{"id":112369,"date":"2025-05-01T10:39:40","date_gmt":"2025-05-01T10:39:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=112369"},"modified":"2025-05-01T10:39:40","modified_gmt":"2025-05-01T10:39:40","slug":"plaget-e-tranzicionit-ne-romanin-donika-vajza-me-violine-te-autorit-flamur-bucpapaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/05\/01\/plaget-e-tranzicionit-ne-romanin-donika-vajza-me-violine-te-autorit-flamur-bucpapaj\/","title":{"rendered":"Plag\u00ebt e tranzicionit n\u00eb romanin \u201cDonika, vajza me violin\u00eb\u201d, t\u00eb autorit Flamur Bu\u00e7papaj"},"content":{"rendered":"<p><em><strong><u>Halil RAMA \u2013 Mjesht\u00ebr i Madh<\/u><\/strong><\/em><\/p>\n<ul>\n<li><strong><em>Si risi t\u00eb k\u00ebtij romani mund t\u00eb ve\u00e7ojm\u00eb ofrimin nga autori t\u00eb nj\u00eb sistemi\u00a0t\u00eblarmish\u00ebm strukturash dhe konvencionesh artistike, n\u00eb nj\u00eb proces komunikues dhe dialogues midis personazheve tejet interesant\u00eb<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p><em>N\u00eb harkun kohor t\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit, n\u00eb fondit t\u00eb art\u00eb t\u00eb letrave shqipe i \u00ebsht\u00eb shtuar edhe vepra letrare e autorit tashm\u00eb t\u00eb njohur Flamur Bu\u00e7papaj. Pas kat\u00ebr dramave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, nj\u00eb studimi p\u00ebr folklorin dhe dy romaneve t\u00eb mir\u00ebpritur nga lexuesi, \u201cMartesa e dyt\u00eb\u201d dhe \u201cDoktoresha\u201d, ky autor befason s\u00ebrish me romanin e tij m\u00eb t\u00eb ri\u00a0 \u201c<\/em><em>DONIKA, VAJZA ME VIOLIN\u00cb\u201d. <\/em><\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse \u201c<em>Martesa e dyt\u00eb<\/em>\u201d \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga kritika letrare si romani i p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb familjes; \u201c<em>Doktoresha<\/em>\u201d si radiografia letrare e sistemit t\u00eb diktatur\u00ebs\u201d, romani i ri i k\u00ebtij autori mjaft\u00eb produktiv e cil\u00ebsor \u201c<em>Donika, vajza me violin\u00eb<\/em>\u201d, stigmatizon plag\u00ebt e r\u00ebnda t\u00eb tranzicionit t\u00eb tejzagjatur shqiptar, ve\u00e7mas at\u00eb t\u00eb prostitucionit.<\/p>\n<p>KOHA KUR \u201cMARR\u00cbZIA OSE LUFTA BRENDA LLOJIT NUK NJEH KUFI\u201d<\/p>\n<p>Vet\u00eb titulli intrigues \u201c<em>Donika vajza me violin\u00eb<\/em>\u201d t\u00eb grish p\u00ebr ta lexuar k\u00ebt\u00eb roman, me bindjen se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me biografin\u00eb letrare t\u00eb nj\u00eb artisteje virtuoze. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsorja. Q\u00eb\u00a0 n\u00eb faqet e para autori rr\u00ebfen me shum\u00eb emocione dhe metaforika letrare artistike dram\u00ebn e k\u00ebsaj vajze n\u00eb kthetrat e trafikant\u00ebve t\u00eb pashipirt. Duket kjo fare qart\u00eb nga vet\u00eb forma kompozicionale e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb ditarin e Donik\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb preludi i zhvillimit t\u00eb ngjarjeve tragjike. \u201c\u2026<em>e prangosur k\u00ebmb\u00eb dhe duar, por kjo s\u00b4e pengonte aspak at\u00eb t\u00eb gjente mund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb shkruante ditarin e saj; t\u00eb tregonte se \u00e7far\u00eb i kishte ndodhur gjat\u00eb rr\u00ebmbimit. \u2026 u p\u00ebrq\u00ebndrua te\u00a0 stilolapsi dhe blloku\u00a0 i ri me shum\u00eb flet\u00eb, t\u00eb cilin mundi ta gjente n\u00eb at\u00eb dhom\u00eb t\u00eb braktisur, bllok me treqind flet\u00eb t\u00eb bardha, q\u00eb s\u00eb shpejti do t\u00eb mbusheshin me shkrimin e saj\u00a0 kaligrafik. Koh\u00ebt ishin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira se at\u00ebher\u00eb, kur ishin t\u00eb varf\u00ebr. Pluralizmi solli plag\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda mbi popullin shqiptar,- mendoi ajo. Shum\u00eb vajza dhe gra si un\u00eb, jan\u00eb n\u00eb trotuaret e Italis\u00eb\u2026\u00a0 Demokracia aq e shum\u00ebpritur solli zhg\u00ebnjim, papun\u00ebsi dhe varf\u00ebri ekstreme&#8230;\u201d. <\/em><\/p>\n<p>Mjafton qoft\u00eb dhe ky perifrazim i autorit Bu\u00e7papaj p\u00ebr t\u00eb konkluduar se sa bukur i qaset ai realitetit t\u00eb trisht\u00eb t\u00eb shkaktuar nga trafikimi i artistes Donika\u00a0 Malaaa, q\u00eb kur ajo performonte me violin\u00ebn e saj i b\u00ebnte \u00a0spektator\u00ebt ta duatrokisnin sa m\u00eb gjat\u00eb. Por ajo \u00e7far\u00eb i ka ndodhur asaj i p\u00ebrket koh\u00ebs kur \u201c<em>Marr\u00ebzia ose lufta brenda llojit nuk njeh kufi\u201d<\/em>.., kur\u00a0 si\u00e7 shkruan Donika n\u00eb nj\u00eb nga flet\u00ebt e ditarit t\u00eb saj, ishin \u201c<em>T\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve\u201d, kur\u00a0 u venit\u00ebn termat patriot,\u00a0 qytetari,\u00a0 v\u00ebllaz\u00ebri&#8230; <\/em>\u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb trondit\u00ebs rr\u00ebfimi i saj<em>:\u00a0 \u201cN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb duhemi si njer\u00ebz t\u00eb nj\u00eb qyteti, ne ushqehemi me gjakun e nj\u00ebri-tjetrit. V\u00ebllai-ujk nga qyteti im, m\u00b4i b\u00ebri t\u00eb gjitha t\u00eb zezat: m\u00eb rr\u00ebmbeu, m\u00eb shiti si nj\u00eb skllave &#8230; Shqiptar \u00ebsht\u00eb pra, nuk \u00ebsht\u00eb i huaj.\u00a0 Edhe ata q\u00eb m\u00eb grabit\u00ebn e\u00a0 m\u00eb rrah\u00ebn, jan\u00eb shqiptar\u00eb si un\u00eb, bile ata jan\u00eb patriot\u00ebt e mi<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>PORTRETIZIM BRILANT I PERSONAZHIT KRYESOR<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gjetje interesante e autorit kryetitulli i flet\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb ditarit n\u00eb kryebllokun q\u00eb Donika e kishte fshehur n\u00eb zgavrat e murit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, ku shkruhet me germa t\u00eb m\u00ebdha: \u201c<em>Zonja Donika, Vajza me violin\u00eb. Histori dhe\u00a0 ngjarje q\u00eb s\u2019duhet t\u00eb ndodhin<\/em>\u201d. Kjo p\u00ebr faktin se m\u00eb tej, autori e profilizon at\u00eb si nj\u00ebr\u00ebn nga vajzat q\u00eb u ka prir\u00eb Demonstratave t\u00eb Student\u00ebve t\u00eb Dhjetorit. \u00cbsht\u00eb \u201c<em>Vajza nga Tirana, e para q\u00eb iu bashkua protestave at\u00eb nat\u00eb; Vajza q\u00eb i binte violin\u00ebs para kordon\u00ebve t\u00eb policis\u00eb komuniste, t\u00eb cil\u00ebt vinin t\u00eb na shtypnin ose t\u00eb na vrisnin, se s\u00b4i dihej \u00e7far\u00eb urdhri kishin; Vajza q\u00eb u priu \u00e7do dit\u00eb student\u00ebve n\u00ebp\u00ebr sheshe, me violin\u00ebn e saj dhe me g\u00ebrshetat e gjat\u00eb e t\u00eb verdh\u00eb, me trup si t\u00eb nj\u00eb vrapueseje garash ose i punuar n\u00eb studio skulptori, m\u00eb e bukur se Dea e Butrintit, syblu, e gjat\u00eb 180 cm, me forma josh\u00ebse tamam si n\u00ebp\u00ebr revistat e huaja, rac\u00eb e past\u00ebr gjysm\u00eb maloke, e p\u00ebrzier, shkodrane nga n\u00ebna dhe vlonjate nga babai<\/em>..&#8221;<\/p>\n<p>KOH\u00cbRAT E MIRA\u2026?!<\/p>\n<p>Nisur nga perifrazimet e m\u00ebsip\u00ebrme, duket sikur autori e tregon q\u00eb n\u00eb fillim fundin e personazhit kryesor t\u00eb romanit t\u00eb tij. Por nuk ndodh k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Tek episodi \u201c<em>Koh\u00ebrat e mira<\/em>\u201d shtjellohet artistikisht njohja dhe ngjizja e dashuris\u00eb s\u00eb Donik\u00ebs me Ardjan Vushon, gazetar korrespodent i Veriut n\u00eb gazet\u00ebn \u2018\u2019Jeta Sot\u2019\u2019.<\/p>\n<p>K\u00ebtu spikat dialogu mes dy shoqeve studente Donika e Moza, gjat\u00eb kthimit me tren nga Shkodra si dhe njohja e tyre me Ardjanin. Ngjarjet rr\u00ebfehen n\u00eb rrjedhje logjike deri te momenti kur Donika, \u201c<em>superylli i trenit, t\u00eb Shkodr\u00ebs<\/em>\u201d dhe e \u201c<em>Institutit t\u00eb Arteve<\/em>\u201d, <em>sy boj\u00ebqielli, e gjat\u00eb, gjoks num\u00ebr 4,\u00a0 me formim tipik iliro-shqiptar<\/em>\u201d, (si\u00e7 thot\u00eb p\u00ebr t\u00eb profesori i Historis\u00eb s\u00eb Artit) do t\u00eb dashurohet me shikim t\u00eb par\u00eb me Ardjanin kingun nga Kosova, t\u00eb gjat\u00eb dhe syblu.<\/p>\n<p>Ketu dallojm\u00eb p\u00ebrdorim mjesht\u00ebror t\u00eb mjetet stilistikore nga autori, si personifikime, p\u00ebrdorim t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb rralla, epitete metaforike, metafora, hiperbolizim, marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb\u00a0larmishme mes personazheve etj. P\u00ebr ta konkretizuar k\u00ebt\u00eb do t\u00eb mj\u00ebftonte qoft\u00eb edhe ky perifrazim (referuar s\u00eb shkuar\u00ebs socialkomuniste): <em>\u201c<\/em><em>Tre milion jemi edhe ia rrujm\u00eb leshin kapitalizmit dhe revizionizmit. Sa her\u00eb shikoj Rai-n m\u00eb vjen me qesh me pleqt\u00eb e politik\u00ebs son\u00eb e me fanarin ndri\u00e7ues..<\/em> \u201d.<\/p>\n<p>Apo dhe te dialogu:<\/p>\n<p><em>\u201cDhe ju \u00e7a hani n\u00eb sht\u00ebpi? -Gjell\u00eb me presh. As patate s\u2019ka m\u00eb. Shiko dyqanet bosh. Edhe buka\u00a0 vjen me racion. Buk\u00eb msiri n\u00eb fshat dhe me racion n\u00eb qytet. Kan\u00eb siguruar buk\u00ebn n\u00eb vend k\u00ebta pleh\u00ebra!- shtoi Dona me\u00a0 ironi . <\/em><\/p>\n<p><em>-Hahahahah, sa kot, jemi popull komunist q\u00eb ham\u00eb bar dhe burg Spa\u00e7i dhe parimet s`i shkelim. <\/em><\/p>\n<p><em>Pusho,- tha Moza,- se do t\u00eb na d\u00ebgjojn\u00eb dhe i kemi gati vendet n\u00eb\u00a0 burgun e Spa\u00e7it a t\u00eb Burrelit. <\/em><\/p>\n<p><em>-Do\u00a0 t\u00eb ket\u00eb vende t\u00eb lira p\u00ebr ne?!\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><em>E pra shyqyr q\u00eb paska.- Haha,- qesh\u00ebn t\u00eb dyja\u2026.\u201d<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb tej autori spikat si mjesht\u00ebr i portretit t\u00eb Ardianit,\u00a0 (bashk\u00ebshjortit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Donik\u00ebs dhe q\u00eb do ta shp\u00ebtonte at\u00eb nga kthetrat e trafikant\u00ebve) si: \u201c<em>S\u00b4ishte nj\u00eb trup normal. Ai dukej shum\u00eb i madh dhe ato s\u2019kishin par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb njeri t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrmasave. Ishte flok\u00ebzi sterr\u00eb e me vetulla t\u00eb zeza, pak esmer dhe syblu, af\u00ebr dy met\u00ebr e nj\u00ebzet cm\u00a0 i gjat\u00eb. <\/em><em>Ia kalonte \u00e7do aktori, por dhe boksieri, si mund t\u00eb themi. Ato e mor\u00ebn p\u00ebr hedh\u00ebs disku ose \u00e7eki\u00e7i i skuadrave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetuan ma shum\u00eb kur e pan\u00eb nga af\u00ebr dhe ai i plot\u00ebsonte kriteret e nj\u00eb sportisti olimpik e aq ma shum\u00eb kur ia pan\u00eb k\u00ebmb\u00ebn dyzet e pesa, me nj\u00eb pal\u00eb atelete t\u00eb bardha, t\u00eb cilat dukeshin q\u00eb i kishin ardhur nga jasht\u00eb, sepse ishin t\u00eb nj\u00eb marke t\u00eb njohur<\/em><em>\u201d<\/em><em>.<\/em><\/p>\n<p>P\u00cbRDORIMI MJESHT\u00cbROR I MJETEVE STILISTIKORE<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb p\u00ebrfundimin e romanit kemi p\u00ebrdorimin mjesht\u00ebror nga autori t\u00eb mjeteteve stilistikore, duke i dh\u00ebn\u00eb atij p\u00ebrfundimin e lumtur, \u00e7ka\u00a0 e b\u00ebn at\u00eb edhe m\u00eb bind\u00ebs dhe nj\u00ebherazi befasues, tek sa Donika falenderon Zotin dhe\u00a0 bashk\u00ebshortin e saj Ardjanin. Qartazi k\u00ebto evidentohen qoft\u00eb dhe nga perifrazimi i m\u00ebposht\u00ebm: \u201c<em>Pa shtetin shqiptar dhe at\u00eb italian, un\u00eb s\u2019do t\u00eb isha k\u00ebtu. Do kisha vdekur, sepse kurr\u00eb s\u2019do pranoja posht\u00ebrim dhe sh\u00ebrbime prostitucioni. I kisha ruajtur shpresat n\u00eb Zot dhe tek bashk\u00ebshorti, se s\u2019do m\u00eb linin vet\u00ebm. Mrekullia ndodhi. Njer\u00ebz, falni sa m\u00eb shum\u00eb dashuri! Ju b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00ebve, sepse ishte dashuria ajo q\u00eb na bashkoi ne dhe na shp\u00ebtoi nga pengmarrja. Letra q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgoi Ardjani n\u00eb spital, \u00ebsht\u00eb himn i dashuris\u00eb bashk\u00ebshortore. T\u00eb dua Ardjan!- iu drejtua atij. -E dua dhe Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb po vuan nga plag\u00ebt e r\u00ebnda postkomuniste. Ndihmojeni zot\u00ebrinj p\u00ebrendimor\u00eb atdheun tim! Ne i jemi falenderues shtetit italian q\u00eb na dha n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb dhe na shp\u00ebtoi jet\u00ebn. Ju dua!-\u00a0 tha ajo. -Dhe ju them se, si un\u00eb, atje n\u00eb rob\u00ebrim kishte shum\u00eb vajza dhe gra nga e gjith\u00eb bota, t\u00eb cilat abuzoheshin t\u00eb izoluara n\u00eb skllav\u00ebrin\u00eb e seksit.\u00a0 Luftojeni at\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb madhe q\u00eb po ndodh! Ju lutem\u00a0 njer\u00ebz, besojeni Zotin dhe shtetin tuaj! E ardhmja \u00ebsht\u00eb e t\u00eb drejt\u00ebve<\/em>!<em>\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim mund t\u00eb ve\u00e7ojm\u00eb si risi t\u00eb k\u00ebtij romani ofrimin nga autori t\u00eb nj\u00eb sistemi\u00a0<em>t\u00eb<\/em>\u00a0larmish\u00ebm strukturash dhe konvencionesh artistike, n\u00eb nj\u00eb proces komunikues dhe dialogues midis personazheve tejet interesant\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, me k\u00ebt\u00eb roman t\u00eb shkruar me gjuh\u00eb t\u00eb stilizuar dhe mjete shpreh\u00ebse interesante, autori Flamur Bu\u00e7papaj, nd\u00ebrsa iu qaset plag\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb tranzicionit postkomunist, n\u00eb fund p\u00ebrcjell tek lexuesi mesazhe shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse se Shqip\u00ebria jon\u00eb e dashur mund dhe do t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Halil RAMA \u2013 Mjesht\u00ebr i Madh Si risi t\u00eb k\u00ebtij romani mund t\u00eb ve\u00e7ojm\u00eb ofrimin nga autori t\u00eb nj\u00eb sistemi\u00a0t\u00eblarmish\u00ebm strukturash dhe konvencionesh artistike, n\u00eb nj\u00eb proces komunikues dhe dialogues midis personazheve tejet interesant\u00eb N\u00eb harkun kohor t\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit, n\u00eb fondit t\u00eb art\u00eb t\u00eb letrave shqipe i \u00ebsht\u00eb shtuar edhe vepra letrare &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":112370,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-112369","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112369"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112369\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":112371,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112369\/revisions\/112371"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112370"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}