasi iu dha kompanis\u00eb s\u00eb V\u00ebllait t\u00eb Agron Kapllanajt dhe dy kompanive t\u00eb tjera, pa konkurrenc\u00eb.<\/p>\n<p>Por skandali nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kaq. Nj\u00eb muaj pas tenderit p\u00ebr godin\u00ebn e zjarrfik\u00ebses, n\u00eb Kavaj\u00eb Redian KRali firmosi p\u00ebr v\u00ebllain e Agron Kapllanajt edhe nj\u00eb tjet\u00ebr tender t\u00eb majm. M\u00eb 20 maj 2022 shk\u00eblqimi 07 mori tenderin me vler\u00eb 1.4 milion\u00eb euro me objekt rikonstruksionin e godin\u00ebs s\u00eb bordit t\u00eb kullimit. Kuptohet q\u00eb bashkia Kavaj\u00eb kishte emergjenc\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin e godin\u00ebs s\u00eb bordit t\u00eb Kullimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb ende kishte shum\u00eb familje t\u00eb pastreha nga t\u00ebrmeti. Edhe tenderi p\u00ebr rind\u00ebrtimin e godin\u00ebs s\u00eb bordit t\u00eb Kullimit, \u00ebsht\u00eb fituar pa gar\u00eb nga v\u00ebllai i Agron Kapllanajt, i klasifikuar edhe ky me flamur t\u00eb kuq p\u00ebr munges\u00eb konkurrence.<\/p>\n<p>P\u00ebr dhurat\u00ebn e fundvitit t\u00eb vitit 2021 mendoi bashkia e Shijakut, e cila shpalli nj\u00eb tender n\u00eb dhjetor 2021, me objekt Rind\u00ebrtim i objektit social kulturor, Pallati i Kultur\u00ebs, Bashkia Shijak (Programi i Rindertimit). Vlera e k\u00ebtij tenderi me tvsh ishte 1.9 milion\u00eb euro, dhe u fitua pik\u00ebrisht nga kompania \u201cshk\u00eblqimi 07\u201d e v\u00ebllait t\u00eb Agron Kapllanajt. Edhe ky tender s`kishte sit \u00eb ishte ndryshe, pa gar\u00eb dhe me flamur t\u00eb kuq p\u00ebr munges\u00eb konkurrence. Madje tender i dh\u00ebn\u00eb pothuajse me 99% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb fondit limit.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonin 7 tendera nga program Rind\u00ebrtimit n\u00eb vitet 2020-2021 dhe 2022, Bashkia e Lushnjes e Eriselda SEf\u00ebs, n\u00eb vitin 2024, i jep tenderin e fundit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtimit, kompanis\u00eb Shk\u00eblqimi 07. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rikonstruksionin e shkoll\u00ebs \u201cHysen Xheka\u201d n\u00eb karbunar\u00eb. Vlera e k\u00ebtij tenderi ishte 530 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa nga gara u skualifikuan 29 kompani pjes\u00ebmarr\u00ebse, dhe Eriselsa Sefa zgjodhi pik\u00ebrisht kompanin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb \u201copozitarit\u201d Agron Kapllanaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa opozita akuzonte qeverin\u00eb p\u00ebr abuzime e vjedhje n\u00eb procesin e rind\u00ebrtimit, pjes\u00eb e tort\u00ebs dhe tenderave me flamuj t\u00eb kuq e pa gar\u00eb ishin kompanit\u00eb e ligjura me Agron Kapllanajn, q\u00eb vet\u00ebm nga procesi I rind\u00ebrtimit p\u00ebrfituan 8 tendera me vler\u00eb 12.5 milion\u00eb euro, vler\u00eb kjo jo pak e vog\u00ebl p\u00ebr nj\u00eb person q\u00eb dit\u00ebn shfaqej si opozitar e nat\u00ebn p\u00ebrfitonte tendera nga Partia q\u00eb duhet t\u00eb mund\u00ebte n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<ol>\n<li>RINDERTIMI<\/li>\n<li>Qeverisja Vendore Shijak Rind\u00ebrtim i objektit social kulturor, Pallati i Kultur\u00ebs, Bashkia Shijak (Programi i Rindertimit) 190,601,138 Rishpallje me Lidhje Kontrate SHKELQIMI 07 SHPK 189,000,000.00<\/li>\n<li>Qeverisja Vendore Kavaj\u00eb Rind\u00ebrtimi i godin\u00ebs s\u00eb Bordit t\u00eb Kullimit (Programi i Rindertimit) 145,876,213 Lidhur Kontrata SHKELQIMI 07 SHPK 145,250,480.00<\/li>\n<li>Qeverisja Vendore Kavaj\u00eb Rikonstruksioni i mjediseve n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi ose t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ne nd\u00ebrtesa (Programi i Rind\u00ebrtimit) 346,224,318 Lidhur Kontrata SHKELQIMI 07 SHPK 342,476,805.00<\/li>\n<li>Local Unit Kavaj\u00eb Rind\u00ebrtimi i stacionit t\u00eb zjarrfik\u00ebses (Programi i Rindertimit) 78,087,633 Signed the Contract \u201cGrad Konstruksion M\u201d shpk &amp; \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d shpk &amp; \u201cModeste\u201dshpk &amp; \u201cFled\u201d shpk 77,663,3<\/li>\n<li>Rind\u00ebrtimi i shkoll\u00ebs 9-vjecare Ahmetaq\u201d Ahmetaq, Vor\u00eb\u201d dhe \u201cRind\u00ebrtimi i shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cRamazan Subashi\u201d Marikaj, Bashkia Vor\u00eb\u201d (Programi i Rindertimit) SALILLARI SHPK \u2013 SHKELQIMI 07 SHPK \u2013 Oferta fituese Leke pa TVSH 145,636,977<\/li>\n<li>Rind\u00ebrtimi i nj\u00ebsive t\u00eb banimit n\u00eb nd\u00ebrtesa (pallat) n\u00eb zon\u00ebn e shpallur p\u00ebr zhvillim t\u00eb detyruar, n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb administrative 4 e 8, zona \u201c5 Maji\u201d Bashkia Tiran\u00eb. (Programi i Rind\u00ebrtimit). \u201cHartim i projektit dhe zbatimi i punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs 20 n\u00eb zon\u00ebn zhvillimore \u201c5 Maji\u201d \u201cShkelqimi 07\u2033 shpk \u2013 \u201cGran Konstruksion M\u201d shpk \u2013 \u201cFled\u201d shpk 386100000<\/li>\n<li>Minikonkursi Nr. 4 (Kontrate ne baze te Marreveshjes Kuader me REF-54446-03-16-2020) \u2013 Rikonstruksioni i objektit me 1-3 kate mbi tok\u00eb, t\u00eb shkoll\u00ebs 9 \u2013 vje\u00e7are, \u201cJashar Hoxha Paskuqan Bashkia Kamez (Programi i Rindertimit) MODESTE sh.p.k \u2013 SHKELQIMI 07 sh.p.k \u2013 GRAND KONSTRUKSION M sh.p.k \u2013 FLED sh.p.k \u2013 74,013,931 lek\u00eb pa tvsh<\/li>\n<li>Rind\u00ebrtim i shkoll\u00ebs \u2018Hysen Xheka\u2019 \u2013 Karbunar\u00eb. \u2022 Shk\u00eblqimi 07. 53297198<\/li>\n<\/ol>\n<p>\/<strong style=\"font-style: inherit;\">\u00a0Emisioni PLUG<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot do t\u00eb ndalemi s\u00ebrish tek skemat korruptive, t\u00eb ngjashme me ato \u201c5D\u201d apo \u201c5B\u201d, t\u00eb cilat duket se nuk jan\u00eb vet\u00ebm ekskluzivitet i Rilindjes, por jan\u00eb nd\u00ebrtuar edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozitarizmit. Do t\u00eb ndiqni n\u00eb fillim nj\u00eb hyrje, p\u00ebr njohjen e protagonistit t\u00eb radh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kaluar m\u00eb pas, tek skemat q\u00eb vet\u00ebm &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":112322,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-112319","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112319","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112319"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112319\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":112323,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112319\/revisions\/112323"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112322"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112319"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112319"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112319"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}