{"id":112343,"date":"2025-05-01T09:41:23","date_gmt":"2025-05-01T09:41:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=112343"},"modified":"2025-05-01T09:41:32","modified_gmt":"2025-05-01T09:41:32","slug":"rapoprti-i-osbe-odihr-shigjeton-edhe-spak-ata-qe-shkelin-rregullat-ne-zgjedhje-nuk-ndeshkohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/01\/rapoprti-i-osbe-odihr-shigjeton-edhe-spak-ata-qe-shkelin-rregullat-ne-zgjedhje-nuk-ndeshkohen\/","title":{"rendered":"Raporti i OSBE\/ODIHR shigjeton edhe SPAK: Ata q\u00eb shkelin rregullat n\u00eb zgjedhje nuk nd\u00ebshkohen"},"content":{"rendered":"<p>Raporti paraprak i OSBE\/ ODHIR, organizat\u00ebs q\u00eb v\u00ebzhgon zgjedhjet kudo n\u00eb bot\u00eb, i publikuar n\u00eb fund t\u00eb prillit, vler\u00ebson se kushtet ku do t\u00eb mbahen zgjedhjet parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm. Raporti flet p\u00ebr \u201cpolarizim ekstrem politik\u201d, q\u00eb vjen nga nj\u00eb \u201cReform\u00eb zgjedhore e nj\u00ebanshme dhe pa konsultim publik\u201d.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\u201cMjedisi politik karakterizohet nga nj\u00eb shkall\u00eb e lart\u00eb polarizimi dhe mosbesimi mes dy partive kryesore\u201d citohet n\u00eb raport, i cili vazhdon se \u201cZgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2025 zhvillohen n\u00eb sfondin e ndryshimeve n\u00eb sistemin zgjedhor dhe futjes s\u00eb votimit jasht\u00eb vendit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb\u2026 Mjedisi politik karakterizohet nga polarizim i thell\u00eb, ndarje t\u00eb brendshme partiake, \u00e7\u00ebshtje t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korrupsionit dhe shqet\u00ebsime n\u00eb rritje p\u00ebr qeverisjen demokratike dhe lirin\u00eb e shprehjes.\u201d<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>OSBE\/ODIHR n\u00ebnvizon se shumica e rekomandimeve t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e procesit zgjedhor mbeten t\u00eb pazbatuara, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb lidhen me komisionet zgjedhore, t\u00eb drejtat e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar, dekriminalizimin e shpifjes, transparenc\u00ebn mediatike dhe financimin e fushat\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_2_ads \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\u201cShum\u00eb nga rekomandimet e m\u00ebparshme t\u00eb ODIHR-it mbeten t\u00eb pazbatuara. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, rekomandime p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e komisioneve zgjedhore t\u00eb niveleve t\u00eb ul\u00ebta, t\u00eb drejtat e vot\u00ebs p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara intelektuale ose psikologjike, heqjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale p\u00ebr shpifje, mbulimin e pavarur t\u00eb fushat\u00ebs nga media, raportimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb financimeve t\u00eb fushat\u00ebs dhe zbatimin e rregullave t\u00eb financimit p\u00ebr pal\u00ebt e treta.\u201d<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb theksuara \u00ebsht\u00eb ndalimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm i aksesit n\u00eb TikTok nga qeveria shqiptare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si cenim i mundsh\u00ebm i liris\u00eb s\u00eb shprehjes. \u201cM\u00eb 6 mars, K\u00ebshilli i Ministrave ndaloi p\u00ebrkoh\u00ebsisht aksesin n\u00eb TikTok. Tre organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile e \u00e7uan k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese m\u00eb 25 mars p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb mundshme t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes.\u201d<\/p>\n<p>\u201cKuadri ligjor mbron lirin\u00eb e shprehjes, megjithat\u00eb shpifja mbetet e kriminalizuar dhe rastet civile dhe penale p\u00ebr shpifje ndaj gazetar\u00ebve vazhdojn\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Raporti prek gjithashtu problemet kronike t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri si keqp\u00ebrdorimi i aseteve publike, presioni mbi punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs dhe p\u00ebrdorimi i rrjeteve patronazhist\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar mbi vot\u00ebn. \u201cP\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore dhe fushatat brenda institucioneve publike jan\u00eb t\u00eb ndaluara, por shqet\u00ebsimet p\u00ebr presion ndaj punonj\u00ebsve civil\u00eb, ndikim t\u00eb padrejt\u00eb mbi votuesit dhe keqp\u00ebrdorim t\u00eb aseteve publike vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme.\u201d<\/p>\n<p>\u201cShumica e bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb Misionit t\u00eb V\u00ebzhgimit t\u00eb OSBE\/ODIHR-it shpreh\u00ebn shqet\u00ebsime lidhur me keqp\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore (duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebr votimin jasht\u00eb vendit), presionin mbi punonj\u00ebsit e sektorit publik dhe ndikimin e t\u00eb ashtuquajturave \u2018rrjete patronazhist\u00ebsh\u2019 mbi votimin.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim serioz \u00ebsht\u00eb abuzimi me t\u00eb dh\u00ebnat personale, t\u00eb cilat p\u00ebrdoren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme p\u00ebr q\u00ebllime elektorale. \u201cBashk\u00ebbisedues t\u00eb Misionit t\u00eb OSBE\/ODIHR shpreh\u00ebn shqet\u00ebsime lidhur me keqp\u00ebrdorimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale.\u201d<\/p>\n<p>\u201cLigji p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale u miratua n\u00eb vitin 2024 dhe Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn p\u00ebr Informim dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale publikoi udh\u00ebzime mbi p\u00ebrpunimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale n\u00eb fushatat zgjedhore. Komisioneri, n\u00eb bashk\u00ebpunim me KQZ-n\u00eb, publikoi gjithashtu nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr raportimin e shkeljeve.\u201d<\/p>\n<p>Fushata karakterizohet nga mungesa e diskutimeve p\u00ebr politika publike dhe sulme t\u00eb nd\u00ebrsjella mes lider\u00ebve t\u00eb partive, nj\u00eb klim\u00eb q\u00eb OSBE\/ODIHR e p\u00ebrshkruan si t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr demokracin\u00eb. \u201cSulmet personale mes lider\u00ebve t\u00eb partive kryesore jan\u00eb t\u00eb zakonshme, p\u00ebrfshir\u00eb edhe online, ashtu si edhe akuzat e nd\u00ebrsjella p\u00ebr korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.\u201d<\/p>\n<p>\u201cFushata ka qen\u00eb e zbeht\u00eb deri tani\u2026 Sulmet personale mes lider\u00ebve t\u00eb partive kryesore jan\u00eb t\u00eb zakonshme\u2026\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fund, raporti ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr munges\u00ebn e nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr shkeljet zgjedhore, pavar\u00ebsisht numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ankesave. \u201cKQZ-ja ka marr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh ankesash lidhur me shkeljet gjat\u00eb fushat\u00ebs dhe vazhdon t\u00eb monitoroj\u00eb aktivisht respektimin e rregullave.\u201d<\/p>\n<p>\u201cKQZ-ja informoi Misionin e OSBE\/ODIHR se deri m\u00eb 11 prill kishte marr\u00eb 94 ankesa p\u00ebr shkelje t\u00eb lidhura me zgjedhjet\u2026 KQZ-ja hapi hetime administrative p\u00ebr 70 prej tyre, nga t\u00eb cilat 42 jan\u00eb p\u00ebrfunduar dhe n\u00eb vet\u00ebm 3 raste jan\u00eb marr\u00eb masa nd\u00ebshkuese\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporti paraprak i OSBE\/ ODHIR, organizat\u00ebs q\u00eb v\u00ebzhgon zgjedhjet kudo n\u00eb bot\u00eb, i publikuar n\u00eb fund t\u00eb prillit, vler\u00ebson se kushtet ku do t\u00eb mbahen zgjedhjet parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm. Raporti flet p\u00ebr \u201cpolarizim ekstrem politik\u201d, q\u00eb vjen nga nj\u00eb \u201cReform\u00eb zgjedhore e nj\u00ebanshme dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":58035,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-112343","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112343"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112343\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":112345,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112343\/revisions\/112345"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58035"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}