{"id":11241,"date":"2022-05-05T10:47:13","date_gmt":"2022-05-05T10:47:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=11241"},"modified":"2022-05-05T10:47:13","modified_gmt":"2022-05-05T10:47:13","slug":"ringjallja-e-procesit-te-berlinit-eshte-fundi-i-ballkanit-te-hapur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/05\/05\/ringjallja-e-procesit-te-berlinit-eshte-fundi-i-ballkanit-te-hapur\/","title":{"rendered":"Ringjallja e Procesit t\u00eb Berlinit \u00ebsht\u00eb fundi i Ballkanit t\u00eb Hapur!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt Ballkani i Hapur nuk u b\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb asosacion i pranuar. Tri shtete e bojkotuan at\u00eb. Sepse kjo iniciativ\u00eb e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb dhe kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u nis dhe vazhdoi deri n\u00eb fund si mohim i Procesit t\u00eb Berlinit. Kurse dje kancelari i Gjermanis\u00eb, Olaf Scholz, i dha fund spekullimeve dhe demarsheve serbo-ediste p\u00ebr ta zevend\u00ebsuar procesin e integrimeve europiane t\u00eb vendosur n\u00eb Berlin n\u00eb vitin 2014 me procesin serbo-rus t\u00eb dezintegrimeve ballkanike!<\/p>\n<p>Procesi i Berlinit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb e ish-kancelares Merkel, me q\u00ebllim parap\u00ebrgatitjen e vendeve t\u00eb Ballkanit Perendimor p\u00ebr t&#8217;u integruar n\u00eb BE. Pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi u b\u00ebn\u00eb q\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb vendet e rajonit, p\u00ebrkat\u00ebsisht Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnj\u00eb-Hercegovina dhe Serbia. Thelbi ishte dhe mbetet krijimi i nj\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ballkanik me prioritet l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve e t\u00eb mallrave si dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb fush\u00ebn e tregtis\u00eb, doganave, politikave doganor\u00eb e tatimore, etj. Nga vendet e BE-s\u00eb an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebtij procesi ishin Gjermania, Italia, Greqia, Polonia, Bullgaria, Austria, Franca, Sllovenia dhe Kroacia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Britania e Madhe u b\u00eb gjithashtu an\u00ebtare e sponsore e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi u zhvilluan disa samite si ai i themelimit n\u00eb Berlin n\u00eb vitin 2014, si dhe samitet e tjera pasuese n\u00eb Vjen\u00eb, Paris, Trieste, Lond\u00ebr e Poznan t\u00eb Polonis\u00eb, deri n\u00eb vitin 2019, si dhe n\u00eb Sofie n\u00eb vitin 2021. Nd\u00ebrkaq n\u00eb vitin 2019 Rama, Vu\u00e7iq dhe Zaev themeluan nj\u00eb lidhje alternative me t\u00eb nj\u00ebjtat synime, at\u00eb q\u00eb u quajt minishengen. Propaganda q\u00eb shoq\u00ebroi k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb serbo-ruse ishte e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi ishte q\u00eb t\u00eb shitej si iniciativ\u00eb europiane, e cila kishte mb\u00ebshtetjen e Brukselit, madje edhe t\u00eb Berlinit, por q\u00eb kurr\u00eb nuk mund\u00ebn t\u00eb marrin nj\u00eb fjal\u00eb mb\u00ebshtetjeje nga Brukseli. Themeluesit e minishengenit n\u00eb fakt nuk pat\u00ebn sponsor Bashkimin Europian, por fondacionin Soros. Soros junior ishte komandanti i tog\u00ebs dhe jepte komand\u00ebn n\u00eb \u00e7do rast p\u00ebr q\u00ebndrim gatitu para tij t\u00eb tre protagonist\u00ebve, Edi Ram\u00ebs, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq dhe Zoran Zaev-it.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Procesi i Berlinit kishte nj\u00eb fond t\u00eb majm\u00eb p\u00ebr vendet e rajonit prej miliarda eurosh, minisengeni, i cili n\u00eb vitin 2021 u shnd\u00ebrrua n\u00eb Open Balkan, sponsor kishte George Sorosin. Qoft\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt Ballkani i Hapur shfaqej qart\u00eb si konkurent dhe sfidues i Procesit t\u00eb Berlinit. Objektivi i Open Balkan nuk ishte integrimi n\u00eb Bashkimin Europian, por n\u00eb nj\u00eb Jugosllavi t\u00eb Re t\u00eb dominuar nga Serbia. Se cilat do t\u00eb ishin benefitet e Soros n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb anti-europiane, kjo nuk u b\u00eb asnj\u00ebher\u00eb e ditur. Por dihet tashm\u00eb se investimi i Sorosit n\u00eb vendet ballkanike \u00ebsht\u00eb shum\u00eb fitimprur\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb instalimit ta autoritarizmit dhe arroganc\u00ebs ideologjike n\u00eb funksion t\u00eb pasuris\u00eb dhe rritjes galopante t\u00eb korrupsionit shoq\u00ebruar me rritjen e borxhit publik, p\u00ebrkeq\u00ebsimin e liris\u00eb s\u00eb medies, thellimin e treguesve t\u00eb varf\u00ebris\u00eb, r\u00ebnien ekonomike dhe dekadenc\u00ebn morale e shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Procesi i Berlinit u projektua dhe vazhdon t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb shum\u00eb drejtime si, bashk\u00ebpunimi rajonal, zhvillimi i vlerave t\u00eb demokracis\u00eb, shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb drejtave themelore. Ai p\u00ebrfshin gjithashtu investimin strategjik n\u00eb funksion t\u00eb paqes, demokracis\u00eb, mir\u00ebqenies, siguris\u00eb dhe stabilitetit rajonal, si dhe koordinimin midis vendeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe atyre t\u00eb BP p\u00ebr investime dhe projekte mbinacionale. Procesi i Berlinit parashikon zgjidhjen e konflikteve rajonale dhe pajtimin midis popujve e shteteve, si dhe nj\u00eb plan investimesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin. Liria e l\u00ebvizjes, tregtia e lir\u00eb, qarkullimi i mallrave pa dogana dhe pengesa t\u00eb tjera, jan\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit!<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre benefiteve u shpik Minishengeni i shnd\u00ebrruar m\u00eb von\u00eb n\u00eb Open Balkan. Pse duhej kjo iniciativ\u00eb? Thjesht p\u00ebr t\u00eb m\u00ebnjanuar Procesin e Berlinit!P\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb Jugosllavi t\u00eb Re! P\u00ebr t\u00eb izoluar Kosov\u00ebn dhe rr\u00ebnuar shtet\u00ebsin\u00eb e saj! P\u00ebr t\u00eb mos pranuar monitorimin europian. Dhe n\u00eb fund p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb regjim t\u00eb sundimit autoritar! Q\u00ebllimi p\u00ebr pushtet iu mbivendos q\u00ebllimit p\u00ebr zhvillim dhe integrim! Demokracia dhe shteti i s\u00eb drejt\u00ebs i sponsorizuar nga Procesi i Berlinit nxjerr jasht\u00eb loje aktor\u00ebt politik\u00eb t\u00eb autoritarizmit, p\u00ebrkat\u00ebsisht Edi Ram\u00ebn dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. Natyrisht jo menj\u00ebher\u00eb, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale t\u00eb p\u00ebrshpejtuar!<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, Procesi i Berlinit promovon Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur e sovran n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me vendet e tjera pjesmarr\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb inciatov\u00eb. Jo rast\u00ebsisht t\u00eb gjitha vendet e BE-s\u00eb, an\u00ebtare t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit i p\u00ebrkasin grupit t\u00eb shteteve q\u00eb e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn shtet sovran e t\u00eb pavarur. Nd\u00ebrkaq Open Balkan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm serbo-sorosist me baz\u00eb mohimin e pavar\u00ebsis\u00eb dhe identitetit shtet\u00ebror t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Prandaj dje ishte nj\u00eb dit\u00eb historike. Berlini rikthen fuqish\u00ebm iniciativ\u00ebn e tij p\u00ebr Ballkanin Perendimor. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se po dit\u00ebn e djeshme mori fund iniciativa Rama-Vu\u00e7iq-Zaev e Open Balkan. Qoft\u00eb dit\u00eb e hajrit! Qoft\u00eb dit\u00eb e bekuar! Tani mbetet q\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Perendimor t\u00eb arrijn\u00eb objektivat e fillimit t\u00eb k\u00ebtij procesi, ve\u00e7an\u00ebrisht paqen, sigurin\u00eb, stabilitetin, njohjen reciproke, demokracin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i N\u00eb fakt Ballkani i Hapur nuk u b\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb asosacion i pranuar. Tri shtete e bojkotuan at\u00eb. Sepse kjo iniciativ\u00eb e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb dhe kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u nis dhe vazhdoi deri n\u00eb fund si mohim i Procesit t\u00eb Berlinit. Kurse dje kancelari i Gjermanis\u00eb, Olaf Scholz, i dha fund spekullimeve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-11241","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11241","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11241"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11241\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11241"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11241"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11241"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}